Aleksandar Prokopiev
Libri me ilustrime është pjesë e projektit arsimor “Të gjithë jemi të barabartë”, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.
TË GJITHË JEMI TË BARABARTË
www.sitesmeednakvi.org.mk
Autor: Aleksandar prokopiev Ilustrimet: marjan dimiq
Edhe atë pasdite të së dielës, Bojan dhe katër fëmijë të tjerë: Çombe, Lile, Branko dhe Toshe, u mblodhën të luajnë futboll në porta të vogla në lëndinën mbrapa ndërtesës së tyre.
6
7
Nga ana tjetër e lëndinës, ndodheshin disa shtëpi të vjetra me oborr të thurur. Një kohë prej kohësh, këto ishin shtëpitë e fundit të qytetit. Sot, që kur qyteti filloi të zgjerohet në të gjitha anët, mbinë ndërtesa, bulevarde, automjete, ndërkaq në mesin e tyre ngeli ndonjëra nga shtëpitë e vjetra.
8
9
Gara e të dielës në futboll, ishte e rëndësishme për fëmijët. Ata ishin veshur si futbollistë prej vërteti, gjysma e tyre kishin veshur bluza blu, gjysma tjetër të kuqe. Para fillimit të garës Çombe, siç e kishte zakon, filloi të bëjë disa veprime zhongleri me topin dhe gjatë gjithë kohës përpiqej ai ta ketë topin. Jua merrte të tjerëve dhe tregonte se di ta hedhë nga gjuri i majtë në gjurin e djathtë, pastaj mbi kokë, siç bëjnë futbollistët profesionalë. Të tjerëve nuk ju pëlqente kjo, megjithatë e linin të hiqej, të shtirej sikur është i rëndësishëm.
10
11
Përnjëherë u paraqit Riqi. - Kush është ky? - pyeti Çombe, duke vazhduar të zhonglojë me topin. Riqi iu afrua dhe i pyeti nëse mund të luante me ata. Çombe pyeti përsëri: - Kush është ky? Bojani, ngeli me gojën hapur, duke u përpjekur ti japë përgjigje, por nuk tha gjë.
12
13
- Unë jam Riqi. - Epo kush do qofsh, nuk mund të luash me ne - tha Çombe. - E pra, pse nuk mundet? - pyeti Lile. - Nuk shikon, ai ka veshur bluzë të verdhë, ndërkaq ne kemi veshur bluza blu dhe të kuqe - tha Çombe. - Aaaaa - tha Riqi, duke dashur të sqarohet. - Ky nuk ditka të flasë, shihe, përgjigjet me aaaa - tha Çombe. - Por - tha Riqi përsëri, mirëpo e ndërpreu Çombe. - Obobo nuk ditka të flasë, vetëm diçka si aaaaa por - tha Çombe.
14
Të gjithë fëmijët, filluan të qeshin, përveç, Lile. Bojani pa në drejtim të Liles, dhe ndërhyri: -Pooo, nëse e lejoni të shprehet, ndoshta edhe do të na tregojë diçka.
15
Riqi u inkurajua dhe përfundimisht tha: - Ne Rriqebullarët, veshim bluza të verdha për shkak se jemi rrëqebuj. - Epo atëherë shko luaj me rrëqebujt, çfarë të, të them - u tall Çombe. - Prit pak, prit, e ndërpreu Bojani, le të luajë me ne, pse të mos luaj. Mund të jetë portier, për shembull. Në televizor nuk kam parë, ata të mbajnë bluza ndryshme. - Po, po, ashtu është - ndërhynë edhe fëmijët tjerë - portierët veshin bluza të ndryshme.
16
- Mirë, le të jetë portier - tha Çombe.
17
Filluan lojën dhe po dëshmohet se Riqi është portier shumë e shpejtë dhe i shkathët. Akoma nuk kanë shutuar topin, ai hidhet, edhe atë saktë në drejtimin nga kanë gjuajtur. Hidhet në bar dhe ia del të mbrojë shutin e Çombes.
