Tower bridge 3

Page 1



in LOVE with SPACE


tower bridge 3 TOWER BRIDGE III është projekti më i ri i ORION Construction në Tiranë, një projekt ambicioz që synon të ofrojë alternativën më të mirë të banimit në qytet.

P

rojektuar nga Studio Arkitekture Italiane, projekti sjell eksperiencën më të mirë europiane në konceptimin e godinave të banimit. Në bashkëpunim me arkitektët, ORION ka përdorur gjithë eksperiencën e akumuluar ndër vite nga raportet me klientët për të ofruar një produkt sipëror për nga konceptimi dhe cilësia (edhe në raport me alternativa me çmim ndjeshëm më të lartë). Me një punë të vazhdueshme 2 vjeçare, kemi arritur të ofrojmë në këtë projekt, gamën më të mirë të njësive të banimit si në nivel individual ashtu edhe komunitar. E gjithë kjo punë kërkimore dhe njohuri, ka arritur të materializohet në një projekt arkitektonik harmonik i cili qëndron dinjitoz në lagjen e re krijuar nga ORION. TOWER BRIDGE III vjen si vijimësi e dy projekteve të para të kompanisë në këtë zonë, të cilat janë tashmë komplekse të banuara nga një komunitet i përzgjedhur që shprehet plotësisht i kënaqur me zgjedhjen e bërë. Raste të njëpasnjëshme, vërtetojnë se investimi i kryer në produktet tona jo vetëm kënaq pritshmëritë por i tejkalon ato duke gjeneruar fitime të shumëfishta. Për nga përmasat dhe pozicionimi, kjo fazë përbën ndërhyrjen më rrënjësore e cila kompleton bllokun e banimit dhe bëhet qendër gravitacioni për lagjet përreth. Projekti parashikon realizimin e 42’000 m2 ndërtim, prej të cilave 12’000 nëntokë dhe rreth 30’000 m2 mbi tokë. Ky volum kaq i madh ndërtimi ekuilibrohet në mënyrën më të mirë me sipërfaqet e gjelbra dhe hapësirat pubilke të cilat për nga përmasat krahasohen me sheshe publike dhe mini-parqe rekreative.




tower bridge 3

P

rojekti Tower Bridge 3 vendoset në një kontekst urban të populluar dhe mbi të gjitha në një pozicionin strategjik në lidhje me qytetin dhe projektet e transformimit të zonave që e kufizojnë. Projekti ka synim t’i japë një hov të ri kësaj zone nëpërmjet ndërhyrjes rrënjësore dhe realizimit të strukturave të reja me interes të madh shoqëror-ekonomik dhe cilësi të lartë arkitektonike. I pozicionuar vetëm 5 minuta larg qendrës së qytetit, zona gëzon avantazhet e jetesës në ajrër të pastër, larg trafikut dhe zhurmës. Infrastruktura rrugore e plotë dhe linjat e shumta të transportit urban, garantojnë akses shumë të mirë në shesh dhe lidhjen e tij në kohë shumë të shkurtër me çdo pjesë të qytetit. Afërsia me lagje banimi të konsoliduara, e përfshin këtë projekt në një kontekst të qartë urban-rezidencial i cili shërbëhet plotësisht nga institucionet përkatëse arsimore e shëndetësore. I ngritur mbi një lagje ku shërbimet dhe facilitetet pjesërisht mungojnë, kompleksi jo vetëm rimëkëmb një sipërfaqe të pashfrytëzuar por propozohet si një impuls i fortë për rivitalizimin e zonave përreth.


tower bridge 3


“Objektivi i këtij propozimi është krijimi i hapësirave për krijimin e komuniteteve” Ndërhyrja paraqet një propozim që, përsa i përket cilësisë urbane dhe zhvillimit territorial, ka si qëllim sistemimin dhe “ringjalljen” e lagjeve. Realizimi i kësaj ndërhyrjeje do të sjellë një ndryshim të dukshëm cilësor të zonës, e cila do të kthehet në zonë me potencial të lartë zhvillimi, interesante dhe mjaft tërheqëse meqenëse ka prani të aktiviteteve ekonomike-tregtare dhe është mjaft e populluar. Benefitet nuk do të jenë vetëm në favor të zonës ku bëhet ndërhyrja, por për të gjithë lagjen duke ndikuar në cilësinë e jetës sociale nëpërmjet zonave të gjelbra rekreative, parkingjeve e rrugëve. Zona ku do të ndërhyhet duhet të jetë zemra dhe motori shtytës për jetën sociale të zonës. Kjo ndërhyrje respekton nevojën për të jetuar në komoditet e privatësi, por në të njëjtën kohë lejon që të gjithë banorët të jenë pjesëtarë të një komuniteti i cili krijon një identitet të vetin. Sheshet publike, sipërfaqet e gjelbra dhe ndërthurja e tyre me ambientet tregtare vihen jo vetëm në shërbim të banorëve por i japin një hov të fortë edhe zhvillimit të bizneseve që do të instalohen në zonë.


