KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Page 1



SKENDER TEMALI

Kur vuaj, shkruaj... - poezi -

Shkodër, 2012


Titulli i librit: "Kur vuaj, shkruaj" Autori: SKËNDER TEMALI ISBN 978-9928-4093-8-6 © Të gjitha të drejtat janë të autorit Poezitë e këtij vëllimi, në interpretime, botime të ndryshme apo në formë elektronike, mund të publikohen vetëm me lejen me shkrim të autorit Koopertina&Design: Ergys TEMALI Shtëpia botuese "Rozafat"-Shkodër 2012 e-mail: skendertemali@yahoo.com www.skendertemali.com


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Poezi me mo tive motive fil ozofike filozofike e tĂŤ tjera...

3


SKENDER TEMALI

4


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Kur vuaj, shkruaj Kur vuaj shkruaj; Shkruaj kur vuaj. E nëse Kamja më bëhet zhguall, në baltë do më gjeni të zhgramë, si buall. 3 shtator 2010

5


SKENDER TEMALI

Antiakord Shumëkush për çfarë them mund të mos jetë dakord, po ç'kuptim do kish të kemi një akord?! Shtator, 2011

6


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Vdekja e intelektualit Unë nuk flas, ti nuk flet, ai (ajo) nuk flet, ne nuk flasim, ju nuk flisni, ata (ato) nuk flasin. Kështu, i dashur fjalor, me dhimbje po të jap dënimin kapital: I vura vizë fjalës "Intelektual"! Shkodër, 2011

7


SKENDER TEMALI

Luftë me debilët Përderisa shkruaj poezi ditë për ditë, e flaka librezën e pensionit në fund të detit! Ka shumë debilë kjo botë, po s'ka si debilët që i japin librezë pensioni një poeti! 1 shkurt 2011

8


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Hymn Eposit Shqiptar O Ep, Vigan që në djep, leksione mua, vargëtarit ke shekuj që më jep. Ti m'i var diplomat në gozhdë, se s'krijova dot një Tanushë, një Muj a Ajkunë, pas gjamës e rropamës tënde, cicërimë mbeta unë...! Shtator, 2010

9


SKENDER TEMALI

Elegji Shkruaj, tash e parë botoj, por përditë vehten lexoj, e çmoj e lartoj! Oj-oj-oj! Në promovime kam shumë "shokë", kurorën ia heqin Dantes e ma vënë mua mbi kokë!... E kështu, në "madhështinë" time, gjej kohë, nuk harroj, një tubë me lule kritikës tek varri ia çoj... Oj-oj-oj! Shkodër, tetor 2010

10


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Vaj medet! Çdo hap një poetLeshterikë në bregdet; asnjë s'e njeh veten princ, çdo kush do kurorë për mbret. Sa poshtë kemi rënë, sa poshtë, Vaj medet, vaj medet, vaj medet! Maj, 2011

11


SKENDER TEMALI

Tek varri i Dantes Një ditë, miku im Guerrino, më çoi tek varri i Aligerit, po aty s'i pashë askund nëntë rrathët e Ferrit. E tek i sillesha kokëulur gjeniut të njerëzimit, Danteja m'u kthye në arkitekt të urës mes natës dhe agimit! Ravena 2001-Shkodër 2011

12


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Kurrë Kam shumë shekuj që udhëtoj drejt vehtes e s'mbrrij dot; Askush s'ka për të mbrritur, as sot e as mot. Prill, 2011

13


SKENDER TEMALI

Lojë me pasqyra I theu të gjitha pasqyrat në shtëpi, sa, as në tualet ka qoftë një pasqyrë, se t'i dilte vehtes përpara s'kishte fytyrë! Sa budalla u tregua, theu thjeshtë pesë pasqyra; Atij që s'kish fytyrë t'i dilte vehtes përpara, Në dysheme iu bënë mijëra fytyra… Sa heret e mori vesh se njeriu ka njëmijë fytyra!!!... Maj, 2011

14


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Gracka dhe maska -Varianti IÇdo kthesë – një grackë, çdo njeri – një maskë! S'e kuptoj shekullin XXI, as Diogjenin me qiri që në zenit të diellit prej shekujsh kërkon një njeri... 2011

15


SKENDER TEMALI

Epoka e maskave -Varianti IIFalimentoi punishta e maskave, ka vite që maskë nuk ble më kush. U mbyll dhe gjendja civile si e panevojshme: Njëqind mijë banorë kanë emrin Askush! Gusht, 2011

16


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Mister Unë njeriu që arrita të deshifroj gjuhën e kunjave, s'kam për të arritur kurrë të deshifroj gjuhën e thundrave! Tetor, 2011

17


SKENDER TEMALI

Fshehtësi Kush jam? S'e di. Ka kohë që s'e di. S'e di as si quhem, s'e di. Ti e di se kush jam e s'ma thua troç: ja, ky je! Pse s'ma thua, pse? Ti e di se çfarë kam bërë dhe çfarë s'kam bërë, ti e di, e di po pse s'ma thua fshehtësi...?! Dhjetor, 2010

18


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Frikën ke frikë Ke frikë prej frikës, veç prej frikës trembesh, dhe të jesh Akil bie në gjunjë e shembesh. Të ngjitesh dhe në Olimp të lavdisë që do zbresësh, frikë do të kesh, se frika lindi para trimërisë, mijëra e mijëra vjet para nesh. Si të tillë, frikën, ti dhe unë e kemi në gen, se kush s'e ka frikë-frikën, thjesht, të gënjen! Dhjetor, 2011

19


SKENDER TEMALI

Arratisja e mëshirës Janë shtuar lypësit rrugëve, kafeneve. E keni vërejtur: Ka më pak mëshirë! Para dorës së shtrirë: S'kam thotë milioneri, s'kam thotë gangsteri, s'kam thotë tregtari, s'kam thotë zyrtari. Në shpirt flë e flë mëshira e s'ka këmbanë ta zgjojë. Po ne, kush do na mëshirojë?! Nga shpirti na është arratisur mëshira...

Tetor, 2011

20


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Liri dhe robëri... Në robëri – ëndërroja, sot në liri – flë, në kafaz – fluturoja, në bulevard jam etj., asgjë. Robëri, ti më bëre luftëtar! Liri, përse ndjehem hysmeqar?! Shkodër, 2010

21


SKENDER TEMALI

Barot Mora një grusht barot e hodha në tokë dhe shkrepsën ia vura. U dogj, pa mbrritur duart t' m'i ngrohë. Mora sërish një grusht barot, me të mbusha një gotë, shkrepsën ia vura, tronditi një botë! Njerëz, e kam shpirtin e mbushur me barot dhe si i tillë, jam zot! Shkodër, 2010

22


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Nga kush ruhem Njeriu serioz më bën të qesh më shumë, Veç ai ma çon gojën vesh më vesh; Nga shakllabanët unë flë gjumë dhe ruhem nga ai që kurrë nuk qesh! Dhjetor, 2011

23


SKENDER TEMALI

Bordel ndershmërie Sot s'bëhet më kush Pushkin që për çështje nderi si burrat të të ftojë në duel, por ka asosh që për një karrike me taksinë e dasmës gruan e çojnë në bordel! Dhjetor, 2011

24


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Sinqeritet Mund të jesh mjeshtër në çdo varg, pulbardha në vargje të ngresh mbi detë, dhe çmime të marrësh, por kallp ke për të mbetë nëse në çdo varg nuk je i sinqertë! Shtator, 2011

25


SKENDER TEMALI

Torba e pikëllimit Nën një strehë që pikon herë gëzim, herë pikëllim, është kasollja ime. Pas dere kisha të varur një torbë me poezi. Po një natë kur isha n'një dasëm hajdutët hynë e më vodhën gjithçka; E vodhën edhe torbën me vjersha, menduan se kishte para! U çua gjithë fisi me kuç e me maç, kush solli divan, TV a një saç; Me shpirt më ndihmoi gjithkush, por torbën me vjersha, ah, torbën me vjersha s'ma solli askush! Ndaj kasollja, streha e shpirtit tim ende për torbën me vjersha pikon pikëllim... Shtator, 2011 26


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Tubim poetik Erdhën kokëulur, në këmbë poetët, jo se s'duan, po se s'kanë vetura; Nxitonin më shpejt se matrapazët në tendera se mos u humbte uvertura! Qenë ftuar në uverturën e pranverës sekush me harpën e tij, ata, xhepboshët ata, shpirtplotët… Kësaj unë i them POEZI! Dhjetor, 2011

27


SKENDER TEMALI

Vatra Kur shkoj në shtëpi, kam erën prapa, kur jam në shtëpi, më mban fort vatra... 2010

28


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Pa busull Atë ditë që humba busullën e dija se nga shkoja, si zog edhe pa krahë fluturoja! Atë çast gjithë qielli u bë imi, të mijat gjithë lartësitë, nga shihja ku zhgrraheshin zvarranikët dhe ku seliteshin perenditë!

Gusht, 2011

29


SKENDER TEMALI

Edhe të jetë sikur... Unë shkoj aty ku s'e di se ku do mbrrij, as se kur. E imagjinoj atë vend dhe atë kohë edhe të jetë sikur... Eci mbi prushin e kohës me shputat e këmbëve e kryqin e vuajtjeve në shpinë; Fjalën e kam të shenjtë kur për shtëpi kam poezinë. Vetëm atëherë e di se ku shkoj nga ky prak, dhe në është mëngjes, mesditë a muzg, e mos mbetsha qoftë dhe me një varg, në manastirin më të ri do ndryhem si murg! Edhe të jetë sikur...

