1 minute read

STUDIM MBI MBROJTJEN E LIQENIT TË OHRIT NGA

Next Article
TARRACAT E GJELBRA

TARRACAT E GJELBRA

NDOTJET INDUSTRIALE DHE URBANE

Ardian Alla

Advertisement

Master i Shkencave në Menaxhim Mjedisor Urban 2, Departamenti i Mjedisit, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban (FPMMU), Universiteti POLIS

Email: ardian_alla@universitetipolis.edu.al

Përmbledhje

Ruajtja e burimeve ujore dhe cilësisë së ujit është prioritet për zonën e Pogradecit, në veçanti për jetesën e banorëve dhe ekonominë vendore. Mbrojtja e burimeve dhe ekosistemeve ujore, duke konsideruar përdorimin e tokës dhe ciklin hidrologjik, janë thelbësore për parandalimin ose zvogëlimin e hyrjes së ndotësve të ndryshëm në liqene, lumenj dhe rezervat ujore nëntokësore. Proceset e ekosistemit në pellgje ujëmbledhës të shëndetshëm janë mjetet më natyrale, efikase dhe kosto-efektive për mbajtjen jashtë të ndotësve nga uji i burimit. Liqeni i Ohrit është një ndër liqenet më të vjetër në botë (≈2-3 milionë vjeçar). Ai përfaqëson një ndër rezervat biologjike më të mëdha në Europë, me një florë dhe faunë mjaft të pasur. Në liqen janë identifikuar shumë specie akuatike endemike, përfshirë 10 nga 17 specie peshqish, 5 specie të veçanta në zona të vog- la të liqenit duke formuar një sistem të veçantë mikroekologjik, ndërkohë që brezat e kallamave në zonën letorale shërbejnë si një biotop i rëndësishëm

This article is from: