VOTRA
www.votrasot.net
Editoriali Mars, 2015
Përshndetje njerëz të gjakut tonë. Nga sot, dritarja e komunikimit të përditshëm jo vetëm për kërcovarët do të jetë p o r t a l i y n ë online www.votrasot.net. Pokështu në këtë faqe, gjithashtu për të gjithë lexuesit, vjen edhe revista elektronike mujore “Votra” që do të jetë e shfletueshme online, dhe do të ketë një përmbledhje të artikujve, analizave, komenteve më të mira në lidhje me ngjarjet lokale, nga vendi, rajoni, bota dhe diaspora, që do të publikohen në portalin votrasot.net “Votra” është një vullnet i dalë nga rreth 10 shoqata që veprojnë në Kërçovë, për të bashkuar potencialin e tyre krijues, nën ombrellën e asaj që ne e quajtëm “Votër”, sinonim i një kuvendi në të cilin trajtohen biseda, nga të
Numri I
cilat më pas lindin ide për veprime konkrete si që është rasti i parë i themelimit të revistës mujore si dhe portalit votrasot.net nëpër mjet të cilit do të jemi në kontakt të përditshëm me gjithçka që ndodh me ne dhe rreth nesh, një hapsirë e cila do ti bashkojë njerëzit tanë kudo që i kemi. Votra do të jetë një revistë e cila do të synojë të nxjerrë në dritë, ngjarje të ndryshme me vlera historike, do të ketë në fokusin e saj ndodhitë mbi aktualitetin, kulturën, arsimin, ekonominë, sportin dhe çështjet shoqërore. Një vend të posaçëm në VOTER, do të ketë mërgata jonë të cilës i bëjmë ftesë vëllazërore për të bashkpunuar me qëllimin e vetëm që të ngrejmë sa më shumë ura komunikimi mes gjakut që kemi jashtë dhe pjesës
tjetër që jetojmë në atdhe. Qëllimi parësor i revistës është trajtimi i çështjeve të rëndësishme nga thesari i vlerave kombëtare, historike dhe kulturore të popullit shqiptar në Kërçovë dhe rrethinë. Përmes faqeve të saj, synohet të afirmohet mendimi humanist, dija dhe idetë, të cilat do të kontribuojnë në përparimin e qenjes sonë kudo që ato j e t o j n ë . Një hapsirë të rëndësishme në këtë revistë, do të ketë institucioni i komunës sonë të Kërçovës, të cilën e fituam bashkërisht dhe për të cilën duhet kujdesur bashkërisht, për ta ruajtur e për ta patur tonën. Ne, anëtarët e redaksisë, Komuna, Këshilli dhe strukturat tjera, presim bashkëpunim të ndërsjellë dhe mbështetje e cila besojmë se nuk do të na m u n g o j ë . Në revistën “Votra” dhe
Redaksia
portalin votrasot.net, do të percillen dhe do të studiohen proceset shoqërore në lëminë e qeverisjes lokale, në sferën e arsimit, kulturës, sportit, problemeve sociale dhe ekonomike, e në veçanti e të asaj me karakter informativ kombëtar si dhe do të bëhen orvatje që të bashkohen fuqitë kreative me qëllim të ndriçimit të hapësirës sonë dhe me idenë për të ndikuar në klimën krijuese intelektuale, që t’i shqyrtojmë çështjet që kanë të bëjnë me gjendjen këtu dhe ndërlidhjet e pjesëve të popullit tonë kudo që i kemi. Ashtu sikurse vetë votra jonë që është shekullore, urojmë që dhe ky portal dhe revista “Votra” të kenë po kaq jetëgjatësi në veprimtarinë e t y r e .
Nga redaksia “Votra””
Në këtë numër do të lexoni:
Drejtor : Bajram Çupi
Ndryshimet në ligjin 6 për honorarët – a do të paguajmë të gjithë kontribute?
Kryeredaktor: Shaban Dalipi Redaktor: Bekim Adili Koordinator: Naim Zenku
Mësuesja qe sfidoi
Lektor: Nexhat Mehmedi
8
stuhitë paragjykuese të kohës
Perpunimi kompjuterik: Ajet Rexhepi Bashkpuntorë: Avzi Mustafa, Salije Sadiku, Sami Dalipi, Faton Jusufi, Merita Adili, Him Koça, Nazif Selimi, Ilmi Veliu, Besfort Imeri, Blerim Ramadani, Gafurr Ajruli , Begzat Rrahmani, Nebi Bilalli, Mide Nexhipi, Xhevdet Ukalli, Gëzim Qerimi, Bejtulla Emini, Shkumbin Rrushaj, Remzi Mehmedi, Nexhat Mehmedi, Refik Zenku, Shoqata USKANA SHBA, Shoqata Kërçova Zvicer, Shoqata Kërçova Vienë, Shoqata Kërçova Gjermani dhe shoqatat tjera Kërçovare ne Diasporë. www.votrasot.net email: votrasot@gmail.com 3
7 marsi vazhdimësi e shkollës shqipe
10
Rëndësia e përfshirjes së femrës në jetën publike
13
Ilirët e kanë besuar gjarpërin si zot
14
Kërçova e vogël me artistë të mëdhenj
16
VOTRA
www.votrasot.net
Retrospektiva mujore Mars, 2015
Numri I
... Shkollat me mësim në gjuhën shqipe, shënuan 7-të Marsin Me aktivitete të ndryshme shkollore, shkollat me mësim në gjuhën shqipe të Kërçovës, shënuan Ditën e Mësuesit, 7-të Marsin. U mbajtën orë historike për hapjen e shkollës së parë shqipe, si dhe u fol për rolin dhe rëndësinë e arsimit shqip dhe zhvillimet që pasuan në aspektin e shkollimit , deri në ditën e sotme. Për nder të kësaj dite të shënuar, shkolla fillore “Faik Konica” e fshatit Greshnicë, realizoi edhe kuizin tradicional “Shtigjeve të Diturisë”. Aktivitetet për shënimin e Ditës së Mësuesit, filluan që nga data 6 mars, me ç’rast nxënësit e shkollave me mësim në gjuhën shqipe, prezentuan programe shkollore me poezi, recitale, këngë e valle popullore. Një program i ngjeshur kulturoartistik u prezentua në shkollën fillore “Faik Konica” të fshatit Greshnicë, ku u realizua edhe kuizi tradicional “Shtigjeve të Diturisë”, i cili zgjoi një interesim të madh tek të pranishmit, sepse një konkurim i këtillë përforcon dijet e të gjithë nxënësve. Në garat finale të fushës së dijes, morën pjesë katër ekipe me nxënës nga klasa e gjashtë e deri te e nënta. Pyetjet e kuizit ishin përzgjedhur nga lëndët: Shkenca natyrore, Gjuhë angleze, Arsim muzikor, Biologji, Gjuhë shqipe, Informatikë dhe Histori. Vendin e parë në këto gara, e fitoi ekipi Xixa me 38 pikë, të dytin ekipi Uskana me 37 pikë, të tretin Shqiponja me 30 pikë ndërsa të katërtin e zuri ekipi Eureka me 28 pikë të tubuara. Për suksesin e arritur, të katër nxënësit e ekipit Xixa, u shpërblyen me nga një tablet, ndërsa të gjithë nxënësit që morën pjesë në garat finale, morën mirënjohje për kontributin e dhënë në këto gara të fushës së dijes. Drejtori Zija Lutfiu, me këtë rast, theksoi se aktiviteteve për shënimin e kësaj date të madhe historike, i ka paraprirë homazhi për arsimtarët e ndjerë të kësaj shkolle që me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e gjeneratave të reja të kësaj ane. Ai më pas foli edhe për rrjedhën e kuizit tradicional “Shtigjeve të Diturisë” të cilin e vlersoi si një aktivitet që prodhon efekte pozitive në përforcimin e dijes tek të gjithë nxënësit e shkollës. Aktivitetet e shkollave tona, për shënimin e kësaj dite, vazhduan edhe gjatë ditës së nesërme. Kolektivi i shkollës së mesme “Drita”, bëri homazhe tek varret ku prehen kolegët e tyre të ndjerë ndërsa më pas udhëtuan për në qytetin e Korçës ku vizituan shtëpinë “Muze” të shkollës së parë shqipe.
... Shkolla fillore “R.R. Zajazi”, Ditën e Mësuesit
shënoi
Dita e arsimit shqip 7-të Marsi, Dita e Arsimit shqip u shënua edhe në shkollën “Rexhë Rushit Zajazi” ku nxënësit e kësaj shkolle prezentuan një program të pasur kulturo artistik. Me rastin e Ditës së Mësuesit, 7-Marsi, edhe shkolla fillore “R.R. Zajazi”, organizoi një manifestim i cili filloi me referatin kushtuar 128 vjetorit të arsimit shqip. “Rruga e gjatë dhe shumë e vështirë, për hapjen e shkollës së parë shqipe, pasqyron përkushtimin dhe sakrificën e atdhetarëve në zhdukjen e analfabetizmit dhe mbjelljen e dijes tek gjeneratat e reja, dhe kjo rrugë ka pasur edhe barierat e kohës të cilat i kanë sfiduar rilindasit tanë”, u tha ndër të tjera në referatin kushtuar kësaj dite të ndritur të historisë së kombit shqiptar. Për të nderuar, këtë ditë të shënuar të historisë tonë kombëtare, nxënësit e kësaj shkolle, prezentuan një program të pasur kulturo artistik, të hartuar me poezi, recitale, këngë e valle popullore. Ky program, që iu kushtua përgjithsisht Ditës së Arsimit dhe misionit të shenjtë të mësuesit, zgjoi një interesim të madh tek të pranishmit.
... Dehari dhe bashkëpuntorët nderojnë arsimtarët e ndjerë
e
tij,
Në ditën e arsimit shqip, kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe bashkëpuntorët e tij, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë në procesin arsimor dhe në përgaditjen e gjeneratave të reja, vendosën lule të freskëta te varret e arsimtarëve të ndjerë nga këto hapësira. Për të kujtuar dhe nderuar mundin dhe përkushtimin për hapjen e dijes dhe arsimimit të popullatës sonë në fillimet e shkollimit shqip, Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari i shoqëruar nga anëtarët e kabinetit të tij, vendosën lule pranë varrezave të pishtarëve të arsimit duke bërë kështu homazhe aty ku pushojnë të ndjerët, Sulejman Elezi, Baftjar Rrushaj, Medin Emini, Abedin Zenku si dhe të arsimtarit të ardhur nga shteti amë, me misionin përkushtues, Pertef Therepeli. “Ne sot kemi nderuar pishtarët e arsimit nga rrethi i Kërçovës, të cilët meritojnë respektin e gjeneratave që 4
ato i edukuan. Do të veçoja si rast të vaçant mësuesin që erdhi nga Shqipëria më vitin 1942, për të ngritur bazat e arsimit shqip këtu në Kërçovë, ku edhe ndërroi jetë duke përmbushur misionin e tij për shkollimin e gjeneratave të reja të këtyre anëve dhe duke përcjellur mesazhin, se arsimi është arma më e fuqishme e këtij populli”, tha ndër të tjera, kryetari komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.
... Gripi sezonal rrit fluksin e pacientëve Për shkak të ndryshimit të temperaturave, qytetarë me simptoma të gripit filluan t’i mbushin ambulancat e qytetit të Kërçovës. Nga poliklinika Era Medika në Kërçovë, thonë se në dy muajt e fundit, ka shënuar rritje alarmante numri i pacientëve të prekur nga virusi i gripit. Sipas evidences së klientellës që e kanë vizituar këtë institucion shëndetësor, 70 % e tyre kanë qenë të prekur nga gripi sezonal, që sipas mjekut Jetmir Sadiku, vjen si pasojë e ndryshimit të temperaturave.
... Për parregullsi afariste, dënohen 7 firma private të Kërçovës Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër, në bashkëpunim me stacionin policor të Kërçovës dhe inspektorët e Drejtorisë për të hyra publike , gjatë muajit të kaluar realizuan kontrolle në disa lokale afariste të Kërçovës . Gjatë kontrollit është konstatuar se në shtatë lokale nuk janë respektuar normativat për arkat fiskale dhe ato për pije dhe ushqime . Për këto arsye Inspektorati i tregut dhe Drejtoria e të hyrave publike, i ka dënuar ato me gjoba që sillen nga 1 mijë e 500 deri më 3 mijë euro.
... Në SHMK “Drita” testimit ekstern iu nënshtruan 341 maturantë Në SHMK “Drita” në Kërçovë u zhvillua procesi i testimit ekstern për arritjet dhe njohuritë e nxënësve për lëndët përkatëse. Në pajtim me planin aksionar dhe dinamikën e paraparë, procesi i testimit ekstern për arritjet e njohurive të nxënësve të viteve përfundimtare në shkollat e mesme, iu nënshtruan gjithësej 341 nxënës, ku vetëm 87 janë nga shkolla “Rilindja” e fshatit Zhitoshe. Nxënësit e shkollës “Drita”, reaguan në gabimet teknike dhe ato përmbajtësore të testit. Gabimet gjuhësore në testime në disa raste kanë humbur kuptimin e pyetjeve të parashtruara, duke krijuar edhe hamendësime rreth përgjigjeve. Ky ishte vlerësimi ekstern që duhej të ralizohej nga data 26 deri më 29 janar,
VOTRA
www.votrasot.net
Retrospektiva mujore Mars, 2015
Numri I
mirëpo për shkak të grevës së Organizatës Sindikale, realizimi i këtijë procesi u shty për afatet plotësuese, për tu realizuar në muajin shkurt, ndërkohë që maturantët e shkollës “Mirko Mileski” testimin e realizuan në afatin e rregullt të janarit.
... Këshilli i komunës së Kërçovës miraton vendimin për emërimin e rrugëve Këshilli i komunës së Kërçovës në mbledhjen e 26-të, miratoi vendimin për emërimin e rrugëve. Këshilltarët e bllokut politik maqedonas ishin kundër këtij propozimi dhe para se të fillojë debati për këtë pikë të rendit të ditës ato e lëshuan mbledhjen. Në fakt këtë propozim këshilltarët maqedonas e kanë kundërshtuar që në mbledhjen e komisionit, duke paralajmëruar se ky vendim nuk mund të miratohet pa e respektuar parimin e Batinderit. Vendimi për emërimin e rrugëve u miratua me shumicën e votave të këshilltarëve shqiptarë.
... Pezullohet vendimi i Këshillit të Kërçovës për emërimin e rrugëve Me arsyetimin se nuk është respektuar parimi i Batinderit, Inspektorati i Vetëqeverisjes Lokale, pezullon vendimin e Këshillit të komunës së Kërçovës për emërimin e rrugëve, i cili u miratua në mbledhjen e kaluar të Këshillit të komunës së Kërçovës me shumicën e votave të këshilltarëve shqiptarë. Këshilltarët e bllokut politik maqedonas ishin kundër këtij propozimi dhe para se të fillojë debati për këtë pikë të rendit të ditës ato e lëshuan mbledhjen. Këshilltarët maqedonas, që atëherë bënë të ditur se vendimet e këtilla duhet të miratohen me parimin e Batinderit duke lënë të kuptohet se për këtë çështje, ata do të ankohen në instancat më të larta të shtetit.
themelimin e një subjekti ekonomik dhe krijimin e kushteve për punësime të reja që do të vijnë me zgjërimin e veprimtarisë, informojnë nga Agjencia për punësime në Kërçovë.
... Sanksionohen bastoret në Zajaz dhe Greshnicë Gjatë një aksioni të organeve policore dhe Drejtorisë për hyra publike, janë kontrolluar disa bastore në Kërçovë, Strugë, Dibër dhe në rajonin e Zhupës, ku janë konstatuar shkelje të ligjit për lojërat e fatit dhe atyre zbavitëse. Në mesin e të sanksionuarve janë edhe bastoret në Zajaz dhe Greshnicë. Ekipet e Drejtorisë së të hyrave publike të shoqëruara edhe nga pjestarët e policisë, realizuan aksionin e kontrollimit të disa bastoreve në disa qytete të Maqedonisë jug-perëndimore ku u konstatuan parregullsi në veprimtarinë përkatëse dhe u shqiptuan dënimet konform rregullativës ligjore, për 5 bastore të këtij rajoni, njofton zdhënësi i Stacionit policor të Ohrit, Stefan Dimoski. Një bastore në rajonin e Zhupës, dhe dy bastore të fshatrave të Kërçovës, njëra në Zajaz e tjetra në Greshnicë, kanë ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit pa liçenca, respektivisht pa leje të organeve kompetente. Në bastoren e Zhupës janë konfiskuar 5 televizorë, 2 kompjuterë dhe një printer, 4548 denarë dhe paisje të tjera . Në bastoren e fshatit Zajaz janë konfiskuar 2 televizorë, 2 kompjuterë, një printer dhe 1880 denarë ndërsa në bastoren e fshatit Greshnicë u konfiskuan 2 televizorë, 2 kompjuterë dhe 3 printerë.
... IN MEMORIAM! Agim Ramadani (23.08.1957-11.02.2015)
... Konkurs aktiv për vetëpunësim, aplikimi deri më 10 mars Agjencioni për punësim, ditë më parë hapi konkursin për punësimin e personave që evidentohen si të papunë në Agjencionin e punësimit. Këto persona do të kenë mundësinë e vetëpunësimit me fillimin e një aktiviteti afarist, përmes programit qeveritar për vetëpunësim. Afati i konkurimit është deri më 10 mars. Programi qeveritar për vetëpunësim, u jep mundësinë të gjithë të evidentuarve në Agjencionin për punësim, që ato të hapin një biznes, me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë. Qëllimi i këtij konkursi është mbështetja e të papunësuarve në
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 11 shkurt, u nda nga jeta fotografi i njohur kërçovar Agim Ramadani, i cili një jetë të tërë ia kushtoi fotografisë. Agimi u lind më 23 gusht të vitit 1957, në fshatin Novosell. Shkollën fillore e kreu në Kërçovë ndërsa atë profesionale për fotograf në Shkup. Menjëherë pas mbarimit të shkollimit, Agim Ramadani i përkushtohet fotografisë. 5
Ishte fotografi i parë shqiptarë në Kërçovë, i cili në mënyrë profesionale filloi një veprimtari shumë specifike për atë periudhë kohore. Shqiptarët e rajonit të Kërçovës, tashmë e kishin një njeri të vetin , shumë profesional, dhe të besueshëm për fotografitë familjare në një periudhë kohore kur emancipimi dhe niveli arsimor në mjediset tona, ishin në hapat e parë të zhvillimit. Fotografitë e tij vazhdojnë të mbeten kujtime familjare nga periudha të ndryshme kohore. Me aparatin e tij profesional, mjeshtri i fotografisë, Agim Ramadani përpunoi edhe fotot kolektive të shkollave të këtushme. Edhe fotot e gjeneratave te maturantëve dhe semi-maturantëve mbajnë firmën e tij. Për të, ishte shumë më e rëndësishme vlera e fotos se sa kompenzimi për punën që ai bënte. Agimi kishte vendosur edhe një parim për familjet skamnore. Fotografi falas për rastet e veçanta sociale dhe nxënësit e familjeve me status të rrezikuar financiar. Me fotoaparatin e tij, Agimi i ka ndjekur të gjitha ngjarjet dhe proceset nëpër të cilat ka kaluar shoqëria civile. Prandaj lirisht mund të konstatohet, se nëpër shiritin e tij kanë kaluar segmente shumë të rëndësishme të trashigimisë tonë kulturore dhe historike.Ai na la si pasuri fotot për manifestimet dhe datat e shënuara kombëtare, tubimet e ndryshme politike dhe shoqërore, protestat dhe solemnitetet e organizuara në Kërçovë dhe më gjërë, fotografitë për veshjet tradicionale, ambientet shtëpiake dhe arkitekturën e vjetër, objektet fetare dhe ritet islame, momentet e gëzimit dhe ato të hidhërimit, kujtimet për figurat e kauzës kombëtare, mësuesit e vjetër dhe figurat e rëndësishme kombëtare që kanë lënë gjurmë në historiografinë shqiptare. Përpunimin e fotografisë, Agimi e cilësonte si veprimtari artistike dhe një frymëzim që buron nga thellësia e shpirtit, që më pas si e tillë duhet të sjellë edhe të mirat materiale. Fotografia është art dhe ajo duhet vlersuar si e tillë. Fotoja e një inspirimi artistik nuk mund të zëvendësohet me teknologjinë moderne e cila më kot pretendon ti zejë frymën artit, sepse fotografia e këtillë nuk ndërtohet teknikisht por me specifikat artistike, vlersonte mjeshtri kërçovar i fotografisë Agim Ramadani. Fotografi Agim Ramadani e deshi profesionin e tij, për ti mbetur besnik deri në rrahjet e fundit të zemrës. Ai, do të kujtohet si një profesionist i fotografisë , një njeri i urtë, human e bashkëpunues, i respektuar nga të gjithë, për vlerat humane dhe njerëzore që i posedonte. Varrimi i të ndjerit Agim Ramadani u bë në varrezat e Biçincës. Për ti dhënë lamtumirën e fundit, në ceremoninë e varrimit morën pjesë, intelektualë të profileve të ndryshëm me të cilët ai bashkëpunoi dhe shokë e miq nga Kërçova dhe qytete të tjera të Maqedonisë.
VOTRA
www.votrasot.net
Analiza ekonomike Mars, 2015
Numri I
Ndryshimet në ligjin për HONORARËT – a do të paguajmë të gjithë kontribute? Mr. Besfort IMERI Skema e sigurimeve shoqërore në Maqedoni paraqet një trashëgimi nga e kaluara e saj, mirëpo që nga mëvetësimi i saj janë bërë disa ndërhyrje, sidomos në ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, ku ndryshimet më të rëndësishme të këtij ligji janë bërë në vitin 1995, 1996, 1997 dhe 2000. Ndryshimin e fundit të ketij ligji, kanë vendosur bazat e financimit kapital të sigurimit pensional dhe invalidor në Maqedoni. Sistemi i sigurimeve shoqërore, ka në bazën e misionit të tij, mbulimin e të gjithë te punësuarve me elementë të sigurimeve shoqërore dhe dhënien e të drejtës për pension, dhënien e përfitimeve gjatë: paaftësis së përkohëshme për punë, pas lindjes së fëmijës, aksidenteve në punë, sëmundjeve profesionale etj. Ndryshimet e fundit në ligjin për kontribute nga sigurimi i detyrueshem social, shkaktoi reagime të shumta në opinion, të shoqëruara me protesta dhe mospajtime nga ana e honoraristëve, pasi ai i obligon të gjithë ata që gjatë lidhjes së kontratave në vepër, kontratave autoriale, apo cdo lloj tjetër kontrate që percakton shumë të caktuar të parave për kryerjen e ndonjë pune fizike apo intelektuale – ose siç njihet me termin honorarët, pervec tatimit personal, të paguajnë edhe kontribute për sigurim shëndetesore dhe kontribute për sigurim pensional dhe invalidor. Mirëpo, si çdo ligj tjeter, edhe ky ligj i cili duhej te implementohej nga 1 janari i vitit 2015, që në fillim e sipër pësoi disa ndryshime, ku ndryshimet e fundit ligjore u miratuan në seancën e 36 të Parlamentit të Maqedonisë, më 10 shkurt. Më poshtë japim një sqarim që i tangon të gjithë qytetarët e Maqedonisë, por edhe kërçovaret që punojnë me honorar për të pasur një pasqyrë më të sakt se çka paraqesin ndryshimet e reja të këtij ligji. Për të sqaruar dhe kuptuar më mirë ndryshimet e fundit ligjore, bëhet ndarja e qytetarëve në tre grupe, edhe atë:
Grupi I – janë qytetarë që kanë marrdhënie të rregullt pune apo pensionistë, të cilët përveç të ardhurave të rregullta, realizojnë edhe të ardhura shtesë nga kryerja e punëve fizike apo intelektuale nga një apo me shume kontrata në vepër apo kontrata autoriale, me persona juridik të tjerë që nuk kanë lidhshmëri kapitale apo p r o n ë s o re me punëdhënësin e rregullt. Këto të punësuar apo pensionerë, janë të liruar nga pagesa e kontributeve shtesë vetëm nëse të ardhurat totale mujore nga kryerja e punëve fizike apo intelektuale nga kontratat në vepër, autoriale apo kontratave tjera, janë nën mesataren e rrogës neto mujore të paguar në Maqedoni në vitin paraprak, e shprehur nga Entit Statistikor dhe e cila është afërsisht 21.300 mkd. Të gjithë ata të punesuar të rregullt dhe pensionistë, që realizojnë të ardhura shtesë mujore mbi mesataren e rrogës neto mujore të cekur më lart, janë të obliguar të paguajnë kontribute për sigurim shëndetsor dhe kontribute për sigurim pensional dhe invalidor vetëm për atë pjesë që tejkalon mesataren e rrogës neto te shprehur më lart. Sa i përket obligimeve për perllogaritje dhe pagesë te kontributeve, është Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor që bën perllogaritjen e kontributeve kurse personat fizikë janë ata që duhet vetë të kryejnë pagesën. Ata gjithashtu duhet të dorezojnë fletëparaqitje deri te FSPI në afat prej 5 ditësh, nga dita e pranimit të parave. Grupi II – janë të punësuarit e rregullt, të cilët përveç kontratës bazë për punësim, lidhin edhe kontrata tjera me të njejtin 6
punëdhënës apo me kompani të tjera, te të cilat paraqiten të njejtit pronarë apo udhëheqës. Për këto të punësuar, punëdhënësi përllogarit dhe paguan të gjithë kontributet duke marrë për bazë shumën totale të parave të paguara nga të githë kontratat. Grupi III – janë të papunësuarit. Të ghithë ato persona te papunësuar, që janë të paraqitur në agjensionin për punësim, që lidhin kontrata për kryerjen e punëve fizike apo intelektuale dhe që realizojnë të ardhura mujore, janë të liruar nga obligimi për te paguar kontribute vetëm nëse shuma totale mujore nuk tejkalon rrogën mesatare neto prej 9.590 mkd. Nëse shuma e të ardhurave është më e madhe se rroga mesatare neto, atëherë do të paguajnë kontribute vetëm për diferencen që tejkalon rrogën mesatare neto. Sa i perket obligimeve për përllogaritje dhe pagesë të kontributeve, është Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor që bën përllogaritjen e kontributeve kurse personat fizikë janë ata që duhet vetë të kryejnë pagesën. Ata gjithashtu duhet të dorezojnë fletparaqitje deri te FSPI në afat prej 5 ditësh, nga dita e pranimit të parave. Këto ndryshime të reja ligjore parashohin ndryshime esenciale në mënyrën e implementimit të ketij ligji në krahasim me ato paraprake. Keto ndryshime kanë të bejne me ndryshimin e bazës së përllogaritjes së kontributeve, obliguesve që duhet të paguajne kontribute, kush do bëjë llogaritjen dhe kush pagesën e kontributeve dhe në cilin moment lind obligimi për pagesën e kontributeve. Nëse kjo skemë e ndryshimeve në sistemin e sigurimeve sociale është zgjedhja adekuate, a mbrohen të drejtat e punëtorëve duke u dhëne siguri më të madhe sociale dhe a kemi përfitime shtesë nga pagimi i kontributeve shtesë, apo thjeshtë në fund e gjithë kjo do të rezultojë me mbushjen e buxhetit, jane dilema që do jenë pjesë e debatit publik pë një kohë më të gjatë.
VOTRA
www.votrasot.net
Opinion Mars, 2015
Numri I
Diskriminimi ekonomik ndaj shqiptarëve, politikë shtetërore! Mr.Blerim RAMADANI Shqiptarët e Maqedonisë nuk është hera e parë që diskriminohen, qoftë në aspektin politik por edhe në atë ekonomik. Por, kohët e fundim ky diskriminim ka zbritur edhe në nivelin lokal. Gjatë periudhës parazgjedhore, pushteti paralajmëron investime të shumta përfshirë këtu dhe hapjen e zonave ekonomike. Shpeshëherë, gjatë kampanjave zgjedhore të subjekteve politike maqedone tregohen edhe mjete dhe shuma financiare të investuara, nëpër vende dhe zona ekonomike ku janë bërë investimet, dhe numrin se sa njerëz do të jenë punësuar në këto zona, por kjo nuk është praktikë e subjekteve politike shqiptare pasi që zonat e lira eko-
nomike në vendet shqiptare nuk kanë investime, zonat e lira ekonomike të Tetovës, Kërçovës dhe Strugës. Këto zona në vend që të jenë bartëse të zhvillimit ekonomik ato shndërrohen në bartëse të diskriminimit politik. Këto zona të promovuara tanimë janë ose në fazën fillestare të ndërtimit të infrastrukturës ose thjeshtë figurojnë vetëm si projekte ideore. Pikërisht, e tillë është zona e lirë ekonomike në Kërçovë, e cila akoma është duke pritur investitorin e parë. Ende është e parregulluar dhe duhet qeveria të ndaj mjete buxhetore, për rregullimin e infrastrukturës, rrugëve, ujësjellësve e kështu me radhë. Edhe pse është e një rëndësie të veçantë, ajo çfarë na
Ndodh edhe kjo Shaban DALIPI Në këtë rubrikë të dashur lexues, do të përpiqemi të sjellim lëshimet, gabimet, ndodhitë e ndryshme të cilat realisht sjellin lajm gazmor, përmes ngjarjeve të ndodhura. Meqë të gjithë jemi qenje njerëzore që do të thotë ska njeri që nuk gabon, e i pa gabueshëm thuhet që është vetëm Zoti, atëherë le të jemi të gatshëm, që me humor të pranojmë, qoftë edhe të metat tona e jo më gabimet të cilat janë tepër njerëzore. Me shpresë se do të gjejmë mirkuptimin maksimal nga qytetartë tanë, fillimin e rubrikës "Ndodh edhe kjo..", do ta nisim pikërisht me një gafë tonën si redaksi që përbëjmë revistën "Votra" dhe që bazohet në një të
vërtetë. Ndodh edhe kjo..... Duke u përpjek që në revistën tonë të përfshim gjithcka nga vlerat e tashëgimisë sonë, vendosëm që një faqe tia kushtojmë gatimeve tradicionale kërçovare. Por meqë është numri i parë dhe koha nuk na premtonte, për të gjetur një guzhiniere apo guzhinier për të shkruar recetat e gatimit, na u shfaq "Master Shefi ynë" që e kemi pjesë të redaksisë, e i cili përveç numrave është edhe njohës shumë i mirë dhe i ushqimeve. Dëshmi për këtë, shyqyr Zotit është vetë shëndeti i tij... Ndodh edhe kjo.... Shërbimi për informim i Komunës së Kërçovës, në
brengos sot e kësaj dite është që ajo ka mbetur dhe përdoret vetëm si një barishte. Por kjo nuk mund të thuhet edhe për zonat e tjera ekonomike, sidomos ato zona në Maqedoninë Lindore. Në Zonën ekonomike në Vallandovë apo në atë të Shtipit, janë shitur të gjitha parcelat e saj. Ekspertët e çështjeve ekonomike vlerësojnë se ky “çrregullim” ndodh sepse nuk ka kritere të qarta dhe qeveria i orienton investitorët atje ku ka interes politik dhe jo interes ekonomik. Pas zgjedhjeve të fundit lokale në Kërçovë nga retorika politike e pushtetit, mund të shihet se qeveria vështirë se do të përcaktohet që të ndihmojë këtë zonë ekonomike, qoftë në aspektin financiar apo në aspektin promovues
te investitorët e huaj dhe ky është edhe qëllimi i saj, që shqiptarët e kësaj ane të mbesin në margjinat e proceseve ekonomike. Mënyra më e lehtë për ta nënshtruar një popull është ta varfërosh atë dhe si qëllim përfundimtar kjo qeveri antishqiptare ka që të luftojnë shqiptarët për mbijetesë, të shpërngul të rinjtë jashtë vendit dhe dobësimin e bizneseve egzistuese. Dhe nga ky kërcënim që na bëhet neve duhet të zgjohen subjektet politike shqiptare qoftë në qeveri apo në opozitë për të parandaluar që mosha jonë më e re të emigrojë në perëndim. Megjithatë, për fat të keq, vështirë që gjjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur pasi që ky vit kalendarik do të jetë vit i stërngarkuar me probleme politike dhe në njëfarë mënyre ekonomia do të lihet anësh.
njohtimin që shpërndau për mediat, se cila do të ishte agjenda e Kryetarit të Komunës për Ditën e 7-të Marsit, ndër të tjera njoftonte që do të realizonin homazhe edhe pranë varrezës së Abedin Ballazhit (aktualisht Drejtor pranë Shkollës “Gjergj Kastrioti Skëndebeu” në fshatin Sërbicë). Fatmirësisht nga kjo lutje famkeqe, drejtorin aktual në shkollën e lartëpërmendur e shpëtoi një nga gazetarët që kishte ftesë për të pasqyruar aktivitetet e Ditës së Mësuesit dhe lajmëroi kompetentët e komunës, të cilët me urgjencë më pas për të njëjtat media përcollën korigjimin e agjendës ku në lajmërimin e korigjuar thuhej: "Përshëndetje. Kërkojmë ndjesë për një gabim që është përvjedhur në dokumentin që ua dërgova pak më parë. Gabimi është në vend Abedin Ballazhi
duhet të qëndrojë Abedin Zenku. "Me respekt nga shërbimi për informim i Komunës Kërcovë. Ndodh edhe kjo.....
7
Ndodh që vetë fëmija të vjedhë shtëpinë e prindërve të tij. Se në qytetin tonë me rrethinë gati nuk ka ngelur shtëpij pa hyrë hajdutët, këtë e dijmë të gjithë. Por që të vjedhish shtëpinë tënde me arsyetimin para familjarëve "se kisha dëshir të shkoj jashtë si shokët e mij, por babi nuk më jepte leje", është rast i cili flet se edhe pak ato të rinjë që na kanë ngel këtu, mendjen e kanë jashtë. Kohë krize që na sjellë trishtim. Mesa duket ideja për ikje shtohet me shpejtësi nga ajo që dëgjojmë nga bombat e Zajevit, kur shikojmë se ku jetojmë dhe se çfar klase politike na ka pushtuar. O Zot na shpëto nga ky mjerim............................................... ............ Ndodh edhe kjo....
VOTRA
www.votrasot.net
Intervista Mars, 2015
Numri I
MËSUESJA QE SFIDOI STUHITË PARAGJYKUESE TË KOHËS Salije SADIKU Të jeshë femër në ditët e sotme, shpesh konsiderohet si fatmirësi , kurse në kohët më të hershme ishte vetëm një fatkeqësi. Kështu pra, femra nuk kishte asnjë të drejtë si qenie njerëzore, as shkollimin me të cilin ajo në të ardhmen do të ishte e zonja e vetëvetes , për një gjë të këtill të paret ishin prindërit që kundërshtonin e pastaj rrethi nga i cili kanë qenë të ndikuar gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Por një akull të këtillë me gjithë ato paragjykime të shtresuara prej kohësh, e theu femra e parë shqiptare kërçovare Hajrije Zenku, e cila edhe përkundër barierave që për shekuj kishin mbetur të pakalueshme, ajo vendosi të realizonte ëndrrën e saj, shkollimin. Por një rrugë e këtillë nuk ishte aspak e lehtë. Pas shumë përpjekjeve, ajo u regjistrua në shkollën normale të Shkupit, ku pas 4 vitesh u kthye me shkollim të mbaruar dhe u punësua në shkollën fillore të Sërbicës si femra e parë e shkolluar në Kërçovë, që dha një mesazh të fuqishëm për gjeneratat që do të pasonin. Se çfarë përjetoi ajo dhe prindërit e saj, gjatë katër viteve të studimit por edhe gjatë punës si mësuese në fshat, na flet vetë zonja Hajrije, në intervistën me plot emocione që për lexuesit tanë, shpaloset pikërisht në ditën e shënuar të arsimit shqip, 7 Mars. Salije Sadiku : Zonja Hajrije ju jeni
femra e parë kërçovare e cila ka thyer akullin dhe pavarësisht gjithçkaje ju vendosët të shkolloheni, ju lutem a mund të më flisni si ndodhi kjo dhe sa ishit e ndikuar nga rrethi në të cilin jetonit ?
