REVISTA Votra Numri II

Page 1



VOTRA

www.votrasot.net

Editoriali Prill, 2015

Përshndetje njerëz të gjakut tonë. Nga sot, dritarja e komunikimit të përditshëm jo vetëm për kërcovarët do të jetë portali ynë online www.votrasot.net. P okështu në këtë faqe, gjithashtu për të gjithë lexuesit, vjen edhe revista elektronike mujore “Votra” që do të jetë e shfletueshme online, dhe do të ketë një përmbledhje të artikujve, analizave, komenteve më të mira në lidhje me ngjarjet lokale, nga vendi, rajoni, bota dhe diaspora, që do të publikohen në portalin votrasot.net “Votra” është një vullnet i dalë nga rreth 10 shoqata që veprojnë në Kërçovë, për të bashkuar potencialin e tyre krijues, nën ombrellën e asaj që ne e quajtëm “Votër”, sinonim i një kuvendi në të cilin trajtohen biseda, nga të cilat më pas lindin ide për

Numri II

veprime konkrete si që është rasti i parë i themelimit të revistës mujore si dhe portalit votrasot.net nëpërm jet të cilit do të jemi në kontakt të përditshëm me gjithçka që ndodh me ne dhe rreth nesh, një hapsirë e cila do ti bashkojë njerëzit tanë ku do që i ke mi. Votra do të jetë një revistë e cila do të synojë të nxjerrë në dritë, ngjarje të ndryshme me vlera historike, do të ketë në fokusin e saj ndodhitë mbi aktualitetin, kulturën, arsimin, ekonominë, sportin dhe çështjet shoqërore. Një vend të posaçëm në VOTER, do të ketë mërgata jonë të cilës i bëjmë ftesë vëllazërore për të bashkpunuar me qëllimin e vetëm që të ngrejmë sa më shumë ura komunikimi mes gjakut që kemi jashtë dhe pjesës tjetër që jetojmë në atdhe. Qëllimi parësor i revistës

Në këtë numër do të lexoni: Pse heshtet diskriminimi i gjuhës shqipe?!

6

është trajtimi i çështjeve të rëndësishme nga thesari i vlerave kombëtare, historike dhe kulturore të popullit shqiptar në Kërçovë dhe rrethinë. Përmes faqeve të saj, synohet të afirmohet mendimi humanist, dija dhe idetë, të cilat do të kontribuojnë në përparimin e qenjes sonë kudo që ato jetojnë. Një hapsirë të rëndësishme në këtë revistë, do të ketë institucioni i komunës sonë të Kërçovës, të cilën e fituam bashkërisht dhe për të cilën duhet kujdesur bashkërisht, për ta ruajtur e për ta patur tonën. Ne, anëtarët e redaksisë, Komuna, Këshilli dhe strukturat tjera, presim bashkëpunim të ndërsjellë dhe mbështetje e cila besojmë se nuk do të na m u n g o j ë . Në revistën “Votra” dhe portalin votrasot.net, do të

percillen dhe do të studiohen proceset shoqërore në lëminë e qeverisjes lokale, në sferën e arsimit, kulturës, sportit, problemeve sociale dhe ekonomike, e në veçanti e të asaj me karakter informativ kombëtar si dhe do të bëhen orvatje që të bashkohen fuqitë kreative me qëllim të ndriçimit të hapësirës sonë dhe me idenë për të ndikuar në klimën krijuese intelektuale, që t’i shqyrtojmë çështjet që kanë të bëjnë me gjendjen këtu dhe ndërlidhjet e pjesëve të popullit tonë kudo që i kemi. Ashtu sikurse vetë votra jonë që është shekullore, urojmë që dhe ky portal dhe revista “Votra” të kenë po kaq jetëgjatësi në veprimtarinë e tyre.

Nga redaksia “Votra””

Redaksia Drejtor : Bajram Çupi Kryeredaktor: Shaban Dalipi Redaktor: Bekim Adili

Arsimi në Kërçovë, drejt zhvillimit apo drejt shkatërrimit ?!!!

8

Koordinator: Naim Zenku Lektor: Nexhat Mehmedi Përpunimi kompjuterik: Ajet Rexhepi

Sa është e vjetër shqiponja dykrenare e shqiptarëve Kërpudhat e hajshme dhe helmuese

Fillon liga futbollistike komunale e shkollave të Kërçovës

14 20 30

Bashkpuntorë: Avzi Mustafa, Salije Sadiku, Sami Dalipi, Faton Jusufi, Merita Adili, Him Koça, Nazif Selimi, Ilmi Veliu, Besfort Imeri, Blerim Ramadani, Gafurr Ajruli , Begzat Rrahmani, Nebi Bilalli, Mide Nexhipi, Xhevdet Ukalli, Gëzim Qerimi, Bejtulla Emini, Shkumbin Rrushaj, Remzi Mehmedi, Nexhat Mehmedi, Refik Zenku, Shoqata USKANA SHBA, Shoqata Kërçova Zvicer, Shoqata Kërçova Vienë, Shoqata Kërçova Gjermani dhe shoqatat tjera Kërçovare ne Diasporë. www.votrasot.net email: votrasot@gmail.com

3


VOTRA

www.votrasot.net

Retrospektiva mujore Prill, 2015

Numri I

...

...

Ministri Ademi do të ndihmojë projektet arsimore në Kërçovë

Varroset veprimtari i njohur Ruzhdi Veliu-Jehoni

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdylaqim Ademi vizitoi komunën e Kërçovës dhe gjatë takimit me kryetarin e komunës Fatmir Dehari bisedoi për gjendjen aktuale në shkollat e rajonit të Kërçovës dhe projektet që do t’i mbështesë Ministria gjatë periudhës që vjen.Në konferencën e organizuar menjëherë pas takimit me kryetarin e komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, ministri Ademi, theksoi se në këtë takim të realizuar në dy vjetorin e fitores historike në Kërçovë, ka biseduar për temat e arsimit, konkursin e ardhshëm për arsim të mesëm, infrastrukturën shkollore si dhe për specifikat e kësaj komune dhe borxhet e trashëguara shkollore, të cilat siç tha ai, me angazhimin e kryetari Dehari, janë ulur për 450 mijë euro.

Në varrezat e fshatit Kollarë të Kërçovës, u varros veprimtari Ruzhdi Veliu. Për t’i dhënë lamtumirën e fundit, djaloshit që bëri bujë me aktivitetet e tij në LPK dhe në përgatitjen e luftës popullore si dhe pjesëmarrësit në aksione të ndryshme deri në vitin 2001, kishin ardhur miq e shokë dhe bashkëveprimtarë nga të gjitha viset shqiptare.

Ndërkaq kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, nënvizoi se përpjekjet e vazhdueshme për të ndryshuar situatën aktuale në fushën e arsimit, kulmuan me uljen e borxheve të trashëguara nga qeverisja e kaluar. Nga ministri Ademi, tha ai, kemi marrë vërejtjet dhe sugjerimet për të ndikuar në cilësinë e arsimit si dhe mbështetjen për rikonstruimin e objekteve shkollore. Kryetari Dehari foli edhe për projektet e realizuara gjatë periudhës dy vjeçare të qeverisjes me komunën e Kërçovës, me ç’rast potencoi se brenda këtij harku kohor janë realizuar një varg projektesh infrastrukturore, ku veçohen ujësjellësi regjional i Zajazit, bulevardi i qytetit me gjithë infrastrukturën nëntoksore si dhe projekte të tjera nga fusha e sportit dhe kulturës, duke shtuar se gjatë periudhës që vjen në këtë komunë do të realizohen edhe shumë projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune.

... Nxënësit e shkollave të mesme të Kërçovës protestuan kundër lëndës së matematikës në maturën shtetrore Përmes marshit protestues, nxënësit e shkollave të mesme “Drita” dhe “Mirko Mileski” në Kërçovë, shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me përfshirjen e lëndës së matematikës si lëndë obligative në maturën shtetërore. Ato kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që të tërhiqet medeli i ri i maturës shterore sepse ky koncept, sipas tyre prodhon strese e jo efekte pozitive për nxënësit. Por nga ana tjetër, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdulaqim Ademi, gjatë vizitës së tij në komunën e Kërçovës, nënvizoi se lënda e matematikës do të jetë obligative për gjimnazistët, por jo edhe për nxënësit e shkollave të mesme profesionale dhe të arteve të cilët matematikën do ta kenë lëndë zgjedhore. Ministri Ademi, bëri të ditur se matematika e nivelit bazë, në maturën shtetrore, do t’u shërbejë atyre në përforcimin e kapaciteteve të dijes dhe do të jetë një përparësi për t’u regjistruar në universitetet e vendit dhe të huaj.

Ruzhdi Veliu, i njohur me nofkën Jehoni që në moshë të re ishte kyçur në aktivitetet e LPK-së. Ai ishte bashkuar në veprimtarinë ilegale të asaj kohe që më vonë të jetë pjesë e përgatitjes së luftërave që do të pasonin dhe pjesëmarrës në aksionet e guximshme guerilase në zonën e dytë operative, tha në referatin kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ruzhdi Veliut, bashkëveprimtari dhe nipi i tij, Fatmir Limani i cili shtoi se misioni i Jehonit, vazhdoi në mënyrë intenzive, deri në vitin 2001, kur ai kidnapohet nga forcat policore si veprimtar i guximshëm dhe vëlla i Fazli Veliut. Në emër të familjes dhe në emër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, të pranishmive në ceremoninë mortore, iu dretua lideri i BDI-së Ali Ahmeti i cili potencoi se pas shumë vitesh të pritjes, ne sot realizojmë një amanet të nënës së Ruzhdiut, që ai të prehet pranë saj, e përcjellim që të prehet në përjetësi, pranë Fazli, Hazem e Kasum Llanit dhe trimave të tjerë të kësaj familje që kanë derdhur gjakun e tyre në luftërat e përgjakshme për idealet e lirisë. Për t’i shprehur ngushllime familjes Veliu, kishin ardhur edhe familje dëshmorësh, bashkëveprimtarë të Ruzhdiut nga të gjitha trevat shqiptare,

4


VOTRA

www.votrasot.net

Retrospektiva mujore Prill, 2015

Numri II

... Ambasadori austriak në Kërçovë, promovon librin për arkitektin Karl Gega Ambasadori austriak Tomas Mihael Baier u takua me kryetarin e komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, me të cilin ndërsa kujtime mbi veprën e tij sollën Bardhyl Llagami, babai i komandant Shpendit, Xhemë Jashari, vëllai i komandantit legjendar Ismet Jashari, kryetari i LPK-së, Emrush Xhemajli si dhe kryetari i Unionit të studentëve të USHT.

... Projekti ““Frymëzo pjesëmarrje rinore” vjen edhe në Kërçovë Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë në kuadër të implementimit të projektit “Frymëzo pjesëmarrje rinore” organizoi Ditë të hapur rinore, edhe në Kërçovë, ku të rinjtë dhe organizatat rinore patën mundësinë të njihen dhe të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Eventi që u realizua, ishte pjesë e fushatës promovuese të Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë ku informoi sektorin qytetar, institucionet dhe publikun e gjerë, posaçërisht të rinjtë për idenë dhe punën e këshillit, si dhe për dobitë nga kyçja në këtë strukturë të organizuar.

...

bisedoi për rrjedhat e përgjithshme të

U shënua 70 vjetori i themelimit të Kryqit të Kuq të RM-së

vendeve dhe segmentet afariste që

bashkëpunimit ekonomik në mes dy

Në mënyrë solemne u shënua 70 vjetori i themelimit të Kryqit të Kuq në Kërçovë me ç’rast sekretari i kësaj organizate Besnik Selimi shpalosi veprimtarinë e deritanishme dhe bashkëpunimet që rezultuan me një mori aktivitetesh humanitare. “Shpërblimi më i rëndësishëm të cilin e ka fituar kjo organizatë është falenderimi i përditshëm i mijëra njerëzve të cilët marin ndihmën e nevojshme nëpërmjet Kryqit të Kuq. Shënimi i këtyre ngjarjeve jubilare për respekt është nxitja dhe sfidat e Organizatës për hapa të mëtutjeshme zhvillimore, në mbrojtjen e dinjitetit gjatë aktiviteteve në kuadër të misionit dhe vizionit të proklamuar human”, potencoi sekretari Besnik Selimi. Me këtë rast u ndanë edhe mirënjohje për institucionet dhe organizatat që kanë dhënë kontribut në veprimtarinë e Kryqit të Kuq.

5

kanë shtrirje edhe në Kërçovë. Austria, tha ambasadori Baier, ka një program investues në Maqedoni, dhe këto investime vetëvetiu prekin edhe komunën tuaj e cila edhe gjatë periudhës që vjen do të jetë në axhendën investuese të shtetit austriak. Pas këtij takimi, ambasadori austriak Tomas Baier, i shoqëruar nga kryetari Dehari, mori pjesë në promovimin e librit mbi veprimtarinë e projektuesit të njohur Karl Gega, i cili u organizua në ambientet e fakulteteve të USHT-së, në Kërçovë.


VOTRA

www.votrasot.net

Opinion Prill, 2015

Numri II

Pse heshtet diskriminimi i gjuhës shqipe?! Shaban DALIPI Në disa institucione dhe ndërmarrje publike, gjuha shqipe anashkalohet, ndonëse ajo është gjuhë zyrtare që e përdorë pjesa dërrmuese e popullatës në komunën e Kërçovës dhe përdorimi i saj është i garantuar me normativat ligjore dhe kushtetutën e re, të bazuar në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, por disa institucione dhe ndërmarrje publike e injorojnë atë, edhe në nivel lokal ku shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të popullatës së kësaj ane. Të gjithë shpresuam se injorimi i gjuhës shqipe do të merrte fund, me përcaktimet ligjore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ku në mënyrë të qartë definohet edhe përdorimi obligativ i gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni. Këto shpresa, u përforcuan edhe më tepër, me fitoren historike që solli në krye të komunës së Kërçovës kandidatin e shumicës dhe ndërpreu padrejtësitë shumëvjeçare të praktikës paradoksale, të qeverisjes së pakicës maqedonase me shumicën shqiptare. Por këto shpresa, u këthyen në një zhgënjim të pa perceptueshëm për shqiptarët autokton të këtij rajoni. Historia diskriminuese ndaj gjuhës shqipe ka filluar prej shumë kohësh, por kësaj radhe do të marrim në trajtim, periudhën e viteve të fundit, ku janë konstatuar shkelje ligjore dhe urrejtje të dukshme ndaj gjuhës që ka status zyrtar të përdorimit.

mbajtë në fshatin Izvor , një fshat që i takon komunës së Kërçovës. Në hapsirat ku organizohej ky solemnitet, u vërejtën mbishkrime në gjuhën maqedonase, angleze dhe kineze por jo edhe në gjuhën shqipe, gjuhën që e flet pjesa dërrmuese e popullatës në komunën e Kërçovës. Ky veprim përbuzës nuk është i pari dhe as i fundit që manifestohet në hapsirat tona dhe për të cilin duhej një reagim shumë i fuqishëm nga strukturat e pushtetit qëndror, dhe jo të mbetej vetëm me reagimin e kryetarit të komunës së Kërçovës, një reagim i cili në atë kohë, nuk gjeti edhe aq hapsirë mediale tek mediat në gjuhën maqedonase. Ky rast ofendues për gjuhën shqipe, ngjalli reagime të shumta tek opinioni shqiptar, por as që u morë në trajtim tek mediat maqedonase, të cilat dijnë të bëjnë shumë zhurmë edhe në rastet kur nuk kanë të drejtë, por heshtin kur injorohet gjuha shqipe dhe nderohet kinezishtja për shkak të prezencës së 20 kinezëve në këtë eveniment inaugurues. Gjuha shqipe vazhdon të përbuzet edhe në disa institucione dhe ndërmarrje publike që veprojnë në komunën e Kërçovës. Përbuzje totale të gjuhës shqipe kemi në njësinë e Regjistrit Qëndror, në bibliotekën e qytetit “Koço Racin”, në Pallatin e Kulturës, në Ndërmarrjen për Çështje Banesore dhe në NP “Pyjet e

Urrejtja e madhe ndaj shkronjave shqipe u vërejtë gjatë ceremonisë që shënoi fillimin e punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër-Strugë, që u

6

Maqedonisë”, ku nuk ka asnjë mbishkrim në gjuhën shqipe, as në ambientet e jashtme e as në ato të brendshme ku shënohen sektorët e shërbimeve për qytetarët. Këtu, e drejta e komunikimit në gjuhën shqipe, anashkalohet skajshmërisht, të gjitha dokumentet, kërkesat, vërtetimet apo formularët e aplikimit, janë vetëm në gjuhën maqedonase. Anashkalimi i gjuhës shqipe, respektivisht mosrespektimi i ligjit, është përgjegjësi e organeve përkatëse në nivel qëndror dhe lokal dhe ato detyrimisht duhet të jenë në funksion të obligimeve të tyre ligjore dhe kushtetuese për vendosjen e gjuhës shqipe në rangun që i takon. Mjerisht për këto shkelje ligjore, nuk kërkohet llogari, e as nuk merren masa, prandaj edhe përbuzja e shqiptarëve dhe gjuhës së tyre vazhdon edhe në ditët e sotme, pa ndryshuar asgjë nga e kaluara, si në aspektin e veprimit obligativ ligjor, po ashtu edhe në mënyrën e sjelljes, zgjatime këto të logjikës së dominimit të maqedonasve ndaj të tjerëve që nuk çrrënjosen edhe në ditët e sotme.