18
Çombe acarohet dhe e hedh topin fuqishëm mbi gol, mbrapa murit, në kopshtin e shtëpisë fqinje dhe topi humbet. - Ku është topi, ku është topi, ku e hodhe? - bërtisnin fëmijët. Hipnin mbi gardhin e oborrit dhe e kërkonin, por topi nuk dukej askund.
19
- Ja ku është - tha Riqi. - Hej, ky Riqi le që është i shpejtë, po edhe mirë shikon - tha Bojani. - Me të vërtetë është i tillë - tha Lulja dhe i buzëqeshi. - Të tillë jemi ne Rrëqebullarët - turpshëm dhe me kënaqësi buzëqeshi Riqi. - Nëse je i tillë, hyr në oborr dhe merre - tha Çombe. - Por, oborri është i xhaxha Stavres. Ai është shumë i keq dhe nuk na lejon të hymë brenda - tha Bojani. - Le të hyjë pra qëkur bëhet aq çapkën - ndërhyri Çombe.
Të gjithë shihnin në drejtim të Riqit. - Do të hy - tha duke psherëtirë Riqi. - Do të vi edhe unë me ty - tha Lile. - Edhe unë do vi - tha Bojani. - Atëherë do vi edhe unë - murmuroj Çombe. 20
Të gjithë e kaluan murrin. Ndërkaq në oborr, qëndron xhaxha Stavre dhe po vështron se çfarë do të bëjnë. - Xhaxha Stavre, na fal - tha Lile. Por xhaxhi Stavre e ndërpreu. - Si më fal ! Nuk e lini njeriun të pushojë të dielën. Fëmijërishta! Gjithë ditën, njeri të hidhet, të bërtasë - tha i hidhëruar xhaxha Stavre. - Kërkojmë falje - më një zë, u përgjigjën të gjithë.
21
- Top në oborrin tim nuk ka mundësi, këtë ta keni të qartë. Do t'ua shpoj! - Xhaxha Stavre, e dimë që jemi të mërzitshëm - tha Çombe. - Epo jeni të mërzitshëm, prandaj më duhet tu dënoj, thotë xhaxha Stavre. - Lëreni topin, ku lutem. Nëse ka nevojë, më dënoni vetëm mua - tha Çombe. - Përse vetëm ty? - pyeti Lile. - Edhe mua - tha Riqi. Pas tij edhe gjithë fëmijët tjerë.
22
- Unë, tani më e kam menduar dënimin - tha xhaxha Stavre. - Si do të na dënosh - të gjithë e shihnin me gojën hapur. - I shihni këto pemë? Ja ku keni torba, hipni - tha xhaxha Stavre. - Obobo, jo në pemë, do ti bëj pis pantallonat - tha Bojani i frikësuar. - Të hidhesh dhe të kalosh gardhin, mundesh. Ja ku i keni torbat dhe në pemë - tha i acaruar xhaxha Stavre.
23
Fëmijët kuptuan se puna është serioze dhe filluan të hipin në pemë me torba në duar. - Tani, dua ti mblidhni mollët dhe dardhat. Çoni edhe në shtëpi, të shohin fqinjët sa të shijshme janë këtë vit - tha xhaxha Stavre. 24
25
Edhe pse dënimi i ngjasonte një shpërblimi, fëmijët heshtin dhe mbledhin, pastaj filluan të qeshin. 26
27
Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës, Fletushka me vizatime “Portieri Riqi” është pjesë e projektit arsimor Të gjithë jemi të barabartë i cili është dedikuar për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa është i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë. Fletushka me vizatime është material didaktik i cili Ju ofron qasje metodologjike për aplikim në mësimdhënie. Fletushka me vizatime është e dedikuar për nxënësit e klasëve të ulëta gjatë realizimit të përmbajtjeve mësimore nga lëndët “Njohja e mjedisit” dhe “Shoqëria”. Përmbajtjet e fletushkës me vizatime dhe metodologjia e dhënë janë në përputhje me programin mësimor të integruar me temën Puna ekipore dhe loja korrekte.
