Në vitin 2002, Enti Botues Poligrafik "Gjergj Fishta" boton vëllimin me tregime te Skender Temalit, "Këpucët e turpit", që ka për redaktor shkrimtarin dhe publicistin e mirënjohur, Nikolla Spathari. Në këtë vëllim autori ka përfshirë 8 tregime, tematika e të cilëve fokuson jetën e përditshme shqiptare dhe në mënyrë të veçantë atë të rinisë e të intelektualit në udhëkryqet e jetës. Titullin vëllimi e ka marrë nga tregimi me të njëjtin titull, me të cilin autori pat fituar çmimin special të jurisë në Konkursin e 7-të Ndërkombëtar të shoqatës së artistëve dhe shkrimtarëve "Cristalide" në Padova të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga Italia dhe shumë vende të botës. Juria e këtij konkursi për tregimin e "shkrimtarit Temali nga Shqipëria" është shprehur se "…ai është një tregim thesar për dy arsye themelore: thjeshtësinë e leksikut dhe dramën psikologjike"