16-24 Maj
RevOlucioni Dixhital
JAVA E INOVACIONIT 2016 Java e Inovacionit, tashmë e shndërruar në një brand të rëndësishëm të fushës së inovacionit dhe shoqërisë së informacionit në Shqipëri, rikthehet për të tretin vit radhazi nën organizimin e Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena Harito. Këtë vit, si vlerë e shtuar e Javës së Inovacionit, synohet një bashkëpunim rajonal për sektorin e inovacionit, përfshirje sa më e gjerë e bizneseve për t’u njohur e përfituar nga shërbimet publike dhe ndërgjegjësim i arritjeve në sektor. Java e Inovacionit organizohet në harkun kohor 16 – 24 maj 2016 dhe tema e saj do të jetë: “Revolucioni IV Dixhital”. Ndiq JAVA E INOVACIONIT 2016 në:
INAUGURIMI I GODINËS SË INOVACIONIT Godina e Inovacionit është qendra e parë publike e këtij formati në Shqipëri, me perspektivën për t’u shndërruar në një qendër shkëmbimi rajonal. Ajo do të ofrojë hapësira open-space, me qëllim krijimin e mjediseve inovative dhe do të akomodojë të rinj me qëllim nxitjen e ideve të biznesit në fushën TIK, duke u siguruar trajnim, financim e ndjekje të aktivitetit sipërmarrës. Qendra do të akomodojë start-up-e të ndryshme në fushën e TIK dhe synon të kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme komunitare në fushën e inovacionit
Vendi: Godina e Inovacionit Ora: 10:00
ICT REGIONAL ECOSYSTEM Bashkëpunimi rajonal në fushën e teknologjisë së informacionit dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet aktorëve publikë e privatë është një nga objektivat e Javës së Inovacionit. ICT REGIONAL ECOSYSTEM ka në fokus prezantimin e vlerësimit të situatës së ekosistemit të inovacionit në Shqipëri nga ITU, promovimin e start-up-eve dhe nismave rinore në rajon, prezantimin e historive të suksesit të secilit prej tyre dhe firmosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis këtyre hub-eve për trajnime/shkëmbime të start-up përkatës.
Vendi: Godina e Inovacionit Ora: 11:00
SHËRBIMET PUBLIKE Përshkrimi: Ditë e hapur për publikun pranë sporteleve të ADISA-s te ZRPP Tiranë, ku çdo qytetar mund të njihet me risitë në ofrimin e shërbimeve publike, të cilat bazohen në zbatimin e të njëjtave parime të kujdesit që biznesi tregon ndaj klientëve, nën moton “Vëmendja jonë, ti”.
Vendi: Sportelet e shërbimit ADISA pranë ZRPP Tiranë Ora: 08:00-14:00
RRUGA E TRANSFORMIMIT: SHËRBIME PUBLIKE ME NË QENDËR QYTETARIN Përshkrimi: Takim për të diskutuar mbi çështjet në fokus për vënien në jetë të një reforme shumëplanëshe për shërbime me në qendër qytetarin, duke u mbështetur në praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare, me fjalë hapëse nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.
Vendi: Kryeministria, Qendra COD, kati I, Tiranë Ora: 16:00 – 17:30
REGIONAL DIGITAL AGENDA DAY Konferenca i Rajonale “Digital Agenda Day 2016”, me temë “Inovacion për Mirëqeverisje”, do të ketë në fokus: • Promovimin e inovacionit për mirëqeverisje; • Shërbimet e ofruara dhe përfitimet për qytetarin; • Ofrimin e praktikave më të mira në qeverisjen elektronike; • Transparenca në qeverisje falë përdorimit të TIK; Eventi do të sjellë së bashku 200 pjesëmarrës, përfaqësues të lartë të shtetit nga vendi dhe rajoni të agjencive të shoqërisë së informacionit, partnerëve ndërkombëtarë, bizneseve dhe korporatave të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Vendi: Hotel “Sheraton Tirana” Ora: 09:00
INOVACIONI NË ADMINISTRATËN PUBLIKE Fokusi i këtij aktiviteti do të jetë prezantimi i punimeve shkencore, artikujve apo punimeve të doktoraturës nga punonjës të administratës apo institucioneve publike që lidhen me inovacionin, me mirëqeverisjen, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve publike në tërësi. Mesazhi i këtij aktiviteti është vendosja e një ure lidhëse dhe bashkëpunimi në vijimësi midis universiteteve dhe institucioneve, për t’i mbështetur politikëbërësit në proceset e përcaktimit të politikave të zhvillimit.