VOTRA

www.votrasot.net

Analiza ekonomike Prill, 2015

Numri II

Pasiguria dhe sigurimi Mr.Besfort IMERI

Tregu i sigurimeve është një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit financiar në çdo vend. Në të përfshihen shoqëri sigurimesh me investitorë vendas dhe të huaj të cilët, realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo bizneseve, nëpërmjet marrjes së polisës. Duke ditur që e ardhmja është e pasigurt, ndërsa jeta mjaft dinamike dhe me shqetësime të shumta, marrja e polisës se sigurimit ofron nje siguri ekonomike dhe financiare, si dhe paraqet një nga mjetet më te mira për menaxhimin me rrezikun që mund të përballemi në jetën e përditshme. Kompanitë e sigurimit ofrojnë sigurimin e pasurive të ndryshme që posedohet nga personat fizik apo juridik, si sigurimi i automjeteve, kasko, sigurimi i pronave, shëndet në udhëtim, etj. apo siç njihet ndryshe sigurim jo-jete. Duke ndjekur trendin e zhvillimit të sektorit të sigurimeve në botë, edhe në Maqedoni, disa kompani sigurimi kanë filluar të ofrojnë sigurim jete, qe i ofrohet vetëm personave fizikë që kanë marrë polisën e sigurimit, dhe në rast të vdekjes së tyre, atëherë një individ tjetër i percaktuar nga i siguruari, merr një shumë të kontraktuar në polisë. Në Maqedoni veprojnë 15 kompani të sigurimit, nga të cilat 11 janë për sigurim jo-jete dhe 4 për sigurim jete. Në bazë të strukturës dhe ndarjes së tregut, mund te themi se sektori financiar i sigurimeve në Maqedoni është mjaft konkurues, ku asnjëra kompani nuk është dominuese në treg dhe kjo tregon se kompanitë

nëpërmjet ofertave të tyre atraktive mundohen të mbjanë klientët e tyre. Në bazë të kapitalit themelues, mund të themi se nga të gjitha këto kompani, vetëm njëra është me kapital vendas, kurse të gjitha të tjerat janë me investitorë të jashtëm. Nëse kompanitë e sigurimit mbajnë paratë tuaja për primin e paguar që i takon mbulimit të rreziqeve për periudhën e ardhshme, atëherë lind pyetja se kush i kontrollon kompanitë e sigurimit, si pjesë e sektorit financiar ne vend?! Për këtë qëllim është themeluar Agjensioni për Supervizion të Sigurimeve, i cili nëpërmjet disa ligjeve rregullon këtë sektor dhe obligon të gjithë kompanitë që të dergojnë raporte mujore, 3 mujore, 6 mujore dhe vjetore, në të cilat do pasqyrohen të gjithë kontratat e nënshkruara dhe puna e tyre. Gjithashtu Agjensioni ka të drejtë të kryej kontrolle direkte në lokacionet e kompanive të sigurimit për të vlerësuar respektimin e normave ligjore, me çka edhe mbron interesat e klientëve. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nuk njohin rregullat themelore dhe të drejtat e tyre qe ua garanton ligji, gjatë aksidenteve apo dëmeve të ndryshme, andaj jo rrallë herë mund të jenë edhe viktimë e kompanive të sigurimit. Andaj, fillimisht duhet të kemi kujdes gjatë nënshkrimit të polisës (kontratës). Nënshkrimi nënkupton pranimin dhe respektimin e të drejtave dhe detyrimeve për të dyja palët, andaj fillimisht duhet lexuar dhe kuptuar mirë kontrata. Nëse pala e siguruar pëson dëm, atëherë ata duhet në afat prej 3 ditëve të paraqesin dëmin deri te kompania e sigurimeve, e cila ka për detyrë të dërgojë vlerësues dhe brenda 15 ditëve të këthejë përgjigje me shkrim për shumën e vlerësuar të dëmit. Nëse klienti nuk është i kënaqur nga shuma e ofruar për dëmin, ka afat prej 8 ditëve të bëjë ankesë deri te kompania, e cila më pas e kalon lëndën në shkallën e dytë të vendimmarrjes mbrenda kompanisë. Kompania është e detyruar që mbrenda

7

30 ditëve t’i këthejë përgjigje se ka ndryshuar ofertën ose oferta mbetet e njejtë dhe nuk sheh arsye për rritje te saj. Nëse klienti përsëri nuk është i kënaqur, atëherë ai mund të paraqitet te Agjensioni për Supervision të Sigurimeve, të cilët do thërasin palët dhe do ndërmjetësojnë për shumën e dëmit. Zakonisht në këtë fazë palët dakordohen, mirëpo nëse nuk gjejnë gjuhë të përbashkët, atëherë klientëve u jepet e drejta e zgjidhjes së çështjes nëpërmjet organeve gjyqësore. Në fund, mund të themi se marrja e polisave te sigurimit nuk paraqet shpenzim por është investim, duke na dhënë mundësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të rrezikut. Edhe pse ofertat e kompanive të sigurimit janë nga më të ndryshmet dhe dita ditës po rriten dhe përmirësohen, duke ia përshtatur kërkesave dhe nevojave të klientëve, megjithatë përsëri më të shitura mbeten sigurimet e detyrueshme, gjegjësisht sigurim nga autopërgjegjësia dhe kartoni i gjelbert. Duke patur parasyshë trendin e vendeve Europiane, ku sigurimet vullnetare marrin pjesë afër 80% dhe ato të detyrueshme 20% nga portfolioja e përgjithshme, në Maqedoni sigurimet vullnetare marrin pjesë me 56% kurse ato të detyrueshme afër 46% nga portfolioja e përgjithshme. Sigurimet e pronave, paisjeve dhe pasurive të ndryshme në bazë vullnetare, është akoma në nivel të ulët, edhe pse me trend rritës, andaj kompanitë duhet të punojnë në mënyrë intensive në ngritjen e vetëdijes dhe edukimin e klientëve për të menaxhuar riskun, duke marrë sigurimet vullnetare.


VOTRA

www.votrasot.net

Arsimi ne fokus Prill, 2015

Numri II

Arsimi në Kërçovë, drejt zhvillimit apo drejt shkatërrimit ?!!! Salije SADIKU Ekspertët e fushës së arsimit në Maqedoni, me faktet dhe argumentet e tyre, kanë konstatuar se viteve të fundit, arsimi është devalvuar në një masë të madhe. Dhe duke u nisur nga zhvillimet devijuese të formave të ndryshme, tashmë lehtë mund të vihet në konstatimin se arsimi në Maqedoni shkon drejt shkatërrimit, pasiqë sot me shum vlerë kanë numrat (notat) ose letra se sa dija. Sot ne jemi dëshmitarë të reformave të mëdha, por njohësit e fushës së arsimit pohojnë se këto reforma kanë më tepër efekte negative se sa pozitive. Thuhet se fillesat e këtyre ndikimeve, nisin me ligjin për shkollim të mesëm të detyruar, për të lëvizur më vonë, drejt reformës që vendosi testimin ekstern, të cilit së fundmi i shtohet edhe futja e matematikës si lëndë obligative në provimin shtetror. Këto reforma në fushën e arsimit, janë kundërshtuar nga qarqe të ndryshme arsimore por edhe nga vetë nxënësit, të cilët përmes protestave të organizuara, i kanë shfaqur reagimet e tyre, për reformat që ato i kanë cilësuar si të mbrapshta. Lidhur me këto zhvillime, për lexuesit e revistës “Votra” ju sjellim prononcimin e drejtorit të shkollës së mesme “Drita” Nebi Bilalli. “Vlerësimi ekstern është katastrofa e radhës që i ndodh arsimit pas gjimnazit të detyrueshëm në vendin tonë. Në të kaluarën nuk kishte vlerësim ekstern, por kishte arsim më cilësor që mbështetej në stimulimin dhe motivimin e arsimtarëve, nëpërmjet konceptit rrogë e lartë, motivim i shëndoshë”, thotë drejtori Bilalli. Ndërsa kolegët e mi sindikalistë arritën të shmangin dënimet e veta, madje edhe duke u shpërblyer, për vlerësimin ekstern fare "nuk e vunë ujin në zjarr” zjarrin në ujë". Ndërsa për sa i përket lëndës së Matematikës në Maturën Shtetërore, për atë jam dakord

dhe vlerësoj, që të mbetet si lëndë e tretë e detyrueshme, vetëm për nxënësit e drejtimit matematikonatyror, ndërsa për të tjerët të jetë me zgjedhje, ashtu siç është tani, nënvizon Bilalli. Thuaj se çdo shkollë në perendim është e pajisur me kabinete, ndërsa në shkollat tona ato janë ardhur para disa vitesh. Gjimnazi "Drita" ka disa kabinete edhe atë: Kabineti i Informatikës, me mbi 25 kompjuterë, kabineti i Farmacisë i pajisur mirë me gjithçka që i nevojitet një kabineti të tillë, duke filluar nga epruvetat e ndryshme e deri te bombolat e gazit, të nevojshme këto për mësim kabinetik, pastaj kemi kabinetin e Artit Muzikor, kabinetin e

8

Elektroteknikës, kabinetin e Makinerisë dhe kabinetin e Biologjisë. Ndërsa nxënësit e Mjekësisë pjesën praktike e bëjnë te Spitali i Kërçovës. Përjashto kabinetin e Informatikës dhe atë të nxënësve të Mjekësisë, kabinetet tjera të lartëpërmendura janë hapur pas ardhjes time në postin e drejtorit” , thotë drejtori Nebi Bilalli Një tjetër brengë nëpër shkollat e vendit tonë, është edhe ajo se, jo gjithmon ne marrim lëndën e duhur nga profesori i duhur për atë lëndë, kjo të paktën na ka ndodhur të gjithëve, psh. profesori i matematikës të na jep Fizikë, Vizatim etj etj. Këtë gjë nuk e mohon as drejtori i gjimnazit “Drita” i cili potencon, “Jo, me plot gojë mund të mohoj se në Gjimnazin tonë nuk ka asnjë kuadër arsimor, që nuk kanë përgatitjen e duhur, pra përkatëse të arsimit, apo lëndës që e ligjëron” Por shtrohet pyetja, përse ndodh kjo , ku qëndron faji, te politizimi i arsimit apo në dicka tjetër . Ai shton se situata në gjimnazin tonë është e mirë, por ka edhe shumë për t'u bërë, pas atyre intervenimeve në infrastrukturë, për të cilën jeni dëshmitarë edhe ju, por edhe për të gjithë ata miopë, që mbase nuk duan të shohin siç


VOTRA

www.votrasot.net

Arsimi ne fokus Prill, 2015

duhet, ndërsa për punët tjera do të vijnë edhe rezultatet përkatëse. Nëpër disa shkolla të mesme shqipe në Maqedoni nxënësit mbajnë uniforma, por ka edhe nga ata që nuk e kanë vendosur një regjim të këtillë, siç është edhe shkolla e mesme ”Drita“. Uniforma e nxënësve është në favor të organizimit më të suksesshëm të procesit arsimor, sepse ajo e identifikon nxënësin nga të tjerët duke ndaluar të tjerët që të futen në objektin e shkollës. Në mungesë të uniformave të nxënësve në gjimnazin tonë mund të hyje kush të dojë, sepse nxënësit nuk dallohen nga të tjerët. Në ambientet shkollore mund të hyjnë pahetueshëm, edhe shitës narkotikësh. “Situata e sigurisë në Gjimnazin tonë lë shumë për të dëshiruar. Për fat të keq këtu mund të hy gjithkush, jo vetëm si pasojë e mospasjes së uniformave nga nxënësit tanë, por edhe si pasojë e mospasjes së sigurimit ditor. Besoj se shumë shpejt edhe këtë çështje ta rregullojmë, në bashkëpunim të plotë edhe me Këshillin e Prindërve. Jam optimist se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti me mirëkuptimin e prindërve,

Numri II

arsimtarëve dhe drejtorisë së shkollës, ndryshe kjo nismë nuk mund të realizohet”, vlerson Bilalli. Uniforma në shkollat tona është e domosdoshme sepse veshja “moderne” e nxënësve sjellë devijime tek gjeneratat e reja. Veshja e nxënësve duhet të jetë e përshtatshme dhe detyrimisht të dallohet nga veshja e të rinjëve që mund ti shohim në kafiteri dhe lokale nate. Dhe kjo vlen edhe për pedagogët të cilët duhet të vishen në mënyrë konvencionale. Një shqetsim tjetër është prania e nxënësve nëpër kafiteritë e qytetit ku pihet cigare dhe alkool, madje edhe lëndë narkotike. Përgjegjës për këtë situatë, janë të gjithë, por përgjegjsia më e madhe bie mbi prindërit, vlerson drejtori Bilalli . “Faji është i gjithë neve, kërkoj ndjesë, por faji parësor është i prindërve që nuk i kontrrollojnë fëmijët e tyre, pastaj radhiten mësimdhënësit të cilët duhet tu flasin më tepër dhe më shpesh nxënësve për anët negative të pirjes së alkoolit dhe duhanit, por edhe të kanabisit. Me keqardhje më duhet të konstatoj se gjithnjë e më shumë rritet numri i gjimnazistëve tanë, që konsumojnë

9

lëndë narkotike. Për këtë jemi duke marë disa hapa me Këshillin e Prindërve dhe Stacionin Policor në Kërçovë, për rezultatet e të cilit bashkëpunin do të njoftohen të gjithë palët e kyçura në këtë situatë. Kafitetitë rreth e përqark Gjimnazit tonë duhet më shpesh të frekuentohen edhe nga organet kompetente të inspektimit, por pse jo edhe nga prindërit, pse të mos shohin se ku i kanë vajzat dhe djemtë dhe çfarë u pijnë dhe çfarë u hanë, kur ikin nga orët mësimore”,thekson drejtori i shkollës së mesme “Drita” Nebi Bilalli. Arsimi ne vendin vendin tonë karakterizohet me shumë parregullsi. Bashkë me to vijnë edhe shqetsimet nga dukuritë negative që kanë filluar të prekin moshat rinore. Masat për tu përballur me këto situata të pa lakmueshme janë të domosdoshme. Por në angazhimet për shmangien e këtyre devijimeve, nuk duhen kyçur vetëm institucionet shkollore. Në këtë sfidë, patjetër duhet të përfshihen edhe institucionet e pushtetit lokal dhe atij qëndror, mediat dhe shoqatat joqeveritare që veprojnë në këto hapsira.


VOTRA

www.votrasot.net

Fokus Prill, 2015

Numri II

Kalaja, si një kurorë mbi qytetin tonë Merita ADILI Të rrallë janë qytetet që e kanë Kalanë në mes të vendbanimeve. Qyteti ynë shfaqet si një monument me vendëndodhjen e saj nga Kalaja jonë. Këtë fat e ka qyteti i Kërçovës, ku nga qendra ngjitesh direkt në Kala e cila qëndron sipër,si një kurorë e mbuluar nga pluhuri i harresës së pushteteve lokale të këtyre 20 vjetve, por e pashlyer nga memoria e qytetarëve të këtij vendi, të cilët sidomos moshat pak më të vjetra e kujtojnë me shumë nostalgji, duke e cilësuar atë se dikur ishte një kurorë e stolisur mbi këtë qytet e cila qëndronte përplot gjelbërim, mozaik lulesh, pemësh, shetitoresh dhe jo rrallë herë shërbente edhe për organizime të manifestimeve të ndryshme kulturore. Por gjendja në të cilën e trashëgoi pushteti aktual i Komunës sonë, ishte jo vetëm e shkatrruar por dhe e poshtëruar nga mënyra se si është lënë Kalaja në mëshirën e keqbërësve, të cilët thuajse

gjithçka në këto 20 vite kanë shkatërruar. Vënja dorë nga komuna në rregullimin e trotuarëve është një pikënisje e cila ka ngjallur shpresën tek banorët e këtij qyteti se nëpërmjet sistemimit të Kalasë, ajo do t’i këthejë një pjesë të dinjitetit të munguar qytetit tonë. Një vend në të cilin nëpërmjet natyrës së qetë dhe të pastër, aktivistëve, shoqatave dhe shoqërisë civile, mund t’ju vinte në ndihmë edhe një projektim teatri gjysmë i hapur, nga ku do të mund të zhvillonin aktivitetet e tyre artistët e pikturës, poetët e krijuesit e ndryshëm, të cilët do të shfaqnin traditën, kulturën, historinë e lavdishme me të kaluarën e begatshme, me pozitën gjeografike e pamjen karakteristike të këtij vendbanimi pellazgo - iliro shqiptar. Nga kjo Kala e lashtë, historia e këtyre vendbanimeve do të mund të rrëfehet si një libër nga një cicëron i punësuar, nga ky tempull, qyteti ynë do të mund të vronjtohet si një pikturë e ku

10

kjo pasuri mund të shndërrohet në një simbol të qytetit tonë. Thënë ndryshe, rregullimi i kësaj Kalaje do të mund t’ju jepte mundësi, në mungesë të hapësirave për fëmijët, që ato të mund të argëtohen në kënde të ndryshme lojrash që mund të vendosen aty,që moshat e vjetra të çlodhen, që të rinjtë të kenë terenet e tyre të vogla sportive për rekreacion e që qytetarët e tjerë t’i fisnikërojë ambienti që mund të projektohet për të qenë kjo hapsirë shumë funksionale duke planifikuar bare e restorante në përputhje me natyrën dhe arkitekturën e saj. Së fundi,na ngelet të shpresojmë që me rregullimin e saj, qyteti ynë nga Kalaja të shfaqet si një monument emblematik e ku stolia e saj të ketë pamjen e një kurore të artë, e cila do të qëndrojë mbi Uskanën tonë të lashtë që është dhe sinonim i një bukurie dhe fisnikërie e botës femërore.


VOTRA

www.votrasot.net

Trashëgimi kulturore Prill, 2015

Numri II

Vallet popullore në rrethinën e Kërçovës Sami DALIPI

Vallet zënë një vend të rëndësishëm në folklorin tonë koreografik. Populli ynë, edhe përmes valleve ka pasqyruar nuansa të ndryshme të realitetit shoqëror dhe jetësor. Ai ka shprehur në valle momentet më të gëzuara, më të rëndësishme, pastaj edhe më të pikëlluara të jetës, si dhe një mori dokesh dhe motivesh tradicionale. Sidoqoftë, populli vallet, si shprehje e ndjenjave të gëzimit i ka manifestuar nëpër kohë të ndryshme duke i zbatuar ato edhe në momentet më të vështira të jetës. Duke kaluar vallet nëpër kohë të ndryshme janë përkryer dhe, siç na është e njohur, se sa më shumë kohë të kalojë një gjini folkorike aq më e përsosur bëhet - merr formën nga koha. Motivi i valleve është i ndryshëm. Në to shfaqen ndjenja lirike me motiv erotik, të kurbetit dhe patriotik. Vlen të theksohet se në valle gërshetohen elementet lirike, epike dhe dramatike. Vallet, kryesisht , ndahen në dy grupe, edhe ajo në bazë të gjinisë: valle të burrave dhe të grave. Që në fillim, për këtë ndarje të valleve, duhet të ndalemi në atë se gruaja dhe burri, respektivisht mashkulli dhe femra, gjatë tërë formacioneve shoqërore deri në pluralizëm nuk i kanë pasur të drejtat e barabarta. Kjo gjë ka kushtëzuar edhe një ndarje të këtillë, sepse ky diferencim ka prekur edhe në të pasqyruarit e valleve, ngase këto (kup. vallet) nuk mund t’i kuptojmë jashtë bashkëjetesës së relacionit mashkull-femër. “Ky veçim i valleve sipas seksit është një nga shfaqjet e dasisë dhe pabarazisë së gruas me burrin, e pasqyruar nëpërmjet artit të kërcimit, zakon ky që na u trashëgua brez pas brezi, që nga ajo kohë në të cilën një dijetar shkruante: ”Antagonizmi i parë i klasave në histori vjen në një kohë me zhvillimin e antagonizmit midis burrit dhe gruas në monogami, dhe shtypja e parë klasore bie në një kohë me skllavërimin e seksit femror nga ai mashkullor”. Prandaj, pikërisht ky është rrjedhimi i ndarjes së sipërshënuar të valleve, sepse tani në epokën e pluralizmit ky diferencim

po zvogëlohet dhe është në humbje e sipër, gjë që duket në kombinimin e valleve: meshkuj dhe femra. Pra, transformimi i jetës shoqërore, dhe barazia e të drejtave të gruas dhe burrit, bëjnë që gruaja edhe vallen ta integrojë në një me burrin. Në rrethinën e Kërçovës vallet e burrave dallohen shumë nga vallet e grave, andaj do t’i marrim në veçanti për të parë më mirë veçoritë e tyre. VALLET E BURRAVE

majtën e vë në bel ose me të do të mbajë edhe ai ndonjë shami a faculetë, por disa herë ai mban bajrakun (flamurin). Si të mbarojë një valle, tjetra do të fillojë menjëherë nga valltari pasues. Është me rëndësi të theksohet se ka mbetur si traditë jo e mirë që instrumentistëve, valltari që ka hequr vallen( kur të mbarojë) t’u japë bakshish, sipas mundësisë si shenjë se e kanë përcjellë mjaft mirë. Instrumentistët pothuaj i dinë të gjitha vallet, prandaj valltarët vetë porosisin sipas dëshirës së tyre. Prindërit kanë interesim të madh që fëmijët e tyre t’i mësojnë të luajnë valle. Kjo për ata është edhe si njëfarë mburrje. Fenomeni valle çmohet aq sa ndodh që për shkak të kërcimit të bukur, në valle të lindë dashuria e vajzës për djalin që e sheh duke vallëzuar, ose kur kalon rrugës ose nga dritarja. Një ndikim jo të vogël që valltari të ketë kujdes gjatë heqjes së valles (vallëzimit) luajnë edhe shikuesit, gjegjësisht populli që është aty në prani — edhe ata e përjetojnë vallen pothuaj njëlloj sikur të merrnin pjesë edhe vetë dhe kështu marrin qëndrime të ndryshme ndaj valltarëve duke thënë “e dredh” ,”e tret” , ”s’prek më këmbë” etj. Në këtë kontekst duhet përmendur se varësisht prej valltarit edhe instrumentistët do të marrin qëndrim të atillë. Kur valltari di të kërcejë bukur, edhe muzika është më e gjallë e ritmike, përkundrazi kur valltari nuk do të lozë bukur ndjehet, një jodisponim i instrumentistëve për ta përcjellë (humbet kurreshtja e shikuesve).

Vallet e burrave, ndryshe nga ato të grave, karakterizohen me një mori dallimesh si në të interpretuar, në dinamizmin dhe ritmin e gjallë, ashtu edhe nga disa aspekte të tjera. Burrat, valle luajnë nëpër dasma, me rastin e fejesave, martesave dhe më tepër në ceremonialin e synetisë, ku bëhen edhe dasmat më të mëdha. Gjithë efekti i dasmës është dhe varet nga ajo, se sa do të realizohet vallja si akt kryesor për të shprehur gëzimin nëpërmjet artit të kërcimit me motivet e tij. Sa i përket vendit se ku interpretohen vallet, ato më së shumti ekzekutohen në natyrë: në ndonjë shesh të fshatit, rrugë të gjërë, livadhe, në oborr të shtëpive por, edhe nëpër dhoma (konaqe). Siç shënuam, pra vallet luhen në ambiente të hapura, ku do të mblidhen më së shumti shikues. Vallet e burrave shoqërohen gjithmonë me muzikë instrumentale; me zurle dhe lodër, të cilat shpesh edhe nuk shoqërohen me këngë nga valltarët. Në valle hyjnë dy e më shumë vetë në formë të gjysmërrethit, ndërsa instrumentalistët përcjellin, si me melodinë e valles ashtu edhe në të ecur atë që e heq vallen. Valltari i parë (ai që e heq) ka rolin kryesor dhe me dorën e majtë kapet për personit (vallëtarit të dytë) që e mban. Këtij ia vë dorën në krahë, ose kapen dorë për dore, ndërsa në dorën e djathtë mban një shami , të cilën e lëviz herë pas here duke e dredhur mbi kokë, pastaj nën sjetulla dhe lëvizje të tjera, por gjithëherë në pajtim me lëvizjet e këmbëve dhe melodinë e valles. Valltari i fundit me dorën e djathtë kapet për Vijon në numrin e ardhshëm... valltarit që ka përpara, ndërsa të

11


VOTRA

www.votrasot.net

Refleksion Prill, 2015

Numri II

Dy vjet pas fitores, çfarë i Bekim ADILI Për të qenë kontributor ndaj shoqërisë, ndaj atyre që kanë frenat e qeverisjes në dorë, duhet të jemi vëzhgues të mirë, kritik pozitiv dhe sygjerues të sinqertë. Për të hyrë direkt në temë, pyetja mund të shtrohet edhe në këtë mënyrë: A është qeverisja në lartësinë e kërkesave dhe të pritshmërive të qytetarëve, votuesve jo shqiptarë dhe mërgatës sonë? Opinionet në këtë vlerësim janë të ndara. Por përtej këndvështrimeve politike dhe rrafshit propagandistik, ka një realitet problemesh, që ndeshen në përditshmërinë tonë dhe që kërkojnë, jo thjeshtë njohje e marrje në konsideratë, por dhe përballje me to për t’i zgjidhur pa i nënvlerësuar. Në këtë rast nuk është fjala për të bërë një bilanc mes sukseseve dhe arritjeve nga njëra anë, dhe mangësive në menaxhimin e punëve apo të situatave sociale në anën tjetër, që shpesh rëndojnë klimën në marrëdhëniet e qytetarëve me pushtetin. Nëse do më duhej të jepja një gjykim prerazi mbi këtë dilemë, pavarësisht lëshimeve që janë të natyrshme, do të përgjigjesha pro sukseseve dhe arritjeve të deritanishme nga kjo qeverisje e pushtetit lokal në qytetin tonë. Por gjithashtu do të isha po aq i prerë për të parë edhe anën tjetër të medaljes. Kështu në këtë pozicion në të cilin gjendemi të gjithë, por në veçanti strukturat udhëheqëse të komunës, duhet të parashtrojnë pyetjet; se çfarë realisht i mungon qeverisjes në Kërcovë, çfarë duhet ndryshuar apo cilave problematikave do duhet t’ju jepet prioritet, që në këto dy vjet që kanë ngel, të ndërhyet në kohë, për të pasur pastaj më të lehtë, për të përsëritur fitoren, e cila në gjykimin tim ndoshta do të jetë edhe më e rëndësishme se e para. Kuptojmë që problemet e akumuluara në raport me shqiptarët por edhe komunitetet e tjera më të vogla, janë grumbulluar në një hapsirë kohore gati gjysmë shekullore, por kjo gjithsesi nuk duhet të jetë një argument për punët të cilat mund të rregullohen.

Në raport me atë që zakonisht premtohet jashta mundësive, gjatë fushatave elektorale, si mendojmë, pritshmëritë e qytetarëve që votuan opsionin shqiptarë janë të kënaqur, apo kemi dëshprime në mos realizimin e premtimeve të cilat jepen edhe jashtë kompetencave që ka pushteti lokal. Premtime të cilat kishin të bënin me ndryshimin e kryeshefit të policisë kur e dimë që kjo ndodh vetëm me vullnetin e kësaj ministrie, apo qeverisë, në ndryshimin e emrave të shkollave apo rrugëve e shesheve, kur nga praktikat e qyteteve tjera konstatojmë se rregullorja e “Badenterit”, duket se është vendosur më shumë në mbrojtje të krahut maqedonas, sesa në favorin tonë, në punësimin e shqiptarëve në institucionet komunale ku paraprakisht edhe këtu, duhej një leje nga qeveria për atë që quhet sistematizim vendesh pune, të krijimit të hapësirave investuese kur dihet gjithashtu që kuadri ligjor nuk i lejon të vendosi e vetme komuna pa marrë edhe leje nga dikasteret e pushtetit qëndror, të përmirësimit të infrastrukturës në tërësi e cila po ashtu kërkon participim në investim dhe garancë qeveritare e cila vështirë se merret kur bëhet fjalë për komunat e udhëhequra nga kryetarë shqiptarë, e ku këtu pjesë të fajit kanë padyshim edhe kuadrot tona që janë pjesë e qeverisë së këtij shteti. Megjithatë, pavarësisht kësaj, përpjekjet e strukturave udhëheqëse të Komunës nuk kanë munguar në pak hapësirë ligjore që kanë brenda kompetencave të pushtetit lokal për të plotësuar premtimet dhe pritshmëritë e qytetarëve. Kështu bazuar në faktorin kohë, përveç të arriturave që i dimë, si që janë në sferën e kulturës,sportit,shërbimin e administratës ndjeshëm i përmirësuar dhe vullnetit për të implementuar gjuhën shqipe si zyrtare, të rregullimit të trotuareve të Kalasë së qytetit, rregullimi i bulevardit, ulja e borxhit, harmonizimi i interesave edhe për komunitetet më të vogla apo

12

mbajtja e kontaktit me mërgatën, janë disa nga të arriturat e këtyre dy vjetve të cilat duhet të merren në konsideratë. -Por pa nënvlersuar të arriturat e lartëpërmendura, do të ishte gabim nëse do shpreheshim të kënaqur me situatën në arsim (që për mendimin tim fokusi i qevrisjes që në fillim duhet të ishte arsimi), duke filluar nga çerdhja aty ku fillon formësimi dhe dhënia e edukatës së fëmijëve, duke vazhduar më tej me arsimin nëntëvjeçar, që është në një situatë shumë të rëndë dhe në veçanti institucioni i arsimit të mesëm, në të cilin duhet ndërhyrë fuqishëm, për masat që duhet të ndërmerren ndaj mësimëdhënësve pasiv e mos të flasim për ato abuzive, për kriteret që duhet të vendosen dhe respektohen në emërimin dhe punësimet e reja apo për llogaridhënie që duhet të merret në kontekst të rezultateve apo dështimeve që ka procesi në tërësi. -Pra në këtë drejtim ka munguar një iniciativë e komunës që të ulen me ekspertë të kësaj fushe, veteranë, arsimdashës, prindër të devotshëm me idenë që të ndërtohet një platformë suksesi, që ky gjimnaz të nesërmen të nxjerr kuadro të aftë të cilët do të dinë të ndërtojnë të ardhmen këtu e jo të dalin të rinj me diploma, por pa dije, të cilët shpëtimin e kërkojnë duke ikur diku jashtë. Një fushë tjetër në të cilën mendoj se institucioni i komunës duhet të ndërhyjë, është edhe kaosi i komunikacionit që ekziston sidomos në pjesën e vjetër të qytetit, ku fillimisht u ndërmor një aksion për ndalimin e furgonave që qëndrojnë vend e pa vend në qendrën e qytetit të vjetër, por për fat të keq dështoi. Hapsirë e cila është këthyer në parregullësi dhe mungesë higjiene, pjesë e cila shumë mirë mund të shndërrohet në një pedenale ku qytetarët të qetë, të mund të tregtojnë, të ecin e çlodhen pa i penguar as tymi i veturave e as pluhuri i mbeturinave. Dhe kur jemi tek komunikacioni, vijëzimi i rrugëve, ndriçimi i tyre, mirëm-


