VOTRA
www.votrasot.net
Editoriali Maj, 2015
Votra përgëzon në organizimin e mbrëmjeve tradicionale shoqatat tona n ë m ë r g i m ! Unionin e shoqatave kërçovare të grumbulluara në atë që e quajmë "Votra", duke patur prioritet në veprimtarinë e saj, ndërtimin e urave të bashkëpunimit nëpërmjet shoqatave simotra, me gjakun tonë kudo që jetojnë e veprojnë në botë, jo vetëm që përcjellë,, por inkurajon dhe përgëzon realizmin e aktiviteteve të tyre në shtetet ku jetojnë, duke i cilësuar se ato po kryejnë një mision shumë atdhetar. Duke u përkushtuar shoqatat tona në veprimtarinë e tyre, nëpërmjet aktiviteteve që organizojnë atje, ato ruajnë dhe trashëgojnë në brezat e rinjë, gjuhën, doket e zakonet, dhe si rrjedhojë e këtij investimi shpirtëror tek
Numri III
fëmijët e tyre, ato ndikojnë edhe në aspektin fizik, që lidhja e tyre me vendlindjen, të bëhet e pandashme. Dëshmia më e mirë, është jo vetëm investimi që kryejnë në ndërtimin e shtëpive dhe lokaleve që blejnë, por ato vazhdojnë që gëzimet e tyre ti realizojnë, në origjinën e tyre, si dhe në raste dhimbjeje, sjellin që eshtrat e të afërmive që ndërrojn jetë, t’i sjellin që të prehen në tokën ku lindën të parët tanë. Duke e konsideruar të gjithë këtë aktivitet, që i dedikojnë vendlindjes, shoqatat tona simotra, ne Unioni “Votra”, e cilësojmë si një vlerë të madhe, dhe k o n t r i b u t t ë jashtëzakonshëm që ato kryejnë ndaj vendlindjes. Ne, si shoqata vendore të grumbulluara tek "Votra", ju bëjmë ftesë të hapur që të rrisim bashkëpunimin tonë në të mirë të realizimit, të sa
Në këtë numër do të lexoni: Kujtimet e një shtegtari …
6
më shumë aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta. Një nga urat e lidhjes sonë, konsiderojmë se është revista "Votra", ku Ju mërgimtarë, personalitete të ndryshme, shoqata simotra, veprimtarë të ndryshëm, lirisht mund të bëheni pjesë e revistës sonë, duke na dërguar shkrime, vështrime, njohtime apo informacione të ndryshme. Lidhja jonë e dytë, ku ftojmë të marrin pjesë shoqatat tona nga mërgimi, është pjesëmarrja juaj me elemente artsitike, në javën tonë kulturore, të cilën këtë vit, do ta realizojmë gjatë muajit qershor. Dhe ftesa tjetër e cila do t’ju vijë edhe zyrtarisht, do të jetë pjesëmarrja juaj, në një tribunë qytetare, që do ta organizojë "Votra", me temë: “Kërçova dhe sfidat e saj”, eveniment i cili është përcaktuar të mbahet, më
datën 20 korrik 2015. Duke uruar dy shoqata tona simotra, atë në Vjenë dhe atë në Chicago, të cilat gjatë fundit të muajit prill, dhe fundin e javës së parë të muajit maj, që me sukses arritën të organizojnë aktivitetet e tyre tradicionale, ne Unionit "Votra", na ngelet t’ju urojmë, që edhe në të ardhmen, të karakterizoheni me sa më shumë aktivitete, duke pasuruar, jo vetëm jetën tuaj kulturore, por dhe botën e brendshme shpirtërore. Duke qenë të hapur gjithmon për bashkëpunim, na ngelet që me përshëndetje vëllazërore, t’ju urojmë shëndet e suksese pa fund, si në jetën tuaj personale, ashtu edhe në atë shoqërore. Me konsideratë të lartë: nga Unioni i shoqatave "Votra", në të cilën marrin pjesë; Dituria, Fortesa, Art, Dea, Kult, Shoqata e Artistëve Shqiptarë, SHKA Jusuf Albani dhe Shoqata e Gruas Shqiptare.
Redaksia Drejtor : Bajram Çupi Kryeredaktor: Shaban Dalipi Redaktor: Bekim Adili
Hasan Kaleshi, ndriçuesi i figurave kombëtare
8
Koordinator: Naim Zenku Lektor: Nexhat Mehmedi Përpunimi kompjuterik: Ajet Rexhepi
Çfarë ndodh me shqiptarët në Maqedoni
12
Kromozomopatia
19
Piloti kerçovar me dy rrota në maje të Evropës
28
Bashkpuntorë: Avzi Mustafa, Salije Sadiku, Sami Dalipi, Faton Jusufi, Merita Adili, Him Koça, Nazif Selimi, Ilmi Veliu, Besfort Imeri, Blerim Ramadani, Gafurr Ajruli , Begzat Rrahmani, Nebi Bilalli, Mide Nexhipi, Xhevdet Ukalli, Gëzim Qerimi, Bejtulla Emini, Shkumbin Rrushaj, Nexhat Mehmedi, Refik Zenku, Shoqata USKANA SHBA, Shoqata Kërçova Zvicer, Shoqata Kërçova Vienë, Shoqata Kërçova Gjermani dhe shoqatat tjera Kërçovare ne Diasporë. www.votrasot.net email: votrasot@gmail.com
3
VOTRA
www.votrasot.net
Retrospektiva mujore Maj, 2015
Numri III
gjetjen e një lokacioni të ri larg qytetit dhe vendeve të banuara.
...
Shaban DALIPI
... Shënohet Dita e dëshmorëve – 5 Maji, nderohen të rënët për idealet kombëtare Me rastin e 5 – Majit, Ditës së dëshmorit, u nderuan të gjithë të rënët për idealet kombëtare. Në këto homazhe për dëshmorët e kombit mori pjesë edhe kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili nënvizoi se vepra dhe sakrifica e tyre është mësim për devotshmërinë ndaj atdheut. Në organizim të SHVL-UÇK-së dhe me mbështetjen e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, me rastin e Ditës së Dëshmorëve u bënë homazhe në varrezat, ku prehen dëshmorët e kombit dhe veprimtarët e kauzës shqiptare, duke filluar nga Struga, me nderimin për Nuri Mazarin, Islam Veliun dhe Selman Seferin, për të vazhduar në Kërçovë, me homazhet për veprimtarët, Gafurr Zendeli, Abedin Hyseni e Medin Emini dhe për t’u ndalur, në varrezat e fshatit Kollarë, ku lule të freskëta u vendosën tek varret e dëshmorëve të kombit Beqir Limani dhe Ruzhdi Veliu. Dëshmori i kombit Beqir Limani, sivjet prehet me shokun e tij të idealit dhe krahun e fuqishëm të veprimtarisë Ruzhdi Veliun. Ata ishin të përgjegjshëm për misionin dhe detyrat që morën përsipër, të cilat do të konkretizohen me armët që u shkrepën në Kosovë, Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni. “Sot përkujtohen të gjithë dëshmorët e kombit të rënë për atdhe, për të respektuar veprën e tyre madhore dhe përkushtuese, e cila njëherit është edhe mesazh për gjeneratat e reja”, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Krushina dhe Qafa, pikat më të frekuentuara për festën e 1 dhe 2 Majit Ndërkaq veprimtari Fatmir Limani, potencoi se: “Dita e 5 Majit nderon përjetësinë e dëshmorëve dhe veprimtarëve të kombit, të cilëve u jemi mirënjohës për gjakun e derdhur, sakrificën e madhe dhe veprat e tyre që do t’ju shërbejnë gjeneratave të reja, si mësim dhe frymëzim për misionet e kauzës kombëtare”.
... Zjarr në deponinë e Kërçovës, ngulfatet frymëmarrja e banorëve Mbeturinave të grumbulluara për rreth lumit të Zajazit, u është vënë zjarri dhe nga djegia e tyre është krijuar një gjendje katastrofale ekologjike. Era e keqe e ka rritur edhe më shumë shkallën e ndotjes në gjithë qytetin, por goditjen më të madhe, natyrisht e kanë marrë banorët që jetojnë në afërsi të deponisë ku derdhen edhe ujërat e kanalizimit fekal. Ato thjeshtë nuk mund të marrin frymë nga ajri tejet i ndotur, që u shkaktua nga mbeturinat e djegura. Banorët shprehen të revoltuar nga kjo situatë e tmerrshme ekologjike dhe kërkojnë nga institucionet kompetente, që të merren masa urgjente për tejkalimin e kësaj gjendjeje që mund të sjellë edhe pasoja të rënda shëndetësore. Ndotja e ambientit nga mbeturinat e shtresuara prej vitesh, është një problem i kahmotshëm, por përmasat e saja, tashmë janë bërë të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Ky problem i madh kërkon zgjidhje adekuate me dislokimin e deponisë dhe
4
Për të kremtuar festën e 1 dhe 2 Majit, kërçovarët u mblodhën në vendet pitoreske, në Krushinë dhe në fshatin malor Qafë, ku familjet kaluan çaste të këndshme në ambiente të freskëta, duke shijuar ushqimet e përgatitura në hapësirat e gjelbruara. Me rastin e kësaj feste, në ambiente të gjelbëruara, me terene sportive dhe lojëra për fëmijë që i ofron lokaliteti i Krushinës, u krijua vërtetë një atmosferë festive. Zurlat dhe tupanat gjëmonin nga të gjitha anët, ndërsa fëmijët zbaviteshin në këndet e lojërave që ndodhen në katër anët e tereneve sportive. Edhe shitësit e produkteve të ndryshme, paten përfitime dyfish më të mëdha, sesa në ditët e zakonshme. Edhe fshati Qafë, gjatë këtyre dy ditëve ishte më i populluar se kurrë. Familje të shumta kishin marrë rrugën gjarpërore për në fshatin Qafë, për të kaluar një ditë të relaksuar me ajër të pastër, ushqime dhe ujë të ftohtë i cili nuk mund të shijohet në vendbanimet e ulëta. Rruga e gjatë dhe e mundimshme, nuk paraqiste asnjë problem për vizitorët e shumtë që preferuan pikërisht vendin që gërsheton bukurinë, traditën dhe historinë e këtyre anëve. Një atmosferë impozante me muzikë dhe rekreim perfekt, u krijua në të gjitha hapësirat e këtij lokaliteti, ku familjet nga Kërçova dhe Gostivari, shijuan freskinë dhe bukurinë natyrore të këtij vendi malor, të shoqëruar edhe me vizitat e gjurmëve historike dhe memorialit që simbolizon trimërinë , rezistencën dhe sakrificën shqiptare, Sulltanën e Qafës.
VOTRA
www.votrasot.net
Retrospektiva mujore Maj, 2015
Numri III
... Oda ekonomike rajonale realizon takim biznesi me kreun e Kërçovës Fatmir Dehari Oda ekonomike rajonale me seli në Kërçovë organizoi Takim biznesi me kreun e Kërçovës, Fatmir Dehari Në këtë takim ku morën pjesë edhe përfaqsues të subjekteve afariste, u nënshkruajt edhe memorandumi i bashkëpunimit në mes dy subjekteve i cili do të hapë një perspektivë të re zhvillimore në rajonin e Kërçovës dhe më gjërë. Takimi për çështjet e afarizmit në rajonin e Kërçovës u zhvillua me iniciativën e Odës rajonale ekonomike dhe ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon, si dhe bashkërenditjen e aktiviteteve me vetëqeverisjen lokale të Komunës së Kërçovës. Në këtë takim ku morën pjesë edhe përfaqsues të subjekteve afariste, u shqyrtuan edhe mundësitë për zhvillim rajonal dhe modernizimit infrastrukturor, që padyshim ka një rol të rëndësishëm në përspektivën zhvillimore të kësaj ane. Me këtë rast u nënshkruajt edhe memorandumi i bashkëpunimit të Komunës së Kërçovës dhe Odës ekonomike, të cilën kreu i Kërçovës Fatmir Dehari, e vlersoi si një partneritet që do të hapë shtigje të reja zhvillimore. Ky bashkëpunim, tha ai, do t’u hapë rrugën investimeve, me të cilat do të përforcohen kapacitetet e biznesit në zonat e lira ekonomike dhe industriale si dhe do të ndikojë në zbutjen e papunësisë. Jelisaveta Georgieva, nënkryetare e Odës ekonomike të Maqedonisë, tha se ky takim që rezultoi me nënshkrimin e memorandumit, është një hap shumë
serioz dhe me karakter institucional. Bashkëpunimi dypalësh dhe këmbimi i përvojave në mes të subjekteve, nënvizoi ajo, do të rrisë kapacitetet investuese në rajonin e Kërçovës, dhe do të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të rajonit të Kërçovës dhe më gjerë.
mëtar për Komunën e Kërçovës, me koordinator Mazllam Osmani. Anëtari i Këshillit Qendrorë të Lëvizjes BESA, profesori universitar Lulzim Aliu, pasi foli për arsyet e paraqitjes së Lëvizjes Besa në skenën politike, potencoi se integrimi I shqiptarëve në Evropë,nuk është i mundur pa u integruar
...
ata fillimisht mes veti?! Prandaj, synimi i
Argëtim Ramadani, kampion i garave të motoçiklizmit në Greqi Në Në garat për motoçiklizëm, të kampionatit të Evropës jug-lindore që u mbajtën në Serres të Greqisë, 17 vjeçari Argëtim Ramadani nga Kërçova, merr dy medalje, njërën për vendin e parë ndërsa tjetrën për vendin e dytë. Garat kampionale të motoçiklizmit për Evropën jug-lindore sivjet u mbajtën në Greqi dhe aty morën pjesë shumë garues nga Turqia, Bullgaria, Sërbia, Greqia dhe Maqedonia. Në këto gara me motorë sportiv të klasit 125 SP, mori pjesë edhe djaloshi 17 vjeçar nga Kërçova, Argëtim Ramadani i cili gjatë garimit në ditën e parë, edhe përkundër problemeve teknike, arriti të radhitet i dyti ndërsa në garat që u zhvilluan gjatë ditës së nesërme, Argëtimi shënon rezultatin kulmor duke zënë vendin e parë, në konkurencën më të forte, në nivelin e garimit në kampionatin e motoçiklizmit për Evropën Juglindore.
pare i BESËS është integrimi brendashqiptar në kulturë, arsim, sport, ekonomi, e gjithçka tjetër. BESA gjithnjë do të mbrojë interesat kombëtare, e asnjëherë ato personale”, theksoi Aliu. Të pranishmive iu drejtua edhe profesoresha Bukurie Emrullahi – Ahmeti, anëtare e Këshillit komunal në Kërçovë me ç’rast tha se kjo parti për së pari herë, krijon kushte dhe hapësirë të madhe për aktivizimin e femrës në politikë. Këshilli Nsmëtar komunal i Kërçovës, i përbërë prej 15 anëtarësh, që përfaqsojnë të gjitha vendbanimet e kësaj komune, për koordinator zgjodhi aktivistin e shoqërisë civile, Mazllam Osmani. Koordinatori i posazgjedhur, pasi i përshëndeti të pranishmit, i falenderoi anëtarët e këshillit nismëtar për besimin e dhënë. “Ne jemi këtu për të ftuar mendjet e ndritura dhe të pastra të këtij vendi, që t’i bashkohen kësaj
Ai ishte për 10 sekonda më i shpejtë se garuesi i dytë dhe me këtë rezultat Argëtimit i hapet rruga për pjesëmarrje në garat botërore të kësaj kategorie.
