Toka Ime magazine April 2021

Page 29

FNF

FNF lobon në interes të bujqve A ktivitetet dhe mjetet kryesore për zbatimin e misionit dhe vizionit të FNF janë lobimi dhe avokimi për fermerët e vegjël, gratë dhe të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara nga zonat rurale. Në atë drejtim, lobimi dhe avokimi vazhduan me intensitet edhe më të madh në kushtet e krizës së koronës me qëllim që të ndihmojnë dhe mbështesin bujqësinë, veçanërisht fermerët e vegjël. Janë përgatitur gjithsej 15 kërkesa me propozime dhe rekomandime të përshtatshme tek institucionet kompetente për të adresuar problemet në bujqësi.

Në vitin 2020, FNF adaptoi sistemin e lobimit dhe avokimit duke përfshirë një lloj të ri komunikimi, në mënyrë elektronike nëpërmjet Viber, Skype, Zoom, si dhe nëpërmjet telefonit dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me Shtabin e Krizës së Qeverisë. FNF-ja ofroi mjetet dhe burimet e veta për komunikim me fermerët për Qeverinë, kurse ajo e përfshiu FNFnë në konsultime dhe masa për të mbështetur fermerët dhe bujqësinë. Me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë, FNF përgatiti një dokument me rekomandime për Strategjinë e re për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Mori pjesë aktivisht në dy sesione të Konventës kombëtare të BE-së në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë mbi “Rregullimin e tregjeve

Në përputhje me analizën e dytë në terren, FNF-ja i dorëzoi propozimet dhe rekomandimet e mëposhtme: të bëhet ndryshim në Ligjin për bujqësinë dhe zhvillimin rural me qëllim që të përdoret garancia bankare si metodë për pagesën e sasisë së blerë; të lehtësohet pagesa e taksave për fermerët e regjistruar dhe t’i jepet përparësi pagesës së subvencioneve që nuk janë paguar që nga viti 2018; iu dërgua letër Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi me rekomandim që të kryhen kontrolle më të shpeshta në pikat e blerjes, veçanërisht në pjesën e lëshimit shënimeve të peshës; është kërkuar realizim në kohë i mbështetjes për shpenzimet për furnizim me karburant për mekanizimin bujqësor, i cili duhet të jetë 50% në përputhje me Ligjin për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Nga MPPS-ja dhe MBPU-ja u kërkua të krijojnë dhe të miratojnë masa të veçanta duke ndjekur shembullin e shteteve fqinje (Serbi, Bullgari, Slloveni) me qëllim që të parandalohet largimi i punëtorëve sezonalë gjatë punës intensive bujqësore. FNF-ja reagoi ndaj paketës së Qeverisë për masat ekonomike ku ishin lënë jashtë fermerët individualë të regjistruar dhe FNF-ja kërkoi ndryshim të Rregullores për mbështetjen financiare për individët e vetëpunësuar, kurse janë prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga virusi korona.

FNF-ja ka kërkuar që kuponët t›u jepen fermerëve të vegjël të cilët preken, gjithashtu, nga kriza e kovidit. FNF-ja reagoi gjithashtu edhe ndaj thirrjes publike për kreditim të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nga Banka Zhvillimore e RMV-së me qëllim që të bëjë ndryshime dhe të përfshihen fermerët e regjistruar sipas Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor për kredi të favorshme të ofruara nga Banka Zhvillimore e RMV-së. Si pjesë e grupeve nënsektoriale të MBPU-së, FNF mori pjesë aktivisht në takimet e grupeve nënsektoriale për mish, qumësht, drithëra, kopshtari, mjaltë, prodhim organik dhe prodhim brojler. FNF-ja merr pjesë në takimet koordinuese në AUV për përgatitjen e Rregullores për devijim nga masat e veçanta të higjienës për bizneset e vogla, mënyrën dhe kërkesat që duhen përmbushur gjatë furnizimit të drejtpërdrejtë me ushqim të prodhuesit deri te konsumatori përfundimtar, kushtet për ambientet, materialet dhe instrumentet dhe pajisjet në objektet që prodhojnë, si dhe mënyra e prodhimit të ushqimit me karakteristika tradicionale. Gjithsej janë mbajtur 11 takime me grupe nënsektoriale. (Ekstrakt nga Raporti vjetor i FNF-së 2021. Shumica e aktiviteteve të lobimit dhe avokimit të FNF-së mbështeten nga projekti “Ndihmë institucionale e FNF-së”, mbështetur nga We Effect). PRILL 2021 | 29


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.