Beqir Berisha_KUJTESE E HIDHUR

Page 1

Beqir Berisha

Kujtesë e hidhur

Tetovë, 2010


Beqir Berisha

KUJTESË E HIDHUR

Tetovë 2010 1


Beqir Berisha

Korrektore: Lynkesta Hani Botues: Autori Shtypi: ÇABEJ Tetovë, 2010

2


KUJTESË E HIDHUR

Babait tim

3


Beqir Berisha

4


KUJTESË E HIDHUR

DY FJALË PËR LEXUESIN Para disa ditësh një ish gjimnazist i imi – gjenerata e 1968/69, në një bisedë rasti për situatën e rëndë politike në të cilën gjindet populli në tërë hapësirën e saj m’u drejtua me një pyetje: Ç’mendon, profesor, për gjendjen e sotme politike? Nuk më befasoi pyetja, sepse edhe si nxënës në një moshë shumë të re ishte brenda rrjedhave politike. Ti i ke lexuar, së paku disa nga librat e mia dhe mund të gjykosh se ç’mendoj unë. Krahaso situatën e sotme me kohën kur keni vepruar gjenerata e juaj dhe konkludo vet, iu përgjigja unë. Brezi i sotëm nuk mund të krahasohet me brezat e viteve të gjashtëdhjeta. Janë rrjedhat politike ato që konstituojnë pikëpamjet, bindjet, qëndrimet dhe Unin personal të njerëzve, në përgjithësi. Rrethanat e atëhershme politike kanë imponuar një karakter të tillë siç keni qenë ju si gjeneratë; revolucionarë; të vendosur, parimorë, trima e njerëz të sakrificës, ndërsa situata e sotme globale politike kërkon rini të këtillë siç po e sheh edhe ti. Nuk është faji te rinia, por te politika edukative, të cilës i duhen kosmopolitë, ose shprehur më vrazhdë njerëz pa boshtin kurrizor kombëtar. Do të bëhet më keq. Vetëm edhe pak, do të bëhet ende më keq dhe nëse vazhdon kështu, një ditë për dikë do të thonë ky e ka pasë të atin shqiptar. Më preke shumë keq, profesor, a je duke shkruar diçka? Asgjë iu përgjigja unë. Keq, ma ktheu ish nxënësi im, shkruani së paku ç’kemi bërë ne atëherë, le të dihet se kush çka ka dhënë për këtë popull. Më obligove të shkruaj edhe diçka për brezin tënd që mahniti politikanët e Maqedonisë dhe tronditi këtë godinë me 5


Beqir Berisha

vendosmërinë e guximin e treguar në ato rrethana aq të rënda. Do ta lexosh librin ku do ta gjejsh edhe emrin tënd. Ende pa u përshëndetur me ish nxënësin tim për të cilin kam respekt të veçantë fillova të mendoj për strukturimin e një libri të vogël xhepi sa mos të humben gjurmët e sakrificave të atij brezi të shkëlqyeshëm.

6


KUJTESË E HIDHUR

I PËRPJEKJA PËR MËSIMIN SHQIP Kishte kaluar gjysma e shtatorit e vitit 1963. Unë isha mësues në fshatin Xhepçisht. Një pasdreke, duke u kthyer nga puna, në një ëmbëltore në qendër të qytetit takova disa shokë, të gjithë mësues dhe të gjithë më të moshuar se unë. Pasi u përshëndeta, njëri nga ta mu drejtua. Kemi menduar diçka për ty dhe ti duhet të na dëgjosh. Enti pedagogjik i Rrethit të Tetovës ka shpallur konkurs për disa këshilltarë arsimi. Ti duhet të konkurosh. Mendojmë se i plotëson kushtet më mirë se shumë të tjerë. Në Këshillin për Arsim të Rrethit kemi disa njerëz që do të na dëgjojnë, tha njëri nga ta, Rijan Zejna. Nuk hezitova e as nuk u hamenda për të kaluar në një pozitë shumë më të lartë. Si mësues katër vitet e fundit isha cilësuar me notën “I dalluar” dhe isha kah fundi i provimeve të vitit të dytë të studimeve; pedagogji-filozofi. Nga Tetova ishim vetëm dy studentë në këtë degë. Konkurova u pranova dhe më 1 tetor fillova punën në këtë Ent që përfshinte kontrollimin e tri komunave: Mavrovë (atëherë kishte shumë banorë) Gostivar dhe Tetovë. Këtu do të më jepet rasti që ta kuptoj më mirë situatën politike, të bëj ndikim te arsimtarët dhe të njihem më mirë me disa rrjedha që bëheshin në dëm të shqiptarëve. Përballë diskriminimit – Nuk kaloi shumë kohë, një ditë mu dha rasti të shkoj në Gostivar, për të marrë ca informata e për të bërë ca vizita në shkolla. U informova se në këtë qytet vetëm gjimnazi punonte në gjuhën shqipe, ndërsa dy shkollat 7


Beqir Berisha

tjera të mesme: shkolla industriale dhe shkolla ekonomike vetëm në gjuhën “maqedonase”1. Hetova një padrejtësi të madhe, sidomos kur krahasoja se mbi 80% e popullatës së Gostivarit ishin shqiptarë. E njejta: gjendje ishte edhe në Tetovë por për këtë situatë ishim bërë tolerantë të gjithë tetovarët, pas shumë represioneve, dënimeve të rënda me burg dhe pas shpërnguljes masive për në Turqi. Në Tetovë, punonin katër shkolla vetëm në gjuhën “maqedonase”: shkolla bujqësore, shkolla tekstile, shkolla e mesme e mjekësisë dhe shkolla kimike (kuadro për fabrikën e “Jugohromit”). Gjimnazi punonte edhe në gjuhën shqipe që nga viti 1946 me një numër të vogël nxënësish në raport me numrin e madh të popullsisë. Këtë padrejtësi, krahas shumë padrejtësive të tjera e hetova që ditët e para të punës sime në këtë Ent, por më duhej ose të hesht ose të përballem me burgosje. Edhe Pleqësia (këshilli) e Rrethit e edhe ajo komunale vit pas viti e anashkalonin këtë problem në heshtje me analiza e raporte se situata në arsimin e mesëm është pa probleme. Këtë situatë e bisedonim me kolegun Tefik Osmanin, por nuk guxonim të ndërmarrim asnjë aksion, sidomos kur situata në Kosovë ishte ende e rëndë. Shpërthimi i durimit – Një ditë korriku të vitit 1967 gazetari i gazetës së atëhershme “Flaka e Vëllazërimit” Ali Aliu, sot akademik hyri në zyrën time, më kërkoi ca informata për gjendjen në arsim, meqë drejtorin e Entit Nuhi Besimi nuk e kishte gjetur në zyrë. Nuk ngurova ta informoj, meqë një gjë të tillë edhe e pritnja me padurim. Kur u bë fjalë për numrin e nxënësve në shkolla të mesme Ali Aliu, disi, u befasua nga numri shumë i vogël i nxënësve të arsimit të mesëm në gjuhën 1 Fjalët me prejardhje nga rrënja maqedon do të futen në thonjëza sepse

maqedonasit e sotëm kanë origjinë sllave dhe jo të etnisë antike. Ky ka qenë konfirmim edhe shkencor edhe politik gjatë gjithë shekullit të kaluar, që vërtetohet nga tekstet mësimore.

8


KUJTESË E HIDHUR

shqipe, në raport me numrin shumë të madh të nxënësve “maqedonas”: Atë vit shkollor në fillore kishte mbi 13.700 nxënës shqiptarë ndërsa rreth 6000 nxënës që kishin mësuar në gjuhën “maqedonase”. Pyetjes se ku qëndron shkaku i numrit të vogël të nxënësve shqiptarë në arsimin e mesëm unë me ëndje ju përgjigja se arsyeja qëndron në mungesën e paraleleve shqipe në shkolla të mesme. Unë, në bisedë me të, aludova në hapjen e paraleleve shqipe në të gjitha shkollat profesionale. Alarmi skandaloz – Ali Aliu pasi kishte kryer misionin e vet në Tetovë, në faqet e gazetës në fjalë në tri vazhdime botoi artikullin me titull atraktiv “Tetova shikuar së afërmi”. Në këtë artikull trajtohej diskriminimi i shqiptarëve në të gjitha fushat. Vazhdimi i tretë kishte të bënte me problemet e arsimit, informata këto që i kishte siguruar nga biseda me mua. Çështja u skandalizua. U debatua në Komitetin Komunal të Lidhjes Komuniste dhe në disa forume komunale përgjegjëse për situatën që u aktualizua në shtyp. Kundër meje u ngritë aktpadi në gjykatën komunale por pas një kohe ajo u tërhoq. Se ç’ndodhi në Shkup këtë nuk e di, as që e kam biseduar këtë problem me Ali Aliun edhe pse në Prishtinë një kohë kemi punuar në të njëjtën ndërmarrje “Rilindja”. Vetëm me hamendje mund të them se organet më të larta republikane ndoshta nuk shkuan mëtej për dy arsye kryesore: se pushteti i Shkupit ishte zënë me presh në dorë, sepse diskriminimi i shqiptarëve në asnjë mënyre nuk mund të arsyetohej. Dhe së dyti, sepse në Kosovë ishte krijuar një klimë shumë e favorshme për shqiptarët dhe në debate të ndryshme kërkohej shndërrimi i saj në republikë, duke u pavarësuar nga Serbia. Kjo atmosferë ishte rezultat i Plenumit të IV të Brioneve2, në të 2 Brionet ishin disa ishuj të bukur në bregdetin kroat ku kryetari jugosllav

Josip Broz Tito kishe rezidencën e vet. Në këto ishuj mbaheshin shumë mbledhje.

9


Beqir Berisha

cilin u dënua politika shoviniste serbomadhe e udhëhequr nga Aleksandar Rankoviqi – ministër i punëve të brendshme. Kështu pas një skandali alarmant në Tetovë e Shkup, kjo çështje shumë shpejt u hesht. A ka ndikuar në heshtjen e këtij problemi Lutfi Rusi kryeredaktor i gazetës, luftëtar i 1941 dhe njeri me autoritet të pakontestueshëm, për këtë nuk mund të them asgjë. Aksioni im personal – Vetëm pas një kohe të shkurtër çdo gjë u kthye në të zakonshmen sikur të mos kishte ndodhur asgjë. As në fushën e arsimit nuk ndërmerrej asgjë për t’u ndryshuar gjendja ekzistuese. As Komiteti, as Lidhja Socialiste, as Këshilli Komunal i Arsimit nuk ndërmorën asgjë. Mbretëronte një heshtje e përgjithshme. Në fushën e arsimit këtë heshtje e theva unë. Në mbledhjen që patëm në Ent, në të cilën u bë plani njëvjeçar i punës, unë propozova që ta analizoj gjendjen e arsimit të mesëm. Nuk pati kundërshtime. Të gjithë u pajtuan. Përpos Tefik Osmanit i cili tha se propozimi është shumë i qëlluar, të tjerët heshtën, sikur të jetë një problem shumë i zakonshëm edhe pse nuk kishin kaluar as dy muaj kur i njëjti problem u skandalizua. Unë, në bazë të numrit të nxënësve në fillore, në bazë të numrit që kryenin klasën e VIII (tetë) të fillores, pasi analizova të gjitha rrethanat dhe zhvillimet përgatita raportin me propozime konkrete. Në këtë analizë unë e anashkalova numrin e nxënësve, që te paralelet shqipe ishte dyfish më i madh, mbajta kriterin ekzistues, që edhe në gjuhën shqipe të hapen aq paralele sa në gjuhën “maqedonase”. Kështu, propozova që të hapen tri paralele në shkollën tekstile, po aq edhe në shkollën bujqësore dhe një paralele në shkollën e mesme të mjekësisë. Për këtë i njoftova edhe drejtorët e shkollave. Me drejtorin e shkollës së mjekësisë nuk pat nevojë të bisedoj, meqë paralelja shqipe u formua që në qershor të vitit 10


KUJTESË E HIDHUR

1968 pas një presioni që u bë në Kuvendin komunal nga këshilltarët Sali Saliu dhe Latif Ibrahimi. Drejtori i shkollës së mesme bujqësore Sanko Sankovski nuk kundërshtoi fare madje u shpreh se do t’i pranojë të gjithë që do të paraqiten. Pyka hasi në gozhdë te shkolla e mesme tekstile. Drejtori i kësaj shkolle në fillim heshti, ndërsa më vonë jo vetëm që nuk do të pranojë asnjë nxënës shqiptar, por haptazi do të deklarojë se në këtë shkollë nuk do të pranohet asnjë shqiptar. Maratona pas vendimit – Në qershor të vitit 1968 Këshilli i arsimit komunal e miratoi analizën e Entit Pedagogjik të përgatitur nga unë dhe mori vendim për hapjen e paraleleve shqipe. Ky vendim, si propozim i kaloi Kuvendit Komunal të Tetovës, i cili në seancën e radhës e miratoi pas shumë kundërshtimeve nga këshilltarët “maqedonas”. Në këtë mënyrë Enti Pedagogjik kreu punën e vet profesionale, Këshilli komunal i arsimit kreu punë e vet teknike, ndërsa Kuvendi atë politike. Kështu realizimi i këtij projekti i ngeli seksionit për arsim, ku kryeshef ishte Momir Merxhanovski, ndërsa referent përgjegjës për administrim Abdyrahman Tresi. Që puna më vonë do të marri përmasa të jashtëzakonshme deri në protesta të nxënësve të gjimnazit, faji është te rezistenca që do të bëjë Momir Merxhanovski dhe mosangazhimi i Abdyrahman Tresit i cili nuk bëri asgjë, nuk e dha as kontributin minimal nga ajo që mund të bënte si përgjegjës për zbatimin e vendimit të Kuvendit të Komunës. Tresi, padyshim, mban përgjegjësi të madhe për të gjitha pasojat e mëvonshme për këtë çështje. Në shkollën e mjekësisë nxënësit ishin pranuar. Në shkollën bujqësore nuk ish paraqit numri i mjaftueshëm për të formuar qoftë edhe një paralele, ndërsa drejtori i shkollës tekstile ishte këmbëngulës se nuk do të hapi paralele në gjuhën 11


Beqir Berisha

shqipe, madje se nuk do të pranojë shqiptarë edhe në paralelet “maqedonase”. Puna për zbatimin e vendimit, tashmë nuk i takonte Entit, por seksionit për arsim, ku kryeshef ishte Momir Merxhanovski, ndërsa referent administrativ Abdyrahman Tresi. Çështjen e rezistencës në shkollën tekstile e diskutova shumë herë me Tresin, ndërsa një herë edhe me Merxhanovskin, edhe pse kjo punë tashmë nuk më takonte mua. Merxhanovski, një herë me nervozë ma ktheu gjatë bisedës. “Kjo tashmë nuk është punë e juaj (e kishte fjalën për Entin Pedagogjik). Kjo është puna jonë, prandaj nuk ka se çka të përziheni në çështjet tona. Tresi nga ana e tij frigohej të thoshte qoftë edhe një fjalë rreth problemit. Vetëm heshtte duke bërë manevrime për ta devijuar problemin e bisedës. Pas një pritje të gjatë: qershor-korrik dhe pas një heshtje të gjatë të Tresit rreth këtij problemi unë një ditë në fillim të gushtit shkova te Xhemajli Vejseli, sekretar i Komitetit Komunal të Lidhjes së Komunistëve. Ai më priti mirë, sepse edhe ishim takuar dhe biseduar disa herë për studimet. Me të e bisedova problemin e rezistencës që bëhet në shkollën tekstile. Nuk më kundërshtoi; vetëm më tha se do të interesohet të bëj diçka. Kah fundi i gushtit Tefik Osmani më propozoi që edhe një herë të shkojmë të bisedojmë me drejtorin e shkollës tekstile. Ai propozoi që ta marrim edhe Abdyrrahman Tresin, edhe pse unë isha kundër. Defakto Tresi erdhi me ne, por vetëm si figurë. Tërë bisedën me drejtorin e shkollës e bëri Tefik Osmani. Tresi heshte, ndërsa unë e shikonja drejtorin me ironi. Më në fund drejtori i shkollës shpërtheu duke thënë se unë kam urdhër që mos të pranojë asnjë shqiptar. Unë u çova në këmbë iu afrova atij te tavolina dhe me gishtin tregues, të cilin ia afrova pranë fëtyrës i thashë: shikom mua, unë personalisht do ta bëj problem më të madh politik në Maqedoni, nëse brenda 12


KUJTESË E HIDHUR

javës nuk fillon mësimi edhe në gjuhën shqipe dhe dola nga zyra. Pas meje dolën edhe Osmani edhe Tresi. Po atë ditë unë shkova në gjimnaz për t’u takuar me Xhevahir Shaqirin, zëvendës drejtor i gjimnazit. E pyeta atë se a ka nevojë gjimnazi për profesor të filozofisë. Ai u gëzua, sepse një kuadër i tillë i mungonte gjimnazit dhe më tha që ta paraqes kërkesën aty për aty. Pas disa ditësh, përkatësisht më 1 shtator unë fillova punën në gjimnaz. Ditën e fundit të muajit shtator më duhej të shkoj me nxënësit në ekskursion nëpër Jugosllavi. Kah data 12 tetor (e shtunë) u kthyem nga ekskursioni. Të hënën isha në mësim. Të hënën pas mësimit pata një takim me Baki Bajramin dhe Hasan Ibrahimin, që të dy nxënës të klasës së IV. Baki Bajrami njëkohësisht ishte edhe kryetar i rinisë së gjimnazit. Me ta e bisedova problemin e shkollës tekstile, e bëmë planin se si do të veprojmë. Të nesërmen ditën e martë më 15 tetor Bakiut ia dorëzova një letër në tri kopje për t’u dorëzuar kryeshefit për arsim, Komitetit Komunal të Lidhjes Komuniste dhe Komitetit të Rinisë të Komunës. Në letër theksohej se nxënësit shqiptarë të gjimnazit do të protestojnë me bojkotimin e mësimit në qoftë se brenda tri ditësh nuk fillon mësimi i paraleles shqipe në shkollën tekstile. Tronditja pas protestës – Këtë kërkesë organet përkatëse nuk e përfillën e as nuk e trajtuan si serioze. Por ndodhi ajo që nuk pritej nga ta. Njëkohësisht ndodhi edhe ajo që e pritnja unë. E dinja se rezistenca do të vazhdojë. Ditën e premte më 18 tetor u bojkotua mësimi. Të nesërmen e shtunë shkolla tekstile i lajmëron të 37 nxënësit shqiptarë që ishin refuzuar që të hënën më 21 tetor në orën 8 të paraqiten në shkollë. Po këtë ditë nënkryetari i komunës Servet Saliu i thirri në zyrë të vet Baki Bajramin bashkë me të gjithë kryetarët e paraleleve shqipe. Në bisedë me ta nënkryetari i 13


Beqir Berisha

komunës zhvillon me nxënësit një bisedë gjysëmhetuese e gjysëminformative. Në fillim u thotë se keni bërë një akt të mirë që keni reaguar në atë mënyrë, se me këtë veprim keni manifestuar një pjekuri politike dhe se në situata të tilla duhet të reagohet. Por ai vazhdon edhe më tej, se kanë qenë të manipuluar, të gënjyer, sepse nxënësit shqiptarë janë në mësim dhe nëse doni mund të shkoni në shkollë të konstatoni gjendjen faktike. Se brenda 24 orësh ndryshon situata, këtë as që e kisha imagjinuar. Parashikoja një ndryshim të trajtimit të problemit, por se kjo ngjarje do t’i trondit aq shumë përgjegjësit e diskriminimit këtë nuk e kisha parashikuar. Ditën e martë më 22 tetor në gjimnaz erdhën disa gazetarë të gazetave të ndryshme dhe të mediumeve elektronike. Nga Prishtina erdhi Nehat Islami, gazetar i gazetës “Rilindja”, i cili bisedoi edhe me Baki Bajramin. Në shkollën tekstile nxënësit shqiptarë vijonin mësimin. Në gjimnaz kishim një heshtje, kolegët e dinin se unë jam në rrezik dhe ca prej tyre vendosën të më japin një mbështetje duke e arsyetuar bojkotin e mësimit. Një grup i përbërë nga Sabija Rexhepi, Muedin Hadri, Qerim Arifi, Nexhbedin Hyseini dhe Ali Vishko shkuan në Komitetin Komunal për të protestuar kundër rezistencës që u është bërë shqiptarëve. Diskutimi në gjimnaz – Në gjimnaz ishte një heshtje e madhe edhe pse mësimi zhvillohej normalisht. Shokët pritnin se diçka do të ndodh me mua, edhe unë pritja burgosjen, megjithëse e kisha një xhoker që e mbanja fshehur. Në qytet u takova me Xhemaludin Hajrullahun, antar i Komitetit Komunal. Ai më njoftoi se Komiteti ka formua një komision hetues për ndriçimin e rastit dhe për marrjen e masave. Takova edhe Vehbi Lumën. Ai më tha: “përgatitet arrestimi yt, por qëndro se unë do të organizoj një demostratë të madhe”. Ditën 14


KUJTESË E HIDHUR

e fundit të mësimit, të premten në mbrëmje, do të thotë pas mbarimit të mësimit, drejtori i shkollës Metodie Paçaxhiev, i ardhur andej afër kufirit bullgar nga Maqedonia Lindore thirri mbledhjen e kolektivit duke theksuar se të pranishëm do të jenë edhe disa politikanë dhe se do të bisedohet për ngjarjet e fundit në gjimnaz. Të pranishëm në mbledhje ishin Konstantin Mihajllovski, kryetari i komunës Xhemajli Vejseli, sekretar i komitetit dhe Momir Merxhanovski kryeshef për arsim. Pas fjalës hapëse të drejtorit të shkollës fjala iu dha Konstadin Mihajllovskit. Ai foli me një fjalor diplomatik dhe në një stil të rrallë, duke theksuar se rezultatet e gjimnazit janë shumë të mëdha, sidomos në forcimin e vëllazërimit dhe bashkimit, devizë e njohur dhe shumë bajate e demagogjike e politikës pansllaviste. Por sot ky gjimnaz ra nga provimi, theksoi ndër të tjera në fjalën e tij të gjatë me theks të veçantë për të bindur profesorët shqiptarë. Pas tij e mori fjalën Xhemajli Vejseli. Ai qe më i ashpër, më konkret, foli më pak dhe akuzoi direkt. Ne e dimë organizatorin e protestës dhe nuk kemi ardhur këtu për të bërë debate. Ai do të ketë punë me organet e policisë dhe të drejtësisë. Ne kemi ardhur për t’u tërhequr vërejtjen, theksoi Veseli, që gjëra të këtilla të mos përsëriten. Këtu është një njeri që e prish rininë dhe ai do të përgjigjet para gjyqit. Unë me padurim pritnja që ta mbarojë fjalën ai, për të nxjerrë xhokerin nga xhepi. Ramadan Sinanin e ndjerë e kisha në krahun e majtë, ndërsa Muedin Hadrin e ndjerë në krahun e djathtë. Muedini hetoi se unë po përgatitesha ta marr fjalën, me zë të ulët më pëshpëriti: “më butë”. Derisa dy të parët folën ulur rreth tavolinës tejpërtej sallës së madhe të arsimtarëve, unë u çova në këmbë. Të gjithë e dinin se unë jam ai që akuzohem dhe pritnin me padurim se çdo të them. 15


Beqir Berisha

– Dikur e kanë akuzuar Sokratin se e prish rininë e Athinës, fillova unë. Ai para gjykatës deklaron: nëse jam unë ai që e prish rininë, ndërsa të gjithë qytetarët tjerë veprojnë në edukimin e drejtë të saj, shteti i Athinës është shumë i fuqishëm. Një njeri nuk mund të bëjë asgjë, në raport me atë që mund të bëjnë të gjithë. Shoku sekretar (aludova te Xhemajl Vejseli) qe shumë konkret. Ai aludoi te unë, sepse me të para disa muaj e kam biseduar këtë problem. Por një gjë këtu është shumë e qartë. Për paralelen shqipe në shkollën tekstile diskutohet jo më pak se 14 muaj dhe se për hapjen e kësaj paraleleje është marrë vendimi edhe nga Këshilli për Arsim edhe nga Kuvendi i Komunës. Për mua Kuvendi është shtet dhe unë jam përpjekur për të vënë në zbatim një vendim të shtetit. Në këtë rast, nëse dikush duhet të burgoset, ai është drejtori i shkollës tekstile që ka kundërshtua këtë vendim. Këto fjalë ishin një bombë për të tre përfaqësuesit politikë që i paralizoi për të më kundërshtuar. Megjithate, shumë shpejt, më ndërhyri Veseli: ke të drejtë në këtë rast, por jo në këtë mënyrë. Mos më ndërpre i thash se kam ende për të thënë. Rininë nuk e prishi unë, por e tërë ajo që ndodh rreth nesh. Drejtori i internatit në shkollën bujqësore ka organizuar nxënësit “maqedonas” për ta rrahur një nxënës shqiptar i cili ka qenë i shtrirë 6 ditë në shok-dhomë, profesori i gjimnazit e shqelmon një nxënës shqiptar, i cili rëzohet shkallëve dhe lëndohet. Profesorit nuk i jepet asnjë vërejtje, edhe pse ka qenë fajtor, ndërsa nxënësi dënohet me dy muaj burg fare pa argumente. Përmenda edhe një ngjarje tjetër dhe nuk desha të vazhdoj mëtej. Xhemajli Veseli e mori fjalën edhe një herë gjoja për ta zbutë atmosferën e krijuar e për ta fajësuar edhe drejtorin e shkollës tekstile si dhe për të premtuar se do të hetohen më mirë rastet që i përmenda. Por e tërë që tha ai ishte vetëm një 16


KUJTESË E HIDHUR

shpërlarje e asaj që kishte thënë dhe tërheqje indirekte e akuzës së gabuar. Duke lëkundur kokën bëri një gjest gjoja duke më dhënë të drejtë. Në këtë mënyrë fjala ime akuzuese kundër drejtorit të shkollës tekstile ishte një argument shumë i fuqishëm. Ai qe një xhoker që paralizoi tentimin e mëtejmë të fëlliqtë për realizimin e planeve komplotiste kundër meje. Me hapjen e paraleles shqipe në këtë shkollë profesionale unë bëra një punë të mirë, sepse ata që kryenin shkollën parashiheshin si punëtorë të kualifikuar në Fabrikën e Tekstilit në Tetovë. Kjo ishte edhe arsyeja që bëhej rezistencë aq e madhe që të mos hapen paralelet shqipe. Unë për këtë arsye erdha në gjimnaz. Dhashë dorëheqje nga pozita e këshilltarit me një pagë më të mirë vetëm për ta organizuar protestën. Këtë e realizova, pa pasoja të rënda. Kështu mendova në fillim, meqë nuk u ndëshkova për atë që ndodhi atë ditë. Por kjo nuk zgjati shumë. Armiku i popullit shqiptar punonte nën tokë si urithi. Për atë që do të ndodhë më vonë do të bëj fjalë në vazhdim. E tërë kjo që ndodhi rreth hapjes së paraleles shqipe në Shkollën tekstile ndoshta nuk do të kishte ndodhur dhe punët do të merrnin kahe tjetër, sikur Abdyrahman Tresi ta kryente me zell punën e vet. Ai nuk u angazhua fare edhe pse ishte përgjegjës për zbatimin e vendimit. Ai nuk e aktualizoi rezistencën në Këshillin e Arsimit. Nuk u shqetësua fare se ç’po ndodh dhe pse ndodh ashtu. Tresi qëndronte në zyrën e vet fare i pashqetësuar për atë se ç’ndodh me nxënësit shqiptarë edhe pse paguhej për atë punë edhe pse ishte një obligim zyrtar i tij. Ai ishte apo nuk ishte vetëdijshëm, për këtë nuk mund të flas, por atë fare nuk e brente ndërgjegjja për papërgjegjësinë e vet, se paguhej për të mos bërë asgjë në favor të shqiptarëve. 17


Beqir Berisha

Përcjellja e pahetuar ~ Unë vazhdova të punoj në gjimnaz si të gjithë të tjerët. Nuk hetoja se përcillem apo bojkotohem as në lokalet e shkollës e as jashtë saj. Vetëm një arsimtar – profesori i gjuhës dhe i letërsisë “maqedonase” nuk u përshëndette tashmë me mua. Nuk shkoj shumë kohë zëvendës drejtori i gjimnazit të Gostivarit më thiri që edhe atje të ligjëroi filozofinë dhe sociologjinë, meqë arsimtarin e deriatëhershëm Zija Karpuzin e kishin larguar për arsye se ishte pa kualifikime të duhura. Disi ma regulluan që atje të punoj pasdreke. Pas disa ditësh më thirri edhe drejtori i Universitetit popullor Branko Shtakle që t’i marr orët e sociologjisë në gjimnazin e mbrëmjes për të rritur. Këto shërbime që m’i bënë unë i mora si gjest i mirëpritjes dhe i mirëtrajtimit e rehabilitimit. Do të bëhet vonë kur do t’i kuptoj se këto “shpërblime” kishin qenë kurthe të kurdisuar që unë të bëj edhe ndonjë pamaturi tjetër për ta mbush kupën për arrestim. Nuk hetonja se përcillem por isha mashtruar. Më vonë gjatë hetimeve në burg do të ma thonë haptazi: “të kemi përcjellë në çdo hap, në çdo skutë dhe e dimë me të gjithë që je takuar”. Refuzimi i ilegales dhe demonstrata – Në mbrëmjen e 22 dhjetorit Faik Mustafa student në fakultetin filozofik në Beograd dhe Abdyl Selami mësues erdhën si mysafirë te unë. I pritëm me vllaun Enverin, meqë jetonim bashkë dhe bëmë muhabet një kohë bukur të gjatë në atë natë dimri të vititi 1968. Ata kishin ardhur për një qëllim të caktuar e të guximshëm, por ende më të rëndë për mua. Faik Mustafa e parashtroi problemin i pari. Ne, tha ai, kemi ardhur për një punë serioze. Ju e dini e kish fjalën për mua dhe vëllaun se ekziston organizata ilegale e Mehmet Gegës dhe se jemi takuar disa herë. Në takimin e fundit Vebi Luma u fjalua me 18


KUJTESË E HIDHUR

Gegën, kryetarin e kësaj organizate, i prishi marrëdhëniet me te dhe dha dorëheqje. Ne kemi menduar se më i përshtatshëm për të udhëhequr këtë organizatë do të jeshë ti duke m’u drejtuar mua. Mustafa tregoi edhe disa arsye pse kish ndodhur ky incident, por më duken si joserioze dhe nuk dyshova se mund të ketë diçka të dyshimtë se ndoshta organet e kanë hetuar punën ilegale të kësaj organizate. Pa hyrë në analiza të tilla unë refuzova që në fillim. Për këtë çështje, nuk dua të flas fare u thashë që në fillim. Të gjithë ata që kanë formuar organizata të tilla kanë përfunduar në burg pa bërë asgjë. Ky ishte qëndrim që paraqita unë. As në Kosovë sot nuk veprohet ilegalisht. Që nga Fadil Hoxha e deri te mësuesi i fshatit, të gjithë punojnë legalisht për ta avancuar statusin tonë në kuadër të Jugosllavisë thashë unë ndër të tjera. Unë vazhdova të jap shumë sqarime e shembuj për t’i bindur dhe arrita disi që influenca e ime të ndikojë dukshëm për neutralizimin e mëtejmë të një aktiviteti që mund të hetohet nga organet e të jemi pre pa bërë asgjë. Organizata në fakt ishte zbuluar dhe përcilleshin lëvizjet e anëtarëve të saj. Faiku shpalosi edhe një plan tjetër, pasi unë e refuzova planin për të cilin kishin ardhur. Pasi tregoi për takimet që kishte pasur në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, për pjesëmarrjen në demostratat e Beogradit, për lidhjet që kishte me studentët nga Kosova, u ndal të rëfejë për realizimin e një ideje që e kishin projektuar me dy studentë nga Gjakova Agim Jaka dhe Ibrahim Rudi, të cilët u burgosën dhe u dënuan bashkë me të tjerët e organizatës së Mehmet Gegës. Plani ishte që të organizohen demonstrata në muajin maj të vitit vijues në të gjitha qytetet shqiptare nën sundimin jugosllav. Me këtë propozim unë isha dakord dhe nuk e kundërshtova, edhe pse nuk e konsiderova si të arsyeshme meqë tashmë demostrata të tilla ishin organizuar në 19


Beqir Berisha

disa qytete të Kosovës. Ato mund të vazhdonin vetëm në Maqedoni me qëllim të avansimit të çështjes sonë edhe në Maqedoni. Unë kështu mendoja. Por nuk ndodhi ashtu. Në Kosovë ato i favorizuan shqiptarët, duke i dhënë një mbështetje të fuqishme politikës zyrtare të Kosovës për avansim të mëtejmë të pozitës së shqiptarëve. Në Maqedoni ndodhi e kundërta pas demonstratës që u bë para kohe. Udhëheqësit shqiptarë në Maqedoni i shfrytëzuan demostratat për avansimin personal të karierës së tyre dhe për ndëshkimin e skajshëm të popullit shqiptar. Në Tetovë u dënuan mbi 300 vetë në gjykatën për kundërvajtje, ndërsa rreth 50 veta ishin në Shkup me dënime nga 1 deri 7 vjet, që do të thotë dhjetëfishi i të burgosurve në Kosovë. Në tërë qytetet shqiptare në Maqedoni, sidomos në Tetovë do të merren masa shumë të ashpra kundër shqiptarëve. Me qindra shqiptarë do të përjashtohen nga puna dhe nuk do të pranohen të tjerë, paralelja shqipe në shkollën tekstile do të mbyllet vitin pasues, do të hapet një paralele në gjuhën turke pranë gjimnazit të Tetovës me 17 nxënës, shumica e tyre pa ditur as gjuhën, do të zvogëlohet ende më shumë numri i nxënësve në gjimnaz, do të rivendoset një regjim shumë i ashpër policor për t’i frikuar shqiptarët. Të gjitha këto masa do të synojnë të rinisin shpërnguljen në Turqi, por në fakt do të dështojë, vetëm në saje të politikës që ndiqej në Kosovë. Kosovën ato vite shqiptarët e konsideronin si shtet të dytë shqiptar dhe një numër i konsiderueshëm intelektualësh u punësuan në këtë pjesë të Shqipërisë. Ti kthehem edhe një herë problemit të demostratës. Ajo nisi si protestë dhe krejtë rastësisht pas grisjes së flamurit tonë kombëtar. Por pikërisht në këtë rastësi qëndron thelbi i asaj që kish ndodhur para demostratës dhe që do të ndodh pas saj. Te “maqedonasit” ishte akumulluar një urrejtje e madhe ndaj 20


KUJTESË E HIDHUR

shqiptarëve deri në atë shkallë saqë nuk mund të pajtoheshin edhe të na shohin si gjallesa. Këtë e ka shpreh publikisht një i dënuar në burg me fjalët: “Ju shqiptarët jeni fajtorë edhe me vet faktin që jeni gjallë e që jetoni në tokën tonë e që thithni ajrin e Maqedonisë.” Ju duhet të kaloni nga 5 vjet burg vetëm se jeni gjallë.” Natyrisht, ky është një rast, por ajo që ndodhi ato ditë pas demostratës me rahjet e shqiptarëve rrugëve të qytetit pa asnjë arsye e dëshmon këtë fakt. Pas protestës në mbrëmje, të cilën e filluan mjekët Mahmut Bajraktari dhe Harun Lusnja si dhe arsimarët Salajdin Hyseni e Abdullah Kalishta, disa nga të rinjtë që ndodhin aty, sidomos Sejfulla Zylbehari me vllaun e vet Neshat Zylbeharin e shumë të tjerë do të jenë më radikalë. Sejfulla Zylbehari, i njohur me nofkën Sefa, disident i njohur, i dënuar më parë në ushtri dhe veteran i burgut të Goli Otokut famëkeq me zë të lartë brohorit që të nesërmen të vazhdojë protesta. Të nesërmen gjatë gjithë paradrekës njerëzit lajmërojnë njëri-tjetrin për t’u mbledhur në sheshin e qytetit. Nga bisedat që bëheshin në burg më vonë, u konstatua se rol të madh në grumbullimin e fshatarëve kanë luajtur Sali Bakiu nga Reçica Ismail Saliu nga Gradeci, Sefa me vllaun e tij dhe shumë arsimtarë e nxënës si Ismail Eminin i cili u dënua me 5 vjet burg, Ahmet Zeqiri, Hamit Saliu, Hasan Ibrahimi e shumë të tjerë, zanatçi, bujqë etj. Demostratës i bashkangjiten edhe shumë qytetarë. Grumbullimi i qytetarëve është njëra anë e asaj që ndodhi më 23 dhjetor. Por ajo që do t’i japi ngjyrë organizative do të jetë kontributi i Faik Mustafës me shokë, i cili gjatë gjithë ditës do t’i shkruajë parollat me shokë në librarinë “Rilindja” dhe do të bëjë edhe organizime të tjera. Kontributi i tij në këtë moment ka qenë i madh për t’i dhënë kësaj demostrate karakterin e 21


Beqir Berisha

organizuar. Ndërsa ai që i dha një ton të veçantë të gjallë kësaj demostrate ishte Sejfulla Zylbehari, i cili ishte vërtet lokomotiva e kësaj demostrate. Këtu qe edhe arsyeja që të dy këta morën dënimet më të rënda. Faiku u dënua 5 vjet e gjysmë, ndërsa Sefa me 5 vjet burg. Demostrata filloi në orën 12. Unë isha në mësim. As nuk e dinja se jashtë përgatitet diçka aq serioze. Diçka para orës 12 arsimtari i gjimnazit Qerim Arifi hyri në klasën ku isha duke mbajtur mësim dhe më pëshpëriti me zë të ulët “Jashtë përgatitet demostrata, ti mos dil se je në sy dhe ndiqesh, ke kujdes se si do të veprosh. Sa doli Qerimi nga klasa nxënësit reaguan: “profesor do të ketë demostrata, ndërpreje orën e mësimit". Por shpejtë ra zilja dhe nxënësit të gjithë dolën me çantat në dorë dhe nuk u kthyen. Pas tyre dola edhe unë. Gjatë rrugës për në qendër takova dy grupe të mëdha që shkonin në drejtime të kundërta: njeri grup shkonte drejtë shërbimit për punë të brendshme, tjetri ishte nis për në qendër të qytetit. Këtu më duhet të theksoj se siç rrëfen Ahmet Zeqiri, profesorët Qerim Arifi, Sabiha Rexhepi, Ali Hadri, Ali Vishko dhe Ahmet Abdullahu, Xhevahir Shaqiri, Ruzhdi Zeqiri etj. në një mënyrë i kanë nxitur nxënësit direkt apo indirekt që të dalin në demonstrata, ndërsa profesori Ramadan Sinani u ka prirë nxënësve, ku në ballë kanë qenë klasa IV-7. Siç rrëfen sot Ahmet Zeqiri, djal i Mahmut Zeqirit njërit nga iniciatorët e formimit të Shoqatës "Besa" më 1936, nxënësit e gjimnazit, ishin organizuar për të dalë në demostrata. Nga të gjitha klasët që kanë qenë para dreke në mësim rrëfen Ahmet Zeqiri më aktive ka qenë klasa IV7. Nxënësit e kësaj klase që para orës 12 që të gjithë e lëshojnë mësimin dhe dalin në qytet për të parë se ç'ndodhë. Formojnë grupin organizativ të përbërë nga nxënësit Islam Beqiri, Ahmet Zeqiri, Baki Bajrami, Mursel Pajaziti, Ymer Kurtishi, Vullnet Palloshi 22


KUJTESË E HIDHUR

dhe Kadir Shabani. Islam Beqiri futet në punëtorinë e Ali Palloshit dhe aty i shkruan parrollat, ndërsa të tjerët vendosin që të kthehen në gjimnaz t'i marin edhe nxënësit tjerë dhe nën udhëheqjen time të marshojnë në qytet. Rastësisht aty qëllon arsimtari Qerim Arifi të cilit ia komunikojnë veprimin që duan të bëjnë. Aty për aty Qerim Arifi u tërheq vërejtjen që mos ti ngarkojnë profesorët me organizimin e demostratës dhe të mos më përziejnë mua në këtë organizim. Kur hyri Qerim Arifi te unë në klasë këtë nuk ma kumtoi mua. Ai vetëm më tha ki kujdes se të presin ty të dalësh në ballë të demostratës. Në rrëfimin e tij Ahmet Zeqiri njëri nga demostrantët më të dalluar që u dënua me dy muaj burg nga gjykata për kundërvajtje ky grup kish vendosur që të kthejë në gjimnaz dhe t'i marrë të gjithë nxënësit në demostrata. Por shumica e tyre tashmë ishin duke dalë nga shkolla dhe ishin nis për në qendër. Midis tyre u dallua nxënësi i klasës II-7 Rexhep Hasani. Nga qytetarët në demostratë u dalluan Faredin Hyseini që u dënua me dy vjet burg, Sami Numani që poashtu u dënua nga gjykata për kundërvajtje për arsye fotografimit që u bënte demonstrantëve Nafi Baftjari nga Reçica, i cili u kacafyt me policët. Kërkoj ndjesë për ata që nuk përmenden këtu pasi ka kaluar një kohë e gjatë dhe tashmë nuk më kujtohen. Në mënyrë të veçantë nga qytetarët më duhet ta dalloj Sejfulla Zylbeharin i cili në një moment brohoriti "Rroftë Shqipëria", "Rroftë Enver Hoxha". Ne që ishim afër i tërhoqëm vërejtjen se kjo është në dëmin tonë dhe nuk vazhdoj më. Nga nxënësit e gjimnazit shumë agresiv ishin Hasan Ibrahimi, Hamit Saliu, Fadil Lushi, Islam Beqiri, Selim Ceka, Rexhep Hasani, Isak Loku e të tjerë. Ahmet Zeqiri rrëfen se Selim Ceka ngriti flamurin në Komitet ndërsa Hamit Saliu ishte dënuar me dy vjet burg dhe vuante burgun me mua në Shkup pikërisht për ngritjen e flamurit. Nga 23


Beqir Berisha

ana tjetër Shefajet Sherifi akuzohej poashtu për ngritjen e flamurit prandaj është e paqartë se cila variantë është më e saktë. Kur përmenden demostrantët kërkojë ndjesë nga ata që kanë qenë në ballë e nuk përmenden në këto kujtime. Kanë kaluar shumë vjet gjërat janë harruar ndërsa nga më aktivët shumica nuk janë gjallë për të marrë informata dhe për ti bërë konsultimet. Unë vazhdova për në qendër. Aty kishin filluar të grumbullohen qytetarë e fshatarë të rinj e pleq. Gradualisht u mbush i tërë sheshi i madh i Tetovës. Policia rinte në gadishmëri të plotë, ndërsa nga Shkupi shkarkoheshin njëra pas tjetrës furgona me policë. Pas orës 15 situata u shkallëzua, filluan brohoritjet e demostrantëve, Sefa ngriti flamurin kombëtar në qendër. Në përgjithësi u krijua një atmosferë e paparë në Tetovë as para 1968 e as deri ditët e sotme. Policia rinte në gadishmëri përgjatë trotoareve duke pritur urdhërin. Kur filloi errësira e mbrëmjes dhe kur sheshi kishte përafërsisht mbi 30.000 demostrues një zyrtar nga një dritare e një soliteri me megafon lajmëroi se pas pak fillon ora policore dhe se policia do të zbatoi urdhërin për të rivendosur rendin. Lironja sheshin sa më shpejtë theksoi ai. Menjëherë filluan britmat e mëdha, por edhe demostruesit filluan të largohen. Unë nuk ndodhesha në ballë të demostruesve, por dola bashkë me disa intelektualë. Gjatë largimit nga sheshi befas më doli Sefa përpara dhe më kërkoi 3000 dinarë për të ikur. Ishte me vëllaun e vet Neshatin dhe dy të tjerë. Ia dhashë dhe u përshëndetëm. Unë u ktheva në shtëpi dhe pritnja arrestimin edhe pse nuk isha as organizator e nuk kisha qenë në ballë të demostratës.

24


KUJTESË E HIDHUR

II ARRESTIMI, HETIMET DHE GJYKIMI Që nga 23 dhjetori i 1968-tës deri më 18 shkurt të vitit 1969 unë për çdo ditë pritnja arrestimin tim. Një muaj e gjysmë më lanë “të lirë” nën presion të rëndë psikik. Gjatë kësaj kohe përhapeshin lajme se dënimet do të shkojnë deri në 15 vjet. Shpesh dëgjoheshin deklarata se kryesorët ende nuk janë arrestuar, se ideologët e demostratës ende nuk janë kapur. Më 18 shkurt në orën 6.30 dy inspektorë, dy policë të armatosur dhe dy dëshmitarë të lagjes hynë në shtëpi dhe pasi kryen vëzhgimin e zakonshëm pa bërë asnjë dëm më morën me vete edhe mua. Nënës time, pasi reagoi ajo, njeri nga inspektorët i tha se “shpejt do të kthehet në shtëpi”. Nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 10 të mbrëmjes do të thotë 14 orë më mbajtën në një zyrë të Shërbimit për Punë të Brendshme në Tetovë. Bisedonin me mua dy gjykatës, njëri prej të cilëve do të jetë hetuesi gjatë gjithë kohës nën hetime dhe dy inspektorë të sigurimit. Herë pas here zëvendësoheshin edhe nga 2 apo 3 e 4 të tjerë, të cilët bënin provokime të ndryshme. Nuk dua të flas për metodologjinë, taktikën, stilin dhe mënyrën e pyetjeve dhe kërcënimeve apo të kushteve për të thënë të vërtetën. Nuk dua të zgjatem për thashethëna: se çka më thanë e çka u thashë, çka më pyetën e çka u përgjigja për 14 orë. Këtu nuk do të ndalem rreth problemeve që i kishin akumulluar. Pyetja e parë që më bëri gjykatësi hetues Todor Haxhisankov, i cili ishte edhe shef i shërbimit hetues të Gjyqit të Qarkut në Shkup ishte: a e din se cilët janë në burg nga ata që 25


Beqir Berisha

njeh ti, për të vazhduar mëtej se cili ka vepruar më shumë se ti kundër shtetit tonë, fjalën e kishte për Maqedoninë. Nuk dua të ndalem këtu se çka i thashë e çka më tha, pse i thashë e pse më tha kështu ose ashtu, këtë apo atë. Me vete kisha bërë shumë herë një analizë edhe para se të më arrestojnë dhe krahasonja veten me të gjithë ata që ishin arrestuar. Unë kisha propozuar që të hapen shkollat e mesme shqipe për të parën herë, kisha organizuar protestën për shkollën tekstile, isha fjalosur me kryetarin e komunës së Gostivarit, njëfarë Aleksandër në lidhje me shkollën industriale në Gostivar ku prej 76 nxënësve të pranuar në klasë të parë nuk kish asnjë shqiptar, për këtë problem më parë po atë ditë isha fjalosur edhe me drejtorin e shkollës. I kisha propozuar që tri shkollave fillore në Komunën e Tetovës t’u ndërrohen emrat. Shkolla fillore e fshatit Grupçin nga “Zhedeni” (emër sllav e një kodrine të fshatit të mer emrin Kongresi i Manastirit, e Shipkovicës nga “Përparimi” në “Lidhja e Prizrenit” dhe e fshatit Xhepçisht që u realizua nga “Lirija” në “Skënderbeu”. Kisha propozuar që në fshatin Zdunjë të Gostivarit të formohet një paralele shqipe, sepse edhe nxënësit që nuk dinin turqisht e ndiqnin mësimin në këtë gjuhë, kisha propozuar që nga shkollat shqipe të largohen arsimtarët “maqedonas” të lëndëve: muzikë, edukim fizik, bazat e arsimit teknike, edukim figurativ dhe të zëvendësohen me shqiptarë, kisha kërkuar që të përdoren disa tekste të Kosovës si në fillore ashtu edhe në gjimnaz, e kisha kërcënuar drejtorin e shkollës tekstile. Kisha bërë edhe shumë punë e diskutime gjatë shërbimit katërvjeçar si këshilltar arsimi që nuk shkonin në favor të dominimit “maqedonas” edhe pse gjithçka ishte në pajtim me ligjet. Por nga të gjitha këto që kisha bërë, më së shumti më brengoste nata e fundit, biseda me Faik Mustafën dhe Abdyl Selamin për çështje të rënda dhe antiligjore, madje edhe ilegale. 26


KUJTESË E HIDHUR

Edhe pas tërë kësaj retrospektive të rëndë i thashë se të gjithë kanë bërë më shumë se unë, prandaj i keni burgosur para meje. Qeshja e tij ironike më bëri të kuptoj se edhe ai kishte bërë tërë atë analizë që kisha bërë unë dhe se i di të gjitha. Tjetri gjykatës hetues, me të cilin do të takohem edhe dy herë gjatë hetimeve në Shkup ma shtroj pyetjen se a njoh dikend prej fshatit Lisec. Menjëherë më shkoj mendja te të hollat që ia kisha dhënë Sefës për të ikur. Njoh shumë i thashë unë, por atë ditë e kam takuar Sefën, bile i kam dhënë 3000 dinarë. I ra tavolinës prej zemërimi dhe më tha: pse pranove pa të pyetur. Sefën e kishin burgosur pak para meje pasi ishte kthyer nga Sanxhaku i Pazarit të Ri ku kishte qenë më shumë se një muaj. Pas shumë bisedash, pyetjesh, premtimesh për të pranuar për 14 orë resht më në fund në orën 10 të natës njëri nga inspektorët tha: e marrim në Shkup, atje do të pranojë edhe atë që nuk e ka bërë. Hymë në Shkup dhe dolëm nga Shkupi. Mendova se më çojnë të më vrasin diku në fushë, por shpejt pashë një murë të lartë dhe në të brenda një ndërtesë. Ishte ora 11 e tepër kur më urdhëruan të nxjeri nga dora orën dhe të dorëzoj gjithçka, bashkë edhe me rripin e pantallonave. Kur i dorëzova të gjitha, hetuesi më tha: tash je i burgosur dhe e preku një sustë. Hyri polici më mori dhe më çoj në qelinë që i tha gjykatësi. Aty kisha vetëm një dyshek dhe një batanije. Pas pak kohe polici më pru një legjen dhe një enë me ujë për pije. Tre ditë nuk më pyeti askush asgjë. Më sillnin ushqim, ujin për pije dhe më nxirrnin gjysëm ore në ajër të pastër në një oborr të rrethuar me mure të larta. Pas tri ditësh më mori një polic dhe derë pas dere, pas derës së tretë hyra në një zyrë ku më priste hetuesi. Më tha a je mendua? Në Tetovë gjatë bisedës 14 orëshe të gjitha ato punë që i kisha bërë legalisht dhe për të cilat ekzistonin edhe dokumente 27


Beqir Berisha

të shkruara; procese verbale, gazeta, analiza e raporte, unë i kisha pranuar dhe nuk pendohesha. Për të gjitha ai manifestonte një nervozitet të theksuar, por asgjë nuk mund ta kualifikonte si vepër penale. Kur unë e përmendsha Kushtetutën, ose komentonja ndonjë deklaratë të ndonjë udhëheqësi të Maqedonisë ose të Jugosllavisë, ma kthente përgjigjen me nervozitet. Ishte shumë alergjik në Kushtetutën jugosllave. Lëre Kushtetutën më tha. Ajo është fasadë para botës. A e din ti se sa shqiptarë kanë shkuar në Turqi. Kjo është politika jonë, vazhdoi ai. Ne do ta pastrojmë Maqedoninë nga ju shqiptarët. Kjo është politika jonë dhe jo ajo që shkruhet në Kushtetutë apo çka thotë Tito. Emrin Tito e përmendi me nervozitet dhe urrejtje. Kjo kishte të bënte me gjasa me deklaratën e fundit të tij rreth demostratave në Kosovë, të cilat nuk i kish trajtuar ashtu siç pretendonin serbët, malazezët e “maqedonasit”. Bisedën e parë hetuese në burgun e Shkupit e përqëndroi jo në protestën, përkitazi me paralelen shqipe në shkollën tekstile, që defakto konsiderohej problem më i rëndë, e që dejure nuk kishte mbështetje në Ligjin penal jugosllav, por në takimin me Faikun dhe Abdylin, në shtëpinë time. Tentonte që këtë takim ta fuste në vazhdën e takimeve që kishte pasur organizata e Gegës gjatë dy viteve të fundit. Problemi i dytë që ai e konsideronte si më serioz dhe si i tillë edhe ishte, qe romani “Tradhëtia” i Kapllan Resulit, në të cilin trajtohej tradhëtia e shqiptarëve nga jugosllavët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hetuesi edhe pse filloi me takimin e asaj nate se si erdhën e pse erdhën ata dy te unë, menjëherë kaloi te romani. Këtë roman Abdylit ia kisha dhënë para 2-3 muaj dhe ai roman kish kaluar dorë më dorë dhe nuk dinja se te kush e kishin gjetur por se ishte zbuluar dhe se unë jam ai që i pari e kam lexuar dhe shpërndarë. Këtë ma tha hetuesi gjatë bisedës. Presioni bëhej rreth asaj se ku e mora, çka shkruan në të, pse i’a 28


KUJTESË E HIDHUR

dhashë Abdylit, a ka të tjerë që e kanë patur apo e kanë lexuar, me ke kam biseduar dhe a e kam të qartë se kjo është vepër penale për të cilën dënohem me 12 vjet burg. Librin mua, bashkë me disa gazeta të Tiranës m’a kishte dhënë Isa Tefiku, mësues, i cili i kishte marrë në Ambasadën Shqiptare në Stamboll. Por për ta kursyer Isanë unë e kurdisa gënjeshtrën që në bisedën e parë në Tetovë. U thashë se udhëtoja para disa muaj (gusht) me tren nga Fushë Kosova për në Shkup. Në kupe ishte edhe një djalosh i ri me një strajcë në dorë. Hyri në biesdë me mua dhe kur zbriti në Ferizaj ma dha në dorë librin, duke më thënë “merre këtë libër”. Inspektorët dhe hetuesi që në Tetovë nuk e hëngrën këtë gënjeshtër, por nuk insistuan më shumë. Në burgun hetues të Shkupit hetuesi këmbënguli një kohë të gjatë duke insistuar në atë se si e kam siguruar këtë libër, dhe se pa i’a treguar të vërtetën nuk do të kthehem në qeli. Unë përsëri insistoja se i panjohuri në tren librin ma ka dhënë me qëllim të caktuar dhe jo rastësisht, por unë nuk i’a kam dhënë askujt për ta lexuar përpos Abdylit. Përafërsisht më mbajti nja tre orë dhe e preku sustën për të ardhur polici. Shko më tha dhe mendohu mirë, po të duash të kalosh më lehtë. Ku e more romanin? Nuk shkojmë më tej për asgjë pa e sqaruar këtë problem. Ma tha këtë me nervozë. Kishte më shumë se një muaj para demostratës që Isën nuk e kisha takuar. Të gjitha gazetat: “Zërin e popullit” dhe “Bashkimin” ia kisha kthyer pasi i kisha lexuar. E dinja se po të dali në shesh kjo punë do të arrestohej i tërë rrjeti i tij dhe se puna do të komplikohej më shumë. Vendosa të qëndroj në atë që kisha thënë, edhe pse herë-herë më shkonte mendja te ai: nëse është arrestuar, apo është arrestuar ndonjë tjetër dhe ka pranuar faktin e pakontestueshëm të lidhjes me të. Më së shumti, më mundonte kjo punë. Por për fatin tim Isa që pasdreke të ditës së demostratës kishte ikur për në Stamboll, ku 29


Beqir Berisha

qëndron afër dy vjet. Me të jemi takuar pas dy vjetësh, 1971 në Prishtinë. Erdhi edhe në shtëpinë ku banoja; studionte drejtësinë me korrespondencë. E biseduam këtë çështje. Ai kishte pasur disa ekzemplarë të romanit dhe disa gazeta të Tiranës. U kishin ra në dorë disa vetave dhe për t’iu shmangur rrezikut që atë ditë udhëton për Stamboll. Për të dytën herë hetuesi më mori në pyetje pas një jave. Pasi unë mbajta qëndrimin e njejtë në lidhje me romanin më tha: do të tregosh më vonë. Kësaj radhe i pranishëm ishte edhe inspektori i sigurimit, i cili e përsëriti fjalën e tij duke thënë: do të pranojë. Të kalojmë në problemin tjetër, tha hetuesi. Ç’keni biseduar atë natë te ti me Faikun dhe Abdylin. Kjo ishte pika më e dobët e imja meqë kisha frikë se ndoshta Faiku dhe Abdyli kanë pranuar diçka, edhe pse në Tetovë nuk dhanë shenja se diçka dinë për ato çështje që kishim diskutuar. Meqë kishin kaluar dy muaj nga arrestimi i Faikut dhe Abdylit unë isha nën presionin e dyshimit se çka është zbuluar nga ata. Pyetjes së hetuesit unë vazhdonja t’i përgjigjem si në Tetovë, se është biseduar për ndryshimin e klimës në favor të shqiptarëve, sidomos në Kosovë. Këtë herë më pyeti se a biseduam për aksionin që kisha ndërmarrë unë rreth shkollës tekstile. Kur ma bëri këtë pyetje unë disi u çlirova, formova bindje se asnjëri nga ata nuk ka treguar asgjë dhe fillova të flas më çlirshëm, se kemi biseduar tërësisht për çështje të ditës të arsimit e çështje të tjera jashtë politikës. Por siç tregonte më vonë, Abdyli dhe Faiku pas daljes nga burgu ata ishin përcjellë nga dikush edhe kur kan ardhë edhe kur kanë dalë nga shtëpia ime. Abdyli ishte përcjellur edhe në mëngjes, ngase e kishin pyetur: pse shkove në mëngjes te Beqiri, çka i the e çka të tha. Më mbajti përafërsisht nja dy orë në zyrë për të nxjerrë diçka se ç’është biseduar atë natë por unë nuk tregova asgjë, meqë as Faiku e as Abdyli nuk kishin treguar diçka sa për t’i dhënë 30


