Nobel 3 (Prill 2010)

Page 1

Nr.3, Prill 2010 Viti i botimit: 2010

Vitet ‘50 -’60-’70 f.2 POEZI f.4 GETE—PERKTHIM f.5

P

o të hedhim vështrimin në mjedisin e shkollave të mesme shqiptare do të ndeshemi me një realitet të tillë: adoleshentët e sotëm formojnë një masë heterogjene, pra një masë të larmishme, çfarë supozohet të jetë pozitive, por në fakt nuk është e tillë. Kjo masë heterogjene ka një karakteristikë të përgjithshme: cilatdo qofshin interesat e adoleshentit, ato janë të kufizuara. Adoleshentit tipik shqiptar i mungojnë entuziasmi, kreativiteti dhe interesimi për fusha të ndryshme të kulturës. Pse ndodh kjo? Shqipëria për vite me rradhë ka qenë e mbyllur, e verbër dhe shurdhe ndaj ndryshimeve të ndjeshme të artit, shkencës, pra të kulturës botërore. Me ardhjen e demokracisë u hapën dhe portat e dijes për vendin tonë. Një

larmi informacioni iu dha rinisë ESE f.8 shqiptare. Një pjesë e kësaj rinie përqafoi këtë “thesar” të çmuar. LETRA f.9 Pjesa tjetër, duket se ra në gjumë REDAKSISE letargjik… Rinia shqiptare shpeshherë është cilësuar si “rini e kafeneve”. Disa të rinj kundërshtojnë fuqishëm, këta janë pikërisht ajo pjesë e vogël që kanë vendosur të përdorin potencialin e tyre për dicka vërtet te vlefshme, ajo pjesë që ndjen se duhet të sjellë një ndryshim. Ka të tjerë që, të indinjuar, thonë se nuk është faji i tyre që jeta e tyre është e varfër në aktivitete qofshin ato sportive, shkencore apo artistike. Ata fajësojnë të rriturit për këtë gjë: thonë se askush nuk është munduar që të krijojë kushte të përshtatshme për zhvillimin e interesave të këtyre adoleshentëve. Përveç kushteve materiale, ata kanë nevojë për një shtysë nga dikush, kanë nevojë për besimin e dikujt për të qenë produktivë. Pra, dy arsyet pse adoleshentët shqiptarë kanë rënë në një plogështi të tillë janë hermetizmi i Shqipërisë ndaj kulturës botërore për vite me rradhë dhe mungesa e kushteve për të zhvilluar interesat, mungesa e një shtyse dhe e besimit të të rriturve kundrejt adoleshentëve. Kjo situatë e plogësht e rinisë së sotme shqiptare ka nevojë për kohë që të ndryshojë. Por, çfarë mund ta sjellë këtë ndryshim? Sigurisht që peshë të madhe do të kishin ndryshime si: ndërtimi i qendrave argëtuese apo zhvillimi i programeve kulturore pas shkolle në ambjentet e shkollës me mësuesit. Një përpjekje për të sjellë këtë ndryshim është edhe kjo gazetë, gazeta e rrethit letrar të shkollës, që synon të zgjojë në nxënësit e kësaj shkolle shpirtin artistik, të ofrojë një vizion të ri për ta, plot me ngjyra e forma të larmishme.


J

o të gjithë kemi jetuar në vitet e pas luftës së dytë botërore, por me siguri të gjithë e kemi idenë e asaj që ka ndodhur në ato vite. Të fatalitetit që ajo luftë la pas, mjerimit, shkatërrimit, skamjes. Njerëzit nuk kishin punë, kishin humbur të afërmit, shtëpitë e çdo gjë që kishin. Rimëkëmbja ishte shumë e

vështirë. U deshën dy dekada që industria dhe ekonomia të lulëzonte sërish në vendet e prekura nga lufta. Popullsia më në fund filloi të dilte nga pesimizmi që kishte rënë tashmë, sepse ishte e zënë me punë, por thjesht kjo nuk mjaftonte. Duhej diçka e re për të vënë në lëvizje jetën. Në vitet ’50 filloi një rigjallërim. Njerëzit filluan të shkonin në kinema, në teatrot e rindërtuara. Filloi të përhapej JAZZ-i, një rrymë muzikore ku dallohen instrumenta si kitara bass, saksi e pianoja. Spikatën edhe mjaft aktorë e këngëtarë, që edhe sot janë shumë të famshëm