Vendi: Salla e Rektoratit, Universiteti Politeknik i Tiranës Ora: 09:30
MEDIA E GJENERATËS TJETER/NEXT GENERATION MEDIA AMA, në bashkëpunim me MSHIAP organizojnë konferencën “Next Generation Media”, me pjesëmarrje përfaqësues nga aktorë të ndryshëm të tregut të mediave audiovizive. Në këtë konferencë do të prezantohen teknologjitë e avancuara të transmetimeve numerike, si ato tokësore, satelitore, CATV, IPTV dhe roli i tyre në fuqizimin e pluralizmit, diversitetit dhe pavarësisë së mediave audiovizive. Ky event do t’i shërbejë evidentimit të zhvillimeve të rëndësishme që sjell në sektorin e komunikimeve elektronike dhe më gjerë procesi me përmasa ndërkombëtare i kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike.
Vendi: Hotel Tirana International Ora: 11:00
KONKURSI “ORA E KODIMIT” Konkursi “Ora e kodimit” është eventi gjatë Javës së Inovacionit 2016 që u kushtohet tërësisht fëmijëve. Në kuadër të nismës ndërkombëtare “Ora e kodimit” të iniciuar në SHBA, MIAP, me bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po përfshin në kurrikulën e arsimit 9-vjeçar modulin me zgjedhje “Orët e Kodimit”. Kjo kurrikulë synon të rrisë aftësitë digjitale të nxënësve që në moshë të hershme, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre në kodim interaktiv. Gjatë këtij eventi do të zhvillohet një konkurs dhe një ceremoni ndarjeje çmimesh.
Vendi: Shkolla e Kuqe Ora: 12:30
“START UP LIVE TIRANA” Në edicionin e 5-të të “Startup Live Tirana”, talente me ide biznesi, sipërmarrës, start-up-e ose persona të interesuar me ide të reja, do të kenë mundësinë për t’u frymëzuar dhe transformuar idetë e tyre në biznese reale. Për tre ditë rresht të rinjtë prezantohen me konceptin e biznesit, duke zhvilluar më tej idenë e tyre me suportin e mentorëve me eksperiencë dhe sipërmarrësve të suksesshëm. Ditën e fundit, grupet përfitojnë mundësinë për të prezantuar projektin e tyre përpara jurisë prestigjoze, e cila përbëhet nga sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm.
Vendi: Salla “Iliria” Ora: 15:30
“Regional Cluster of Digital Economy Network of Creative and Innovative Enterprises” Ky aktivitetet ka si qëllim zhvillimin e sipërmarrjes dhe inovacionit për të pasur një rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse bazuar në objektivat e strategjisë “Europa 2020”. Ky aktivitet do të shënojë krijimin e një rrjeti ndërkombëtar për bashkëpunim sektorial në ndihmë të sipërmarrësve, bizneseve dhe shoqërisë civile.
Vendi: Godina e Inovacionit Ora: 10:00
Tryezë diskutimi për projektligjin “Për sigurinë kibernetike” Takimi konsultues mbi draftligjin “Për sigurinë kibernetike” synon promovimin e kësaj nisme të re të Qeverisë Shqiptare në linjë me nismën e Bashkimit Europian për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve që mundësojnë shërbimet kritike të vendit. Pjesëmarrës në tryezë do të jenë operatorët e infrastrukturave kritike të vendit të sektorit të bankave, energjetik, të telekomunikacionit etj.
Vendi: HOTEL “TIRANA INTERNATIONAL” Ora: 10:00
“CIT BIG DATA” Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT), në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, organizon tryezën e rrumbullakët “BIG DATA” për të diskutuar mbi sfidat që na presin në të ardhmen, përgatitjen e specialistëve të ardhshëm që do të punojnë në këtë fushë dhe do t’i shërbejnë komunitetit dhe biznesit. Bizneset, si bankat dhe kompanitë e telekomunikacioneve, si prodhues të “BIG DATA” nga njëra anë, dhe Akademia do të diskutojnë dhe shkëmbejnë eksperiencat, si dhe përfitimet e tyre.
Vendi: CIT (Universiteti Kanadez i Tiranës) Ora: 16:30
7th Infocom Albania Telecom Forum “Shaping the Digital Future“ Ekspertë nga fusha e Telekomunikacionit dhe Teknologjisë, autoritete akademike dhe qeveritare, do të ndajnë eksperiencat e tyre lidhur me implementimin e projekteve të veçanta, si dhe vizionin e tyre drejt “Transformimit Digjital” të biznesit dhe shoqërisë shqiptare. Operatorët më të mëdhenj të telefonisë fikse dhe celulare, do të marrin pjesë, sëbashku me institucionet rregullatore shqiptare shoqëruar dhe nga folës të shquar të tregut rajonal dhe botëror.
Vendi: Hotel Tirana International Ora: 09:30