VOTRA

www.votrasot.net

Refleksion Prill, 2015

Numri II

mungon qeverisjes së Kërçovës?

bajtja nga mbeturinat, kujdesi ndaj gjelbërimit, vendosja e disa karrikeve për të moshuarit, shpreh bindjen që nuk kërkojnë ndonjë investim të cilin nuk e premton buxheti i komunës, i cili gjykoj se do të realizonte në një nga investimet më të qëlluara për sistematizimin e qytetit duke mos anashkaluar këtu edhe rregullimin e lumit në të dy krahët e tij që mund të jetë një pasqyrë tjetër e një përmirësimi të këtij qyteti edhe nga ana e estetikës për të cilën ka shumë nevojë. -E kur jemi tek sistemimi i qytetit nuk mund të anashkalojmë tregun e gjelbërt, i cili vetëm aty ku është aspak nuk është funksional, përkundrazi krijon një situatë kaotike duke të lënë përshtypjen se gjendesh në vendet e botës së tretë, e ku në vazhdën e kësaj vlen të theksohet se aksi i rrugës regjionale Kërçovë-Osllome vetëm për mungesë vijëzimi, e pse jo dhe ndriçimi (duke patur parasysh që kjo rrugë shfrytzohet edhe për nevoja të TEC e që mund të kushtëzohet ky Kombinat për të ndriçuar dhe mirëmbajtur këtë rrugë) rrezikon shumë jetë njerëzish dhe gati nuk kemi sezon veror kur fluksi i qarkullimit shtohet pa patur minimalisht dy deri në tre aksidente. Kontaktoj me qytetarë dhe ndjejë në fytyrat e secilit, të njëjtën keqardhje për mosndryshimin e jetës dhe rritjes së mirëqenies së tyre. Këtu shpreh bindjen time që instanca të komunës, duhet vendosur një kalendar mujor për të kontaktuar direkt apo

nëpërmjet mediave lokale me qytetarët e tyre. Në mënyrë që dëshpërimi mos rritet pa të drejtë ndaj komunës, qytetarët duhet të informohen se cilat janë kapacitetet reale të buxhetit të komunës, t’ju tregohet atyre se shlyerja e tatimit për pronën e patundshme dhe tatimeve tjera komunale janë shumë të rëndësishme për përmirësimin e mirëqenjes së tyre, t’i informojë qytetarët për garancat që komuna mund t’ju japë bazuar në një analizë për produktet bujqësore në mënyrë që të stimulojë punimin e tokës, mbjelljen dhe kultivimin e pemëve dhe perimeve, shtimin e bagëtisë dhe blegtorisë, e ku këtyre ferëmerëve t’ju jepet përparësi në treg duke ndërmarrë nisma ligjore në heqjen e taksave lokale, dhënien e vendit për tregtim pa para dhe stimule të formave të ngjajshme me praktikat e qyteteve tjera, apo të disa vendeve të rajonit. -Por për të ngritur iniciativa të tilla, para së gjithash, na duhen të dhëna statistikore, sa produkte të asaj që quhet “shportë”, konsumohen brenda vitit në qytetin tonë, të cilat qofsha i gabuar, mendoj që mungojnë, e ku këtu padyshim që duhet nxitur nisma për themelimin e një ode ekonomike lokale ku partneriteti, takimet e organizimet në forume ekonomike ku do të jenë të ftuara dhe të përfshira edhe bizneset e kërçovarëve që veprojnë në Perëndim e SHBA, do të jenë organizime të cilat do t’i konsideroja gati jetike për qytetin tonë

13

përveç se të domosdoshme për përmirësimin e klimës ekonomiko-sociale. Një iniciativë tjetër e cila mendoj se do të zgjonte interes, nga e cila do të mund të rregullojmë, sistemojmë dhe investojmë në pjesë të ndryshme të qytetit, apo fusha të veçanta, është ndërmarrja e nismave për dhënien me koncesion, si që mund të jetë rregullimi i tregut të gjelbërt, parkingut apo Kalasë së qytetit, apo modele mikse në investim, siç mund të jetë ngritja e iniciativave të përbashkëta mes Komunës dhe komunitetit. Nisma të ngjajshme sensibilizuese si që ishte rasti i fillimit të ndërtimit të rrugës së kombit, eksperiencë e cila mund të na vlejë në shtrimin e rrugës në një segment për rreth 3 kilometre që ka ngel deri në fshatin Qafë, vendbanim i cili me një projekt të përbashkët me Komunën e Gostivarit, mund të këthehet në një pikë turistike, e ku gjithsesi shtëpia ende e pa rrënuar tërësisht e Sulltanës duhet të riparohet pa humbur origjinalitetin dhe të shpallet si një monument i vaçant historik. Pra, edhe pse qeverisja është angazhuar në shumë fronte dhe duket se po humbet në labirinthet e vështirësive për t’ia dalë në krye, do thoshte një bashkëbiseduesi im, ajo që duhet bërë është që punonjës të administratës, drejtorë, udhëheqës sektorësh të komunës dhe kuadro të qeverisjes qëndrore, por që janë nga ky qytet, e për të cilin kujtohen vetëm një herë në katër vjet, duhet të zbresin nga shkallët ku pushteti mund ti ketë ngjitur, dhe të dalin rrugëve ku lëviz jeta reale, ta dëgjojnë më mirë zërin e qytetarëve të shtresave të ndryshme nga ku do të vendoset kontakt i përhershëm në mënyrë që qytetarët të fillojnë ta ndjejnë veten se janë bashkëqeverisës, të organizojnë së bashku me shoqërinë civile sa më shumë forume, tryeza të rrumbullakta e debate televizive, nëpërmjet të cilave detyrimisht si rrjedhojë e një kujdesi të ndërsjellë natyrshëm do të artikulohen qëndrime të përbashkëta e unike që Kërçovën, sërish edhe pas dy vjetësh ta kemi tonën.


VOTRA

www.votrasot.net

Editoriali historik Prill, 2015

Numri II

Sa është e vjetër shqiponja Dr.sc.Ilmi VELIU

Në gjuhën Pellazgo-Ilire... Ipe-Shqipe; Iperi-Shqiperi Studiuesit e lashtësisë pohojnë njëzëri, se shqiponja është një nga figurat kultike më të lashta, më të fuqishme dhe më jetëgjatë. Edhe në ditët e sotme, ajo vazhdon të përfaqësojë gjuhën, kombin, emërtimin e Shqiptarëve, por edhe simbolet shtetërore të disa shteteve tjera, brenda dhe jashta Europës. Përpara se të flasim për mitin e shqiponjës është e nevojshme të përmendim, një nga pengesat shumë të rëndësishme të Historiografisë dhe ajo është mosnjohja e studiuesve të huaj, dialektet e gjuhës pellazgo-ilire-shqipe, pastaj të gegërishtes, toskërishtes si nëndialektet e shumtë, po edhe njohjen e gjuhësisë historike.

Ne në shkrimet tona, i kemi përmendur edhe më herët se Faik Konica, botoi më 1897, fillimin e një studimi të veçantë të një pellazgologu francez, Eduard Shnaider, ku potencon se francezi ka qenë autor i një vepre të madhe me titull ,, Pellazgët dhe pasardhësit e tyre, një racë e harruar”, 1894 në Paris. Konica sqaron se Shnaider, vazhdimisht i eshtë përmbajtur tezës se shqiptarët jo vetëm janë me prejardhje tepër të lashtë pellazgjike, dhe protohistorike, por ata kanë mbartur, përcjellur e përhapur në shekuj, falë rrënjëve të lashta të gjuhës së tyre mëvetësore, edhe kultura të ndryshme, duke bërë kështu lidhjen e kulturës pellazgjike me ate etruske, ilire e helene, e më tej deri edhe me gjuhët dhe kulturat e shuara, si ajo e Thrakisë, Maqedhonisë, Dakisë.

Se Shqiponja eshtë simbol pellazgo-ilir shumë i lashtë, na e vërteton edhe folklori shqiptarë sidomos ai i krahinës së Çamërisë. Atje pra, emërtimi i shqiponjës dhe i vendit të arbërve-Shqipëri, ka ardhur dhe është ruajtur që nga lashtësia dhe në fillim eshtë shqiptuar si “Ipe” (Shqipe)..“Iperia” (Shqiperi) e më vonë nga emërtimi Ipe dhe Iperi që janë fjalë-simbole të besimit pellazgo-ilir, kemi emrin “Epir” në vend të Iperi (Shqipëri). Pra e gjithë krahina e Epirit është një pjesë e Shqiperisë së lashtë, emër që ka ardhur nga emri i zogut hyjnor Ipe (Shqipe-Shqiponja). Në gurrën popullore të Çamërisë, në këngët kushtuar Ali Pashë Tepelenës, e gjejmë të përdorur emrin e shqiponjës si Ipe dhe jo shqipe. Sipas të dhënave për Ali Pashën, treguar nga një shërbëtor i njjë manastiri ortodoks atje, thuhet:

Janë të shumtë studiuesit e kësaj fushe që bëjnë gabimin e njejtë, kur emërtimin “shqipetar” dhe “Shqipëri”, po edhe shqiponjën si simbol, i lidhin me ngjarjet e shek. 15-të, në kohën e Skënderbeut, duke i quajtur si emërtime mesjetare, ose emërtime të kohës së Skënderbeut. Jam i detyruar, që si historian i Mesjetës dhe ekspert i vetëm shqiptar në Maqedoni për këtë periudhë, të pohoj të kundërtën dhe jo duke folur me hamendje, por duke u bazuar në fakte e argumente të shumta historike e arkeologjike. Shqiponja si emblemë kombëtare shqiptare, nuk është as e shekullit tonë e as e kemi trashëguar nga Mesjeta. Ajo e ka zbukuruar shpinën e një numri monedhash të Ilirisë, si psh monedhat e Lidhjes Epirote, Bylysit, Apollonisë, Orikut (H.Ceka « Monedhat Antikeburim historik », « Shkenca e Jeta »Tirane,1976 nr.4 f27,)

Shqiponja dykrenare me shkronja arabe

14


VOTRA

www.votrasot.net

Editoriali historik Prill, 2015

Numri II

dykrenare e shqiptarëve? “...Aliu, e dinte se do të bënesh njeri i madh e do të kumandote gjithë Iperon...? (Iperinë Shqiperinë) Ose, … Aliu u bë më i madhi e më trimi në Ipero, (Ipe-Shqipe;Iperi-Shqiperi) pas Pirros”. Nuk mund të rri pa e thënë se gjuhëtarët që merren me drejtshkrimin, duhet të mos lejojnë heqjen e gërmave në emërtimet që na vijnë nga të parët tanë. Emri “shqipetar”, siç shkruhej në kohën e Rilindasve , sot shkruhet padrejtësisht “shqiptar”, me arsyetimin se “kështu shqiptohet sot”, edhepse emri i vëndit Shqipëri e ka ruajtur formën origjinale. Në këtë formë humbet rrënja origjinale “shqipe”(shqiponjë-shqipëtar) dhe sot na mbetet termi i sakatuar “shqipt+ar” që nuk na thotë asgjë dhe ngatërrohet me shpjegimin “shqiptoj” qe s’ka asnjë lidhje historike apo mitike me gjuhën shqipe, shqiponjën dhe Shqipërinë. Sot anglishtja, shqiptohet ndryshe nga anglezët dhe ndryshe nga amerikanët, por shkruhet njësoj, pra drejtshkrimi nuk duhet të diktohet nga e folura e përditshme e rrugës, ku shpesh shtrembërohen fjalët, për arsye nga më të ndryshmet. E bëra këtë parashtrim, për të kuptuar, se në mitet pellazge, zogun hyjnor e gjejmë nën emrin “Ipe” dhe me mbaresat e gjuhëve apo dialekteve më të vona të shqipesIperion apo Hyperion, etj. Për rrjedhojë, emrat “Shq-ipe-tar” dhe “Shq-ipe-ri” vijnë nga kohët mitike të Lashtësisë dhe nuk fillojnë të përdoren nga periudha e Mesjetës ose periudha e Skënderbeut. Personi që na prezentohet në Mitologjinë antike me emrin ,,Iperion,, (Ipe-Shqipe) eshtë Pellazg, bir i Tokës (Dea Dheut) dhe i Qiellit (Urani). Fëmitë e tijë quheshin; Sellena – Hëna, Elios Dielli dhe Eos – Agimi. (sipas Esiodit, Teogonia, 25) Tia (Di-a) në mite, cilesohet titane e shikimit dhe e dritës, dmth e Dritës që shikon gjithçka dhe së bashku me

Shqiponja dykrenare te dera e kishës te ,,Kërrnia,, Kërçovë

Iperionë përfaqësonin Dritën (ibid,28)

(shqiponjën) hyjnore-Krijuesen.

Vasil Tole tregon traditën e moçme të shqiptarëve gjatë ritit të vajtimit të të vdekurit: „ se kërcet dhoma kur ia marrin një të “qare me bote”, e ja bëjnë të gjithë – I, I, I, „ Në zanafillë, kjo „I“ e zgjatur, ka qenë thirrja që familjarët i kanë bërë Zotit (Ipes-Shqipes-Krijuesit) për ta pranuar shpirtin e të vdekurit, por tashmë kuptimi i saj është harruar dhe tek ne është e panjohur vajtimi me mbaresën iiiii... Shumë studiues “Dritën” e kanë trajtuar si simbol të Diellit. Por siç del nga mitet, për njeriun primitiv, Dielli krahas Henës, Rrufesë, Zjarrit, vetëtimës, etj janë çfaqje të pamjeve të shumta të Dritës hyjnore që u përfaqesua me Shqiponjën. Ne, shqiptarët, duke trashëguar emrin e simbolit të Krijueses-Ipes (Shqiponjës) e kemi quajtur veten shqipëtar dhe tokën tonë Shqipëri, që është term i pellazgëve “hyjnorë” dhe jo i romantizmit apo nacionalizmit të shk 19-të, që eshtë shumë i vonshëm, dmth rrjedh nga mitet mijëravjeçare të Historisë së njerëzimit.