Znj. Hajrije Zenku : Unë si femer e parë shqipëtare, ta percaktoj kërçovare, e kam dashur shum shkollimin , meqë deshira ime ishte e madhe edhe u bë realitet , edhepse rrethi nuk ishte dakort dhe mbante një qëndrim kundërshtues , ndërsa nga familjarët e mi, dikush ishte dakort me këtë e dikush jo , sidomos nëna ime ishte kundër shkollimit tim, ajo thoshte mos shko , je një femër si do të dalësh ?. Sepse isha shumë e re, prej shkollës fillore u regjistrova në Shkup, në shkollën normale” Zeflush Marku “. Përkrahjen më të madhe ma dhanë vëllezërit e mi të cilët e bindën nënën time , edhe pse ajo insistonte që të provoja vetëm disa muaj dhe përsëri të kthehesha në shtëpi , por edhe atë me një kusht që atje shkova bashkë me vëllaun 8
tim Demir Zenkun , sepse ndryshe nuk do të ishin pajtuar për këtë , në atë kohë nuk kishte vetura udhëtonim me trenin , rruga deri në Shkup na bëhej 8 orë , pasi ne u sistemuam atje nisëm me mësimet dhe petagoget thanë që vëllai im është i vogël nuk mundet ti ndjekë mësimet sepse ishte 2 vite më i vogël se unë , pastaj vendosa që edhe unë të ndaloja mësimet dhe të kthehesha në shtëpi për arsye se kushti ishte që do të shkoja në Shkup por vetëm bashkë me vëllaun, ndërsa vetë asesi jo. Pas vendimit të drejtrorisë si, sot e mbajë mend, erdhi drejtori dhe tha, kush është vajza nga Kërçova, un u ngrita në këmbë dhe ai më dha lajmin e gëzur se edhe vëllai është pranuar të mësojë me mua, vetëm e vetëm që unë të mos i lija mësimet , ishte gëzim i madh për mua, un kisha shoqe nga Struga , Ohri por jo edhe nga Kërçova. Kur vija për vikend në shtëpi të moshuarat , kojshija nuk mund ta besonin atë se unë jetoj jasht vendit vetëm me vëllaun , cdo vikend që vija më thonin, mjaftoi më eja, ja mësove, lëre shkollën , edhe pse un fillova mirë dhe çdo gjë shkonte si duhej, nëna ankohej dhe më thoshte të kthehesha sepse nuk mund të dilte jashtë , nuk mund te shkonte në dasem nga fjalet që fliteshin për mua , ata i thonin fjalë të kota do të bëhet kështu, do të bëhet ashtu . Kështu pra mes fjalesh e presionesh, kaluan 4 vite, e mbaruam normalen me vëllaun tim dhe u kthyem në Kërçovë Salije Sadiku : A u punësuat menjëherë si arsimtare sapo e përfunduat shkollën normale ? Znj. Hajrije Zenku : Po unë menjëherë u
VOTRA
www.votrasot.net
Intervista Mars, 2015
punësova në Fshatin Sërbicë, atje edhe ku jam e lindur , për Demirin (vëllaun ) nuk kishte vend dhe ai shkoi në Dolencë , mua në shkollën e Sërbicës më pritën shumë mirë, aty i gjeta arsimtarët e mi , më përkrahën shumë, më udhëzonin, më mësonin si fëminë e tyre , tre vite punova në Sërbicë si mësimedhënëse , por fjalët vazhdonin edhe pas punësimit, kur shkoja në shkollë njerëzit rrugës më shikonin me inat dhe flisin njëri me tjetrin fjalë banale, e unë i dëgjoja por bëhesha se nuk degjoj, sepse nuk ishin mësuar të shohin një vajzë mësuese. Keshtu kaluan tre vite , pastaj u martova dhe sapo u martova, kushtet e keqija financiare na detyruan te iknim në Francë , atje qëndrova 12 vite pasi mblodhëm pak kapital u kthyem në vendlindje ndërtuam shtëpinë dhe i solla fëmijet që të më edukohen ketu. të shkollohen këtu , edhe unë sapo u këtheva nga Franca, u punësova si arsimtare e gjuhës frenge në shkollën fillore” Sande Shterijoski” , edhe fëmijet aty vijuan shkollimin . Fëmijet u shkolluan e u punësuan, edhe përkunder asaj që unë lash Francën që ti sjell fëmijet në vendilindje, por fati deshti që njeri nga djemt te ikte në Amerikë ndërsa tjetri është këtu për momentin , dmth. kjo ka qenë e shkruar. Salije Sadiku : Zonja Hajrie a mund të më flisni për emancipimin e femrës shqiptare në Kërçovë , duke bërë edhe dallimin e kohës tuaj dhe tani ? Znj. Hajrije Zenku : Dallimi është i madh thuajse i pa krahasueshëm , ndryshime kishte edhe kur u ktheva nga Franca, dmth. pas 12 vitesh , e të mos flasim për kohën e sotme, ndryshimi është i madh , sepse atëher femrat nuk dilnin nga shtëpia, sidomos vajzat , ata dinin vetëm dy relacione shtëpi – fushë , ata nuk e dinin si dukej qyteti , bile as unë nuk dilja edhe pse punoja në arsim,
Numri I
rrogën time vinte dhe e merrte vëllai ose babai , unë ndonjëherë kur dilja me shoqet e mija nga fshati më porosisnin tju blejë gjëra që ju duheshin për përgaditjet e martesës, sepse në atë kohë vajzat nga 5 vite përgaditeshin për martesë. Në atë kohe nuk kishte asnje lloj emancipimi, vetëm thashetheme dhe asgjë tjetër , në atë kohë, siç e ceka edhe më lartë, për mua si femër e parë e shkolluar fliteshin fjalë të rënda vullagre që si mbante goja , por deshira e madhe për shkollim me bëri të qëndroj e fortë dhe kryelartë Ndërsa sot falë meje dhe atyre që dolën pas meje dhe morën guximin të shkollohen , femra kërçovare shqiptare ka arritur shumë , dhe unë shoqeve të mija nga Struga, Ohri e Shkupi ju them, ejani sot ta shihni Kërçovën e jo atehëre si e mbani mend ju , sot femra shqiptare kërçovare është prezente në çdo institucion. Sa i përket emancipimit nuk është puna vetëm të lyhesh e të vishesh por duhet të kuptosh, duhet të dish si të flasësh, si të sillesh , prapë se prapë janë disa bontone që nuk i respektojnë të rinjtë , sepse në atë kohë kur hynte një i moshuar, ti duhej ta nderoje, ti lëshoje vendin , ndërsa sot nuk praktikohen shumë këto gjëra në shoqerinë tonë edhe pse shkollimi vazhdon pa pengesa por në kulturë ende nuk kemi arritur emancipim të përkryer , por sa i përket emancipimit kemi përparuar mjaftë, mendoj unë. Salije Sadiku : Meqë ju jeni femra e parë kërçovare, që keni punuar si arsimtare, çfarë do të më thonit për 7 Marsin ditën e mësuesit dhe 8 Marsin Ditën e Gruas ? Znj. Hajrije Zenku : 7 Marsi është festa ime , kjo është festë e dedikuar për ata që punojnë në arsim , unë e çmoj shumë , skollat tona nuk i ka lejuar perandoria osmane, prandaj edhe janë detyruar të mësojnë nëpër shtëpi pri9
vate. Por pas shumë përpjekjeve dhe sakrificave shkolla e parë shqipe hapet në Korçë më vitin 1887. Ka qenë shumë e vështirë por Pandeliu me bashkëpuntorët e tij, ia dolën për të arritur këtu ku jemi dhe sot është mëkat të mos shkollohesh. Unë ua uroj 7 Marsin të gjithë punonjësve në arsim dhe të gjithë atyre që e duan arsimin sepse drurin e gëdhend sopata por njeriun arsimi. Ndërsa sa i përket 8 Marsit festës së gruas, në këtë datë, gratë kanë marrë në dorë të drejtat e tyre, ata kanë luftuar me vite të tëra nëpermjet protestave për këta të drejta , ua uroj te gjitha grave , femrave këtë festë të cilën e fituan me shum mund dhe sakrificë Salije Sadiku : Cili është mesazhi juaj për femrat shqiptare në Kërçovë ? Znj. Hajrije Zenku : Mesazhi im për femrat është që ato të punojnë sa më shumë, të mësojnë, të emancipohen edhe më shumë, dhe lidhur me këtë pyetje unë do të japë vetëm vlersimin e dijetarëve dhe analistëve të cilët konstatojnë se femrat në shtet e jashtëme nuk e arritën emancipimin kafeneve, por duke lexuar e mësuar. Duhet pranuar se femra shqiptare ka bërë një ndryshim jo pak të rëndësishëm: nga “burrneshë” që ka qenë dikur, ajo ka lëvizur në një stad tjetër zhvillimi “me forcat e veta” drejt sfidave të kohës. . Vajza të guximshme si zonja Hajrije dhe shumë të tjera që identifikohen me sakrificat e mëdha të kohës, i hapën rrugën e shkollimit gjeneratës që pasoi dhe kjo frymë e kontinuitetit arsimor gjatë periudhës së mëvonshme, e ndryshoi situatën në fushën e arsimit shqip duke dhënë mesazhin se vetëm të arsimuar mund të hapërojmë drejt zhvillimit që do ti shërbejë shtresës rinore si forcë përkushtuese në konkurencën e madhe të vlerave evropiane.
VOTRA
www.votrasot.net
Arsim Mars, 2015
Numri I
7 MARSI VAZHDIMËSI E SHKOLLËS SHQIPE Mr. Nexhat MEHMEDI Ngjarjet janë ato që duhet nga gjeneratat të kujtohen, kurse mendimet dhe veprat të lartësohen. Populli ynë e ka kujtuar, e kujton dhe do ta kujtojë gjithmonë Ditën e Mësuesit shqiptar që është një ngjarje e madhe për historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare. Hapja e Mësojtores së Parë të Korçës, që punën e vet e filloi para 126 vjetëve, qe një rreze drite, që u ndez në errësirën shekullore të pushtimit osman. Ajo realizoi një ëndërr të vjetër të shqiptarëve: daljen në dritë të gjuhës shqipe pas shumë shekujsh, ringjalljen e ndërgjegjes kombëtare që ngjalli shpresën e madhe se edhe shqiptarët, si komb i autokton dhe nga më të vjetrit në Ballkan, nëpërmjet arsimit në gjuhën shqipe do të ngrihet në majat e larta të përparimit dhe të lirisë. Shpirti i kombit shqiptar dhe arma më e fuqishme që e shquante dhe e kishte ruajtur kombin tonë ishte gjuha shqipe, që i jepej shqiptarit me qumështin e nënës. Prandaj, rilindësit tanë, si: Naimi, Samiu e Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vretua, Hasan Tahsini, Mjeda, De Rada etj. si dhe pararendësit e tyre Zef Jubani, Naum Vegjilharxhi etj. në gjuhën shqipe shihnin „ xhevahirin e origjinës sonë“, „të vetmen përçuese të ideve të vërteta, rojtaren besniken, vigjilente të kombit“ që i bënte të pamposhtur përballë pushtuesve të huaj. Dhe tërë qenjen e tyre e orientuan nga lëvrimi dhe afirmimi i gjuhës shqipe. Ata vunë në dukje, siç theksonte edhe
Jeronim de Rada, se „ Shqiptarët janë përmendore e lashtësisë botërore“ dhe ishin më se të bindur se pa gjuhë amtare dhe shkollë u kanoset rreziku i zhdukjes nga faqja e dheut. Rilindësi i parë, iluministi dhe demokrati shqiptar, Naum Vegjilharxhi problemin e gjuhës dhe të shkollës shqiptare e shihte si kushtin e parë për të marrë populli shqiptar rrugën e zhvillimit. Ai për këtë qëllim botoi të parën abetare të shqipes me alfabet origjinal të tij si kërkesë urgjente që të mund të pengoheshte çdo ndikim i huaj dhe t‘ i bashkonte të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet fetare. Kjo abetare ndër shqiptarët u bë libër i shenjtë ku fshehtas lexoheshte dhe mësoheshte nga shumë nxënës shqiptarë. Po ky patriot i paraqiti kryeministrit të sulltan Azizit edhe memorandumin që t‘ u jepej leje shqiptarëve të shtypin libra në gjuhën shqipe. Qeveria turke nuk dha përgjigje, por ajo filloi ndjekjen e tij në bashkëveprim me kuçedrën greke. Kështu, më 1886 Vegjilharxhin e helmuan në burgun e Athinës në moshën 69 vjeçare. Ndjekjet, burgimet, helmimet nuk kishin të mbaruar ndaj patriotëve shqiptarë vetëm e vetëm që shtinin frikën e të hiqnin dorë nga shkolla dhe gjuha shqipe. Atdhetarët shqiptarë jo që nuk hoqën dorë, por tek ata shtoheshte forca e guximit. Dhe kështu, në vitin 1872, Kristoforidhi në 10
Stamboll, botoi një abatare te re në dy dialektet e shqipes. Vetëdija te shqiptarët ditaditës rritej. Gjuha shqipe kishte filluar fshehtasi kudo të mësohej: në male, në bodrume e në izba. Megjithatë, siç shprehej Sami Frashëri ndonëse „ishin në gojën e ujkut e afër kuçedrës së mallkuar s‘ pushuan së punuari për të shpëtuar kombin e tyre“. Ata e vazhduan veprimtarinë e tyre patriotike në kushte ilegaliteti, por më tepër në mënyrë individuale. Veprën arsimore e kulturore në mënyrë të organizuar e filluan kolonitë shqiptare jashta Shqipërisë. Përpjekjet e përbashkëta të patriotëve shqiptarë ishin përqëndruar në çeljen e një shkolle shqipe. Me ndihmën e Samiut dhe të Naimit ata disa herë e kishin përsëritur kërkesën e shqiptarëve për shkollën shqipe. Më në fund u dha leja e hapjes së shkollës shqipe në emrin e Pandeli Sotirit. Pasi u dëgjua ky lajm kaq i pritur, forcat reaksionare në krye me Myftiun dhe Dhespotin, menjëherë morën aksion kërcënues ndaj banorëve të Korçës, që askush të mos jepte shtëpi për të mësuar, siç thoshin ata, „gjuhën e mallkuar“ shqipe. Po vullneti i fortë dhe dëshira e zjarrtë për ta mësuar gjuhën shqipe, si nga patriotët ashtu edhe nga masat e gjëra, pa dallim feje, hasi kudo në përkrahje të madhe. Kështu, anëtari i shoqërisë së Bukureshtit dhe patrioti i shquar Diamandi Tërpko nga Korça vuri në dispozicion tërë pasurinë. Ai e fali shtëpinë për të hapur
shkollën e parë në gjuhën shqipe në Korçë. Gjithashtu, edhe patrioti Jovan Kosturi e kishte pajisur ndërtesën e dhuruar me sexhade të shtruar nga shtëpia e tij. Më 7 mars 1887, Pandeli Sotiri e filloi mësimin në gjuhën shqipe me 35 nxënës. Vetëm një javë më pas numri i nxënësve u rrit në 50 nxënës. Kjo është e para shkollë shqipe me një fizionomi tepër të qartë kombëtare e laike. Ajo lindi si një shkollë me karakter të vërtetë popullor e demokratik, e përbashkët për fëmijët e të gjitha besimeve dhe të shtresave shoqërore, për djem e vajza. Kjo shkollë u bë qendër për hapjen e shkrimit dhe këndimit shqip jo vetëm për të vegjlit, por edhe për të rritur. Ajo u bë vatër e rëndësishme për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, për edukimin patriotik të brezit të ri e të masave popullore. Tërhoqi vëmendjen dhe simpatinë e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit dhe me shembullin e saj po frymëzonte edhe krahinat e tjera shqiptare. Kështu që më vonë do të hapet shkolla Normale e Elbasanit në vitin 1909, që “kjo shkollë me atdhesi e me përparim të vet do të vihet ndër krye të qyteteve tjera për mësonjës, nga e cila do të përhapet drita e mësimit ndër të gjithë vendin tonë; sepse Elbasani sikundër është mezi i Shqipërisë landore, ashtu do të jetë edhe mezi i Shqipërisë mendore: do të jetë truri, do të jetë zemra e të gjithë shqiptarëve”. Kështu, Ministri i atëhershëm i Shqipërisë Ernest Koliqi për të përhapur shkollat shqipe në Kosovë dhe në Maqedoni do të dërgojë mësuesit më të njohur si Mahmud Dumanin nga Elbasani,
VOTRA
www.votrasot.net
Skicë Mars, 2015
Vangjeli Vilo, Pertef Therepeli, Behxhet Haxholli etj në teritorin e Kërçovës si dhe në gjithë Maqedoninë dhe Kosovën duke u drejtuar me këto fjalë : “ Ju o mësues të nderuar po ju lë një porosi, shkollat e para shqipe me i përhap në Maqedoni ! Dhe një gjë duhet kujtuar, shkronjat shqipe duhet mësuar, që të ndrisin e të shohin, të vërtetën më vonë ta njohin! Vangjeli nga tregimet e babait u ushqye me ndjenja patriotike dhe me dashuri të madhe ndaj vendit e popullit që i përkiste. Duke u rrit, herë pas here shikonte atlasin gjeografik dhe pyeste: ku janë ata shqiptarë që dikur e kanë patur gati tërë Ballkanin ?! Ndërkaq i ati me një zë të
Numri I
thellë thoshte se na ndanë, na copëtuan Fuqitë e mëdha, Kosovën ia falën mbretit të Jugosllavisë, kurse Çamërinë ia dhanë Greqisë. Kështu, në fund i ati i Vangjelit mbaronte së shpjeguari duke thënë: “Eh, biro, do të vijë përsëri dita e bashkimit kombëtar, ti vetëm mëso, se vetëm atëherë do të jesh i vyeshëm për popullin tënd”. Vangjeli Filo më 1942 emërohet mësues në fshatin Premkë të Kërçovës. Pas marrjes së vendimit, ai hap atlasin dhe e kërkon Kërçovën. Bisedon me shokë e me farefisin, Vangjeli me kënaqësi deklaron: “ Ja më erdhi dita të punoj për Kosovën ( kështu e quante pjesën Perendimore të
Maqedonisë). Prandaj s’ na mbetet gjë tjetër përveç arsimin shqiptar vetë ne ta ndërtojmë si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Shkolla shqipe kudo që të jetë ajo duhet të frymojë shqip që nga emërtimi e administrata deri në përmbajtjet mësimore nga gjuha, letërsia, historia e kultura jonë kombëtare. Asnjëherë nuk do të pranojmë shkolla të huaja, por shkolla kombëtare, ashtu siç na kanë mësuar patriotë shqiptarë që nuk kursyen as jetën. Prandaj, brezi ynë sot me krenari, dashuri e respekt i kujton emrat e tyre. Kështu që në këtë ditë që sot e shënojmë dhe e kujtojmë, përfitoj rastin që ata t’ i përshëndes me përshëndetjen
më humane të botës arsimore: “ Lavdi mësuesve patriotë”. Mësuesve veteranë të arsimit tonë, mësuesve që janë në procesin e mësimit, nxënësve dhe studentëve si dhe mbarë popullit tonë arsimdashës: ju themi : Gëzuar 7 marsin – Ditën e Mësuesit, festën popullore gjithshqiptare të arsimit shqip !
NEZIR KOXHA – TRIMI I ZAJAZIT QË MORRI PENG BIMBASHIN Sami DALIPI
Një shekull me parë. Një burrë shtatlartë, symprehtë , me tirq të zi e kësulë të bardhë, çante përmes kaçubave të misrit të gjatë. Ishte fillimi i vjeshtës, kur ai kthehej nga Jemeni. Për të mos u shërbyer anadollakëve, ishte arratisur nga ato shkretëtira, por pushteti i tyre shtrihej edhe në këto anë. Nezik Koxhës i duhej të hidhej nga pllajat e anakërçoves në drejtim të Malit të thatë pa lënë gjurmë fare. Përkundër varfërisë edhe më shumë, popullin e rëndonte pushteti i Valisë, i cili nuk pyeste në ke apo s’ke për të dhënë. Ashtu, si çdo kohë që lind trima, për t’i bërë ballë stuhisë edhe Neziri do t’i besojë martinës së vet për të mos i dështuar kurrë. Trimërinë e burrërinë tonë, që me kohë, e ka ndjekur hija e zezë pas shpine. Po, zajazasi e priste
rrezikun në çdo shtek, prandaj s’e lëshonte martinën nga dora. Duket, sikur lisi e shqiptari kanë një jetë. Në zgavër të një rrapi të moçëm, në këmbë qëndronte Neziri ditën muaj të tërë, kurse natën dilte për të sunduar errësirën së bashku me zaptiet e huaja. Një jetë të këtillë e lakmoi edhe një zajazas tjetër, për të marrë lavdi e famë. Ai u struk do ditë diku në afërsi të fshatit për të lënë përshtypje se ka dalë kaçak mali. Kur e panë kalimtarët e rastit i thanë të shkojë në shtëpi se nuk ia ka zanatë asaj pune. Çerdhen e Nezirit nuk mund ta gjente Bimbashi me hyzmeçarët e vet, se këmba e tij e lehtë, shkelte në maja të larta, buzë burimeve e rrëzë kepeve. Dimrit kur kishte borë, nuk ecte udhës, po rrjedhave të ujit, dhe ec e matu me atë. I donte fort malet, si Sharrin e Bistrën ashtu edhe Malin e thatë. E bënte jetën në mënyrën e vet. Thonë se trimi
kërkon trimin. Jeta e maleve puqi edhe Nezir Koxhen me Musa Sallarevën. Ata nuk lidhën vëllamëri, po të përbashkët e kishin mërinë ndaj Bimbashit. Të ulur këmbëkryq duke dredhur nga një duhan, ata të dy kuvendonin shtruar, ndërsa atje poshtë si nëpër mjegull të hollë, sodisnin rrafshin e Pollogut. Një pamje sa madhështore, po aq edhe mallëngjyese. Mendja s’ka kufi, thotë i urti i popull dhe me të vërtetë ashtu është. Kishte sa kohë që Musai nuk e kish parë fshatin e tij dhe zemra ia donte që t’i afrohej shtëpisë sa për të ndërruar teshat. Ashtu si mendoi Musai, u pajtua edhe Neziri. Kur brofën në këmbë, dielli kishte edhe dy shkopinjë për të perënduar. Atyre u dukej se u vjen era shtëpi. Mali ka veshë, ashtu si dhe nata. Hapërimi i tyre nuk i shpëtoi përgjimit të munafikut, i cili i 11
ra udhës trup për të mos e vonuar lajmin te Bimbashi. Kur dëgjoi Musai urdhërin për t’u dorëzuar, dielli ishte ngritur një shkop mbi majë të malit, ndërsa Neziri i hidhte një brisk fytyrës. Po me të dëgjuar, si qëndron puna, bashkoi mençurinë me guximin dhe i tha Musës se do t’i dorëzohen vetëm Bimbashit. Bimbashi mendjemadh, nuk u mendua fare, po menjëherë erdhi aty. Nezir Koxha i vuri në krahëror martinën dhe me kërcënim e urdhëroi që t’i çelë udhën, se po veproi ndryshe i shkon koka. Si u tha, ashtu u bë. Zaptiet shtangën në vend e s’luajtën fare. Kur dolën mbi fshat, Nezirit iu kujtua se ka harruar strajcën e bukës dhe sërish me Bimbashin para pushkës, u kthye dhe e morri. Atje mbi Sallarevë trupi i turkut dridhej si purtekë, po zajazasi ishte i mëshirshëm dhe i besës. Ai e lëshoi Bimbashin të kthehet me turp duke frymuar gjithnjë rëndë e më rëndë . . .
VOTRA
www.votrasot.net
Komuna Mars, 2015
Numri I
Taksat dhe tatimet lokale shpresë për zhvillim Ibrahim KOÇA Në kompetencë të Komunës së Kërçovës nga 1 korriku i këtij viti, do të jetë edhe grumbullimi i taksave lokale dhe tatimeve lokale të cilat konsiderohen që sado pak do të përmirsojnë buxhetin e komunës, e cila shpreson se do të ketë më shumë mundësi që të ndërhyjë në përmirësimin e arsimit fillor dhe atij të mesëm, në zhvillimet kulturore e sportive, si dhe në përmirsimin e infrastrukturës, aty ku do të premtojë buxheti. Por cilat janë taksat dhe tatimet të cilat qytetarët do të duhet ti paguajnë për herë të parë në buxhetin e komunës së tyre, e ku po ato para,
kuptohet do të rikthehen në forma të ndryshme përsëri në nevojat që do të ketë shoqëria jonë. Pra mjetet të cilat 100 për qind do të mbeten në buxhetin e komunës që ka një dallim të madh në krahasim me tatimet e tjera që shkojnë në arkën e pushtetit qëndror, janë tatimi mbi pronën që kemi , tatimi për shitblerje të ndryshme që realizojmë , tatimi në dhënien e trashigimisë apo të formave të lëna dhuratë, tatimi për taksën komunale – firmë dhe tatimi për shfrytëzim të hapësirës lokale para objekteve afariste. Kështu tani sa më shumë që të jemi të gatshëm që të shlyejmë detyrimet në kohë ndaj komunës, të gjitha paratë tona
nuk do shkojnë më në pushtetin qëndror por taksa dhe tatimi lokal do të derdhet në buxhetin e komunës sonë, dedikim i mjeteve të arkëtuara, të cilat do ju këthehen në trasparencë maksimale në n d a r j e n e buxhetit qytetarëve të komunës sonë, përmes formës së investimeve në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe sfera të tjera të jetës. Pra sa më shumë që qytetarët t’i shlyejnë detyrimet ndaj komunës aq më shumë do të rriten objektivat e komunës për investime që tashmë po shihen në të gjitha drejtimet e ku në të ardhmen kuptohet që do të jenë më të shumta.
Duke qenë të sigurt se përgjegjsia, por dhe ndërgjegja, do të jenë në nivelin maksimal për të kryer këtë obligim, sa ligjorë dhe patriotik, ne ftojmë të gjithë qytetarët që të përpiqemi të sensibilizojmë sa më shumë të jetë e mundur, veten dhe të afërmit që na rrethojnë, për të shlyer taksat dhe tatimet lokale të cilat padyshim duhet ti shikojmë që të nesërmen e afërt ky investim, do të kthehet në më shumë parqe, vende lojërash për fëmijë, përmirësim të çerdhes, të jetës kulturore si dhe të arsimit, çka padyshim që dhe jeta jonë do të ndjejë përmirsim të kohëpas kohshëm në sferat e lartë përmendura.
Komuna nderon pishtarët e arsimit shqip Vlera e datës 7 Mars, është shumëdimensionale dhe jetike për mbijetesën e gjuhës sonë. Hapja e shkollës shqipe, jo vetëm në rrethinën tonë, ka kaluar nëpër etapa kritike. Shumë veprimtarë dhe mësues në historinë e përhapjes të shkronjave tona kanë dhënë jetën, të tjerë kanë flijuar veten nëpër burgjet e pushteteve pushtuese, të tjerë kanë sakrifikuar pasurinë dhe familjet e tyre për të hapur shkollat shipe si dhe shumë arsimtarë të devotshëm me shumë përkushtim dhe ideale pregaditën gjeneratat e ndritura të kombit tonë, nëpërmjet të cilëve me shumë sakrificë shqiptarët po ngjiten drejt pushtetit të barabart me të tjerët duke avancuar kështu çështjen kombëtare në tërësi.
Kështu kjo ditë gjithsesi do të festohej me shumë dashuri nga nxënësit e shkollës fillore të qytetit dhe shkollave periferike të cilat do të vizitoheshin nga Kryetari Dehari dhe delegacioni komunës. Gjithashtu për të kujtuar e nderuar mundin e përkushtimin për hapjen e dijes dhe arsimimit të populltaës sonë në fillimet e shkollimit, kryetari i Komunës, i shoqëruar nga anëtarët e kabinetit të tij, vendosën lule pranë varrezave të pishtarëve të arsimit, duke bërë kështu homazhe pranë varrit të të ndjerit Sulejman Elezi, Baftjar Rrushaj, Medin Emini, Abedin Zenku si dhe të arsimtarit të ardhur nga shteti amë Pertef Therepeli. Në të gjitha këto takime me forcën e zërit të ndërgjegjes, kryetari Dehari kërkoi nga drejtuesit e 12
shkollave, mësuesit, e në veçanti nga prindërit e fëmijëve, që me seriozitet dhe përkushtim të kryejn obligimin ndaj nxënësve. Duke kujtuar që sot jetojmë në kohën e globalizmit, periudhë e cila me shpejtësi dhe dinamikë të përshpejtuar po ndryshon njerëzimin, të gjithë ne, u sphreh Dehari, duhet të
tregojmë përgjegjësi maksimale në përgaditjen e gjeneratave të reja. Mbi të gjitha, ai u shpreh ai, duhet harruar investimi në kohë shumë më të vështira i prindërve dhe mësuesve tanë që nuk kursyen asgje nga vetja për të ushqyer dije dhe ideale tek gjenerata që ato përgaditën.
VOTRA
www.votrasot.net
Analiza Mars, 2015
Numri I
RËNDËSIA E PËRFSHIRJES SË FEMRËS NË JETËN PUBLIKE Merita ADILI Shumë kultura dhe civilizime nga e kaluara, nuk i kanë dhënë vendin e merituar gruas në shoqëri. Madje kishte prej tyre që nuk e kanë llogaritur atë as si krijesë dinjitoze njerëzore. Të drejtat e saj ishin të cënuara skajshmërisht, deri në vrasje të paarsyeshme apo varrosje të gjallë. Kështu ishte te grekët e vjetër, në ligjin romak, në civilizimin kinez e indian, në traditën arabe paraislamike etj. Madje edhe në Evropën mesjetare ballafaqohemi me krime të neveritshme ndaj grave, siç ishte rrahja dhe shitja e tyre. Për dallim nga kjo që thamë më lartë, e kemi qëndrimin fisnik të cilin ndaj qenies njerëzore të quajtur grua, e mban e drejta e tyre e fituar më 8 mars të vitit 1910, në SHBA, Kanada e në vende të tjera të botës, ku nëpërmjet protestave të mëdha për të drejtat e gruas, ajo do të gëzonte të drejta të plota përpara ligjit, ditë e cila në mesin tonë më së shumti njihet si dita e Nënës. Por, çfarë është gjendja jonë aktuale sot, në qytetin ku jetojmë e veprojmë. Cila është pozita e gruas shqiptare, në ç’nivel respektohen të drejtat e saj, sa i është mundësuar asaj të përfshihet në jetën publike dhe institucionale? Përgjigja bazuar në përditshmërinë, shtetin dhe qytetin në të cilin jetojmë është se gruaja shqiptare ende gjendet në pozitë të pa lakmueshme, ku të drejtat e saj në shumë raste të pa identifikuara por të njohura, shkelen në mënyrë të vrazhdë
e ku përfshirja e saj në jetën publike është sipërfaqsore dhe aspak substanciale. Bazuar në informacionet e rrjeteve sociale e mediatike edhe në vendet më të civilizuara ka ende ushtrim dhune, përfaqësim jo adekuat të femrës në jetën aktive si dhe sondazhe të ndryshme flasin se gjinia femërore akoma është inferiore përballë qenjes mashkull. Dhe, kur kjo situatë e femrës egziston në vendet më të zhvilluara perëndimore, por në shoqërinë tonë ende tradicionale, gati patriarkale dhe me shumë ngjyra konservatorizmi, vallë në çfarë situate reale e kemi sot pozicionin e femrës shqiptare apo në rastin konkret të femrës kërçovare. Duke jetuar realitetin e shoqërisë tonë konstatojmë se femra kërçovare ende ngelet jo e përfshirë në jetën publike dhe aspak aktive në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Pavarësisht lëvizjeve në drejtim të emancipimit të femrës kërçovare, pritshmëritë për një zhvillim të mirëfillt mbesin në mjegullnajat e shtresuara që u zejnë frymën nismave të zhvillimit adekuat të gruas. Mbase, asaj nuk i mjafton një shoqatë e cila pavarsisht përpjekjeve, ngelet realisht larg niveleve të dëshiruara që ajo duhet ngjitur përmes veprimtarisë aktive e cila do të trajtonte, mbronte dhe avansonte pozitën e saj brenda shoqërisë civile. Ato pak femra që sot i kemi përfaqsuese në nivelet lokale dhe ato qëndrore, për mungesë të vullnetit të tyre apo për shkak të mungesës së
hapsirës që nuk ju krijohet, femrat gati nuk njihen nga shumica e qytetarëve. Nëse realizojmë një sondazh, kam bindjen se shumica e qytetarëve nuk kanë informacion se cilat janë femrat që neve na përfaqsojnë në nivel qëndror dhe lokal. Dhe kjo ndodhë për faktin se zëri tyre nuk ndjehet në asnjë moment. Nuk kemi nga ana e tyre asnjë iniciativë për të trajtuar në forume apo organizime të ndryshme problemet me të cilat ballafaqohet sot femra kërçovare si dhe sfidat që e presin në perspektivë. Pra, në mungesë të theksuar të aktiviteteve nga përfaqësimi i femrës kërçovare, pjesa tjetër e po kësaj gjinie, ngelet krejtësisht nën hije dhe kështu sot kemi mungesë të dhënash për pozitën e femrës kërçovare në të cilën ajo jeton. Nga ana tjetër klasa politike e ditëve të sotme gjininë femërore e përllogarit vetëm si numra që duhet të përmbushin vendet në par lame nt, komi sio net parlamentare, këshillat komunale etj. Numra të cilat ia imponon ligji por asesi nuk merren në konsideratë në raport me fjalimet e politikanëve të cilat në fushata zgjedhore gjininë femrore e cilësojnë si burimi dhe bukurija e jetës, e nga ana tjetër po këto politika nuk marrin asnjë lloj mase për të ulur diskriminimin, dhunën dhe përjashtimin, në mënyrë që të ëmbëlsojnë jetën e tyre dhe të perspektivës së femrës shqipatre, e bashkë me përmirësimin e gjendjes së saj, të ndërtojmë të ardhmen e 13
fëmijëve tanë, sepse është pikërisht femra ajo që mundohet të edukojë fëmijët. Pra pengesat me të cilat ballafaqohet gruaja kërçovare dhe mundësitë e kufizuara me të ajo ndeshet, mund të konstatojmë se pozita e saj në trevat tona akoma mbetet e margjinalizuar dhe shumë pak i jepet rasti për të treguar potencialet e veta dhe për të kontribuar në promovimin e vlerave të mirëfillta në shoqëri. Por për të qenë të sinqert nuk ka faj politika, por faji qëndron tek qytetarët e këtij vendi, në rastin konkret të femrës shiptare e asaj kërcovare në veçanti, të cilat edhe për nevojat e tyre jetike, në vend të reagimit dhe protestës, durojn varfërinë sociale, poshtrimin njerëzor e gjinor, fyerjet dhe kështu të nënshtruara, festojmë 8 marsin duke kërcyer e duke i kënduar mediokritetit që na rrethon. Në këtë drejtim, mbetet obligim yni, të gjithë femrave kërcovare, në radhë të parë të atyre që drejtojnë shoqatat e grave, që të angazhohemi për të organizuar sa më shumë aktivitete, për të qenë të zëshme për padrejtësitë që po ushtrohen ndaj nesh si dhe kundër pengesave me të cilat ballafaqohemi në drejtim të angazhimit dhe afirmimit tonë në fusha të n dr ys hm e të je t ës shoqërore. Të gjithë pajtohen se gruaja është shtylla e familjes por a respektohet ajo si e tillë.....
VOTRA
www.votrasot.net
Editoriali historik Mars, 2015
Numri I
ILIRËT E KANË BESUAR GJARPËRIN SI ZOT Dr.sc.Ilmi VELIU
dimensione te njejta.
Me datë 26.04.2010, në Jagoll të Por ajo që na habiti dhe na la pa Kërçovës-Maqedoni, rastësisht u tekst, gjatë vizitës dhe hulumtimit zbulua një varrezë tumulare. Në atë edhe të varrezave shumë të vjetra kohë për lexuesin e rëndomtë myslimane të këtij fshati që ishin sqarova se Tumat janë “varreza aty afër, e që mendojmë se ka ilire” ku janë varrosur numër i cak- domethënje shumë të madhe për tuar personash në terren apo tokë ne shqiptarët në këto troje, është të kufizuar,në një vijë rrethore të ajo se disa nga pllakat e varreve, caktuar e cila pastaj është mbuluar që datojnë nga viti 1200, hixhri dhe bërë në formë të një gërmadhe ose 1770 të kalendarit të sotëm, – tume, trume, (gërmadhë dheu që shihen edhe simbole të besimit edhe Kërçova e përdor-trumë.). Në ilir. Këto simbole ilire, të zbuluara të shumtën e rasteve varrimi është në pllakat e varreve të shqiptarëve bërë me trup por janë zbuluar raste mysliman, vërtetojnë se popullata ku kufoma është djegur dhe është e këtushme është autoktone-ilire, gjetur vetëm urna (ena) që ka e cila edhepse, para 2000 vjetëve nga paganizmi kanë kaluar në
ruajtur hirin e kufomës. Varret në fjalë janë të njejta me tre varret që në vitin 1985 i ka zbuluar
gjetur pllaka varri, ku si simbol i
don se emri ,”Ilir”, eshtë emri i
besimit eshtë i gëdhendur gjar-
gjarpërit që ka
përi.
themel
ose
qëndruar në
nën
vatrën
e
shtëpisë, ka sjellur fat dhe ka mbrojtur
shtëpinë
nga
të
papriturat.Potencuam se edhe sot te shqiptarët mbretëron mendimi se nëse gjarpërin e gjen brënda shtëpisë ose në themel të sajë, nuk duhet prekur, sepse është gjarpër themeli, mbrojtës i shtëpisë, që është besim pagan, nuk ka lidhje as me krishterizmin e as me islamizmin dhe është ruajtur shekuj me rradhë.
traditën e besimit ilir.
ishin me vatër e oxhak, aty ku
qenë të kohës kur kryeqyteti i fisit është se, në majë të pllakës së ilir të Penestëve “Uscana” ka qenë varrit, është i gëdhendur dielli, i në kulmin e fuqisë së sajë, dhe sipas cili qëndron mbi dy koka të Tit Livit ka pasur mbi dhjetë mijë gjarpërit. Përmendëm se
Ilirologu më i
Duke krahasuar varret e zbuluara në madh i Ballkanit, por edhe i Jagoll, me varret e zbuluara te Evropës, shqiptari nga Zara, Stipqeviç, pastaj në Aleksander Neritan Ceka e Muzafer Kërkuti përfundim se edhe varret e posazbuluara në Jagoll, janë Ilire, sepse nga Tirana, kanë vërtetuar se vijmë
janë të ndërtuara në mënyrë të besimi pagan kryesorë tek Ilirët e njejtë, formë të njejtë dhe janë jugut, ka qenë besimi në gjarpërin përdorur pllaka guri me formë e për të cilin dham sqarime dhe 14
mbeshteteshin drutë, qëndronte një lloj objekti nga hekuri me kokë gjarpëri, katër këmbë të shkurtëra
dhe
bisht
të
përdredhur, i cili objekt në Kërçovë
e
rethinë,
quhet
“Dromoxhak”, dhe vazhdimisht qëndronte
tek
Është e vërtetë, thotë Stipqeviç, se kulti i ilirëve në Ilirinë veriore ka qenë dielli, dhe këtë e vërtetojnë zbukurimet e gjetura që ilirët i kanë mbajtur në qafë ose në shtëpi. Por tek ilirët e jugut
ka
dominuar
kulti
i
gjarpërit, dhe ai si kafshë toteme ka
pasur
rol
qëndrorë
në
sistemin mitologjik e religjioz të tyre. (A.Stipçeviç, Simbolizimi ilir dhe simbolizmi shqiptarë,, në Iliria nr.5, 1976)
vjetra tradicionale shqiptare, që
shkruan se janë të sh.III p.e. Duke u ajo që është e veçantë dhe që bazuar në materialet që ka zbuluar asnjëherë nuk mund të haset në ajo, mund të thuhet se varret kanë varrezat myslimane joshqiptare,
Kërçovës,
Qiro Truhelka i cili poashtu men-
në Islamizëm, nuk e kanë harruar
duke kërkuar themele kishe, ka osmanisht, me germa arabe dhe zbuluar tre varre ilire për të cilët jep të dhëna për të vdekurin, por
e
sepse gjatë gërmimeve janë
Më kujtohet se në shtëpitë e
Gordana Spasenoska, e cila në Pllaka a varrit, që qëndron te koka oborrin e Xhamisë së Kërçovës, e të vdekurit është e shkruar në
Xhamia
jugut i kanë besuar gjarpërit
dur edhe arkeologun nga Bosnja,
krishterizëm, dhe para 600 vjetëve
arkeologja e Muzeut të Kërçovës,
banorë.
analiza më sipër. Duhet përmen-
oxhaku.
(.
(A.Stipçeviç, Simbolizimi ilir dhe simbolizmi shqiptarë,, në Iliria nr.5, 1976)
Gjarpëri është paraqitur si roje e vatrës së shtëpisë, symbol i frytshmërisë e plleshmërisë dhe si simbol i fiseve ilire të jugut, që do tu bëjë ballë të gjitha fortunave dhe si që shihet nga ky zbulim i yni, eshtë ruajtur dhe ka arritur deri në ditët tona. Nga hulumtimet ne terren kam zbuluar edhe varre të krishtera por që mbi pllakën e varrit përveç kryqit eshte i gëdhendur edhe simboli i diellit qe ka qenë i përhapur te ilirët e veriut. Pastaj
Simbolikën e gjarpërit tek shqip-
dielli ilir eshte i vizatuar si vepër
tarët e kuptova vitin e parë të
arti edhe në muret e jashtme te
studimeve,
arkeologu
Xhamisë së Tetovës qe emrnji-
arbëresh nga Zara, Aleksander
kur
het me emërtimin ,”Xhamia e
Stipqeviç e pas tij edhe, Muzafer
larme”.
Kërkuti, i cili në vitin akademik 1973-74 kishte ardhur nga Tirana
dhe
na
ligjëronte
Arkeologji, na sqaruan se ilirët e
Diellin ilir e gjejmë të krijuar në mënyrë artistike, nga bakrri edhe në brendinë e Xhamisë qëndrore të Kërçovës, në pjesën
VOTRA
www.votrasot.net
Editoriali historik Mars, 2015
Numri I
e përparme të saj. aty ku eshtë vendi i hoxhës apo imamit, dmth. udhëheqësit në lutjet fetare në xhami. Dielli qëndron përpara, në një lartësi shumë të madhe e që nuk ka asnjëfar lidhjeje me simbolet Islame. Xhamia e Larme në Tetovë në muret e jashtme të së cilës eshtë i pikturuar dielli pellazgo-ilir . Simboli i fesë Islame eshtë gjysëmhena dhe ylli tetëkendësh. Dielli pellazgo- ilir nuk ka asnjëfarë lidhjeje dhe nuk prezenton asnjëfarë simboli për fenë Islame. Me siguri se piktori ose arkitekti që e ka menduar këtë lloj pikturimi ka qenë shqiptar dhe i vetëdijshëm për historinë e origjinës së tij.
Pllaka ë varri në Jagoll dhe Zajaz të Kërçovës nga viti 1750. Nga mbishkrimi Osman me germa
Shqiponja dykrenare e pikturuar me përdorimin e shkronjave arabe nga ndonjë kaliograf shqiptar qe e ka ditur shkrimin arab por e ka ditur edhe atë se shqiponja eshtë simbol i tij kombëtar, i trasheguar nga pellazgo -iliret. Piktori ose kaliografi shqiptar, në mënyrë artistike e ka shkruar formulën e fesë Islame ,,La i lahe ilellah Muhammed rresulullah,, ku në të njejtën kohë me anë të bukurshkrimit ka vizatuar edhe shqiponjën dykrenare pellazgoiliret.
arabe njohtohemi se i vdekuri
Simboli i diellit ilir i gjetur në anën e brendshme të xhamisë së Kërçovës , pesë metra lartë mbi Mihrabin në anën e përparme (vendi ku qëndron hoxha në xhami )l cili diell nuk ka lidhje me xhamine e besimin Islam por mjeshtri qe e ka vendosur aty ka qene shqiptar dhe nuk e ka llogaritur si simbol fetar por si symbol kombetar i Iliropellazgeve, i vjeter 3000 vjet. Literatura: Xhuzepe Katapano, „Thot-i Fliste Shqip“ Botimet enciklopedike, Tirane,2007
eshtë mysliman dhe dielli mbi dy Eduard Schneider, Një racë e harruar. Pellazgët dhe pasardhësit e tyre, Paris, 1894.
koka te gjarpërit I vendosur ne maje te places se varrit tregon se ai ka qenë i përkatësisë kombëtare shqiptare sepse dielli dhe kokat e gjarpërit i kanë takuar besimit pellazgo-ilir I vjeter mbi 3 mije vjet.
Vizatim i gjetur ne nje shpell, i cili vizatim eshtë shume i lashtë dhe prezenton personin i cili i bënë përulje ose lutje gjarpërit të cilin e kanë besuar si perëndi pellazgo-ilirët.
Në Kërçovë edhe sot përdoret një lloj spage me tri ngjyra që i mbështjellet fëmiut rreth djepit e që duket si gjarpër.Pleqtë thonin se nuk duhet vrare gjarpëri i gjetur në themelin e shtëpisë sepse e mbron shtëpinë e që eshtë besim pagan Ilir dhe nuk ka lidhje me besimin e sotem te shqiptarëve të Kërçovës.
Martin Bernal « Athina e zeze » Shtepia botuese 55, Tirane 2009 Spiro Konda, “Shqiptaret dhe problemi pellazgjik” ,UEGEN Tirane 2011 Marin Barleti «Rrethimi i Shkodrës » Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1982 Adem Demaçi: Filozofia e Jetes (II) “Kush eshte Zoti” - Pashtriku.org, 04. 02. 2013 Mehdi Frashëri “Historia e lashtë e Shqiperisë dhe e Shqipetarëve”, Plejad 2012
Pllaka e varrit të shqiptarit të krishterë, ku përveç kryqit si symbol kristijan ka edhe diellin si symbol ilir. Dmth diellin ilir e kanë respektuar si symbol te tyre te lashte edhe shqiptaret e krishtere edhe ata mysliman..
Lloj medalioni me figurën e gjarpërit i mbajtur në qafë ose në dorë apo gisht si unazë nga ilirët.
Byzylykët që janë përdorur nga pellazgo-ilirët në formën e gjarpërit dhe me koka të gjarpërit, në shenjë respekti ndaj gjarpërit qe e kane besuar si zot.
15
Dhimitër Pilika “Pellazgët origjina jonë e mohuar” Botimet enciklopedike , Tiranë 2005 Maksim Zotaj ,“Origjina dhe simbolet e flamurit shqiptar!”Metropol, 24-01- 2008
VOTRA
www.votrasot.net
Shtesë Mars, 2015
Numri I
KËRÇOVA E VOGËL ME ARTISTË TË MËDHENJ Salije SADIKU
Jo gjithmon duhet të jesh i madh apo thënë ndryshe nuk qëndron gjithmon thënia se për të patur cilësi duhet sasi. E vërteta na dëshmon të kundërtën e saj. Mjafton të kemi pasionin dhe vullnetin që suksesi mos të na mungojë. Shembuj të till kemi shumë ku mjafton të hedhim një vështrim mbi historikun e njerëzimit për të konstatuar lehtësisht se shumë kombe të vogla për nga numri, janë të parët në shumëçka, në botën ku jetojmë. E këtillë mesa duket është edhe Kërçova jonë. E vogël brenda botës shqiptare por e madhe për personalietet që ka nxjerrë gjatë historisë së saj, në shumë lëmi të jetës. Trevat tona më shumë njihen për rezistencë dhe organizime të lëvizjeve patriotike, por e gjithë kjo mesa duket në traditë, pikëmbështetjen e ka tek dashiria që ushqen kjo popullatë, ndaj arsimit dhe kulturës. E për të mos humbur gjuhën, arsimin, kulturën e artin, duhet dhe të jemi të gatshëm të sakrifikojmë duke flijuar veten tonë. Dëshmi e nxjerrjes në jetë të personalieteve të artit janë artistët me renome botërore e mbarëshqiptare. Të hedhim një vështrim të vogël për të kujtuar e nderuar disa nga këto personalitete, si dhe për të motivuar talentët e rinjë të cilët dalin në sipërfaqe gjithnjë e më shumë. Omer Kaleshi: i cili lindi dhe u rrit në fshatin Sërbicë të Kërçovës, pas shumë udh ëtimesh, p ik tu rimesh dh e ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Hagë, etj. Në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij, më së fundi shpresojmë që komuna jonë do ti krijoj hapsirat e nevojshme për të hapur galerinë në emrin e këtij artisti me përmasa botërore, ku shkrimtari i madh Ismail
Kadare, në një nga thëniet e tij shprehet: se në sallonet e mëdha të presidencës franceze vetëm pikturat e Omer Kaleshit janë shqiptare.
Zeni Ballazhi: lindur në fshatin Cërvicë të Kërçovës, i cili studimet e Larta i ka kryer në Akademinë e Arteve Vizuale në Tiranë, në karrierën e tij artistike ka çelur disa ekspozita personale (Kërçovë në vitin 1996; Prishtinë në vitin 2000 dhe 2001), dhe disa ekspozita kolektive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Gjeorgji, Francë, Japoni, Norvegji, Teksas, Slloveni dhe Greqi. Është kurator i disa ekspozitave të organizuara në Kosovë dhe Rajon (2003 – 2010), gjithashtu ka punuar si drejtor artistik (skenograf) në disa filma e shfaqje (Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Norvegji). Aktualisht punon prej vitit 2001 si dizajner dhe kurator në Galerinë e Arteve të Kosovës. Logoja e Zeni Ballazhit "100 Vjet Shtet Shqiptar" u shpall fituese nga qevria shqiptare për përkujtimin jubliar të pavarësisë së Shqipërisë, vepër e cila na bëri të ndjehemi krenar me artsitin tonë k ë r ç o v a r .
16
Qendrim Rijani : lindur në fshatin Kollarë të Kërçovës. Nga vendbanimi pre ku jemi mësuar të shikojm vetëm veprimtarë të çështjes kombëtare, do të ishte Qëndrimi ai që do të sfidonte traditën e bashkvendasve të tij, duke iu përkushtuar kombit jo me veprimtari politiko-atdhetare por me veprimtari patrotike të botës së artit. Ai me sukses, jo vetëm që do të përmbyllte studimet në Tiranë, në Akademin e Arteve, dega regjizurë, por dhe në rolin e aktorit dhe të regjizorit, për një periudhë të shkurtër veprimtarie, do të merrte pjesë në disa festivale filmi e teatri nga ku do të rrëmbente dhe çmime të ndryshme. Qëndrim Rijani, regjisor, ARRITJA E VITIT NË ARTET E PERFORMUARA- ARTI SKENIK. Solli një frymë të re artistike gjatë vitit 2014 me suksesin e padiskutueshëm të shfaqjes “Gjymtimi”. Komedia e zezë “Gjymtimi” e autorit Martin Mcdonagh, e sjellur nga Teatri Shqiptar Shkup me regji të Qëndrim Rijani u shfaq premierë në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit”, ku u cilësua si njëra nga shfaqjet më të mira. Pastaj vazhdoi rrugëtimin në “Koko Fest” në Korçë për të rrëmbyer çmimin kryesor të festivalit duke u vlerësuar si “Shfaqja më e mirë” e “Koko fest” 2014 ndërsa Qëndrimi u zgjodh “Artisti i ri më i mirë”. “Gjymtimi” ngadhënjeu edhe në festivalin e Tetovës duke marrë çmimin e vetëm të këtij festivali – “Shfaqja më e mirë”. Rijani solli
VOTRA
www.votrasot.net
Shtesë Mars, 2015
Numri I
edhe shfaqjen "Kapitulli i dytë" me Teatrin “Andon Zako Çajupi" të Korçës. Me këtë shfaqje ai solli freski në llojin e dramës (teatër dhome) dhe pushtoi publikun anembanë Shqipërisë. Me këtë shfaqje Rijani fitoi çmimim "regjia më e mirë" në Festivalin i aktrimit në Fier. Së shpejti, me iniciativë të këtij artisti shpresojmë që do të vendosim skenën e Teatrit në Kërçovë në funksion të plotë, e cila për fat të keq e për faj të dikujt, prej shumë vitesh, Teatri i ka munguar qytetarit artëdashës kërçovar.
Senad Rrahmani:,lindur e rritur në qytetin e Uskanës së lashtë, ai që në gjimnaz do ti bashkangjitej grupit muzikor "Uskana e re", të cilës do ti këndonte me pasion deri në fitoren e saj. Zëri tij i preferuar nga moshatarët e tij, do të shkëlqente në konkursin X Faktor, organizuar nga Tv klan, ku producentja e këtij spektakli Vera Grabocka, do ta përzgjidhte Senadin si konkurent rival mes gati 40.000 zërave nga mbarë hapsirat shqipëfolëse, i cili në mesin e kësaj konkurence të fuqishme do të rrëmbente vendin e dytë duke na bërë që çdo javë të përmendet Kërçova jonë e vogël në televizionin më të madh shqiptarë. Këtij afirmimi nuk i mungoi mbështetja mbarë popullore kërçovare, duke filluar nga institucioni i komunës, biznesi lokal e në veçanti shokët e tij, të cilët për çdo javë organizonin autobusë falas për në Tiranë.
Lauresha Ramadani: një vajzë e veçantë, jo vetëm për nga zëri por dhe luku i saj. E lindur në Kërçovë, ajo do të shfaqte talentin e saj që në festivalin për fëmijë, Pëllumbat e Artë, e më vonë në Fest Dituria, dy organizime të realizuara në kuadër të tv Gurra, e cila nëpërmjet kontratave të saj, ju jepte mundësi më pas talentëve pjesmarrës në këto dy evenimente, që të marrin pjesë edhe në spektakle mbarë kombëtare që organizoheshin në Shkup e Tiranë. Kështu falë talentit të saj, Lauresha do të ishte pjesëmarrëse deri në gjysëm finalen e një evenimenti shumë specifik për nga lloji si që është The Voice of Albania, organizuar nga Top Chennel, ku tanimë, për tu bërë pjesë e evenimenteve të organizuara nga ky medium prestigjioz, e dijmë të gjithë që duhet të plotsosh shumë kriterere, nga sita e diciplinës që ka vendos ky medium, e ku Lauresha këtë vit, do të bëhej protagoniste edhe e Top Fest, garë e cila është duke u zhvilluar, e ku ne i urojm suksese deri në ngjitjen e saj në majat e skenave artistike.
17
Hajrie Ademi: voglushe e ardhur nga Zajazi, e cila në botën mediatike, në skenën artistike, do të plotësonte gamën e botës së artit edhe në spektaklet për fëmijë, ku jo rastësisht do shkëlqente tradita e talentëve të artit kërçovarë edhe tek spektakli Gjeniu i Vogël, që mbnahet në tv Klan. Hajria përpara se të bëhet ylli i vogël kërçovar me përmasa mbarë kombëtare, ajo do të rrëmbente disa çmime, në festivalet për fëmijë që mbahen në shtetin ku jetojmë. Gjithashtu, kjo talente me plot perspektivë, ka qenë pjesmarrëse e disa evenimenteve kulturore edhe në Kosovë. Vlen të theksohet duke ju bërë thirrje institucioneve, biznesit dhe menazherëve artistik, që të mbështesin këtë talente, e cila e vlersuar nga kritikët më të njohur në Tiranë, jep shpresë për një artsite të madhe në të afërmen e saj.
VOTRA
www.votrasot.net
Kulturë, kuriozitete, rinia Mars, 2015
Numri I
Horoskopi Dashi Periudha - 21.03 deri 20.04 Ju do të ndjeheni si në qiell gjatë kësaj jave. Kjo përshkak se ju do të harroni të gjitha problemet rreth jush. Nuk ka asgjë që është më e rëndësishme dhe më e bukur se dashuria mes dy njerëzve.
Demi Periudha - 21.04 deri 21.05 Për ju nuk është gjithmonë e lehtë për të gjetur partnerin e duhur të jetës. Ju keni vështirësi për të trajtuar zhgënjimet. Por ju duhet të harroni të gjitha këto gjatë kësaj jave dhe të besoni përsëri në dashuri. Ka sigurisht një njeri i cili është duke pritur për ju por ju vetëm duhet ta kuptoni këtë.
Binjakët Periudha - 22.05 deri 21.06 Këtë javë janë të gjitha shenjat pozitive që të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme me partnerin tuaj. Mos lejoni të ju shqetësojë askush dhe shfrytëzoni kohën vetëm me partnerin tuaj. Partneri juaj do të ju falenderoj, sepse ai është duke pritur për këtë moment qe një kohë të gjatë.
Gaforrja Periudha - 22.06 deri 22.07 Gjatë kësaj jave ju do të gjeni mbështetjen e duhur në familje dhe në lidhje. Prandaj është e rëndësishme që gjatë kësaj jave të tregoni më shumë vëmendje dhe të shpenzoni më shumë kohë me familjen. Jo vetëm puna është e rëndësishme në jetë dhe ju duhet të siguroni një ekuilibër më të mirë midis punës dhe jetës private.
Luani Periudha - 23.07 deri 23.08 Për ju është mirë që këtë javë ta programoni. Para se të filloni ju gjithashtu duhet të informoheni mirë dhe të mos leni asgjë në dorë të fatit. Vetëm ata që janë të informuar mirë dhe veprojnë në mënyrë të sigurtë mund të qëndrojnë më mirë se të tjerët.
Virgjëresha Periudha - 24.08 deri 23.09 Gjatë kësaj ju do të kuptoni shumë mir si dhe të joshni njerëz të tjerë pa pasur nevojë për shumë fjalë. Papritur kjo do të ndezë shkëndijat dhe ju me partnerin tuaj do të përjetoni një nivel të ri në mardhënien tuaj.
Sudoku Peshorja Periudha - 24.09 deri 23.10 Gjatë kësaj jave ju duhet të dalloni atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë ju bën të frikësoheni kaq shumë. Tregoni më shumë përkushtim për partnerin, xhelozitë dhe akuzat e pabaza. Prandaj ju duhet të bazoni më shumë në fakte dhe jo në imagjinatën tuaj.
Akrepi Periudha - 24.10 deri 22.11 Ju keni tendencën që gjatë kësaj jave të dyshoni për diqka të keqe dhe nuk do ti besoni askujt. Kjo sepse ju ende jeni në një gjendje të çuditshme nga një incident. Por nuk ka nevojë për panik, sepse asgjë nuk ka ndodhur dhe gjithqka është mirë.
Shigjetari Periudha - 23.11 deri 21.12 Gjatë kësaj jave ju duhet të bisedoni seriozisht me partnerin tuaj. Ju duhet të jeni të qetë dhe objektiv dhe të ndani mendimet me partnerin për atë që ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen. Reagimi i partnerit do të jetë i papritur për ju, pasi ai do të ju kuptojë shumë mirë.
Bricjapi Periudha - 22.12 deri 20.01 Sigurisht se ju nuk doni që njerëzit të zbulojnë gjithqka rreth jush dhe të keni një grimcë lirie. Gjatë kësaj jave nuk do të zbulojnë asgjë dhe ju do të keni siguri të mjaftueshme andaj nuk keni nevojë të brengoseni.
Ujori Periudha - 21.01 deri 19.02 Gjatë kësaj jave ju do të jeni shumë të afërt dhe kjo do të ju sjellë më shumë respekt. Takimi me njerëz të tjerë të panjohur mund të sjellë rastin që ju të takoni edhe personin e duhur për të vazhduar jetën.
Peshqit Periudha - 20.02 deri 20.03 Në lidhjen kohëve të fundit është bërë gjithqka shumë e qartë. Rutina është kthyer, por ajo mund të jetë e rrezikshme për marrëdhënie tërësisht. Prandaj, ju duhet që gjatë kësaj jave përsëri të planifikoni diçka së bashku dhe të planifikoni për partnerin tuaj një surprizë në formën e një mbrëmje romantike nga jeta e përditshme.
18
VOTRA
www.votrasot.net
Drita Mars, 2015
Numri I
Vetëndëshkimi dhe shpresa për ringjallje
Gjithnjë të jemi humanë
”Duhet zhdukur”!...Ta vrasim, po do e vrasim, Duhet vrarë...dëgjoheshin zëra jashta një garazhe në periferi...
Ta fillojmë me pyetjen: "Çfarë domethënë të jemi human? Do të thotë të jeshë njeri, po a nuk j e m i n e n j e r ë z ? Po jemi, gjithmonë kemi qenë, po çfarë njerëzish jemi ne? A jemi narcizoid, vetjak, zemërngushtë apo jemi fisnik, bujarë dhe zemëgjërë? Askush nuk mund të thotë se i përket vetëm njërës anë, askush nuk është aq zemërgjërë sa të mendojë vetëm për të tjerët, por gjithkush mund të jetë vetjak, fundja të gjithë jemi vetjak. Dikush do të mundohet ta mohojë, por është e kotë pasiqë në cepin e zemrës së çdo personi ka një vend të errët ku lakmia flen. Sot lakmia ka korruptuar zemrën e çdo personi dhe sot nuk ka person që nuk është lakmitar, nuk ka një person që do ta shtrinte dorën pa p a t u r v e t ë f i t i m . Po mirë a nuk ka më njerëz human, a vdiqën të g j i t h ë ? Jo vetëm se ka ndrushuar kuptimi i të qenit n j e r i . Sot shoqëria është arrogante dhe egoiste, por ka qejf të tregohet e mire, "artistike". Por këtë arrogancë sot e quajmë art, kulturë, " k u l t u r ë " e b u k u r . Sot ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e vështirë në të cilën gjenden njerëz të ndryshëm nga pjesë të ndryshme të botës, por në vend që të mundohemi të donojmë një shumë të caktuar, ne i shpenzojmë në gjëra idiotike që i q u a j m ë a r t . Ja se çfarë humanistësh jemi ne me vetëdije por p a i n t e r e s . Sot "humanizmi" është si një shfaqje ku të pasurit tregojnë pasurinë gjigande që kanë dhe bëhen "human" duke ju hedhur atyre në nevojë thërrime. Pra, sot humanizmi është një virtyt i rrallë ndërkohë që arroganca dominon.
A ka gjë me të ëmbël
Punoi: Erblina PURELLKU
Punoi: Lazam SHERIFI
Që iu gëzuan shqiptarët anembanë.
7 MARSI FESTA JONË
Në një vend të huaj në Mininngen të Zvicrës nëna më fali mua dritën e jetës.
“Neser!” – tha udhëheqësi, do e vrasësh ti! dhe drejtoi gishtin, erdhi koha të trgosh besnikërinë,- vazhdonte ai,...Neser, në ora... ...S’ka kundërshtime, s’ka dështim ! I shkreti, s’kuptonte asgjë nga çi thoshin, dridhej si macja në ujë...ato vazhdonin e flisnin... Piskama, bërtitje, vajtime...të nesërmen vetëm të qara u dëgjuan...policia hetonte, vrasës s’kish! Pas një muaji dosja e mbyllur – Vetëvrasje! Krimet vazhdonin, e dosjet mbylleshin me vetëvrasje! Djersë, kullonte në djersë, gjak, gjak kishte gjithandej, po çmendej, po çmendej me të vërtetë, planet hartoheshin...vrasjet vazhdonin, gjak kishte, po çmendej!...të tjerët hetonin, vetëvrasje,...shokët edhe një vrasje, besnikërisht trego...u çmend, vërtetë u çmend,...të vdekur shihte, e i vdekur qe... Pas 3 vitesh, dosja e rihapur-vrasje! ”në burg!”, vuante, vuante shumë, ish në çmendi, ish çmendur dhe vdiq! Planet qenë djegur, vdiqën planet, mbetën letra, shkrime mbi letra...Ajo vdiq!
7 MARSI VATËR E RRITËS SONË
Që linden në Korçën heroike !
A ka gjë më të shtrenjtë, Se themel shkollës shqipe t´i veshë, Që ajo të rrezatojë dituri, Shkencë ,art plot mrekuli ?
A ka gjë më të shtrenjtë, Se të nderosh një histori, Të festosh një rrite, Që përparon një shoqëri ?
Atë e bëjmë me nder sot ne Shkollës shqipe i këndojmë Korçën heroike ne kujtomë. Dhe ditëlindjen i urojmë !
Tok të kulluar në një gjak, Të lidhur në valle me daull, Dhe me doren plot flamuj Ne këndojmë pa pushu ! Festojmë atë lindje të parë Atë vatër të rritës sonë. Festojmë atë nismë të mbarë,
7 Marsi, pra, është ajo ditë. Ai mëngjes që solli dritë, ajo freski e shtrirë në një fole, që në Korçën kreshnike zuri strehë.
Unë Fisnike Rasimi nga fshati Cërvicë për festën e 7 Marsit kam zgjedhur këtë poezi.
Shqip më foli nëna kur erdha në jetë, mos e harro gjuhën, kudo që të jesh!
Çdo mars kur vjen sjell festa e gëzime festën më të bukur të shkollës së parë shqipe.