dhe arti i tyre do të mbetet i paharrueshëm. Disa prej tyre ishin: Marilyn Monroe, Ray Charles, Luis Armstrong, The Platters, Oscar Benton, etj. Një boom të madh kishin muzikalet që jepeshin në teatro, kinema dhe po ashtu, dhe në televizorët e çdo shtëpie, që t’i bënin njerëzit të ndiheshin më mirë. Të tilla ishin: Broadway, Greece, etj. Ishin vërtet muzikale të këndshëm, pasi duke u ndërthurur aktrimi, vallëzimi, muzika, arrihej të formohej tamam një treshe fanstastike që e kënaqte mbarë popullsinë, i bënte të ëndërronin, të futeshin në magjinë e përrallës që këto shfaqje tregonin. Filmat që shfaqeshin në kinema e në tv ishin: Make my day (bëje ditën time) Hasta la vista, baby ( deri në takimin tjetër, e dashur), Tomor-

row is another day (nesër është ditë tjetër) etj. Këto ishin filma me tema sociale, po të ndërthurura me romantiken, ndjenjën. Gjatë këtyre viteve lindi një ndër njerëzit më të famshëm, më të suksesshëm dhe artistët më të mëdhenj. Ky ishte Elvis Prestley. U quajt më vonë mbret i rock n roll-it, pasi ishte ai që e lindi këtë rrymë të re që solli gjallëri me këngët e tij, lëvizjet e tij, veshjet e tij, filmat e tij. Kur mbërinte Elvisi në skenë çdo gjë shndëriste. Me rrobat e tij të veçanta plot luks, ngjyra e gjallëri. Të gjithë e adhuronin Elvisin. Dolën albumet e tij, bluza me stemën e tij, femrat çmendeshin. Kur ai u nda nga jeta, bota pësoi një ndër humbjet më të mëdha. Në vitet ’60 vërejmë fillimet e rock vijon në faqen 3

Që në botimin e numrit të parë të gazetës, na kanë kërkuar shpesh herë të sqarojmë pse ja kemi ndërruar emrin gazetës së shkollës, nga Lyceum në Nobel. E kuptojmë dhe e mbështetim këtë shqetësim. Gazeta Lyceum është një gazetë me histori dhe simbol i Liceut-shkollës “Raqi Qirinxhi”. Nuk do të guxonim t’i ndërronim emrin për asnjë arsye. Jemi kundër frymës të shpërfilljes ose shkatërrimit të gjithçkaje të vjetër për të qenë më trendy. Nga ana tjetër, nuk guxuam të merrnim përsipër vazhdimin e botimit të gazetës Lyceum, sepse na u duk jashtë mundësive tona për momentin. Me dashurinë për letërsinë, u mblodhëm dhe krijuam një rreth letrar, të shkëmbenim midis nesh poezitë, shkrimet tona dhe përvojën e të shkruarit. Kështu lindi gazeta Nobel, si fletore e përkohëshme letrare e këtij grupimi, si mjet për të publikuar në një rreth më të gjerë krijimet tona. Përsa i përket emrit, Nobel është maja e arritjeve të letërsisë, artit e kulturës, është ëndrra jonë për të synuar drejt këtyre majave...