KUJTESË E HIDHUR

shkas pyetjeve të hetuesit. Nuk më bëri presion, vetëm më tha: “do të tregosh më vonë. Kishin vendosur që të më bashkojnë me organizatën e Mehmet Gegës, edhe pse faktet mungonin. Pas disa ditësh polici më mori nga qelia dhe me çoi në një zyrë tjetër. U habita kur e pashë Abdyrrahman Tresin në zyrën e hetuesisë. Ai më shikoi mua me një nervozitet të paparë në një distancë përafërsisht diçka më shumë se 2 metra. Edhe unë e shikova atë pa shqetësim. E dinja se nuk mund të më ngarkoj me asgjë. Në atë moment, hetuesi m’u drejtua: “tregoi Tresit se çka keni biseduar rreth shkollës tekstile". Ishte hera e parë që më pyeti për Abdyrrahman Tresin dhe hera e parë që unë rëfeva për të. Pa hamendje thashë se Tresi ka qenë referent për arsim, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal të Arsimit kur unë kam paraqit analizën dhe propozimin për paralelet shqipe dhe është vendosë që të hapen 3 paralele shqipe në këtë shkollë dhe e ka mbajtur procesverbalin. Pastaj kur filloi rezistenca nga drejtori i shkollës i kam shkua disa herë në zyrë për ta pyetur se si qëndron puna. Hetuesi u drejtua Tresit: “a është e vërtetë kjo që thot Beqiri”. Tresi me një nervozitet të madh duke u dridhur edhe nga frika më tha: “Si nuk të vjen turp të thuash gjëra të tilla. Unë asnjëherë nuk kam biseduar me ty për shkollën tekstile dhe nuk më ka interesuar fare se çdo të bëhet me të. Nxënësit shqiptarë askush nuk i ka penguar që të mësojnë në paralelet ekzistuese”. Me këtë deklaratë ai deshti të shfajësohet dhe të dëshmojë se nuk ka qenë i interesuar fare, se çka do të bëhet me shkollën dhe se nuk ka qenë i interesuar fare dhe se gjithçka që ka bërë ka qenë i detyruar për arsye të vendit të punës që ka mbajtur, ia ndërpreva fjalën duke i thënë mos u shqetëso se gjithçka unë e kam marrë përsipër, edhe pse ti e di fare mirë se për këtë problem po flitet afër dy vjet. Ai filloi të thotë edhe diçka por gjykatësi e ndërpreu: "dosta" ("mjaft") i 31


Beqir Berisha

tha. Me këtë tresi shprehi një sjellje foshnjarake vetëm për të treguar se nuk ka bërë asgjë për hapjen e paraleles shqipe. Biseda zgjati vetëm kaq dhe polici më mori e më çoi në qeli. Këto që po i shënoj pas më shumë se dyzet vjetësh është një kujtesë e hidhur por e paevitueshme për momentin dhe për të dalë e vërteta në shesh. Ai u favorizua duke ngelur në atë vend pune deri në pension, ndërsa unë u dënova për punën që duhej t'a bënte ai. Pas dy-tre ditësh më ballafaquan me Baki Bajramin, organizatorin e protestës. Bakiu ishte ulur në një karrige. Këtë ballafaqim e pritnja meqë bashkarisht e kishim organizuar atë që ndodhi në gjimnaz. Hetuesi veproi në të njejtën mënyrë. Tregoi nxënësit tënd se ti je organizator i protestës. Bakiu nuk kish pranua. E shikova me keqardhje nxënësin tim të pamposhtur, që nuk kish pranuar asgjë, duke marrë gjithçka mbi vete dhe i thashë. O Baki, gjithçka e kam marrë unë përsipër dhe e tëra është edhe në procesin verbal në mbledhjen e mbajtur që ato ditë kur u bë protesta. Kjo qe e tëra që thashë unë. Hetuesi iu drejtua Bakiut me fjalët “a dëgjove; Bakiu duke e shikuar hetuesin uli kokën dhe nuk tha asgjë. Mua më kthyen atje ku e kisha vendin. Ndoshta letuesit nuk do t’i duket si serioze përshkrimi i këtyre dy rasteve me dy njerëz të cilët kishin pasur punë rreth asaj që u bë fjalë në këtë shkrim. megjithatë dua ta vë në dijeni lexuesin se janë pikërisht këto dy ballafaqime që më detyruan ta shkruaj këtë veprimtari timen që nuk është asgjë në krahasim me aktivitete shumë më të mëdha që kanë bërë të tjerët e për të cilat nuk është shkruar asgjë ose është shkruar shumë pak. Konkretisht askush nuk më ka bërë vërejtje. Kur e prunë Bakiun organet e sigurimit dhe gjykata e ka ditur se unë jam organizatori. Nxënësin tjetër Hasan Ibrahimin, tash mjek në Prishtinë e burgosin që ditën e demostratës e dënojnë për 32


KUJTESË E HIDHUR

kundërvajtje me 60 ditë burg dhe gjatë kësaj kohe tri herë natën e nxjerrin në fushë duke i thënë se do ta vrasin nëse nuk pranon se unë jam organizator i protestës. Baki Bajramin e prunë që ta bindin se unë kam pranuar edhe pse ai nuk kish pranuar asgjë, ndërsa Abdurahman Tresin e ballafaquan me qëllim që ta kompremetojnë. Ai ishte friguar aq shumë sa që mungonte të thotë edhe atë se nuk është takuar kurrë me mua. Pas asaj dite nuk më morrën në hetime një kohë të gjatë. Afërsisht pas më tepër se 20 ditë më mori polici dhe më çoj në të njejtën zyrë ku zakonisht më merrnin në pyetje. Aty pashë një njeri të panjohur. Pasi u ula, hetuesi më tha se njeriu që e ke përpara është mbrojtësi yt. E ka caktuar familja yte, e pranon apo jo? Meqë janë marrë vesht familja me të, do ta pranoj, i thashë gjykatësit hetues. Avokatin e pranova meqë një ditë hetuesi im bashkë me një koleg të tij ma dhanë t’i lexoj nenet 101, 100, 117, 118, dhe 119 sipas të cilave akuzohesha. Tre nenet e para që parashihnin nga 15 vjet burg nuk kishin të bëjnë fare me ate që kisha bërë unë, por se synonin të më lidhnin me organizatën e Mehmet Gegës edhe me veprimtari subverzive për të përmbys shtetin dhe shkëputje të një teritori e bashkangjitje një shteti tjetër. Familja, sidomos vëllau kishte sakrifikuar që ta angazhojë këtë avokat, që kishte punuar 12 vjet në Gjykatën e Qarkut të Shkupit dhe konsiderohej si më i fuqishmi. Arsyeja e angazhimit të këtij avokati ishte se për mua jashtë ishin përhapur lajme nga burime shumë të sigurta se do të dënohem me dënim të rëndë, duke më dhënë dënimin maksimal dhe shembullor mbi të gjithë të tjerët. Më tepër se një muaj avokati edhe pse i kishte pasur kolegë të gjithë ata gjykatës duke përfshirë edhe kryetarin e gjyqit nuk kishte mundur të marri leje për të më mbrojtur mua. Më vonë edhe familja edhe avokati do të më 33


Beqir Berisha

rëfejnë se nga gjykata ka pasë përgjigjëse mund të mbrosh cilindo nga të tjerët përpos Mehmet Gegës dhe Beqir Berishës. Pas mëse një muaj përpjekjesh e merr lejen për të më mbrojtur mua. Isha në muajin e dytë të hetimeve dhe ende gjendesha në qelinë e keqe vetëm me një dyshek dhe batanie, një enë për ujë që mbushej me bërllok dhe një legjen. Mendoja se ashtu janë të gjitha qelitë. Vetëm një orë pasi më kthyen në atë qeli pas ndarjes me avokatin erdhi një polic më urdhëroi t’i marrë teshat dhe më futi në një koridor të gjatë në gjysëmerrësire dhe e hapi një derë, duke më thënë: hyn brenda. Në atë qeli ishin edhe dy të tjerë; një demostrant nga Tetova Shefajet Sherifi dhe një hajdut “maqedonas”. Dhoma kishte tre krevate dhe tualet me ujë. Kushtet ishin normale dhe të pa krahasueshme me ato ku kisha kaluar 40 ditë. Në pyetje nuk më morën fare pas kësaj dite. Më 16 prill dy ditë para se të bëhen dy muaj nën hetime, një polic e hapi derën e qelisë dhe më tha merri teshat dhe dil jashtë. Para se të mbërij te hetimorja polici më urdhëroi që t’i lë teshat te një kthesë që shkallët shpienin në podrum. Më urdhëroi të ecë përpara deri te dhoma ku mbaheshin hetimet e çeli derën dhe më urdhëroi të hy brenda. Aty ishin hetuesi i përhershëm dhe inspektori i sigurimit që disa herë ishte prezent gjatë hetimeve. Pasi u ula në karige inspektori më tha: nuk pranove asgjë, sonte do të kalosh në një dhomë tjetër. Është puna e juaj ajo që do të bëni ju me mua. Unë kam pranuar gjithë atë që kam bërë dhe ajo nuk është në kundërshtim me ligjet, ishte përgjigjja ime. Biseda nuk zgjati më shumë, hetuesi u çua në këmbë dhe ma dha një letër në dorë. Lexoje këtë letër më tha dhe u kthye në kolltukun ku ishte ulur. Nuk më kujtohen saktësisht fjalët, por përafërsisht ishin këto fjalë: 34


KUJTESË E HIDHUR

Të akuzuarit Beqir Berisha i ndërpriten hetimet, meqë nuk ka dyshim të bazuar se ka bërë vepër penale sipas nenit 117 në lidhje me nenet 100 dhe 101 dhe lirohet të mbrohet në liri. Lënda kalon në gjyqin komunal për t’u gjykuar sipas nenit 292/a për përhapje lajme të rrejshme. Më poshtë në këtë vendim thuhej se ka përhapë lajme se: – Jugosllavia nuk është shtet socialist – se radiostacionet jugosllave nuk e thonë të vërtetën përkitazi me shqiptarët dhe se vetëm Radio Tirana thotë të vërtetën. – se ne shqiptarët nuk jemi të obliguar ta mësojmë gjuhën “maqedonase”, ajo duhet të jetë fakultative. – se së shpejti do të ndodhin trazira në Jugosllavi. Sa përfundova leximin e vendimit hetuesi më shikoj me një shikim krejtësisht të mrolur duke më thënë: “Je i lirë, mund të shkosh në shtëpi”. Më mori polici më çoj te dhoma ku evidentohej lirimi, ma dhanë kuletën dhe orën e mirë “Doxa” që e kisha blerë vetëm para një viti dhe dola nga burgu. GJYKIMI DHE DËNIMI Pas një muaj më 15 dhe 16 maj u mbajtë gjykimi në Gjykatën Komunale në Tetovë. Edhe prokurori edhe gjykatësi ishin “maqedonas”. Aktpadia me katër pika ishte e caktuar nga Gjykata e Qarkut në Shkup, megjithatë gjykatësi bëri tentime që të mos mbështetet në aktakuzë, por të dali jashtë saj duke bërë pyetje rreth çështjeve që ishin hequr nga aktpadia e parë. Sa parashtroi pyetjen gjykatësi: kush kanë qenë te ti natën e demostratës, avokati u çua në këmbë duke ju drejtuar me gisht gjykatësit – mos bën pyetje jashtë aktakuzës dhe menjëherë 35


Beqir Berisha

Shkrimi nga gjykimi i ditës së parë. Mungon gazeta e gjykimit të ditës së dytë. m'u drejtua mua: ti mos fol, mos u përgjigj për asgjë pa lejen time. U bë një polemikë e ashpër ndërmjet gjykatësit dhe avokatit dhe pas një mospajtimi avokati propozoi ndërprerjen e gjykimit. Gjykatësi përsëri iu drejtua avokatit – duke i thënë se nuk del jashta akuzës dhe në fund më shtroi pyetjen përkitazi me akuzën në aktakuzë. Neni 292/a sipas të cilit akuzohesha unë parashihte dënim me gjobë ose me burg nga 1 ditë deri në një vit. Pas dy ditësh 36


KUJTESË E HIDHUR

gjykimi, mua më dënuan me dënimin maksimal sipas këtij neni 1 vit burg. Për gjykimin tim bëj fjalë në aneksin e librit “Shqiptarët e Maqedonisë përballë terrorizmit sllav”. Ditën e parë dëshmon Taip Emini, drejtor shkolle Muhamet Munishi, po ashtu drejtor shkolle dhe Jakup Haliti mësues. Pak të vërteta e pak gënjeshtra secili tha atë që kërkonte gjykata, pos për gjëra që nuk kishin peshë, madje edhe shumë joserioze. Ditën e dytë dëshmoi vetëm Nuhi Besimi, drejtor i Entit pedagogjik ku kisha punuar katër vjet. Se çfar kontributi kamë dhënë në këtë Ent gjatë kësaj periudhe dëshmon fakti se nga ora tetë dhe deri pas mesdite, aty kah ora 14-15 dëshmoi Nuhi Besimi. Do të thotë se edhe gjyqit i u deshtën 5-6 orë kohë për të deponuar e për të regjistruar tërë veprimtarinë time në favor të shqiptarëve. Në fund gjyqi komunikoi dënimin me një pezmatim të madh meqë doli i pezmatuar nga salla me dënimin minimal nga ai që kishin planifikuar më parë. Mua më dënuan me maksimalen e dënimit që parashifte Neni, por ky nen do të interpretohej edhe ndryshe sikur mos ish marrë vendimi përfundimtar në Gjykatën e Qarkut në Shkup. Neni, defakto ishte një variant i lehtë e Nenit 118 e propagandës armiqësore që kapte 12 vjet burg, por në rastin tim u interpretua në variantën më të lehtë përhapje lajme që rrejshme. Përpjekjet e Gjykatës për t’i dhënë kahje tjetër gjykimit dështuan që në fillim me këmbënguljen e avokatit, i cili propozoi ndërprerjen e gjykimit në qoftë se nuk respektohet aktakuza. Meqë vendimi ishte marrë në një instancë më të lartë edhe këmbëngulja e avokatit pati efektin e vet. Nga ana tjetër faktet e shumta që paraqiti drejtori i Entit Nuhi Besimi nuk mund të më ngarkonin në asnjë mënyrë për veprimtari armiqësore. Çdo fakt që paraqitte ai para gjykatës 37


Beqir Berisha

avokati e pyette: a është një veprim i tillë antiligjor, Nuhi Besimi pranonte se nuk është kundër ligjit. Pas përgjigjeve që jepte ai, avokati përsëritte të njejtën fjalë: “vetëm kaq”. Dhe kur në fund u konstatua se tërë ajo veprimtari e bujshme e imja gjatë katër vjetëve në Ent nuk kishte qenë antiligjore gjykata mbeti pa alternativë tjetër për të ndryshuar kahjen e gjykimit e për të kaluar në Nenin për propagandë armiqësore. E vetmja deklaratë e rëndë që më ngarkonte ishte ajo se unë në momentin e dorëheqjes nga Enti gjoja i paskam thënë se kaloj në gjimnaz për të organizuar demostratë. Dy faktet më të rënda për t’i dhënë kahje tjetër gjykimit dështuan që në fillim: problemi i takimit në shtëpinë time të dy përfaqësuesve të organizatës së Mehmet Gegës: Faiku dhe Abdyli që hynin në Nenin 117 me 101 dhe 100 si dhe romani Tradhtia që kualifikohej si propagandë u eliminuan që në fillim të seancës gjyqësore nga avokati. Kjo bëri që gjyqi të dështoi në gjykimin tim për një dënim më të rëndë, që e përsëritën shumë herë dhe shumë gjykatës e inspektorë si ditën e parë të hetimeve ashtu edhe më vonë, duke më konsideruar mua si ideolog i tërë lëvizjes në Maqedoninë Perëndimore. Pas dënimit u lirova të mbrohem në liri me të drejtë ankese meqë dënimi nuk ishte mbi 5 vjet. Sipas ligjit çdo i dënuar nën 5 vjet kishte të drejtë të mbrohet në liri duke bërë ankesë në instanca më të larta. Më 30 korrik 1969 më burgosën duke më çuar në Burgun e “Idrizovës”, ku qëndrova deri në fund të mbajtjes së dënimit.

38


KUJTESË E HIDHUR

III LIRIMI NGA BURGU DHE LARGIMI NGA TETOVA Nga burgu u lirova më 30 prill të vitit 1970. Kah fundi i muajit maj u nisa për në Prishtinë për të kërkuar punë. Së pari shkova në Entin e Teksteve dhe Mjeteve Mësimore dhe u takova me Ramiz Hoxhën, kryeredaktor i Entit, i cili më priti shumë mirë. Kontaktova edhe me drejtorin Idriz Rexha, i cili aty për aty më tha: a don të fillosh me punë që nesër si korrektor edhe pse nuk kishin nevojë. Me punë fillova më 1 qershor por njëkohësisht Ramiz Hoxha më porositi që të interesohem për punë gjetiu meqë puna që më ish dhënë në Ent nuk më konvenonte për kualifikimin tim. Në ndërkohë konkurova në shkollën normale të Prishtinës dhe në atë të Mitrovicës. Në të parën më refuzuan, për arsye se kisha qenë i dënuar, në të dytën u pranova, por të nesërmen Komiteti Komunal i Lidhjes Komuniste e shkarkoi drejtorin e shkollës Ahmet Maloku. Ditën që pranohem në Mitrovicë unë dhashë dorëheqje në Entin e Teksteve dhe u vendosa në Mitrovicë. Nuk më lejuan që të filloj punën, siç ishim marrë vesht me drejtorin dhe administrata e re më lajmëroi se është marrë vendim tjetër, duke ngelë në vendin e punës i njëjti arsimtar i pakualifikuar. Kështu unë ngela i papunë. Rastësisht u takova me gazetarin e atëhershëm Nehat Islami, i cili më informoi se Qendra për Punë Sociale në Prishtinë ka nevojë për një pedagog. U paraqita, por drejtoresha më refuzoi kur kuptoi se kam qenë i 39


Beqir Berisha

dënuar. Shkova te Jusuf Kelmendi, sekretar i Komitetit Komunal të Lidhjes Komuniste. I’a tregova rastin tërësisht dhe aty por aty e mori në telefon drejtoreshën e Qendrës për Punë Sociale. Dëgjo, i tha asaj, meqë paske vend vakant për pedagog, pranoe, ishte fjala e parë dhe e fundit e tij. Nëse dikush të bën ndonjë vërejtje thuaji që e ke pranuar me urdhërin tim. Pastaj mu drejtua mua duke më thënë a dëgjove shko menjëherë. Fillova punën aty, por përkohësisht, pedagogu që punonte aty ishte ushtar dhe pas 7 muaj kthehej. Një ditë unë shkova te Ismail Bajra, drejtor i Ndërmarrjes “Rilindja”, për të kërkuar punë, të përhershme. Ma kërkoi vendimin e gjyqit. E kisha një gazetë që kishte shkruar për gjykimin tim. Pasi e lexoi atë shkrim më premtoi se do të më pranojë në gazetën arsimore, botimi i të cilës do të fillojë pas disa muaj. Ismail Bajra e mbajti fjalën dhe para se të shpallej konkursi e kishte porositur përgjegjësin e gazetave dhe revistave Ali Sutajn që të më thirri nga Tetova të konkuroj, pa ditur se unë gjindem në Prishtinë. Pjesëmarrja ime në këtë konkurs ishte formale, meqë unë isha pranuar, defakto, që para 7 muaj. Më 1 Qershor të vitit 1971 unë fillova punën në gazetën “Shkëndija” me vendim redaktor përgjegjës. Faktin redaktor – përgjegjës e shënoj jo me qëllim për të treguar vendin e punës që mu dha që kërkonte një përgjegjësi profesionale dhe politike, por për të dëshmuar aktin që bëri Ismail Bajra që një njeriu të dalë nga burgu t’i japi një përgjegjësi kaq të madhe. Do të ndodhin e do të zhvillohen shumë ngjarje e procese, por unë nuk do ta luaj rolin e një përgjegjësi të vërtetë. Ali Sutaj do të jetë kryeredaktori i parë i gazetës, te i cili do të kemë një mirëkuptim dhe do të benificohem për shumë gjëra por edhe do të angazhohem me trajtimin e problemeve që kërkonin përgjegjësi më të madhe. Unë jo vetëm që isha më i kualifikuar 40


KUJTESË E HIDHUR

dhe më përgjegjësi për problemet pedagogjike, por edhe nga aspekti politik isha më i ngrituri. Megjithate për 21 vjet sa do të punoj në këtë gazetë 5 herë do të shpallet konkurs për kryeredaktor të gazetës, pesë veta do të marrin postin e kryeredaktorit, madje edhe me kualifikime shumë më të ulta, 12 vjet do të qëndrojë si kryeredaktor një me kualifikim më të ulët dhe jo të përshtatshëm. Gjatë gjithë kësaj periudhe mua nuk do të më ofrohet pozita e kryeredaktorit, e as unë nuk do të konkurojë për këtë post. Më poshtë do të hyjë në disa detaje jo për të treguar përjetimet e mia, por për të dëshmuan faktin se Kosova edhe pse kishte një autonomi, edhe pse politikanët në poste më të larta e kishin hapur udhën e përparimit dhe të avancimit të çështjes sonë, strukturat më të ulëta të piramidës e hierarkisë politike do të bëhen pengesa kryesore e përparimit. Tre herë do të jemë në rrezik për t’u përjashtuar nga puna, ndërsa dy herë për të më futur në Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Në shtator të vitit 1972 në dy vazhdime të gazetës do të botoj artikullin me titull “Aspekte të edukimit ideopolitik”, ndërsa në njërin nga këto dy numra të gazetës do të jetë edhe artikulli “Lenini mbi gjuhën joamtare”. Vetëm disa ditë pas botimit të vazhdimit të dytë të artikullit, Ali Sulaj, kryeredaktor i gazetës që njëkohësisht ishte dhe gazetari më i talentuar i “Rilindjes” do të hyjë në zyrën time dhe do të më njoftojë se artikujt e mi të fundit i ka problematizuar krahu serb i Komitetit Krahinor të Lidhjes komuniste, sidomos Dushan Ristiqi, i cili ishte zëvendës i Mahmut Bakallit – sekretar komiteti. Vërejtje të mëdha ishin bërë për pikëpamjet e Leninit, ku në artikull unë jepja disa citate nga mendimet e Leninit se imponimi i gjuhës (aludonja në gjuhën serbe) është goditje me çekiç në kokë, çuarje me dhunë në parajsë, asimilim. 41


Beqir Berisha

Ali Sulaj më njoftoj se është kërkuar përjashtimi im nga puna. Beqir Musliu, gazetar i revistave do të më njoftojë më hollësisht se ç’kishte ngjarë në Komitet. Ai për të parën herë do të flasë me mua çiltër duke më treguar se ka qenë i rezervuar ndaj meje vetëm për mënyrën e pranimit. Si je pranuar ti, do të më thotë ai, pranohen vetëm njerëzit që i dërgon Komiteti. Tashti u binda se ti nuk paske qenë i tillë më tha ndër të tjera. Edhe ai kishte qenë pak në burg me një grup ilegal, por kishte disa lidhje me njerëz që e kishin njoftuar se çka kishte ngjarë në Komitet me dy artikujt e mi. Siç tha ai, ishte zhvilluar një polemikë e ashpër midis Dushan Ristiqit dhe Ismail Bajrës. Pas disa ditësh u formua një komision disiplinor për shqyrtimin e problemit në fjalë dhe për të marrë masa ndëshkuese ndaj meje. Njëri nga antarët e komisionit Vehbi Kikaj, do të më njoftjë që më parë se Ismail Bajra ka porositur që të kenë një qëndrim të butë, duke më dënuar me dënimin më të ulët. Pas disa ditësh komisioni disiplinor i përbërë nga Qamil Batalli, Vehbi Kikaj dhe Kamber Avdiu formalisht mbajti seancën e gjykimit, që zgjati vetëm disa minuta bisedë shoqërore dhe kolegiale dhe u dënova sa formalisht me vërejtje publike. Këtu më duhet të theksoj se të dy këta artikuj ishin thurrur me një mjeshtri të veçantë. Në artikullin “Aspekte të edukimit politik” unë aludonja në faktin se si serbët i kishin bërë dhe i bënin të gjitha përpjekjet që nga rinia shqiptare të formojnë një brez servil, poltron kosmopolit dhe labil. Për këto artikuj nuk bisedova kurrë me Ismail Bajrën edhe pse u informova indirekt se i kishte pëlqyer. Një vit më parë ma kishte përmendur një koment politik që i kishte pëlqyer shumë. Konkretisht, mbahej plenumi i 18-të i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste së Jugosllavisë. Ali Sutaj më tha se me porosi të Ismail Bajrës duhet t’i përcjelli punimet e këtij Plenumi që u mbajtë në korrik 42


KUJTESË E HIDHUR

të 1971. Plenumi zgjati dy ditë dhe një natë. I mbaroi punimet në orën 2 pas mesnate të ditës së tretë. Aty pashë konfrontimin e madh midis shqiptarëve dhe serbëve. Nga shqiptarët u dallua me qëndrim shumë të vendosur Veli Deva, sekretar i komitetit i cili i binte tavolinës me grusht duke theksuar se pa u përjashtua Milan Sekuloviqi dhe Jovo Shotra nuk do të dalim nga kjo sallë. Fadil Hoxha, Ismail Bajra dhe Jusuf Kelmendi mbajtën po ashtu qëndrim shumë të ashpër. Fjalën e Jusuf Kelmendit për dëbimin e shqiptarëve në Turqi e interpretoi dhe e komentoi gazetari Nebil Duraku dhe e botoi në gazetën “Vijesnik” të Zagrebit. Komentin që bëra rreth punimeve të Plenumit e që u botua në gazetën “Shkëndija” dallohej nga të gjitha komentet e informatat që u botuan në “Rilindje”, për kah mënyra e analizimit të problemeve që u trajtuan. Këtë koment do të ma përmendi pas tre muaj Ismail Bajra kur unë shkova në zyrën e tij për së dyti herë, por tash për të kërkuar banesë. Më tha prerazi, do të keshë përparësi në marrjen e banesës. Të konsideroj ndër kuadrot më të mira të “Rilindjes”. Këto ishin fjalët e tij. Hera e dytë kur unë do të jemë para përjashtimit nga puna do të jetë e ashtuquajtura “Letra e Titos” e dhjetorit të vitit 1973. Njerëz servilë, paltronë dhe që mekanikisht i mbanin mend, interpretonin dhe i zbatonin urdhërat politike, madje edhe atje ku nuk duhej me shumicë kishte veçanërisht në “Rilindje”. Unë formova bindjen se aty ishte shkolla ku përmendësh mësohej dhe citohej politika. Sa munda të kuptoj unë edhe pse Mahmut Bakalli ishte sekretar komiteti, në Kosovë bëhej siç thoshte zëvendësi i tij Dushan Ristiqi. Letra në fakt kishte karakter tjetër dhe bënte fjalë për deformime që bëheshin aktualisht dhe jo për ngjarje të tilla që ishin bërë edhe me decenie më parë. Dushan Ristiqi me kompaninë e vet kish marrë iniciativë që të përjashtohen nga puna të gjithë ata që më 43


Beqir Berisha

parë ishin dënuar për veprimtari politike ndërsa pas Plenumit të Brioneve ishin pranuar në punë. Këtë platformë të Komitetit Krahinor e pranoi edhe organizata bazë e partisë së “Rilindjes”. Mustafa Rushiti, gazetar i kësaj gazete dhe sekretar i organizatës së Partisë më njoftoi mua se jam përjashtuar nga puna. Të nesërmen në mëngjes unë shkova te Ismail Bajra. E njoftova me atë që më kishte thënë Mustafa Rushiti. E thirri në zyrë atë dhe e pyeti: çka është puna me Beqir Berishën. Unë isha ulur ai qëndronte në këmbë, nuk i tha të ulet, shprehi një nervozë. Mustafa Rushiti pa u tronditur, madje me një krenari i tha: jo vetëm Beqiri. Organizata e partisë ka marrë vendim që të përjashtohen 14 veta nga “Rilindja” me urdhër të Dushan Ristiqit, të bazuar në Letrën e Titos. Ismail Bajra ia ktheu ashpër. Partia as që i ka pranuar e as mund t’i përjashtojë. Ti shko te Dushan Ristiqi dhe thuaj se Ismail Bajra nuk përjashton asnjë. Mustafa Rushiti uli kokën, duke pëshpëritur si servil; “në rregull” ndërsa mua më tha: ti shko në punë. Në të dalë me Mustafën ia dhashë ta lexojë artikullin e gjykimit tim meqë ma kërkoi. Pasi e lexoi më tha; të paskan dënuar shumë pak. Sipas kësaj që shkruan gazeta ti është dashtë të dënohesh 5-6 vjet burg, tha Mustafa. Unë vazhdova punën dhe deri në vitin 1981 nuk do të kemë asnjë problem. Në ndërkohë dy herë do të më ofrojnë mundësinë të futem në parti e për të marrë postin e kryeredaktorit, një herë Ali Sulaj (indirekt) një herë Vehbi Kikaj kur ishte sekretar i organizatës. Të parin e refuzova me artikullin për të cilin më porositi, ku duhej të përmendej Tito, e unë nuk e përmenda, të dytit i thashë se nuk ka logjikë të bëhem anëtar i një partie që më ka dënuar e më ka shkaktuar edhe shumë të këqija të tjera. Pas demostratave të vitit 1981 djali im Bardhyli u dënua me 7 vjet burg. Drejtori i “Rilindjes” ishte Asllan Fazlia. Një 44


KUJTESË E HIDHUR

ditë më thiri në zyrë. Më pranoi mirë. Më pyeti: a kam djalë të dënuar. E informova se e kanë dënuar 7 vjet. Pyetja e dytë e tij ishte se a është dënuar me shokë apo si individ. Pasi e njoftova me rastin më hollësisht, më tha se është kërkuar përjashtimi im nga puna, por se do të mundohet të më shpëtojë nga përjashtimi, pasi është dënuar vet. Dhe ashtu ndodhi. Një vit më vonë, pikërisht në muajin prill të vitit 1982 do të kemë një provokim, nga kryeredaktori i gazetës. Do të më ngarkojë që të shkruaj një artikull për kontributin e Titos në forcimin e vëllazërimit dhe bashkimit midis popujve. Ishte përvjetori i vdekjes së tij: situata ishte shumë e ngarkuar, por unë nuk mund ta pranoja këtë angazhim me asnjë kusht. Shkova te Jusuf Rexhepi mjek specialist kardiolog me një reputacion të madh, ligjërues në fakultetin e mjekësisë. Më pranoi në ordinancë, i’a tregova rastin dhe i kërkova pushim mjekësor për një kohë më të gjatë. Ma caktoi dijagnozën steneokardia dhe më dha 25 ditë pushim, aq sa kishte të drejtë ligjërore. Formalisht më shkruajti ca barna, por më porositi mos t’i pij. Në punë u ktheva pasi kaloi pushimi, pasi ishte botuar gazeta kushtuar përvjetorit të Titos dhe pasi kish kaluar edhe dita e përvjetorit të vdekjes.

