VESHTERSI MBI NJOHJEN - KUPTIMIN - PERCEPTIMIN E NE FUND RESPEKTIMIN E TERMIT DEMOKRACI

Page 1

VESHTERSI MBI NJOHJEN - KUPTIMIN - PERCEPTIMIN E NE FUND RESPEKTIMIN E TERMIT DEMOKRACI

Është fatkeqësi për të gjithë ne , kur shikon "përfaqsuesit" e popullit në parlamentin shqiptar, në politikën shqiptare në tërsi , të cilet jo vetëm kanë munges të theksuar në formulimin e deklaratve politike por dhe perceptimin dhe përmbajtjen e tyre politike . Injoranca po thyen " trarët " e politkës. Pa dituria është shtruar këmb kryq , në politkën shqiptare. Një pjesë e politikanve që kërkojnë ndryshime në qeverisjen e vendit si dhe në politkat që ndjek qeveria aktuale . i kërkojnë këto ndryshime me rrugë që nuk kanë asnjë të ngjarë me termin - kuptimin - perceptimin e fjalës Demokraci - Parlament Dialog . Rruga që ata preferojn , sepse aq dinë , në atë formë janë edukuar , dhe me mënyra se si reflektojn , më shum ka gjasa dhe ngjan me revolucionin komunist të Rusisë në 1917 , se sa me mënyrat demokratike parlamentare europiane të 2019. Këto mënyra , bëjn të mundur që të humbasë e drejta . Dhe të drejtë të keshë , metoda të kaluara , që nuk gjejn shembull , veçse në vendet ish- komuniste , bëjn të mundur siç e theksuam të humbasë e drejta e mijra e mijra shqiptarve , që vuajn politkat anti- popullore në vazhdim të ndjekura për vite me rradhë nga klasat politke shqiptare. Kjo kujt i shërben !!! Natyrisht që stafetat politike , japin e marrin mes palësh . Askush dhe askund nuk ka vëmendje për të përmirsuar diçka. Çdo gjë kryhet , nga spontaniteti , mediokriteti , taraflliku , miqësitë partiake e farefisnore , ku tek të gjitha këto mbizotëron perceptimi se kush është afër " mbretit " në rastin konkret , krerët e partive politike , do hajë një copë bukë . E pra , të dashur bashkatëdhetarë , me metoda të tilla , ku kujdesi përqëndrohet tek miku e taraffliku , e jo tek Ju o popull , nuk vazhdohet më. Kjo , pra është ajo që donim tju përshkruajm , se injoranca ka lekë , por nuk ka tru. Injornaca , vuri në përdorim mënyra të pa ligjshme për tu pasuruar , në kohën kur qeverisej shqipëria në emër të Demokracisë . Injorancës gjatë gjithë perjudhës pas komuniste , i " polli " gjeli vezë , dhe nga këto vezë kanë dalë zogjt e gjelave të politikës , anti shqiptare - anti kombëtare , që "cicëroin" në media , televizione , gazeta , portale për të "mirëmbajtur e ushqyer " konfuzionin e përçarjen mes shqiptarve . Pra , kur dikush apo disa , nuk arrijnë të kuptojnë nga paftësia dhe injoranca se çfarë është Demokracia dhe çfarë rrugësh alternative ka ajo , për zgjidhjen e problemeve , kjo është fatkesi që në ka mbirë në derën e gjithë secilit prej nesh . Nga ky fenomen nuk bëjm përjashtim askush prej nesh , sepse jemi ne , që me votën tonë , i dhamë mundësinë korrupsionit e injorancës , të në përfaqsojë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.