kauze vizionare për popullin tonë, e cila
...
vendin tonë”, nënvizoi koordinatori i
do të sjellë vlera të reja dhe shpirtin këmbëngulës, duke pretenduar gjithmonë një të ardhme progresive për posazgjedhur Mazllam Osmani. Më pas
Lëvizja Besa arriti edhe në KërçovëMazllam Osmani koordinator i Këshillit Nismëtar
të pranishmive iu drejtuan edhe
Në ambientet e QT “Arabella” Lëvizja Besa zgjodhi 15 anëtarët e Këshillit Nis-
– Zejd si dhe Kryetari i Këshillit Nismëtar
5
dy
anëtarët e Këshillit Qendror të lëvizjes BESA, Llokman Limani, Skender Rexhepi i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
VOTRA
www.votrasot.net
Histori gjuhësore Maj, 2015
Numri III
Kujtimet e një shtegtari … Mr. Nexhat MEHMEDI Kush ishte Arnold von Harfi, i cili para pesëqind Vjetësh do të kalojë nëpër viset shqiptare dhe do të hartojë një fjalorth të vogël shqipgjermanisht. Para pesëqind vjetësh, në verën e vitit 1496, kalorësi gjerman Arnold von Harfi, i cili gjendej në një rrugë të largët prej Gjermanisë për në Palestinë e pastaj Etiopi, Spanjë e Francë, do të ndalet pak edhe në viset shqiptare. Pak nga kurreshtja, e pak nga nevoja e përditshme, kalorësi gjerman do t’ i mbledhë disa fjalë shqipe të cilat do t’ i përkthejnë në gjuhën gjermane. Pas tri vjetësh, kur do të kthehet nga udhëtimi i tij i gjatë, ai këto fjalë bashkë me ca kujtime për qytetet shqiptare do t’ i fusë në librin e tij të shtegtimit dhe krahas shënimeve për italianët, sllavët, turqit, arabët, spanjpllët ai do të flasë pak edhe për shqiptarët dhe luftën e tyre për t’ i përballuar pushtimit turk pas vdekjes së Skënderbeut. Dhe, në këtë mënyrë, fare spontanisht kalorësi gjerman do të futet në histori si njëri ndër përpiluesit e parë të fjalorit shqip - gjermanisht dhe në të njëjtën kohë do të fillojë periudhën e gjatë qindra vjeçare të interesimit të madh të gjermanëve për gjuhën shqipe, për shqiptarët dhe kulturën që nga Lajbnici, Tunmani, Ksylanderi, Hani, e deri te Gustav Majeri e mëtutje, të cilët do t’ i kontribojnë shumë e shumë studimit dhe afirmimit të gjuhës sonë në përmasa ndërkombëtare. Shumë nga këta albanologë, nga terreni i gjuhësisë do të kalojnë edhe në situatën shoqërore - politike të shqiptarëve dhe në dy shekujt e fundit do të përpiqen te fuqitë e mëdha evropiane për pavarësinë kombëtare të shqiptarëve. Por, para
se të rrekemi me këto përpjekje, t’ i kthehemi sërish kalorësit Arnold von Harfiit dhe kohës së tij. Kalorësi Arnold von Harfi rrjedh nga familja e njohur kalorësiake e Harfëve të Këlnit ( në Rajnvestfalinë perëndimore) , familje kjo që kishte dhënë shumë kronistë të njohur, princa dhe bredhacakë, të cilët ishin marrë me historitë e popujve të vegjël, pastaj me shtegtime të largëta e të tjera, e të tjera. Shumica prej tyre e kishin marrë botën në sy dhe pastaj, pas aventurash dhe përjetimesh të ndryshme, ishin kthyer sërish në Këlnin buzë Rajnës së bukur për t’ i evokuar kujtimet e tyre. Por, me gjasë , Arnold von Harfi kishte qenë më guximtari dhe më i zoti ndër të gjithë paraardhësit e tij. Ai kishte qenë i pari kalorës shtegtar, i cili për tre vjet rrjsht ia kishte dalë në krye që të ndërmarrë një udhëtim të gjatë prej Këlnit për në Itali, Siri, Egjipt, Arabi, Etiopi, Namibi, Palestinë, Turqi, Francë dhe Spanjë. Gjatë rrugës së tij të gjatë, Harfi ishte ndalë edhe nëpër viset shqiptare dhe si kureshtar i madh që ishte menjëherë kishte filluar që t’ i shënonte fjalët shqipe që i duheshin dhe ato t’ i përkthente në gjuhën gjermane. Kështu, ai shënoi mbi pesëdhjetë fjalë dhe folje, të cilat pastaj nuk harroi që pas kthimit nga udhëtimi i gjatë t’ i përfshijë në shënimet e tij të përgjithshme gjatë udhëtimit. Pos fjalëve shqipe, të cilat pamëdyshje se flasin bukur shumë për situatën e atëhershme gjuhësore të gjuhës sonë, Harfi dha edhe disa shënime të tjera të rëndësishme për vendin dhe njerëzit, të cilat i pa kalimthi. Kështu, duke udhëtuar me anije nëpër Adriatik, prej Rraguzës Dubrovnikut për në Ulqin, ai thotë se pas një udhëtimi nëpër detin e shqetësuar e kishte parë qytetin e Ulqinit dhe njerëzit e tij. “ Aty për herë të parë e dëgjova gjuhën shqipe. Ajo kishte një tingëllimë tjetër nga gjuhët sllave” - thotë Harfi. Dhe më
6
tej, duke udhëtuar prej Ulqinit për në Durrës, Harfi e shënon edhe numrin e milave dhe ambientin në të cilin ai ndeshej. “ Kudo një bregdet i qetë. Durrësi është një qytet i bardhë. Një skelë e rëndësishme në të cilën gjenden turqit, por që kudo dëgjohet gjuha shqipe”. Me gjasë, në Durrës Harfi do t’ i shënojë fjalët shqipe dhe aty do të komunikojë për disa ditë me shqiptarët. Në rrugën për në Vlorë , Harfi do të shënojë se midis këtyre dy skeleve gjenden ende vise të cilat nuk u kanë rënë në duar turqve, e në të cilat zhvillohen ende gjithnjë luftime të rrepta midis pushtuesve dhe vendësve. Në Vlorë ai pos turqve sheh edhe venedikas dhe anije të mëdha lufte. Duke folur për viset shqiptare në kalim, Harfi bën edhe një digresion të vogël kur merret me luftërat shqiptaro - turke. Ai konstaton se rrugës kishte parë shumë vende të rrënuara nga luftërat dhe se turqit po vazhdonin ngadalë që të pushtonin edhe Veriun. Kësht, ai për Shkodrën thotë se ishte pa turq dhe ende gjithnjë merrej me çështjet e pavarrësisë së vet. Harfi thotë se Venediku gjendej në frontin antiturk dhe ishte i interesuar që qytetet shqiptare t’ i mbante për vete. Pra, sipas Harfit, edhe më shumë se njëzet vjet pas vdekjes së Skendërbeut, ushtria turke nuk ia kishte dalë dot që t’i pushtonte që të gjitha viset shqiptare. Sado që numri i fjalëve në këtë fjalorth është i vogël dhe ato janë të shkruara nga një njeri që s’ kishte të bënte me gjuhësi fare, prapëseprapë, ato janë të vlefshme dhe meritojnë vemendje të posaçme për rikonstuime gjuhësore madje edhe historike. Veprën e Harfit i pari do ta zbulojë albanologu dhe gjuhëtari i madh Gustav Majer në shekullin e kaluar dhe do t’ i kthehet studimit dhe interpretimit të saj me zell të madh, si një dokument i vjetër i cili u hyn në punë gjithë atyreve që merren me studimin e historikut të gjuhës shqiptare.
VOTRA
www.votrasot.net
Analiza ekonomike Maj, 2015
Numri III
Punësimet masive në sektorin publik, kërcënim serioz për Mr.Blerim RAMADANI
ekonominë dhe qëndrueshmërinë financiare
Për reformim të Administratës Publike, në Maqedoni, pati përpjekje menjëherë pas rrëzimit të regjimit socialist. Njëra nga sfidat e parapara, shumë e rëndësishme, ishte edhe zvogëlimi i punonjësve në sektorinë publik. Qysh në vitin 2000, por edhe me herët, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kishin rekomanduar se Maqedonisë i nevojitej një Administratë Publike, e vogël, e aftë dhe kompetente me rreth 60,000 punonjës. Çdo qeveri qysh atëherë ka premtuar se do të fillojë të merret me këtë çështje, por në praktikë numri i njerëzve të punësuar në Administratën Publike ka vazhduar të rritet. Megjithatë, deri më sot nuk janë shfaqur rezultatet e dëshiruara. Përkundrazi, praktika e përditshme dhe të dhënat jozyrtare japin alarmin se numri i administratorëve në sektorin publik është duke u rritur artificialisht akoma edhe më shumë. Përgatitja për reforma në Administratën Publike filloi me asistencën teknike nga programi PHARE i BE-së dhe u financua nga Banka Botërore. Nga këtu, reformat në Adminstratën Publike i ndoqi një joharmonizim dhe dështim, vlerësim ky i cili u dedikohet të gjitha reformave transitore në Republikën e Maqedonisë.
Synimi i qeverive për një sektor publik të zvogëluar dhe efikas, sipas standardeve evropiane, asnjëherë nuk ka pasur sukses. Në kohët e fundit, ajo çfarë të gjithë mendojmë vazhdimisht se Administrata Publike ka arritur shkallë të lartë të politizimit dhe ky trend akoma rritet edhe më shumë. Shkalla e lartë e politizimit të Administratës Publike në Maqedoni, ka ngritur interesin e të rinjve për të punuar në sektorin publik, për shkak të papunësisë së madhe dhe kjo situatë shkon në favor të partive qeverisëse, që të sigurojnë vende pune në Administratën Publike për mbështetësit dhe partizanët politik. Nga këtu ekziston edhe shqetësimi serioz, se ky fenomen rritet vazhdimisht në vitet e fundit dhe kërcënon të dëmtojë ekonominë dhe të rrezikojë qëndrueshmërinë financiare. Punësimet e fundit dhe paralajmërimet për punësime të reja me shifra të palogjikshme për mundësitë e Maqedonisë me përmasa dhe kapacitet të tillë, ekonomik dhe financiar që paraqet problem serioz për funksionimin normal të sistemit. Të dhënat statistikore tregojnë se sektori publik merr pjesën më të madhe të buxhetit shtetëror. Kjo pjesë rritet vazhdimisht në vitet e fundit dhe kërcënon të dëmtojë
7
ekonominë dhe të rrezikojë qëndrueshmërinë financiare. Dhe si rezultat i gjithë kësaj, sot nuk ka ndonjë numër të saktë zyrtar rreth numrit të të punësuarëve në Administratën Publike. Numri i punonjësve deri sot ka arritur rreth 150,000 (jozyrtare). Sipas analizës së fundit statistikore, administrata zë mbi 50 % të numrit të përgjithshëm të të punësuarëve në Maqedoni dhe e bën Qeverinë, punëdhënësin më të madh në vend. Ka ndodhur disa herë që pagat për punonjësit e shërbimit publik janë mbuluar me huatë e marra prej insitucioneve ndërkombëtare. Më herët, sektori publik mbijetonte nga ndihmat e donatorëve ndërkombëtar, sot ekziston pjesërisht nga huatë qe merr qeveria prej institucioneve ndërkombëtare si FMN-ja. Por kjo praktikë nuk mund të funksionojë përgjithmonë. Nga ana tjetër, të zgjedhurit në qeveri nuk i kushtojnë shumë kujdes dhe energji kësaj çështjeje, duke u siguruar që punonjësit në shërbimin publik të jenë në përputhshmëri me preferencat e tyre partiake dhe politike, pa mos parashikuar rreziqet që vijnë nga punësimet masive. Ky trend rrezikon edhe nëpunësit ekzistues në sektorin publik. Pikërisht, për shkak të kësaj natyre, Administrata Publike në të gjitha Raportet e institucioneve relevante, paraqitet e mbingarkuar, e politizuar ku vazhdimisht janë kërkuar ndryshime dhe ndërhyrje. Standardet që kërkohen për vendet e vogla, siç është edhe Maqedonia, nuk korespondojnë me gjendjen aktuale, sepse Maqedonia ka nevojë për një administratë shumë më të vogël se kjo që është. Nëse shohim situatën në të cilën gjendet Administrata Publike, mund të konstatojmë së është shumë larg standardeve të kërkuara ndërkombëtare dhe nevojave reale të qytetarëve.
VOTRA
www.votrasot.net
Personalitete Maj, 2015
Numri III
Hasan Kaleshi, ndriçuesi i figurave kombëtare Prof. Dr. Avzi MUSTAFA
vëmendjes, jo vetëm për t’i evidentuar si emra nga këto vise, por nuk mund të rrinte që këtyre njerëzve të mos ua studiojë edhe veprimtarinë e tyre, si dhe kontributin e tyre për kombin tonë dhe për njerëzimin, pa marrë parasysh se në çfarë kohë e gjuhe janë shkruar.