tower bridge 3

Arkitektura e projektit

O

bjekti zhvillohet në trajtën e formës “U”, plotësisht i hapur drejt jugut duke mundësuar ndriçim dhe diellëzim të plotë të të gjithë perimetrit. Zona qëndrore lihet e lirë për sheshet dhe sipërfaqet e gjelbra, të cilat arkitekti i dyfishon duke i propozuar në 2 nivele. Përveç oborrit të brendshëm në kuotën e katit përdhes, krijohet një shesh dytësor në katin( -1) i cili aksesohet lehtësisht nga rrugët përreth objektit dhe bëhet një ftesë e fortë për kalimtarët. Nëpërmjet një çarje dinamike mespërmes shëshit, kati -1 i bashkohet hapësirës që është edhe “zemra” e kësaj ndërhyrjeje. Objekti ngrihet në 8 kate mbitokë, 7 prej të cilave me funksion banimi. Çdo nivel ndahet në 8 seksione banimi, me ashensorët përkatës, duke lejuar 4-6 apartamente në kat, parametër ky shumë i mirë për objekte banimi kolektive. Kjo ndarje favorizon administrimin e mirë të objektit dhe minimizon disa nga problematikat që krijohen në komunitete të ngjashme.



tower tower bridge bridge 3 3

ApartamenteT

A

partamentet propozohen në një rang të gjerë zgjedhjesh në varësi të numrit të dhomave, sipërfaqes, organizimit e orientimit. Bazuar në një kërkim dhe studim të thelluar të kërkesave dhe nevojave të klientëve, zgjidhjet planimetrike kanë harmonizuar aspektet financiare me parametrat më të mirë të projektimit duke krijuar jo vetëm hapësira funksionale por edhe mjedise të bollshme e të gjera. Në të gjitha njësitë, dallohen qartë zona e ditës dhe e natës të cilat plotësohen me ambientet përkatëse. Ndenja, gatimi dhe ngrënia propozohen kryesisht në të njëjtin ambient për të mos e fragmentarizuar hapësirën duke krijuar mjedise më të bollshme për jetesën e familjeve të sotme. Me një studim dhe aplikim të kujdesshëm të sistemit të aspirimit, garantohet që prania e kuzhinës të mos dëmtojë cilësinë e 2 zonave të tjera. Ambientet e ndenjes janë projektuar për të mundësuar një qëndrim tejet komod gjatë shfrytëzimit të tyre. Stafi i Orion ofron gjithë asistencën e nevojshme për të personalizuar më tej apartamentin sipas dëshirave tuaja, që nga formulimi i hapësirave deri në vendosjen përfundimtare të rifiniturave.


1+1

1+1


APARTAMENT 2+1


2+1

2+1


APARTAMENT 3+1


3+1

3+1



Ambientet tregtare Dy katet në bazë, janë ato ku krijohet raporti me gjelbërimin, ku mundësohet filtrimi me anë të pasazheve e kalimeve për komunitetin dhe krijohen funksionet tregtare e rekreative. Në këto nivele, objekti dominohet nga sipërfaqe të mëdha xhami që me transparencën e tyre forcojnë lidhjen brenda-jashtë dhe i bashkojnë njësitë e veçanta në një të tërë që funksionon si një organizëm i vetëm. Në Tower Bridge 3 do të gjeni sipërfaqe të ndryshme tregtare nga 40m2 deri në 600m2 në mënyrë që të akomodoni më së miri biznesin tuaj. Ambientet e brendëshme mund të organizohen në mënyrë fleksibël dhe të personalizuar sipas kërkesave.



Parkimet Të gjitha njësitë e banimit dhe tregtare, kanë mundësinë të pajisen me një post-parkimi në 2 katet nëntokësore të objektit. Parkimi është projektuar sipas të gjitha standardeve për aksesibilitetin, shpërndarjen, ndriçimin, ajrimin, sigurinë dhe mirëfunksionimin e tij.