15

Në veprën madhore “Thoti fliste shqip” Xhuzepe Katapano zbërthen emrin e shqiponjës e cila ka përfaqësuar Krijuesin dhe Fjalën e tij, është nderuar si figurë kultike dhe gjuha e krijuar nga njeriu i lashtë qe i ka besuar shqiponjes, u quajt “gjuha e zogut” (e shqipes) dhe ka qenë gjuha e Besimit të parë, që vazhdon të flitet edhe sot nga shqiptarët. E panjohura më e madhe rreth figurës së shqiponjës, sigurisht lidhet me paraqitjen e saj në lashtësi, me dy koka, e zbuluar edhe në tempullin e parë të Pellazgëve në Dodonë, në vitin 1878. (E.Jacques “Shqiptaret” f80 marre nga f42 Rasim Bedo Dodona), e që unë mendoj dhe është mendimi im personal, se dy kokat e shqiponjes prezentojnë lindjen dhe perëndimin, sepse lindja dhe perëndimi përsëriten disa here në të gjitha librat e shenjta të feve monoteiste. (f.81 Xhuzepe Katapano, „Thot-i Fliste Shqip“ Botimet enciklopedike, Tirane,2007)


VOTRA

www.votrasot.net

Diaspora Prill, 2015

Numri II

Shoqatat kërçovare gjithnjë e më Bekim ADILI Tradita e lidhshmërisë me atdheun, detyrimet ndaj gjakut, origjinës e kombit tonë, kanë qenë një nga virtytet me të cilat është karakterizuar në shekuj emigranti kërcovar. Edhe sot, kur shqiptarët në këtë shtet që jetojmë, kemi arrit orgnizimin tonë politik dhe përfaqësimin më të lartë institucional, qenja kërçovare në Perëndim dhe SHBA, organizuar tanimë në shoqatat e tyre, të udhëhequr nga ndjenja dhe detyrimet ndaj atdheut dhe vendit të tyre, nuk ndalen së vazhduari të shpalosin idealet e tyre, duke u përpjek që të ruajnë dhe trashëgojnë tek fëmijët e tyre, jo vetëm gjuhën, por dhe doket e zakonet tona kombëtare. Kështu në SHBA, Shoqata Kërçovare "Uskana", përveç se është duke përgatitur atë që quhet “Sofra kërçovare", ato nën udheheqjen artistike dhe me një angazhim të madh nga profesori Universitar i artit muzikor z. Afrim Shabani, do shfaqnin recitalin e dytë të projektit "AMA". Ashtu sikurse një vit më parë edhë këtë vit, recitali ka grumbulluar pranë vetes edhe shumë fëmijë me interpretime të paharrueshme nga muzika shqiptare dhe klasike. Fëmijet ishin të buzëqeshur gjatë gjithë kohës dhe ky kujtim i hareshëm është shpërblimi më i mirë për punën vullnetare të organizatorëve. Recitali është hap me ritmin e daulles që ka sjellë gjallëri në sallën Kemp të Universitetit ISU (Illinois State University). Më pas kanë vazhduar fëmijët të interpretojnë nga programi i pasur ku patën rastin spektatorët e shumtë që të shohin shumë interpretues të rinjë. Sigurisht që interpretimi me kitarë nga 11-vjeçari Adem Dalipi ka lënë shumë mbresa duke hapur kështu një shteg të ri për interpretuesit në këtë recital. Interpretuesit me eksperiencë dhe të një niveli më të lartë të interpretimeve (Blerta, Laura e Fehimi) janë paraqitur me interpretime të shkelqyera.Interpretimi i fundit ishte surpriza e mbrëmjes të cilën e përcolli e gjithë salla me shumë kureshtje. Pjesmarrësit u rënqethën nga

nje interpretim i mrekullueshëm me qifteli nga Fitim Useini që ishte edhe kulminacioni i mbrëmjes. Fëmijet morën çertifikatat e shoqatës për pjesëmarrje në këtë recital të cilat i mbanin me shumë krenari gjatë gjithë mbrëmjes. Ky organizim kishte shumë vullnetarë, ku ne duke shpresuar të mos harrojmë asnjë nga kontributorët do të falemderojmë Sametin për punën si konferencier, Muki dhe Arta për fotografitë, Bekim Ballazhi për organizimin e koktejit me ushqime pas reciltalit, Emine dhe Arta për shpërndarjen e programit të recitalit, Ilirin për çertifikatat e fëmijëve dhe Eminen për buçetat e bukura me lule për fëmijët interpretues. Falemderimi veçant u dedikohet fëmijëve që kishin punuar të përgatiten për recitalin dhe prindërit, për përkrahjen e fëmijëve. Projekti AMA, ka për synim të kthejë vlerat tona artistike, duke u këthyer drejt burimeve folklorike dhe në këtë mënyrë, të mbrojë identitetin shqiptar te gjeneratat e reja, e të zgjojmë kujtimet e vendlindjes te mërgimtarët, deklarojnë organizatorët dhe bartësit e Shoqatës Uskana në SHBA, të cilët shtojnë se "Idea për themelimin e një shfaqjeje kulturore artistike, është një akt madhështor i një vullneti të fuqishëm për të sakrifikuar kohë, e për të nxjerrë në pah atë që mirëfilli ka vlerë. Mu për

16

këtë, edhe emërimi i saj AMA, plotësisht përfill dhe përmban synimin tonë, sepse fjala AMA në kuptimin e vet të parë, do të thotë vendi ku nis një rrjedhë uji; figurativisht do të nënkuptonte fillin e folklorit dhe zhvillimin e tij brenda kornizave të amës së vet. Recitali ka për qëllim ruajtjen e kësaj trashëgimie etnomuzikore në hapësirat e një kontinenti shkrirës, ku shkrihen e janë shkrirë kultura popujsh edhe më të mëdhenj se shqiptarët. Para së gjithash, kjo do të ishte një sfidë shumëdimensionale: - shfaqja e elementit nostalgjik me atë që quhet gjenezë uskanase e këngës burimore dhe asaj lirike me të cilën u rritëm dhe sot po e kuptojmë peshën e saj; - ana studimore dhe ballafaqimi i vlerës në kontekstin krahasues me artin e popujve të tjerë; - nxitja për të moderuar një lajtmotiv në sensin e përpjekjes të një verzioni publi-


VOTRA

www.votrasot.net

Diaspora Prill, 2015

Numri II

shumë pasurojnë veprimtarinë e tyre

kut të gjërë amerikan; - krijimi i një metodologjie të re pune që nënkupton instrumentim, orkestër, koreografi dhe solistë në kahje disiplinimi të shkopit dirigjues të një profesionisti; - edukimi të një fryme të re nxënësish që kanë hedhur hapat e parë në kuptimin e kulturës muzikore, luajtjes në piano, formësimit të tyre në kuptimin e plotë të artit muzikor dhe transformimit në atë që është autentike, por larg tyre si të ishte e kohës së legjendave. Të gjitha këto rrugë shpiejnë te ajo që quhet AMA, shprehet profesor Afrim Shabani i cili duke shprehur falenderime dhe mirënjohje për të gjithë ato që dhanë kontribut, shpalos dhe programin me të cilin u mbajtë recitali, e të cilat janë; Motive Shqiptare Me Ritme Të Thyera nga Adem Hasani me daulle, “Fluturojnë Zjarri” nga Timi Shabani në piano,“Xhamadani Vija Vija,” popullore nga Bleona Imeri, vokaliste, “Kënga e Rexhës,” popullore nga Agon Beluli në piano, “Vallja e Rugovës”, popullore nga Ariana Neziri në piano, “Lule Të Bukura”, popullore nga Leart Shabani në piano, “winnie the Pooh” nga Eliona Selimi në piano, “Little River” nga Shpat Pinjolli në piano, “Mickey Mouse March” nga Albina Selimi në piano, "Meet the Flintstones" theme song by

Hoyt Curtin nga Adrian Ballazhi në piano,“Trofta” “Valle Shqipe” nga Ariana Saliu në piano dhe klarinet, “Paper Airplane” nga Eliza Pinjolli në piano, “Temë nga Sinfonia e Londres” nga F.J. Haydn, Lisa Zenku dhe Laura Jusufi në piano, “March” nga P.I. Tchaykovsky nga Mitat Ibraimi në trombon, “Menuet” nga L. Mozart nga Vjosa Beluli në piano, “Rreth Flamurit të Përbashkuar” nga Rron Thaci në klarinetë, “Shota” nga Migena Ramadani në klarinetë, “Canon in D,” nga Pachelbel Andi Zenku në piano, “Ani Mori Nuse” popullore, “Ode to Joy,” nga L.v. Beethoven nga Arta Amiti në violinë,“Trumpet Tune” nga H. Purcell e Nik Ajroja në saksofon,“Kolekcion me Rok Klasik dhe Elita 5” nga Adem Dalipi në kitarë and xylophone,"Come As You Are", composed by Kurt Cobain nga Alton Ballazhi në kitarë,“Star wars and Duel of the Fates” nga John williams e Adrion Dalipi në trombon, “Nga Shqiperia” Agron Useini në violinë, “Temë Swan Lake, Op 20” nga P.I. Tchaikovsky e Ilirida Ajroja në violinë, “Temë Jazz” nga Fehim Shabani në piano, “Përse?” popullore “Palladio” nga K. Jenkins e Blerta Beluli në piano, “Seasons” nga A. Vivaldi Fitim Useini në violinë, “Tuman Kuqe” popullore Sonata No11 nga w.A. Mozart nga Laura Jusufi në piano dhe Motive malësore me çifteli Diatonic scale e Fitim

17

Useini. Por hovi e pasioni i organizimeve nga Shoqata Uskana në SHBA, pavarësisht detyrimeve të tyre që kanë në jetën e përditshme, nuk kanë të ndalur në dhënien e kontributeve vullnetare edhe për organizimin tradicional, për manifestimin “Mbrëmja Kërçovare 2015”. Ky manifestim mbledh kërçovarët nga të katër anët e SHBA, në një mbrëmje ku festojmë trashëgiminë tonë dhe krijojmë kujtime shqiptare për fëmijët që rriten në SHBA, shprehet koordinatori i këtij manifestimi, i cili për këtë vit është aktivisti i shquar i komunitetit, Rushit Ajroja. Kryesia e Shoqatës Kërçova në Zvicër, të dielën e parë të Marsit ia kushtoi shoqatës së tyre! E Diell 1 Mars 2015, në Menziken, ka qenë dita ku shoqata Kërçova në Zvicër, do të mbante takim me anëtarët, sponzorët dhe sektorët e shoqatës.Takimi ka filluar nga ora 13:00, ku deri në orën 14:30 ka qenë përgatitur një apero ku pjesëmarrësit kanë patur rastin të flasin në mes veti për tema të ndryshme. Në këtë takim, për herë të parë ka marrë pjesë sektori i Grave, ku pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, një tregues i qartë që femra kërçovare tanimë është ngritur në nivele tjera emancipimi, një dëshmi që është për tu


VOTRA

www.votrasot.net

Diaspora Prill, 2015

inkurajuar. Në këtë takim sekretari i shoqatës z.Resul Mehmedi, ka bërë hapjen e këtij takimi ku më pas i është dhënë fjala kryetarit të shoqatës z.Begzat Limani, ku pas përshëndetjeve dhe falenderimeve, kryetari ka prezantuar veprimtarinë e shoqatës për vitin 2014 si dhe projektet e parapara për tu realizuar gajtë vitit 2015. Ndërkaq Florim Useini nënkryetar i shoqatës duke, falenderuar prezencën e madhë të femrës kërçovare në këtë takim ka prezantuar më pas sektorin e grave, si dhe qëllimet dhe objektivat për tu realizuar gjatë vitit 2015, i cili me aktivitetin e saj, ky sektor pritet të fillojë në muajin prill. Nga sekretari, gjithashtu ju dha fjala arkëtarit z.Sadin Eminit i cili me përpikmëri ka referuar rreth Buxhetit 2014. Poashtu në këtë takim, nga kryesia është kërkuar edhe aktivistë vullnetarë që të ndihmojnë në kontributin e shoqatës për projektet që presin Shoqatën për ti realizuar gatë vitit 2015. Pjesa tjetër e kohës ishte e tëra për pjesëmarrësit, për pyetje të ndryshme që kanë rreth shoqatës dhe ideve të reja që ndihmojnë shoqatën. Fjalën me radhë e morrën edhe Revizori i buxhetit z.Qani Xhambazi, Anëtari i Nderit z.Rexhep Bajrami, përgjegjësja e sektorit të grave znj.Sherife Limani, anëtari Naser Ballazhi, anëtari Murat Bajrami si dhe pjesmarrës të tjerë të cilët theksin e vendosnin në vullnetin që

Numri II

kishin për të kontribuar që shoqata të jetë sa më aktive e produktive në të ardhmen rreth organizimeve që do të zhvillohen në kuadër të saj. Këtë takim me anëtarët, kryetari i shoqatës e vlersoi si njërin ndër më të mirët deri sot, shembull i cili urojmë që të ndiqet edhe në takimet e ardhëshme, do të shprehej Kryetari i Shoqatës, zoti Begzat Limani i cili gjithashtu falenderoi sponzorët z.Rashyt Limani dhe z.Naser Limani që u kujdesën për pjesën e aperos. Lokali i shoqatës kërçovare në Vjenë, strumbullari i takimeve për kërçovarët! Kërçovarët si kudo, edhe në Vjenë kanë shoqatën e tyre, e cila ka një veprimtari mbi 10 vjetë, periudhë e përmbushur me aktivitete pafund, ndihma dhe mbështetje aksioneve të ndryshme të cilat kanë qenë të lidhura me nevojat që ka patur kombi ynë, e në veçanti kontributi i tyre nuk ka munguar ndaj vendlindjes së tyre Kërçovës. I gjithë ky organizim, aktivitetet e shumta por dhe preokupimi për vendlindjen kërçovarët e Vjenës i ka bërë gati të pandarë. Ky bashkim e solidaritet që vlen të merret si shembull nga komunitetet e tjera, kërçovarët i shtyri dhe drejt marrjes edhe të një lokali në Vjenë i cili shërben për tu takuar, çmallur me njëri tjetrin por dhe për të zhvilluar takime të ndryshme.

Kështu lokali tyre gjatë muajit mars do të grumbullonte kryesinë por dhe aktivistë të dalluar në takimin e radhës ku qëllimi ka qenë për të parë se cilat do të jenë aktivitetet e kësaj shoqate për vitin 2015 , ku theks të veçant, i është vendosur organizimit të sofrës kërcoavre në Vjenë, i cili nga 10 vjetori i saj, mesa duket do të ngeli një manifestim tradicional, i cili do të grumbulloëj kërçovarët e shumtë që jetojnë në Vjenë.Pra duke hapur faqet zyrtare të shoqatave kërçovare, nuk është vështirë për të konstatuar se vrulli i tyre, pasioni që i lidhë për vendlinjen dhe detyrimeve që kanë ndaj gjakut të derdhur dhe fëmijëve të tyre, ka bërë që të ndajnë kohë e të shpenzojnë para, vetëm e vetëm që të japin kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë sonë kulturore edhe në vendet ku jetojnë e punojnë, angazhim të cilin më së shumti e konsiderojnë si një borxh që kanë ndaj atdheut e ku në këtë rast vetë atdheu, atyre u shpreh falenderime e mirënjohje pafund për çfarë ato kanë bërë dhe janë në gjendje të bëjnë për vendin e tyre. Përshtati tekstin nga faqet zyrtare të shoqatave simotra, kordinatori Unionit "Votra", Bekim Adili!

Albanian Stars-Çikagos u shpallën kampion në National soccer league 2014-2015 madh për ekipin Albanian Stars-Çikagos i cili udhëhiqet nga një trajner kërçovar Tahir Ajroja ku suksesin e sivjet, e sheh te angazhimi i të rinjeve shqipëtar në SHBA. Ne këtë ekip luajn edhe disa kërçovarë si: Afrim Bekteshi, Fadil Ramadani, Toni Ramadani, Taulant Beshiri, Rasim Rrahmani dhe Betim Bekteshi.

Ekipi shqipëtar Albanian Stars-Çikagos i cili garon në NSL Chicago ku marrin pjesë edhe 12 ekipe nga Ilinois këtë vit u shpall kampion. Ky është një sukses i

Mbështetës të këtijë klub i cili është themeluar më 1971 nuk janë vetëm Kërçovarët por e gjithë diaspora shqipëtare në SHBA. Kjo dëshmon se sporti na bashkon se Kryetar i klubit

18

është z.Alil Sherifi nga Struga, ndërsa menaxher Mugni Isa nga Struga.


VOTRA

www.votrasot.net

Shëndeti Prill, 2015

Numri II

Përdorimi i pakontrolluar i qetësuesëve (psikolitikët, anksiolitivkët dhe antidepresivët) një fenomen shqetësues. Dr. Jetmir Sadiku Fatëkeqësisht ne periudhen e fundit kohore është paraqitur një fenomen i pazakont te popullata e Kërçovës me rrethinë, ne lidhje me përdorimin e pakontrolluar të qetsusëve si (helexi, diazepami, lexiliumi, paroksetini dhe demetrini) qe njihen në mjekësi, si anksiolitik dhe psikoltik, që përdoren si rezultat i degjenerimeve psiqike. Konsumimi në masë të madhe, ka marrë një kahje që është tejet shqetësuse për mjeksinë dhe për perosnelin mjeksor. Varshmëria nga përdorimi i këtyre barnave ka sjellë që në Kërçovë dhe rrethinë, numri i pacientëve te jetë në rritje e sipër, edhe atë nga 35-40 përqind e pacintëve të trajtohen si të sëmurë psiqik, pasiqë për marrjen e këtyre barnave, është ë domosdoshme edhe vendosja e diagnozës në dosjet elektronike që posedojnë mjekët amë.

siolitikë , psikolitikë dhe antidepresivë, që drejtpërsëdrejti ndikojnë në ngadalsimin e punes së sistemit nervor qendror, periferik dhe autonom npërmjet neuroneve duke pamundësuar që impulse elektrike nga njëri neuron në tjetrin mos të bartet si informacion i plotë gjë që sjell deri në pamundësinë e çdo organi të kryej punën e tijë ose që në mënyrë të pjesërishme të kryej punë. Këta lloje barërash zakonisht jepen te pacietët me degjenerime psiqike si: Psikoza, Shizorenia, Fobia, Insomnia, çrregullime nevroike, Neurozat, Çregullime neurotike bipolare, sëmundje mirë të diagnostifikuara nga specialistë psikiatër dhe u jepen pacitëvë qe tregojë agresivitet, ankth, anksioz jan, pagjumësi, mirëpo çdo herë duhet ditur se nga fillimi i marrjes së këtyrë barnave krijohet varshmëri nga këto grupe

Çka në fakt janë qetësuesit ?

barnave dhe që është tejet e vështire të anashkalohen pas një përdorimi të gjatë.