28
QASJA METODOLOGJIKE GJATË APLIKIMIT TË FLETUSHKËS ME VIZATIME “PORTIERI RIQI“ Tema: Puna ekipore dhe loja korrekte. Qëllime: - Puna ekipore dhe loja korrekte (fëmijët kur luajnë në grup duhet të kuptojnë që të ndajnë gjërat, por edhe të jenë të koordinuar kur luajnë si ekip). - Kur luhet lojëra shoqërore duhet të respektohen rregullat e lojës. - Të luajnë të gjithë së bashku pa dallim se a thua ndryshojnë njëri nga tjetri (pa dallim në çfarë bazë: etnike, pamja fizike dhe ngjashëm). Klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: të merr pjesë më miratimin dhe aplikimin e Njohja me mjedisin* rregullave në klasë dhe në shkollë. Shkolla ime/ Shkolla ime. Gjuha shqipe *(integrimi midis I (klasa e parë) lëndëve dhe përmbajtjeve) Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojë. Mësimdhënësi ju thotë se do të luajnë lojën Kape shkopin.1 Pjesa kryesore Gjuha shqipe: Teknika: mësimdhënësi lexon fletushkën me vizatime me zë.2 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me vizatim. Aktivitete NJM: merr pjesë në miratimin e rregullave të sjelljes në shkollë, vizaton porosi për sjelljen korrekte, merr pjes në vendosjen e tyre në vend të dukshëm dhe respektimin në jetën e përditshme. Bisedë për atë se çka do të ndodh nëse nuk respektohen rregullat. Pjesa përfundimtare: teknika Mozaik.3 Nxënësit e vlerësojnë orën me teknikën Semafor.4
1Loja: Kape shkopin. Mësimdhënësi paraprakisht duhet të kufizojë vendin në oborr ku do të luhet loja. Në mes të vendit të shënuar duhet të vendosen dhjetë shkopinj. Më pas, mësimdhënësi ju shpejgon lojën. Nxënësit ndahen në dy grupe, grupet merren vesh se kush do të vrapojë i pari, kush i dyti, dhe kështu deri te fëmija i fundit në grup. Në shenjën e mësimdhënësit nxënësit duhet të vrapojnë deri te shkopinjtë (vrapojnë nga një nxënës prej të dy grupeve) dhe ta marrin shkopin. Por, derisa e marrin shkopin nuk duhet të preken. Nëse preken, do të jetë pikë negative, ndërsa nëse nxënësi tjetër arrin që të merr shkopin pa e prekur nxënësin tjetër, kjo domethënë një pikë për këtë grup. Loja përfundon kur nxënësit do të arrijnë që të marrin të gjitha shkopinjtë pa u prekur. Fitues është grupi me më shumë shkopinj. 2Hapi 1. Lutni nxënësit që të ulen afër jush që të mund të shikojnë fletushkën me vizatime të cilën do ta lexoni. Krijoni atmosferë të këndshme dhe tregojuni fletushkëm me vizatime. Hapi 2. Lexoni titullin dhe tregojuni nxënësve ilustrimet. Kontrolloni se a thua njohin përmbajtjen e fletushkës me vizatime para se të lexoni tekstin. Hapi 3. Filloni me leximin e fletushkës me vizatime të nxënësve për tekstin respektiv. Gjithashtu, shpegoni atyre fjalët e panjohura me shembuj respektiv. Hapi 4. Bëni pushime derisa e lexoni dhe diskutoni për atë se çka mendojnë nxënësit se do të ndodh ose se si ata do të vepronin në situatë të ngjashme. Hapi 5. Diskutoni për atë që lexuat. Nxitni nxënësit me pyetje që të mendojnë për veprimet në fletushkën me vizatime dhe për ndodhitë të cilat janë të lidhura me temën. 3Aktivitet grupor Mozaiku. Secili grup fiton fotografi të përziera nga fletushka me vizatime. Nxënësit duhet mirë t’i shqyrtojnë dhe të përpiqen që t’i rendisin sipas radhitjes kronologjike. 4Teknika Semafor. Mësimdhënësi secilit nxënës i jep tre fletë me ngjyra të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Ngjyra e kuqe domethënë se nxënësi ka mësuar pak, ngjyra e verdhë që ka mësuar diçka dhe e gjelëbr domethënë se ka mësuar. Më pas mësimdhënësi ju parashtron pyetje, ndërsa nxënësit japin përgjigje për secilën pyetje me ngritje e fletave.
