Toka Ime magazine April 2021

Page 25

AGROPUKA

Aktivitetet e shoqatës AgroPuka gjatë muajve Mars-Prill 2021 Përgatiti: Alida Çobaj

1. Shoqata Agropuka, anëtare e ANRD dhe një nga organizatat themeluese dhe anëtare e Bordit te Parlamentit Rural, ishte një ndër organizatat organizatore dhe që mbështeti zhvillimin e Parlamentit të dytë rural shqiptar. Falë mbështetjes financiare të We Effect u mundësuan disa aktivitete në kuadër të Parlamentit Rural. a) Marije Frroku (drejtuese e grupit të grave Gjegjan) dhe anëtare e Bordit të shoqatës Agropuka mori pjesë në një nga panelet “ Debati aktual mbi Shqipërinë rurale” ku i bëri një pasqyrë gjendjes së zonave rurale të Pukës dhe apeloj që të kushtohet më shumë kujdes për zhvillimin e tyre si dhe mbështetjes që duhet dhënë për fuqizimin e grave. b) Kryetari shoqatës Agropuka Z. Vitor Malutaj lehtësoi një nga panelet gjatë zhvillimit të Parlamentit dhe dha kontributin e tij duke sjellë përvojat e Agropuka si dhe sfidat që janë për një zhvillim rural të qëndrueshëm. c) Për dy ditë me radhë 20 anëtar të Shoqatës Agropuka u bënë pjesë e punimeve të këtij Parlamenti duke marrë pjesë aktivitete nëpërmjet platformës online - Zoom, si qeliza të Agropuka. 2. Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, shoqata Agropuka mbështeti 8 grupe të ndrys-

hme të cilat organizuan takime në formën e tryezave të rrumbullakëta ku diskutuan problematikat kryesore të grave, sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar ato. Në këto tryeza të rrumbullakëta morën pjesë anëtarë të AP, gra të grupeve te bashkëpunimit, përfaqësues të qeverisjes vendore dhe organizata të tjera lokale në bashkitë Pukë, Fushë Arrëz, Kukës dhe Tropojë. Gjatë këtyre takimeve u realizua:

3. Gjatë kësaj periudhe, me mbështetjen e We Effect, Shoqata Agropuka zhvilloj Planin Operacional të organizatës për vitin 2021. Ky Plan u zhvillua bazuar ne Planin Strategjik dhe me pjësmarrjen e anëtarëve te Bordit, drejtuesve të grupeve të kooperimit dhe stafit të organizatës.

a) Identifikimi i problematikave kryesore të grave rurale, b) Qasja për zgjidhjen e tyre, Po punohet për përgatitje e një letër zyrtare në formë apeli për të gjitha bashkitë në mbulim të projektit me problematikat e identifikuara gjatë këtyre takimeve. PRILL 2021 | 25


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.