Një fjalë po ta lë amanet nga larg në vendlindjen e gjyshit të shkosh në shkollë shqipe të mësosh, shkronjat shqipe t’ i nderosh, 7 Marsin gjithmonë ta festosh !
Në këtë ditë të bukur të gjithë po këndojmë vargjet më të bukura shkollës së parë shqipe ne ia kushtojmë.
Se të rritesh me gjuhën e nënës, Të shoqërohesh me shkronjat shqipe
Urime festën gëzuar, Tuboheni rrotull, për të festuar !
Fisnike Rasimi kl. V
Urime vëlla, motër e ju prind Gëzuar të gjithë këtë dite !
Urime ditën shkollë e dashur, Dhe fluturo sot si flutur, Urime ditën mësues të nderuar, Për mote e mote qofshi të uruar !
Sh. fillore Milto Gurra
Egzon Dalipi
19
VOTRA
www.votrasot.net
Refleksion Mars, 2015
Numri I
MARSI, MUAJI I NGJARJEVE TË MEDHA Bekim ADILI Muaji mars, për shqiptarët në histori njihet si muaji i fillimit dhe zhvillimit të ngjarjeve të mëdha, të cilat ngjarje më pas i dhanë krah çështjes kombëtare. Në këtë mënyrë, në faqet e historisë, pothuaj se të gjitha ditët e marsit janë ditë të shënuara. Por, ndër datat më të rëndësishme do të mbetet, Besëlidhja e Lezhës e cila përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historis,, 5 marsi dita e dëshmorëve, e cila vlersohet si një moment zgjimi dhe martirizimi, 14 marsi, fillimi revolucionit të UÇK-së, në Maqedoni, 7 Marsi i vitit 1887, kur në Korçë u hap mësonjtorja e parë si dhe data 24 mars e vitit 2013, që është arritja e fitores politike për të qeverisur shqiptarët me Kërçovën, pas gati 70 vitesh. Besëlidhja e Lezhës ishte Kuvendi i parë i shqiptarëve në histori që vendosi tërësinë territoriale të tyre si një vullnet politik i kohës për bashkimin e trojeve etnike. Eshtë zanafilla e krijimit të kuvendeve shqiptare. Kështu ndër shqiptarët, muaji mars ka sjell ngjarje të mëdha dhe kthesa të rëndësishme h i s t o r i k e . Dita e dëshmorëve, 5 Marsi, sjell tek ne detyrimin moral për të nderuar dëshmorët, që i dhanë gjak, nga gjaku i tyre tokës shqiptare, që i dhanë jetë nga jeta e tyre kombit tonë dhe lirisë kombëtare, ku në Kosovë për këtë ditë organizohet Epopeja e UCK-së në nder të
kryeheroit të historisë më të re, Adem Jashari që lindi më 28 nëntor si një lajmëtar i flijimit për çështjen kombëtare e ku rënia e tij për pavdekshmëri, do të ishte pikërisht në ditën e dëshmorëve të 05 Marsit, e ku dhe në trevat tona në Kërçovë, respektohen duke nderuar të rënët për atdhe në çdo periudhç të luftërave për liri ku ndër më të d a l l u a ri t p ër m en di m dëshmorët e kombit, si Dervish Llokaci e Sefer Zajazi, Sulltana e Qafës, Begzat Vuli apo më vonë, Mefailat e Zajazit e duke ardhur deri tek dëshmori i epokës në të cilën jetojmë Bacë Beqir Limani. Ku lufta e dëshmorëve tanë e ka cuar përpara çështjen shqiptare. Falë luftërave për liri, falë dëshmorëve tanë, çështja e kauzës sonë ka zhvillime të mëdha, drejt arritjes së qëllimit për të cilin qelizat e gjakut të dëshmorëve tanë na kujtojnë, sa herë që shikojmë simbolin tonë kombëtar, larë nga gjaku i tyre për të arritur bashkimin, amanet të cilin nuk duhet harruar në asnjë m o m e n t . Rrugëtimi i shqiptarëve drejt çlirimit nga kthetrat pushtuese dhe hapjes së dritareve të dritës, duke i mbyllur ato të territ, nuk kishte të ndalur. Më 7 Mars të vitit 1887, në Korçë u hap mësonjtorja e parë shqipe, datë e cila u shndërrua në 20
festë kombëtare për ta kujtuar, nderuar dhe respektuar me dinjitet punën e palodhur dhe fisnike të shumë veprimtarëve, patriotëve dhe mësimdashësve, të cilët flijuan veten e tyre për të hapur shkollën shqipe, që nga periudha e perandorisë osmane, deri në dekadat e fundit ku me shumë përpjekje edhe këtu në Kërcovë do të hapej shkolla e parë shqipe, pas luftës së dytë botërore, ajo “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në fshatin Sërbicë, ajo e mesme “Drita”, pas viteve të 90-ta, në fshatin Llapkidoll, si dhe hapja e tempullit të shenjtë të arsimit sipëror, Universitetit të Tetovës, më vitin 1994, për të cilin kërçovarët, dhanë kontributin e tyre dhe për tu bërë pjesë e veprës patriotike dhe kombëtare në themelimin e këtij Tempulli të diturisë. Gjak dhe sakrificë me të cilën udhëheqësit qëndror dhe komunal, drejtorët dhe mësimdhënësit, nuk duhet të luajnë, por përkundrazi ti përkushtohen maksimalisht ngritjes së nivelit dhe kritereve të shkollave tona shqipe, nga ku ne, duhet të përgadisim gjeneratat e epokës së globalizmit. Këtyre ngjarjeve me karakter kombëtar do ti shtohej edhe 14 marsi i vitit 2001, ditë në të cilën do të fillonte revolucioni i armatosur këtu në Maqedoni, i cili do të përmbyllej duke përmbysur
kushtetutën e atëhershme, me atë që quhet Marrëveshja e Ohrit, e cila nga shumë qarqe diplomatike, do të konsiderohej si një mundësi që do ti jepej paqes nëpërmjet të cilës shpresa ishte se do të ndreqeshin gabimet e së kaluarës e ku shiptarët do të arrinin të drejtat e barabarta ende të m u n g u a r a . Por sikur të ishte e shkruar dhe nga vetë Zoti, që ngjarjet historike për shqiptarët i rezervon kryesisht muaji mars, për ne kërçovarët, kalendarit të ngjarjeve në këtë muaj iu plotësua edhe 24 Marsi i vitit 2013, i cili na kujton fitoren e betejës politike, ku pas 70 vitesh komuna e qytetit, do të këthehet nën qeverisjen e shumicës shqiptare. Fitorja historike e vitit 2013, do të japë mesazhin e bashkimit dhe mobilizimit të diasporës shqiptare në një sfidë tejet madhore me përmasat e kauzës kombëtare. Ishte një moment i cili e bashkoi gjakun tonë këtu dhe kudo ku e kishim në botë për ta bërë tonën Uskanën e lashtë. Një detyrim i cili me shumë përkushtim u përmbush nga qytetarët e këtij vendi, e ku tani për ta mbajtur gjallë dhe ushqyer këtë fitore, përgjegjësia më e madhe bien mbi ato që e qeverisin por dhe tek pjesa tjetër e shoqërisë civile, e cila duhet të jetë sa më aktive, jo vetëm në përmbushjen e detyrimeve ndaj institucionit por dhe në kërkesën e llogaridhënies, aty ku mendohet se ka lëshime nga ato që e drejtojnë, gjithnjë me qëllimin fisnik, që duke u përmirësuar, të ruajmë unitetin i cili na bashkoi dhe që detyrimisht duhet të na obligojë për të vepruar si një trup i vetëm, atëher kur koha vetë do të na e kërkojë.
VOTRA
www.votrasot.net
Diaspora Mars, 2015
Numri I
Shoqatat Kulturore të Kërcovës në mërgim Bekim ADILI Bashkatdhetarët kërcovar të vendosur në perëndim e Amerik prej shumë dekadash tanimë janë plotësisht të integruar në shoqërinë, sistemin dhe jetën e atjeshme. Marrëdhëniet e punës dhe profesionet që ata i kanë dhe i ushtrojnë janë të llojllojshme.Kërcovarët tani ndodhen në shumë institucione dhe ndërmarrje të ndryshme të përfshir në punësime. Disa prej tyre kanë themeluar dhe bizneset e veta duke u integruar tërsisht në jetën e vendeve ku jetojn. Një pjesë e mirë e të rinjve u janë përkushtuar degëve të ndryshme të studimeve universitare siç janë mjekësia, ekonomnia, sociologjia, shkencat shoqërore, biznesit, politika ndërkombëtare etj. Disa prej tyre edhe kanë magjistruar e doktoruar në degët e zgjedhura dhe tani më janë bërë ekspertë të dalluar në institucione të ndryshme në vendet ku jetojn e ku në të ardhmen do të jetë kjo gjenerat e cila do ndihmoj me projekte konkrete në forma institucioanle vendlindjen e tyre si dhe në vendet ku ato jetojn do të jenë përfaqsuesët më të denjt të cilët me punën e tyre do të përmirsojn gjithnjë e më shumë imazhin tonë. Kontributi i mërgatës kërcovare dihet që është shumë dimensional.Ato kanë qenë pjesë përbërëse e shumë organizatave në ilegalitet,kanë ndihmuar proceset kombëtare,
kanë qenë pjesmarrës aktiv në përpirësimin e jetës në vendlindje nëpërmjet mbështetjes finaciare që kanë siguruar për rindërtimin e infrastrukturës në vendbanimet tona. Pavarsisht se ato nuk jetojn në vendlindje cdo imnvestim në hapsirat tona ka djersën dhe mundin e tyre. Dashuria ndaj vendlinjes së tyre është trashëguar brez pas brezi sa pak ato pushime që kanë vijn i kalojn në vendlindje duke rezervuar në të njëjtën kohë dasmat e tyre si një investim i aspektit shpirtror apo një moment ceremonial i cili padiskutim ngelet jo vetëm i pashlyer në kujtesën e tyre por ngelet dhe si një lloj obligimi për gjenerata e reja që gëzimet familjare të realizohen në shtëpit e të parëve të tyre si një formë amaneti që do zoti do na përcjelli në vazhdimësi. Kjo llojë lidhshmërie për të qenë e pazgidhur pafundsisht ndër breza me vendin nga kanë origjinën, mërgatën tonë kërcovare i obligoj të mendojn për forma të reja organizimi atje ku jetojn. Kështu në 10 vjecarin e fundit kemi shoqatat kërcovare që veprojn në Amerik,Zvicër,Austri e Gjermani. Llojet e ndryshme të organizimeve duke filluar nga ai kulturor deri tek dhënia e kontributit historik në pjesmarrjen e
tyre fizike në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ku komuna e qytetit tonë falë këtij aksioni atëdhetar tani ju takon shqipatrëve për të qeveris më të, janë veprimtarit e radhës të mërgatës kërcovare cka nënëkuptojm se për të ruajtur lidhjet me origjinën ato investojn tek fëmijët e tyre në vendet ku jetojn në rrafshin kulturor dhe arsimor si dhe në aspektin material dhe shpirtror realizojn ivestimet nëpërmjet shtëpijve që ndërtojn në atëdhe dhe gëzimeve familjare që planifikojn për ti realizuar në votrat e të parëve të tyre.
Kështu rezultatet e Shoqatave kërcovare që veprojn në perëndim dhe Amerik, tani janë evidente dhe të njohura për opinionin mbarëshqiptarë, si në trojet etnike shqiptare, po ashtu edhe në mërgatë. Ku për nder të tyre, për tju shpreh falenderime dhe mirnjohje, por dhe për të ushqyer urat e komunikimit, shoqëria civile e grumbulluar në një asosacionin që e emërtuam 21
“Votra”, nën kujdestarin e Komunës por e mbështetur dhe nga biznesi lokal kanë parapar realizimin e Javës Kulturore, e cila do i dedikohekt kryesisht botës së mërgatës sonë, aktivitete të cilat janë planifikuar të realizohen gjatë javës së dytë të muajit prill, ku ndryshe do ti quajm si ditët e dashuris ndaj v e n d l i n d j e s . Sipas organizatorëve është zgjedhur kjo kohë,pasi janë zhvilluar disa konsultime me përfaqsues të shoqatave tona nga perëndimi.Meqë në perëndim në këtë kohë ka festa dhe mundësia e familjarëve për të ardhur së bashku me fëmijët e tyre është reale si dhe arsyeja se në muajt e verës që të gjithë jemi të ngarkuar me obligime dhe gëzime familjare,janë argumenta të cilat qëndrojn se java kulturore është mirë të organizohet në javën e dytë të muajit prill cka dhe shpresojm se nuk do të na mungojn edhe pjesmarrja e shoqatave nga perëndimi pse jo dhe nga SHBA për të qenë dhe ato protagonist me elementin e tyre të zgjedhur artistik, ndërkaq në periudhën e verës është menduar mbajtja e vetëm një evenimenti qëndror i quajtur “Dita e mërgatës’.
VOTRA
www.votrasot.net
Pishtarët e arsimit Mars, 2015
Numri I
Mësues i devotshëm dhe veprimtar i paluhatshëm i kauzës kombëtare Shaban DALIPI Arsimtarët e shkollës fillore “Faik Konica” të fshatit Greshnicë, me rastin e shënimit të 7-të Marsit, vendosën lule të freskëta tek varri i mësuesit Tefik Ramadani. Këtij homazhi, iu bashkangjitën edhe banorët e fshatit Greshnicë, të cilët e nderuan mësuesin e gjeneratave të shumta, për kontributin e tij madhor në edukimin e gjeneratave të reja dhe frymëzimin që ai e derdhi tek shtresat rinore, duke i udhëzuar ato drejt dijes, arsimit, shkencës, kulturës dhe atdhedashurisë. Tefik Ramadani lindi më vitin 1938 në fshatin Greshnicë, ku e kreu edhe shkollën fillore, për të vazhduar shollimin tetëvjeçar në shkollën e Sërbicës. Më vitin 1954-55, regjistrohet në shkollën normale të Shkupit, të cilën e kryen me sukses të plotë, dhe emërohet mësues në shkollën e Zajazit të cilën asokohe e
udhëhiqte Baftiar Rrushaj. Ishte një mësues shumë ambicioz por hovin e tij në procesin arsimor e ndërpret pushteti monist, i cili e burgosi atë së bashku me shokun e tij Baftijar Rrushaj, në korrikun e vitit 1960. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, pjestarët e UDB-së, gjetën broshurat “Balli Kombëtar”, “Flamuri” , “Shqipëria e lirë”, “Qëndresa shqiptare” dhe poezi të shumta që pushteti i atëhershëm i cilësonte si vepra për krijimmin e “Shqipërisë së Madhe”. Me akuzën “ Bashkim kundër popullit dhe shtetit dhe rrezikim të integritetit territorial të shtetit”, Tefik Ramadani dënohet me 4 vjet burg të rëndë. U rezistoi torturave çnjerzore por nuk pranoi të tregonte shokët e idealit dhe të devijonte nga misioni madhor i kauzës
22
kombëtare, për të cilën këthim prapa asesi nuk mud të kishte.
Pas kryerjes së dënimit, ai i këthehet procesit mësimor më i fortë se kurrë, por pushteti komunist, do ta ndjekë atë gjatë gjithë veprimtarisë arsimore dhe atdhetare që e zhvilloi me një përkushtim të rrallë. Përjetoi
edhe largimin nga puna më vitin 1981 për tu këthyer sërishë në procesin mësimor më vitin 1991 në shkollën fillore Faik Konica të fshatit Greshnicë ku punoi deri në pensionim. Veprimtari Tefik Ramadani, të gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimit dhe çështjes kombëtare. Ishte shembull për brezat e rinjë në fushën e arsimit dhe model i rezistencës dhe sakrificës për kauzën kombëtare, përballë regjimit monist pa u zbrapsur nga idealet e tij atdhetare që i kishte brumosur që në moshë të re. Tek gjeneratat e shumta që ai i edukoi, kolegët dhe shokët me të cilët bashkëveproi, do të mbetet kujtimi i përjetshëm për kontributin e tij madhor, jo vetëm në procesin edukativo arsimor dhe veprimtarinë atdhetare, por edhe në proceset e mëvonshme nëpër të cilat kaloi shoqëria civile pas viteve të 90-ta.
VOTRA
www.votrasot.net
Pishtarët e arsimit Mars, 2015
Numri I
Përballë varrit të misionarit shenjëtor Prof. Nazif SELIMI Asnjë kokë përkulur se ja rrëxoni lisat Asnjë gjëmë mësa guri se ja shembni majat Asnjë lot, asnjë se ja shteroni krojet... Kështu do të thoshte poeti në raste të këtilla. I ndodhur “gatitu” përpara përmendores së mësuesit legjendë, Pertef Abaz Therepeli, edhe unë i përsërita këto fjalë, përpara masës së tubuar që kishin ardhur për të përkujtuar veprën madhore të mësuesit nga Skrapari, i cili kishte ardhur në këtë pjesë të shqiptarisë, me një qëllim të vetëm, të mbjellë dituri në një cep tjetër të Shqipërisë, aty ku nevoja e shkollimit ishte shumë e madhe. E përmbushi betimin e dhënë, edukoi shumë gjenerata të cilëve u la amanetin, “të më varrosni në këtë copë të truallit shqiptar”. LUM KY ÇFARË VDEKJE !
Pertef Abaz Therepeli dritaren e një bote të re. Atë bëhemi Zot të vetëvetes..... e ... e u dogje si qiriri të arsimit , dritës dhe rritës, që mos të njohim robëri, veç një të na japësh pagëz dritë... ne të jemi: Zoti që kemi mbi kry..... Kërkove që trupi yt të prehet Zot në troje të veta Dhe lindi dielli edhe në këto në Jagoll, këtu në mesin e troje. Dhe u këthyen Mos t’ia bëjmë kujtë atyre që të deshën dhe i doje. shqiponjat te çerdhja e tungjatjeta! Madhështia dhe sakrifica jote vjetër. Por Ti, mësues, m’u edhe pas kaq vitesh që s’je Na mjeshtrove me ngrohtësinë bë se the: fizikisht në mesin tonë, jo e prindit, na hape dritaren e Lamtumirë përgjithmonë vetëm që nuk e venit veprën vizionit të jetës, na çelikose tënde, por e bën atë, më të me krenarinë e bjeshkës. Ne prindër, motra e vëllezër fuqishme. ndoqëm mësimet tua dhe u Fisi im, Shqipëri bëmë; mjekë, inxhenjerë, Mësues, Ti madhështove mësues, bujqë apo mjeshtër të si t’i lë jetimë fëmijët e mi?! shenjtërove Jagollin dhe gjithë vyer. këto anë, ndaj ... Se ne ishim fëmijët e tu, e Ti QËNDRO KRENAR NË KRAHËT ishe prindi ynë i dytë. Të U bëre legjendë kujtohet si deshe të të themi! E SHQIPES MËSUESI YNË hyre në histori Baba! Vetëm një martir si Ti, Ti me qindra shqipe të tjera pati forcën që me dashurinë Ti s’iu këtheve vendlindjes, por fluturuat nga çerdhja “Nënë e madhe që pate ndaj nesh Shqipëri”, me misionin e Shqipëria erdhi tek Ti. Mësuesi dhe arsimit, të mundësh apostujve, me flakadanin e mallin përvëlues për të ynë, gjithnjë do të jeshë në arsimit në sy, e me vullnetin e a f ë r m it , v e n d l i n d j e n, mendjen e zemrën tonë, në pathyeshëm në shpirt, që Shqipërinë. Tu bësh ballë çdo shkronjë. Qoftë i edhe në këto cepe të harruara gjithë sfidave të jetës dhe përjetshëm emri yt, gjithmonë të Ilirisë, të mbillni shkronjat atyre që përgatiteshin në shqipe, t’u jepni flakë kuzhinat më të errëta paç LAVDI ! shpresave të jetës, që ne të sllavokomuniste....
Ne do të thoshim – Lum ky, çfarë jete! Mësuesi ynë, e di se do të më falish për çdo shkarje që mund të bëj, sepse Ti kishe një zemër të madhe, që dije të na mësoje dhe të na falje edhe për gabime të mëdha. Ishim fëmijë, e ti na mësoje dhe ngushëlloje; kur ziheshim me shokë, a të përlotur nga qortimet e prindërve, te ti gjenim ngushëllimin dhe shpëtimin. Te ti gjenim të hapur 23
VOTRA
www.votrasot.net
Shëndeti Mars, 2015
Numri I
Dieta me Kos – 6 ditë humb 5 kg!