Hasan Kaleshi, një dijetar orientalist me merita të veçanta, që u ka dhënë shumë shkencave historike dhe filologjike. Nëpërmjet studimeve dhe përkthimeve të materialeve arkivore, sidomos të përkthimeve nga osmanishtja, ai ka lënë një thesar të çmuar e të pasur dokumentar e historik për ndriçimin e figurave dhe ngjarjeve të periudhës mesjetare të kohës osmane në trojet tona. Ky erudit i shkencës posedonte njohuri nga disa fusha shkencore, por ishte edhe njohës i madh i disa gjuhëve të huaja, si: gjermanishtes, anglishtes, frëngjishtes, gjuhëve sllave e, sidomos, turqishtes, persishtes e arabishtes. Përmes njohjes së gjuhëve orientale, ai posedonte dije për të cilat pa hezitim mund të themi se ashtu arriti t’i takojë një rangu të lartë shkencor, që e vendos atë ndër shkencëtarët e shekullit XX në trojet tona kombëtare e më gjerë Kultura që mori Hasan Kaleshi mund të mbështetet në atë që eci familja e tij, posaçërisht babai, që ishte një hoxhë me kulturë të gjerë. Vëmendja e Hasan Kaleshit që në fillim të karrierës së tij u përqendrua në sferën e gjerë të kulturës orientale, turko-arabe-persiane, që në vitet e mëvonshme tërë punën e tij do ta përqendrojë në studimet orientale pa lënë anësh edhe sferat tjera të filologjisë shqiptare, ku ai dha edhe prova të formimit të personalitetit të tij si shqipërues, përkthyes e studiues i shquar me vlera të veçanta, të cilat do ta pasurojnë fondin e kulturës sonë. Të flasësh për Hasan Kaleshin si orientalist, veçanërisht si osmanolog, do të thotë të vësh në dukje njohuritë e mëdha që zotëronte ai. Ai ka botuar shumë punime e studime me karakter historik dhe fetaro -historik, me karakter letrar e filozofik, ka botuar përkthime dhe studime arkivore nga Stambolli mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, vështrime mbi letërsinë turke, egjiptiane, shqipe, vakëfname etj. Kjo trajektore në oqeanin e shumë do-
kumenteve e letrave nuk i ka lënë anash pa i ndriçuar edhe shumë figura shqiptare të trevave tona, gjegjësisht të trevave të Maqedonisë së sotme. Dr. Hasan Kaleshi në një simpozium me titull “Takimet e Bigorit” do ta ngrejë zërin ndaj studiuesve turkologë ose orientalistë që të merren edhe me historinë kulturore, duke u thënë “që punët të mos i shikojnë njëanshëm”. “Me këtë dua të them – shton Kaleshi – se më shumë rëndësi i jepni historisë, si në gjetjen e materialit historik ose në projektet hulumtuese shkencore, që unë e kuptoj se ka të bëjë me afirmimin e kombeve, por unë në këtë rast do theksoj se duhet të flasim edhe për disa poetë e shkrimtarë dhe arsimues që kanë shkruar në gjuhën turke dhe shqipe, për të cilët dihet shume pak ose aspak.” Në shkrime të karakterit historik te Hasan Kaleshi, si gjurmues i rryer, del në pah dashuria për vendlindjen, për Kërçovën e Maqedoninë, për të hedhur dritë në historinë tonë, për t’i bërë të njohura, nëpërmjet artikujve dhe kumtesave, meritat e atdhetareve të disa figurave të shquara. Në këtë kumtesë ai do t’i paraqesë të gjithë ato personalitete që janë me prejardhje nga viset tona, kontributi i të cilëve është i madh në disa sfera – të cilët në fakt janë punëtorë kulturorë e politikë, vlerat e të cilëve Hasan Kaleshi i vë në qendër të
8
Në bazë të burime turko-osmane nga trevat e Maqedonisë së sotme, dr. Hasan Kaleshi na jep të dhëna për një shkrimtar të vjetër të lindur në Tetovë me emrin Suxhudi. Për këtë personalitet, pas konsultimeve mbi prejardhjen e tij, ai na jep të dhëna mbi profesionin dhe punësimin e tij si regjistrues dokumentesh në kohën e Sulltan Selimit dhe, më vonë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, por edhe punësimin e tij si kadi në Prizren. Për këtë personalitet, në bazë të dhënave që na i prezanton, Hasan Kaleshi thotë: “Ky është shquar edhe si poet me divanin e tij, ku në poezi dhe në prozë të rimuar i këndon sundimit të Sulltan Selimit I, të shkruar në veprën e titulluar “Selimname” Po ashtu nga kjo trevë e Pollogut ai na jep edhe një emër të një njeriu shumë të arsimuar me emrin Ibrahim Tulu’i, i quajtur Dahhak, po ashtu i lindur në Tetovë. Ai ka ushtruar profesionin e kadiut në Shqipëri dhe ka qenë bashkëpunëtor i Ashik Çelebisë. Sipas këtyre të dhënave, ai e ka humbur jetën aksidentalisht duke kaluar mbi lumin Shkumbin. Nga qyteti i Tetovës na e prezanton edhe njeriun më të shkolluar të kohës – Akif Mehmed Pashën, që rrjedh nga një familje shumë njohur nga Tetova. Osmanologu Hasan Kaleshi jep shume burimeve mbi aktivitetin e tij si vali në Shkup, Bosnjë, Janinë e Prizren. Për këtë personalitet, që vepronte në vitet e fundit të udhëheqjes së Mehmetit II, thotë se ka qenë njohës i mirë i persishtes, arabishtes, turqishtes, greqishtes dhe frëngjishtes. Ai ka shkruar poezi, të cilat janë çmuar shumë nga bashkëkohanikët e tij. Hasan Kaleshi në panoramën e person-
VOTRA
www.votrasot.net
Personalitete Maj, 2015
aliteteve të viseve tona na e prezanton edhe një bashkatdhetar nga Kërçova, gjegjësisht nga fshati Premkë, me emrin Jusuf Ali Albani, ky si një publicist i shquar, që udhëhoqi dy gazeta: “Dikkat” dhe “Itifak”. Për këtë bashkëqytetar thotë se ishte një ndër më aktivët në klubin shqiptar të Sofjes. Duke shfletuar disa numra të gazetës “Dikkat” në bibliotekën nacionale turke në Ankara, Dr. Hasan Kaleshi thotë se “kjo gazetë meriton vëmendje të posaçme”. Një personalitet mjaft i fuqishëm, që siç thotë Kaleshi “në historiografinë shqiptare trajtohet njëanshëm”, është Dr. Ibrahim Temo nga Struga, i cili njihet si themelues i komitetit “Bashkim e Përparim” dhe si kandidat për Parlamentin Turk. Gjatë dhe pas revoluciuonit të ashtuquajtur xhonturk Dr. Hasan Klaeshi na nxjerrë në dritë edhe një teolog, shkrimtar dhe administrator nga Shipkovica e Tetovës, Rexhep Vokën. Pasi jep të dhëna biografike, i prezanton edhe shkrimet dhe veprimtarinë e tij. Këtë personalitet ai e vështron dhe e analizon nga shumë aspekte, si atë gjuhësor, pedagogjik e filozofik. Nga ajo që deri sot e dimë për Rexhep Vokën dhe për Abetaren shkruar në gjuhën turko-arabe, si dhe për Ilmihalin dhe librin pedagogjiko-filozofik Mendime, dijetari Hasan Kaleshi na jep edhe një të dhënë mbi këtë personalitet. Ai thotë se Rexhep Voka ka “pasur një duel shumë të aspër me delegatin e serbëve të osmanlinjve të Vilajetit të Kosovës Glisha Elezoviq në Parlamentin Turk rreth rolit të besës te shqiptarët”.
Numri III
në Kuran, Feja Islame dhe në fund thotë se e ka shkruar edhe një Abetare me shkronja turko-arabe në gjuhën shqipe, që më vonë në vitet 1946 është përdor si abetare për nxënësit shqiptarë në Maqedoni. Për të thotë se ka qenë ithtar i alfabetit turko-arab. Në një vepër me titull Semahane-I Edeh, ku janë përfshirë biografitë e poetëve dervishë, dr. Hasani Kaleshi zbulon një emër interesant nga Dibra me emrin Vezhdi Dede. Bekimin si dervish ai e kishte marrë nga Tevekuli Dede i Bosnjës. Thuhet se një kohë të gjatë ai e ka kaluar në teqenë e mevlevinjve në Jenisheher. Për të thotë se ka lënë një divan (përmbledhje) me poezi, që deri sot nuk është botuar. Po ashtu Hasan Kaleshi na jep edhe një personalitet nga Dibra me emrin Vildan Faik, i cili ka vepruar në Uskudar, në një lagje të Stambollit. Ai më vonë kthehet ne Dibër dhe aty e ushtron detyrën e hoxhës, ndërsa bëhet edhe një ndër anëtarët aktivë të klubit “Bashkimi”, madje merr pjesë në Kongresin e Alfabetit në Manastir dhe është përkrahës i shkronjave latine. Sipas Dr. Hasan Klaleshit, ai njihet me një fjalim të zjarrtë dhe patriotik, që e mbajti para delegatëve të Kongresit të Manastirit ku tha: “Kurani nuk ka asnjë lidhje me alfabetin”.
Megjithëse sot kemi plot filozofë, nuk e di pse deri më sot nuk është shkruar aspak për një personalitet shumë të madh, po ashtu nga Dibra, me emrin Riza Tefik. Në kohën e xhonturqve ai ka qenë deputet i Jedrenes dhe ka bashkëpunuar shumë Po në këtë kohë nuk e lë anash as edhe ngushtë me grupet e parlamentarëve bashkëqytetarin e Rexhep Vokës, por pak shqiptarë. Hasan Kaleshi në oqeanin e më të ri në moshë – Abdulaqim letrave gjen edhe një letër të shkruar nga (Abdulhakim Hikmet) Doganin, që vjen dora e Riza Tefikut, i cili e deklaron hapnga Gostivari. Pas biografisë, Dr. Hasan tazi prejardhjen e tij shqiptare, duke Kaleshi na e jep regjistrin e veprave nga thënë: “Babai më ishte shqiptar, nëna ky, të cilat ai i ka pasur në dorë, që në çerkeze. Nëse ka dikush që nuk e di, le ta numër janë gjithsej 15 vepra. Për Abdyl- dijë". Riza Tefiku është ndër poetët që hakim Hikmetin ai thotë se interesimi i tij këndoi përpara valëve të Bosforit. Ai ka qenë në fushën e pedagogjisë, sido- është autor i shumë veprave letrare dhe mos në lëmin e didaktikes. Ai ka dhënë filozofike. Është një këngëtar i shpresave, edhe alfabetin e ilustruar osman, shkrime dëshirave, ndërsa për nga filozofia ishte mbi mësimin e historisë e të gjuhës turke, një skeptik. ka shkruar gjithashtu mbi një sistem të ri Dr. Hasan Kaleshi jo vetëm që ditë e nate të abetares, si dhe vepra fetare, si Hyrje rrinte në arkivin e Stambollit, të Vjenës e
9
të Hamburgut, por ai interesohej edhe për dorëshkrimet e ndryshme që ishin ruajtur ndër vite në shtëpitë e shumë ulemave e njerëzve që kanë dashur të lënë ndonjë gjurmë. Kështu nga shoku i fëmijërisë dhe mësuesi Shefki Zulbehari, mësues në fshatin Serbicë, derisa e kishte ushtruar detyrën e mësuesit në fshatin Llakavicë, ai kishte marrë një dorëshkrim me shkronja rumune – një dorëshkrim të shkruar nga Halit Llakavica. Hyrjen e dorëshkrimit Haliti e shkruan me alfabet arab “ku lut Zotin që t’ia falë mkatet”, e pastaj fillon me shkrimin në gjuhën shqipe, shkruan kundër besëtytnive, disa këngë mbi profetin Muhamed etj. Dr. Hasan Kaleshi thotë se ky dorëshkrim është mjaft “interesant për studimet dialektore dhe ndikimet orientale jo vetëm në leksik, por edhe në të folur”. Për Dr. Hasan Kaleshin pasion ishin arkivat. Ai kudo që shkonte, ishte mysafir i arkivave. Po kështu në një rast kur udhëton në Vjenë për të studiuar kontributin e Faik Konicës, duke hulumtuar e gjurmuar në një dorëshkrim të tij, ai flet edhe për një gostivaras me emrin Jashar Beu, për të cilin thotë se është një patriot shumë i madh. Por, djali i tij Xhemil Beu, sipas Konicës, është atdhetar edhe më i madh. Xhemil Beu – thotë dr. Hasan Kaleshi – është i martuar me bijën e një prijësi shumë të madh nga Shkupi. Për Xhemil Beun thotë se ai e kryen detyrën e shefit të telegrafistit në Gostivar. Sipas dr. Hasan Kaleshit, ky personalitet thotë duhet të hulumtohet e të ndriçohet, sepse nuk ka shumë të dhëna, por për patriotizmin e tij plotësisht i besoj të madhit Faik Konica. Puna jo e paktë e Hasan Kaleshit si orientalist, ku ai dha prova të formimit të personalitetit si përkthyes, shqipërues e studiues i dëshmuar me vlera të veçanta që pasurojnë fondin e kulturës sonë, do të jetë e pakuptimtë pa thënë se nga xhelozia disa pseudointelektualë i kanë shkaktuar edhe tronditje shpirtërore. Megjithatë të gjitha mendimet dhe vështrimet e shkruara nga ai dëshmojnë për një kulture të gjerë të tij si dijetar i mirëfilltë dhe i pakompromistë. Ai mbetet i madh, sepse e kishte personalitetin e vet.
VOTRA
www.votrasot.net
Fokus Maj, 2015
Numri III
Përkujtim për amanetin e dëshmorëve Bekim ADILI 5 Maji, është një ditë, në të cilën duhet të reflektohet dhe të mbahen mend e të përkujtohen të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë ende të ëndër-
të shërbejë si lidhje e brezave të kaluar
atyre që shqiptarit i vodhën tokën dhe
të dëshmorëve, por edhe të rilindësve të
kundër atyre që kombit shqiptar i
kombit, lidhje këto që përshkohen nga
cënuan dhe i mohuan lirinë dhe
dhimbjet dhe sakrificat, por në të njëjtën
mëvetësinë, por edhe kundër atyre që
kohë dhe përcaktojnë detyrat për të
më në fund copëtuan Shqipërinë.
ardhmen tonë.
ruar për pjesën tonë arbërore. Ata
Shqiptarët sot në shtetin ku jetojmë
heronj e heroina që dhanë jetën për
Duke marrë parasysh përçarjet e tan-
kanë nevojë për udhëheqës politikë, të
lirinë e këtij populli, dëshmorëve, të cilët
ishme politike, dëshmorët duhet të jenë
cilët janë të interesuar të lënë mënjanë
me veprat e tyre dëshmuan vullnetin e
ata që të na bashkojnë të gjithë neve,
pikëpamjet e kundërta dhe interesat e
popullit, duke u qëndruar besnik tradi-
pasi që luftuan për një ideal të shenjtë,
ngushta personale e partiake, me qëllim
tave më të shëndosha të kombit siç
qëllimi i të cilëve ishte për të krijuar një
që të arrihen objektivat e interesit të
është, ruajtja e votrës sonë shekullore,
atdhe të denjë e të pavarur për shqip-
përbashkët kombëtar. Epokën e lirisë,
vatani, e gjuha e të parëve tanë.
tarët. Dashuria për atdhe tregohet me
dinjitetit dhe të zhvillimit nuk duhet ta
punë e vepra. Sot shqiptarët si rrallë
lejmë në „dorën“ e të tjerëve, sepse në
herë kanë nevojë për heronj mendimesh
themelet e lirisë, është gjaku i dësh-
e ideshë, njerëz që me fjalë e vepra të
morëve dhe amaneti i tyre.