vijon nga faqja 2

n roll-it të Elvis Prestley-t dhe po ashtu edhe të muzikës rock, me ndarjet e saj të mëtejshme: punki–rock, pop-rock, new-rock, grunge. Dallojmë mjaft grupe të njohura si: The Doors, The Beatles, The rolling stones, etj. Kjo rrymë, pra rock-u, ishte pikërisht ajo që iu duhej njerëzve në atë kohë. T ur m a t ë ç m e n d ur a p a s këngëtareve apo grupeve, që kërcenin këndonin, argëtoheshin deri në delir. Vajzat bërtisnin, shkulnin flokët, për këta këngëtarë e artistë që ishin perënditë e kohës. Paralelisht në këto vite (vitet ’70) SHBA zhvillonte një luftë në Vietnam. Sigurisht më të revoltuar ishin të rinjtë. Ata filluan të bënin disa lëvizje duke u ngritur kundër qeverisë, vendimeve të saj, pasi ata kërkonin paqe. Filluan te shafaqeshin hippi-t, stil jetese që kishte të bënte me thjeshtësinë, paqen, lumturinë dhe dashurinë midis njerëzve. Këta donin një botë të qetë dhe pa luftëra dhe në këngët e tyre përcillnin pikërisht të tilla mesazhe. ‘’Peace n Love’’ (paqe dhe dashuri) ishte motoja e tyre. Për t’u fshehur nga lufta e për të arritur shkallë më të larta kënaqesie, hippi-t drogoheshin, filloi degjenerimi në masë. Tubimet në masë nëpër rrugët e SHBA përveç arsyes për të cilën bëheshin (kundër luftës në Vietnam), sillnin dhe çrregullsi për shkak të konflikteve midis të rinjve dhe policisë. Por këta ishin të rinj vërtet të papërmbajtur. Ndër aktivistët më të shtuar të kësoj kohe vemë re pjestarin e grupit The Beatles, John Lenon (Xhon Lenon) i cili bënte marshime të gjata kundër luftës së SHBA. Disa nga këngët e tij, si ‘’Imagine’’ (imagjino) u bënë himne të paqes. Po ashtu edhe xhamaikani Bob Marley luftoi kundër klasave dhe ishte një hippi që mbarë bota e vlerësoi për muzikën e tij reggae. Ai luftonte për të njëjtat ideale si John Lenon dhe gjithashtu për leaglizimin e

marijuanës. Duket si qesharake, por nuk është aspak e tillë! Të rinjtë e asaj kohe ëndërronin thjeshtësinë, jetën e jetonin siç u vinte, e shikonin të bukurën në çdo gjë, në çdo detaj. Në Itali vërejmë po ashtu një shpërthim të artit me festivalin e përvitshëm që ishte Sanremo. Shumë këngëtarë u shquan në atë periudhë

si: Mina, Adriano Celentano, Fausto Leali, Don Backy, Rita Pavone, etj. Po ashtu edhe kinematografia italiane pati një zhvillim, ku përveç filmave në të cilat goditej fashizmi, realizoheshin edhe filma romantikë. Edhe letërsia kishte arritjet e saj. Shkrimtarë si Camus (Kamy) me romanin e tij më të famshëm ‘’I huaji’’, që sollën fryma të reja në letërsi dhe që sollën një imag-

jinatë të re për njerezit, mendime të reja, arsyetime e filozofime të reja. Ajo që e karakterizonte Camus-in ishte ekzistencializmi dhe absurdi. Mund të përmendim dhe shkrimtarë të tjerë, si Ferenc Molnar, novelist i shquar me librin e tij ‘’Djemtë e rrugës Pal’’. Shqipëria, edhe pse nën një sistem diktatorial, arriti që të zhvillonte industrinë dhe artin. Teatrot, kinematografia, muzika ishin vërtet të vlerësueshme dhe arte të mirëfillta nga artiste te shquar. Këngëtarët ishin plot talent, me zë të mrekullueshëm si : Vaçe Zela, Luan Zhegu, Myfarete Laze, Irma Libohova, Frederik Ndoci, etj. Kompozitorë (Aleksandër Lalo, Agim Krajka, etj) që arritën të kompozonin këngët më të bukura shqiptare, që mbase edhe sot e kësaj dite nuk arrihen të përsëriten. Filmat me luftat me partizanë, që të gjithë i kemi ende qejf, arritën që në atë kohë të bënin që fëmijët të largoheshin nga realiteti duke i argëtuar ata. Në Shqipëri vlen të thuhet se mbizotëroi një periudhë paqeje e lulëzimi të vërtetë artistik, ku edhe pse nën censurën e regjimit, rryma jazz arriti të infiltrojë.

Debora Toshi


Më jep sy të shikoj Natyrën pa anë e fund, Ditën e re kur të agojë, Dallgët e detit me shkumë. Më jep vesh të dëgjoj Bilbilin që bukur këndon, Ujin që rrjedh me rrëmbim, Bubullimën kur mbi tokë ushton. Më jep krahë të fluturoj Përtej në largësi. Botën dua ta harroj, në shpirt të ndjej qetësi Më jep arsye e forcë Ligjet e botës të ndryshoj. Ta shemb, ta rilind përsëri Të lumtur pastaj të jetojmë. Më jep gjithçka, por jo zemër, Se s’dua të dashuroj Më ler edhe pa emër. E lirë dua të jetoj.