Dieta me kos është një nga dietat e forta 6 ditore, e cila realizon një rënie në peshë mbresëlënëse: deri n ë 5 k g ! Dieta me kos është një dietë bashkëkohore, e cila bazohet në receta të pasura me proteina dhe të varfëra me karbohidrate. Ajo siguron elementët e e nevojshëm ushqyes për organizmin nëpërmjet një ekuilibri ushqimor të përsosur dhe në të njëjtën kohë, pakëson ndjeshëm numrin e kalorive. Kjo bën që trupi për energjinë e nevojshme të sigurojë kaloritë nëpërmjet indeve
dhjamore të depozituara, kryesisht në zonën e barkut, duke mundësuar në këtë mënyrë shkrirjen e yndyrave. Dieta me kos përjashton ëmbëlsirat, duhanin, alkoolin dhe pijet e gazuara. Recetat e sallatrave janë ndërtuar me shumë pak vaj ulliri. Rekomandohet që gjatë kësaj diete të konsumoni sa më shumë ujë, si dhe të kryeni aktivitete fizike për rezultate sa më të mira. D i t a e p a r ë Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Zemra: një filxhan kos. Dreka: Sallatë jeshile me një kokërr patate të zier. Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon). Darka: 200 gr fileto pule. Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser. D i t a e d y t ë Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Zemra: Kos me fruta (mollë,
Duhani zvoglon jetëgjatësinë nga 7-10 vjet
Cigarja përmban rreth 400 substanca helmuese, të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë e njeriut, duke e ulur atë nga 7 në 10 vjet. Pirja e duhanit mund të shkaktojë: Arsyeja e Parë: Kancer. Kanceri i mushkërive, fytit dhe i gojës janë mjaft të përhapur tek duhanpirësit dhe rrallë mund të prekin persona të tjerë që nuk pinë duhan. Sipas statistikave, 90% e rasteve me kancer të mushkërive ndodhin për shkak të duhanpirjes. Të përhapura gjithashtu tek duhanpirësit janë edhe kanceri i fshikëzës së urinës, i ezofagut, i veshkave i pankreasit dhe kanceri i qafës së mitrës. Arsyeja e Dytë: S ë m u n d j e Kardiovaskulare. Duhani ndikon në shtimin e rrahjeve të zemrës dhe konsumi i tij për një kohë të gjatë #on në aritmi. Gjithashtu, duhani ndikon në ngushtimin e enëve të gjakut, forcimin dhe humbjen e
elasticitetit të tyre. Në të njëjtën kohë, nga konsumi i duhanit, aftësia mpiksëse e gjakut rritet katër herë. Kjo gjë që çon në mpiksje të gjakut dhe trompozë. Ngushtimi dhe bllokimi i enëve të gjakut në pjesë të ndryshme të trupit mund të shkaktojë atak në zemër, goditje në tru, paralizë, hipertension, gangrenë, katarakt në sy, etj. Për meshkujt duhanpirës rreziku për të pasur probleme me erektimin rritet në 50%. Kjo vjen për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut, të cilat bëjnë që penisi të mos furnizohet mjaftueshëm me gjak duke shkaktuar impotencë. Arsyeja e Tretë: Probleme në Fetus. Duhanpirja ka efekte negative në shëndetin riprodhues si të mashkullit ashtu edhe të femrës. Ajo mund të cënojë si cilësinë e spermatozoidit, ashtu edhe të vezës. Gjithashtu, duhani ndikon në mukusin cervikal, dëmtimi i së cilës nuk mundëson që spermatozoidi të mbërrijë tek veza. Gjatë shtatzënisë, pirja e duhanit nga nëna mund të pengojë furnizimin e fetusit me oksigjen dhe lëndë ushqyese, çka rrit rrezikun e një aborti. Ndikimi i duhanit në shëndetin riprodhues të mashkullit është aq i madh, saqë ai ndikon edhe në cilësinë e 24
boronica, pjeshkë). Dreka: 50 gr oriz të shoqëruar me sallatë me domate. Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon). Darka: Sallatë me perime mikse, e shoqëruar me një fetë buke të zezë, ose integrale. Para gjumit: Një gotë kos. D i t a e t r e t ë Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Zemra: Kos me fruta sipas d ë s h i r ë s . Dreka: Supë perimesh mikse e shoqëruar me sallatë perimesh m i k s e . Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon). Darka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë j e s h i l e . Para gjumit: Një banane. D i t a e k a t ë r t Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Zemra: Kos me fruta sipas d ë s h i r ë s . Dreka: 200 gr fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke (domate, ullinj, qepë, djath i
b a r d h ë ) . Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, l i m o n ) . Darka: 2 kokrra patate të ziera, të regjura n ë u t h u l l m o l l e . Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser. D i t a e p e s t ë Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës. D r e k a : 5 0 g r o r i z . Zemra: Një gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose i n t e g r a l e ) . Darka: 100 gr fileto pule e shoqëruar me sallatë perimesh mikse. Para gjumit: Një thelë shalqi. D i t a e g j a s h t ë Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës. Dreka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile, ose me sallatë perimesh mikse, si dhe një fetë buke e z e z ë o s e i n t e g r a l e . Zemra: Një gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose i n t e g r a l e ) . Darka: Perime të pjekura në zgarë. Para gjumit: Një thelë pjepër.
spermatozoidëve tek një person, nëna e të cilit e ka pirë duhanin gjatë shtatzënisë më të. Gjatë konferencës në Londër të mbajtur nga Ekspertët e Shoqërisë Europiane për r i p r o d h i m i n d h e embrionologjinë, dr. Le Moal thotë se “një nënë e cila ka konsumuar duhan në fillim apo gjatë shtatzënisë së saj, do të lindë nëse lind një mashkull, ai nuk mund të ketë në të ardhmen spermatozoidë të fuqishëm”. Sipas tij, “nëse gametet tona, nuk janë prodhuar në mënyrë të drejtë gjatë shtatzënisë, kjo mund të ndikojë në shëndetin në të ardhmen”. Pra, nëse një çift kërkon një shtatzëni, partnerët që e kanë pirë duhanin, e kanë për detyrë ta lënë atë. Nëse një grua shtatzënë është konsumatore e duhanit, dëmi që shkakton te fetusi është jashtëzakonisht i madh. Pirja e duhanit shkakton uljen e oreksit të gruas shtatzënë, ndërkohë që ajo ka nevojë për ushqim për të përballuar procesin e vrullshëm të zhvillimit embrional dhe atë fetal. Duhani ul aftësinë e mushkërive për të thithur oksigjenin dhe kjo pengon zhvillimin normal të foshnjës. Në mungesë të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese nuk mund të ketë zhvillim normal të trurit dhe organeve të tjera. Nikotina dhe përbërësit e tjerë të
duhanit, dëmtojnë zhvillimin normal të bebes. Ajo rrit rrahjet e zemrës dhe lëvizjet frymëmarrëse të bebes. Përqindja e aborteve, lindjeve të parakohshme dhe foshnjave nën peshë është më e lartë tek nënat që pijnë duhan. Nënat duhanpirëse bëjnë lindje të vështira, gjë që krijon probleme, madje çon edhe në dështim. Ato shpesh kryejnë lindje të parakohshme dhe bebet e tyre peshojnë rreth 150 gr më pak se pesha normale. Fëmijët që lindin nga një nënë konsumatore e duhanit janë të prirur për sëmundje të tilla si astma dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes. Gjithashtu, pas lindjes, lëndët e rrezikshme kalojnë edhe përmes qumështit të gjirit nga nëna tek bebja. Tek foshnjat e nënave duhanpirëse sindroma e vdekjes së papritur (në të cilën foshnjat nën gjashtë muaj pushojnë së marri frymë dhe vdesin pa shkaqe të dukshme) është më e shpeshtë se tek nënat jo-duhanpirëse. Arsyeja e Katërt: Rënie të Dhëmbëve. Duhani shkakton njolla, zverdhje dhe rënie të dhëmbëve, dëmtim dhe fryrje të mishrave të dhëmbëve, si dhe erë të keqe nga goja. Ai dëmton mukozën e gojës, nxit prodhimin e pështymës, jep një shije të keqe në gojë dhe ndryshon shijen e ushqimeve Arsyeja e Pestë: . Helmim i Sistemit Nervor. Për ata që pinë për herë të parë duhan, mund të ndodhë helmimi i menjëhershëm i trurit, i cili shoqërohet me dhimbje koke, të vjella, marrje mendsh, etj. Për ata që e pinë duhanin për një kohë të gjatë, ndodh helmimi kronik i sistemit nervor, i cili shoqërohet me dhimbje të vazhdueshme të kokës, marrje mendsh, ulje kujtese, etj.
VOTRA
www.votrasot.net
Shëndeti Mars, 2015
Numri I
Autizmi në popullatën humane Dr. Sc. Gafurr AJRULI Në popullatën humane munden tëparaqiten njënumër i madh i sëmundjeve të lidhura për bazës gjenetike, por si e tillë është edhe sëmundja e autizmit e cila sëmudje kërkon trajtim në mënyrë ekipore, edhe ate, duke u kyqur persona të lëmive të ndryshme si që janë : psikologët, psikoedukatorët ose logopedët, defektologët, neuropsikatrat, pedagogët por nuk duhet ti lejmë anësh edhe gjenetistët por sidomos personat që merren me gjenetikën humane ose me ligjet e trashigimisë dhe ndryshueshmërisë te njeriu. Me fjalën autizëm nënkuptojmë çrregullimet psikoedukative , që zakonisht paraqiten në fëmijëri të hershme, zakonisht në mes moshës dy dhe tre vjeçare. Çrregullimet e tilla përfshijnë tre fusha kryesore të zhvillimit tek fëmijët, dhe ato janë:
Ndërveprimi shoqror në mes tyre dhe antarëve të familjes,
Komunikimi me antarët e familjes dhe
Mënyrën
e sjelljes ndaj antarëve të vet.
Në bazë të psiko pediatrit dhe lokopedit amerikan Leo Kanner, këtë dukuri e përshkruan si çrregullim afektiv në mes komunikimit dhe marrëdhënjeve me antarët tjerë, në realitet ky çrregullim prek procesin e intelegjencës tek fëmijët dhe për këtë arsye e ka llogaritur si çrregullim të trashiguar gjenetiksht prej prindit në pasardhës, por pa e definuar faktorin që e shkakton, dhe e
quajti sindrom të autizmit. Çrregullime me ndërveprim shoqror tek fëmijtë me autizëm munden të sqarohen nëpërmes këtyre ndryshimeve, të cilatn dryshime do ti permendim por nuk duhet të nënvlersohen nga individët që nuk janë prind sepse ato nuk e kanë ndjejnën prindore. Këto ndryshime janë me pasoja të padëshirushme dhe trashiguese, të cilat munden të shprehen me veprimin e faktorëve të cilët përdoren gjatë përkujdesjes së këtyre fëmijve, dhe duke u manifestuar nëpërmes këtyre dukurive:
Fëmijët me probleme autike rrijnë në krahët e prindërve si një kukull në trup të vdekur, pra nuk i kan ndjenjat ndaj prindëve, Te fëmijët autik, vonohet paraqitja e buzëqeshjes, ose fëmijët e tillë buzëqeshin shumë pak dhe nuk munden të hetohen nga kjo buzëqeshje, E shmangin vështrimin e tjetrit duke u mëshehur, Nuk lëshohen drejt personave që i nxisin me gjeste dhe fjalë për timarrë hopa, Gjatë kërkesave dhe hidhërimeve të ndryshme vështirë munden të qetësohen, Çdoherë kanë dëshirë të rrijnë vetë, Çdoherë tentojnë ti shmangin përqafimet por edhe nëqoftse i përqafon çdoherë rrinë të ftotë ndaj atij që i përqafon, Nuk tregojnë interes për personin që rrin me ato, etj. Më në fund këto ndërveprime
shoqërore tek fëmijët e tillë na argumentojnë për çrregullime psiko edukative që kërkojnë mbikqyrje ekipore nga ana e ekspertëve, të lëmive të ndryshme. Gjenetika humane tekfëmijëtt me sindromë të autizmit ka rëndësi të madhe për shkak se ky fenomen i pa dëshirueshëmqë paraqitet, mendohet se paraqitet si rezultat i interakcionit në mes gjeneve alele dhe joalele të vendosura në kromozomethomologeosejoho mologe, që d.m.th. se gjeneza e autizmit është heterogjene, e komplikuar dhe e pa përcaktuar se nga cilët gjene mund të ndodhë ose të paraqitet, por dihet sakt se ndryshimi i bazës gjenetike qoftë tek gjenet alele ose joalele të vendosura në kromozoethomologeosejohomologe paraqet bazë për parqitjen e kësaj dukurie të padëshirueshme tek pasardhësit.
Sindromi i autizmit tek popullata humane në fillim duhet të hulumtohet nëpërmes studimeve familjare te të dy personat e atij çifti, se a kanë patur ose jo ndonjë fëmij të tillë në brezin e parë ose të dytë, në familjet e tyre. Nëqoftse me anë të këtij studimi vërtetojmë se nuk kanë patur fëmijë të tillë atëherë paraqitja e fëmijëve të tillë është si rezultat i ndryshimeve në bazën gjenetike të tyre , ndërsa 25
nëqoftëse kanë patur ndonjë të afërt në brezin e parë ose të dytë, atëherë predispozicioni për paraqitjen e fëmijëve të tillë është i lartë, dhe prindët e tillë duhet të jenë të përgaditur për një lindje të tillë dhe të mos shqetsohen. Këshillat e gjenetikës humane për prindërit me fëmijë me sindrom të autizmit janë:
Të mos dëshpërohen me lindjen e fëmijëve të tillë, Duhet sa ma heret të konsultohen me ekspertët të cilët merren me këtë problematikë, Tju përmbahen rregullave psiko-edukative dhe përdorimit të rregullt të terapisë, Nuk duhet që fëmijët e tillë të lihen nën përkujdesjen e prindërve të tyre, por çdoherë duhet ti lejnë nën mbikëqyrjen e psikoedukatorëve ose lokopedëve në kopshtet fëmirore, Të krijohet trekëndshi prindër, kopsht i fëmijëve dhe psiko-edukator, Të bëhen anliza gjenetike sidomos citogjenetike që mos ketë ndodhur ndonjë aberacion kromozomikosetrizomi në kromozometautozomale ose të seksit, Dhe më në fund, gradualisht duke u rritur dhe u zhvilluar fëmijtë e tillë nën kontrollën e lokopedëve ose psiko-edukatorëve, tu mundësohet zhdukja e pjesërishme e këtyre anomalive jonormale, dhe tek prindërit e tillë të ulet dëshprimi ndaj këtyre fëmijve.
VOTRA
www.votrasot.net
Gatimi dhe tradita Mars, 2015
Numri I
Si te gatuajme sarme me
Receta për fëmijëSpinaq dhe patate me të verdhën e vezës
lakra turshi ose gjethe rrushi Receta gatimi për sarme Për të gatuar këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë: Në një tigan fërgojmë mishin e bluar bashkë me qepën. Pastaj shtojmë orizin, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe erëza tjera sipas dëshirës. Në këtë masë mund të shtojmë edhe copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe shije të veçantë sarmave. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi ose me gjethe rrushi. Mbështjellja të bëhet me kujdes, sa më të vogla mbështillen aq më praktike dhe më të mira bëhen. Sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht
kemi shtruar disa fletë lakre ose gjethe rrushi. Sipër sarmave shtojmë një gotë ujë dhe yndyrë. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të ulët për 2-3 orë që të mos prishet forma. Sarmat e ziera janë gati për shërbim megjithatë ato mund të vendosen në një tepsi dhe t’i fusim në furrë për gjysmë ore që të skuqen dhe rreshken më mirë. Kjo varet nga shija juaj. Më parë sarmat shërbeheshin me bukë misri dhe turshi. Sarmat shërbehen edhe me kos të ftohtë.
gjethe rrushi (preferohet që gjethet e rrushit të jenë më të holla) 1 kg mish të bluar 2 qepë 1 gotë oriz Vaj Kripë piper të kuq
Nevojiten:
piper të zi Erëza të tjera sipas dëshirës
Fleta nga lakrat turshi ose
Si te Gatuajme Ballokume Elbasani...
Përbërësit:1 kg sheqer, 0.35 kg tëlyn (gjalp), 7 kokrra vezë, 1 kg miell misri i situr, një dorë miell gruri, 2 luge gejlle me hin druri i tretur ne uje, një enë e madhe bakri e pakallajisur..
:::Procedura:
tek sheqeri i rrahur, duke
Tretet tëlyni dhe lihet te
vazhduar përzjerjen e këtij
fundërrojnë kripërat e tij.
të fundit.
Pastaj tëlyni i vakët dhe pa
Pastaj
kripërat e rëna në fund
dalëngadalë duke vazhduar
rrihet me sheqerin deri sa të
perzjerjen me dorë. Mielli i
bëhet një masë e bardhë. E
grurit hidhet nga fundi.
mira është që rrahja e masës
Duhet patur kujdes me
të bëhet me dorë, sepse
hedhjen e miellit, sepse
përfundimi
mielli i tepërt i bën të forta
i
përzjerjes
ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën e krijuar. Pas 30 min shtohen Vezet dalëngadalë
26
Kur bie fjala për fëmijë, të gjithë prindërit bëhen shumë te kujdesshëm ne zgjedhjen e ushqimit për ta dhe mënyrën e përgaditjes së ushqimit për më të dashur e tyre. Receta e mëposhtme është e pasur me vitamina dhe vlera ushqyese të cilat janë te domosdoshme për femiun tuaj.
hidhet
mielli
ballakumet pas pjekjes
2 patate Një grusht spinaq i larë, Vezë, Gjalpë apo vaj ulliri, Pak qumësht, 1 qepë. Përgaditja: Lani patatet dhe me lëvore leni të zihen. Pasi të zihen, hiqni nga uji, leni të ftohen dhe qëroni apo hiqjani lëvoren. Patatet e qëruara vendosni në një enë dhe përzieni me qumësht dhe pak gjalpë apo vaj ulliri. Bashkë me qepën, shtoni edhe spinaqin e grirë imët dhe skuqni ato deri sa spinaqi të zbutet. Këtë masë përzieni me patatet, dhe të verdhën e vezës gjysmë të skuqur shtojani patateve dhe spinaqit dhe përzieni mirë deri sa masa të kompaktësohet.