29
Klasa
Lënda mësimore
Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: Njohja me mjedisin* të zhvillojë ndjenjën për respektimin, ndihmën Jeta dhe puna në shkollë/ Jeta dhe puna në II Gjuha shqipe *(integ- dhe bashkëpunimin e ndërsjellët. shkollë; (klasa e dytë) rimi midis lëndëve dhe Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor përmbajtjeve) Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: Teknika Kuadratet. (Shtojca 1). Aktivitete NJM: Puna në grupe. Secili grup merr detyra: të përpilojë rregullat për ruajtjen e pajisjeve në klasë për mirëmbajtjen e higjienës në klasë; për ujitjen e luleve, etj. Gruper mbajnë ditar: Çka kemi bërë sot? Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.
Klasa
Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore Njohja me mjedisin* Qëllimi i përgjithshëm: Shkolla dhe dituria/ Si është e organizuar III Gjuha shqipe *(integ- të zhvillojë aftësinë për punë ekipore klasa ime (klasa e tretë) rimi midis lëndëve dhe Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor përmbajtjeve) Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Shiritat me tregime Aktivitete (fjali/ dialogje)“. 5 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde (Shtojca 2). NJSH: punëtoria “Jeta dhe puna në shkollë”. Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.
5
Тeknika: ”Shiritat me tregime (fjali)“
Hapi 1 – nxënësit punojnë individualisht ose ndahen në grupe dhe secili grup merr nga një kovertë me shirita me fjali Hapi 2 – nxënësit radhisin shiritat sipas renditjes Hapi 3 – pasi që nxënësi ose grupi të radhitë shiritat, kërkoni që të lexojnë ata me zë, nëse dëshirojnë lejoni ata të përmirësojnë radhitjen lejohuni që të bëjnë atë.
30
Klasa
Lënda mësimore
Qëllimet mësimore Tema/ përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: të nxiten që të kuptojnë rolin, kuptimin dhe Shoqëria* Familja, amvisëria, shoqëria/ Jeta në amvisëri Gjuha shqipe* (integ- funksionet e amvisërisë dhe aktivitetet të cilat rimi midis lëndëve dhe realizohen në të. IV (klasa e katërt) përmbajtjeve) Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës Poster ylli i tregimit Aktivitete (Shtojca 3). Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde. Shoqëria: teknika diagrami i Ven-it. Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën DDM (Shtojca 4).
Klasa
Lënda mësimore
V (klasa e pestë)
Aktivitete
Qëllimet mësimore Qëllimi i përgjithshëm: - të kuptojë rëndësinë e të jetuarit në grup - të edukohet për kultivimin e solidaritetit me të tjerët Shoqëria* Gjuha shqipe* (integ- - të kuptojë veten si pjesë e grupit, me rimi midis lëndëve dhe mundësitë e tij, idetë, nevojat, dëshirat - të kuptojë se përpjekjet e përbashkëta japin përmbajtjeve) sukses.