45


Beqir Berisha

IV PËRBALLË RREZIQEVE PËR ARRESTIM Gjatë periudhës 1972-1993 katër herë do të gjindem në prag të arrestimit: dy herë nga sigurimi i Tetovës ndërsa tre herë nga ai i Prishtinës. Rasti i parë – Kah fundi i qershorit të vitit 1972 rastësisht u takova me Rafi Halilin, ish nxënës i imi në gjimnaz. Më thirri të kthej në shtëpinë ku banonte aty pranë, rrugës në të cilën isha duke kaluar. Ktheva për disa minuta, ku ndër të tjera më njoftoi për aksionin që do të ndërmerrte me disa shokë të tjerë. Më njoftoi me planin se me 4 korrik do të ngrenë flamurin kombëtar në disa qytete shqiptare në Maqedoni (Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë). Unë u pajtova me një iniciativë të tillë por i bëra vërejtje se 4 korriku është dita e luftëtarit – festë jugosllave dhe se ngritja e flamurit në këtë ditë nuk përputhet me synimet tona për shkëputje nga Jugosllavia. I propozova që këtë aksion ta ndërmarrin më 28 nëntor. Rafiu e pranoi këtë sugjerim por më tha se tashti është vonë. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë caktuar njerëzit që do ta bëjnë aksionin. Aksioni u krye. Me 27 shtator tre muaj më vonë të po këtij viti po sa zbrita nga autobusi në Tetovë që qarkullonte Prishtinë – Tetovë, në largësi mbi 20 metra pashë një inspektor të sigurimit që më njihte dhe e njifsha mirë. Në moment, bëri sikur nuk shikon kah autobusi. Fitova përshtypjen se nuk ishte shenjë e mirë. Sa mbërina në shtëpi, shoqja më mjaftoi se e kanë arrestuar Rafiun me disa shokë. Më shkoj mendja te takimi në Prishtinë ndoshta dikush na ka përcjellë dhe ka informua, ndoshta Rafiu i ka 46


KUJTESË E HIDHUR

njoftuar shokët me propozimin tim dhe dikush pranon nga dhuna, ndoshta mund të pranojë edhe Rafiu nëse nxjerrin fakte të pakontestueshme. Vendosa të kthehem po atë natë në Prishtinë. Pas lirimit nga burgu Rafiu më njoftoi se e kishin pyetur dhe e kishin keqtrajtuar për mua, por pa fakte konkrete. Rafiu nuk kish pranuar asgjë, ndërsa unë nuk shkova 6 muaj në Tetovë. U vendosa familjarisht në Prishtinë dhe kur u ktheva pas 6 muaj; një muaj pas dënimit të grupit nga organet e sigurimit pata provokime shumë banale e primitive, me të cilat dëshmuan dhe urrejtjen e pakufishme dhe shoviniste e histerike ndaj shqiptarëve. Rasti i dytë – Me Zaim Beqirin u takuam për të parën herë në vjeshtën e 1980-tës në një dasmë. Ishim në një tavolinë: Ai ishte bashkë me dy vëllezërit e vet dhe një tjetër. Në fund të janarit të vitit 1981 Zaimi arrestohet me dy vëllezër dhe me disa pjesëtarë të organizatës ilegale. Pas dy muaj hetimesh mua më erdhi një thirrje për t’u paraqitur në sigurim. Unë përsëri ika me mjeshtri në Prishtinë. Nuk isha në atë organizatë, nuk njihesha me asnjërin, përpos me Zaim Beqirin dhe vëllezërit e tij me të cilët u takova në dasëm. Por vendosa për të ikur për një arsye. Atë natë në dasëm, Zaim Beqiri në kontestin e bisedës që bëhej për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Maqedoni paraqiti mendimin që të fillohet me atentate. Unë nuk isha dakord me këtë mendim, duke argumentuar se atentatet janë fillimi i luftës dhe se pas atentatit nuk mund të kthehesh në shtëpi. Rrethanat imponojnë angazhime të tjera për të avancuar çështjen tonë në përputhje me politikën që ndiqet aktualisht. Prandaj dyshova ndoshta dikush prej të arrestuarëve ka treguar për bisedën që kemi bërë. Unë gjindesha para problemit të rëndë: ose të pranoj atë që ka thënë Zaimi dhe ta ngarkoj atë ose të jap mendimin tim real se përkrah qëndrimin e Zaimit dhe solidarizohem me të nëse 47


Beqir Berisha

eventualisht do të arrestohesha. Vetëm Zaim Beqiri me vëllezërit e tij duke mos llogaritur të tjerët, u dënua me 39 vjet burg. Megjithë këto probleme, me gjithë situatën e keqe në Kosovë pas demostratës më 30 prill të 1981 unë nisem nga Prishtina për në Tetovë, ku nuk kisha qenë afër dy muaj. Me një veturë kalova nga Hani i Elezit dhe policët në kufi nuk na ndalën. Të nesërmen në shtëpinë time erdhi një furgon me policë. Trokitën në derë, unë i pashë nga dritarja dhe me shpejtësi u largova duke dalë në anën e kundërt nga fqinjët. Dola në mal dhe u detyrova ta kaloj “Sharrin” në këmbë. Kur telefonova nga Prishtina, policia e mer në pyetje vëllaun tim Enverin, të cilit i bëjnë presion psikik dhe e detyrojnë t’i kthejë pasaportat: të vetin dhe të gruas së tij. Si hakmarrje të shoqen e përjashtojnë nga puna si arsimtare, ndërsa vëllaut i bëjnë presion sistematik në shkollë duke e detyruar të dali në penzion para kohe. Rasti i tretë – Në qershor të vitit 1991 Hazir Shala kishte hartua një program për zgjidhjen e çështjes shqiptare përmes bashkimit të territoreve të okupuara shqiptare që nga Çamëria e Lugina e Preshevës deri në Sanxhak, Plavë e Guci, Ulqin e Tivar. Ma dha ta lexoj programin dhe ta jap mendimin tim. Nuk u pajtova sepse konsiderova se është jashtë rrethanave aktuale dhe politikës që ndiqej si legalisht ashtu edhe ilegalisht, si në Tiranë ashtu edhe në Kosovë dhe viset tjera të okupuara. Megjithatë ai këmbënguli në të veten dhe më lutej të marr pjesë në mbledhjen ilegale që u mbajtë në shtëpinë e Humollëve në fshatin Lupç të Llapit. Megjithëse nuk pajtohesha me platformën nuk e kundërshtova atë mbledhje ku ishim mbi 60 veta. Pas dy ditë unë udhëtova për Tetovë, ndërsa pas 5-6 ditë u ktheva sërish në Prishtinë bashkë me Zaim Beqirin dhe një shok të tij. Me ne ishte edhe gruaja ime, me vete kishim edhe një mbesë 3 vjeçe. Shkuam drejtë te banesa e Ali Aliut nga 48


KUJTESË E HIDHUR

Presheva, meqë Zaimi donte ta takonte atë. Aty jashtë një grua që ishte duke larë një tepih na tha largohuni prej këtu sa më shpejtë se djalin e Aliut, Fatosin e kanë burgosur, ndërsa Aliu ka ik. Për më shumë informata shkoni te Ilaz Sokoli. Ai banonte afër meje në Dardani. Shkuam së bashku te banesa ime, gruan time e porosita të shkojë te Ilazi, ndërsa ne të tjerët u ngjitën në banesë. Pas 4-5 minuta gruaja ime u kthye e shqetësuar dhe tha: Gruaja e Ilazit më tha se policia i ndjek t’i burgosë ata që kanë qenë në takimin e Lupçit te Humollt. Aty për aty Zaim Beqiri me shokun tjetër u nisën për në Tetovë ndërsa unë atë ditë qëndrova te një shok në Dardani ndërsa në mbrëmje u vendosa te një tjetër në Lagjen e Muhaxherëve. Aty qëndrova shtatë ditë, prej nga me një taksi depërtova në stacionin e autobusave në Shkup, ku me një autobus të Serbisë shkova në Lubljanë, prej aty kalova në Zvicër te djali. Autobusin e “Nish-Ekspresit” të Sërbisë e zgjodha me qëllim. Me shoqen isha marrë vesh se si do të më sinjalizojë nëse më kërkon policia. Por për 18 ditë policia nuk më kërkon dhe unë kthehem. Prej aeroportit të Shkupit me një taksi kthehem në Prishtinë dhe sa futem në shtëpi i telefonova Shaip Mujës (tash mjek) duke e thirrë që të vijë te unë ta marri një porosi nga vëllau i vet që gjindej në Zvicër. Pas telefonatës dola nga banesa në një largësi të nevojshme dhe përcillnja se a do të vije policia në shtëpi. Pas gjysëm ore u ktheva pak më i qetë. Shaipi, posa hyna, meqë kishte ardhur para meje, më tha: ti qenke më ekspert se inspektorët e sigurimit. Mua nuk më kishte shkua mendja për këtë truk, tha ai. Atë natë fjeta pak më i shqetësuar dhe në mëngjez shkova në punë në “Rilindje”. Aty u informova nga një shok se Fatos Aliut nuk i kanë gjetur asnjë dokument. Fletorja me emrat (nënshkrimet) e pjesëmarrësve dhe diskutimet nuk kanë rënë në dorë të policisë. Fatosi nuk kishte treguar se kush ka qenë në 49


Beqir Berisha

atë takim, duke u arsyetuar se nuk i ka njohur. Hazir Shala ishte strehuar diku, ndërsa Murat Bejta, profesor universitar ishte dënuar me dy muaj burg. Ditën që lirohet Murat Bejta nëpërmjet një shoku të tij më lajmëron mua që të shkoj deri te ai. Në mbrëmje u nisa për te Murati. Megjithëse ishte liruar nga burgu, ishte shumë i shqetësuar. Nuk e arsyetoi fare ate takim dhe atë taktikë të Hazir Shalës tha që në fillim ai, por as vetes nuk ia falë kurrë më tha, ndër të tjera. Mua më angazhoi që sa më parë ta lajmëroj familjen e tij, sepse banonte afër meje që sa më shpejt të largohet nga Kosova. Po u zu Haziri, vazhdoi Murati, të gjithë do të dënohemi nga disa vjet burg. Të nesërmen unë i sigurova 300 marka gjermane dhe 150 franga zvicerane i’a dhashë djalit të tij Afrimit që menjëherë të largohet nga Kosova. Haziri ish larguar, ndërsa Fatosi, nga ana tjetër, që ishte liruar nga burgu më tregoi se ka qenë një fat i madh në këtë fatkeqësi që fletorja me emra nuk i ra në dorë sigurimit. Rasti i katërt – Në vitin 1993 një artikull ia kisha dhënë Ramadan Avdiut – tash deputet në Parlamentin e Kosovës, për ta dërguar në “Zërin e Kosovës” që botohej në Zvicër. Pas disa ditësh informohem se zyra e “Lëvizjes Popullore të Kosovës” bastiset dhe se burgosen disa veta. Unë dyshova, ndoshta artikulli im ka ra në dorë sigurimit dhe do të më burgosin. Largohem shpejt nga Prishtina në Tetovë, ku qëndroj më tepër se gjashtë muaj pa u kthyer në Prishtinë. Pa gjashtë muaj kuptoj se në zyrën e “Lëvizjes” policia nuk ka gjetur asgjë të shkruar. Qetësohem dhe kthehem në Prishtinë. Nuk ndodhi asgjë.

50


KUJTESË E HIDHUR

V AKTIVITETI PUBLICISTIK DHE PROVOKIMET Ndryshimet e mëdha politike në vitin 1990 më nxitën që të heq dorë nga shkrimet e zakonshme pedagogjike dhe të angazhohem në politikë, duke publikuar një sëri artikujsh që tërhiqnin lexuesit, meqë kishin një theks të posaçëm kritik. Artikujt e mi u bënë aq të lexueshëm saqë edhe Ukshin Hoti me të cilin ende nuk njiheshim, por që do të vëmë kontakte të sinqerta do të më thiri në Lubljanë ndërsa një ditë erdhi në banesë te unë ku biseduam disa orë, e caktuam mbledhjen e redaksisë së gazetës të cilën e mbajtëm në zyrën time. Prezent ishin Ukshini, Fadil Bajrami nga Kërçova, unë dhe një tjetër. Nuk më kujtohet kush por që ishte anëtar i redaksisë së gazetës “DEA” (Demokracia autentike). Ukshini theksoj se fondi i gazetës u shter dhe burime tjera aktualisht nuk kemi, prandaj përkohësisht gazeta nuk do të botohet. Me Ukshinin bashkëpunova disa muaj dhe në këtë gazetë u botuan të gjithë artikujt që nuk i botonin në Prishtinë. Nga numri i madh i artikujve që u botuan në këtë gazetë dhe në gazeta tjera këtu po përmendi vetëm disa nga to. – Diskriminimi i shqiptarëve – politikë e përhershme jugosllave – Kriza serbe dhe Kosova – Si u bë “parajsa” jugosllave fer i Ballkanit – A do të dëbohen shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna – Diskriminimi racial i shqiptarëve - Hipokrati para gjyqit. 51


Beqir Berisha

Në Prishtinë pas 1991 mbeta vetëm me gruan, herë pas here vinim në Tetovë për të kaluar disa ditë dhe sërishmi ktheheshim në Prishtinë. Kishim frikë se mos futet ndonjë familje serbe në banesë. Një ditë ishim përgatitur që në orën 7 të nisemi për në Tetovë. Në orën 6 e 30 minuta cingëroi telefoni. Së pari u paraqit gruaja. Nuk e kuptoi çka thotë më tha, flet sërbisht. E mora telefonin dhe u paraqita. “Ovde je gllas Amerike” (këtu është “Zëri i Amerikës”) më tha dhe vazhdoi, dua të bëj një intervistë përmes telefonit me ju për situatën politike në Kosovë. Mos kem gabuar, u përgjigja. Unë jam një qytetar i rëndomtë pa ndikim politik. Nuk jam në asnjë parti politike dhe në asnjë forum politik. Nuk është me rëndësi, mu përgjigj, na intereson mendimi i qytetarëve të paangazhuar direkt në politikë, vazhdoi, provokatori. Megjithatë unë nuk dua të jap një intervistë të tillë, iu përgjigja dhe prita reagimin. Heshtje në telefon dhe pas pak (20-30) sekonda u mbyll telefoni. Edhe unë e mbylla, u ktheva nga korridori në sallon të banesës, u ula në fotele dhe i thash shoqes, bënu e fortë siç ke qenë deri tash. Dyshoj, i thash shoqes, se në telefon ishin të sigurimit dhe mund të më arrestojnë. Vendosëm që të mos shkojmë në Tetovë dhe të presëm se çka do të ndodhë. Deri në orën 11, do të thotë, pesë orë prita në banesë arrestimin. Nuk erdhi askush. Atëherë u çuam, i morëm çantat dolëm te rrethi në skaj të Prishtinës, aty pritëm pak dhe na mori me veturë një që udhëtonte për Tetovë për të marrë benzin.3 Pas disa ditësh u ktheva përsëri në Prishtinë, pak me frikë, por i jepja vetes kurajo se pushteti serb kishte telashe të tjera, ballafaqohej me një lëvizje serioze ilegale që përgatitej për luftë dhe nuk i nxjerr vetes telashe për artikuj. Pas 2-3 jave 3 Në Kosovë nuk kishte benzin dhe qytetarët furnizoheshin me te në

Maqedoni.

52


KUJTESË E HIDHUR

ndodhi edhe një provokim. U ktheva nga qyteti në banesë. I rrashë ziles, ma çeli derën një vajzë e mikut, që kishte ardhur në ndërkohë për të na vizituar. Sa e hapi derën më tha: kemi mysafirë. Kush është, e pyeta. Një sërb dhe një serbe m’u përgjigj ajo, erdhën para disa minutash, u futën brenda fare pa na pyetur, tha ajo. Hyna brenda, u përshëndeta dhe fillova bisedën me ta. Ne jemi “novoverci” (të besimit të ri), foli burri, na intereson mendimi i qytetarëve pavarësisht se cilit besim i takojnë. E pyeta se a kanë qenë te tjerët në hymjen ku banoja unë dhe se a kanë nisur prej katit përdhesë apo nga ai i fundit. Mu përgjigj, se e kemi filluar me ty. Unë nuk besoj, i thash, në ndonjë fuqi intelegjente. Ekziston një energji kozmike që mund ta quajmë edhe natyrë, sepse fuqia intelegjente imponon posedimin e trurit, të kokës, të trupit dhe të hapësirës ekzistuese e të kushteve tjera që lidhen me ekzistencën e atij që e quajmë Zot. Meqë të gjitha këto nuk janë argumentuar, ne vetëm mund të besojmë. Se cili është sekti juaj, unë për këtë nuk kam njohuri, i thashë dhe ndërpreva bisedën. Çka keni kryer më pyeti. I thashë se kam kryer filozofinë dhe se çështjen e Zotit më së miri e ka trajtuar Spinoza. Vazhdoi të flasë edhe diçka për moralin dhe për natyrën njerëzore por për çështje periferike dhe ndërpreu muhabetin, që nuk zgjati më shumë se 10 minuta. U çuan dolën nga banesa ime, dolën edhe nga hymja, dhe u futën nën Kurriz te restorani “Dubrovnik”. Këto ishin dy raste që unë i trajtova si provokim dhe që më shqetësuan njëri më shumë e tjetri më pak. Por a ishin vërtetë provokime apo jo, kjo nuk është me rëndësi për këtë moment kur unë po i paraqes mbresat e mia. Janë edhe disa ngjarje e përjetime, disa vuajtje e padrejtësi që më janë bërë, disa përpjekje që kanë bërë disa individë për të më ndihmuar dhe në shumë raste edhe më kanë ndihmuar. Por 53


Beqir Berisha

të gjitha këto nuk do t’i paraqes në këto shkrime. Këtu nuk do t’i paraqes as disa mbresa, jo aq të rëndësishme, por të hidhura nga disa individë kryesisht kosmopolitë, për të mos thënë me orientim krejtësisht projugosllav Megjithatë, duke përfunduar kujtimet nga Kosova e shoh të arsyeshme të bëj një rezyme. Unë u largova nga Tetova më 1970 sa nga presioni “maqedonas” po aq edhe nga neutraliteti dhe mosinteresimi i shqiptarëve se ç’ndodh me ne shqiptarët. Të gjithë ata që ishin dënuar për kundërvajtje me nga 1 apo 2 muaj burg ishin përjashtuar nga puna dhe bredhnin rrugëve. Numri i vogël që mund të të ndihmonte nuk kishte asgjë në dorë, shpresat për t’u kthyer në profesionin tim kishin përfunduatr. E pashë të arsyeshme që të kërkoj përkrahje nga vëllezërit kosovarë ku situata ishte shumë më e mirë, madje edhe e pakrahasueshme me atë në Tetovë dhe në qytetet tjera shqiptare në Maqedoni. Përkrahjen e gjeta pikërisht nga njerëzit që qëndronin në kulmin e piramidës politike, disa prej të cilëve u konfrontuan me sërbët ose e vunë veten në rrezik. Është një rast, të cilin nuk mund ta kaloj pa e përmendur. Ditën që më arrestuan, njëri nga ata që më morrën në pyetje për 14 orë në Tetovë, ndër të tjera më tha: ti ke kryer fakultetin. Kot je munduar. Ajo diplomë që ke marrë nuk të vlen tashmë. Sikur edhe mos të dënohesh me asnjë ditë burg, në arsim ti që sot nuk mund të kthehesh. Ti mund mund të bëhesh vetëm punëtor i thjeshtë krahu. Kur më refuzuan në dy shkollat e mesme në Kosovë u demoralizova pak por situata ishte tjetër dhe ofertat për ndihmë ishin të mëdha. Një ditë edhe pse isha në punë të përkohshme në Qendrën për Punë Sociale të Prishtinës, Nijazi Hazizi, profesor i pedagogjisë pranë Fakultetit Filozofik në Prishtinë më tha që të konkuroj në këtë fakultet si profesor i metodikës. Fehmi Agani, dekan i fakultetit mori përspër të bisedojë me aktorët politikë. 54


KUJTESË E HIDHUR

Përgjigja ishte negative, me arsyetim se nga Maqedonia ka reagime se disidentët shqiptarë nga kjo republikë shpërblehen në Kosovë me vende të mira pune. Të gjitha këto mbresa, duke përmendur edhe personalitete politike të kohës i bëj edhe për një arsye tjetër. Edhe në Kosovë sot flitet për diktaturën komuniste e për torturat që janë ushtruar kundër shqiptarëve. Unë kam një mendim tjetër. Në Kosovë nuk kemi pasur komunizëm të mirëfilltë dhe neve shqiptarëve nuk na ka shtyp diktatura komuniste, por ajo pansllaviste. Në Kosovë janë diskriminuar e burgosur vetëm shqiptarët që nga viti 1945 deri më 1999 kur u bë terrori më i madh kundër shqiptarëve. Nuk është as humane e as shkencore që të gjithë udhëheqësit e deritanishëm politikë të futen në një thes si antikombëtarë. Neve nuk na kanë shtypur as komunistët shqiptarë e as sistemi komunist, por shtypja ishte rezultat i dështimit të sistemit komunist në jugosllavi, dhe rivendosjes së hegjemonisë serbe. Kam përshtypjen se shumica e “demokratëve” të sotëm që unë i njoh dhe heshtin për ta ruajtur prestigjin e fituar nuk janë dalluar shumë nga ata që kanë punuar në sigurimin shtetëror. Pa zgjatur më tej këtu dua të them diçka edhe për ditët e fundit që i kalova në Prishtinë. Më 1995 në Tetovsë kisha botuar librin “Çështja kombëtare shqiptare dhe “ultrakomunistët shqiptarë” në të cilin në 404 faqe paraqita artikujt e botuar më parë në gazeta për të clat bëra fjalë më lartë, me një hyrje prej 82 faqesh. I pakënaqur nga politika ekstreme pacifiste që ndiqej në Kosovë dhe i frymëzuar nga lëvizjet dhe aksionet ilegale që bëheshin kundër policisë serbe hartova shkrimin me titull “Fundi i një aventure politike”. Në këtë libër në 364 faqe paraqita tërë atë që kish ndodhur dhe ishte duke ndodhur si në krahun pacifist ashtu edhe në atë revolucionar. 55


Beqir Berisha

Me një punë intenzive dhe të lodhshme bashkë me Isa Berishën, një daktilograf shumë i shkathët i “Komtrades”, që shkruante deri më 260 shkronja në minut në pasdrekën e 27 marsit të vitit 1998 e nxora dorëshkrimin, në kasetë dhe në letër dhe menjëherë u nisa për në Tetovë për ta botuar. Është interesant për t’u theksuar koincidenca midis titullit të librit dhe ngjarjeve që do të ndodhin më vonë. Po atë ditë rreth orës 22 të mbrëmjes në fshatin Likoshan të Drenicës do të kërcet pushka e parë që do të shënojë jo vetëm fundin e aventurës se me paqë do të mund të çlirohet Kosova, por edhe fillimin e luftës kur do të bien edhe dëshmorët e parë. Unë krejt rastësisht ndodha në Tetovë dhe qëndrova në Tetovë deri në fund të luftës. Por as në Tetovë nuk qëndrova duarkryq. Gjatë gjithë vitit i përcolla zhvillimet ushtarake dhe politike brenda dhe jashtë dhe përfundova librin “Revolucioni që tronditi Evropën” në 364 faqe. Librin e titullova me fjalën revolucion dhe jo luftë, jo vetëm për arsye se gjaku i dëshmorëve vuri në lëvizje mekanizmat e diplomacisë ndërkombëtare, por edhe për një arsye tjetër shumë të madhe. Lufta vërtet filloi më 1998, por rrënjët e saj shkojnë shumë larg deri më 1945, për të mos shkuar edhe më tej, kur shqiptarët u tradhëtuan nga “komunistët” jugosllavë dhe kur u rivendos regjimi i egër antishqiptar serb në Kosovë. Që atëherë lëvizja shqiptare për çlirim nuk u ndërpre për asnjë çast dhe burgjet jugosllave nuk u shprazën nga shqiptarët. Është pikërisht kjo frymë liridashëse për një gjysmë shekulli, që përgatiti këtë revolucion. Demostratat e mëdha të 1968, 1981 dhe të 1989 do të jenë uvertyrë e këtij revolucioni të papritur e që tronditi diplomacinë evropiane pas një shekulli që kur ia aneksoi tokat shqiptare Serbisë. Duke evokuar kujtimet nga Kosova, nuk mund të kaloj pa përmendur edhe disa shokë e miq të cilët më kanë përkrahur e 56