Janë grup i barnave të njohura ne farmakologji (industrinë faramceutike), si ank-

Efektet anësore të këtyrë barnave janë

19

në numër të madh dhe paraqesin një rrezik tejet serioz në qëndrueshmërinë e organizmit. Nga efeketet anësore numërohen si: mvarshmëria e përhershme, çrregullimet e punës së zemres, shtypje e lartë e gjakut, amnezioni (harresa), vështirësi në frymëarrje (asma bronhiale), ciroza hepatale (demtime në mëlçinë e zezë), colitis ulcerative (çregulllime ne zorrën e trashë), carcinoma e lukthit, adenoma prostatike, vështirësi në levizje, sterilitet. Pacientët çdo herë vijnë dhe ankohen se ndjejnë nevojë për konsumim duke e shprehur se ndjejnë pagjumësi, janë ankziosë, probleme familjare dhe sociale, mendimi se janë atakuar nga ndonjë sëmundje , mungesa e bashkëpunimit me psikologët, nuk janë mirë të informuar për mënyrën e përdorimit duke sjellë në gjendje të krijojnë mvarshmëri dhe pa pasur aspak kontrollë, konsumojnë me nevojë dhe pa nevojë, gjë që është tejet shqetësuese për popullatën e Kërçoves me rrethinë. Është shqetësues fakti, se grupmoshat e reja gjithashtu përfshihen me një përqindje të lartë, duke na vënë në pozita të vështira për ti nxjerrë nga mvarshmëria, sepse konsumimi pa nevojë në moshë të hershme, është thjeshtë vrasje. Apeli ynë do të ishte, që të gjithë qytetarët, tju shmangen këtyre lloje të barërave pa nevojë dhe në rast nevoje, të paraqiten tek mjeku ose tek psikologu.


VOTRA

www.votrasot.net

Ekologji—Bota bimore Prill, 2015

Numri II

Kërpudhat e hajshme dhe helmuese Mr. Emri MURATI

Kërpudhat (Mycetes, Mycota, Fungi) janë organizma eukariote heterotrofe. Trupi i tyre është i ndërtuar nga struktura të holla fijëzore të ashtuquajtura hife të cilat të grupuara kështu sëbashku, formojnë miceliumin. Kërpudhat e larta i quajmë edhe makromycetes. Si organizma heterotrofe, kërpudhat nuk janë të afta që nga materiet joorganike të prodhojnë materie organike. Ata me ndihmën e sistemeve të përbëra të enzimeve, të cilët i përmbajnë në trupin e tyre, mund ti shfrytëzojnë materiet nga organizmat e vdekur si dhe mbeturinat nga bimët dhe shtazët e gjalla. Kërpudhat të cilat zhvillohen në organizma të vdekur dhe mbeturinat janë të ashtuquajtur si saprofage. Kërpudhat të cilët ekzistojnë në organizma të gjallë quhen si parazite. Ndonjëherë është shumë vështirë të vihet kufiri ndërmjet kërpudhave saprofite dhe atyre parazite. Si parazite kërpudhat shkaktojnë smundje të ashtuquajtura mikoza. Makromicetet toksike janë lloje të cilat shkaktojnë helmimet me kërpudha ose micetizme. Shumë shpesh në mes popullatës tonë mund të dëgjohet, kërpudhat janë mishi i pyjeve tona dhe kanë vlerë të lartë kalorike dhe është e njëjtë dhe barazohet me mishin. Edhe pse kërpudhat të freskëta ( jo të thata) dhe kërpudhat me këmbë dhe kapelë), përbëhet nga 85-95% ujë, ata kanë vlerë të rëndësishme ushqyese. Janë bërë më shumë analiza laboratorike të kërpudhave ushqyese, veçanërisht ato që janë lloje ekonomikisht të rëndësishme. Sipas Bauer-Petrovska (2000), gjatë hulumtimit të gjinive të ndryshme të kërpudhave të makromiceteve në Maqedoni ekzistojnë kërpudha që përmbajnë proteine me kualitete të nevojshme për zhvillimin e njeriut. Kërpudhat rangohen në: kërpudha me kualitet të larte ushqyes, me kualitet te mesem dhe me kualitet te ulët te ushyeshmërisë. Pastaj kërpudhat janë burim i mirë i disa vitaminave siç

janë: tiamin, riboflavin, niacin, biotin dhe vitamin C, e në disa raste edhe betakarotini etj. Pastaj prezenca e mineraleve: P, Na, K, është në nivel të lartë. Kurse Fe dhe Ca janë prezente në nivel të ulët. Eshtë me rëndësi që të përmendet se kërpudhat mund të akumulojnë edhe metale të rënda siç janë: Ni, Cu, Zn, Mn, Cr, Co, Se, kurse më të rëndësishme dhe me kontaminuese janë: Pb, Hg dhe Cd. Kërpudhat përveç që kanë rëndësi ushqyese ata përdoren edhe në farmaci dhe mjekësi si: mjet antioksidant (Suillus luteus, S. granulatus etj. por ka edhe veprime fermentative, antibiotike dhe antikancerogjene (Ganoderma lucidum). Llojet e kërpudhave që janë të ngrënëshme mund të përmendim këto: Agaricus campestris, Agaricus macrosporus, Amanita caesarea, Amanita rubescens, Boletus edulis, B. aestivalis, B. Regius,B.aereus Cantharellus cibarius, Craterellus cornucopiae,Coprinus comatus, Lactarius deliciosus, Suillus granulatus, Suillus luteus, Macrolepiota procera, Macrolepiota mastoidea, Marasmius oreades, Pleurotus ostreatus.Russula cyanoxantha, Morchella esculenta.llojet e tartufeve: Tuber nigrum, T.aestivum, T. brumale etj. Në Maqedoni ka gjithsejt 2300 lloje të hulumtuara prej të cilëve 2050 lloje u takojne tipit Basidiomycota kurse 250 atyre Ascomycota. Prej numrit të përgjithshëm të llojeve të hulumtuara afo 500 janë të hajshme dhe 74 janë helmuese (humanotoksike), prej të

20

cilëve afër 20 janë toksike vdekjeprurëse. Ndër kërpudhat të helmueshme, më të rrezikshme për jetën, janë ato që i përkasin gjinisë Amanita siç janë: Amanita phalloides (qeleposhja e gjelbërt), Amanita virosa (qeleposhja erëkeqe), Amanita pantherina (qeleposhja si panterke), Amanita muscaria (qeleposhja e kuqe), Amanita verna ( qeleposhja e bardhë) etj. Gjini tjera helmuese janë: Psilocybe, Inocybe, Clitocybe, Conocybe, Mycena, Hebeloma, Lepiota, Corinarius, Omphalotus, Galerina. Në përbërjen e këtyre kërpudhave përveç materjeve tjera kanë edhe materje helmuese-toksine të cilat mund të klasifikohen në disa grupe: helme faloide: falotoksin, faloin, faloidin, falocidin, falisin, dhe falin; helme orelaninë; giromitrin; muskarin; psihotrope, halucinogjene etj Në veçanti kisha dashur që të gjithë studiuesit dhe adhuruesit e kërpudhave t`i këshilloj që të kenë një qasje mjaft serioze kur punojnë me ta, sepse edhe moskujdesi më i vogël mund tu kushtojë edhe jetën e tyre dhe më të afërmive. Gjatë mbledhjes së kërpudhave, asnjëher nuk duhet harruar në mundësinë e zëvendësimit të atyre të hajshmeve me ato helmuese. Vetëm përdorimi (konsumimi) i një kërpudhe të rritur (100 gr) e Amanita phalloides) mund të jetë fatale, vdekjeprurëse. Qëllimi jonë nuk është që të tremben dhe të largohen studiuesit dhe adhuruesit e këtyre bukurosheve


VOTRA

www.votrasot.net

Ekologji—Bota bimore Prill, 2015

natyrore (kërpudhave) por përkundrazi që ato të kenë qasje sa më serioze duke i njohur dhe ditur sa më mirë. Aq me serioz është paralajmërimi për ato persona të cilët mendojnë se janë njohës të mirë të kërpudhave ngrënëse dhe nga moskujdesi i tyre të pësojnë edhe ato edhe të afërmit e tyre. Dihet që njerëzit qëmoti janë orvatur të gjejnë metoda ose mënyra për njohjen e kërpudhave të ngrënëshme dhe atyre të helmueshme. Mirëpo edhe përkundër të gjithë orvatjeve, një metode e tillë ende nuk është gjetur, por vështirë është të mendohet se dikur edhe do të gjendet. Qysh në kohen romake, është menduar se helmuese janë të gjithë ata kërpudha te cilat në prerje ngjyrosen, pastaj kërpudhat që lëshojnë qumësht, pastaj ndryshimi i ngjyrës, te qepa, monedha e argjentë gjatë zierjes, i llogarisim si të helmëta. Pastaj kërpudhat te cilat rriten në drunj, në kërcej te rene janë të hajshme, ndërsa të gjitha ata qe rriten në tokë, nuk janë të ngrënëshme. Lexuesi i kujdeshëm nga të gjithë këto të dhëna, do të vie në përfundim se metodat e dikurshme janë të pavërteta, bile edhe shumë të rrezikshme dhe se nuk ka ndonje metode te ,,sigurte”. Gjithashtu janë të pavërteta pohimet, se të gjithë ata kërpudha të cilat janë të kafshuara nga shtazë të ndryshme si kermij, krimba, insekte, shpezë ose shtazë pylli janë të hajshme. Prandaj edhe një herë po përmendim, se nuk ekziston asnjë metode apo rregull (perveç atyre mikroskopike) me të cilat do të mund, me siguri të dallohen kërpudhat te hajshme nga ato të helmueshme. Identifikimi ose determinimi më i saktë, mund të bëhet vetëm nëpër laboratore të mikologjise siç është ajo, pranë Institutit të Biologjise, ne kuader te FSHMN-Shkup, i vetmi ne Ballkan. Ky laborator posedon literature te pasur (çelsa dhe monografi) për determinimin e këtyre kërpudhave. Poashtu është e nevojshme që secila kërpudhe te njihet në detaje e pastaj të hulumtohet si dhe të kryhen analizat e duhura per ta identifikuar si: veprimi me reagjent kimik (melzer, KOH, gvajakol, H2SO4, që me siguri të vijmë në konstatim se per cilin lloj bëhet fjalë. Për fillestarët është më

Numri II

se e domosdoshme, që në fillim të njihen me kërpudhat helmuese vdekjeprurëse. Përveç vetive morfologjike, koha e rritjes, zhvillimit, vendi dhe substrati etj, jane me rendesi per determinimin e tyre. Per shembull, kërpudhen Pleurotus ostreatus, Fistulina hepatica, Armillariella mellea,etj asnjëher nuk mund ti gjejmë në tokë por ne drunj, ato te gjinise Agaricus vetem ne toke (livadhe e kullosa). Kerpudhat si: Morchella esculenta, M. conica, Mitrophora semilibera, Verpa bohemica, i kerkojme vetem ne muajt e pranveres (Mars- Maj) Po ta shikojme nga ana e poshtme e kapeles, ne pjesen e quajtur himenium, ato mund te dallohen poqese kane: fleteza, gyptha, gjilperza ose ndonje forme tjeter. Pastaj poqese konstatohet se posedon fleteza nen kapele (Agaricales), ateher menjeherë eliminohet nje grup i madh i kerpudhave me gyptha (Boletales), si dhe ata me gjilperza ( Hydnum, Sarcodon etj. Metutje e shikojme kemben, poqese konstatohet se ne bazen e kembes nuk ka velo te bardhë (çorapkë), atëher e keni eliminuar nje grup te kerpudhave helmuese qe i perkasin gjinise Amanita. Ne vazhdim veshtrohet kapela ne pjesen e siperme, a posedon lluspa ose eshte e lemuar. Si hap tjeter ne hulumtimin tone

21

paraqet prape kemba, e cila posedon ose jo unaze nen kapele, pastaj a eshte unaza e levizshme apo jo? Poqese posedon unaze te levizshme ateherë jane te eliminuar te gjithe kerpudhat fletezore me unaze te palevizshme si dhe ato pa unaze. Si hap i fundit eshte te shikosh ne fotografite e librit dhe me mundesi qe te gjejsh, identifikojsh dhe dallojsh, se per cilen kerpudhe behet fjale, gjegjesisht kush eshte lloji i hulumtuar, pastaj me kujdes ti lexoni te gjithe karakteristikat e pershkruara nen fotografi. Duke i percjellur keto instruksione dhe te dhena per kerpudhat besojme se ja keni arritur qellimit dhe shume lehte e keni gjetur llojin e duhur. Ne veçanti ështe mire qe te lexoni tekstin prane fotografise se kerpudhes, ku shkruan se kjo kerpudhe ka te njejtat veti si kerpudha e gjetur. Do te jeni mëse te kenaqur dhe të gezuar se e keni gjetur llojin e kerpudhes. Kuptohet se per numrin me te madh te tyre, duhet te perdoren çelsa (libra) per identifikimin dhe determinimin e tyre me qellim qe mos na japi ndonje kahje tjeter dhe te gabojme llojin e gjetur. Në fund te permendim se ky shkrim do tu sherbeje te gjithë atyre qe jane adhurues te denje te bukurise dhe shijes se kerpudhave si dhe atyre qe bejne hapat e para te njohjes së kerpudhave.


VOTRA

www.votrasot.net

Këndi shkollor Prill, 2015

Numri II

Virtytet kryesore të njeriut Në botë ekzistojnë mrekulli të ndryshme, ekzistojnë dhe janë zhvilluar vende, mjete, gjera të mrekullueshme që ne nuk mundemi dot t’i paramendojmë. Çdo gjë në këtë botë ka ardhur e vetme dhe është dashur që me kalimin e kohës, të bëhet e vetëdishme që të zhvillohet dhe të përparojë, duke plotësuar dhe përmbushur nevojat e saj. Do të thosha se krijesa më e mrekullueshme që Zoti krijoi, do ta definoja njeriun, por atë njeri i cili i ka të gjitha virtytet. Mendoj se ai njeri i cili në veten e tij posedon virtyte të larta, qofshin ato arsimore apo kulturore, ose familjare mund të jetë mrekullia e tërë botës, duke bërë që me forcën e tij të ndryshojë dhe të edukojë gjithë botën dhe rruzullin tokësor; duke hapur kufijtë përtej dhe të depërtojë shumë thellë atje ku do t’i shtyje të shkojnë edhe një armatë e tërë njerëzish për të parë se çfarë domethëne ka të jesh njeri me virtyte të larta. Sot njerëzit e varfër janë të uritur për një kafshatë buke, kurse njerëzit e tjerë janë të uritur, sepse nuk kanë virtyte dhe sjellje. Për të qenë njeri nuk do të thotë të kesh vetem trupin dhe pamjen e jashtme. Të jesh njeri nuk do të thotë të jesh i bukur apo i shëmtuar, i pasur apo i varfër, i bardhë apo i zi. Të jesh njeri nuk do të thotë ta tregosh burrërinë ,besën dhe nderin vetëm me fjelë, por ta tregosh atë në vepër dhe në punë. Për të qenë njeri i mirë me plot kuptimin e fjelës do të thotë shumëçka; që të kesh :nder, respekt, sjellje, besë, burrëri, krenari, besnikëri, edukatë, kulturë, moral, e

shumë e shumë virtyte të tjera që nuk të mjafton as edhe një ditë e tërë për t’i përmbledhur të tëra virtytet, as me fjalë, por as edhe me shkrim. Po t’i kthehemi të kaluarës sonë të ndritur dhe të pasur si një thesar i çmuar, do të mundemi të vemë në pah edhe shumë, e shumë virtyte të tjera dalluese, ku më të rëndësishmet kanë qenë dhe janë edhe sot: nderi, burrëria, besa, urtësia e drejtësia, sepse mbi këto virtyte shtrihen dhe bëjnë pjesë edhe shumë virtyte të tjera. Por sot ne sa i respektojmë këto virtyte të vlefshme? Për fat të keq shumë pak njerëz sot kanë besë, nder, urtësi,durim e drejtësi. Ne sot u bëmë pronë e çdokujt duke i lënë pas dhe duke harruar virtytet tona. Sot trimëria e burrëria u shndrruan në interes dhe frikë, kurse besa e morali u shndrruan në tradhti. Shumë rrallë sot mund të gjejsh njerëz të kulturuar dhe me sjellje të mirë, të cilët dinë të flasin dhe të komunikojnë. Sot rrallë mund, të shohësh njeri që i zgjat dorën një të moshuari për t’i ndihmuar, sepse ndihma jonë është pjesë e sjelljes sonë dhe pjesë e pashmangëshme e virtyteve, apo qoftë për t’i thënë vetëm një përshëndetje. Por ne duhet t’u shmangemi këtyre vetive negative sepse nëse ne vazhdojmë në mënyrë të tillë, do të jemi vetë në siklet dhe në shkallë shumë të ulët , kur do të shohim se njerëzit e tjerë kanë arritur, dhe janë bërë njerëz me virtyte të larta. Si një virtyt mjaft të rëndësishëm do të kisha përmendur besën, ku ai njeri i cili ka besë dhe e mban atë është njeri i respektuar nga mjedisi dhe për ta mbajtur besën