Eneida Zenunllari, një nxënëse e klasës së 10-të F, ka pasion pikturën. Portreti i Homerit është një nga punimet e saj më të fundit.

Na dërgoni krijimet, shkrimet, poezitë, pikturat, fotot tuaja nëse mendoni se ja vlejnë të botohen në gazetë. Na i dërgoni dorazi, hidhini në kutinë postare të gazetës ose në adresat e mëposhtme:

E-mail: gazeta_nobel@yahoo.com Nr. cel.:0695230454


Megjithëse është virtualisht e pamundur të përcaktohet saktësisht kuptimi i synuar në fjalët e Selige Sehnsucht (Dëshirim i Lumtur) të Johan Volfgang fon Gëtes, botuar më 1806, duke u përpjekur ta interpretosh, krijohet një rrugë e madhe, për të menduarit kritik, si dhe hapet një numër i madh mundësish për interpretim, një numër i përcaktuar, sa numri i lexuesve dhe i natyrës së tyre njerëzore, ndërkohë që lexojnë këtë

dritë, si dhe tërheqjen e saj të pakontrolluar drejt dritës, veçanërisht drejt flakës së qiririt. Nëse flutura e di ose jo, ajo është e robëruar (magjepsur) prej dritës dhe nxehtësisë, dhe ka një nevojë të lindë (pjellë), të dyja janë jashtë kontrollit të saj. Kjo robëri, sado joshëse që mund të duket, do ta mposhtë dhe do ta çojë në vdekje. ‘In der Liebesnächte Kühlung/ Die dich zeugte, wo du zeugtest/ Überfällt dich fremde Fühlung’. (Në

vjershë. Sikundër shumë vjersha klasike, Selige Sehnsucht e Gëtes është e pasur me simbolizëm dhe shembëlltyrë, ku që të dyja kontribuojnë në metaforën dhe në kuptimin qendror të vjershës. Struktura e vjershës nuk është ekstremisht e ndryshme nga shumë të tjera. Në termat mekanike, Selige Sehnsucht, është një vjershë, që përmban pesë strofa, secila prej tyre ka katër vargje. Rrokjezimi është tetë rrokje për varg dhe skema e rimës është ABAB, ku vargu i parë dhe i tretë, si dhe vargu i dytë dhe i katërt i çdo strofe, rimojnë. Përmbajtja e kësaj vjershe është e relatuar në faza të veçanta. Strofa e parë vepron si hyrje. Vjersha fillon: 'Sagt es niemand nur den Weisen/ Weil die Menge gleich verhöhet'/ Veç të mençurit i tregoj / Sepse turma të fyejë shpejtohet /. Kjo të jep përshtypjen, se observimi i mëpasëm nuk është të menduarit konvencional, përderisa masat, veça nër is ht të mo shuar it d he anëtarët e respektuar të shoqërisë të asaj kohe, do ta përqeshnin. Ai vazhdon më tej të thotë, se lavdëron krijesën, që përgjerohet për vdekjen e zjarrtë, fluturën e natës. Në strofën e dytë, të tretë dhe të katërtën, Gëte përshkruan përgjërimin instinktiv të fluturës, për të dalë në