Historia e kombit shqiptar edhe në trevat tona, që nga Uskana e lashtë e deri në ditët e sotme, ka nxjerr shumë heronj lufte e heronj paqeje, heronj pene, mendimesh e ideshë. Këta heronj ishin
përpiqen të çojnë në vend amanetet e të parëve si edhe të shpërblejnë gjakun e derdhur të dëshmorëve për liri.
sypatrembur, urrenin padrejtësitë dhe
Të shpresojmë, duke uruar që kjo ditë të trokasë brenda ndërgjegjes së personaliteteve më të shëndosha të kombit
shtypjet ndaj kombit dhe ishin të gat-
Le të kujtohen ata që dhanë jetën për
tonë, e cila t’ju vlejë duke nxitur tek ato
shëm që për lirinë dhe për sigurimin e
atdhe, me bindjen që një ditë liria do të
ngritjen e iniciativës për ndërtimin e një
triumfit kombëtar, të bënin sakrificën
triumfojë plotësisht edhe për ne shqip-
platforme politiko-kombëtare, për sho-
më të madhe, të jepnin jetën për lirinë.
tarët e kësaj pjese të trungut amë, sepse
qërinë shqiptare në këtë shtet ku jeto-
Ditën e 5 Majit duhet ta kujtojmë me
ata (dëshmorët), luftuan e vdiqën për liri
jmë, dokument i cili lidershipit shqiptarë
nderim duke e konceptuar se është edhe
e pavarësi. Ata luftuan dhe sakrifikuan
do t’i vlejë për një bashkim potenciali,
një festë e bashkimit të shpirtrave të të
jetën kundër armiqve të përbetuar të
nëpërmjet të cilit do të jetësojmë më
vdekurve me të gjallët, ditë e cila duhet
trojeve ilire të të gjitha kohërave, kundër
pas, amanetin e dëshmorëve tanë!
10
VOTRA
www.votrasot.net
Etnografi Maj, 2015
Numri III
Vallet popullore në rrethinën e Kërçovës (2) Vallet e grave nuk luhen pa u shoqëruar,
Sami DALIPI
Edhe vallet e grave me repertorin e tyre paraqesin një vend me rëndësi në folklorin koreografik. Nëpërmes valles gruaja ka shfaqur mendimet e veta dhe gjendjen e saj shpirtërore në situata të ndryshme
historike.
Vallet
e
grave,
ndryshe nga vallet e burrave, janë më të
pa këngë. Kënga këndohet nga të gjitha valltaret që kanë hyrë në valle. Mirëpo, këtu, përcjellja me instrumente është më e dobët. Rëndom vallja përcillet me def, zakonisht dy. Dy terma ekzistojnë për të emërtuar defin; në anën (në të folmen) e Zajazit quhen kabrane. ndërsa në anën (në të folmen) e Tuhinit quhet dahire.
Gjatë heqjes së valles i këndohet Këto dy sinonime janë të njohur nga ana e dhëndërrit, nuses, vjerrit, vjerrës, të me një varietet më pak të ndryshëm. Këtë të dy palëve. Defit, zakonisht i biejnë fejuarit ose të fejuarës dhe në rastet e duhet kuptuar jo si stil tjetër të të kërcyeri vajzat e reja. Edhe vallen zakonisht e synetisë, atij që bëhet synet. Valltaret, të valleve, por duhet të mendojmë në përcjellin vajza të cilat ecin sipas ritmit të edhe ato kanë kujdes gjatë heqjes së kufizimin e lirisë së grave, në ambientin e hapave të asaj që e heq vallen. Ajo që e valles, sepse mu këtu bëhet zgjedhja e tyre të mbyllur, shikuar këtë si nga ana e heq vallen, në dorën e djathtë mban vajzave nga ana e nënave të djemve. Një kanunit, ashtu edhe nga aspekti i faculetë të cilën e lëviz me ritëm të kujdes i duhur i kushtohet veshjes. Ajo marrëdhënieve shoqërore që kanë shpejtuar, ndërsa me tjetrën është e është thjeshtë kombëtare me larmi të ekzistuar. Femra, gjendjen e saj të kapur për dore më valltaren pasuese. ndryshme, të shumtën e rasteve e vështirë e ka reflektuar edhe në rpertorin Në valle, sipas traditës, për herë të parë stolisur nga vetë dora e vashave. Kështu, e valleve; përmes këngëve, lëvizjeve dhe do të luajnë nuset e reja, pastaj vajzat e nëse marrim e t’i krahasojmë veshjen shprehjeve të tjera. fejuara dhe më në fund ato të pafejuarat. kombëtare të burrave dhe të grave, do të “Sa këngë thuri ajo (kup. gruaja, S. D.) për Për dy të parat si princip që duhet t’i shohim se kostumografia e grave është jetën e saj dhe për dasmat, dhe në këto përmbahen, është se pas mbarimit të çdo shumë më e pasur, më e nduarnduartë se këngë ajo hodhi edhe vallet në dhomat e valleje, pronarja e dasmës ose vjerra (e e burrave. Këtë e tregon fakti, se tek mbyllura:2). nuses ose e vajzës së fejuar) do të hudhë femrat ekziston edhe moda e veshjes, të Prandaj, struktura dhe brendia e valleve të në def dhe mbi defatoret sheqer ose cilën e përcjellin me kujdes sa munden. grave ndryshon nga ajo e burrave, gjë që llokum, kurse defatoreve do t’u japë Si përfundim, duhet theksuar se, vallet e duhet pasur parasysh gruan në korelacion shamia, këmisha dhe kohëve të fundit bile grave dhe të burrave duke u kombinuar me marrëdhëniet shoqërore, traditën edhe gjëra të tjera. Valltaret i porosisin midis tyre, shfaqin ngritjen e nivelit të folklorike si dhe faktorë të tjerë vallet (defatoret) në bazë të të rënurit, civilizimit shoqëror, që në mënyrë të rrethanorë, të cilët në një mënyrë, a në ritmit të defit, si për shembull: me një të tërthortë, e mundëson një gjë të këtillë. një tjetër, ndikojnë në formën dhe rënur, me një të rënur e të kthyer, me dy përmbajtjen e valleve në një rreth të të rënura e të kthyera etj. Vjerra, kur do të 1.) Nexhat AGOLLI e Ramazan BOGcaktuar. Vallet, gratë i luajnë më tepër në luajë në valle, vajza që ka fejuar për djalin, DANI: “Vallja si shprehje e ndjenjave ambiente të mbyllura (nëpër dhoma) , por do t’i japë bohçe dhe të holla, por edhe dhe e mendimeve të gruas në jetën disa herë edhe në oborr ku vendi është jo defatoreve u jep dhurata të ndryshme. shoqërore”, st. Filologjike/4-1968, i hapur. Gratë, valle luajnë nëpër dasma, Si karakteristikë për motivet e këngëve të TIRANË siç thamë më lart për burrat, por edhe në grave, është se ato janë thjeshtë ndjenja 2.} Po aty. festat e motmotit dhe ditëve të bajramit. lirike me karakter erotik që lindin aty për shtruara, me ritëm më të ngadalshëm dhe
aty.
11
VOTRA
www.votrasot.net
Refleksion Maj, 2015
Numri III
Bekim ADILI
Çfarë ndodh me shqiptarët në Maqedoni (mungesë dinjiteti apo besimi)
Data 3 maj, ishte Dita botërore e lirisë së shtypit. Për të respektuar vehten dhe profesionin që ushtroj, vendosa që të shpreh një shqetsim, nga këndvështrimi që unë i gjykoj dhe perceptoj situatat nëpër të cilat kalojmë. Të gjithë po pyesim, se çfarë po ndodh me ne shqiptarët dhe shtetin në të cilin jetojmë. Pyetje të cilës realisht nuk di nga t’ia fillosh për t’i dhënë një përgjigje të saktë, të prerë dhe kuptimplote. Përgjigja e shkakut apo faktorit kryesor, se përse në një cikël 25 vjeçar, na paraqiten situata të ngjashme krizash, mendoj se është ngase jetojmë në dy botëkuptime dhe interesa diametralisht të kundërta, që mbretëron mbrenda dy botëve të ndryshme që ekzistojnë, nga njëra anë te pala maqedonase, sidomos te qeveria aktuale e cila mbijetesën e shikon nga lidhshmëria e saj që ka me lindjen, dhe nga ana tjetër, ajo shqiptare që perspektivën e shikon tek integrimi, në atë që quhet sfera e ineteresit euroatlantik. Nisur nga ky fakt, periudha 25 vjeçare e ekzistimit të këtij shteti, është e ndarë në dy etapa. E para është nga vitet 90-ta, që kur ky shtet shpalli mëvetësinë, e ku përplasjet ishin të forta, por dhe mungesa e eksperiencës dhe kapaciteteve tona si shoqëri shqiptare në tërësi dhe në veçanti klasa jonë politike, nuk tregoi potencialin e nevojshëm që të gjejë forcë, në mos për të arritur barazinë e munguar, të paktën mos të kishim diskriminim të hapur, situatë e cila gjeneroi konfliktin e vitit 2001. Ku në marrëveshjen e arritur, sërish shqiptarët në aspektin juridiko kushtetues ngelën të pa barabartë, por ku u shpresua se të paktën format diskriminuese do të ndërpriten, dhe se vullneti nuk do të
mungojë nga pala maqedonase, për të filluar që të ndërtojmë marrëdhënie të reja bazuar në praktikat e shteteve demokratike. Për fat të keq, koha dëshmoi të kundërtën, që lidhet me faktorin e tretë, pas dy të parëve, ku edhe pas vitit 2001, jo vetëm që nuk arritëm barazinë e dëshiruar dhe të shumëpritur, por edhe pas 15 vjetësh, po flasim për mos realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, sa pritshmëritë që kishin shqipatrët, sot këthehen në një dëshprim të madh te popullata jonë, e cila jo vetëm në aspektin nacional, por dhe në atë financiar për komunat tona, ka përjetuar diskriminimin, i cili ka qenë kaq i dëmshëm, sa sot shumë vendbanime shqiptare përballen me mungesat më elementare të infrastrukturës, ndërkohë që me taksat e paratë tona, kjo qeveri për 10 vjet, ka investuar në qytetet ku jeton popullata maqedonase, dhe gati zero investime në hapsirat tona shqipëfolëse. Kur këtyre argumenteve ju shtojmë situatën e krijuar të fenomenit të përgjimeve, në të cilën duket qartë se cili është pozicioni i shqiptarëve në qeverisje, dhe asaj se çfarë ndodhi në Kumanovë, natyrshëm kuptojmë dhe asryetojmë veten dhe qytetarët e tjerë, që sot kemi humbur besimin tek vetja, falje për të cilën duhet të kërkojë klasa jonë politike, e cila duke vrarë besimin dhe shpresën e votuesve të tyre, ato tanimë ndjeshëm kanë humbur edhe kredibilitetin në popullatë. Kështu sot një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë ndjehen të braktisur nga përfaqsuesit e tyre politikë, ku dëshmia më e mirë ishte numri i pjesëmarrësve shqiptarë jo i vogël në protestat e opozitës
12
maqedonase. Pra, ky moment dëshpërimi që përjetojnë shqiptarët është këthyer gati në një ndjenjë nënshtrimi, sa fatkeqsisht por me të drejtë lirinë e tyre, sidomos familjarët e të burgosurve shqiptarë, e kërkojnë, te lidershipi i LSDM -së, që deri dje, këtë parti e kemi cilësuar si armike të çështjes sonë, dhe që edhe sot ka vetëm deklarata, por jo edhe nisma konkrete, për të ofruar një platformë mbi nacionale në organizimin e ri politik të këtij shteti. Ky moment krize dhe përfaqësimi, por dhe dinjiteti që përjetojmë, për klasën tonë politike, e në veçanti për opozitën shqiptare, por pse jo edhe për botën akademike dhe atë civile, duhet të jetë një kushtrim çasti, për të ndërmarrë nisma, të cilat do t’i konsideroja të “shpëtimit nga turpi”, që duhet të ndjejmë të gjithë përballë situatës së krijuar, e ku njëra nga format më të mira, do të ishte hartimi i një platforme gjithëpërfshirëse për drejtësi e barazi nacionale, nga e cila të kërkohet UNITET mbrenda spektrit politik shqiptarë, veprim për të cilin ndajë bindjen, se nuk do të mungojë mbështetja nga sovrani ynë, të cilët gjithmonë në situata kritike, kanë ditur të veprojnë me shumë mençuri e devotshmëri. Anasjelltas, nëse faktori shqiptar do të jetë i fragmentarizuar, e nëse nuk do të arrihet dalja me një platformë të përbashkët për ridefinim, apo të formimit të shtetit mbinacional, ku do të thotë që shqiptarët as më pak e as më shumë, por të jenë vetëm të barabartë në këtë shtet, atëherë vetëm se mund të kemi ndryshim të pushtetit, por asesi zgjidhje të pozicionit tonë brenda këtij shteti.