22

si traditë e shqiptarit duhet të jesh i vendosur, para çdo premtimi, para çdo kërcënimi, para çdo flijimi edhe para vdekjes, sepse besa është i vetmi virtyt i cili gjendet vetëm te populli shqiptarë. Virtyt tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe kultura. Ku kultura dhe sjellja e bukur shpreh nivelin e lartë te edukimit,kulturën e personit,qëndrimet dhe bindjet positive, karakterin e tij dhe të gjithë atë që njeriun e dallon nga të tjerët si qenie të vetëdishme. Dhe pikërisht për këtë arsye të kultivosh kulturën e mirë e të bukur dhe shumë virtyte të tjera është një detyrë elementare dhe e rëndësishme. Po ashtu vlen të ceket edhe modestia ku ështeë një element i sjelljes dhe kulturës së njeriut duke përfshirë në veten e saj edhe shumë elemente dhe karakteristika të tjera. Modestia në të gjitha drejtimet shpreh shkallën e lartë dhe nivelin e ngritjes arsimore të individit, kulturën e tij, intelegjencën dhe nivelin e formimit si njeri. Njerëzit e drejtë, të sinqertë,mirëbërës,humanistë, të zellshëm, të qëndrueshëm, mirënjohës, vetëkritikë, të disiplinuar, modestë, besnikë, me besë dhe me veti të mira, jane njerëz me virtyte të larta, dhe pikërisht për këtë arsye, këto veti individuale shprehin tiparet e karakterit të formuar në mënyrë më të mire. Pra njeriu me kokë të plotë, i cili i në veten e tij i përmban të gjitha këto virtytet të larta, i ngjan kallirit të plotë, që e mban kryet për tokë, kurse njeriu me kokë të zbrazët që nuk ka asnjë virtyt dallues i ngjan kallirit të lehtë që e e mban kryet përpjetë.

Fatjona Seferi kl. IX. Sh. f. “ Sande Shterjoski”


VOTRA

www.votrasot.net

Këndi shkollor Prill, 2015

Udhëpërshkrim -Si sot më kujtohet isha nxënëse në klasën e pestë, kur babai im një mbrëmje korriku më tha se nesër do të bëjmë një udhëtim për në Shqipëri. Kështu që të nesërmen, një mëgjes korriku të bukur, së bashku me familjen time u nisëm për në Shqipëri. Gjatë udhëtimit ndjeva një kenaqësi të rrallë. Ishte një udhëtim jo i zakonshëm, pasi që ishte hera e parë që unë me familjen time morrëm rrugën në drejtim të viseve tona shqiptare. Dalëngadalë i afroheshim Strugës së bukur, ku pas pak sytë tanë u ndeshën me bukurinë e kaltërsinë e liqenit të Strugës. Iu afruam kufirit të Maqedonisë kryemë procedurën doganore dhe më pas hymë në doganën e shtetit shqiptar, ku ndjenjva një ngrohtësi shpirtërore, pasi që për herë të parë dëgjoja të flitej dhe të shkruhej vetëm shqip. Pas kontrolimit të pasaportave doganierja një femër e bukur me një buzëqeshje të ëmbël na u drejtua në gjuhën shqipe me fjalët : Rrugë të mbarë dhe pushime të këndshme! Këto fjalë për mua ishin të veçanta, të ëmbla e të bukura dhe nga ky moment unë e ndjeja veten më të gëzuar, më të lumtur, më krenare, më të lire e më të sigurtë. Duke kaluar rrugës ngrohtësia e vendit tim malet ,fushat, lumenjtë e gjithë ajo bukuri e rrallë mua më bënte më të fuqishme më të fortë e më të sigurtë në jetë, sepse natyra e bukur shqiptare e rrethuar me male të larta më kujtonte historinë e lavdishme të popullit shqiptar, trimërinë dhe historinë e pa shoq të heroit tonë të madh Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Nga ana tjetër mendimet e mia më

Numri II

çonin te padrejtësitë që i janë bërë vendit tim , trojeve shqiptare nga fuqitë e mëdha. Të lodhur nga rruga vendosëm të ndalojmë që të pushojmë pak dhe të pimë diçka pse jo edhte të blejmë diçka për të ngrënë , sepse të them të drejtën ishim edhe të uritur. U ulëm në një tavolinë . Një vajzë e bukur me tipare shqiptare na shërbeu me një buzëqeshje mikpritëse. Aty u takuam me një burrë mjaft të vjetër i cili në pamje të parë të jepte parafytyrimin e një njeriu të çmendur , por nuk ishte ashtu. Ai pyeti me mirësjellje a të ulët në tavolinën tone, dhe filloi bisedën me babain tim. I fliste për jetën , hallet dhe historinë e Shqipërisë, e unë vetëm e vetëm dëgjoja dhe vështroja fytyrën e rrudhur para kohe të një njeriu që ndoshta nuk kish shkollë, por kishte shkollën e vuajtjes, shkollën e jetës. Biseda me të ishte e ngrohtë dhe dukej se ishte një njeri i zgjuar, por i vuajtur nga regjimi… Kishte mustaqe të gjata të thinjura , flokë paksa të rëna e nga pamja një burrë i shëndoshë. Ai e njihte historinë e Shotë-Qerime Galicës dhe gjerë e gjatë foli për të, për trimërinë dhe figurën e saj. Më la përshtypje kur tregoi se ajo ka jetuar e përbuzur nga sistemi i atëhershëm në kushte të tmerrshme … Tregoi se një trimëreshë si Qerime Galica ishte një grua e rrallë që bëri aq shumë për kombin shqiptar dhe pse ajo më në fund të jetojë dhe të vdesë në mënyrën çnjerëzore. Kur plaku tregonte për trimërinë dhe fundin e tmerrshëm të jetës së saj mua më kaplonte një ndjenjë urrejtjeje ndaj njerëzve të atëhershëm të regjimit, por edhe një ndjenjë krenarie, sepse ajo grua ishte një

23

shqiptare dhe ne jemi nipërit dhe mbesat e saj. Prandaj do të doja që shumë njerëz që merren me shkrime të shkruajnë dhe të flasin më tepër për të, sepse ajo është dhe mbetet simbol e shembull i qëndresës, trimërisë, burrërisë, guximit dhe heroizmit të pa pashoq të gruas shqiptare, e cila diti ta mbrojë nderin, pragun e shtëpisë e t’ i dalë zot vatanit, në momentin kur ai gjendej në ditët më të vështira, e populli i saj gjendej i robëruar e i përbuzur. Andaj shembullin e saj, si dhe të shumë nënave e motrave tona që luftuan pa reshtur me penë e pushkë, që ne sot të jetojmë të lirë, të shkollohemi e të mësojmë në gjuhën tonë të bukur duhej ndjekur brez pas brezi e gjeneratë pas gjenerate. Donika Sulejmani kl.IX-4 „ Sande Shterjoski”

Virtytet njerëzore Sjellja e morali Karakteri e lojaliteti Drejtësia e solidariteti Humanizmi e sinqeriteti Janë virtytet e njeriut, Janë moralet e të riut Janë vlerat njerëzore Që s'hiqen prej dore. Te jemi të drejtë në atë që mendojmë Humanë dhe të kujdesshëm në atë që bëjmë Zemërgjerë atyre që u ndihmojmë Dhe zotësi në atë që veprojmë Këto janë veti Për secilin njeri Në jetë në përgjithësi Në rini e pleqëri

Arieta Selimi IX2


VOTRA

www.votrasot.net

Ritme jete Prill, 2015

Numri II

Ndodh edhe kjo!

Ndodh edhe kjo...

Ndodh edhe kjo...

Kujdes, mos dhunoni qenin endacak edhe nëse ai ju kafshon!

Harron ku ka parkuar veturën dhe e raporton në polici si të vjedhur.

Një person i kafshuar nga qeni endacak, paralajmrohet nga

Një ngjarje e pazakont ka ndodhur nga një kërcovar në Elbasan, i cili ka qenë për të ndjekur ndeshjen ShqipëriArmeni. Mesa duke i vonuar për të hyrë në stadium nga shpejtësia që mos mbyllen dyerët, parkon veturën, por pa i kushtuar shumë rëndësi vendodhjes.Pas përfundimit të ndeshjes, pasi e kërkon më shumë se gati një orë nëpër labirinthet e rrugëve të Elabasanit, shkon dhe e paraqet në polici si të vjedhur. Pas verifikimit nga ana e policisë, pas disa orësh, rezulton që vetura ka qenë e parkuar por në vend të ndaluar. Kështu kërçovari gjen veturën por merr dënim të dyfisht. E para që vetura ishte e parkuar në vend të gabuar, dhe e dyta për denoncim të rrejshëm. Kujdes se ku parkoni veturën!

kafshonte. Ngjarja ka ndodhur në kohë mbrëmjeje, pikërisht në

policia që do dënohet pse ka ushtruar dhunë ndaj qenit që e

afërsi të stacionit të policisë në Kërçovë, kur një i moshuar rreth të 70-ave, duke kaluar rrugës sulmohet nga turrma e qenëve endacak që ka qyteti ynë. Mirë që i moshuari morri plagë nga kafshimet e qenit por në momentin që denoncoi rastin ai u paralajmërua nga punonjësit e policiës që do të dënohet për ushtrimin e dhunës ndaj kafshës. Kështu tani kini kujdes që mos sulmoni qentë endacak se përveç kafshimit dhe mjekimit do të merrni dhe dënim nga policia. Të shpresojmë të paktën fëmijët që ikin të vetëm në shkollë, mos përballen me qentë endacak dhe që policia mos marri masa nadj tyre!

“ Bota një kazan ku zihet edhe helmi edhe bari” Shoqëria njerëzore ka kaluar etapa të ndryshme, etapa të cilat shpeshherë kanë qenë deçisive dhe e kanë ndryshuar jetën e njerëzve. Kuptohet që shoqëria njerëzore përbëhet nga çfarë do lloje njerëzish, disa në ndikim përparimtar kurse disa të tjerë me ndikim të prapambetur, të cilët padashur i kanë humbur shkëlqimin shoqërisë njerëzore, por a mund ne ti gjykojmë veprimet helmuese të tyre si veprime negative dhe ata si njerëz të këqinj? Jo kursesi për shkak se natyra njerëzore bën gabime të ndryshme, gabime të cilat përmirësohen nga po ne, njerëzit. Njëriu është qenia më e përsosur që ekziston në botë dhe përsëri ne e llogarisim si qënie mëkatare, por s’duhet të jetë ashtu, sepse njerëzit nuk gabojnë, njerëzit janë qënie të pavarura me intelekt të lartë dhe sa herë që marrin një vendim tjetër ose më ndryshe, ne dukemi sikur gabojmë. Pra , helmi që zien në këtë botë dhe kura që e shëron atë, janë njerëzit. Në këtë botë zihen çfarëdo lloj gjërash e shumë të tjera keqkuptohen nga injoranca njerëzore, gjë e cila ekziston për fajin tonë, por e cila në vende të tjera është zhdukur po nga ne njerëzit. Ne njerëzit duhet ta dimë se ne jemi helmi dhe kura më e madhe e kësaj bote, jemi ne ata, që e dëmtojmë dhe riparojmë këtë botë dhe mbi të gjitha është vetëdija dhe ndërgjegja jonë që e kontrollon këtë botë që herë na duket e bekuar kurse herë e mallkuar. E si mund të arrijmë ne perfeksionin atëherë? Përgjigja është e thjeshtë: Duke qenë të bashkuar dhe duke ” gabuar”. Punoi: S.U

24

Marketingu: 070 212 446


VOTRA

www.votrasot.net

Gatimi dhe tradita Prill, 2015

Numri II

Ravani Kërçove

Buka me miell të bardhë Përbërja: -2 kg miell të situr

Përbërja:

-2 dkg tharm të freskët 1 gotë (250 ml ujë)

-6 dl ujë të vakët

2 filxhana vaj

-2 lugë të vogla kripë

150 gr margarin Tharmin e shkrini në ujë dhe e lini në vend të ngrohtë që të ngrihet (vijë).Në një enë të madhe e hidhni miellin,kripën dhe tharmin e ngritur.Të gjitha së bashku i përzieni dhe filloni përpunimin e brumit derisa brumi të mos ngjitet për ene,pastaj e mbuloni me napë dhe e lini që të ngrihet në masë të dyfisht nga volumi para gatimit.Pastaj e hidhni mbi dërrasën e miellosur të punës dhe e ndani në dy pjesë.Secilën pjesë e përpunoni mirë dhe e vini në enë të tjera të miellosura dhe prapë i mbuloni me napë dhe në vënd të ngrohtë I lini që të ngrihen deri në masë të dyfishtë.Vëreni në furrë ose shporet të ngrohtë dhe piqini për 0,5-1 orë.Bukën e pjekur e lagni me ujë dhe menjëherë e mbështillni me napë të pastër.

2 gota miell misri 1 gotë miell gruri Uji vihet në tenxhere të vlojë aty shtihet margarini dhe vaji, mbasi së bashku ziejnë, shtihet mielli i përzierë me një bakinë (pecivë) dhe 1 lugë të vogël kafje sodë buke.Deri sa të përzihet mirë uji dhe mielli, nxirret prej shporeti, ftohet dhe i shtihen 3 vezë dhe gatuhet mirë me vezët. Mandej bëhen gogla me një madhësi të arrës. Renditen në tepsi dhe shtypen me fundin e filxhanit. Mbasi të skuqet mirë i shtihet sherbeti i nxehtë dhe 1L. ujë. Pasi të shtihet sherbeti duhet të rri edhe pak në shporet. Sipas dëshirës përsipër shtihen arra të bluara.

Peshk-Salmon i pjekur në furrë Peshku llogaritet si njëri nga ushqimet më të shijshme dhe më të ushqyeshme.Peshku mund të përgatitet në mënyra të ndryshme.

Krofne

-Salmon i pjekur në furrë

Përbërja:

-Së pari e presim në fileto 700 gr. miell

-Pastaj e marinojmë

100 ml. vaj

-Presim të qëndrojë një kohë të gjatë I marinuar

4 lugë sheqer

-Më pas e fusim në furrë

1 vezë e tanë dhe 2 të verdhat e vezës

-Lejmë të piqet 10-12 minuta

500 ml qumësht (tëmbël)

-Serviret në pjatë,i dekoruar në garnir Lindi

1 kockë farë buke 1 lugë kafje krypë Vanillë Sheqer pluhur

Brumi gatuhet me gjithë përbërjet e sipërme dhe lihet që të gufi. Mbasi gufin mirë bëhet një petë me trashësi 1cm. Me gotë për ujë bëhen krofnet, lihen edhe gjysëm ore të gufin dhe fërgohen në vaj të nxehët. Sipas dëshirës me shpric krofneve u shtihet xhem, puding, eurokrem dhe përsipër sheqer pluhur.