netët e bukura plot freski, Ku linde dhe jetë dhuron, Të kap një ndjenjë për çudi). Këto vargje mund të interpretohen si më poshtë: Përsa gjatë flutura ka ekzistuar dhe ekziston, kjo dëshirë e natyrshme për të ‘lindur’, do të ekzistojë, bashkë me joshjen e saj drejt flakës. Kjo dëshirë, gjatë kësaj pjese të veçantë të jetës së fluturës, jo vetëm do të jetë, por ajo ka qënë përpara fluturës, që do të thotë, në paraardhësit e saj, dhe do të vazhdojë të ekzistojë edhe në pasardhësit e saj. Përfundimisht, flurura vdes në dritë, siç e kishte fatin të bënte: ‘Und zuletzt des Lichts begierig/ Bist du Schmetterling verbrannt. (Në fund, prej dritës së dëshiruar, Ti flutur, digjesh në shkrumbim.). Strofa finale, e cila vendoset përbri strofave paraprake, duket se i adresohet drejtpërdrejt fluturës, pa qënë thjesht një kqyrje. Kjo strofë zotëron shumë vëmendje, veçanërisht vargu i dytë: 'Dieses: Stirb und werde' ‘Ketë, Vdis dhe bëhu!’ i cili mund të interpretohet në shumë mënyra. Për shkak të ndryshimit të dukshëm, në tonin e kësaj strofe, ajo duket se qëndron veças pjesës tjetër të vjershës. Në kontrast me rrëfimin disi të gëzuar, të dëshirës së fluturës për dritë, strofa finale është disi më e errët se të tjerat, në atë që ajo nënkupton, se ata që nuk vdesin dhe bëhen të rinj, ose nuk vdesin në përtëritje të re,

nuk do të arrijnë një ekzistencë të ndriçuar, në tokën e errët dhe pesimiste. Bazuar në përsëritjen e disa imazheve në Selige Sehnsucht, duhet të pohojmë, se këto imazhe në vjershë, kanë një lloj simbolizmi. Disa imazhe, vazhdimisht të përmendur tërthorazi, janë drita dhe zjarri, në kontrast me errësirën dhe hijet. Gjatë krejt vjershës, gjendet gjithashtu një reference konstante për bashkimin. Flutura e natës është një simbol tjetër në vetvete. Në shumë vjersha, prania e dritës shpesh ka kuptimin e jetesës, ose të jetës së përhershme, ajo shpesh ka edhe kuptime fetare. Zjarri, nga ana tjetër, mund gjithashtu të shoqërohet me jetën, ose mund të interpretohet si përfaqësues i Ferrit. Metafora e vdekjes së fluturës në dritën e qiririt, është përdorur si një mënyrë e përshkrimit të vetëshkatërrimit të pamend, duke u magjepsur nga diçka joshëse, por vdekjeprurëse. Fakti që flutura tërhiqet drejt dritës dhe vdes, mund të interpretohet në një sens fetar, si vdekja dhe ringjallja në një qenie të re dhe në vdekjen e saj, Gëte e urdhëron atë ‘Stirb und werde!’ (Vdis dhe bëhu!). Flutura vdes dhe ndoshta bëhet më e mirë pas jetës. Duke patur parasysh se Gëte ishte agnosticist, gjithsesi, këto interpretime fetare të zjarrit dhe dritës, duket se kanë pak gjasë. Në vend të tyre, ndoshta drita dhe zjarri i referohen plotësisë, ndriçimit të mendjes ose arritjes, ose një qëllimi, ose plotësimit të një detyre. Në rastin e fluturës në Selige Sehnsucht, ndriçimi i mendjes, arritja e qëllimit është së pari, lindja, pastaj vdekja. Bindja dhe pasioni i fluturës për flakën, pavarësisht nga pasojat, kur i afrohet së tepërmi, tregon një pesimizëm tragjik, rreth jetës në përgjithësi. Zjarri gjithashtu mund të jetë simboli i një fillimi të ri, me vdekjen si parakusht, për fillimin e ri. Dikush mund të marrë edhe një vijon në faqen 6


Teksti në shqip

DËSHIRIM I LUMTUR Veç të mençurit i tregoj Sepse turma te fyejë shpejtohet: Unë gjallesën do të nderoj, Që për vdekjen në zjarr dëshirohet. Në netët e bukura plot freski, Ku linde dhe jetë dhuron, Të kap një ndjenjë për çudi, Kur qiriri i qetë ndriçon. E rrethuar më nuk je, Prej errësirës në hijezim, Të rrëmben një dëshirë e re Epshi më i lartë për bashkim. Asnjë distancë s’të ka frenuar, Magjepsur vjen në fluturim, Në fund, prej dritës e dëshiruar, Ti flutur, digjesh në shkrumbim. Dhe ndërsa këtë nuk do ta kesh, Ketë : Vdis dhe bëhu! Veç mysafire e errët do të jesh Në këtë errësirë dheu.