VOTRA
www.votrasot.net
Ekologjia Mars, 2015
Numri I
Si po i vret Maqedonia qytetarët e vet automjete pa nevojë,
sëmurë nga sëmundjet kronike Mr. Emri MURATI - më shumë njerëz të të mushkërive dhe zemrës, me rrezik të veçantë për të udhëtojnë me një automjet sëmurit me astmë), por edhe Kohëve të fundit gjithnjë e më në të njëjtën kohë, për personat të cilët tepër përmendet ndotja e ambientit jetësor nga gazrat e - të mos shfrytëzohen për angazhimin e tyre profesional dëmshëm të cilët edhe si ngrohje të hapësirave, e publikojnë në ambient të cilësi edhe si sasi e rrisin mbetjet e vajrave të hapur, në zonat e ndotura të ndotshmërinë e ajrit. Për djegura, mbetje të druve të qytetit. ‘Të jesh në një ndotësit siç janë: CO, CO2, SO2 ngjyrosur dhe mobilje, ambient ku niveli i ndotjes dhe NO2, si dhe oksidet tjera polisterol, copë të gomave është 18 deri në 20 herë më i të azotit jemi të njohtuar edhe dhe çfarëdo lloj materiali lartë se sa i lejuari, atëherë më më herët. Term i ri dhe shumë nga sintetika, si dhe nuk bëhet fjalë për ndotje po i përdorur, viteve të fundit shfrytëzim të duhur të ky është helmim. Në Kërçovë, paraqet koncentrimi i ajrit me stufave (koftoreve) me poashtu dy vitet e fundit kemi grimcat PM10. Çka janë në të dru, mospërdorimi i pasur më shumë raste të vërtetë grimcat PM10. Këto qumyrit ( thëngjillit) për tejkalimit të KML për gazrat sic janë: CO, CO2, SO2 dhe janë grimca të cilat hyjnë në djegie nëpër shtëpi etj. NO2 e në veçanti PM10 e cila përbërjen e ajrit atmosferik, të Ajri i ndotur po ngulfat dhe për disa herë ka qenë më e cilët paraqiten nëpër vende brengos shumë qytete të lartë se normat e lejuara. me industri të lartë. Kjo vendit. Të dhëna alarmante Koncentrime të larta të paraqitet si rezultat i per tejkalim te KML grimcave PM10 janë regjistruar moskujdesit, moskontrollimit (koncentrimi maksimal i në stacionet për matje të dhe moszbatimit të lejuar) për PM10 vijnë nga Ministrisë së Mjedisit Jetësor standardeve për ndotje të çdo ditë nga qytete të dhe Planifikimit Hapësinor në ambientit nga ana e organeve shumta por si më të Qendër, Karposh, Lisiçe, Gazi dhe personave përgjegjës të shpeshta janë Tetova, Babë, Rektorat si dhe në kombinateve për largim Kërçova dhe Shkupi. Në Tetovë dhe Veles, ku janë (evitim) sa më të Tetovë ndotja e ajrit ka evidentuar midis 500 dhe suksesshëm të emisioneve të arritur maksimumin e 1.000 mikrogramë gazta. Prania e lejuar e mundur, duke shënuar PM10 grimca në një metër kub. 10 grimcave PM , është 35 kështu në rast edhe 1000 Me koncentrime të larta të mikrogram në metër kub. Në mikro gram grimca PM10 , është edhe ajri rast të tejkalimit të pragut të PM10 për një metër kub. në Kërçovë dhe disa qytete të informimit për grimca të Aktivistë të shoqatës tjera, ku janë matur midis 300 suspenduara me madhësi deri “EcoGuerilla” madje këtë e dhe 350 mikrogram. Në 10 në 10 mikrometra PM (pesë cilësojnë, si helmim dhe jo kuadër të normales grimcat ditë në vijim me koncentrime ndotje. Nga kjo organizatë PM10 janë vetëm në në mes të ditës, 50 thonë se nëse përgjegjësit e Lazaropole me 10 mikrogram mikrogramë kubë). ekologjisë nuk mund të të matur në një metër kub. Kuptohet se organet detyrojnë metalurgjikun e Kuptohet se kjo është si pergjegjëse të Ministrisë së Jugohromit të vendosë rezultat i funksionimit të Mjedisit Jetësor dhe filtra, atëherë ai duhet të Termocentralit të Osllomesë, Planifikimit Hapësinor jep ndërpritet gjegjësisht të që si lëndë djegëse ka qymyrin rekomandime të cilat do të mbyllet. Ministria e (thengjillin). Ne faza të mund ta parandalojnë ose në Shëndetësisë dhe Instituti startimit si lëndë djegëse rast tjetër, ta ndërpersin për shëndet publik, përdoret mazuti. Nga emetimin e këtyre grimcave rekomandojnë lëvizje të statistikat e vitit 2010, deri sot siç jane: kufizuara dhe aktivitete në kemi një ngritje deri në masën ambient të hapur të 80 % të numrit të të prekurve - që të shfrytëzohet transporti popullatë s më të me kancer në zonën e publik, cenueshme ( f ë m i j ë , Tetovës; rritjen numrit të - të mos shfrytëzohen persona të moshuar, të pacientëve me probleme të 27
frymëmarrjes, smundje kardiovaskulare; kemi një shtim të problemeve të ndryshme në formimin dhe zhvillimin e embrionit te gratë shtatzëna; si dhe rritjen e problemeve shëndetsore te fëmijët dhe te më të moshuarit. Vetë grimcat PM10 përmbajnë materiale toksike, gazra të dëmshëm dhe lëndë kancerogjene, të cilat thithen lehtësisht nga frymëmarrja e njeriut dhe përcillen nëpërmjet sistemit aspirator në të gjithë trupin. Këto grimca kanë aftësi të grumbullojnë bakterie dhe janë shkaktare kryesore të kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve kancerogjene në organet e tjera. “Ekziston një metodë e sofistikuar, ajo është përdorimi i lëngur kalcium-magnezium-acetat e cila nuk është diçka e re në botë, por që jep rezultate të mëdha në mbledhjen e pluhurit pasi mund të spërkatet në ajër ky lëng edhe gjatë sezonit të verës por edhe gjatë dimrit. Ai nuk është koroziv dhe është i tretshëm biologjikisht dhe nuk ka ndikim negativ mbi mjedisin jetësor, ajrin dhe truallin, kështu që kjo është një masë që mund menjëherë të merret nga autoritetet, me qëllim uljen e ndikimit të pluhurit me përmbajtje të grimcave PM10. Faktori njeri është treguar si shumë i dobët dhe joefikas në luftën kundër ndotjes se ajrit si nga gazrat e dëmshëm, poashtu edhe grimcave të PM10 . Masat e ndërmarra për parandalimin dhe ndërprerjen e ndotjes me grimcat PM10 nga ana e organeve pergjegjëse janë treguar si të pa afta dhe jo efikase dhe se nuk zbatohen nga shkelësit e ndotjes, siç janë një numër i madh i kapaciteteve industriale të cilet vlersohen si ndotësit më të mëdhenj të ajrit.
VOTRA
www.votrasot.net
Pëllumbat a artë Mars, 2015
Numri I
“ Zemra - zemrës i këndon shkollën shqipe sot kujton “ 1 Urime, urime shkolla shqipe, që linde në Korçën heroine gjithmonë do t’ ju mbajmë në kujtime 36 margaritarë rreze drite për klasë të parë; mbajmë në zemër shumë kujtime kujtojmë shkollën e parë shqipe ku 100- vjet më parë edhe sot qëndron krenar! 2 Lumja ti moj Korçë që sot po feston ditën e arsimit ne sot na kujton zemra- zemrës i çon të fala, shkollës shqipe nga Uskana! 3 Mësues të nderuar ne sot festojmë ditën e 7 Marsit juve ju urojmë sot në vendin tonë feston çdo shkollë, nga Kërçova gjer në Korçë Pandeli Sotirin ne kujtojmë; dhe motrat Qiriazi që hapën dritën e jetës, që ne sot të mësojmë me gjuhën e Mjedës! 4 Fëmijët të gëzuar me vargje të lira, vargjet më të bukur, le t’ ia thotë rinia, në këtë ditë të bukur të shkollës së parë shqipe, abetaren e parë ti, Sami e ndrite.
Migjeni i vargut të lirë, na la një porosi IInë shkollat shqipe të mësoni, xha Naimin kurrë të mos e harroni! 5 Dhe sot në Kërçovë, të gjithë ne festojmë nxënës e mësues këto dijetarë kujtojmë, nuk duhet harruar shumë pena të fuqishme, që në shkollat shqipe dhanë vargje të ndritshme; bilbilin e shqipes Naimin tonë të madh, për vargjet e bukura që në shqip na la. 6 Papa Kristo Negovani, Jani Vreto dhe Antoni, hapën shkolla mësonjtore, për t’ festuar gjithmonë prore! Arbër de Radën- Flamurin e Arbërit tonë, që luftoi pa epur kundër çdo armiku, për çështjen tonë. 7 Por kurrë s’ duhet harruar ministrin Ernest Koliqin të Shqipërisë, i cili i dërgoi mësuesit e parë në Maqedoni për të hapurçerdhet e diturisë. Ju o mësuse të nderuar po ju lë një porosi, shkollat e para shqipe me 28
i hap në Maqedoni ! dhe një gjë duhet kujtuar, shkronjat shqipe duhet mësuar, që të ndrisin e të shohin, të vërtetën më vonë ta njohin ! Të gjithë mësuesit nga viset e Shqipërisë, me vullnet e dëshirë u vendosën në gjithë teritorin e Maqedonisë. 8 Mahmud Dumani nga Elbasani, një patriot i rrallë, me ideal të madh kombëtar, në fshatin Kastriot u vendos i parë; në shkollën “ Skënderbeu” shënoi shkronjën e parë – MËMËDHEU . Ky titan i rrallë, pishtarë i madh i arsimit, la vepër të pashlyer në ditën e arsimit; shkolla “Skënderbeu” sot krenar qëndron, emrin e Mahmud Dumanitgjithmonë e kujton.
të arrestohet, në burgun e Korçës ai do të burgoset. Pas një kohë burgimi ky njeri i arsimit, do t’ i kthehet Premkës me ngjyrën e penës. 10 Në fshatin Jagoll, simbol i diturisë ishte patriot Pertefi simbol i njerëzisë, flamurin shqiptar nga dora s’ e lëshoi nën jastuk ai gjithmonë e paloi. Ky burrë i Skraparit i nderuar për jetë, me laps i shërbeu shqiptarizmit, për t’ i dalë zot atdhetarizmit! Tani Shqipëria me ju të bashkohet, amanetin ta keni, kurrë të mos harrohet; bëni pleqërim gjithmonë tog të jeni, zgjëroni diturinë për të shmangur skllavrinë! Emri i tij s’ do t’ harrohet kurrë, sot gjendet i gdhendur edhe në gur; emri i mësuesit atdhetarit Pertef, sot qëndron në mesin e varrezave, të fshatit Jagoll. 11
9 Në fshatin Premkë para shumë vitesh, mësues emërohet patrioti Vangjeli Filo, nxënës do të vijë koha e bashkimit kombëtar, ju vetëm mësoni se vetëm atëherë, do të jeni të vyeshëm për kombin shqiptar! Më vonë Vangjel Filo do
Kurrë s’ duhet harruar Uskanën e lashtë ilire, shkollën “ Mojsi Golemi”, udhëhequr nga Behxhet Axholli, emri shqip i kësaj shkolle nuk qëndroi shumë gjatë; me pushtimin e Kërçovës iu ndërrua emri shkollës. U ndërruan shumë emra të shkollave shqipe, por emrat e tyre të vjetra do të mbeten historike.
VOTRA
www.votrasot.net
Pëllumbat a artë Mars, 2015
Numri I
12 Në fshatin Strellcë të Kërçovës, emri i Isë Boletinit shënonte emrin e shkollës, mësuesi i parë Remzi Xhemaili në dërrasë shënoi emrin e trimit Bajram Curri kosovar. 13 Shkolla “ 28- Nëntori” e fshatit Dërgovë, me mësues Kamber Osmani, gjithmonë kujtonte Vlorën e Ismail Qemalit. 14 Me emrin e shkollave të para shqipe, ëmri “ Hasan Prishtina” në qendër të fshatit Cërvicë shndriste, mësuesi parë Llaqi Prenqi emrin e Hasan Prishtinës, me penë e ndriste ! 15 Fshati Llapkindoll qëndresë e diturisë, emri i shkollës “ Kosova”, simbol i atdhetarisë; mësues Izet Buza një titan i rrallë, nxënësve u fliste për historinë e popullit shqiptar. 16 Në rrethin e Kërçovës, abetarja e parë e shkruar me gjak, më vonë u lexua edhe në fshatin Zajas, me shkronja të shqipes shënuan emrin e “ Gjergj
Fishtës”. 17 Pa sot shkolla shqipe më thuaj si je ? Vsikur lisi i rrëzuem për dhe. Të gjithë që deri dje na kënduan, sot na harruan e na lan duke vuar. Të vetmit jeni ju mësues, që i doni shkollat shqipe, për dritën që jepni, askush nuk mërzitet. Jeni lënë në harresë, askush s’ ju kujton, pushtetarët tanë një mirënjohje s’ ju bëjnë. Por në jetën tonë, do t’ jeni drita e jetës, që i falët atdheut penat e shkencës. 18 Ndalu pak ti aviator, ti teknik, ti murator; ti student, ti inxhinier, ti artist, ti kamarier; ti bari me dhen në mal, ti artist, ti këngëtar; ti fermer, ti tregtar, ti doktor, e ti ushtar; unë po t’lutem...ndalu pak! Ndalu pak dhe sill ndër mend! Ç’ festë ka sot në këtë vend ?! Mësuesit që të mësuan, a i kujton a i ke harruar?! ata s’ kanë pronë as flori, dhe këtë ti mirë e di, dijet t’ i dhamë pasuri, që tërë jetën të jesh njeri... në këtë ditë në këtë
festim, jep ti me përmallim; NJË MIRËNJOHJE NJË URIM ! Ndalu pak ti bos i ri, me pallate e pasuri; me vetura për qefli, pasuri e shëndetli; që prish euro e dollarë, a kujtohesh ndonjëherë, kush të mësoi abecenë ?! Ndalu pak e sill ndër mend, ç’ festë ka sot në këtë vend ?! Mësuesit që të mësuan, a i ke parë a i ke vizituar; ata s’ kanë pronë as flori, dhe këtë ti mirë e di, dije të dhanë pasuri, që tërë jetën të jesh njeri... në këtë ditë, në këtë festim, jep edhe ti me pak pendim NJË MIRËNJOHJE NJË ZOTIM ! Ndalni pak parlamentarë, ju ministra, ju pushtetarë; VIqë fjalët i derdhni shkumë, për dije e kulturë; për ryshfete e për kulltuqe, harruat shkolla e mësuese... Ndalu pak e sill ndër mend, ku janë sot mësuesit tënd; ata s’ kanë pronë as flori, dhe këtë ti mirë e di; dije të dhanë pasuri, që tërë jetën të jesh NJERI... Në këtë ditë në këtë festim, jep dhe ti me pak mendim- jo DËNIM, por një MIRËNJOHJE NJË PREMTIM ! 29
Andaj të gëzuar ne jemi tubuar, shkollën e parë shqipe ne për të uruar Puna juaj gëzon shumë pragje, festën tuaj e futët në vargje; rroftë e qoftë për jetë, shkolla shqipe ndër ne ! Mirupafshim në marsin tjetër, shkolla shqipe e shkruar në vepër nga Uskana të fala të çojmë, lumja ti, moj Korça jonë ! Gëzuar ! Gëzuar Shqipëri ! Qëndro krenare Korçë, Tropojë, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë me Mallakastër; Prishtinë e Tetovë, Ulqin e Kumanovë, Preshevë e Gjakovë, Shkup, Dibër e Kërçovë. Urime ! Urime ! lumja Korçë krenare festën mbarëkombëtare shqiptare ! E juve mësues që na falni diturinë ua puthshim penën e urtësisë! luftëtarëve u puthshim pushkën e lirisë ! e shkollës shqipe ia puthshim shkronjat shqipe !... Autor: Nexhat Mehmedi Ky recital është interpretuar me rastin e ditës së 7-Marsit, nga nxënëset: Fatjona Seferi, Delfina Dehari, Arjeta Selimi, Kaltrina Arifi, Arlinda Seferi, Elmedina Shabani, Lejla Mehmedi, Huma Sejdini.
VOTRA
www.votrasot.net
Sport Mars, 2015
Numri I
Vëllazërimi në ligën e parë, por jo me ç`do kusht Refik ZENKU Pak kush e ka pritur qe Vellazerimi i Kerçoves pasi ia doli te jete pjese e liges se dyte, do te kete suksesin qe arriti ne permbyllje te pjeses se pare , ju rikujtojmë se Vellazerimi pas perfundimit te pjeses vjeshtore ishte i dyti ne tabelen e klasifikimit , ku Shkupi doli i pari me 11 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, ndersa Vellazerimi ishte i dyti me 6 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje dhe 22 pike te tubuara , sa ka edhe Gostivari ne poziten e trete. Ky sukses, duket se e stimuloi kryesine e klubit qe te mobilizohet sa eshte e mundur, qe te kete pergaditje sa me te sukseshme ne pushimin ne mes te dy pjeseve te kampionatit. Sekretari i pergjithshem i klubit te Vellazerimit Xhevdet Dalipi, thotë se suksesi ne nje fare menyre na mobilizoj qe te punojm ne te gjitha frontet. “Ne u munduam qe fillimisht ti
konsolidojmë radhet tona dhe mendoj se ia dolem, krijuam nje ekip qe gezon respekt, pastaj kemi punuar edhe ne fronte të tjera, kemi ndertuar edhe infrastrukturen siç është xhveshtorja e futbollisteve , pastaj vendosem edhe pllakat ne hyrje te objektit dhe hoqem pengesen administrative qe klubit edhe zyrtarisht ti drejtohen me emrin e vertetë”, thotë Dalipi. Si edhe c`do ekip edhe ne synojme qe te kethehemi ne ligen e pare aty ku ishim ne periudhat kur Vellazerimi shkelqente , por ne nuk do të kembengulim me ç`do kusht, sepse ne punojm ne shtigje afatgjata dhe ne interes të klubit, nënvizon Dalipi. Periudha e pare e pergaditjeve u zhvilluan ne qendren rekreative Krushina, para dite ndersa pas dite ne sallen e sportit te shkolles fillore Sande Shterioski te Kerçoves . Faza e dyte u zhvillua ne Oher ku edhe u zhvilluan disa ndeshje kontrolluese. Stervitjet
zhvillohen nen drejtimin e trajnerit Dragan Boceski dhe ndihmësit te tij Sali Kasa. Ekipi eshte perforcuar edhe me emra te rinje qe kanë ardhur ne merkaton dimrore, si Riste Markoski nga Bregallnica, Armend Aliu nga Makedonija GJ.P., Liridon Bajrami nga Shkendija e Haraçines,Valon Zeqiri nga Gostivari, dhe Adis Velija nga Shkendija e Tetoves. Ndeshjen e pare kontrolluese e zhvilloi ne Oher kunder ekipit te Renoves dhe e fitoi me rezultat 3:2, pastaj Vellazerimi-Shkupi 1:2, Vellazerimi-Metalurgu 2:2, Vellazerimi-Javori (Serbi) 0:3 dhe ndeshja ne Manastir ku Vellazerimi fitoi si mysafir me rezultat 0:2, me golat e shenuar nga Agron Zeqiri dhe Valdet Osmani. Vellazerimi duke u bazuar ne punen e deritanishme ne pergaditjet e klubit duket se mjaft i pergaditur do te hyje ne pjesen e dyte te kampionatit por megjithatë kjo do te duhet te deshmohet ne terrenin e gjelbert, sepse simpatizuesit e ketij klubi me te drejte presin qe ti gezoj klubi i tyre i zemres.
Zajazi synon ligen e dyte Refik ZENKU Futbollistet e Zajazit me mjaft sukses e permbyllen pjesen e pare te kampionatit duke dalë te paret, me tre pike para konkurenteve ne ligen e tretegrupi perendim. Ky sukses duket se ishte një motiv shtesë per te qene me kembegules ne fazen pergaditore dimerore te klubit. Faza e pare e pergaditjeve u mbajte ne stadiumin e qytetit ne Kerçove , nen drejtimin e trajnerit Zoran Gjorgjioski, ku vemendja u perqendrua ne pergaditjen fizike te futbollisteve, kurse faza e dyte, po ne Kerçove por kesaj radhe do te kete edhe ndeshje kontrolluese me rivalë te ndryshem. Mbi fazen pergaditore te klubit u pronocua drejtori sportiv i klubit te Zajazit Buletin
Xheladini i cili thotë: ”jemi te kenaqur me ate se si është zhvilluar faza e deritanishme e pergaditjeve, ne kemi ambicije sidomos pas suksesit qe arritem ne pjesen vjeshtore te kampionatit , i kemi vene vetes detyre qe te forcojm radhet ne ato pozita ku kemi konsideruar se kemi nevoje, prandaj kemi edhe prurje te reja edhe ate si Muhamet Ramadani nga Vellazerimi , Valmir Alili nga Drita e Bogovines, Mergim Dani nga Vellazerimi, Belul Nebiu nga Napredoku, Mensur Idrizi nga Drita, Ilir Xhemaili nga Shkendija. Keto prurje, mendojmë se do të na mundesojnë qe te ruajmë poziten e pare e me pastaj nepermjet balotazhit te kethehemi ne ligen e dyte”, shprehet i bindur dhe
30
me plot optimizem Xheladini. Kenaqesinë mbi fazen pergaditore te Zajazit e shprehu edhe futbollisti Flamur Osmani i cili tha se kushtet per kete faze te pergaditjeve jane mjafte te mira dhe mendojmë se te pergaditur do ta presim fillimin e kampionatit, ta ruajmë poziten e pare para konkurentit Kamjanit dhe te plasohemi ne ligen e dyte, shtoi Osmani. Eshte e qarte se Zajazi synon qe te kethehet sa me pare ne ligen e dyte, kjo do te thote te permbyllin kampionatin ne poziten e pare e pastaj nepermjet balotazhit te rikethehet aty ku e ka vendin Zajazi. Deri me tani Zajazi ka zhvillur kater ndeshje me Driten luajti baraz 1:1, Makedonija GJ.P-Zajazi 0:2, Zajazi-Napredoku 2:1, dhe KorabiZajazi 3:1.