VOTRA
www.votrasot.net
Vështrim redaksional Maj, 2015
Numri III
"Besa" arriti edhe në Kërçovë ! Fundi muajit prill, me entuziazëm, me premtime për ridefinim të shtetit, përfaqsuesit më të lartë të Lëvizjes “Besa”, në praninë e një numri të konsiderueshëm të pranishmish, duke zgjedhur strukturat udhëheqëse për Kërçovën, do të jepnin "besën" edhe në këtë qytet, për një fillim të ri që do të mbyllë problemet e trashëguara nga dekadat e fundit. Për fjalën “Besë", në traditën shqiptare është shkruar shumë nga autorë shqiptarë, por edhe të huaj, ku si shembull mund të sjellim në rreth dyqind faqe, të shkruara nga akdemiku ynë Mark Krasniqi, i cili ka nxjerr në dritë fakte për kuptimin e fjalës besë. “Tradita shqiptare është një pasuri shumë e madhe e popullit shqiptar dhe kjo është e njohur edhe tek të huajt. Për traditën tonë ka fakte shumë interesante dhe unike”, ka thënë akademik Mark Krasniqi, derisa ka përmendur Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe pajtimin e gjaqeve. Kanuni i Lekë Dukagjinit, e ka institucionalizuar “besën” dhe ka krijuar kultin e kësaj fjale, që ka mbretëruar në të gjithë jetën e shoqërisë shqiptare. Besa është e lidhur dhe mbeshtetet në burrninë, nderin dhe është testament moral arbërorshqiptarë. Në të drejtën zakonore shqiptare, besa është ligji, është norma etiko-morale, është sistem politik.Fjala besë, me kuptimin që ka në shqip, nuk ekziston në asnjë gjuhë tjetër, prandaj, meqë nuk ka barazi kuptimore, në fjalorët e gjuhëve të tjera, e gjejmë kryesisht me shënime shpjeguese. Bëra këtë parantezë me qëllim që të sjell dëshmi përpara lexuesit se fjala "besë" për shqiptarët është institucion i shenjtë. Pra nëse si vlerë identifikuese, shqiptarët kanë harmoninë fetare, një nga virtytet tjera të larta është fjala "besë", që do të thotë se sikurse nuk guxojmë të luajmë me paqen fetare që ekziston në mesin e shqiptarëve, po ashtu duhet patur kujdes që të mos luajmë me kultin e fjalës "besë", të cilën e konsideroj si diçka mitike e që askërkujt nuk i jepet e drejta për ta përvetsuar, për ta bërë të veten, e aq më pak për ta vrarë këtë virtyt, me të cilin ne e kemi dhe e ruajmë si një element krenarie në normën tonë morale. Historia e njerëzimit na mëson se projektet politike në raport po me
historinë janë afatshkurtra. Ato kanë zanafillën, periudhën e shkëlqimit, por edhe perëndimi është i pashmangshëm. Ndërkaq nga krahu tjetër, po letrat e shkencës na dëshmojnë se vlerat njerëzore të cilat janë të përmbledhura në të drejtën zakonore, se jetojnë që nga koha e Babilonisë apo Athinës së vjetër, prej kur u krijua qytetërimi, deri në ditët e sotme. E një nga këto norma brenda historisë të njërit nga 10 kombet dhe gjuhët më të vjetra në botë, që është gjuha shqipe (fjala e dhënë pra "besa"), ka rezistuar si vlerë e jona deri në kohën në të cilën jetojmë. Solla këto argumente, sa historike po aq edhe shkencore, për të kuptuar nismëtarët, anëtarët, mbështetësit, por edhe simpatizantët e Lëvizjes Besa, se sa e rëndë duhet të jetë barra e ndërgjegjes së tyre në këtë mision politik. Nëse sot, pjestarët e Lëvizjes Besa, akuzojnë partinë shqiptare në pushtet, se ka shkelur mbi gjakun e shumë bijëve dhe bijave shqiptare, ato duhet të dijnë, që nesër do të akuzohen edhe më rëndë, nëse do të shkelin mbi amanetin e qindra e mijëra viteve të historisë sonë të përvuajtshme. Një shqetsim tjetër të cilin e konsideroj se vjen me të drejtë, e që është i bazuar në praktikat e këtyre 25 viteve, të cilat nga elitat e politikës sonë, kanë qenë vite nga të cilat është vrarë shpresa e shqiptarëve për barazi, janë fjalët që qarkullojnë se "Besa" është një import i radhës në politikën shqiptare që na serviohet nga bota orientale, ashtu sikurse që akuzohet nga segmente të ndryshme të politikës, nga disa qarqe diplomatike, por edhe nga veprimtarë të ndryshëm, se edhe revolucioni i vitit 2001 u importua nga jashtë, arsye të cilat na shtyjnë të hamendësojmë, meqë realisht po këthehemi në pikënisjen e viteve të 90ta, për të siguruar të drejtat tona kombëtare. Në këto momente tepër kritike ku bota e njerëzimit është në kërkim të rivendosjes së rregullave të reja, kohë në të cilën po bëhet edhe ndarja e zonave të influencës, për ne shqiptarët orientimi drejt lindjes do të ishte vetëm një vetëvrasje. Pra një nga betejat me të cilat do të përballet Lëvizja “Besa” pritet të jetë dëshmia e dhënia e “besës” së saj në praktikë dhe në
13
programet e platformës politike, që prioritet ka familjen e madhe euroatlantike. Andaj kujdesi i lidershipit të ri opozitar duhet të jetë shumë i madh nëse nuk dëshirojmë që kësaj pjese arbërore, përfundimisht t’i vendosim vulën e ndarjes nga pjesa tjetër e trungut amë, pra nga dy shtetet tona shqiptare, të cilat po integrohen gjithnjë e më shumë në atë që quhet sfera e interesit perëndimor. Ngelet të presim, e në të njëtën kohë të shpresojmë, që Lëvizja Besa së bashku me kampin opozitar, nëse do të bashkohen rreth një platforme të vetme, si një kërkesë që vjen nga baza e së cilës, mesa duket nuk do të mund t’i shmangen, nëse duan vërtetë të faktorizohen, e për të parë sa të vërtetë do të jenë në dhënien e “besës”, në atë që nuk duhet të tolerohet, e që është RIDEFINIMI i këtij shteti, që në gjuhën tonë popullore thuhet, që nëse do të jetojmë brenda të njëjtit kulm me palën maqedonase, do të duhet të jemi jo më pak se të barabart me ato. Çdo hap prapa këtij premtimi elektoral, do të ishte tërheqje e cila me shumë të drejtë, do të quhet nesër, si veprim i radhës që i bëhet tradhëti kombit nga të zgjedhurit tanë, të cilët në këto 25 vite, veprimtarë, patriotë, atdhetarë e filozofë politik në cilësinë e lidershipit, kanë luajtur herë me emocionin e me ndjenjat e qytetarëve shqiptarë,herë me heroizmat nëpërmjet zjarrit të pushkës, e së fundi mos ndodhtë, do të thuhet se u luajtë edhe me normën më të lartë etiko-morale, që e kemi të trashëguar në shekuj si që është fjala e dhënë e quajtur "Besë". Pritshmëritë ndaj bashkimit opozitar po rriten së bashku me dilemat, të cilat janë të shumta. Të shpresojmë se e ardhmja do të risjellë atë për të cilën sot skeptikët kanë pak besim. Gjithsesi, në bindjen time më mirë le të jemi pak skeptik, sesa shumë servil. E rëndësishme është që e nesërmja të mos na sjellë dëshprimin dhe thellimin e krizës shpirtërore, e cila sot është një nga armiqt më të mëdhenj me të cilën po përballemi, por të shpresojmë që pritshmëria të na sjellë rilindjen e shpresës për të përjetuar lirinë e vonuar kombëtare edhe në këto pjesë të trojeve arbënore si dhe integrimin tonë nëpërmjet Tiranës, në Bruksel dhe Washington!
VOTRA
www.votrasot.net
Editoriali historik Maj, 2015
Numri III
KËSULA DHE TIRÇIT JANË TË KOHËS PELLAZGO- ILIRE Dr.sc.Ilmi VELIU
Sa shumë koka ranë në Ballkan Koka shqiptare që letra nuk i mban, Koka boshe, rane edhe per Stamboll kokë mbi kokë, deri në Anadoll.
Kan rënë edhe koka të menqura, të mira, me fytyrë të pastër, mendime të dlira. Ka pasur ndër shqiptarë edhe koka të larta, të mbushura me mëndë e plane të qarta.
Mbetën këtu, koka greko-persiane koka ilire edhe dardane…. Koka budalle e Dhimitër Farit tradhetoi Teuten, shkaku i romakut.
Ja edhe koka e Ali Pashe Tepelenës Nga fotografia shihet se tirçit shqiptarë janë përdorur që nga lashtësia, nga Pellazgo-Ilirët, pastaj në Mesjetë kur ilirët filluan të thirreshin alban-arbanarbër (Arbëria) dhe edhe sot i përdorin vetëm pasardhësit e Iliroarbërve shqiptarët. Në Maqedoninë Perëndimore i kanë përdorur edhe shqiptarët ortodoksë, e që në ditët e sotme e kanë humbur identitetin e tyre kombëtar, dhe prezentohen si sllavomaqedonas. Këta janë disa nga faktet që e hedhin poshtë teorinë sllvomaqedone, se shqiptarët janë të ardhur në Maqedoni e Kosovë, teori kjo e kryesuar në të kaluarën nga Ilija Garashanin, Vasa Qubrilloviq e Ivo Andriq, dhe të vazhduar nga albanofobët sllavomaqedonas të kryesuar nga babai i enciklopedisë sllavomaqedone, Blazhe Ristovski.
udhëtoi nga Ballkani, në fund të Edrenës edhe pse trupi i mbeti në Janinë koka shkoi te sulltani dhe kerkoi lirinë.
Koka e Titos, Fadilit, Enverit Shqiptarët e Maqedonisë vetëm të bashkuar pas historianëve të mirfilltë, me argumente arkeologjike e historike, të interpretuara në mënyrë shkencore do të mund ti kundërvehen Blazheve dhe enciklopedive të tyre. Kokat Iliro-shqiptare të Omer Kaleshit
Koka të lindura vetëm në Ballkan per te cilat themi, te mençura janë Me kesula të bardha, bukur te mbuluara
koka ballkanike, të zbrazëta si të tjerat, dhe sot kur kalben nën dhe, nën tokë emri tu harrohet, populli thotë…….
Dhe qajmë e lotojmë për kokat e mbara, koka të menqura dhe koka të para… të mos kujtojmë kokat që lanë pas trishtim ua vranë djemt nënave, i lane ne hidhërim.
dhe nga Perëndia perherë të uruara. Ilmi Veliu, marrë nga ,,Historia në Poezi,,
14
VOTRA
www.votrasot.net
Editoriali historik Maj, 2015
Numri III
(VIZATIMI I GJETUR NË MURIN E NJË SHPELLE VËRTETON SE TIRÇIT QË SOT PËRDOREN VETËM NGA SHQIPTARËT, JANË PËRDORUR EDHE NË ANTIKË NGA PELLAZGO-ILIRËT )
Çka kanë të perbashkët këto koka…? Dy koka janë skulptura të kohës antike (ilire) dhe njera eshtë kokë kosovare. Të perbashkët kanë kesulën e bardhë (Plisin) që edhe sot e mbajnë kosovarët, po edhe shqiptarët tjerë që dikur i kanë
takuar Dardanisë e që unë e kam emruar
prezentim, kur ai merrte pjesë në Kolon-
si “Kesula Dardane”. Luan Rama kerkoi
inë Ndërkombëtare të Piktorëve, të or-
nga une që të shkruaj diçka në lidhje me
ganizuar në Kerçovë. Për kokat e Omer
kokat qe i pikturon piktori i madh
Kaleshit, që unë mendoj se simbolizojnë
kerçovar, Omer Kaleshi i cili jeton dhe
edhe kokat iliro-shqiptare, shkruajta këto
punon ne Paris, të cilit ne në kuadër të
vargje...
Muzeut të Kërçovës i organizuam një
15
VOTRA
www.votrasot.net
Diaspora Maj, 2015
Numri III
Refik ZENKU
Bejtulla Emini i pari doktor i shkencave sportive në Kërçovë
Ndër atributet njerëzore padyshim se një
muajit
nga tiparet e nevojshme janë të pasurit
përbërë nga profesorët më me emër të
vlera në profesionin që ushtrojmë. Ato
Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” të
tregojnë
veçanërisht
Shkupit, çka dhe vlersimet nuk do të
karakterizojnë, dhe përcjellin individin
mungonin nga specialistët e kësaj fushe,
gjatë jetës së tij. Konsideroj se ndër ata
të cilët ishin të pranishëm në këtë
persona, që në vazhdimësi ka synuar të
eveniment. Kështu marrëdhënia që prof.
kultivojë dhe të përcjellë vlera tek të
Bejtulla Emini ka krijuar me shoqërinë,
tjerët
origjinaliteti
në
arritjet
rrethin
dhe
ku
jetojmë
dhe
maj,
përpara
që
e
komisionit
të
karakterizon,
zhvillohemi është Bejtulla Emini, i cili
përkushtimi i tij ndaj punës, të qenurit i
shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje,
apasionuar për t’u dalluar në profesionin
atë të mesëm në Tetovë, për të vazhduar
që ushtron, dëshira për të qenë pjesë e
studimet në Universitetin e Tiranës, në
kontributit në shoqëri, përbëjnë vlera të
Fakultetin e Edukatës Fizike, ku gjatë vitit
cilat janë dëshmuar, si në pjesëmarrjen e
2007-2009,
tij në shumë punime shkencore, të
sukseset e dëshmuara nuk kanë munguar
së
qenurit bashkëautor i mbi 10 punimeve
për prof. Bejtulla Emini, në cilësinë e
Edukimit Fizik dhe Sporteve në Tiranë,
shkencore të publikuara në revista të
trajnerit me liçencë A, që ka udhëhequr
për të ardhur pas një periudhe disa
Universiteteve të ndryshme të Ballkanit e
për mbi 10 vjet, klubin e vetëm të
vjeçare, edhe në mbrojtjen e disertacionit
Europës, pa anashkaluar këtu, edhe
volejbollit në qytetin tonë si që është
të Doktoraturës me temë "Ndikimi i
kontributin profesional nga viti 2001, në
Klubi "Shitova". Duke mos lënë anësh
hapsirave motorrike bazike dhe specifike
Gjimnazin Drita në Kërçovë, ku ka punuar
edhe të pasurit pavarësi aty ku punon,
ndaj pesëgarëshit në Atletikë tek nxënësit
dhe vazhdon të jetë në marrëdhënie
siguria në punë dhe stabiliteti e të
e moshës 17 vjet”, doktoraturë të cilën
pune, e në veçanti kontributi dhe
qenurit kreativ, mesa duket kanë qenë
magjistraturën,
do pranë
të
mbronte
Akademisë
një ndër synimet kryesore të Bejtulla
me shumë sukses, do ta mbronte gjatë
Eminit,
i
cili
duke
arritur
një
qëndrueshmëri afatgjate drejt sukseseve të vazhdueshme në karrierë, ai tanimë doktoroi në shkencat e edukatës fizike, sukses i cili padyshim do ta ndjeki në jetën e tij drejt lartësive tjera të sukseseve në fushën e tij profesionale, por pse jo edhe akademiko-universitare, aty ku realisht duhet t’u kirijohen hapësira
kuadrove
të
tilla
të
kompletuara, ku nëpërmjet ngritjes së tyre profesionale, nesër në rastin konkret mund të kemi kuadro të afta, në disciplinat e ndryshme sportive.
16
VOTRA
www.votrasot.net
Diaspora Maj, 2015
Numri III
Festa e 1 Majit në Kërçovë Salije SADIKU Gëzuar të gjithë atyre punëmarrësve shqiptarë, punëdhënësit e të cilëve nuk e dinë se çfarë është Kodi i Punës! Gëzuar atyre fëmijëve të vegjël
që
lypin në rrugët çdo ditë të zhveshur! Gëzuar të gjithë atyre në pushtet që kujtojnë se 1 Maji është ditë feste! Gëzuar të gjithë atyre jo në pushtet që kujtojnë se 1 Maji është ditë diktatorësh por përse e festojnë! Ndryshe edhe pse në shumë vende të botës, shumë punëtorë e qytetarë e shfrytëzojnë këtë ditë për të protestuar,
për mbijetesë e jo për të krijuar pasuri, të
tek ne çdo herë është festuar. Kështu
rinjtë sytë i kanë të drejtuar nga ikja duke
edhe kërçovarët këtë vit, si edhe vitet
shpresuar që perspektivën e jetës ta
tjera, edhe pse të pa punë, për habi duke
ndërtojnë diku larg, si pasojë e kësajë,
mos patur mundësi që të sistemohen në
shkollat boshatisen, dhe fshatrave tanë ju
vendet e qytetit tonë, që njihen për
kanë ngelur shumë pleq e pak të rinjë,
piknik, ato frekuentuan edhe Ohërin,
spitalet dhe shërbimet tjera i kemi në
Strugën e Pogradecin. Pra imazhi i kësaj
degradim e sipër, dhe për habi asnjeri
feste tek ne vazhdon të konsiderohet si
nuk ndërmerr për t’ju bashkuar botës
një ditë gëzimi, në të cilën papunësisë
përparimtare që në këtë ditë të paktën të
dhe varfërisë i këndohet e i vallëzohet me
shprehim revoltën, pakënaqësitë por
tupana. Të gjithë ankohen, kërkojnë punë
edhe kërkesat tona, e jo të festojmë
mjerimin të cilin përjetojmë. Kështu qytetarët kërçovar si duket, o kanë mungesë të kurajos ose humbje shprese, se jetën
mund ta ndërtojnë
edhe këtu. Shpresoj që mos të humbasim shpresën,
por
mendoj
se
duhet
inkurajuar reagimin e jo qëndrimin indiferent. Duke reaguar ndaj kërkesave të ndryshme të cilat mund të lidhen me mungesën e hapësirave për fëmijët, për pleqt, për punësime, duke marrë në konsideratë kritere, për më shumë të drejta sociale, për kushte më të mira infrastrukturore,
për
kujdesjen
e
gjelbërimit që i mungon këtij qyteti dhe ruajtjen e ambientit që na rrethon, mendoj
se
do
na
bënte
më
të
dinjitetshëm se sa ky qëndrim nënshtrimi i cili gati na turpëron të gjithëve. Së fundi, sygjerimi im për festën e vitit tjetër të 1 Majit është, "Festo, duaje familjen, dil në piknik, por jo ditën që duhet protestuar!