Teksti origjinal gjermanisht

SELIGE SEHNSUCHT

Sagt es niemand, nur den Weisen Weil die Menge gleich verhöhnet : Das Leben’ge will ich preisen, Das nach Flammentod sich sehnet. In der Liebesnächte Külhung, Die dich zeugte, wo du zeugstest, Ueberfällt dich fremde Fühlung, Wenn die stille Kerze leuchtet. Nicht mehr bleibest du umfangen, In der Finsternis Beschattung, Und dich reisset neu Verlangen Auf zu höherer Begattung. Keine Ferne macht dich schwierig, Kommst geflogen und gebannt, Und zuletzt, des Lichts begierig, Bist du, Schmetterling, verbrannt. Përktheu nga origjinali: Und so lang’ du das nicht hast, Alfred Kola, Korçë Dieses : Stirb und werde ! 12 shtator 2009, ora 16.00 Bist du nur ein trüber Gast Auf der dunklen Erde.

Teksti në anglisht

BLESSED LONGING Tell no one but the wise, For philistines are quick to scoff: What is alive I want to praise What longs for death by fire. In love-nights' acquiescence That begot you, where you begot, An alien touch is seizing you When the calm candlelight shines forth. No longer are you caught, Obscured by darkness, And new desire sweeps you Up toward higher union. No distance holds you back, You come flying and spell-bound, And lastly, craving for the light, You, erfly, are burnt. And so long as you have not got that, This: Die and be anew! You are a dim guest only On the dark earth. translation by Alexander Corvey

vijon nga faqja 5

pikëpamje ekzistencialiste dhe të sugjerojë se flutura mori vendimin e saj, duke ushtruar vullnetin e vet te lirë, duke zgjedhur të pranojë pasojat e joshjes së saj drejt flakës. Në kontrast me dritën, errësira dhe hijet mund të prezantojnë çdo gjë tjetër në jetë, për të cilën flutura nuk ka as dëshirën, as instinktin, pra për gjithçka, që ekziston në tokë. Nëse kjo teori mund të pranohet si e vërtetë, të vetmet gjëra, për të cilat flutura përpiqet, në mënyrë instinktive, janë lindja dhe vdekja. Ajo përpiqet për lindjen, sepse është instinkt, dhe për vdekjen për shkak të paevitueshmërisë së saj. Jeta e fluturës mund të shihet si metaforë, për jetën njerëzore, ku masat, ndoshta, nuk e kuptojnë një dëshirë kaq të madhe për aspirim, ose

arritje; janë vetem më të mençurit, ata që e kuptojnë këtë dëshirë instinktive, për të përcaktuar fatin vetjak. Masat nuk mund të shpresojnë kurrë të kuptojnë përse ekzistojnë, ato vetëm mund të zgjedhin të ndjekin një qëllim, me bindje dhe pasion dhe të pranojnë çfarëdo gjëje, që vjen prej vendimit të tyre, duke mbajtur në mend përfundimin final dhe të pashmangshëm, që është vdekja. Kur Gëte e urdhëron fluturën ‘Stirb und werde!’ ‘Vdis dhe bëhu!’ dhe më pas jep altenativen ‘Und so lang du dieses hast, (Dhe ndërsa ketë nuk do ta kesh,.. / Bist du nur ein trüber Gast / Auf der dunkeln Erde,/ (Mysafire e errët do të jesh, Në këtë errësirë dheu.) është sikur e urdhëron lexuesin të vdesë, të lerë mbrapa gjithçka që mendon se di, dhe në ketë ‘vdekje’ të bëhet ai që nuk ishte, kur mendonte,

se ishte gjallë. Nëse lexuesi nuk ka dëshirë apo instinkt të përpiqet dhe të arrijë, atëhere në vdekje, ai mund të ketë arritur qëllimin, që nuk e dinte se e kishte. Nëse në jetë dikush nuk përpiqet të arrijë, alternativa është të vazhdojë një ekzistence të trishtuar, në një botë të errët dhe të zymtë. Ndoshta, kjo është një referencë për vdekjen, si arritja finale. Ka qartësisht një shumicë mënyrash, për të interpretuar shembëlltyrat dhe simbolet në Selige Sehnsucht. Bazuar në interpretimin subjektiv të kësaj vepre, duket sikur kuptimi që qëndron prapa vjershës, të çon në një filozofi ekzistencialiste - një shkollë e mendimit, që përfshin kotësine e jetës dhe lëvizjen, dhe që është shqyrtuar gjerësisht, në kohën e botimit të kësaj vjershe.