25


VOTRA

www.votrasot.net

Horoskopi Prill, 2015

Numri II

Dashi Periudha - 21.03 deri 20.04

Peshorja Periudha - 24.09 deri 23.10

Këtë muaj duhet të shmangni të gjitha diskutimet me partnerin tuaj. Ju

Ju mund të mashtroheni më shumë se të tjerët me opinionin tuaj për jetën.

duhet të afroheni dhe me ëmbëlsi të relaksoheni së bashku me partnerin si

Dëgjoni por vetëm përqëndrohuni më shumë në qëllimet tuaja. Muajin e

dhe të mbushni bateritë për të forcuar mardhënien.

ardhshme është koha më e mirë që të shijoni pasionin dhe ata që keni lënë pas dore për kohë shumë të gjatë.

Demi Periudha - 21.04 deri 21.05

Akrepi Periudha - 24.10 deri 22.11

Mund të përjetoni një shpërthim të madh të emocioneve këtë muaj. Ju do të takoni një njeri që do të bëjë të ju vlojë gjaku dhe të entuziazmoheni. Ju do

Ju duhet gjatë këti muaji të shqyrtoni me kujdes nëse është apo nuk është

të përjetoni një natë me plot pasion e cila vështir se mund të harrohet

seriozisht koha për një ndryshim. Mos harroni se me partnerin tuaj do të

ndonjëherë.

jeni të suksesshem vetem së bashku. Bisedoni me të për këtë por ju lutem mos mendoni vetëm për veten tuaj.

Binjakët Periudha - 22.05 deri 21.06

Shigjetari Periudha - 23.11 deri 21.12

Ndonjëherë ndoshta është më mirë që të vendosni të ulni kokëfortësinë. Ju duhet të eliminoni të gjitha mosmarrveshjet rreth pushtetit gjatë kësaj jave

Nëse nuk doni që të jeni ende vetëm, ju duhet të përkushtoheni dhe të

me partnerin tuaj. Kjo nuk ju sjellë asgjë dhe vetëm ju çon në më shumë

ndryshoni këtë gjendje. Kjo javë mund të sjellë emocione dhe një frymë të

grindje.

freskët të dashurisë. Vetëm kërkohet nga ju që të jeni më këmbëngulës.

Gaforrja Periudha - 22.06 deri 22.07

Bricjapi Periudha - 22.12 deri 20.01

Ky muaj do të jetë perfekte për ju dhe do të jeni në humor shumë të mirë. Me tërë këtë disponim dhe humor në bagazhin tuaj do të jeni një joshës i përsosur. Ndoshta një flirt mund të kthehet në diqka serioze.

Ka ardhur koha që ju të zgjoheni nga gjumi dhe të bëni diqka për veten tuaj. Familja dhe partneri juaj janë duke pritur për ju qe një kohë të gjatë. Përzijuni me turmën e njerëzve, dhe do të shihni se do tu jenë falënderues.

Luani Periudha - 23.07 deri 23.08

Ujori Periudha - 21.01 deri 19.02

Gjatë këti muaji mos rezistoni dhe pranoni se çdo secili në familje ka kohën dhe rrugën e vet. Nëse juve nuk ju pëlqen diqka thojeni atë në mënyrë të

Gjatë këti muaji një flirt mund të kthehet në diqka serioze. Andaj është mirë që ju mos qëndroni vetëm në shtëpi por të dilni me miq dhe të

hapur sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbahet harmonia.

argëtoheni. Kjo do të ju rrisë disponimin juve.

Virgjëresha Periudha - 24.08 deri 23.09

Peshqit Periudha - 20.02 deri 20.03

Ju nuk duhet të keni frikë nga diskutimet. Me një bisedë të arsyeshme ju mund të zgjidhni gjithqka dhe të gjitha problemet në lidhje. Të dy do të

Gjatë këti muaji është koha më e mirë që ju të veproni përshkak se do të jeni në humor të mirë gjatë gjithë javës. Ky humor i mirë do të bëjë që të ju

ndjeheni më të lehtësuar dhe më mirë.

adresohen të gjithë personat. Me këtë ju do të jeni një joshës i përsosur.

26


VOTRA

www.votrasot.net

Këshilla—Zbavitje Prill, 2015

Numri II

Disa këshilla që ju ndihmojnë për një ditë të lumtur Zgjohuni herët Studimet tregojnë se njerëzit të cilët flenë më shumë se 9

Ulni sasinë e kafeinës

orë gjatë natës, kanë më tepër shanse të vuajnë nga

Konsumimi i lartë i kafes rrit tensionin e gjakut dhe nivelet

depresioni, ankthi dhe të kenë probleme të tjera

e stresit duke përkeqësuar ndjenjën e ankthit në mëngjes.

shëndetësore. Gjithashtu, kjo është zgjidhja më e mirë për

Në vend të kafes mund të konsumoni çaj jeshil, edhe pse

të pasur një lëkurë të freskët.

çaji jeshil përmban kafeinë është më i shëndetshëm se

Bëni ushtrime

kafja.

ushtrimet fizike të mëngjesit janë mënyra më e mirë që ju

Ulni konsumimin e sheqerit

ndihmojnë poër të qenë sa më larg stresit. Mund të bëni

Sasia e lartë e sheqerit në gjak ju bën të ndiheni të

disa ushtrime të thjeshta sapo të zgjoheni psh. kërcim me

përgjumur dhe të lodhur prandaj kini kujdes!

litar ose joga. Provojeni dhe do të habiteni sa i bukur do

Pini shumë ujë

t’ju duket mëngjesi.

Uji gjithmonë është cilësuar s në produkt i cili ka një

Hani ushqim të shëndetshëm

rëndësi të veçantë në organizmin tonë. Pini 8 gota ujë në

Zgjidhni për mëngjes vezë, kos, fruta, perime dhe do të

ditë, dhe jo vetëm do lehtësoni ankthin, por do të arrini të

shikoni ndryshime nëse vuani nga gjendja e ankthit.

keni një metabolizëm më të shëndetshëm.

Zarzavatet jeshile janë të pasura me magnez dhe klorofil, i cili

ndihmon

lehtësimin

e

tensioneve

dhe

ankthit.Peshkë dhe fruta deti.

SUDOKU

27


VOTRA

www.votrasot.net

Këndi i librit Prill, 2015

Numri II

U promovua libri “Greshnica-Kodrina jonë” i autorit Bajram Bajrami Shaban DALIPI

monografi të zgjërohet dhe plotësohet

se autori, përveç zhvillimeve në fushën e

Me mbështetjen e Fondit Rinor “Xixa”, në

edhe më tej. Mësuesi Bajram Bajrami,

arsimit, kulturës, na sjell edhe pemën

ambientet e Hotel Restorantit Arabella, u

është mësues i mësuesve tanë dhe

gjenealogjike të familjeve nga të pesë

promovua libri “Greshnica-kodrina jonë”

mësues i kuadrove të profileve të

lagjet e fshati, specifikat e të folmes së

i autorit Bajram Bajrami, i cili botohet pas

ndryshme të fshatit Greshnicë. Një

kësaj ane dhe toponiminë e fshatit

vdekjes së tij, me kontributin e mbesës së

kuadër me të cilin edhe mësuesi Bajram

Greshnicë.

tij Antigonës dhe ish nxënësit të tij Prof.

Bajrami krenohej është edhe prof. Dr.

Dr. Avzi Mustafa.

Avzi Mustafa, i cili ka dhënë kontributin e

Libri i mësuesit Bajram Bajrami, është një botim që u kushtohet banorëve të Greshnicës dhe ai trajton aspektet e origjinës së fshatit në përgjithësi dhe të 5 lagjeve të tij në veçanti, të kaluarën dhe historinë e fshatit, arsimin dhe mësuesit

tij në redaktimin dhe botimin e këtij libri. Mësuesit tim të ndjerë, i pata premtuar se dorëshkrimi i tij do të botohej, dhe ky amanet u plotësua pikërisht tani edhe me ndihmën e mbesës së tij, nënvizoi Prof. Dr. Avzi Mustafa.

Për librin e autorit Bajram Bajrami folën edhe ish nxënësit e tij, Xhemail Mehmedi, Mehmet Mehmedi, Dr. Ilmi Veliu dhe Prof. Dr. Neshyt Sadiku. Ky manifestim promovues u organizua nga Fondi Rinor “Xixa” dhe me këtë rast kryetari i saj Vebi Bilalli, Prof. Dr Avzi Mustafës i ndau çmimin “Për arritje të mëdha” në fushën

e parë që vendosën bazat e arsimit shqip,

Për librin “Greshnica-Kodrina jonë” foli

e

gjeografinë e fshatit, zhvillimet kulturore,

edhe një nxënës tjetër i mësues Bajramit,

mirënjohje u ndau: Hotel Restorantit

këngët burimore të odës së burrave dhe

arsimtari i gjuhës dhe letërsisë shqipe

Arabella, Antigona Bajramit dhe dy

aktivitetet e SHKA “Xixa”, gjuhën e këtij

Mustafa Ramadani, i cili duke shpalosur

aktivistëve nga diaspora, Hatem Bexhetit

vendi dhe specifikat e tij , autoktoninë e

detajet e këtij libri monografik, potencoi

dhe Rrahman Ramadanit .

fshatit, doket dhe zakonet e banorëve të kësaj ane, toponiminë e fshatit, gjendjen sociale të popullatës së Greshnicës, migrimin e djeshëm dhe të sotëm, infrastrukturën

e

fshatit

Greshnicë,

bujqësinë dhe blegtorinë si veprimtari kryesore të banorëve të Greshnicës. Duke hedhur vështrimin mbi këtë monografi, gazetari Shaban Dalipi, potencoi se mësuesi

Bajram

kronologjike

Bajrami

përshkruan

formë

gjithçka

lidhet me Greshnicën, duke u ndalur edhe në rrethanat shoqëroro-politike të asaj kohe, mungesën e kuadrove dhe përbuzjet e vazhdueshme të pushtetit deri në konfliktin e vitit 2001. Ai vlersoi se ky libër i autorit do të jetë bazament apo pikënisje e gjeneratave të reja që kjo

28

arsimit

dhe

shkencës,

ndërsa


VOTRA

www.votrasot.net

Pëllumbat a artë Prill, 2015

Numri II

Kërçova dhe talentet e saj këtu dhe në diasporë Laura Jusufi nje talente nga Kerçova qe vazhdon në rrugë për pianiste koncertesh. Ka filluar nga një moshë relativisht shumë të re me mësues të njohur të muzikës serioze në Çikago, IL. ...është shfaqur në shumë recitale për piano, dhe ka marrë pjesë në Illinois Federation of Music, me rezultate të larta, dhe tani ajo është duke ndjekur shkollën prestigjioze të muzikës, the Royal Conservtory of Music, aktualisht me statusin First Class Honors with Distinction në studimet e pianos.

radhe ajo vjen edhe me më shumë studime të reja në piano, nga Royal Conservstory of Music. Në këtë edicion të dytë, Blerta do të prezantoi një këngë në piano nga B. Berlin dhe një këngë shqiptare aranzhuar për piano nga A. Shabani.

Altin Jusufi nxenes i Shkollës "Sande Shterjoski", kl.IV. Ndjek gjithashtu kursin e pianos, niveli i dyte.

Laura Jusufi merr pjesë për herë të dytë në ‘Recitali Muzikor ‘AMA’ 2015 së bashku me muzikantë të tjerë të rinj Kërçovar në Amerikë dhe shfaqi sonatën e famshme Nr. 11 nga W.A. Mozarti, si dhe një Waltz per piano nga kompozitori shqiptar i saj më i favorizuar, Tonin Harapi. Blerta

-Debutimi i pare ne Festivalin "Dita Jone" 2014, me kengen "Makiato", ku merr cmimin si debitues me i mire per te realizuar nje videoklipit. .Ne Festivalin " Mollkuqet" ne Gjilan, ku nga 28 konkurente Altini merr cmimin e dyte. Altini ka marr pjesë edhe në shumë manifestime te ndryshme.

Beluli nje talente pasionante

nga Kerçova e cila kthehet për të dytën herë në këtë recital, së bashku me nxënësit e tjerë, si dhe nxënësit e ardhshëm për edicionin e dytë. Kësaj

Ilirida Ajroja , si fëmijë e talentuar dhe përkushtuar, për të fjala "lojë" kishte kuptimin "Mozart ose Mendelssohn." Tani, pas 7 vitesh në violinë, ajo është anëtare e një orkestre simfonike, orkestër chamber, “pit” orkestër për muzikalin "The Sound of Music," ka marrë pjesë në shumë konkurse dhe audicione për violinë me rezultate të larta, dhe më gjerësisht është duke planifikuar për të ndjekur shkollën prestigjioze Berklee School of Music.

29


VOTRA

www.votrasot.net

Sport Prill, 2015

Numri II

Fillon liga futbollistike komunale e shkollave të Kërçovës Refik ZENKU

Në pallatin e sporteve, në mënyrë solemne, filluan manifestimet kulturoro-sportive të Kërçovës me çrast si ngjarje e parë u përurua themelimi i ligës shkollore futbollistike të Kërçovës ku marrin pjesë të gjitha Në mbrëmbjen e 24 Marsit, si datë historike për kërçovarët, në praninë e përfaqsuesve të Komunës dhe të gjitha shkollave fillore, u përurua themelimi i ligës shkollore futbollistike me ç’rast u hodh shorti për përpilimin e dy grupeve pjesëmarrëse në gara . Në grupin e parë marrin pjesë shkollat: “Sande Shterjoski “, “Hristo Uzunov “, ” Millto Gurra”, ” Faik Konica “ dhe ” Kuzman Josifoski Pitu” .Në grupin e dytë, apo grupi B, marrin pjesë: “Sande ShterJoski” , “Naim Frasheri “ , “Rexhë Rushit Zajazi “, “Gjergj Kastrioit Skëndërbeu “ dhe “Dr . Vlladimir Polezhinoski” . Në gjiron e parë, që do të zhvillohet në fillim të muajit Prill, do të takohen si ndeshje e parë , “Hristo Uzunov “ me “Kuzman Josifoski Pitu” , pasta j ” Naim Frashëri “ me “Vlladimir Polezhinoski” , “Millto Gurra “ me “Faik Konicën” dhe ndeshja e fundit ”Rexhë Rushit Zajazi “ me “Gjergj Kastrioti Skëndërbeun” . Në vazhdim të turneut, ndeshjet do të zhvillohen çdo të premte sipas orarit të përcaktuar, e që parashihet të përfundojnë me përmbylljen e vitit shkollor. Ndeshjet do të luhen dy herë nga 10 minuta, dhe ato do të zhvillohen në pllatin e sporteve “Jançica” të Kërçovës.

u prononcua udhëheqësi i sektorit për sport në komunën e Kërçovës, Ardian Musliu i cili tha, se me rastin e 24 Marsit kemi për qëllim të themelojmë ligën komunale për fëmijë dhe jo rastësisht sot me 24 Mars, e filluam këtë aktivitet, qëllimi jonë është zhvillimi dhe afirmimi i sportit në Kërçovë. Mendimin e tij lidhur me këtë aktivitet, e dha edhe kryetari i lidhjes së sporteve shkollore të Kërçovës Bejtulla Emini. Ne tha ai, filluam të realizojmë programin e komunës së Kërçovës, në kuadër të manifestimeve kulturoro-sportive , ku do të formohet liga shkollore fudbollistike , me këtë rast më lejoni të përshëndes Kryetarin e Komunës së Kërçovës Fatmir Deharin, për iniciativën që ai e ndërmerr në organizimin e këtij aktiviteti që do ti shërbejë zhvillimit të sportit kërçovar. Sporti ka për qëllim që të rinjtë

Lidhur me projektin e sapofilluar për ligën shkollore - futbollistike të Kërçovës

30

ti largojë nga veset e këqija , të ndikojë në zvhillimin e tyre, me vetë tërheqjen e shortit krijojmë parakushte që sa më parë të fillojë të zhvillohet liga shkollore futbollistike. Këtë aktivitet do ta zhvillojmë ne si lidhje e sporteve të Kërçovës, ku me mbështetjen e Komunës dhe me tendencë që ky aktivitet, në të ardhmen të bëhet tradicional, tha në mes tjerash Emini. Mbrëmbja u përmbyllë me ndeshjen revyale në mes të përfaqsuesve të Komunës dhe përfaqësuesve të profesorëve të edukatës fizike. Ndeshja përfundoi me rezultat 6-3, në të mirë të Komunës, ku 3 gola shënoi Fatmir Dehari, 2 Ibarim Koça dhe 1 Kushtrim Lika. Kurse për profesorët të tre golat i shënoi Bekim Jusufi.




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.