KUJTESË E HIDHUR

ndihmuar. Në rend të parë duhet ta dallojë me këto kujtime të ndjerin Abdyl Rama, redaktor shumëvjeçar në Entin e Teksteve dhe Mjeteve Mësimore. Nga dora e tij kam marrë vazhdimisht libra e tekste shkollore e universitare për ti recenzuar ose përkthyer. Vetëm përkthimi i nëntë librave në një vëllim shumë të madh faqesh më ka ndihmuar shumë finansiarisht. Dali Emërllahu me të cilin kam pasur dhe kam miqësi të sinqert. Në shumë raste e kam pasur edhe si dorë të djathtë. Ramiz Hoxha për të cilin fola edhe më lartë më siguroi një faqe të përhershme si rubrikë pedagogjike në revistën "Shëndeti", që ka qenë poashtu një ndihmë për mua, më duhet ta përmendi edhe Muhamet Mehmetin profesor në Fakultetin Juridik në Prishtinë të cilin e kam pasur dhe e kam një mik të sinqertë. Në Prishtinë që nga fillimi kam hasur një përkrahje morale nga elita e të përndjekurve politikë me të cilët kam pasur marrëdhënie të mira. Këtu duhet të përmendi Sejdi Kryeziun, me të cilin kemi vuajtur burgun në Shkup, Metush Krasniqin, i dënuar me 18 vjet burg në vitin 1960, Enver Talin, Rexhep Balidemën, Zeqir Gërvallën, Rexhep Abdullahun, Rashit Krasniqin, Hazir Shalën, Vezir Ukajn etj. Gati me të gjithë kam pasur edhe hyrjedalje familjare. Shumica prej tyre vinin te unë zakonisht kur vinte Memet Gega nga Tetova. Një natë dimri të vitit 1980, vetëm disa muaj para demostratave të vitit 1981-shit Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu erdhën te unë në Tetovë. Në këto kujtime më duhet të përmendi edhe disa tetovarë me të cilët kam pasur marrëdhënie shumë të mira, madje edhe ndihmë të veçantë morale. Këtu më duhet të përmendi në rend të parë Sali Saliun, sekretar i Teatrit Krahinor dhe Jusuf Rexhepin mjek kardiolog dhe profesor në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë. 57


Beqir Berisha

VI KTHIMI NË TETOVË DHE VEPRIMTARIA KRIJUESE Që kur u pensionova para kohe në vitin 1991 kohën më shumë e kalonja në në Tetovë se në Prishtinë, ndërsa që nga lufta në Kosovë u ktheva përfundimisht në Tetovë. U ktheva në qytetin ku isha rritur dhe ku fillova shkollimin tim. Edhe pse kisha kaluar një kohë të gjatë në Prishtinë, gjatë gjithë kësaj kohe përcillnja çdo lëvizje që ndodhte në Tetovë e Maqedoni, informohesha si nga individë edhe nëpërmjet shtypit për diskriminimin e hapët të shqiptarëve, madje edhe me ligje. Viti 1990 do të shënojë një kthesë të madhe në Federatën jugosllave sikur në tërë Lindjen evropiane që filloi në fundin e vjeshtës së vitit 1989. Për këto ndryshime unë do të shkruaj një seri artikujsh, për të cilët fola më lartë ku do të përfshihen edhe ngjarjet në Maqedoni. Se si u zhvilluan këto ngjarje, si i kuptuan shqiptarët rrethanat e reja, si u formuan partitë politike dhe ç’bënë ato, unë kam shkruar një numër të madh artikujsh. Në mënyrë të veçantë kam shkruar në dy veprat e botuara: “Çështja kombëtare shqiptare dhe “ultrakomunistët shqiptarë” dhe “Shqiptarët e Maqedonisë përballë terrorizmit sllav”. Kjo është një e kaluar. Ajo, për të cilën këtu dua të bëj fjalë ështe fakti se populli shqiptar mbrapsht i kishte kuptuar ndryshimet në Lindjen evropiane dhe mbrapsht e orientoi politikën e vet. Intelektualët shqiptarë, nëse do të mund të quhen intelektualë të mirëfilltë me ngritje politike, jo vetëm që nuk 58


KUJTESË E HIDHUR

dinin se si të veprojnë në ato rrethana vendimtare, por nuk kontaktuan me njerëz që mund t’u jepnin ndihmë. I angazhuar me publikime në gazeta, unë një kohë të gjatë nuk kisha shkuar në Tetovë. Një ditë lexova se ishin formuar dy parti politike. Një ditë u ktheva në Tetovë dhe mora informata të tërësishme se si ishin formuar dhe kush udhëhiqte me ato parti. Në të dyja kishim edhe njerëz kombëtarisht të mirë por timonin e mbanin ata që ishin në lidhje të fuqishme me pushtetin sllav. Nga zhvillimet e mëvonshme dhe diskriminimin e shqiptarëve, që do ta legjitimojnë këto parti, fitohej përshtypja se ato janë të formuara nga shteti “maqedonas” për ta legjitimuar shtypjen kombëtare. Pa hyrë në imtësira të ndryshme se çfarë kuadrosh do të udhëheqin popullin shqiptar në Maqedoni, këtu do të jap vetëm një shembull. Unë me Zaim Beqirin një ditë të vitit 1994 shkuam në zyrën e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) dhe u takuam me kryetarin e kësaj partie Nevzat Halilin. Kërkuam nga ai që regjistrimi të bojkotohet nga shqiptarët meqë në Entin e Statistkës së Maqedonisë nga 270 puntorë nuk kishte asnjë shqiptar. Nevzat Halili na priti dhe na përcolli mirë, duke e arsyetuar edhe mendimin tonë. Pas disa ditësh Zaim Beqiri më njoftoi mua se rreth propozimit tonë në kryesi është bërë skandal i madh. Madje diskutimi ka marrë edhe përmasa të tilla sa që e kanë kritikuar Nevzat Halilin pse na ka pranuar në zyrë, duke na trajtuar si ekstremistë, irredentistë, enveristë dhe komunistë të papërmirësueshëm. Zaim Beqiri e kishte trajtuar si ngjarje të zakonshme. Të tillë e trajtova edhe unë. Nuk mund të pritej një reagim më i mirë nga një parti ku drejtonin ish spiunët ose bijtë e bijat e spiunëve, duke përjashtuar Nevzat Halilin cili ishte viktimë prapa të cilit vepronin këta udbashë dhe pjellë udbashësh. Nga kjo parti, por edhe në bashkëpunim me Partinë Popullore do të 59


Beqir Berisha

ndahet një fraksion që do të formojë Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) në krye të së cilës do të infiltrohen dhe do ta marrin udhëheqjen e saj pikërisht ata që në vitin 1981 kanë bërë procesin famëkeq të diferencimit, duke përjashtuar nga puna kolegët e vet. Këto dy parti për 20 vjet nuk do të bëjnë asgjë në favor të shqiptarëve. Përkundrazi do të vazhdojë terrori në Bit Pazar të Shkupit, në Ladorisht të Strugës, në Tetovë e në Gostivar. Situata do të shkallëzohet deri në skenarin e armatosur më 2001, skenar ky që do të përfundojë me një skenar tjetër që do ta quajnë “Marëveshja e Ohrit”. Se skenari i armatosur ka qenë i orientuar kundër shqiptarëve duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Ohrit dëshmojnë ngjarjet e pasluftës. Me qindra të vrarë gjatë këtyre viteve, me qindra të burgosur që shkojnë deri në burg të përjetshëm dhe me shumë skenarë si në Shkup, Sopot, Brodec, Radushë etj. Pas të gjithë këtyre skenarëve, si mund ta trajtojmë veprimtarinë e partive shqiptare që herë futeshin në qeveri dhe "Sobranie" e herë nuk i fitonin votat për të hyrë në shërbim të pansllavizmit, si veprimtari foshnjarake ose antikombëtare? Le të gjykojë lexuesi. Pas këtij skenari në qeverinë sllave të Shkupit merr pjesë partia që e polli lufta. Kjo parti dita ditës është duke u forcuar dhe duke u bërë gjithnjë më radikale me një platformë të hapët antishqiptare dhe me një politikë gjeniale për marrëzira dhe punë të liga. Nga Tetova u largova më 1970 pas mbajtjes së dënimit. U largova për arsye se nuk mund të punësohesha. Kjo ishte arsyeja kryesore. Arsyeja tjetër ishte bojkoti nga ata që e mbanin veten intelektualë e që sot pas 30 apo 40 vjetësh anëtarët e familjeve të tyre e pranojnë gabimin. Por po të bëj një retrospektivë se si e lash e si e gjeta Tetovën, më duhet të them se e lash shumë keq, ndërsa nuk e gjeta më mirë. E lash 60


KUJTESË E HIDHUR

keq, sepse shtypja ishte shumë e madhe dhe diskriminimi pa pardon. Mirëpo në këtë të keqe kishte ngelë një e mirë e vogël. Një numër i madh i shqiptarëve e dinin se janë nën sundimin e pushtetit sllav. Më 1990 nuk e gjeta më mirë për një arsye tjetër shumë më të madhe. Tani populli ishte çoroditur, kishte formuar bindjen se ishte çliruar, se ajo makinë shtypëse nuk ishte shteti sllav por komunizmi. Formimi i bindjes se me përmbysjen e komunizmit shqiptarët ishin çliruar, ishte e keqja më e madhe që unë konstatova gjatë viteve të nëntëdhjeta. Të jeshë në robëri e atë ta trajtosh si liri, mendoj se nuk kish më keq. Kjo e keqe shkonte edhe mëtej me “përmirësimin” e marrëdhënieve me Shqipërinë, hapjen e kufirit dhe depërtimi reciprok i njerëzve nga të dyja anët. Kjo situatë bëri të mundshme lansimin e një teze ende më të rrezikshme për një luftë shumë direkte psikologjike, duke i bindur shqiptarët se tërë e keqja nuk ka ardhur nga sllavët e Shkupit e të Beogradit, por nga Tirana, se është Enver Hoxha fajtor për shtypjen e shqiptarëve me idelogjinë komuniste të tij dhe jo qeveritarët e Shkupit. Kësaj propagande të shëmtuar i frynin partitë e ashtuquajtura shqiptare, që bënë punën më të keqe gjatë kësaj periudhe ndër më të vështirat këto njëqind vjetët e fundit. U bënë shumë sakrifica, qe e nevojshme një dhunë e paparë për afër një gjysëm shekulli kundër shqiptarëve nga pushtetarët e Shkupit, u derdh shumë gjak e u ekzekutuan shumë atdhetarë, u bënë shumë bastisje e keqtrajtime në shumë familje, u masakruan shumë liridashës me burg të përjetshëm. Sot pas gjithë këtij terrori fizik e psikik, simbolik është numri i atyre që e kuptojnë realitetin, se janë pikërisht partitë shqiptare në pushtet dhe opozitë ata që ia kanë vënë prangat popullit edhe në duar edhe në kokë. Të ligat që i kanë sjellë partitë shqiptare popullit shqiptar për këto 20 vjet nuk u ka sjellë pushtuesi sllav 61


Beqir Berisha

për më shumë se një shekull. Kjo është një arritje gjeniale e partive shqiptare që robërinë t’ua shesin si liri një “zbulim” gjenial dhe një shërbim i shkëlqyeshëm politikës pansllaviste. Kjo është ajo “liri” të cilës i kemi ngritur edhe lapidare e muze kur ata që kanë luftuar për liri gjinden ose nën dhe, ose në burg të përjetshëm ose jashtë vendlindjes duke mos guxuar të vijnë t’i varrosin as prindërit e tyre.

FRAGMENTE NGA DISA LIBRA TË BOTUARA 1. Në mënyrë të veçantë ndërgjegjen e shqiptarëve do ta rëndojë Adem Demaçi, i cili kur u bënë demonstratat e 81-it vuante vitin e 21-të nëpër burgjet jugosllave, ndaj ai u bë edhe idol i demonstrantëve. Pos parrullave të tjera në demonstrata u dëgjuan edhe parrullat: “Rroftë Adem Demaçi” dhe “Lironja Adem Demaçin”. Vetëm ata që kishin përcjellur demonstratat mund të gjykonin drejtë dhe të konstatonin se në atë masë aq të madhe shprehej një revoltë e madhe, një zemërim i madh, shprehej një pakënaqësi për një padrejtësi të madhe se ishte në gjendje të sakrifikojë çdo gjë për liri. Por, nuk ishte vetëm kjo ajo që e rëndonte ndërgjegjen e shqiptarëve të Kosovës. Ndërgjegjen e rëndonin edhe shumë gjëra të tjera, me të cilat krenohej Jugosllavia, mbureshin udhëheqësit e Kosovës, ndërsa faktet flitnin të kundërtën. U bë plenumi i Katërt i Brioneve, u paralajmërua një klimë e mirë për shqiptarët, por frytet e kësaj klime të krijuar nuk i shfrytëzuan si duhet dhe sa duhet forcat kombëtare. Padrejtësitë ndaj shqiptarëve përsëri ishin të mëdha si në punësim, në ndarjen e banesave dhe në të gjitha fushat e jetës. Kosova eksploatohej 62


KUJTESË E HIDHUR

shumë nga Serbia, ndërsa varfëria e popullatës shqiptare rritej me përmasa të mëdha dhe padrejtësitë vëreheshin kudo. Edhe pse Kosova në vitin 1974 fitoi autonominë shqiptarët përsëri ishin të shtypur. Kosova kishte gjyqet, por në to dënoheshin shqiptarët e serbët shpalleshin të pafajshëm. Kosova kishte burgjet, por në to mbaheshin shqiptarët që kërkonin tëdrejtat elementare, Kosova kishte resurset më të mëdha të plumbit, xingut dhe thëngjillit në Jugosllavi, por këto resurse i shfrytëzonte Serbia. Së këndejmi në demonstrata u dëgjua edhe parrulla “Trepça prodhon – Beogradi ndërtohet”. Dukej sikur Kosova kishte çdo gjë, por në realitet kishte shumë pak, sepse edhe pse Kosova kishte Kushtetutën e vet, në Kosovë do të zbatohen urdhërat e Beogradit, siç do të ndodhë më 26 mars të 1981 kur policia speciale e Beogradit erdhi në Kosovë akoma pa u shpallur ora policore. Kështu do të ndodhë edhe një vit më vonë kur gjykata e Kosovës kriminelin serb e shpall të pafajshëm, kurse e dënon me vdekje shqiptarin nga Vushtria Ferat Mujën, i cili në mbrojtje vret një serb. Kosova kishte shkollat, por në to dominonte kryesisht kultura sllave, kishte shtypin, por në to i thurreshin lëvdata për kombet tjera jugosllave. Nga libri “Çështja kombëtare shqiptare dhe “Ultrakomunistët shqiptarë” fq. 58

63


Beqir Berisha

2 TRAGJEDIA E GOSTIVARIT – DËSHTIM I TURPSHËM I POLITIKËS SHQIPTARE. Veprimtaria e partive politike shqiptare në Maqedoni deri më tash nuk ka tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar e as të analitikëve për çështjet e Ballkanit. Kjo ka qenë pasojë e pasivitetit total të veprimtarëve të këtyre partive për çështjet e mëdha me të cilat u ballafaquan popujt që përbënin ish-Jugosllavinë federative. Partitë politike në Maqedoni nuk vepruan fare. Përkundrazi vepruan siç u porositën dhe siç u dirigjuan nga jashtë, si servise politike ndonëse e tërë veprimtaria e tyre ishte në dëm të popullit shqiptar. Dalja në skenën politike e Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve (më tej PPDSH) e udhëhequr nga Arbër Xhaferi së pari si fraksion i PPD-së mandej si parti në vete, tërhoqi vëmendjen e disa të ashtuquajturve “analitikë” shqiptarë, të cilët për këtë parti folën me një pompozitet të madh si mbrojtëse e interesave shqiptare. Liderët e kësaj partie, me eufori e krekosje të shfrenuar paraqitën “programin” naconal duke premtuar pavarësinë e plotë politike të shqiptarëve në Maqedoni, duke filluar nga padëgjueshmëria totale deri te krijimi i institucioneve të pavarura shtetërore. Sipas proverbit francez, se ai me një sy, midis qorrave është mbret, populli i besoi kësaj gënjeshtre të kulluar se na paska ardhur koha që shqiptarët e kësaj pjese të tokës shqiptare të kenë “mbretin” e vet. Shkuan pas qerres së kësaj partie, pa gjykuar për logjikën e strategjisë së saj. Por ajo që ndodhi këto ditë në Gostivar shkaktoi një dëshprim të madh, jo vetëm për politikën e kësaj partie, por një dëshpërim me karakter akoma më të gjerë e që protagoniste është PPDSH-ja që nuk mund të 64


KUJTESË E HIDHUR

kualifikohet as si rezistencë, as rebelim, as revoltë, as revolucion, as kryengritje. Ajo mund të quhet një turp i shqiptarëve të udhëhequr nga PPDSH-ja. Nga libri “Fundi i një aventure politike” fq. 312 3 Serbia me represionin që ushtroi në Kosovë shkaktoi gjendjen e njohur në fizikë sipas aksiomës se dy trupa nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën kohjë në të njëjtin vend. Shikuar nga ky kënd të gjitha përpjekjet... dështuan. Prandaj lufta për pavarësimin e Kosovës nuk është as lojë politike e fuqive të mëdha, as pasojë e shthurrjes së federatave të Lindjes. Kjo është një luftë çlirimtare e filluar, para se të shthurren këto federata dhe para se të fillojë loja diplomatike në Ballkan për krijimin e kufijve të rinj sipas interesave të këtyre fuqive. Në këtë kontekst lind pyetja pse kjo luftë me serbët u quajtë revolucion e jo kryengritje. Pa bërë shumë fjalë rreth natyrës së kryengritjes dhe revolucionit, duhet të theksohet se kryengritjas shpeshherë shpërthen edhe rastësisht, madje i mungon edhe koncepti teorik. Revolucioni ka mbështetje ideore dhe është rezultat i ndryshimeve revolucionare ose radikale në rrethanat që e kushtëzojnë atë. Pra revolucioni shpeshherë edhe para se të fillojë shënon kthesë kopernikane. Lufta jonë shënon kthesën më të madhe historike për pavarësi. Më këtë luftë u mposht pacifizmi dhe u ndryshua mentaliteti. Vetëdija e njerëzve pësoi një kthesë pikërisht kopernikane. Me fjalë të tjera, së pari u bë një revolucion në mëndjen e njerëzve, e mandej këta njerëz bënë revolucionin e armatosur. Revolucioni ynë nuk duhet të identifikohet me revolucionet sociale 65


Beqir Berisha

të tipit të Revolucionit Borgjez Francez dhe të Revolucionit Socialist Rus. Fillet e revolucionit tonë shkojnë shumë larg-deri në vitin 1945 kur mbaron Lufta e Dytë Botërore gjatë së cilës shqiptarët u mashtruan dhe u tradhëtuan. Së pari u bë një revolucion në mëndjen e njerëzve e mandej këta njerëz bënë revolucionin praktik. Porcioni ynë nuk është revolucion siç kanë qenë Revolucion nacional-çlirimtar i u tradhtuan. Përpjekjet e LDK-së dhe të partive të tjera të paraqitura në skenën politike pas vitit 1990 për të zgjidhur krizën kosovare në mënyrë paqësore dështuan plotësisht. Përpjekjet që do të bëjë LDK-ja me partitë satelite, do të jetë përpjekja më joserioze, që në mënyrë shumë të vrazhdë ka degraduar historinë tonë kombëtare. Pikërisht ky dështim kushtëzoi kthesën revolucionare. Nga libri “Revolucioni që tronditi Evropën” fq. 23 4 Zotërinj, ndoshta jam gabim, por unë mendoj se para se të kaloni në strategjinë e integrimit, Ju duhet t’i ndryshoni disa akte normative, që bota mos të akuzojë për padrejtësi e abuzim. Ju së pari duhet të ndryshoni nenet përkatëse të Kartës së OKB-së ku definohet vetëvendosja e popujve. Derisa kjo Kartë garanton vetëvendosjen, shqiptarët do të kërkojnë që kjo të vlej edhe për ta, në të kundërtën nuk mund t’i akuzoni si element destabilizues të rajonit, nëse këtë të drejtë e kërkojnë edhe me armë. Ju mbroni tezën se prishja e kufijve ka pasoja të rënda. Dakord. Por, pasoja të rënda ka pasur edhe për popullin shqiptar, kur këta kufij janë caktuar pa përfillur vullnetin e popullit. Një gjë është e sigurtë. Nuk rivendosen marrëdhënie 66


KUJTESË E HIDHUR

të mira ndëretnike, nëse nuk riparohen kufijtë e tokës. Kjo u takon Juve ta bëni, sepse paraardhësit Tuaj i kanë caktuar kështu, ndërsa Juve u takon që t’i riparoni. Shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që nuk kanë vendosur vetë për kufijtë e tyre. Përkundrazi kanë vendosur të tjerët. Pikërisht këtu qëndron edhe arsyeja që unë mbroj tezën për vetëvendosje në baza demografike dhe historike. Ju doni të pretendoni të argumentoni se respektimi i Kartës së OKB-së është i rrezikshëm. Unë do të argumentoj të kundërtën. Luftërat në Ballkan nuk i shkaktoj respektimi i kësaj Karte, por, mosrespektimi i saj. Të gjitha luftërat në Ballkan janë shkaktuar, sepse këtu nuk është përfillur vullneti i popujve. Në këtë pjesë të Ballkanit, sidomos ndaj shqiptarëve, në mënyrë flagrante është shkelur parimi i vetëvendosjes. Prandaj, mendoj se është koha që kjo padrejtësi të riparohet. Lufta në Kosovë nuk u bë për të krijuar Shqipërinë e Madhe, siç pretendon propaganda serbe, por për arsye të mosrespektimit të parmit të vetëvendosjes. Shqiptarët e Kosovës nuk kërkuan as t’i bashkojnë territoret e okupuara në ish-Jugosllavi e as që t’i bashkohen shtetit shqiptar, por kërkuan pavarësimin e Kosovës. Nga libri: "Përse luftuan shqiptarët" – letër diplomacisë ndërkombëtare, fq. 33 5 Edhe zyrtarët edhe mediat në të dyja anët e kufirit bëjnë fjalë për Marrëveshjen e Ohrit sikur ajo do t’a zgjidhë përfundimisht çështjen shqiptare në Maqedoni. Të bësh fjalë për Marrëveshjen e Ohrit nga pozicionimi afirmativ do të thotë të bësh fjalë rreth hiçit. Natyrisht nuk mungojnë as reagimet ndaj një indoktrinimi të tillë, por strategjia e politikës empirike 67


Beqir Berisha

ka mbështetje të fuqishme ndërkombëtare dhe çoroditja po bëhet gjithnjë e më e madhe. Me këtë praktikë politike de facto u hoqën prangat nga duart e shqiptarëve por këto pranga ua ngulitën në kokën e tyre dhe sot një numër i shqiptarëve nuk është në gjendje të kuptoj realitetin se janë viktimë e një lufte të tillë psikologjike, të një terrori psikologjik që ushtrohet kundër tyre për ta kuptuar robërinë si liri në një kohë kur diskriminimi i shqiptarëve aspak nuk humb në intenzitet. Kësaj lufte të fuqishme propagandistike psikologjike antishqiptare ua vë kapakun takimet e imponuara dhe të improvizuara të zyrtarëve të Tiranës me ata të Shkupit gjoja për të afruar popujt që nga shumë shqiptarë kuptohet si goditje e rëndë në psikën e tyre, kur ata diskriminohen në çdo aspekt. Ky është pra realitet i sotshëm i Maqedonisë multietnike që nga shumë politikanë ndërkombëtarë mirret edhe si shembull i zgjidhjes së problemeve ndërnacionale. Nga libri “Shqiptarët e Maqedonisë përballë terrorit sllav” fq. 129

6 MIDIS KËSHILLËS DHE SHEMBULLIT NË EDUKIM Këshilla dhe shembulli janë dy mjete të fuqishme të procesit të edukimit.Ato zakonisht zbatohen pavarësisht njëra nga tjetra, por shpeshherë zbatohen edhe bashkërisht duke plotësuar njëra-tjetrën ose duke iu kundërvënë njëra-tjetrës. Është me rëndësi që të gjithë ata që merren me problemin e edukimit të fëmijëve, në rend të parë prindërit të dinë drejt dhe 68


KUJTESË E HIDHUR

me vend të përdorin mjetet e këshillës dhe të shembullit në procesin e edukimit. Derisa shembulli ndikon drejtëpërdrejtë dhe pa pasur nevojën e sqarimeve dhe të komenteve, këshilla duhet të jetë e arsyeshme, me vend dhe bindëse për të ndikuar në sferën e vetëdijes së fëmijës, përkatësisht të atij që jemi duke e edukuar. Me anën e këshillës duam që te fëmija të ndikojmë duke i treguar se si duhet të veprojë, përkatësisht duke e tërhequr nga veprimi i palejueshëm, apo duke i treguar se nuk duhet vepruar ashtu siç mendon të veprojë. Pra këshilla mund të përdoret në raste të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme, por qëllimi gjithmonë është i njëjtë: t’i tregojmë fëmijës se si duhet të sillet, se cila sjellje është e lejueshme e cila nuk është e lejueshme, ndërsa shembulli vjen në shprehje jo vetëm atëherë kur në mënyrë të qëllimtë i tregojmë fëmijës se cila është e mirë e cila jo, por edhe atëherë kur nuk jemi të vetëdijshëm se me shembullin tonë apo me shembuj të tjerë indirekt jemi duke ndikuar pozitivisht apo negativisht te fëmija. Për të pasur efekt si me këshilla ashtu edhe me shembuj në procesin e edukimit, është e rëndësishme të dihet se kur ndikon shembulli në mënyrë pozitive dhe kur ndikon këshilla në një anë dhe çfarë reciprociteti ekziston midis këshillës dhe shembullit në anën tjetër. Këshilla e mirë dhe e drejtë duhet të mbështetet në arsye, e cila është kushti kryesor për t’iu kuptuar drejtë dhe për të bërë ndikimin e duhur. Për të pasur sukses me anën e këshillës, ai që këshillon, duhet të ketë parasysh se si do ta kuptojë fëmija këshillën, si do të ndikojë ajo tek ajo. Sepse për të ndikuar këshilla, me rëndësi është që fëmija të ketë aftësi intelektuale për ta kuptuar rëndësinë e këshillës. Me fjalë të tjera, të jetë i ngritur në shkallë të duhur për t’i kuptuar situatat dhe raportet përkatëse. Për formimin e qëndrimeve të caktuara te fëmija dhe për kultivimin e sjelljes së dëshiruar, më parë 69


Beqir Berisha

fëmija duhet të ketë dituri të caktuar për të cilën është fjala, duhet t’i ketë të qarta normat e sjelljes dhe të arsyetojë mirë dhe drejtë; në të kundërtën këshilla do të jetë e kotë. Pra, pjekuria intelektuale dhe morale e fëmijës është kusht për të zbatuar këshillën në mënyrë të drejtë. Te fëmijët me një shkallë të ulët pjekurie, këshilla nuk luan rolin e vet, prandaj në raste të tilla përdoren mjete të tjera (zakonisht shembulli dhe formimi i shprehive nëpërmjet imitimit). Krahas këshillës, ndikim të fuqishëm në edukimin e fëmijës bën edhe shembulli. Në krahasim me këshillën, shembulli është konkret, mbështetet në rastet konkrete, ndikon sa në arsye aq edhe në ndjenjat e fëmijës. Në procesin e edukimit nuk bën që shembulli t’i kundërvihet këshillës, por përkundrazi, këshilla duhet të gjejë realizim konkret në praktikë. Në qoftë se këshillat tona nuk përputhen me sjelljen tonë konkrete, atëherë ato këshilla jo vetëm që nuk bëjnë kurrfarë efekti, por ndikimi i tyre mund të jetë i kundërt. Për këtë arsye është e nevojshme që me sjelljet tona të bëjmë ndikim pozitiv. Në shkencën e pedagogjisë roli i shembullit trajtohet si shumë i rëndësishëm në procesin e edukimit. Njëqind fjalë të mira, thuhet, nuk mund të ndikojnë sa një shembull i keq, për këtë arsye duhet pasur kujdes që shembujt të jenë pozitiv që fëmijët të mund të nxjerrin prej tyre mësime të duhura. Në qoftë se duam të ndikojmë te fëmija me anën e shembullit, atëherë duhet të bëjmë një zgjedhje të nevojshme të tyre. Fëmijëve sa më shumë duhet t’u japim shembuj pozitivë dhe sa më pak shembuj negativë. Ndikim të fuqishëm bën shembulli i prindit, i cili është i pasëvendësueshëm në procesin e edukimit, ose shembulli i arsimtarit, përkatësisht, i edukatorit. Prindi dhe edukatori janë model i sjelljes për fëmijën, sepse ai sheh se si veprojnë ato dhe vepron edhe vet ashtu. Prindi që e këshillon fëmijën e vet që të veprojë kështu 70