Jeta është e bukur Në maksimum ta shijojmë Me të mirën dhe të keqen Ne duhet të sfidojmë… Mos u ndie i vetëm në jetë Dhe të thuash po vdes kur jeton Se jeta merr kthesë Kur ti nuk e kupton.

Jetojmë në këtë planet Pa ditur se nga vjimë Pa ditur se ku shkojmë Do të humbasim apo do të fitojmë. E habitur, veten pyes Ç’është jeta vallë? Është një det plot e plot me valë. Një jetë kemi, Atë ne ta jetojmë T’ia gjejmë fillin, Në labirint të mos qëndrojmë Jeta është e shkurtër Ajo një herë vjen - një herë shkon. Duhet ta drejtosh, Me të mos luash dhe të mos gabosh…

Mos thuaj se jeta t’u mërzit Dhe te vazhdosh të vuash Se dikush tjetër Të ka diçka hua…. Ashtu si ajri na jep frymë Ashtu dhe jeta të jep gëzim Pa të jemi njerëz pa shpresë Jeta mbaron kur shpirti vdes.


Liria dhe përgjegjësia. Liri është të bësh gjithçka që dëshiron, do thoshte çdo i ri, pse jo dhe njerëzit në moshë. Vetvetiu na lindin në kokë kaq shumë pyetje: Kushdo që ka arritur moshën 18 vjeç a është plotësisht i lirë? Ku na çon papërgjegjshmëria? A ka kuptim një vend, ku as intelektualët më në zë nuk mbajnë përgjegjësi? Zoti, perëndia, allahu, Jehovai, krijuesi apo kushdo qoftë, na kanë lënë të lirë të zgjedhim mes djallit ose zotit, mes të mirës dhe të keqes, por a mbajmë ne përgjegjësi për atë që zgjedhim?! Sigurisht që po. Për çdo veprim që kryejmë në jetën tonë ne mbajmë përgjegjësi... duke filluar nga shteti. Ai mban përgjegjësi për mirëqënien e qytetarëve, fatkeqësitë natyrore ose jo, që i ndodhin vendit gjatë qeverisjes. Përgjegjësi duhet të mbajë shoqëria për prostitutat, kriminelët, për të alkoolizuarit, për adoleshentët e droguar e sa e sa fenomene negative të shkaktuara nga vetë njerëzit. Veç të tjerash, përgjegjësi mbajnë edhe individët, më shumë se të tjerët, ata që edukojnë brezin e ri. Ne jemi të lirë të shkatërrojmë ose të ndërtojmë, të mësohemi ose të rrimë të paditur, të bëhemi të pasur apo të rimë të varfër, të dashurojmë apo të urrejmë, të përhapim paqen ose luftën, të mirën apo të keqen… E

gjithë jeta jonë është një përgjegjësi. Përgjegjësi për të rriturit, në veçanti për ata që merren me brezin e ri që po rritet, që do të dominojnë botën, që do të jetë e ardhmja, mjeku, avokati, gjykatësi, teologu, profesori, shkencëtari... Pra përfundimisht, kush mban përgjegjësi për brezin e ri, për edukimin e tij? A do të jetë ky brez i denjë për të krijuar një shoqëri të përsosur, të paktën një shoqëri më të mirë?! N ë s e j o , papërgjegjshmëria bie vetëm mbi ata që kanë marrë përsipër misionin e vështirë të mësuesit. Një brez i ri po edukohet me padrejtësi mes një institucioni ku banon hipokrizia, dyfytyrësia, të folurit me dy kuptime, buzëqeshja përçmuese e sa e sa të tjera. A do të ketë ndryshim?! A do të ketë paqe? A do mundem të bëhem ajo që dua pa pasur ndikimin e këtyre njerëzve, që shpirtin e kanë të infektuar? Çdo profesion është një mision që duhet çuar deri në fund në të mirë të njerëzimit, denjësisht. Kush mban përgjegjësi për atë ç’ka bëjnë me ne?! Kush, kush vallë? Doja t’i zhdukja gjithë këta “profesionistë” abuzues në botën moderne me një

grusht të hekurt imagjinar por ndjej frikë…nga përgjegjësia!