Teknologjia e ndërtimit

F

okusi ynë kryesor mbetet në aplikimin e teknologjive më të avancuara dhe në respektimin e parametrave më të mirë teknikë, për të ofruar ambiente që kënaqin të gjitha kërkesat për komfort fizik dhe emocional të njerëzve që i jetojnë ato. Me krenari mund të themi që ofrojmë cilësinë më të mirë që mund të gjeni në tregun vendas, e krahasueshme me nivelet më të larta të ndërtimit në Komunitetin Europian, prej të cilit importojmë një pjesë të mirë të materialeve që aplikojmë në projektet tona. Gjithashtu, konsulenca e vazhdueshme nga inxhinierë dhe teknikë italianë, na mban të azhornuar me propozimet e fundit të industrisë së ndërtimit dhe afirmon plotësisht punën tonë. Ju paraqesim shkurtimisht disa detaje të punës sonë që do t’ju ndihmojnë të vlerësoni drejt e të bëni zgjedhjen e duhur për investimin më të rëndësishëm të jetës suaj. Sepse të jetosh mirë do të thotë të jetosh në një shtëpi të shëndetshme! Sigurimi i parametrave optimalë të mbrojtjes nga lagështia dhe kondensa që krijojnë myk në ambientet e banimit, krijimi i kushteve për të minimizuar përdorimin e energjisë elekrike për ngrohje dhe freskim, minimizimi i zhurmave që mësyjnë në banesat tona janë produkt i një investimi financiar i cili do t’ju sigurojë komfortin e nevojshëm psiko-fizik. Pasi garantohet një stukturë e shëndetshme, ky produkt trajtohet me shijen më të kuruar estetike në përzgjedhjen e rifiniturave, materialeve dhe ngjyrave për të dhuruar një eksperiencë që do t’ju falë çdo ditë kënaqësinë e të jetuarit në familje.




Muret perimetralë: Kapota është një veshje e objektit dhe faqeve të tij perimetrale me material termoizolues, i cili “e mban ndërtesën ngrohtë”, prej nga vjen dhe emërtimi kapotë. Aplikimi i këtij materiali, ul ndjeshëm treguesit e përcjellshmërisë termike të mureve duke zvogëluar humbjen nga këmbimi i energjisë me mjedisin rrethues.

Muret ndarës Muret ndarës mes apartamenteve propozohen në trajtën e mureve “sanduiç”, me 2 shtresa tulle anësore dhe material izolues+dhomë ajri mes tyre. Ndikimi kryesor ndihet në izolimin akustik, duke shmangur kalimin e zërave apo zhurmave nga një apartament në tjetrin. Suvatimi me materiale cilësore, trajtimi i sipërfaqes me fino, puna e kujdesshme dhe bojatisja me lëndë ekologjike, rrisin cilësinë e apartamentit.

Instalimet elektrike Puna fillon me një studim të kujdesshëm të projektit të mobilimit për çdo njësi, duke ju ofruar zgjidhjen më të mirë për nevojat tuaja. Mbi bazën e këtij projekti hartohet projekti elektrik sipas të gjitha standarteve për ndriçimin, energjinë, linjat e telefonisë, internetit, antenave televizive etj. Paralelisht me projektuesit, realizohet edhe konsulenca e nevojshme me klientin për kërkesa apo ndryshime të mundshme. Materialet e instaluara janë të çertifkuara dhe sigurojnë jetëgjatësi maksimale, duke u përzgjedhur nga linjat e fundit të dizajnit bashkëkohor.


Instalimet sanitare Jemi kujdesur veçanërisht për projektimin e nyjeve sanitare, per t’iu dhënë atyre dritë, ajër dhe hapësirë në mënyrë që mirëqënia juaj të jetë maksimale. Në shërbim të kësaj cilësie, është projektuar edhe rrjeti i instalimeve për furnizmin me ujë, shkarkimin e tij dhe ajrimin e ambienteve. Ventilimi i kuzhinave është studiuar me kujdes për të mos lejuar aroma të pakëndshme në ambientet ku ju jetoni. Sistemi i shkarkimit të ujrave i nënshtrohet një projektimi dhe zbatimi rigoroz, i cili nuk bën kompromis me zgjidhje të sforcuara të cilat në kohë mund të kthehen në rrezik të vazhdueshëm për cilësinë e mjedisit tuaj.