KUJTESË E HIDHUR

apo ashtu, pikë së pari duhet të mbështetet në sjelljet e veta. Nëse sjelljet e tija nuk përputhen me ato këshilla që i jep fëmijës, atëherë nuk do të ketë sukses në procesin e edukimit. Fëmijët zakonisht veprojnë ashtu siç veprojnë prindërit e tyre, kanë shprehi të tilla si prindërit, qëndrimet e tyre zakonisht përputhen me të prindërve etj. Prandaj, të kërkojmë prej tyre që të sillen ndryshe nga sjelljet që i kemi ne, do të ishte krejtësisht e palogjikshme. Përveç shembujve pozitivë, nxënësve, përkatësisht fëmijëve mund t’u ofrojmë edhe shembuj negativë, por numri i këtyre të dytave duhet të jetë i vogël dhe varësisht nga nevoja që mund të paraqiten. Me anën e shembujve negativë zakonisht dëshirojmë që fëmijëve t’u tregojmë për shprehitë e këqija, sjelljet e palejueshme dhe veset e sëmtuara të njerëzve. Mirëpo, ndodh që shembulli negativ në vend që të bëjë ndikim pozitiv, të bëjë efekt të kundërt; për këtë arsye, fëmijëve duhet t’u tregojmë edhe pasojat nga sjelljet e tilla, dëmin që vjen nga ato dhe t’i udhëzojmë që mos të sillen në mënyrë të tillë. Megjithatë, vlen të theksohet se shembujt negativë nuk janë të preferueshëm sikur ata pozitivë. Pos shembujve të sjelljes direkte në procesin e edukimit përdoren edhe shembujt indirektë. Nëpërmjet këngëve, popullore kultivojmë trimërinë, me anën e pikturave dhe vizatimeve të ndryshme, optimizmit për jetë etj. Shkurtimisht, shembulli dhe këshilla janë dy mjete të fuqishme të edukimit dhe ato duhet të zbatohen me konsekuencë, sepse zbatimi i tyre i drejtë bën efekt pozitiv në edukimin e fëmijëve. Nga libri “Artikuj pedagogjik” fq. 174

71


Beqir Berisha

7 I tërë ky aksion pedagogjik i dominuesit mbi të dominuarin synon një qëllim të vetin: që përmes kësaj dhune simbolike t’i imponojë të dominuarit edukatën e vet, që të imponojë pikëpamjet e veta, mendimin e vet dhe qëndrimet e veta. Qëllimi është që të dominuarit të mendojnë dhe të veprojnë njësoj siç mendojnë dhe siç veprojnë dominuesit, të kenë po ato pikëpamje po ato qëndrime, të pajtohen me çdo gjë që propozojnë ata, të mos kundërshtojnë asgjë dhe të miratojnë çdo gjë sipas pëlqimit të tyre. Dominuesit janë të kënaqur me suksesin kur konstatojnë se qëndrimet, pikëpamjet dhe bindjet e të dominuarëve janë identike me ato të dominuesve, kur shprehen njësoj si ata, kur përdorin të njejtën terminologji, bëjnë të njejtat kualifikime. Vetëm kjo është garanca se aksioni pedagogjik ka pasur sukses, se ajo që është imponuar është inkonporuar në qenien e të dominuarit, se i dominuari nuk ndryshon me asgjë tjetër nga dominuesi përpos me shkallën e diskriminimit, të përbuzjes, të degradimit dhe të denigrimit. Nëpërmjet kësaj forme të të menduarit, sllavët kanë pasur sukses të konsiderueshëm edhe te disa intelektualë shqiptarë, të cilët në shumë raste, për shumë dukuri dhe për shumë çështje politike kanë shprehur mendime identike me ta, kanë pasur të njejtën terminologji të shprehjes dhe kanë bërë të njejta kualifikime pa rezervë. Kjo do të thotë se përmes aksionit pedagogjik dominuesi synon jo vetëm të imponon mënyrën e të menduarit e të formojë qëndrime të caktuara, por të imponojë edhe bindje në kërkimin e zgjidhjes së problemeve ekzistuese. Dominuesi nuk bën vetëm seleksionimin e asaj se çfar mund të mësosh e çfar jo, si duhet të mendosh e si nuk duhet të 72


KUJTESË E HIDHUR

mendosh, por imponimi shkon edhe më thellë, ai imponon edhe limitin e saj se çfarë mund të mësosh dhe çfarë nuk mund të mësosh, çfar mund të kërkosh dhe çfar nuk mund të kërkosh, kur ke të drejtë dhe kur nuk ke të drejtë të pyesish, deri ku mund të shkojnë kërkesat dhe ku është limiti i tyre. Nga ana tjetër dominuesi cakton edhe strategjinë e parashtrimit të kërkesave, edhe mënyrën e realizimit të tyre ose të mohimit të tyre, imponon bindjen se cilat kërkesa janë të arsyeshme, si mund të realizohen dhe si nuk mund të realizohen etj. Nga libri “Filozofia e edukatës” fq. 103

8 LETRA E GJASHTËMBËDHJETË DHE E FUNDIT Mbrëmë kur më telefonuat, pas afër një muaj nga telefonata e parë, duke më njoftuar se i ke rradhitur letrat në formatin e një libri, unë kisha ra thellë në mendime. Telefonata e Juaj m’i shkapërderdhi pak asociacionet e parafytyrimeve, por pas bisedës që patëm, unë deri orët e vona të mbrëmjes në qetësinë absolute në dhomën e fjetjes mendova se si do ta filloj dhe përmbylli letrën e fundit. E vetmja pyetje që kishte mbetur ishte fuqia e edukatës. I bëra vetes pyetje kush jam unë? Cili më bëri mua kështu siç isha dhe siç mbeta fare i pandryshueshuar tërë jetën? Pse të gjitha këto vuajtje për Shqipërinë? E më në fund asgjë? Më kishin bërë shumë nervoz lajmet se tre priftërinjë grekë

73


Beqir Berisha

udhëheqin kishën ortodokse shqiptare në atë pjesë të vogël që ne sot e quajmë Shqipëri. I bëra vetes edhe disa pyetje të kota dhe më në fund u përpoqa t’i ndërpres mendimet e tilla. Por nuk munda të shkëputem lehtë. Më shkoi mendja në fëmijërinë e hershme. Mbërrina deri te klasa e parë fillore. Nuk e di se cili muaj i vitit ishte, por sipas llogarisë së mëvonshme ka qenë përafërsisht shkurti i vitit 1942. Një fqinjë i imi, pesë vjet më i moshuar se unë një ditë, pasi bisedoi me nënën time më mori në shkollë, në të njëjtën klasë ku mësonte edhe ai. Ishte kohë lufte dhe shkolla shqipe ishte hapur për të parën herë. Në klasë kishte nxënës edhe njëfish më të moshuar se unë. Mësuesen e quanin Vasilika, ndërsa drejtor shkolle ishte Qemal Haxhihasani albanolog i njohur i Tiranës. Ai me punën e vet na i vuri themelet e nacionalizmit shqiptar. Sipas të gjitha gjasave e kish për detyrë të na e ngritë vetëdijen kombëtare. Për çdo mëngjes para se të hynim në klasë pesë paralelet sa kishte shkolla radhiteshim në oborr të shkollës dhe këndonim këngët patriotike “Për mëmëdhenë”, “O trima luftëtarë” dhe “Mal edhe fusha ushtojnë sot”. “Këtu dua të them edhe diçka që ka të bëj me mbiemrin tim Berisha. Mësuesja nuk i regjistronte nxënësit sipas regjistrit të ofiqarisë por me mbiemra që i tregonin prindërit ose vet nxënësit. Unë i përkisja Lagjes së Borishave në fshatin Lisec edhe pse unë isha i lindur në qytet. Më regjistroj Borisha. Më vonë, nuk mbaj mend cili nga mësuesit ma ndryshoi këtë në Berisha. Një ditë shkolla u rrethua nga Karabinieria dhe ushtria italiane. Ne nxënësit ishim në oborr. Në ato momente kur disa ushtarë u futën brenda në ndërtesë, drejtori i shkollës Qemal Haxhihasani bashkë me mësuesin Murtezan Kadzadeu kërcyen nga dritarja anësore e një dhomë të katit të dytë në oborrin e 74


KUJTESË E HIDHUR

sipër pranë rrugës dhe ikën. Unë isha i vogël, nuk dija as çka ndodh, por ata të klasës së katërt dhe të pestë, që më parë kishin mësuar në gjuhën serbe bisedonin se kishin ardhur ta arrestojnë drejtorin dhe ta vrasin se është partizan. Duke u përpjekur që të dal nga këto mendime të hershme, udha më çoi në fshati Gjermë, ku për herë të parë u caktova si mësues në vitin 1954. Ishte një dimër i madh. Rrënja e dëborës që filloi ditët e para të janarit, zgjati më shumë se një muaj e gjysmë. Binte për çdo ditë borë. Rra katër metra borë. Ishte dimri më i madh që mbahet mend. Një natë duke lexuar revistën letrare “Jeta e Re” që ishte e vetmja revistë në gjuhën shqipe dhe duke shfletuar se çfarë shkrimesh ka në të, hasa poezinë e Latif Berishës me titull “Tri gota”. Më pëlqeu shumë, E lëshova edhe pak dritën e llambës së vajgurit dhe e lexova edhe njëherë. Mu duk ende më e bukur dhe me një kuptim të thellë. prandaj e lexova për së treti Në livadh të jetës tri gota i gjeta, Dy janë të plota ish bosh e treta, Të parën e mora në gojë e vendova, Ish e ëmbël si sherbeti menjëherë e largova, Të dytën e mora me gjuhë pak e preka, Ish e hidhët si pelini menjëherë e hjeka, I zbraza të dyja në të tretën gotë, U bë e ëmbël e hidhët siç është vet kjo botë. Duke analizuar filozofinë e kësaj poezie të bukur, mu darovit gjumi edhe më tepër. Poezia përputhej plotësisht me udhën jetësore që kisha bërë unë personalisht. Fillova të 75


Beqir Berisha

mendoj edhe më fuqishëm për të kaluarën tme, për udhën e kaluar gjatë jetës, për problemet, sfidat, provokimet, presionet e për çka jo. Gati të gjitha të natyrës politike ose me prapavi politike. Thash me vete: me të vërtetë njeriu paska qenë më i fuqishëm se guri. Por nga këto mendime nuk munda ta anashkaloj bashkëshorten time, e cila përjetoi më thellë se unë të gjitha vuajtjet, të gjitha problemet e provokimet. Ajo i përballoi me stoicizëm të gjitha sfidat edhe kur unë tregoja shenja ligështimi. Ajo u tregua më burrëreshë se unë në shumë situata të rënda edhe kur pesha binte më tepër mbi te se mbi mua. Unë me të gjitha brengat e problemet qëndroja edhe mbi supe të saja. Pikërisht këtu qëndron ajo arsye e madhe që këtë letër ia kushtoj asaj, ia kushtoj karakterit të saj të fuqishëm. Këtë vendim e mora pasi mendova mirë e qetë, e mora pasi u binda se i kam borxh asaj për të gjitha vuajtjet e natyrës politike. Në këtë mënyrë mikeshë e nderuar gjatë këtyre mendimeve u lidha edhe me pyetjen e fundit të letrave të mia që padyshim është rezultat i edukatës dhe i vështirësive me të cilat u përballëm e që u kalitëm edhe më shumë. Ajo e kuptoi plotësisht se jeta është obligim. Jeta duhet të jetohet me të gjitha vështirësitë, me të gjitha problemet e fatkeqësitë. Jeta është një obligim që duhet të kryhet. Ka të drejtë Albert Kamy po ta parafrazoj kur thotë se jeta duhet të jetohet me tërë absurdin e saj edhe nëse ajo është absurde. Duke dalë në periferi të problemeve familjare që i kaluam u futa në filozofinë e Niçes. Fillova të mendoj për Mbinjeriun e Niçes që duhet të përballet me të gjitha vështirësitë e t’i përballoj me sukses. Neve nuk na ndihmoi askush dhe nuk ka mundur të na ndihmojë askush. I tillë ka qenë fati ynë. Ne nuk u bëmë Mbinjeriu i Niçes. Por na kaliti jeta edhe pa na ndihmuar. 76


KUJTESË E HIDHUR

Në këtë mënyrë erdha në përfundimin e mendimeve se ka pasur të drejtë Niçja kur thotë se ndihma njeriun e dobëson, duke e bërë të pafuqishëm për të ekzistuar. Të gjitha këto mendime më futën në problemin që interesoheshit e që ka të bëj me dështimin e forcave që bënë luftën në Kosovë, dhe me fitoren e forcave pacifiste që kishin bashkëpunuar me pushtuesin. Në libër thuhet: “Kur sot e vështrojmë dështimin e forcave militante në zgjedhje, nuk mund të kalojmë pa theksuar se është edukata ajo që e bëri këtë” mrekulli siç shkroi atëherë gazeta daneze “Politiken” në artikullin me titull “Zgjedhjet në Kosovë i fituan dezertorët e luftës”. Shumë mirë e ka thënë Lajbnici: “Na jepni edukatë të mirë që për një shekull ta ndryshojmë karakterin e Evropës”. Shikuar nga ky kënd, duhet thënë se me ne shqiptarët afër një shekull manipuloi Serbia dhe pjesërisht ajo na ka gatuar ashtu siç jemi në një pjesë të madhe. Edukimi, ndikimi ose aksioni pedagogjik ka fuqi të madhe. Atë që mund ta bëj edukata nuk mundë ta bëj ligji. Njerëzit nuk mund t’i detyrojmë me ligj që të jenë të sinqertë, ta mbajnë besën ose të jenë të ndershëm, në qoftë se nuk janë të edukuar në atë frymë. Nuk mund t’i detyrojmë me ligje as që të mos gënjejnë, që të mos mashtrojnë e që të mos bëhen keqbërës, në qoftë se edukata jonë është e kundërt. Ligjet mund të na detyrojnë të sillemi, në mënyrë të caktuar, por sa herë që të na jepet mundësia ne do t’i thejmë ato ligje, nëse ne nuk jemi formuar si njerëz që t’i respektojmë rregullat e normat e hapësirës sociale edhe pa imponime direkte, në qoftë se te ne nuk është formuar shprehia ose habitusi i tillë i sjelljes. Në qoftë se për shembull ne e tejkalojmë shpejtësinë e automobilit sa herë që jemi të sigurtë se nuk na ndalon polici, ne praktikisht dëshmojmë se nuk jemi edukuar mirë. Kur i falim notat, kur 77


Beqir Berisha

prodhojmë prodhime me cilësi të dobët, kur i kryejmë punët, siç thuhet shkel e shko ne dëshmojmë edukatë të ulët. Historia na jep shumë shembuj të fuqisë së edukatës. Është pikërisht edukata ajo që formoi Perandorinë romake si më të fuqishmen në botë. Lexojeni librin e Monteskjes “Madhështia dhe rënia e Perandorisë romake” dhe do të bindeni se si janë edukuar qytetarët romakë, sidomos ushtarët e kësaj perandorie. Se çfarë rëndësie i kanë kushtuar kalitjes fizike të ushtarëve dhe nëpër çfarë sprovash kanë kaluar jepen shumë të dhëna në këtë libër. Është merita e edukatës si dhe e qytetërimit të lartë që gati e tërë Azia dhe Afrika ishin koloni të shteteve të zhvilluara evropiane. Belgjika, që në hartën e Evropës është vetëm një pikë, kishte koloni të veta në rajone të prapambetura, sikur që kishin edhe Anglia dhe Franca. Po ashtu është edukata që i bëri atë sfidë të madhe Jugosllavisë më 1981 kur një grusht shqiptarësh u përballën me një shtet që konsiderohej njëra nga forcat më të mëdha ushtarake në Evropë. Është përsëri edukata ajo që i kaliti shqiptarët të sfidojnë Serbinë më 1998. Edukimi, pra, i kalit njerëzit, i bënë të fuqishëm edhe fizikisht edhe moralisht që të përballojnë vështirësitë, t’i zgjidhin problemet dhe t’i sfidojnë të gjitha situatat e rënda. Por edhe edukimi ka limitin e vet. Ajo që nuk është e pamundshme të arrihet me edukim, nuk mund të arrihet. Kemi shumë raste kur fëmijët e pedagogëve dhe të psikologëve devijojnë në sjellje, bëhen narkomanë, konsumues të alkoolit, luajnë bixhoz, bëhen huliganë etj. Pra kemi raste kur edukimi bënë çudira si në përmasa individuale ashtu edhe në përmasa të gjëra, por kemi raste kur procesi i edukimit dështon që në start. Kjo ndodh, sidomos te individët, projekti i të cilëve për jetë edhe ideali i tyre se ç’duan të bëhen nuk përputhet me projektin, qëllimin dhe idenë e edukatorit. 78


KUJTESË E HIDHUR

Me këtë shkrim mikeshë e nderuar, që i keni lexuar mendimet e mia me aq zell, po u jap fund letrave, duke ju përshëndetur prej së largu, duke ju falënderuar për grumbullimin e letrave dhe duke më nxitur që edhe unë të gjitha këto letra t’i sistematizoj në një libër. Nga libri “Letra filozofike për edukatën” fq. 95-98 9 Në vitin 1954 Mehmet Gega do të fillojë propagandën me biseda të fshehta, të tërthorta për t’i bindur ata që i njihte që të mos shkojnë në Turqi. Kur në vitin 1955 filloi shpërngulja e madhe, Gega bëhet i papërmbajtshëm dhe shkruan e shpërndanë afishe me përmbajtje: Mos shkoni në Turqi, kjo është toka jonë. Këto afishe i shpërndanë në shumë qytete: Tetovë, Gostivar, Strugë, Shkup, Pejë, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan. Me 21 maj të po këtij viti kapet nga policia në hotelin “Sharr” të Shkupit, arrestohet dhe pas hetimeve dënohet me 10 vjet burg. Kur Gega vendosi të sakrifikojë edhe jetën shumë të tjerë as që çanin kokën shkon apo nuk shkon dikush në Turqi, do të ngel këtu si shqiptar apo do të bëhet sllav e turk. Për shumë të tjerë ishte një punë e kotë që nuk ia vlen të sakrifikohesh. Mirëpo, siç thotë Albert Kamy ajo që është arsye për të jetuar është arsye edhe për të vdekur. Gega e shifte të arsyeshme për tu sakrifikuar për idenë e shqiptarizmit deri sa shumë të tjerë jeta u dukej më e bukur edhe pse në robëri. Kur Gega ndihej i lumtur që gjindej në burg, sumë të tjerë e quanin edhe të marrë. Nga libri “Do ta bëjmë Shqipërinë” – kështu fliste Mehmet Gega fq. 10 79


Beqir Berisha

ÇKA I PARAPRIU DEMOSTRATËS SË TETOVËS – 1968 Kumtesë e lexuar në Simpoziumin e mbajtur në Prishtinë 24 dhjetor 2008 Demostratës shkurtimisht i parapriu skllavëria dhe dhuna sllave nga 1944-1968, që vazhdoi edhe pas ’68 edhe pas ’81. Vitet e 90-ta partitë shqiptare e legjitimuan skllavërinë dhe dhunën ndaj shqiptarëve, ndërsa e ashtuquajtura Marrëveshtja e Ohrit ua vëndoi shqiptarëve prangat në kokë për ta kuptuar robërinë si liri. Sot shqiptarët shtypen më egër se në vitin 1968. Në vitin 1969 ne në Shkup ishim 64 vetë të dënuar gjithsej me rreth 200 vjet burg, ndërsaq para dy muaj në Shkup u dënuan 13 shqiptarë me 200 vjet burg (193 vjet). Parlamentarët shqiptarë në Sobranien sllave të Shkupit miratojnë ligje diskriminuese për ti shtyp më egër shqiptarët. Njerëzit bëjën historinë zakonisht në rrethana që nuk i zgjedhin vet. Demostrata e dhjetorit e vitit 1968 është ngjarje e pakontestueshme e kësaj teze. Natën e 22 dhjetorit të vitit 1968 kur në sheshin e Tetovës protestohej kundër grisjes së flamurit shqiptar, Faik Mustafa, që të nesërmen do të bëhet njëri nga protagonistët kryesor i demostratës gjendej në shtëpinë time bashkë me Abdyl Selamin, pa ditur asgjë se çka ndodh jashtë. Atë natë Mustafa shpalosi një plan global për organizimin e demostratave në të gjitha qytetet e Maqedonisë të banuara me shqiptarë, që duhej të organizoheshin në muajin maj të vitit në vijim. Deri sa ne bisedonim për demostratat ato tashmë kishin filluar. E potencova faktorin njeri dhe rolin e tij për arsye se historia nuk bëhet pa njerëz dhe se njerëzit janë protagonistët e saj. Njerëzit bëjnë historinë, njerëzit edhe e shtrembërojnë atë, 80


KUJTESË E HIDHUR

edhe e fshehin realitetin varësisht nga politika empirike. Kur ne sot pas 40 vjetësh flasin për ngjarjet e 1968-tës në rrethana të tjera shtrohen shumë pyetje: duhet apo nuk duhet ta paraqesim realitetin? Kemi apo nuk kemi të drejtë ti shtrembërojmë ndodhitë? Na jepet apo nuk na jepet autorizim për ti fsheh faktet? Pikërisht rreth këtyre pyetjeve qëndron çelësi i ndërtimit të historisë. Në këtë fakt qëndron edhe shkaku që historinë e trajtojnë si shkencë joekzakte – relative. Nuk kemi shkenca relative përpos politikës që në fakt është shkencë e relatives. Të gjitha shkencat tjera ose janë ose nuk janë fare shkencë. Unë u ngarkova që të them diçka se çka i parapriu demostratës së Tetovës. Dua të flas pak, pa glorifikime, pa shtrembërime dhe pa fshehje të fakteve. Natyrisht askush nuk më konteston nëse them se shtypja sllave dhe diskriminimi i shqiptarëve u ka paraprijë të gjitha demostratave dhe protestave që nga 1968 deri më sot. Por kur e them këtë, nuk mund ta fsheh faktin se ne që protestuam në vitin 1968 kemi qenë nën ndikimin e fuqishëm të Radio Tiranës. Padyshim ngjarjet, zhvillimet, ndryshimet që i kanë parapri demostratës janë të shumta duke filluar që nga viti 1944 deri në momentin kur shpërtheu demostrata. Por zëri i fuqishëm i Radio Tiranës në këto zhvillime as që mund të mohohet as të shtrembërohet e as të fshehet. Demostrata nisi rastësisht, por në këtë rastësi qëndron thelbi i tërë asaj që ndodhi me 22 dhe 23 dhjetor. Nuk ishte rastësi grisja e flamurit shqiptar, sepse ai akt shprehte urrejtjen histerike sllave ndaj shqiptarëve, urrejtje kjo që ishte ushqyer me decenie të tëra në mënyrë difuzive dhe sistematike, duke përfshirë edhe programet shkollore edhe radion edhe televizionin edhe shtypin, edhe të gjitha manifestmet e tjera. Nuk ishte rastësi as reagimi i shqiptarëve, të cilët përpos 81


Beqir Berisha

përvojës së hidhur të diskriminimit ishin të ndikuar edhe nga Radio Tirana. Te shqiptarët ishte akumuluar një revoltë e madhe për të gjitha padrejtësitë, vrasjet, burgosjet, dëbimin në Turqi, plaçkitjet, nacionalizimin dhe eksproprijimin e pasurisë, papunësia dhe shumë e shumë tortura të tjera. E gjithë shtypja e akumuluar që më parë në vetëdijen e shqiptarëve do të fuqizohet edhe nga ngjarjet politike pas Plenumit të Katërt të Brioneve. Depërtimi i literaturës nga Tirana, debatet e mëdha që do të bëhen midis politikanëve të Kosovës dhe Serbisë, klima liberale e krijuar në Kosovë, kërkesat gjithëpopullore për avancimin e statusin të Kosovës në republikë, polemikat e ashpra midis Beogradit e Prishtinës do të ndikojnë fuqishëm në vetëdijen e shqiptarëve të Maqedonisë. Atëherë numri i ekzpemplarëve të gazetës “Rilindja” që ish simbolik do të shumëfishohet duke u rritur për çdo ditë. Shqiptarët do të fillojnë të mendojnë edhe për avancimin e të drejtave të tyre në Maqedoni duke kërkuar hapjen e shkollave të mesme në gjuhën shqipe që mungonin, përdorimin e flamurit, përdorimi zyrtar i gjuhës e shumë kërkesa të tjera elementare edhe pse shumë nga to ishin të parapara edhe me kushtetutë por defakto nuk realizoheshin. Për të gjitha këto kërkesa legjitime pushteti centralist dhe diskriminues e antishqiptar i Shkupit ishte plotësisht i shurdhër dhe synonte forcimin e mëtejmë të shtypjes e të diskriminimit. Sllavët e Maqedonisë nuk ishin të kënaqur as me shprazjen e qyteteve shqiptare nga shqiptarët që u dëbuan në Turqi, as me asimilimin e një numri të madh shqiptarësh të krishterë, as me gjymtimin e mentalitetit të një numri të konsiderueshëm shqiptarësh, as me kolonizimin me sllavë nga Greqia Veriore, Polonia, Rusia dhe Ukraina që ishin sjellur në tokat e banuara me shqiptarë. Shkupi synonte pastrimin e trojeve shqiptare nga shqiptarët. 82


KUJTESË E HIDHUR

Të gjitha këto rrethana në një anë shprehin urrejtjen e madhe sllave ndaj shqiptarëve në anën tjetër aspiratat shqiptare për avancimin e të drejtave. Këto në thelb janë shkaqet që i paraprinë demostratës. "MARGARITARËT" E ISMAIL KADARESË (Polemika e tretë me Ismail Kadarenë) Këto ditë lexova veprën e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare “Rra ky mort e u pamë”, botuar para pak kohe e që u kushtohet ngjarjeve të fundit në Kosovë. Vepra përshkruan fundin e luftës, Konferencën e Rambujesë dhe ekzodin e madh shqiptar. Nëpërmjet ditarit të vet, Kadareja në këtë vepër na paraqet bisedat me politikanë, gazetarë, publicistë etj; takimet në forume të ndryshme ndërkombëtare dhe letrat që u dërgon burrave të shteteve. E gjithë kjo veprimtari e dendur i ka dhënë mundësi Kadaresë që t’i përcjellë e t’i njohë mirë ngjarjet dhe rrethanat që kanë ndikuar në zhvillimin e tyre. Megjithatë, as në këtë vepër ai nuk paraqitet si një komentator i mirë i ngjarjeve. Premisat, nga të cilat niset Kadareja dhe konkludimet që i sjell ai në saje të këtyre premisave, vërehet se lexuesit i servon paragjykimet e veta. Në të gjitha veprat e fundit, Kadareja ka manifestuar një ves të tillë duke u përpjekur të “përmirësojë” biografinë e vet. Ismail Kadareja, pasi një herë ngriti në zenit figurat politike shqiptare (Enver Hoxhën), pas vdekjes i ka kritikuar në mënyrën më të ulët. Në veprën e fundit, Kadareja ka ndryshuar strategjinë e tij. Ai nuk i kritikon më njerëzit e vdekur, por të gjallët. Volteri i madh i Francës të cilin e përmend Kadareja, ka kritikuar Luigjin XIV kur ka qenë gjallë ai, ndërsa Kadareja atë që nuk e bëri kundër Enver Hoxhës, deri sa qe gjallë, e bën kundër Adem Demaçit sot. Por, Demaçi i gjallë nuk ka as 83


Beqir Berisha

forcën e Lugjit XIV e as pushtetin e Enver Hoxhës, për t’i thurrur lavde e himne siç i ka zakon ai. Njerëzit bëhen të mëdhenj duke manifestuar virtyte të larta njerëzore. Me të drejtë, francezët i dhanë Volterit epitetin e gjeniut të Francës, por edhe bota, shekullin XVIII e quajti shekulli i Volterit, sepse ai guxoi të kritikojë diktaturën e monarkisë franceze në zemër të Francës që i kushtoi shtrenjtë. Ajo që më shtyri të reagoj është pikërisht kritika dhe fyerja që i bëhet njeriut që vuajti më shumë për Kosovën dhe jo gabimet politike që janë përsëritur edhe në këtë vepër. Më poshtë, duke cituar pjesë të librit, do të përpiqem të elaborojë disa konstatime që nuk përputhen me realitetin. 1. Zoti Kadare, kritikon Adem Demaçin dhe thotë të pavërteta kundër tij, shpif e trillon kundër personalitetit të tij. Në faqen 30 duke kritikuar Demaçin, ndër të tjera thotë edhe këtë: “Kjo urrejtje e tij kundër Perëndimit dhe NATO-s, kjo dëshirë për ta veçuar Kosovën nga bota tregon se ky njeri ka mbetur një marksist leninist me mendje të tharë dhe pa atdhe. Edhe burgjet më shumë se për Shqipëri i ka bërë, me sa duket, për marksizmin”. Parimisht, këtu më duhet të komentoj dy çështje që nuk i ka të qarta, apo me qëllim i ngatërron I. Kadareja. Së pari ai nuk e ka kuptuar mirë “Manifestin...” e Marksit se në çfarë rasti proletariati është “pa atdhe”. Në këtë rast unë njëkohësisht do ta kisha pyetur Kadarenë se a bie edhe ai në këtë kategori të proletariatit që ka lënë atdheun për të “fituar bukën”, apo ka dezertuar nga betejat dhe debatet politike që po bëhen në Shqipëri? Së dyti, Kadareja, nuk e ka të qartë apo nuk do ta kuptojë problemin e marksistëve të Kosovës dhe shpif kundër Demaçin se gjoja ai na paska qenë në burg më shumë për marskizmin se për Shqipërinë!? 84