Tema/ përmbajtja mësimore
Personaliteti në grup dhe në shoqëri/ Jeta personale dhe grupore (kolektive) Socializimi i personit në grup
Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Ditari me shënime të dyfishta”. 6 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde. Shoqëria: teknika Grozd. Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën DDM.
6Teknika “Ditari me shënime të dyfishta”
- Në “Ditarin me shënime të dyfishta” shënohet titulli, autori - Fletë individuale ose fletat nga fletorja ndahen vertikalisht në gjysmë - Në anën e majtë të fletës shkruhet citat nga teksti i cili i ka bërë më së shumti përshtypje nxënësit, ndërsa në anën e djathtë shënohen komentet e tyre/ japin vështrimin e tyre për citatin (porosia e autorit).
31
SHTOJCAT Shtojca 1. Kuadratet
Vizatim
Ndjenja
Tinguj
Lidhja me jetën
Shtojca 2. Fjalor në katër kënde
32
Fjalë e re
Përshkruaj fjalinë në të cilën ndodhet fjala e re
Aplikoje fjalën e re në fjali tjetër
Ilustrimi i fjalës
Shtojca 3. Poster ylli në tregimin “Portieri Riqi” Cila ishte pjesa tuaj e preferuar/ e papreferuar prej tregimit?
Ku po zhvillohet tregimi?
Personazhi kryesor në tregim:
Çka mësova me rëndësi nga tregimi?
A thua kishte problem? Cili ishte problem? Si u zgjidh?
Shtojca 4. Shtojcë për vlerësimin e orës: Teknika DDM Di (Çka mendoj se di?)
Dëshiroj të dij (Çka dëshiroj të dij?)
Mësoj (Çka mësova?)
33
Botues: OXO Ilindenska 43/10 Shkup tel: 02 3222303 www.oxo.org.mk e-mail: oxo@oxo.org.mk Në lidhje me botuesin: Pece Taleski Teksti: Aleksandar Prokopiev Ilustrimet: Marjan Dimiq Autor i pjesës metodologjike: Snezhana Mirasçieva Përktheu dhe lekturoi tekstin: Vjosa Taipi Përktheu pjesën metodologjike: Ismail Krifca Recensues: Vesna Horvatoviq Redaktor: Ana Deskova Përpunimi teknik: Katerina Nikolovska
CIP - Katalogizimi në publikim Biblioteka Kombëtare dhe Universitare "Shën Klimenti i Ohrit",Shkup 821.163.3-93-34(084.11) 316.62(084.11) PROKOPIEV, Aleksandar Portieri Riqi / autor Aleksandar Prokopiev ; ilustrimet Marjan Dimiq ; [autor i pjesës metodologjike Snezhana Mirasçieva ; përktheu tekstin Vjosa Taipi ; përktheu pjesën metodologjike Ismail Krifca]. Shkup : OHO, 2014. -33 faqe. : ilustrime ; 21 cm Publikimi është pjesë e projektit: " Të gjithë jemi të barabartë" ISBN 978-608-4645-32-0 1. Mirasçieva, Snezhana [autor]a) a) Kultura shoqërore - Libra me ilustrime COBISS.MK-ID 96418058
Mbështetur nga:
Të gjitha të drejtat në lidhje me botimin e këtij libri me ilustrime i takojnë © ОХО 2014
Libra tjera me ilustrime pjesë e projektit:
“Bendi i Mirit” Autor: Ilina Jakimovska Ilustrimet: The Miço
“Miri NUK i kreve obligimet?” Autor: Biljana Petrevska Malinova Ilustrimet: The Miço
“Kometa magjike“ Autor: Nikolina Andova Shopova Ilustrimet: Katerina Nikolovska
“Portieri RiQI” Autor: Aleksandar Prokopiev Ilustrimet: Marjan Dimiq
“Përralla për Oton, Oton dhe Oton” Autor: Bistra Georgieva Ilustrimet: Monika Karretero