Instalimet e ngrohjes Impenjim i vazhdueshëm i ORION është që klientët e tij, pikë së pari, t’i trajtojë me ndershmëri dhe korrektesë duke mbajtur deri në fund të gjitha premtimet dhe pa abuzuar me ofertën. Për këtë arsye, jemi një nga firmat e rralla që ofrojmë apartamente me infrastrukturë të plotë, në mënyrë që ju të mos jeni të detyruar të kryeni ndërhyrje pas blerjes së apartamentit. Sistemi i kondicionimit përfshihet në instalimet e fshehura të çdo njësie duke i dhuruar një vlerë të shtuar apartamentit. Benefitet direkte të këtij investimi janë: zgjedhja e sistemit MultiSplit si sistemi më efiçient, ruajtja e objektit nëpërmjet integrimit fillestar nga ndërhyje të mëvonshme në fasadë apo mure, kursimi juaj nga blerja e shumëfishtë e paisjeve të veçanta për çdo ambient.




Dritaret dhe dyert Dritaret zënë një përqindje të konsiderueshme të sipërfaqes së mureve dhe një pjesë e madhe e nxehtësisë mund të kalojë nëpërmjet tyre. Për të arritur parametrat e duhur të izolimit termik, Orion bën një përzgjedhje të kujdesshme të vetratave duke garantuar njëkohësisht siguri, funksionalitet dhe estetikë. Në objektet tona ne aplikojmë profile alumini termik, të cilat të kombinuar me xhamin dopio me dhomë ajri, garantojnë izolim maksimal. Profili i aluminit siguron jetëgjatësi të këtyre elementëve ndërsa montimi i tyre me kundrakasë krijon puthitje dhe qëndrueshmëri maksimale. Janë të pakta objektet e banimit në Shqipëri ku do gjeni të aplikuar xhama low-e (me përcjellshmëri të ulët termike). Dyert kryesore të apartamenteve janë dyer sigurie, të cilat plotësojnë të gjitha kërkesat për sigurinë në një objekt banimi shumëfamiljar. Dyert e brendshme janë dyer druri tamburat, të realizuara sipas teknologjisë më të fundit italiane, vend prej të cilit ne i importojmë për ti vendosur më pas në objektet tona. Dyer të tjera janë parashikuar edhe në ambientet e përbashkëta të cilat kontrollojnë hyrjen, për të ofruar siguri dhe komoditet.


Rifiniturat Jemi të vetëdijshëm që pavarësisht investimit dhe punës së pakursyer në realizmin e çdo elementi të ndërtesës, pjesa më e dukshme, me një përmasë të theksuar estetike, janë rifiniturat. Për këtë arsye, përzgjedhja e tyre bëhet me kujdes maksimal për të plotësuar jo vetëm parametrat teknikë por edhe për të kënaqur maksimalisht shijet e klientëve tanë. Shtrimi i dyshemesë ofrohet me dy mundësi: pllaka ose parket laminat. Pllakat që ne ofrojmë janë gres-porcelanat me rezistencë të madhe ndaj goditjeve dhe fërkimit dhe përzgjidhen nga linjat e fundit të prodhuara në fabrikat përkatëse në Itali. Klientët kanë mundësi të përzgjedhin mes një game të gjerë produktesh duke gjetur atë që u përshtatet më mirë shijeve të tyre. Një rang po kaq i gjerë zgjedhjesh, ofrohet edhe për parketin laminat, i cili ofrohet me trashësi 8 mm dhe rezistencë të sipërfaqes AC4. Këto parametra teknikë ju garantojnë jetëgjatësi dhe cilësi maksimale të dyshemesë suaj, pavarësisht materialit që do të përzgjidhni. Pajisjet sanitare janë një element tjetër shumë i rëndësishëm, i cili pa kujdesin e duhur, mund të kthehet në një shqetësim për ju. Vini re edhe pajisjet sanitare të cilat janë të varura (sospeso) me kasetë të futur në mur (inkaso) dhe me një cilësi superiore porcelani. ORION, pas një kërkimi të hollësishëm të tregut, ka vendosur ti importojë këto pajisje nga Italia, për të ofruar sigurinë e një marke CE. Ju nuk do të vuani më nga pajisje që rrjedhin, tuba që nuk përballojnë presionin apo mishelatorë që ndryshken. Produktet tona janë të sigurta, jetëgjatë, cilësore dhe me një dizajn bashkëkohor.



BUILDING THE FUTURE!

www.orion-construction.com


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.