KUJTESË E HIDHUR

Në qoftë se do të ishte kështu, ky do të ishte zbulimi më i madh i Kadaresë. Por, qëndron e kundërta. Asnjë shqiptar i Kosovës nuk është burgosur për marksizëm e për sistemin shoqëror serb që është çështje e brendshme e serbëve. Shqiptarët janë burgosur dhe janë dënuar si nacionalistë shqiptarë. Mos shpifni zoti Kadare dhe mos i denigroni figurat më markante të lëvizjes çlirimtare të Kosovës. Adem Demaçi nuk është njeri i rëndomtë i Kosovës, siç mendoni ju. Ai është njëshi i rezistencës shqiptare, që ka kaluar 27 vjet nëpër qelitë e burgjeve jugosllave. Nga vepra e tij janë frymëzuar me qindra e mijëra të rinj. Adem Demaçi ishte idoli dhe frymëzuesi i demonstratave të mëdha antijugosllave të 1968, 1981, 1988, 1989, “Rroftë Adem Demaçi” dhe “Lironi Adem Demaçi” brohoritnin studentët dhe i tërë populli, rrugëve të Prishtinës më 1981 në demostratat që tronditën Jugosllavinë. Mos harroni zoti Kadare se me këtë kualifikim keni denigruar jo vetëm njëshin e rezistencës shqiptare, por keni fyer tërë plejadën e patriotëve shqiptarë të Kosovës që vuajti nëpër burgje dhe mbarë popullin e Kosovës që solidarizohet me këta trima dhe trimëresha. Në anën tuaj janë vetëm poltronët dhe neotitistët e klanit të Rugovës. 2. Zoti Kadare talleni me Mendelën e Kosovës, siç e quani edhe ju, kur me ironi theksoni “se si ky far heroi u ka bërë ballë serbëve, ndërsa të tjerët janë friguar se si disa herë paskan ardhur serbët për ta mposhtur, por s’ia kanë dalë dot” faq. 101. Ajo që këtu thuhet për Adem Demaçin, i kalon kufijtë e arsyes së shëndoshë. Kadareja bie në kontradiksion me vetëveten. Dikur, (para ca vitesh) vetë ky zotëri bënte garë me vetëveten nëpër intervista duke u predikuar kosovarëve që të qëndrojnë të palëkundur nëpër shtëpinë e tyre dhe habitej nga ekzodi i madh. Ekzistojnë shumë e shumë deklarata të tilla. Ndërsa sot thotë të kundërtën, akuzon dhe e tall Demaçin pse 85


Beqir Berisha

nuk paska ikur bashkë me të tjerët. “Tani i duket, - thotë Kadareja, se është koha që ai të shpallet shpëtues i kombit. I vetmi që s’u përkul, i vetmi që rapsodët e katundit do t’i ngrenë këngë me çifteli. Ndërkaq mendja e tij e varfër nuk është në gjendje të kuptojë se me këtë rrugë Kosova do të kthehet së shpejti në varrezë” fq. 30. Kur bandat e Sheshelit dhe të Arkanit hynin nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe i poshtëronin burrat para anëtarëve të familjes, Kadareja nga Parisi e akuzonte Rugovën për ultrapacifizmin e tij. Sot kur Demaçi ka rrezikuar jetën, Kadareja e fajëson! Kadareja e fajëson dhe e tall atë për këtë akt heroik. Këtu duhet të bëhen disa vërejtje. Së pari, duhet theksuar se Kadareja është shumë konfuz. Së dyti, ai nuk është në gjendje të kuptojë se Demaçi i përket asaj kategorie njerëzish te të cilët guximi për të vdekur për çlirimin e Kosovës ka qenë më i fuqishëm se dëshira për të jetuar në robëri. Së treti, duke favorizuar ekzodin Kadareja arsyeton politikën ultrapacifiste të klanit të Rugovës, që kritikohet me apati nga ai. 3. Më skandalozja përkitazi me kritikën që i bëhet Demaçit, është diagnoza që Kadareja ia cakton Demaçit nga Parisi. Edhe në faqen 30 edhe në atë 100 ai i fyen Demaçin duke pohuar se “truri i tij është tharë prej marksizëmleninizmit”. Fyerja nuk është në natyrën e njerëzve të mëdhenj. Për të kritikuar mjaftojnë faktet dhe jo sharrjet e etiketimet bajate që përdor në një libër që fatkeqësisht u shpall edhe libri i vitit. Për fyrrjet që i bëhen Adem Demaçit unë nuk dua të flas më shumë. Le të gjykojnë vetë lexuesit e librit. 4. Nga ajo që vërehet në libër del, se, Ismail Kadareja ka pasur shumë kontakte me burra shteti, diplomatë, politikanë të rangjeve të ndryshme, gazetarë, publicistë etj. Megjithatë, akoma nuk ka mundur t’i kuptojë gjërat më elementare 86


KUJTESË E HIDHUR

politike. Në faqen 81 të librit Kadareja shpreh habinë pse grekët i përkrahin rusët dhe kinezët përkitazi me ngjarjet në Kosovë. Në faqen 52 nuk ka qëndrim të prerë rreth bombardimeve të NATO-s duke thënë: “Kjo nuk më jep ndonjë gëzim. Nuk është mirë kur bombardohet ndonjë vend”. Nuk do mençuri të madhe për t’u rikujtuar se grekët masakruan Papa Kristo Negovanin, bënë masakra në Çamëri dhe pastruan këtë krahinë shqiptare nga shqiptarët. Së dyti populli serb me referendum miratoi masakrat në Kosovë. prandaj për tragjedinë shqiptare në Kosovë është fajtor i tërë populli serb dhe sentimentalizmi i Kadaresë nuk është fare i arsyeshëm. Ky është një gabim i rëndë shkencor, për të cilën nuk dua të flas. Serbët kanë qenë të përkëdhelurit e Ballkanit. Dhe kur e humbën këtë benificion u gjunjëzuan edhe para sllovenëve, edhe para kroatëve, edhe para boshnjakëve dhe në fund edhe para rezistencës shqiptare. Zoti Kadare, shkruani, por keni kujdes se si i komentoni ngjarjet politike dhe si i vlerësoni bartësit e tyre. 1. Kjo është njëra nga tri polemikat që janë botuar për problemet që ka shqyrtuar Ismail Kadareja. Disa analistë e politikanë si Paskal Milo, Dritëro Agolli e disa të tjerë në disa raste e konsiderojnë Kadarenë si person që nuk ka nuhatje politike. Unë kam, disi qëndrim të kundërt. Ai deri diku ka refleks politik dhe si i tillë i ka shërbyer Enver Hoxhës, por ka më shumë inate. Kundër njeriut me merita më të mëdha në Kosovë Adem Demaçit shkruajti jo se nuk dinte e nuk kuptonte, por për zilinë që kishte ndaj tij e për t’ua bërë qejfin atyre që e urrenin. (Botuar në “Flaka” 31. 01.2000) 87


Beqir Berisha

2. Këtë artikull nuk e botoi asnjë nga gazetat që botoheshin në Prishtinë. Nuk kritikohet Kadareja thonin përgjegjësit edhe pse ka “gabuar” ndaj Demaçit. SI E GJUNJËZOVA YLLI PANGON Në nëntor të vitit 2001 shkova në Tiranë me qëllim që të paraqes tezën e doktoraturës. Këtë vendim e mora në këtë moshë të thyer meqë ligjëronja në Universitetin e Tetovës dhe titulli shkencor më ishte i nevojshëm. Kriteret e rregullores për tituj shkencor e bënin të mundshme një titull të tillë edhe pa magjistraturë për kandidatët që plotësonin kushtet me punime të botuara. Ju drejtova ministrit të arsimit Ethem Ruka, i cili më pranoi mirë dhe pasi i shfletoj librat që i kisha botuar më parë përafërsisht me rreth 1400 faqe dhe pasi u hodhi një sy disa artikujve me karakter profesional të botuara në revista dhe gazeta të ndryshme m’u drejtuame pyetjen: çka dëshiron, konkret, ti? Kam përgatitur disa teza, në të cilat parashtroj problemin e edukatës nga aspekti filozofik, që dua ta kem si dizertacion doktorature, i thashë unë. Ministri, në mënyrë kategorike mu drejtua: dorëzoje kërkesën menjëherë duke më premtuar se ka mundësi reale që në saje të punimeve të deritashme të fitosh titullin pa disertacion, me një ekspoze që duhet ta mbash para komisionit përkatës. Pas disa ditësh komisioni për Kualifikime Shkencore pranë Ministrisë së Arsimit shqyrton kërkesën time dhe vendos që t’i propozohet Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ta shqyrtojë kërkesën time si rast i veçantë dhe të prononcohet në favor të kërkesës sime. Propozimi i Ministrisë, siç shifet në faksimil i dërgohet Universitetit. Rektori i Universitetit këtë vendim bashkë me 88


KUJTESË E HIDHUR

një shkresë tjetër të posaçme ja dërgon Fakultetit të Shkencave Sociale. Siç shifet në faksimil aty gjinden të dy shkresat me nënshkrimet e ministrit të arsimit Ethem Ruka dhe rektorit të Universitetit të Tiranës Marenglen Spiro. Po ato ditë përmes telefonit Ministria mua më lajmëroi që të paraqitem në Fakultetin e Shkencave Sociale. Një ditë shkurti të 2001-shit shkova në Tiranë për t’u informuar më për së afërmi. Kisha siguruar numritn e Ylli Pangos - Dekan i Fakultetit. Pasi u dëgjova përmes telefonit, premtimi ishte se do ta gjejë në dekanat, në zyrën e tij. Por ç’ndodhi? Kur sekretaresha e tij e informoji se unë jam në zyrë të saj, duke më prezentuar me emër dhe mbiemër, Ylli Pango aty për aty doli nga zyra e vet në atë të sekretareshës, që e ndante vetëm një derë, duke m’u përgjigjur: “Ti nuk ke dosje këtu”. E mbylli derën dhe u fut në zyrën e vet. Pas këtij refuzimi arogant biseda me të nuk mund të rifillonte. Inati, xhelozia, sadizmi dhe çdo tipar negativ i karakterit ishin shprehur me një fjalë dhe me një qëndrim. Dola nga zyra e thirra në telefon profesorin e nderuar Nuri Abdiun, psikolog, që ligjëronte edhe në Universitetin e Tetovës, u takuam me të dhe bashkarisht shkuam në rektorat. Hymë te sekretaresha e rektorit, me të cilën Nuri Abdiu njihej mirë. Fatbardha, ju drejtua profesori asaj, kemi ardhë për një problem, mendoj se ti do ta zgjidhish dhe pasi e njohtoj me rastin dhe pasi komunikova edhe unë me të, sekretaresha menjëherë e nxori një fletore dhe e mori në telefon sekretareshën e Pangos. Me një ton të ashpër dhe kërcënues ndër të tjerat asaj i tha: “Nëse për 15 minuta nuk e gjen dosjen e profesorit nga Tetova do ta bëj çështje te rektori. Në fletore figuron edhe nënshkrimi yt që e ke pranuar dosjen e kandidatit, edhe data edhe koha e saktë në minuta se kur është pranuar tha ndër të tjera 89


Beqir Berisha

sekretaresha e rektorit dhe e mbylli telefonin. Nuk shkoi as 10 minuta sekretaresha e Pangos dha përgjigje se dosja u gjet. Për së dyti nuk ktheva në zyrën e saj edhe pse sekretaresha e rektorit më porositi që të bëj edhe një konsultim në dekanat. Gjunjëzimi i Pangos për mua në këtë mënyrë ishte më i rëndësishëm se titulli që do të më jepte ai. U ktheva në Tetovë, duke lënë edhe dosjen dhe diplomën origjinale dhe duke vendosur që të mos paraqitem kurrë edhe nëse më thirrin duke hequr dorë edhe nga titulli vlera e të cilit ishte devalvuar skajshmërisht në ato rrethana politike në Tiranë ku lulëzonte korrupsioni. Këto teza unë i zbërtheva me një punim të veçantë në afër 180 faqe dhe e botova në Prishtinë. Se çfarë vlere ka ky libër flasin faktet e pakontestueshme. Për librin janë prononcuar dy recenzentë që i paraqes më poshtë, libri është pritë shumë mirë. Se çfarë vlere ka pas ky libër flet fakti se Adem Demaçi i mori 200 ekzemplarët e fundit. Edhe pse libri kish karakter të gjërë filozofik e pedagogjik kishte një theks të veçant edhe politik meqë fillonte dhe mbaronte me të njejtën fjali: jemi shqiptarë nuk jemi jugosllavë.

90


KUJTESË E HIDHUR

91


Beqir Berisha

92


KUJTESË E HIDHUR

VIII REÇENSIONE: PËR DISA LIBRA TË BOTUARA ËMËR I DENJË PËR RESPEKT Me rastin e promovimit të librit "Çështja shqiptare..." Të flasësh për personalitetin e Beqir Berishës dhe veprën e tij pedagogjike, pa u thelluar mirë, do të mund të thuash: kjo është një punë e lehtë, meqë ai është një njeri modest dhe i hapur. Por, menjëherë do të bindesh në të kundërtën. Vështirë qenka të gjenden fjalë dhe shprehje të cilat besnikërisht do ta pasqyronin këtë burrë e pedagog në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, meqë në asnjë moment të jetës së tij ai nuk u ligështua shpirtërisht edhe kur rrebeshet e jetës pa mëshirë do ta vënin në sprova të rënda. Sprova këto të cilat ai do t'i përballojë me burrëri e sakrifica. Në të gjitha shkrimet e tij, qofshin pedagogjike ose vështrime publicistike e politike, haset në ide bosht që mëton kah synimet tona më sublime. Lirisht mund të thuhet: nuk mund të gjesh shkrim të Beqir Berishës, qoftë edhe i kohëve më të liga, në të cilin mos hetosh porosinë e qartë për liri, pavarësi e bashkim kombëtar. Është obligim për t'u thënë pse jo edhe me këtë rast. Shpeshherë Beqiri dinte të "dilte prej lëkurës së tij" kur do të lexonte vështrime shkrimesh nëpër gazeta e revista tona 93


Beqir Berisha

përmbajtja e të cilave do ta neveriste dhe me përbuzje e mllef do të thoshte: "vallë a janë këta shqiptarë"? Do të duhej kohë e kohë për t'u qetësuar. Vërtet ishin kohë të liga ato. Kohë që kishin degraduar e tjetërsuar për fat të keq edhe emra me peshë në kulturën tonë. Këtë kohë nuk do të mund t'a kuptonte Beqir Berisha meqë ajo nuk i përkiste atij, nuk ishte kohë e tij. Vërtitej e vërtitej por kursesi ta gjente arsyetimin në verbësinë e topitjes shpirtërore, në ndjenjën lakmitare e kalkulante të një numri njerëzish tanë, që mjerisht bënin punën e huaj. Beqir Berisha është shembull tipik i një personaliteti që dinte edhe t'u kundërvihej të gjithëve, pa marrë parasyshë pasojat që kishte. Prishtinë, shkurt 1995

Mr. Abdyl Ramaj

IDENTITETI I TË QENIT SHQIPTAR QËNDRON MBI ÇDO EDUKATË Intelektualë shqiptarë që janë të interesuar për njohjen e filozofëve janë të shumtë. Po të ulesh në bisedë me ta, janë në gjendje të të citojnë autorë nga më të ndryshmit, nga të gjitha kontinentet dhe të gjitha epokat dhe ndjenë njëfarë ngrohtësie, por njëkohësisht edhe njëfarë boshllëku, kur mendon se të gjithë autorët, që ata përmendin, janë autorë të huaj. Dhe, më së fundi, edhe në këtë fushë, në fushën e filozofisë, historia e saj do të radhisë edhe një emër shqiptar. Ky është pedagogu i fushës së pedagogjisë me përvojë mësimdhënëse dhe studimore, gati gjysmëshekullore prej shkollës fillore deri te Universiteti i Tetovës, prof. Beqir Berisha. Libri i tij i fundit, i cili ka dalë në qarkullim dhe i është dhënë lexuesit, titullohet “Filozofia e edukatës” i cili është botuar në Prishtinë. Autori i saj, Beqir Berisha, del me këtë botim pas botimit të disa librave të fushës së pedagogjisë, 94


KUJTESË E HIDHUR

politikës, studimeve letrare dhe asaj publicistike. Përvoja e tij e gjatë si pedagog e studiues, më në fund kurorëzohet me një libër filozofie, e cila i përket fushës më të lartë të mendimit njerëzor. Libri “ Filozofia e edukatës”, ndahet në shtatë pjesë, të cilat e trajtojnë edukatën në tërë aspektin e saj. Autori i këtij libri konsultohet me shtatëmbëdhjetë filozofët botërorë ndër më të mirët e të gjitha kohërave, duke e vënë në krahë modelin e edukatës të formimit dhe forcimit të identitetit të shqiptarit. Ajo që bie në sy qysh në fillim në këtë libër filozofie, në raport me shumë libra të tjerë të kësaj fushe, është se ka një karakteristikë, që nuk e kanë studimet tona shkollore të deritashme në fushën e filozofisë; të gjithë shembujt ilustrativë që autori përdor, janë të qëmtuar nga jeta dhe historia shqiptare e të gjitha kohërave, ku predominojnë shembujt e marrë nga dekadat e fundit të kombit tonë, e në mënyrë të veçantë nga jeta e shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni. Kjo tregon se autorit jo vetëm që i është dashur të ndjekë në vijimësi tërë dinamikën jetësore të të gjithë shqiptarëve në këtë çerek shekullin e fundit, por e njeh historinë e popullit të tij me detaje të tilla sa që të lë mbresa të jashtëzakonshme gjatë leximit. Një tipar tjetër i kësaj vepre është mënyra e argumentimit dhe e ilustrimit me fakte, gjë që e bën librin shumë bindës e që të mos i harrosh kurrë ato çka lexon. Kjo tregon se përvoja jetësore si edukator i ka dhënë autorit aftësinë që të dijë ta tregojë dhe ta bindë lexuesin për atë çka ai dëshiron të transmetojë. Veçori tjetër dalluese e këtij libri filozofik dhe që të befason, por çudia është se befasia nuk ndodh as në fillim të librit, as në mes të librit as në pjesën e fundit t ë librit, por në paragrafin e fundit të tij, ndodh kur lexon fjalinë e fundit të librit, e cila është edhe fjalia e parë e tij: jemi shqiptarë, nuk 95


Beqir Berisha

jemi jugosllavë, ku lidhshmëria është tepër logjike dhe e këndshme. E bëmë këtë hyrje të gjatë me qëllim që lexuesi të kuptojë se kjo fjalë, me të cilën nis dhe mbaron ky libër filozofie, është ideja e gjithë kësaj vepre filozofike, është qëllimi i edukatës së familjes shqiptare, është lufta dhe përpjekjet që u është dashur të bëjnë shqiptarët nën ish – jugosllavi për të ruajtur dhe forcuar formimin e identititetit të të qenit krenarë që janë shqiptarë. Ky formim individualiteti dhe identiteti te shqiptarët, që kanë jetuar nën ish jugosllavi, argumenton autori, është zhvilluar në kuadrin e një lufte të papajtueshme midis dy edukatave: midis edukatës së kultivuar në mënyrë të organizuar e të shumëllojshme, nga shteti sllavo-komunist, që quhej Jugosllavi, dhe edukatës të ushtruar nga familja shqiptare. Këto dy edukata kanë qenë në antagonizëm të vazhdueshëm, për jetë a vdekje që “ shprehin dy pikëpamje të kundërta, dy qëndrime të kundërta, dy vlerësime të kundërta, dy edukata të kundërta” thotë autori. Edhe pse në pozita inferiore, vazhdon autori, edukata e familjes shqiptare, edhe pse jo e organizuar jo vetëm që bëhet barrikadë për edukatën pansllaviste, e veshur me mantel komunist por ajo vjen një moment dhe bëhet më e fortë. Edukatës së familjes shqiptare, thekson autori, i erdhën në ndihmë bisedat “spontane” nëpër odat e fshatit ku përshkruheshin masakrat e përgjakshme të serbëve; ajo e ushqeu veten me këngët e kreshnikëve dhe të trimave të popullit tonë “ pamohuar këtu edhe ndikimin e Radio Tiranës dhe televizionit të shtetit amë, si dhe literaturës të ardhur prej andej e që qarkullonte “ilegalisht”. Edukata familjes shqiptare erdhi gradualisht duke u forcuar, edhe pse në krahun e edukatës sllavo komuniste u rreshtuan ‘shumë intelektualë shqiptarë, duke përfshirë këtu edhe profesorë universiteti dhe akademikë, të cilët mbanin 96


KUJTESË E HIDHUR

fjalime dhe ligjërata se Kosova nuk humb asgjë me ndryshimet (në edukate dhe kushtetutë, D.G) që propozoheshin” tërheq vëmendjen autori. Strategjia e edukatës së atij shteti, konkludon B.Berisha, ishte: degjenerimi kombëtar i rinisë shqiptare dhe asimilimi gradual i saj, përmes “dhunës së tolerueshme simbolike në vend të dhunës së patolerueshme fizike” degjenerim, të cilin pjesa dërmuese e inteligjencës kosovare e pranonte pa rezerva…, duke mos e hetuar prapaskenën e saj, ose duke u vënë me ndërgjegje në shërbim të saj”. Pjesa dërmuese e asaj shtrese intelektualësh u atrofizua dhe “ nuk kish më nevojë as të mendonte si të vepronte…, sepse çdo gjë ishte e diktuar e që ish inkorporuar në qenien e saj”. Prandaj, na tërheq vëmendjen autori, ata e mallkonin dhe e mallkojnë edhe sot atdheun amë, njësoj si propaganda serbe(pavarësisht se kanë ndryshuar formë), pasi midis tyre “kemi një homogjenitet të plotë, ku edukata serbe antishqiptare u ka shërbyer dhe u shërben si një kallëp, ndaj dhe…mendojnë njësoj e flasin njësoj”. Nëpërmjet analizës filozofike që bën Beqir Berisha, ai mbërrin në një përfundim, të padeklaruar deri sot nga autorë të tjerë, analizë e cila vlen t’i nën shtrohet një diskutim të gjerë, kur thotë se “ …antagonizmi midis këtyre dy edukatave erdhi gjithnjë duke u ashpërsuar, edhe pse shteti serb investoi në mënyrë të rafinuar, duke zëvendësuar LKJ për Kosovën në LDK, por tashmë më të shumtë në numër, duke shndërruar atë në lëvizje mbarë shqiptare, për të krijuar te populli shqiptar nën ish –Jugosllavi një edukatë të re, bindjen se kjo parti është ajo forcë e madhe politike që do të bëjë mrekullira, do ta çlirojë Kosovën si me magji, pa sakrifica dhe pa viktima” kjo taktikë e re e shtetit sllav, e çon mendimin më tej autori, ishte shumë më e suksesshme se dikur LKJ për Kosovën, shumë më e organizuar dhe shumë më efektive, e cila e dha rezultatin e vet 97


Beqir Berisha

në indiferentizmin e konsiderueshëm të popullit shqiptar në Kosovë kundrejt Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe UÇK-së. E vetmja edukatë shoqërore që pati kurajën dhe iu kundërvu asaj force aq të madhe politike, analizon autori, ishte familja e fshatit shqiptar në Kosovë dhe odat e saj. Intensiteti i edukatës së indetitetit shqiptar, përmes këtyre dy institucioneve të trashëguara dhe të ruajtura shqiptare, u bë aq i madh e i fuqishëm, sa shumica e emigrantëve ekonomikë jo vetëm që patën atë edukatë si karroca të mbrojtëse ndaj edukatave të tjera me të cilat u ndeshën atje ku shkuan, por ajo edukatë u bë nxitje edhe frymëzim për ata që të linin kurbetin perëndimor dhe të mbushin radhët e UÇK-së. Nëpërmjet këtyre analizave filozofike, autori i thotë lexuesit shqiptar se fshatari i thjeshtë shqiptar doli më i fortë në karakter dhe më shqiptar se inteligjenca dhe politikanët e dalë prej tij; ai donë të na thotë se kur inteligjenca shkëputet nga populli i saj është e destinuar të dështojë dhe të bjerë në provokimin e historisë. Edukata e familjes fshatare shqiptare doli më e fuqishme edhe se edukata shtetërore serbe, edhe ajo e strukturave paralele shqiptare të Kosovës të mara së bashku. Prandaj, thotë autori, qytetari shqiptar i Kosovës duhet t’i përulet me respekt fshatarit shqiptar të Kosovës dhe pushkës së tij. Po ashtu, argumenton autori duhet t’i jemi mirënjohës shtetit amë, i cili na mbajti gjallë edukatën kombëtare dhe kur erdhi momenti na e fuqizoi UÇK-në edhe me vullnetarë, ndërkohë që shumë nga bijtë dhe bijat e shumë intelektualëve dhe politikanëve “patriotë” bridhnin nëpër kafenetë e Tiranës, Shkupit, Tetovës dhe të Evropës dhe u servilosën të huajve deri në përdhosje. “Edhe sot bëhet fjalë për harresën e së kaluarës.., kur akoma nuk janë tharë gjurmët e gjakut e as që janë gjetur 98


KUJTESË E HIDHUR

viktimat e luftës…Të predikosh dashurinë, kur të përgjigjen me urrejtje; të kultivosh ndjenja respekti, kur të përbuzin ; të simpatizosh atë që të përgjigjet me plumba, është absurditet. Ndjenja të tilla akoma nuk mund të nguliten në trurin e rinisë që akoma nuk di se ku i ka varret e prindërve. Ndoshta kjo do të arrihet ndonjëherë…por tashti është shumë vështirë” edukata që duan të kultivojnë ndërkombëtarët në Kosovë, vazhdon autori, ku “çështjen e pazgjidhur shqiptare duan ta arnojnë me një strategji që është e dënuar të dështojë…dhe përpjekjet për kualifikimin e Luftës sonë Çlirimtare si lëvizje terroriste, vetëm e ushqen dhe e forcon më shumë idealizmin e edukatës së familjes shqiptare”e cila ka marrë formën e identitetit shqiptar, thekson autori. Beqir Berisha e përfundon librin filozofik të tij me mesazhin “këtë integrim të imponuar, pa përfillur vullnetin e shqiptarëve, ne duhet ta refuzojmë, jo vetëm nga arsyeja se shqiptarët nuk janë sllavë…, por edhe për një arsye tjetër shumë të madhe; midis shqiptarëve dhe sllavëve të Jugut ekziston një mal kufomash, që Serbia i mban peng, dhe një det gjaku i krimeve serbe mbi shqiptarët, fakt të cilin e heshtin pikërisht ata që duan të na pajtojnë” Të gjitha këto si dhe shumë argumente e përfundime të tjera filozofike, të ilustruara me shembuj të shumtë, i gjen në librin e këndshëm “ filozofia e Edukatës” me autor Beqir Berisha. Dilaver Goxhaj, Kolonel Tiranë, 2004 (Botuar në "Epoka e Re" - Prishtinë)

99


Beqir Berisha

NJË ALMANAK I VËRTETË PËR EDUKIMIN DHE EDUKATËN, SI DHE NDIKIMI I TYRE NË FATIN E KOMBIT Autori Beqir Berisha, me një mjeshtri të rrallë, erudicion befasues, në mënyrë shumë sintetizuese, me qartësi dhe kthjelltësi, të pabesuar trajton problemet tepër të ndërlikuara të edukimit, si një proces i përbrendësimit interiorizmit (intojekcionit) të vlerave, rregullave, zakoneve, bindjeve, mentaliteti, mendimit, mënyrës së jetesës në një habitus të caktuar që rregullon, ristrukturon dhe ndryshon gjendjen tonë të brendshme. Edukata thotë ai, (de fakto edhe ashtu është-sh.i HH ): “... produkt i strukturimit të brendshëm nën ndikimin e strukturës së jashtme” ( f.15 ). Autori ka një qasje krejt origjinale në trajtimin e edukimit si proces dhe të edukatës si produkt a gjendje. Ai në mënyrë brilante trajton problemin e eksploatimit të sistemit të edukimit dhe të edukatës si për konservimin dhe ruajtjen e gjendjes ekzistuese të një sistemi shoqëror, ashtu edhe për imponimin e sistemit të caktuar oligarkik dhe sundues në shoqëritë e caktuara, por edhe të përdorimit të edukatës dhe të edukimit për qëllime çlirimtare. Si për çudi, apo si diçka kosmogjenike të tria aspektet e përmendura kanë ndodhur në Kosovë. Duke trajtuar problemet e edukimit dhe të edukatës në mënyrë shumë të natyrshme, ai përherë nxjerr përfundime të sakta sa që ato shpesh shndërrohen në aksioma pedagogjike. Kështu për shembull, në kapitullin e parë, kur flet për edukatën dhe edukimin, ky në mes tjerash deklaron: “Ky ndikim apo kjo edukatë që përvetësohet bën të mundshme që rendi shoqëror të mbetet një kohë të gjatë i pandryshuar sepse qytetarët edukohen në atë frymë lojaliteti e kompromisi, sepse zbatojnë 100