P.S. Do doja që dikush të replikonte, do doja një përgjigje nga këshilli pedagogjik, sa të përgjegjshëm janë ata në lidhje me ne dhe do t’ju

kërkoja më shumë përkushtim. Qëllimi im nuk është t’i godas, por realisht unë e ndjej për detyrë t’i them këto fjalë, diçka brenda meje kërkon ndryshim. Kërkoj mirëkuptimin e të gjithëve, sepse ashtu si do të formohet rinia sot, do të jetë shoqëria nesër! Brezit të ri i duhet kushtuar një vëmendje e veçantë dhe duhet të edukohet me vlera të veçanta, shpirtërore, jomateriale, të vërteta, se ato do ta shoqërojnë përgjatë gjithë jetës.

Na dërgoni krijimet, shkrimet, poezitë, pikturat, fotot tuaja nëse mendoni se ja vlejnë të botohen në gazetë. Na i dërgoni dorazi, hidhini në kutinë postare të gazetës ose në adresat e mëposhtme: E-mail: gazeta_nobel@yahoo.com Nr. cel.:0695230454


Përshëndetje! Unë që po ju shkruaj jam një nxënëse e klasës së dhjetë C. Rastësisht më ra në dorë Nr. 2 i gazetës së shkollës të cilën e lexova me shumë interes. Kam disa vërejtje të cilat po ua paraqis më poshtë: Së pari, materiali që lexova në gazetë m’u duk jo shumë i saktë (psh në faqen e parë thuhet se shkolla e parë shqipe është hapur para 117 vjetësh, kur në fakt, ajo është hapur para 123 vjetësh). Së dyti, në gazetë kishte gabime në të shkruar (fizonomi në vend të fizionomi, koherenc në vend të koherencë). Së treti, mendoj se që gazeta e shkollës të lexohet me interes nga nxënësit, duhet të ketë një paraqitje grafike më tërheqëse dhe duhet të ketë një numër më të madh kopjesh. E di që për realizimin e pikës së fundit nevojitet një sponsor, por nuk më duket e pamundur gjetja e tij. Do të më pëlqente që për botimin e gazetës së shkollës të jepja njëfare ndihme edhe unë.

Me respekt, Ema Qirjo

Si fillim, jemi dakord me vërejtjet që ju keni në lidhje me gazetën. Së pari, përsa i përket problemit në lidhje me shkollën e parë shqipe, është një material i marrë nga interneti dhe i përpunuar nga ana jonë për ta bërë atë sa më të kuptueshëm. Së dyti, përsa i përket gabimeve në shkrimin e fjalëve, keni të drejtë. Nuk e përjashtojmë problemin e mësipërm, por thjesht, atë nuk e kemi vënë re. Për këtë kërkojmë ndjesë. Gjithsesi, ju falenderojmë për kritikat tuaja të cilat ishin me vend dhe ishin shumë të drejta.


Na dërgoni krijimet, shkrimet, poezitë, pikturat, fotot tuaja nëse mendoni se ja vlejnë të botohen në gazetë. Na i dërgoni dorazi, hidhini në kutinë postare të gazetës ose në adresat e mëposhtme: E-mail: gazeta_nobel@yahoo.com Nr. cel.:0695230454

Të dashur lexues të gazetës Nobel! Gazeta dëshiron t’ju njoftojë për nismën e saj më të re:

Një konkurs fotografie! Çdokush që ka pasion fotografinë apo mendon se thjesht ka fotografuar një pamje mbresëlënëse, mund të na dërgojë një fotografi. Në çdo numër ne do të paraqesim në rubriken "Fotoja e muajit" një foto që do ta vlerësojmë si më të arrirën.

Mirëpresim fotot tuaja!

Redaktorë Ina Meco Rixhelsa Hajdini Iris Fili Iris Rezhda Jona Beqirllari Nergisa Agimi Xhensila Ulku Ermal Tarelli Thoma Koroveshi Jerina Cipi Arilda Hasan Anxhela Malelli Paraqitja Klarita Selimollari grafike: Përgjegjës Rezar Naco i botimit:


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.