17
VOTRA
www.votrasot.net
Këndi i librit Maj, 2015
Numri III
Si të flasim dhe si të shkruajmë drejt shqip Mr. Nexhat Mehmedi Shaban DALIPI Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar. Holger Pedersen Doli nga shtypi libri i autorit Nexhat Mehmedi “Si të flasim dhe si të shkruajmë drejt shqip”, një libër që i sjellë lexuesit përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe, një përmbajtje të fokusuar në parimet fonologjike, morfologjike dhe sintaksore. “Më jepni shkronja të mira, t’ju jap gjuhë të bukur, më jepni gjuhë të bukur, t’ju jap qytetërim të mbarë”, kjo thënie e Lajbcingut, e ka motivuar autorin Nexhat Mehmedi, që t’i rreket një pune jo të lehtë, ku në mënyrë të argumentuar dhe me shembuj konkret, të sjellë tek lexuesit librin “Si të flasim dhe si të shkruajmë drejt shqip” me të cilin elaborohen format dhe mënyrat e përdorimit të drejtë, që ai, t’i shqiptojë dhe t’i shkruajë drejt fonemat zanore, bashkëtingëllore, si dhe përdorimin e drejtë të fjalëve në fjali. Gabimet dhe parregullsitë në përdorimin e shqipes standarte në shkollë dhe në botimet e teksteve shkollore, në media dhe në komunikimin e përditshëm, përbëjnë thelbin e librit të Mr. Nexhat Mehmedi, që vjen me zgjatime që fokusojnë çështjet dhe problemet gjuhësore, të cilat po e rëndojnë sot standartin e shqipes, madje edhe më shumë se më parë. Pokështu, autori shënjestron zbatimin jo të duhur të
gjuhës letrare në nivele të ndryshme të shkollës sonë, fjalë dhe terma të gabuara në jetën e përditshme, që janë ndesh me normën e kodifikuar gjuhësore. Në faqet e këtij libri, do të gjeni format e gabuara tek emrat e njerëzve, shëmtime gjuhe, fjalë dhe shprehje të përdorura jo drejt, përdorimi i fjalëve të huaja, shprehjet gjysmëshqipe, fjalët me prejardhje turke, arabe, perse, përdorimi i apostrofit dhe shenjave të pikësimit; përdorimi i formave të foljes dhe parafjalëve, shprehjet frazeologjike dhe format e drejta të përdorimit që vjen me kapitullin e veçantë, “Brumi shqiptar-kërkesë e kohës”. Njëkohësisht lexuesit i mundësohet, që të jetë sa më i kujdesshëm në përdorimin e drejtë të formave standarte të gjuhës shqipe, drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të fonemave zanore, togjeve zanore, fonemave konsonante e kështu me radhë. Mr. Nexhat Mehmedi merr në trajtim fjalët e huaja që nuk janë në natyrën e gjuhës shqipe, por që gjithnjë e më tepër gjejnë përdorim në gjuhën e përditshme. Kundrejt këtyre shëmtimeve, autori sjell, zëvendësimet adekuate dhe
18
format e drejta që i shkojnë për shtati gjuhës shqipe dhe që janë të bazuara në parimet e drejt shkrimi t dhe drejtshqiptimit të gjuhës shqipe. Libri “Si të flasim dhe si të shkruajmë drejt shqip”, ku shpalosen edhe thëniet e dijetarëve të mëdhenj për gjuhën shqipe, në radhë të parë, është në funksion të gjeneratave të reja, nxënësve, studentëve, pedagogëve, por edhe në dobi të mediave të shkruara dhe elektronike, sepse siç thotë autori: Gjuha jonë dhe dija jonë, janë shumë të nevojshme për të gjithë ne. Në përmbyllje të këtij vështrimi, do të citojmë thënien e Konicës për gjuhën shqipe, që autori e ka vendosur në faqet e para të librit. “Po sot, shoh një turmë të errët prej analfabetësh me diplomë në xhep, që po i vërsulen shqipes dhe duan t’i vënë thikën në kurriz, që të gëdhendin pas formës që u pëlqen atyre; se të gjorët kujtojnë që gjuha është një copë dru pa shpirt. Nuk dijnë që është jo vetëm e gjallë po dhe shumë e hollë, aq sa, po i shtrembërove pakëz një nyjë a një dell, trupi i tronditet, vuan dhe humb forcën, bashkë me bukurinë”.
VOTRA
www.votrasot.net
Shëndeti Maj, 2015
Numri III
Kromozomopatia Dr.Sc.Gafurr AJRULI Përfëshin sëmundjet të cilat paraqiten si rezultat i ndryshimit të numrit të kromozomeve, edhe ate me rritjen e garniturës kromozomike (euploidia ose poliploidia), rritjen ose zvogëlimin e numrit të kromozomeve në çiftet kromozomike si në kromozomet autozomale ashtu dhe në kromozomet e seksit (heteroploidia ose aneploidia) apo ndryshimet në strukturë të kromozomeve, çoftë në
Kariotipi i kromozomeve dhe fëmia me tripoliploidi
kromozome homologe ose johomologe, të cilat me një emër të përbashkët quhen aberacione kromozomike. Të gjitha
Rritja ose zvoglimi i numrit të kromozomeve në kuadër të çifteve
këto ndryshime të cilat janë të lidhura me organelet
kromozomike, çoftë në kromozomet autozomale ashtu dhe në
bërthamore – kromozomet me një emër të përbashkët
kromozomet e seksit me një emër të përbashkët, quhet aneploidi
quhen kromozomopati.
ose heteroploidi. Kjo dukuri e ndryshimit të numrit të
Kromozomopatia te njeriu mundet të përcjellet me simtome
kromozomeve në kuadër të çifteve kromozomike mundet të
psiqike, ndryshime trupore ose somatike dhe senzacionale.
paraqitet në mënyrë spontane dhe të induktuar, nëpërmes mos
Në bazë të hulumtimeve më të reja janë të njohura mbi 600
ndarjes së kromozomeve në mitozë gjatë rritjes dhe zhvillimit të
ndryshime abnormale kromozomike, të cilat ndryshime
organizmit, kurse në mejozë gjatë formimit të qelizave seksuale.
manifestohen me ndryshime gjenotipore.
Nëqoftëse një zigot i tillë krijohet me numër deficit ose suficit të
Si formë më e shpeshtë e rritjes së garniturës kromozomike
kromozomeve, atëherë te pasardhësi i gjeneratës së re, në
ose poliploidisë në popullatën humane paraqitet triploidia.
fenotipin e tij, do të paraqiten ndryshime trashëguese ose
Kjo formë e poliploidis më së tepërmi mund të vërehet gjatë
malformacione. Dukuria e aneploidis mundet të paraqitet te të
abortuseve spontane, mirëpo shumë rrallë mundet të lindin
gjithë llojet e organizmave të gjallë ashtu edhe në popullatën
fëmijë me triploidi, dhe paraqiten me
humane.
kromozomike
garniturë
Në
popullatën
humane
dukuria
e
aneploidis
69 XXX, 69 XXY ose 69 XYY. Kjo formë e
manifestohet nëpërmes sëmundjeve trashëguese të quajtura
triploidisë mundet të paraqitet si rezultat i mos zhvillimit të
sindrome të cilat trashëgohen prej gjenerate në gjeneratë.
mitozës, dhe atë prej momentit të ndarjes së kromozomeve.
Varësisht prej rritjes ose zvogëlimit të numrit të kromozomeve në
Triploidia mundet të paraqitet edhe gjatë ndarjes mejotike
kuadër të çifteve kromozomike, dallojmë disa forma të deficitit
me çka formohet qelizë diploide e cila mundet të
(hipodiploidi) ose suficitit (hiperdiploidi) të kromozomeve.
fekondohet me qelizë haploide dhe në këtë mënyrë
Tipet themelore të aneploidisë kur kemi deficit të kromozomeve
formohet zigot triploid (3n). Fëmijët me gjenotip triploid
(hipodiploidi) në kuadër të çifteve kromozomike janë:
kanë ndryshime të mëdha në sistemin nervor qëndror,
monozomia 2n - 1,
ndryshime në organet shqisore për të parë, në fytyrë dhe në
monozomia e dyfisht 2n – 1 - 1, dhe
organet seksuale. Te këto fëmi paraqitet dhe dukuria e sindaktilisë ose gishtave të ngjitur, dhe atë në mes gishtit të
nulizomia 2n - 2, Suficit (hiperdiploidi) të kromozomeve:
tretë dhe të katërt.
trizomia 2n + 1,
Fëmijët me triploidi kanë garniture kromozomike për ½ më
trisomia e dyfisht 2n +1 + 1, dhe
tepër se sa prindit , placentë jo normale dhe dermatoglife
tetrazomia 2n +2
specifike.
19
VOTRA
www.votrasot.net
Shëndeti Maj, 2015
Numri III
Nga të gjitha këto forma të aneploidisë, në popullatën
mos ndarjes së kromozomeve gjatë procesit të gamatogjenezës,
humane më shpesh paraqitet monozomia, trizomia dhe
dhe për këtë problem mund të paraqiten një varg ndryshimesh
tetrazomia, me format e tyre kaluese, kurse format tjera të
morfofiziologjike ose fenotipore.
aneploidisë shkaktojnë sterilitet te pasardhësit ose vdesin
Trizomit më të studiuara dhe më të shpeshta që paraqiten në
gjatë zhvillimit embrional.
kuadër të kromozomeve të seksit janë:
Monozomia. - është dukuri e shpeshtë në popullatën
trizomia e X kromozomit (47 XXX),
humane dhe paraqitet si te kromozomet autozomale ashtu dhe në kromozomet e seksit. Monozomia
kur paraqitet te kromozomet autozomale,
embrionet e tilla lindin të vdekur, të pa aftë për jetë, kurse monozomia në kromozomet e seksit,
për dallim prej
monozomis autozomale, dallohet se individët janë të aftë për jetë, por steril. Shembull me monozomin në kromozomet e seksit është sindromi i Turner-it me kariotip 45 XO, ku bartës janë gjinia femërore, të cilët dallohen me një varg karakteristikash morfo-fiziologjike. Sipas pamjes së jashtme, femrat që vuajnë nga ky sindrom janë patulake ose shkurtabiqe, me Trizomi në kromzomet e seksit (47XXX).
qafë të gjatë, me veshë më poshtë të vendosur, lëkurë të rrudhur, kafazë të gjerë të kraharorit, qime të rralla etj. Steriliteti
te
këto
femra
paraqitet
nga
vezoret
e
rudimentuara, e cila dukuri manifestohet në kohën e pubertetit. Sa i përket inteligjencës këto individë nuk janë të retarduar, mirëpo në mesin e tyre nuk ka individ me intelegjencë mbi mesataren.
trizomia e Y kromozomit (47 XYY), trizomia e kromozomit X te gjinia mashkullore - sindromi i Klinefelterit (47XXY) trizomia e dyfishtë (48 XXYY) Trizomia e X
kromozomit
- paraqitet te individët e gjinisë
femrore, dhe këto individë, me këtë trizomi nuk dallohen nga individët normal. Femrat me këtë trizomi janë fertile, dhe trizomia e tillë mundet të vërtetohet me anë të metodave citogjenetike. Nëqoftëse te gjinia femërore vjen deri te rritja e kromozomit X në qelizat somatike me
48 XXXX, 49 XXXXX, 50 XXXXXX, atëherë
zmadhimi i kromozomit X mundëson zvoglimin e aftësisë psiqike të femrat e tilla dhe sterilitet. Sindromi i Klinefelter-it (47 XXY).- ky sindrom është karakteristik vetëm për gjininë mashkullore, dhe meshkujt e tillë, me këtë sindromë kanë lartësi trupore mbi mesataren, kraharor të ngushtë, gjëndra qumështore të shprehura, me dermatoglife
Fëmijë me sindromë të monozomisë Trizomia.- në popullatën humane kjo formë e rritjes së numrit të kromozomeve mundet të paraqitet si te kromozomet autozomale ashtu dhe në kromozomet e seksit. Kjo dukuri në kuadër të kariotipit mundet të ndodhë gjatë
20
specifike në duar, nuk munden të lejnë pasardhës, sepse kanë faror ose testis të rudimentuar dhe nuk zhvillohet procesi i spermatogjezës.
VOTRA
www.votrasot.net
Shëndeti Maj, 2015
Numri III
Sindromi i Eduard-it.- këto persona kanë një kromozom ma tepër në çiftin e 18-të, të kromozomeve, me ndryshime të mëdha morfologjike dhe shpesh herë lindin të vdekur, por nëqoftëse lindin të gjallë, vështirë munden të thithin qumësht nga nëna dhe psiqikisht janë të retarduar.
Persona me sindrom të Klinefelter-it
Trizomit te kromozomet autozomale. - paraqiten më rrallë në krahasim me trizomit në kromozomet e seksit, mirëpo paraqitja e tyre më shpesh është letale ose vdekjeprurëse. Bartësit e trizomive në kromozomet autozomale karakterizohen me pasoja të rënda trashëguese, mund të paraqiten në të gjitha çiftet e kromozomeve autozomale, por më të studijuara janë: trizomia në çiftin e 21-të, të kromozomeve (2n = 47, 21) - sindromi i Daun-it, trizomia në çiftin e 18-të, të kromozomeve(2n = 47, 18) Kariogrami dhe fëmiu me sindromin e Eduard-it
- sindromi i Eduard-it trizomia në çiftin e 13-të ose 15-të, të kromozomeve (2n = 47, 13 ose 15) - sindromi i Pata-ut.