KUJTESË E HIDHUR

dhe respektojnë normat e asaj shoqërie. Kështu për shembull, shërbëtori i begut ka zbatuar me përpikëri të gjitha porositë e tij, nëpunësi shqiptar nën pushtetin okupues jugosllav ka zbatuar me verbëri të gjitha urdhrat e padronit sllav. Ai nuk ka pasur nevojë të mendojë për diçka as të hezitohet, sepse edukata që është në kokën e tij e ka shndërtuar atë në robot. Në këtë mënyrë të dominuarit marrin atë edukatë që ua imponon dominanti ( f.15 ). Në këtë shembull bëhet fjalë për pedagogjinë represive”, ndonjëherë të maskuar me kulturë” demagogjike, apo edukimin represiv të “kulturuar”, nën të cilin shqiptarët kanë jetuar me shekuj. Autori me të drejtë konstaton se: “.. ndërmjet edukatës dhe edukimit ekziston një lidhje dialektike aq e fuqishme, saqë nuk mund të kuptohet qëllimi i edukimit nëse nuk mbështetemi në vlerat që dëshirojmë t’i i arrimë që shërbejnë si bazament...” Për ta vërtetuar këtë, autori merr shembull qëllimin e edukimit socialist në ish Jugosllavinë titiste. Qëllimi kryesor i edukimit në atë kohë ishte patriotizmi jugosllav dhe: ...” vëllazërim – bashkimi “, i cili u imponohej shqiptarëve, jo gjithnjë me kërbaç e me metoda policore, por edhe në mënyrë të “kulturuar” ( thonjëzat- HH )... nëpërmjet një pushteti arbitrar që caktohej nga Beogradi”. Autori megjithatë përcakton një vijë të demarkacionit të kohëzgjatjes së pedagogjisë dhe të edukimit represiv. Duke trajtuar problemin e masës së imponimit të rregullave dhe të edukatës, autori në mënyrë implicite shpalos pasojat e përdorimit të dhunës politike “ duke zbatuar metoda të ashpra policore, që mund të japin efekt të kundërt”. Edukimi sipas autorit: “ ... si proces ndikimi, ka efektin e vet vetëm si rezultat i kulluar pedagogjik, si dhunë simbolike, 101


Beqir Berisha

si arbitër kulturor, dhe vetëm atëherë kur është jashtë sferës së drejtpërdrejtë të imponimit” Ky qëndrim i autorit është një përpjekje për të kaluar në edukimin përmirësiv, inkurajues, por që nuk qartësohet deri në masën e duhur. Kur e them këtë, mendoj se do të kuptohet më qartë mendimi i autorit kur ai thotë:” Edukimi është, ...një imponim, një dhunë simbolike, një arbitër kulturor, siç u tha më lartë, që ngulit qëndrime të caktuara, pikëpamje të caktuara ...në përputhje me këto imponime, ngulitë edhe sjellje të caktuara” Duke trajtuar problemin dhe raportin e edukimit dhe të edukatës, autori në mënyrë shumë të suksesshme ndërlidhë ndikimin e botës së jashtme në ndërtimin, ristrukturimin, transformimin, ndryshimin dhe zhvillimin e botës së brendshme të njerëzve nëpërmjet të interiorizimit siç e quan autori ( apo introjekcionit siç quhet ky proçes në psikologji, apo të aperencionit, siç quhet procesi i ndikimit të botës së jashtme në botën e brendshme të njerëzve në kibernetikën pedagogjike), në një anë dhe të eksteriorizimit ( ekstrojekcionit apo eferencionit ) ose të ndikimit të botës së brendshme në ndryshimin e mjedisit shoqëror, nëpërmjet sjelljeve dhe të veprimeve, qofshin ato individuale apo grupore. Janë shumë interesante shpjegimet e autorit për çështjet që kanë të bëjnë me seleksionimin, imponimin, programin imponues etj. Autori duke u futur thellë e më thellë, vazhdon analizat e veta duke thënë :”Por edukimi është një dhunë simbolike edhe nga një aspekt tjetër.Nëpërmjet të procesit të edukimit imponohen mendime, pikëpamje, qëndrime të seleksionuara mirë, pas përjashtimit nga programi imponues të të gjitha atyre përmbajtjeve dhe vlerave që nuk shkojnë në favor të imponuesit ( kemi të bëjmë me keqpërdorimin e edukimit për 102


KUJTESË E HIDHUR

qëllime politike a qëllime tjera, që unë do e quaja pedagogjia spekulative apo edukimi spekulativ –H.H.). Aksioni pedagogjik,nga ky dimension, ka për qëllim valorizimin e një pikëpamjeje, ndërsa përgënjeshtrimin ose devalorizimin e tjetrës, varësisht nga interesi i forcave sociale dominuese. Kështu deri sa kolonizatorët e cilësojnë okupimin si mision çlirues dhe qytetërues (p.sh. Serbia okupimin e Kosovës në vitin 1912 për qëllime propaganduese e quan çlirim të “Serbisë së vjetër”, ndërsa në dokumente të tyre të brendshme e quan me emër të vërtetë okupim të Kosovës- sh HH ), të kolonizuarit e cilësojnë si robëri.. Trajtimi i procesit të edukimit dhe të edukatës në polaritet : dominanti i dominuari autorit i jep shumë mundësi që proceset e ndërlikuara të edukimit dhe edukatës t’i bëjë shumë të qarta, shumë interesante dhe atraktive. Qasja sociologjike në trajtimin e fenomeneve të edukimit dhe të edukatës, në momente sikur disa konstatime të autorit të mbështetur në arritjet sociologjike të Francës, duken si të paqëndrueshme dhe inkompatibile me kohën postmoderne, kohën e pasigurisë,kaosit, inkoherencës, të diskontinuitetit dhe të ndërlikueshmërisë marramendëse. Ai në një vend të librit thotë: “Nuk është me rëndësi aq të madhe se ç’mëson fëmja ose i riu më herët a më vonë, çfarë mëson në përgjithësi e çfarë në imtësi, çfarrë më pak e çfarrë më shumë. Me rëndësi për të është qëllimi fundamental pse mësohet dhe ç’duam të arrijmë me atë që u transmetojmë të rrinjëve..” Mirëpo, autori në mënyrë shumë elegante dhe me sukses del nga dilemat e shtruara dhe konstatimet e bëra që në pamje të parë duken diskrepante me kohën. Duke e cituar autorin Alain Accardo, ky e shpjegon procesin e shndërrimit e dijeve të akumuluara në aftësi dhe dispozita të përgjithshme dhe të 103


Beqir Berisha

qëndrueshme. Duke i mbetur besnik parimit që çdo konstatim ta konkretizojë me shembull ky shkruan: “Pra, me tërë aksionin pedagogjik që do ta bëjmë, synojmë që të formojmë ato tipare që do të jenë parim veprimi në të gjitha situatat në të cilat do të ballafaqohet individi. Në qoftë se, p.sh. do të arrijmë te nxënësit të ngulisim zellin për punë të pavarur në kryerjen e detyrave, ky zell më vonë do të shndërrohet në parim. Dhe ky person edhe kur të rritet dhe do të largohet nga puna shkollore do t’i kryej punët me zell dhe në mënyrë të pavarur “ ( f.20 ). Kështu, krejtësisht në mënyrë spontane autori i shpjegon qartë nocionet komplekse pedagogjike. Nocionin personalitet, si një integrim i të gjitha tipareve, të inkorporuara në qenien e një individi me tërë dimensionin e tij socio-psikologjike e përball me disa nocione latine, greke (“karakter”, “ethos”, “habitus”) edhe shqipe ( fjalë që ka prejardhje turke ) dhe lidhet me termin “tabiat” dhe që është e përafërt me fjalën “habitus“ Për shkak të kohës së kufizuar dhe kërkesës që shkrimi të jetë i shkurtër, në më së shumti tri faqe, nuk do të mund të futem në analiza më të thella të problemeve që autori i trajton në mënyrë origjinale dhe që lidhen dhe pleksen me formimin e habitusit-personalitetit. Por shpreh bindjen time se kjo qasje dhe këto shpjegime janë vërtetë të bëra në mënyrë befasuese. Tërë libri i autorit është punuar me njëpërkushtim dhe dashuri, zell dhe inspirim, sepse po të mos ishte punuar kështu, nuk do të ishte i këtij niveli. Në kaptinën, kreun e dytë, autori me qasje filozofike por shumë bindëse dhe kreative i shpjegon ndërveprimet edukatë dhe situatë. Këtu autori trajton problemet e jetës, veprimit strategjik, normat e sjelljes, raportet norma dhe ligje, raportet e individit me shoqërinë. Surprizë e ardhshme e autorit janë shpjegimet dhe meditimet jo vetëm filozofike dhe shkencore, por edhe emo104


KUJTESË E HIDHUR

cionale të edukatës në kohë dhe hapësirë si kategori filozofike. Në këtë pjesë trajtohet distanca sociale midis njerëzve dhe të grupeve të ndryshme sipas përkatësisë klasore, klanore, etnike, racore, profesionale. Autori nuk mbetet vetëm në distancën sociale, ai trajton edhe distancën fizike. Autori një kapitull e emërton: Pse edukimi nuk mund të jetë jashtë politikës. Këtë kapitull autori e fillon me sloganin: “Jemi shqiptarë, nuk jemi jugosllavë duke shpjeguar etiologjinë e këtij slogani nëpërmjet të dominantit ( sllavit ) dhe të dominuarit shqiptarit). Dominanti, në këtë rast, politika sllave dëshironte të shkombëtarizonte shqiptarët përmes dhunës simbolike- aksionit pedagogjik, në sllavë. Kjo përpjekje, nxiti reagimin normal dhe thirjen e koshiencës kombëtare e që u manifestua me sloganin e përmendur. Një kapitull, origjinal dhe shumë interesant që kërkon shqyrtim të hollësishëm është titulluar: “Ku qëndron primati i gjenerikes mbi specifiken”. Libri mbaron me dy kapituj të tjerë (Sjelljen dhe legjitimitetin, si dhe me Raportet e ideales dhe reales në edukim ) me të cilët në mënyrë shumë të efektshme përmbyllet libri: Filozofia e edukatës, që sipas mendimit tim bindës, është libri i vetëm i shkruar në gjuhën shqipe deri më tani, në të cilin fenomeni i edukimit dhe i edukatës trajtohen nga këndi filozofik. Duke u nisur nga konstatimet e sipërme, personalisht mendoj se ky është libër që duhet të përdoret nga të gjitha fakultetet që merren me përgatitjen e kuadrit arsimor. Shfrytëzoj nga rasti që autorin ta përgëzoj për punë brilante që e ka bërë, duke i dëshiruar shëndet dhe punë të mëtejme krijuese. Halim Hyseni, pedagog "Koha ditore" Prishtinë, 2006 105


Beqir Berisha

NJË FILOZOFI E MIRËFILLTË E EDUKIMIT KOMBËTAR Prof. Beqir Berisha i paraqitet opinionit të gjerë me një vepër të re të titulluar “Letra filozofike për edukatën”. Kjo vepër në qenësi ndërlidhet (edhe kushtëzohet) nga vepra më parë e publikuar e tij “Filozofia e edukatës” (Prishtinë, 2003). Vlen të theksohet se, që të dyja këto vepra të përmendura të autorit në fjalë për filozofinë e edukatës, pa dyshim janë trajtesa unikate në literaturën filozofike e socio-pedagogjike në hapësirën tonë gjithëkombëtare, jo vetëm për çështjet (objektin e trajtesave) komplekse ndërdisiplinore që trajtojnë, por edhe për shkak të metodologjisë së zbatuar në problematizimin e atyre çështjeve, duke e fokusuar para së gjithash edukimin kombëtar e qytetërues. Profesor Beqir Berisha, është një autor tejet produktiv dhe personalitet poliedrik, që spikatet me një veprimtari të shumëanshme profesionale, shkencore, filozofike e pedagogjike. Ai është autor (i qindra artikujve e punimeve të publikuara në periodikun tonë që nga fillimi i viteve shtatëdhjeta) i pesë veprave me tematikë socio-politike, që pa mëdyshje, jo vetëm në kohën kur ato janë botuar e kanë sensibilizuar dhe kanë ndikuar në opinionin kombëtar e ndërkombëtar për çështjet aktuale politike, duke i prezantuar argumentet e shumta historike e gjeopolitike për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare në të gjitha trevat autoktone ku tani jetojnë shqiptarët. Në këtë kontekst, ai veçanërisht në këto libra i prezantoi reperkusionet e etnocidit gjenocidit, maskrave dhe represioneve permanente hegjemoniste sllave ndaj popullatës shqiptare, të cilat edhe vetë personalishte familjarisht i përjetoi (edhe në kazamatet serbosllave) dekada të tëra. Autori në fjalë ka botuar edhe veprën voluminoze pedagogjike “Artikuj pedagogjik” (1995), e cila gjithashtu pjesërisht ndërlidhet me librin e tij më të ri. 106


KUJTESË E HIDHUR

Gjithsesi, titulli i këtij shkrimi, më obligon që të përqëndrohem në veprën e posabotuar të autorit në fjalë, me titull “Letra filozofike për edukatën”. Autori i librit në fjalë, duke koresponduar nëpërmjet postës elektronike me një lexuese të librit më parë të botuar “Filozofia e edukatës” në mënyrë profesionale filozofikepedagogjike i shtron (dhe riaktualizon) çështjet me rëndësi shumëdimensionale, duke dhënë përgjigje edhe në formë krijuese narrative e shkencore-pedagogjike. Kështu autori përmbledh gjashtëmbëdhjetë letra filozofike për edukatën. Autori në fund të librit, te “Përmbajtja e letrave” (faqe 115), i titullon të gjitha 16 letrat e përmendura: mesazhi politik kombëtar, modestia e Sokratit dhe gjykimi i tij, idealet, arti i sjelljes, sjellja natyrore, sjellja dhe shëndeti, arsyeja si rregullator i sjelljes, simpatia dhe antipatia, raportet gjinore, korrupsioni, legjitimiteti, për një edukatë perëndimore, (nënvizoi D.E), virtytet, pentagrami pedagogjik, vlerat dhe jo vlerat dhe fuqia e edukatës. Pas përfundimi të 16 letrave, autori në këtë libër prezanton dy recesione analitike për librin më parë të botuar “Filozofia e edukatës”. Identiteti i të qenit shqiptar qëndron mbi çdo edukatë, shkruar nga Dilaver Goxhaj dhe "Një almanak i vërtetë për edukimin dhe edukatën, si edhe ndikimi i tyre në fatin e kombit", shkruar nga pedagogu i mirënjohur Halim Hyseni. Edhe këto dy recesione inventive dhe tejet impresive, dëshmojnë se sa janë të rëndësishme, komplekse e aktuale çështjet që i shtron autori Beqir Berisha në dy librat e përmendur për filozofinë e edukatës.

\ 107


Beqir Berisha

Letra të “mesazhit politik kombëtar” Më poshtë do të bëj përpjekje që në mënyrë tejet sintetike t’i analizojë disa nga çështjet fundamentale që shtrohen në 16 letrat e përmbledhura të autroit për filozofinë e edukatës. Në këto letra, siç u pa nga titullimi i tyre, trajtohen tema të larmishme pedagogjike, filozofike e socio-kulturore. Por, mbi të gjitha dominon çështja e edukimit kombëtar, siç thekson vetë autori në letrën e parë “mesazhi politik kombëtar”. Në këto letra filozofike për edukatën, në formë të një korrespodence, të një dialogu në distancë, autori çështjet i shtron në mënyrë implicite (për dallim nga qasja eksplicite në “Filozofinë e edukatës”), duke i mëshiruar e kundruar ato me shembuj të bollshëm nga personalitetet e lavdishëm të historisë sonë kombëtare, por edhe me shembuj të shumtë të shkencëtarëve e filozofëve botërorë. Në letrën e parë që autori e titullon “mesazhi politik kombëtar” (fq. 7-10) autorëi bën fjalë për sistemin e vlerave në edukim, duke identifikuar de facto edukatën intencionale e institucionale shtetërore (1981) pro-jugosllave dhe edukatën funksionale të ruajtur e të kultivuar në odën dhe familjen shqiptare (e në veçanti, siç vë në pah autori në fjalë, në familjen fshatare shqiptare) për edukimin në frymën e atdhedashurisë. Kështu, profesori Beqir Berisha sqaron përse librin më parë të botuar “Filozofia e edukatës: (2003) e fillon dhe e mbaron me fjalinë: “Jemi shqiptarë, nuk jemi jugosllavë...”Autori më tutje shton se ky slogan dominonte në demostratat e vitit 1981, krahas parullës bosht “Kosova republikë” etj. Ai thekson se pikërisht më 26 mars 1981 popullata shqiptare u nda në dy taborre si rezultat i dy sistemeve të vlerave, i dy edukatave... 108


KUJTESË E HIDHUR

Duke korresponduar me ngjarjet e 1981-shit, ai thekson nevojën e edukimit të brezit të ri (edhe në frymën e vlerave të Lëvizjes së përgjithshme studentore...), duke i respektuar martirët, dëshmorët e heronjtë e kombit, ashtu siç bën çdo popull evropian (fq. 10). Në letrat vijuese, autori trajton çështje të ndryshme e me interes nga filozofia e edukatës, duke iu referuar pikëpamjeve (edhe virtyteve) të personaliteteve shkencore e filozofike dhe metodologjikisht drejt duke nxjerr mesazhe, porosi edukative. Kështu, brendapërbrenda atyre teksteve të çdo letre trajtohen çështje nga më të ndryshmet shkencore, filozofike, socio-politike e sidomos atyre pedagogjike-edukative. Letra mbi idealin atdhetar Në këtë kontekst, autori shkruan: “Sokrati është njëra nga tri figurat kryesore të qytetërimit të lashtë botëror që i lanë gjurmë të pashlyeshme njerëzmit me Konfuçin kinez dhe Jezu Krishtin çifut” (fq. 11). Sokrati me filozofinë e tij praktike (mbi vlerat morale, virtytet morale, me metodën e tij të njohur të dialogut, ironinë e majeutikën...), parimet e larta morale të tij, bie në konflikt me pushtetin e atëhershëm të Athinës, akuzohet dhe gjykohet me dënimin më të rëndë. Ai nuk do t’i ikën dënimit, meqë (“si qytetar i lirë”) vullnetarisht i nënsthrohet vendimeve më të larta të shtetit (edhe pse i padrejtë). “Le të vdes unë 69-vjeçar dhe le të jetojë etika ime, sesa të jetoj unë e të vdesë etika” (fq. 12). Sokrati u vetëflijua për ta alarmuar rininë për degjenerimin e pushtetit dhe të shoqërisë së atëhershme athinase. Andaj, thekson autori: “Sokrati mendon se edukimi duhet të orientohet në zhvillimin e arsyes për ta kuptuar se ç’është e mirë, ç’është e keqe. Andaj, procesi i 109


Beqir Berisha

edukimit, sipas tij doemos duhet të synojë dhe të orientohet në zhvillimin e arsyes (fq. 15). Kështu, duke bërë analiza të thukta determinuese e shumëdimensionale, për çështjen në fjalë përveç shembujve universalë (J. Cezari, Bonaparta, Aleksandri i Maqedonisë, B. Rassel etj.) ai merr shembuj nga e kaluara jonë e afërt kombëtare si: Avni Rrustemi, Familja e Jasharajve. Fehmi Lladrovci i thotë shokut të vetë: shkoj të luftojë për tokën e Kosovës (nënvizoi, D.E), ai ngritët mbi interesat personale. Pasioni te heroi, këtu është shumë i fuqishëm. Ai vuan nga robëria e Kosovës. Fitorja e luftës dhe çlirimi i Kosovës është një forcë e brendshme që e frymëzon atë. Ideali i lirisë dhe mposhtja e armikut qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër” (fq. 16-20). Në këtë vazhdë ai citon Fridrih Shilerin: “është idealja ajo që qeverisë jetën reale” dhe i referohet psikologut e filozofit të njohur Zhan Piazhe se idealet krijohen më së shumti në periudhën e adoleshencës e rinisë. Sipas psikologut Piazhe “adoleshenti mendon matanë së tashmes dhe se atij i intereson më shumë e ardhmja...” (fq. 20) etj. Autori në tekstet (letrat) vijuese, përveç tjerash, trajton nocione e terma të ndryshme socio-pedagogjike e psikologjike. Ai sqaron drejtë nocionet e termat “ndërgjegje” dhe “vetëdije”. duke i mishëruar me shembuj të bollshëm. Letra mbi kuptimin e nocioneve etike Gjithashtu de facto, ai sqaron termat e nocionet “edukim” dhe “edukatë”, “edukatë intencionale”, “edukatë funksionale”etj. Kështu, ai me të drejtë “edukimin” e konsideron si proces, veprim, aktivitet, madje, siç e quan autori në fjalë, “një imponim, një dhunë simbolike” nëpërmjet së cilës “imponohen mendime, qëndrime e pikëpamje” respektive (fq. 88) etj. 110


KUJTESË E HIDHUR

Kështu, ai “edukimin” e konsideron si ndikim i drejtëpërdrejtë që (individi, grupet shoqërore, apo shoqëria si tërësi) bëhet mbi individin, ndërkaq “edukatën” e konsideron si prodkt të këtij ndikimi, procesi, aktiviteti, si rezultat, pozicion e kulturë (fq. 49). Autori tërë këtë e quan fenomen të “interiorizmit nga eksteriorizimit nga eksterioriteti” apo siç e quan pedagogu, Halim Hyseni, në recensionin e tij të përmendur, proces i introjeksionit, “i ndikimit të botës së jashtme në botën e brendshme” e ngjashme (sipas fjalorëve, lat, “interior” – i brendshëm, pikëpamje sipas së cilës veprimi, kryesisht psikologjik është rezultat i bartjes, interiorizimit të veprimeve, ndikimeve nga faktorët e jashtëm në botën e brendshme). Kështu, i tërë sistemi dhe procesi edukativ (në një shoqëri civile-demokratike), siç thekson pedagogu i mirënjohur bashkëkohor, Gaston Mialare, duhet të krijojë e zhvillojë për “secilin individ maksimumin e mundësive që i përshtaten ndërtimit të tij bio-psikologjik” (nënvizoi, D.E). Pentagrami pedagogjik Duke dhënë mendime për edukatën, rëndësinë e fuqinë e saj, autori në fjalë kërkon edukatë të mirëfilltë perëndimore, të mbështetur në vendet e përparuara e me traditë qytetëruese e edukative. “Qytetari i Perëndimit është punëtor i saktë, konsekuent, parimor, besnik, i ndërgjegjshëm për detyrat dhe obligimet. Neve na mungon ajo që posedon një perëndimor. Perëndimi e don punën dhe e konsideron obligim kryesor. Ne kërkojmë strehim në Perëndim dhe jetojmë me ndihma sociale atje, ndërsa tokën tonë pjellore e lëmë pa punuar” (fig. 72). Autori në fjalë, për herë të parë në literaturë edukimin e harmonishëm të personalitetit (edukimin fizik), mendor, moral, estetik e punues) e quan “pentagrami pedagogjik” (fq. 111


Beqir Berisha

87). Duke iu referuar mendimit të pedagogut humanistit, Mishel Montenj, se: “nuk edukojmë as trupin, as shpirtin, por personalitetin në përgjithësi, profesori Beqir Berisha, në mënyrë figurative thekson: “Habitusi duhet të kuptohet si një pentagram ku të gjitha notat japin një harmoni” (fig. 83). Duke folur për edukatën, rëndësinë dhe fuqinë e saj, autori citon filozofin e njohur Lajbnicin: “Na jepni edukatë të mirë, që për një shekull ta ndryshojmë karakterin e Evropës”. Mirëpo, autori çështjen e rolit të edukatës e trajton në mënyrë shkencore (teoria multifaktoriale), duke mos e fetishizuar atë, përkatësisht duke mos i injoruar faktorët e tjerë, siç janë: gjentikja-trashëgimia, rrethi shoqëror, puna, aktiviteti i vetëdijshëm i vet (edukantit) njeriut, etj. Letra e gjashtëmbëdhjetë (e fundit) sjellë edhe disa të dhëna autobiografike të autorit në fjalë, që shkurtimisht prezantojnë gjenealogjinë e familjes Berisha në Tetovë, rrugën e zhvillimit e të formimit të tij (duke u shëmbëllyer nga mësuesit e tij nga Tirana, me, siç thotë ai, “brumosjen e nacionalizmit shqiptar”) si personalitet. Ai veçanërisht vë në pah kontributin e madh të bashkëshortes së tij (i zonjës Atifete, së cilës ia kushton këtë libër), e cila me stoicizëm e dinjitet të lartë u përballojë sfidave tejet të vështira e të rrezikshme jetësore, si edhe për kujdesin dhe edukimin e shëndoshë e të tërësishëm të fëmijëve të tyre. Libër i diskursit logjik Së fundi, libri “Letra filozofike për edukatën” (së bashku me librin e botuar më parë, “Filozofia e edukatës”, 2003), nuk është publikim beletristik për ta lexuar kalimthi, por para së gjithash për të menduar, gjykuar në mënyrë kritike si edhe vepruar sipas porosive të mëdha filozofike-edukative, humaniste, civilizuese e mbi të gjitha të porosive për edukimin 112


KUJTESË E HIDHUR

kombëtar. Populli jonë në hapësirën gjithëkombëtare, vërtet ka nevojë për ringritje morale. Me edukatë të mirëfilltë civilizuese e kombëtare, siç thekson autori, mund të tejkalohen të gjitha atrofitë edukative, të gjitha devalvimet në sjelljen e veprime të këqija e me pasoja të mëdha personale, familjare e kombëtare. Andaj, librin e posabotuar “Letra për filozofinë e edukatës” (së bashku me librin e botuar më parë “Filozofia e edukatës”) me kënaqësi ua preferoj (jo vetëm opinionit pedagogjik) të gjithë njerëzve qofshin prindër, edukatorë, arsimtarë, udhëheqës apo veprimtarë të çështjeve civilizuese e kombëtare.

113


Beqir Berisha

PËRMBAJTJA Dy fjalë për lexuesin .............................................................5 I Përpjekja për mësimin shqip..............................................7 II Arrestimi, hetimet dhe gjykimi.......................................25 Gjykimi dhe dënimi..........................................................35 III Lirimi nga burgu dhe largimi nga Tetova ...................39 IV Përballë rreziqeve për arrestim .....................................46 V Aktiviteti publicistik dhe provokimet ............................51 VI kthimi në tetovë dhe veprimtaria krijuese ...................58 Fragmente nga disa libra të botuara...................................62 Çka i parapriu demostratës së Tetovës – 1968.................80 "Margaritarët" e Ismail Kadaresë........................................83 Si e gjunjëzova Ylli Pangon ...............................................88 Reçensione për disa libra të botuara..................................93

114


VEPRA TË BOTUARA: 1. Artikuj pedagogjik, Tetovë, 1994 2. Çështja kombëtare shqiptare dhe "ultrakomunistët" shqiptarë, Tetovë, 1995. 3. Fundi i një aventure politike, Tetovë, 1998. 4. Revolucioni që tronditi Evropën, Tetovë, 1999. 5. Filozofia e edukatës, Prishtinë, 2003. 6. Përse luftuan shqiptarët – letër diplomacisë ndërkombëtare, Prishtinë, 2004. 7. Shqiptarët e Maqedonisë përballë terorizmit sllav, Prishtinë, 2005. 8. Letra filozofike për edukatën, Prishtinë, 2006. 9. Do ta bëjmë Shqipërinë – kështu fliste Mehmet Gega, Prishtinë, 2008. 10. Filozofia antike, Tetovë, 2010. 11. Njeriu – produkt i vetvetes – parimet filozofike të edukimit, Prishtinë, 2010 E PËRGATITUR PËR BOTIM: 1. Filozofia e Perëndimit.

ISBN 9989-150-56-8


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.