1 minute read
VLERËSIMI I CILËSISË SË UJËRAVE NË UJËMBLEDHËSIN E BOVILLËS,
from Habitat 5
Tiran
Sonila Suli1 , Marinela Meta1
Advertisement
1Studime Mjedisore 3, Departamenti i Mjedisit, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim
Urban (FPMMU),Universiteti POLIS
Email: sonila_suli@universitetipolis.edu.al, marinela_meta@ universitetipolis.edu.al
Përmbledhje
Ujëmbledhësi i Bovillës është ndërtuar rreth 20 vjet më parë, mbi Lumin e Tërkuzës dhe, që nga ajo kohë, është furnizuesi kryesor me ujë të pijshëm për qytetin e Tiranës dhe gjithë zonën e banuar për rreth. Nga ky ujëmbledhës merren me kapacitet të plotë rreth 1800 litra në sekondë ujë, të cilat dërgohen në Impiantin e Trajtimit të Ujit Bovillë për prodhimin e ujit të pijshëm. Që nga vjeshta e vitit 2001, ujëmbledhësi i Bovillës paraqet një erë dhe shije të papëlqyeshme, e cila vazhdon të përsëritet periodikisht çdo vjeshtë dhe çdo pranverë. Ky fenomen ka shkaktuar një shqetësim të madh tek konsumatorët dhe pasiguri në përdorimin e ujit të pijshëm nga ky ujëmbledhës.
Sipas studimeve të kryera nga institucionet përgjegjëse, në ujërat e ujëmbledhësit zhvillohen rreth 260 lloje algash mikroskopike, nga të cilat ku rreth 150 lloje në fitoplankton dhe rreth 110 lloje në perifiton. Fitoplanktoni paraqet zhvillim relativisht të fuqishëm gjatë periudhës së