Sindromi i Pata-ut.- personat me këtë sindrom, munden të
Sindromi i Daun-it ose idiotia mongole .- personat që vuajnë
kenë një kromozom më tepër në çiftet kromozomike, 13 ose
nga kjo trizomi, në bazë të pamjes së fytyrës dhe syve u
15. Kanë buzë të shkyera, kokë të vogël dhe numër të madh të
ngjajnë popullit mongol. Janë me ngecje të madhe mentale,
gishtave, mirëpo vështirë mund të konstatohet retardimi
trup të shkurtër ose patulak, masë trurore të zvogëluar,
mental sepse vdesin në rini të hershme.
dermatoglife karakteristike, shpirtkëqinj ose idiotë që d.m.th. çdo hërë gëzohen me të keqen
dhe vdesin më
shumë në moshën 10-15 vjet.
Kariogrami dhe fëmiu me sindromin e Pata-ut Kariogrami dhe fëmiu me sindromin e Daun-it
21
VOTRA
www.votrasot.net
Këndi shkollor Maj, 2015
Numri III
TI JETON
Kujtim i paharruar - xhaxhxit tim Xhevit Xhambazit
Aspak keq s'te erdhi valle, Ike befas nga kjo bote, Nuk me pelqeu qe te besoj, Se je udhetar pergjithmone.
Xhaxhain tim të ndjerë unë nuk e di, se ai ka ndërru jetë shumë i ri, larg atdheut tij, atje ku unë kam le.
Që atë ditë moj mbesa ime Fisnike për fshatin Cërvicë mbetet ditë zie, se u vranë shumë të rinj, larg atdheut në kurbetin e zi.
Gjyshin tim unë shpesh herë e shoh me lot në sy, duke mbajtur në dorë ai një fotografi.
Atë ditë vere në fshatin Cërvicë çdo gjë ishte mbuluar në zi, për vdekjen e djalit të ri, qanin burra, gra e fëmijë.
Gjysh cili është ky njeri në fotografi që ti me përmallim gjithmonë e shikon, e sytë e tu, vetëm lot e lot lotojnë?!
Nëna qante djalin, babai mërgimtarin motrat dhe vëllezërit vëllanë që u shkoi pa e parë vaji i tyre morri malet, zogjtë e malit ndalën kangën.
Ne veprat tua gjalle ke mbetur.
Kur dëgjova këtë tragjedi vendosa që fjalët e gjyshit - buçit Veli t’ i shkruaj në poezi, një poezi për kujtim dhashtë Zoti iu bëftë parajsë xhaxhait tim.
Sh. f. “ Sande Shterjoski”
Këtë poezi e shkruaj me lot për faqe, që trupi i xhaxhait Xhevit të pushojë i qetë në truallin e tij përjetë.
kjo më fle në zemër
Për xhaxhain tonë që nuk është më në mesin tonë ne çdo herë e kujtojmë, muajin gusht kurrë s’ e harrojmë, dhe jemi krenarë që emri i tij i paharruar kurrë, në familjen xhambazi është i pagëzu nga buçi im shumë i nderu.
është gjë e mirë,
Ah, moj mbesë e gjyshit ti je shumë e vogël e gjyshi nuk don që edhe ty të t’ i trazojë lotët. Të lutem gjysh unë dua të di cili është ky djalë i ri në fotografi ? Atëhere gjyshi m’ i përgëdheli flokët ngadalë dhe me përmallshëm zë mezi më tha: mbesa ime e gjyshit- Fisnike, ky është vëllai im. I dashur gjysh- buç ç’ je duke thënë si është e mundur që unë deri tani xhaxhain tim pa e parë. Ah, moj bijë e buçit kjo është punë e moçme kur viti 1975 për ne qe e kobshme. Kur në gusht të këtij viti morrëm lajmin e hidhur se Xhevit Xhambazi nga fshati Cërvicë është vrarë në Zvicërr.
Pena mbeti jetime ne tavoline, Dora jote me s'e preke, Kur le librin ne vetmi , I le ngushllime poezise.
Ti jo nuk ke vdekur,
Nga lartesia tani shikon, O,poet perjetsisht jeton! Arion Ramadani VIII-2
Të bëhem mësuese këtë e kam dëshirë,
si profesion i mirë.
Të bëhem mjeke
fëmijët t’ i shëroj të luajnë të lirë.
Prej këtyre dy dëshirave njërën do ta pranoj, për të parën o të dytën
Fisnike Rasimi kl. V
talenti do t’ më urdhërojë.
SH.F “Milto Gurra”
”
22
Ç’ TË BËHEM
Berat Asani, kl. VII Sh. f. “ Sande Shterjoski”
VOTRA
www.votrasot.net
Këndi shkollor Maj, 2015
Numri III
Kujtime nga jeta fëmijërore – Fisnike Rasimi Merita ADILI Kujtime nga jeta fëmijërore, titullohet libri me poezi i nxënëses Fisnike Rasimi, e lindur në Zvicër por e këthyer në vendlindje për të mësuar gjuhën, historinë dhe traditën e pridërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të vet. Poezitë e autores së vogël, janë përplot me mesazhe për moshatarët e saj këtu dhe në diasporë. Poezitë e përmbledhura në librin “Kujtime nga jeta fëmijërore”, të autores Fisnike Rasimi, lexuesve të vegjël ju sjellë, vargjet që burojnë nga zemra, të cilat vijnë si porosi për moshatarët e saj, me dimensione dhe forma të ndryshme. Vargu i saj rrezaton ndjesinë e veçantë për ditët e fëmijërisë dhe kujtimet për të dashurit e familjes që nuk jetojnë më. Në këto poezi, autorja shpreh dashurinë për vendlindjen dhe bukuritë natyrore,
ndjesinë për gjuhën amtare dhe meritat e gjyshit Veliut, që i përmbushi dëshirën e shkollimit në gjuhën e bukur shqipe. Në mënyrë të përkryer, ajo i shpreh peripecitë e plagës së rëndë të kurbetit dhe përjetimet e familjes së saj të ngushtë larg vendlindjes. Frymëzimet e saj, shumë rrjedhshëm shpërndahen në vargje që përshkruajnë realitetin e shoqërisë shqiptare në raport me migrimin, mallin për atdheun, gjuhën dhe elementet tjera identitare, arsimin, shkollën dhe mësuesen që i mbolli asaj dashurinë për gjithçka që është shqiptare. Një vend të posaçëm, në faqet e këtij libri, zënë poezitë kushtuar figurave tona kombëtare dhe festave që shënojnë datat më të rëndësishme të historiografisë shqiptare. Në librin “Kujtime nga jeta fëmijërore”, autorja Fisnike Rasimi, shpreh edhe dashurinë për vlerat e trashigimisë sonë kulturore, të cilat duhet ruajtur e kultivuar si thesar
23
i çmueshëm kombëtar. Vargjet e saj shpërthejnë herë vrullshëm e herë duke rrjedhur të qeta, me ndjesinë fëmijërore. Në këto vargje të Fisnikes, të shkruara me një dhimshuri prekëse, vjen bota fëmijërore e çiltër si pika e vesës. “Kujtime nga jeta fëmijërore”, është libri i parë i autores së vogël për nga mosha, por të madhe për nga inspirimi krijues dhe botimi i këtij libri, me siguri do ta motivojë atë edhe më shumë në përkushtimin e saj krijues. Fisnike Rasimi ka lindur në Binningen të Zvicrës, por ajo vendosi që të këthehet me gjyshin dhe gjyshen, në vendlindjen e prindërve të saj, në fshatin Cërvicë dhe të ndjekë mësimet në shkollën fillore “Millto Gurra”. Në vendlindjen e prindërve të saj dhe në shkollën shqipe, ajo gjen ngrohtësinë e shpirtit dhe inspirimin krijues, i cili sa vjen e zgjërohet në përmasat që i tejkalojnë limitet e moshës që ajo ka.
VOTRA
www.votrasot.net
Ritme jete Maj, 2015
Numri III
Ndodh edhe kjo! Ndodh edhe kjo...
Ndodh edhe kjo....
Që të punësuarit e administratës në qyte,t i shohim më
Në qytetin tonë, varfërisë i këndohet e vallëzohet me tupana.
shumë nëpër lokale, duke pirë kafe, se sa në zyrat e tyre, këtë
Kjo ndodhi më datë 1 Maj, ku nëse qytetin tonë e shikon me
e shikojmë çdo ditë. Por që edhe kur ato janë në zyra, në
syrin e një të huaji, të krijon përshtypjen, se mirëqenja e jetesës
vend që të realizojnë ndonjë lëndë, ato jo vetëm që i gjen
tek ne, është më e mira në botë. E gjithë dita e cila simbolizon
aktiv në facebook, por ndërkohë, ju ngelet kohë për të dhënë
protestën në Kërçovë, shndërrohet në një ditë feste popullore.
edhe sygjerime nga fb. P.sh. në redaksi, ne kemi të
Vallë, na ka robëruar verbëria për të parë realitetin në të cilin
fotografuar një postim nga një zyrtar i komunës, i cili sygjeron
jetojmë, apo na ka kapluar varfëria e aspektit mendor. Për të
që në orën 11:12 min. nga zyra e tij, që të kenë kujdes miqt e
marrë një përgjigje sa më profesionale, na ka mbetur që të
tij në facebook, nga disa viruse, që qarkullojnë në rrjetet
konsultojmë ndonjë sociolog apo psikolog !!!!
sociale. Lumsi ne, sa administratë efikase që kemi!!!
Stacioni i Autobusave BALI BUS Kërçove Kërçovë - Shkup: 500 600,615, 630,700815, 830,815,900,930,1130,1145,1245,1345,16°“, 1630,1830,1845,20°°, 2130 Kërçovë - Gostivar - Tetovë: 6°°,810,843 9° °,930,1045,1130,1630, 1830,1845 Kërçovë - Shkup - Kumanovë - Beograd: 1830,1845 Kërçovë - Ohër: 7°°, 820,10°°, 1200,14“ 15“16°“, 1645,1830,2020 Kërçovë - Strugë: 730,1430, 15“, 1640,1845, 1930 Kërçovë - Prilep: 730,11“ 12“ 15“, 1630,18°° Kërçovë - Manastirë: 7“, 14“ 18°°
Marketingu: 070 212 446
Inf. 045/223-900 24
VOTRA
www.votrasot.net
Gatimi dhe tradita Maj, 2015
Numri III
MISH QINGJI FURRE Tradicionale(Nje recete e thjeshte dhe e shijshme)
Cheese cake me luleshtrydhe Përbërësit: Për bazën; 250 gr biskota të thjeshta, 100 gr gjalpë i shkrirë. Për kremin; 1 pako vanilje, 600 gr krem djathi (Philadelphia),250 ml pana e ëmbël, 6 lugë sheqer, 400 gr luleshtrydhe, 6 lugë gjelle sheqer kaf. Për bazën; Një tavë 23 cm me fund të çmontueshëm e mbulojmë me letër pjekjeje. Biskotat i fusim në një qese dhe i shtypim me ndihmën e një hapësi petësh. I hedhim biskotat e shtypura në tas dhe i përziejmë me gjalpin deri sa bëjmë një brumë të fortë. E hapim në formën që përgatitëm në fillim dhe pasi e mbulojmë me qese e vendosim në frigorifer për 1 orë. Për mbushjen: Vendosim kremin e djathit, sheqerin dhe panën në një tas dhe i përziejmë së bashku me mikser elektrik deri sa të përzierja të jetë perfekte. Pastaj e hapim këtë përzierje mbi shtresën e biskotave me ndihmën e një spatule dhe e vendosim në frigorifer të mbuluar me qese të hollë për një natë. 30 minuta para servirjes i presim luleshtrydhet sipas dëshirës dhe i spërkasim me sheqerin kaf. Cheese Cake e nxjerrim nga forma në një pjatancë dhe e mbulojmë me luleshtrydhet e prera. E presim në feta dhe e servirim.
Perberesit: -1 kg mish qingji -1 kg patate te vogla - 1 karrota , domate dhe qepë -1 gote vere e kuqe -1 gote uji - kripe,piper,ereza te perziera - pak vaj ulliri Pergatitja: Marim mishin e vejme ne nje tas te madh dhe shtojme patatet ashtu kokerr sepse jane te vogla,(ose mund ti prini dhe pergjysem,sipas preferences suaj) pastaj karrotat e prera ne rrathe,heshim kripen ,vajin, erezat,veren e kuqe dhe goten me uje,dhe i fusim ne furre per ti pjekur,e shikojme me sy kur te thithet uji avash -avash,po ashtu shikojme dhe mishin nese eshte i bere e provojme me pirun,nese do perseri qe te behet mishi i hedhim perseri pak uje... JU BEFTE MIRE..!
25
VOTRA
www.votrasot.net
Horoskopi Maj, 2015
Numri III
Peshorja
Dashi Periudha - 21.03 deri 20.04
Periudha - 24.09 deri 23.10
Mundësia e përkeqësimit të gjendjes suaj sa vjen dhe bëhet më e fortë. Për shkak të disa aspekteve të marëdhënieve familjare, ju mund të ndjeni Pavarësisht nga rrethanat e përgjithshme të favorshme, yjet kërkojnë që ju veten në faj. Është mjaft e vështirë që ti shihni detyrat tuaja pa asnjë shtremtë merrni seriozisht çdo përkeqësim të shëndetit tuaj. Injorimi i problemeve bërim. Mos merrni përsipër më shumë nga sa mund të bëni. të tilla do të komplikojë si jetën tuaj edhe atë të familjes.
Akrepi Periudha - 24.10 deri 22.11
Demi Periudha - 21.04 deri 21.05 Këtë muaj do të jeni të frikësuar lidhur me të ardhmen tuaj. Mos u mposhtni nga mendimet negative. Ju keni të gjitha arsyet për të besuar se gjërat që ju shqetësojnë janë jetëshkurtra dhe që shumë shpejt do të ndryshojnë. Marrëdhëniet tuaja në sferën familjare apo profesionale nuk do të jenë shumë të qëndrueshme.
Binjakët Periudha - 22.05 deri 21.06
Një shkallë e caktuar rezervimi në marrëdhëniet e ngushta do të jetë mjaft e dobishme për ju. Në qoftë se do lini mënjanë komunikimin tepër emocional, do të bëni më shumë pyetje lidhur me atë që ju untereson. Mos harroni se të afërmit dhe fëmijët tuaj, kanë plotësisht të drejtë të kenë sekretet dhe dobësitë e tyre.
Shigjetari Periudha - 23.11 deri 21.12
Ky nuk është muaji më i mirë e fillimeve zyrtare afatgjata apo afatshkurtra Ky muaj nuk është momenti më i mirë për të zgjeruar lidhjet tuaja dhe për qofshin. Mundësi të mira në aktivitetet informale mund të përfundojnë pa u të nisur projektet e biznesit. Jeta juaj private do të jetë shumë kuptimplotë. shfrytëzuar plotësisht. Përpiquni të keni një qëndrim më të arsyeshëm Reagimi juaj ndaj kufizimeve të vogla në familje mund të jetë tejet negativ. lidhur me dështimet dhe pengesat në sferën profesionale.
