GJEOPOLITIKA

Page 1

GJEOPOLITIKA Ndarjet teritoriale , influencat gjeo ­ politike , në Ballkan , sot , qëndroin mbi themele që kanë baza mbështetje dhe pika referimi , politika të ndjekura ngjatë vtiteve 1800.

Dalja e Anglisë nga BE-an , me çdo kosto qoftë , nuk është një hap drejt humnerës nga ana e Anglezve . Kush do qoftë , që do mendonte diçka të tillë , do ishte shum mendje lehtë ose nuk do ishte koherent me historinë e së kaluarës dhe me kushtet e reja , të krijuara në " tablonë e shahut " europian e atë botëror. Prania në BE , i privon mundësinë e një loje mes monedhave të shtypura , dhe gjendjes në thesar .Nuk mundë të ndarmarë veprime që bien ndesh me politikat ekonomike të unionit si dhe privon mundësitë për dallavere ekonomike me vendet e saja ish koloniale. Dëshira e Turqisë në rritje , për një influencim si dikurë në ish perandorinë Osmane , të quajtur sot me dogmën "Atdheu i Kaltër " që shtrin kufijtë e Turqisë , përtej kufijve të sajë natyral , që fillojnë e mabarojnë që nga Krimea , përgjat kufirit të Vienës ,duke perfshirë Bosnjën ,Kosovën , Maqedoninë e Veriut , ( bashkë me tokat dikurë shqiptare ) , Thrakën...e pse jo , dhe Pash Ali Manin e Vlorës , mbështeur tek ideologjia e vllazërimit Musliman. Kemi ringjalljen e epsheve Cariste të Rusisë për ri -kolonizim , te vendeve me origjinë sllave ,si dhe dominim të sajë nëpërmjet politikave ekspansioniste të mbështetuar tek forca dhe feja Ortodokse. Kapja e pikave apo kalimeve kyçe në mbarë globin , përbëjnë rëndësinë më të madhe , kalime apo pika këto që lidhen me transportin detar , ajror apo atë energjitik ,si gazsjellsat apo burime të ngjashme energjitike. Kemi një gjermani , që luan në shum tablo paralelisht , ku rolin kryesorë në politikën e sajë të jashtme , e zë rikuperimi i kohës së humbur , zhvillimi me hapa galopant i ekonomisë , e cila pësojë dëm të madh gjatë luftës së dytë botërore ,për ta ri sjellë atë si të barabartë në tavolinë e bisedimeve me superfuqitë e tjera , si të barabartë mes të barabartëve , në fushën e armatimit dhe atë të ushtrisë gjermane .Hapat e para , të suksesit kanë dhënë frytet e tyre , duke "ngulur mirë thonjtë" në Ballkan e sidomos në atë jugor. Kemi dhe fqinjin tonë Jugor Greqinë. Mos mendoj askush se grekët janë budallenj, apo injorantë. Ata janë shum të zgjuar dhe tinzarë .Aq shumë janë , sa shpesh të vënë ty , të prishësh shtëpinë tënde , për të ndrequr shtëpinë e tij . Dhe faktikisht kjo po ndodh , me refugjatët shqiptarë që jeton atje. Por ajo që donim të citojm është politka e sajë . Para 10 vjetësh filloj ashtuquajtura Krizë ekonomike në Greqi. Dhe vërteë besoni se Greqia kishte krizë ekonomike Reale , apo kokat që drejtojnë atë dhe ekonominë e sajë , konstatuan një RREZIK REAL TË MUNDSHËM , që do kishte pasoja katastrofike për ta ? Një ndër problemet më akute me pasoja të pa llogaritshme për greqinë është një ndëryrje ushtarke nga ana e Turqisë në ishujt grek në detin Egje . Ishuj ku sipas mardhënieve ndërkombëtare i japin greqisë dhe të drejta teritoriale të ujrave detar që kufizojn


këta ishuj.Pa përmendur këtu pasuritë e mëdha energjitike që ndodhen nën sipërfaqen e detit Egje. Zgjidhja urgjenete e emrit me Maqedoninë e Veriut , u bë për të vetmen arsye ,Mos izolimin e Greqisë nga pjesa tjetër e kontinentit , nëse do vazhdonte konflikt dhe me atë pjesë tjetër që kufizohet në veri të sajë , si dhe lidhja që do i mundësonte Aksi Ortodoks me Serbinë.Ndërkohë që me Bullgarinë kanë " paqe nën gjethet e fikut" bullgaria ka pasur gjithmon vështrim për nga Egjeu , dhe dëshirë për një dalje në detë. Ndërkohë që me shqipërinë ekziston dhe mbetet e hapur çështja Çame. Në këto kushte , si dikurë në 1830 , Grekët për tju IMPONUAR asë kohe Anglezve , njohjen si shtet , këkuan borxhë ndaj Anglisë , borxh me kushte koloniale , ( borxh i cili u shlye nga grekët në vitin 1991 në epokën e Andrea Papandreut ) solli si rezultat njohjen e greqisë si shtet , nga ana e Anglezve , ku këta të fundit të mos humbisnin paratë e dhëna borxhe greqisë . Pra borxhet e mëdha të mara nga grekët , i detyrojnë fuqitë e mëdha dhe BE-n , ta mbrojnë këtë të fundit , e si rrjedhojë këta mos humbasin parata e dhëna borxhë. ===================== Pyetja që lind për ne shqiptarët dhe politkanët shqiptar , për pedagogët që meren me çështjet gjeopolitke të vendit , për analistët ekonomiko - politik dhe ata ushtark : Kush është pozicioni i vendit në arenën ndërkombtare!!! Cili është pozicioni apo qëndrimi ynë , kur shihet një përgatitje globale për ndryshme rrënjësore !!! Çfarë përgatitjesh bëhen , duke nxjerrë mësime nga pësimet e historisë !! Sot konstatojm se punohet me zell , për të vënë në jetë nga ana e elitës politike shqiptare , shprehjen se armiku me i madh për shqiptarët janë vetë shqiptarët. Me keqardhje , kemi konstatuar se dhjetra familje me origjinë shqiptare në mbarë botën , familje me emër të dëgjuar , që t disponojnë miljona e miljona , të cilat i morën si bazë nga pikë nisja që quhej Arbëri , dhe një ndër shkaqet e largmit ishin mosmarveshjet , përçarjet mes shqiptarve siç ndodh rëndomë dhe sot. Dikush jashtë shqipërisë , ka gjetur tek temperamenti i shqiptarit atë që quhet krenari e sëmurë , pikën më të dobët tonën ,duke e shfrytëzon atë në dobi të interesave të tijë skllavëruse ndaj shqiptarëve të tjerë . Pra tek ne çdo gjë blihet dhe sh*tet....sa turp Ndërkohë që Grekët pranojnë të paguajn haraç , për gjithë jetën veç vendi i tyre mos ju cungohet. Nga Roland Bademi


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.