Gaforrja Periudha - 22.06 deri 22.07
Bricjapi Periudha - 22.12 deri 20.01
Situata rreth jush nuk do të zhvillohet në mënyrën më optimiste të mundKur kërkoni për informacion, ju duhet ta kufizoni veten në gjërat e nevoshme. Ju mund të pikasni probleme në jetën e të tjerëve. Nëse jeni në jshme. Në këtë mënyrë ju do të arrini një rezultat mjaft të kënaqshëm me kërkim të informacionit, udhëtimeve në distanca të shkurtra apo pjesëmarveproimet tuaja, si dhe në sjelljen me njerëzit që ju rrethojnë. rje në bisedime, ju do të përballeni me keqkuptoime dhe mungesën e dikujt për të cilin keni nevojë.
Luani Periudha - 23.07 deri 23.08
Ujori Periudha - 21.01 deri 19.02
Probabiliteti për të gabuar në llogaritjet praktike monetare do të jetë i lartë dhe yjet këshillojnë që të llogarisni mirë shpenzimet që do të bëni. Duhet të tregoni kujdes lidhur me shpenzimet e pashmangshme dhe vërtetë të nevojshme.
Duhet të shmangni nisjen e projekteve të reja. Gjatë këtij muaji çdo nismë e ndërmarrë do të jetë jetëshkurtër dhe aspak e favorshme. Mund të ketë disa rrethana të diskutueshme dhe mungesë informacioni, gjë që do të sjellë destabilizim të përpjekjeve tuaja.
Virgjëresha Periudha - 24.08 deri 23.09
Peshqit Periudha - 20.02 deri 20.03
Mos kini turp nga marrëdhëniet tuaja personale, veçanërisht në qoftë se rezervimi juaj lidhet me problemet e mëparshme dhe kujtime të këqija. Kjo gjë mund të pengojë një dialog të mirëfilltë me njerëz të tjerë. Izolimi dhe qëllimi për të ndëshkuar partnerin tuaj me heshtje dhe ftohtësi, vështirë të jetë një taktikë e mirë për të vendosur marrëdhënie bashkëpunimi.
Sekreti i suksesist sot është kufizimi i vetes vetëm në gjërat e nevojshme vërtetë dhe pa kërkuar shumë nga vetja dhe të tjerët. Ky është një moment i mirë për vetëdisiplinë dhe vetëkufizime. Yjet ju këshillojnë që të kënaqni veten me disa testime jo shumë të ngurta.
26
VOTRA
www.votrasot.net
Këshilla—Zbavitje Maj, 2015
Numri III
Humbni 7 kg për 15 ditë Problemi me kilogramët e tepër është shndërruar në një dukuri
doren të nxehta apo të ftohta, sipas preferencës tuaj.
tepër shqetësuese gati në çdo vend të botës, pasi gjithnjë e më
Mëngjesi është i njëjtë për çdo ditë:
shumë njerëz kanë probleme me mbipeshën.
1 portokall (ose gjysmë filxhani me lëng grejpfruti apo li-
Dhe largimi i kilogramëve të tepërt është jashtëzakonisht e
monadë nga limoni pa sheqer),
vështirë, ndërsa në qarkullim janë dieta të shumta për të cilat
peksimadhe (copë e bukës e pjekur dy herë) dhe një filxhan çaj
thuhet se japin rezultate të mira në këtë drejtim.
apo kafe pa sheqer.
Por realiteti është ndryshe, pasi rrallëherë mund të ndodh që dietat të japin rezultatet e dëshiruara, por prapë ia vlen të provokohet, por deri në atë masë që nuk e rrezikojmë shëndetin tonë, shkruan gazeta “Zëri”. Dhe dieta që do ta prezantojmë, është treguar mjaft e suksesshme, por natyrisht se duhet pasur edhe durim për ta aplikuar. Dieta zgjat 15 ditë (tri cikle me nga pesë ditë), kurse humbja mesatare e peshës në fund të dietës është rreth shtatë kilogram. Gjatë dietës nuk është e lejuar konsumimi i pijeve alkoolike, ushqimet duhet të merren sipas përshkrimit dhe mund të për-
SUDOKU
27
VOTRA
www.votrasot.net
Sport Maj, 2015
Numri III
Piloti kerçovar me dy rrota në maje të Evropës Refik ZENKU Para disa ditësh jehoi lajmi, se një talent nga Kerçova, me vetem 17 vjet, ia doli që të ngjitet në maje të Evropës, është fjala për të birin e vetëm të ciftit bashkëshortor, Abdulaziz e Fatime Ramadani, e njeherit, vellau i dy motrave, Argetim Ramadanin. Ky djalosh, që në moshën gjashtë vjeçare, e shpreh dashurinë per moto sportin , mirepo paraqitjen e parë serioze e pati, në tetor in e vitit të kaluar, edhe atë në Spanje, në garat e organizura nga Red Bull, të cilat kishin karakter selektiv, e ku me sukses i kaloi Argëtimi. Talenti kerçovar, i cili njëherësh është edhe nxënës i shkolles se mesme të Kërçovës eshte thellë i zhytur në një sport të pazakont në trojet shqiptare, gjithësesi ia arrin që tani të dallohet me rezultate spektakulare. “Unë merrem me nje sport, pak a shumë, më ndryshe nga të tjerët, është sport shumë i rrallë në Maqedoni, nuk është i njohur shumë, është sport me motociklizem ose motorra sportive. Aktualisht marr pjesë në garat e Evropës lindore, në të cilat marrin pjesë të gjitha shtetet e Evropes Juglindore. Në Maqedoni nuk ka shumë
pjesëmarrës, prandaj ne që marrim pjese rinje dhe prej aty pastaj do te vazhdoj ne atje, nga vendi yne, jemi të paktë”, thotë klasat boterore”, tha Argetim Ramadani. Argëtim Ramadani. Deri ne permbyllje te sezonit ne motociklizem kane mbetur per tu zhvilluar Ky pilot kerçovar, per momentin eshte edhe 5 gara, gara e ardheshme do te shqiptari i vetem ne Maqedoni, por edhe zhvillohet ne mesin e muajit qershor ne me gjere, qe ka hyre ne ujerat e shtegun e Bullgarise. Gjate vizites qe i motorave spotriv, e qe tani eshte pjese e beme familjes Ramadani, u pa qarte se ata garave zyrtare. Me klubin e tij, Moto Klub deri me tani, vertete shume kane Motori nga Shkupi, para disa ditesh ia doli investuar ne zhvillimin dhe rritën e djalit qe te fitojë nje vend te dyte dhe një te te tyre, mirepo eshte mire qe edhe te pare, ne garen e zhvilluar ne Serres te gjithe dashamiret e ketij sporti dhe Greqise, per kampionatin e Evropes afaristet qe nese e shohin te arsyeshme ti juglindore. Me rezultatet e arritura ndihmojne dhe sponzorojne ne rritjen e Argetim Ramadani per momentin eshte Ramadanit ne kete sport, qe edhe ne te lider I renditjes se pergjithshme per ardhmen ti gezoje shqiptaret anembane Evropen lindore. ``Jam shume i kenaqur ku ato jetojne. per shkak se ne renditjen e pergjithshme te kampionatit, une tanime kame nje Duhet te theksohet se talenti i ketij te riu epersi prej 9 pikesh, para vendit te dytë”, nga Kerçova ne kete sport, shume shpejt thote Ramadani. ka ra ne sy edhe tek vendet me te zhvilluara te Evropes , me çrast duhet Deshira e Ramadanit, eshte qe te permendur oferten e klubeve gjermane, e vazhdoje te merret me kete sport dhe nje cila ketyre diteve ka arritur ne adrese te dite te arrije te garoje me më të miret e kësaj familje kerçovare, se si do te ketij aktiviteti sportiv ne tere rruzullin rrjedhin punet rreth angazhimit të tokesor. “Ambiciet e mia per momentin, Ramadanit në Gjermani, mbetet qe t`ia jane qe sa me shpejte te arrije ne klasen lejme kohes. qe quhet Moto3 , ajo eshte klasa per te
28
VOTRA
www.votrasot.net
Sport Maj, 2015
Numri III
Besart Ibraimi shkëlqeu në kampionatin e Qipros Egzon DALIPI Futbollisti kërçovar i klubit “Ermis” Besart
Ibraimi,
ka
shkëlqyer
në
kampionatin e Qipros. Ai ka shënuar disa gola vendimtar për fitoren e ekipit të tij dhe është shpallur lojtar i ligës qipriote për asistime. Pas këtij suksesi, atij i erdhën edhe dy oferta nga klube të mëdhenj, që do të garojnë në arenat e futbollit evropian. Futbollisti
i
njohur
kërçovar,
ka
përfunduar kontratën me klubin e tij “Ermis”
që garon në ligën e parë të
Qipros. Ai ka spikatur aftësitë e tij, në të gjitha ndeshjet e kampionatit me ekipin “Ermis”, prandaj edhe i është ofruar rinovimi i kontratës për të mbetur në klub. Ai
shprehet i kënaqur nga
rezultatet e arritura në ndeshjet e kampionatit qipriot, sepse ka shënuar gola të rëndësishëm dhe asiste që i sollën fitore të rëndësishme ekipit
cilat i sigurojnë atij paraqitje edhe në
“Ermis” të Qipros. Besarti është shpallur asistuesi më i
arenat e futbollit evropian.
mirë i vitit, prandaj kryesia e klubit
Këto oferta për futbollistin Besart
insiston që ta vazhdojë kontratën me
Ibraimi, nuk janë të rastësishme. Ai ka
futbollistin kërçovar Besart Ibraimi. Por,
zhvilluar ndeshje cilësore gjatë gjithë
atij i kanë ardhur edhe oferta të tjera
kampionatit qipriot. Në ndeshjen me
serioze nga dy klube tjera qipriote të
Aekun, Besarti shënon një gol dhe asiston golin e barazimit. Me dy golat e tij, i sjellë fitoren Ermisit ndaj ekipit Doksa, ndërsa të tre golat e shënuar ndaj Apoelit dhe ekipit Anortozis, vijnë nga asistimet
e
tij.
Në
kujtesën
e
dashamirëve të futbollit qipriot, kanë mbetur edhe tre golat e Besartit në ndeshjen e dytë, që “Ermis” e fitoi ndaj ekipit Anortozis. Besarti ishte më i merituari i fitores së madhe ndaj ekipit rival, sepse përpos tre golave të shënuar, Besarti asistoi edhe në golin e katërt për ekipin e tij. Ai ka fituar edhe simpatinë e tifozëve të klubit dhe të dashamirëve të futbollit, kudo që ai është paraqitur në stadiumet e ligës së parë të Qipros.
29
VOTRA
www.votrasot.net
Pëllumbat a artë Maj, 2015
Numri III
Pianistja nëntë vjeçare Elsa Spahiu morri vlerësimin maksimal në nivel të qytetit të Shkupit Egzon DALIPI Para disa ditësh, në garat shtetërore për muzikantët e rinj, të organizuara nga shkollat fillore dhe të mesme të muzikës në Republikën e Maqedonisë, pianistja nëntë vjeçare Elsa Spahiu u shpërblye me vendin e dytë, që është një arritje e madhe për të. Elsa është një vajzë me shumë pasion për instrumentin e pianos dhe talenti i saj, qysh para disa vitesh ka dhënë sinjalet e suksesit në konkurimet që pasuan. “Më pëlqen shumë që të luaj në piano, sepse kam një pasion të madh për të”, shprehet Elsa Spahiu . Elsa që në vitin 2012 merret me muzikë në përgjithësi, dhe me piano në veçanti nën kujdesin e Doc. Mr. Arjana Kuriu- Grubi për Piano dhe njëherit është edhe nxënëse në shkollën fillore të muzikës në Shkup. “Elsa është një vajzë me shumë pasion për instrumentin e pianos, ajo është një fëmijë që punon në mënyrë
sistematike dhe është shumë e vëmendshme në mësime, prandaj i ka të gjitha premisat për të shkëlqyer në skenat muzikore”, thotë mësuesja e saj Ariana. Elsa ka marrë pjesë në më shumë se 10 koncerte të organizuara në Maqedoni dhe Kosovë, ku ajo ka dëshmuar potencialin muzikor që ka. Çmimi që e fitoi, do ti japë asaj vullnet për angazhim më të madh dhe punë efektive që do ti mundësonin Elsës, hapërimin e sigurt drejt skenave dinjitoze të muzikës. Elsa i është mirënjohëse pedagoges së saj, e cila e ka çuar përpara duke i dhënë një ndihmesë rritjes dhe promovimit të saj në skenat muzikore për fëmijë, por edhe sukseseve që filluan të radhiten njëri pas tjetrit. Mbetet që Elsës dhe mentores së saj, t’u urojmë suksese në garat e ardhshme, te “Pianisti i Ri”, që do të mbahen në Kosovë.
Zijushi dhe Bora marrin çmimin e tretë në festivalin YLBERI Zijush dhe Bora Elezi, janë nga Kërçova, por jetojnë në Shkup. Që të dy janë nxënës të shkëlqyeshëm pranë shkolles fillore “Vëllazrimi” në Shkup. Kanë treguar suksese në mësime dhe dallohen për zgjuarsinë e tyre në të gjitha lëndët mësimore. Krahas shkollës, Zijushi ka dy pasione, Pianon dhe Futbollin, dhe në të dyja fushat dëshmon përkushtimin serioz për t’i zhvilluar në mënyrë paralele. Ndonëse këto dy fusha, nuk janë të lidhura njëra me tjetrën, Zijushi e ka kapur ritmin e suksesit për t’u ngjitur në skenat e mëdha muzikore dhe në arenat sportive. Njejtë si Zijushi, edhe Bora ka treguar suksese në mësime dhe ka shfaqur talentin e saj, në fushën e muzikës në
30
përgjithësi, dhe ndaj Violinës në veçanti. Thjeshtë, është dashuria e zemrës së saj, një motiv që i jep kurajo drejt suksesit, pavarësisht sfidave konkuruese me të cilat ajo ndeshet gjatë garimit. Të dy talentët e kësaj fushe, ndjekin kurse plotsuese për Anglisht dhe Gjermanisht, sepse njohja e gjuhëve atyre do t’u hapë rrugën e perspektivës zhvillimore. Në prill të vitit 2015, Zijush dhe Bora Elezi morën pjesë në festivalin për fëmijë “YLBERI-2015”, me këngën “I gëzohemi jetës”, e cia u radhit në vendin e tretë të këtij festivali. Zijush dhe Bora Elezi, kanë marrë pjesë edhe në disa koncerte, që i ka organizuar shkolla e muzikës, ku kanë dëshmuar rezultate të mira në prezentimet e tyre.