Tetor, 2011

30


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Ajrorë dhe këmbësorë O ligj, tek shumohesh me nene plot rropamë, në Jug të qaj me ligje, në Veri me gjamë. Sa i ëmbël me ajrorët, aq vampir me këmbësorët!... Shtator,2011

31


SKENDER TEMALI

Universiteti "Gomari" Diplomat sot ndan Universiteti "Nastradini"; I pari në listë të diplomantëve: pushtetari. Po i mërzitur është Nastradin efendiu se pa universitet i ka mbetur...Gomari! Shtator, 2011

32


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Fatmirësisht... Që të mos mbes fluger në jetë të jetëve, bëj pjesë në një parti, në partinë e poetëve. S'është një parti si gjithë partitë, ajo ka lindur qyshkur lindi Homeri dhe do të vdesë atëhere kur të vdesë Uitmani, Pushkini, De Rada, Bodleri... Shtator-dhjetor 2011

33


SKENDER TEMALI

Lexim ADN-je "Sërish sot u gjet një qytetar i vetvarur..." Nga shtypi, shtator, 2011 Shikoje mirë, o bir këtë qytetar të vetvarë. Sigurisht nuk e njeh, po unë që lexoj ADN-në e kohës s'kam pse ia kërkoj emrin në skedar: E di: Është shteti në litar! Shtator, 2011

34


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Rruga e turpit Ky kryebashkiak që shihni në presidium mua më ka vjedhur një rrugë, një rrugë ku do të vija tek ju, një rrugë ku do të vija tek ti. E dini kush ecë sot mbi atë asfalt të zi? Vetë kryebashkiaku dhe turpi i tij.

Pa datë, kudo nepër Shqipëri

35


SKENDER TEMALI

Karroca e Dylit Karroca e Dylit tani në asfalt pa u tundur ecë e si dje as nga gropat e as nga gurët nuk ngecë. Po gjithmonë karrocë e Dylit do mbesë! Shkodër, 2011

36


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Një shekull larg Jam kacavjerrë në akrepët e sahatit të Grenwic-it, dua me tik-takun e tij të ec në një hap, sekondat më rrahin në brinjë e në gjoks, kumona më gjëmon në timpane: "Shqipo je trap, je trap, je trap!" Se ndërsa unë të zija Europën zvarritesha si kërmilli në Europë një shekull kish lindur e kish perenduar dielli… Nëntor, 2011

37


SKENDER TEMALI

Lindje-perëndim Shqiponja ka dy krerë në flamurin tim, njëra sheh nga Lindja, tjetra në Perëndim. Aty bashkëjeton Po-ja dhe Jo-ja, paqa dhe ploja, vdekja dhe jeta, gjumi dhe zgjimi; Shkurt: Lindja-Perëndimi! Edhe pse dy kokat shpinë më shpinë të dyja shohin-Shqipërinë! 2011

38


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Karrika, "mrekullia" e tetë S'e dija vehten eksplorator, të tillë s'më bëri gjeografia, duke lëçitur njëmijë e një libra, eksplorator më bëri letërsia. Zbulova "mrekullinë" e tetë të botës, se shekujt sollën të tjera mrekulli, ca thonë se ajo i takon rrotës, të tjerë "E ke nën vehte, o njeri!". Nën vehte e kisha karriken, etjen, trimërinë dhe frikën. Ajo të bën, të bën e të çbën, të varfëron e pasuron, të nderon e shnderon,

39


SKENDER TEMALI

të bëhet mike dhe armike (Mos o Zot të rrish në dy karrike!) Për katër këmbët e saj përgjakur janë paralele e meridianë, janë përgjakur krevatet mbretërore, ato i lëpijnë si lesbike gjuhët ministrore... Se ti, karrike, të fal, të fal edhe të vret, të fut në varr, të bën dhe mbret, si krater vullkani të ngre në qiell, përpjetë! O mrekullia ime e tetë për ty mund të nisë dhe Luftë e Tretë! Dhjetor, 2011

40


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Vajtimi i pishave Më 21 janar 2011 në bulevardin "Dëshmorët e kombit", në Tiranë, ato që qanë më shumë qenë pishat; pos të vrarëve, vajtonin dhe vehten që nga pyjet kishin marrë edhe bishat… Tiranë, 2011

41


SKENDER TEMALI

Rënie Kishin rënë ca gjethe nga kumbullat e kuqe bregut të Lanës por më përpara kishte rënë Bashkia e Tiranës… Në Afrikë kishte rënë një shtet, me vehte po merrte të tjerë në rrokopujën e vet… Në eurozonë kishte rënë nata, ndërkohë, këtu tek ne, për inat të kryeministrit, presidenti shpërndante dekorata… Po nesër? Nesër kush do të bjerë? Nesër? Nuk e di…

42


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Po kthehem vonë për në Shkodër, është zagushi… Shoh nga xhami i makinës: Një polic po bën shurrën tek Zogu i Zi. Ah! Gabova: Nesër në gazeta do lexoj se mbrëmë ra shi… Tiranë-Shkodër, 2011

43


SKENDER TEMALI

Daci i zi i Mesjetës Daci i zi i komshiut trazoi ca tjegulla të mia e nga rigat e shiut më pikoi çatia. Në vend që t'mirrja ustain, kallashin më zuri dora, komshiut nga breshëria në prag iu ndal ora! Jemi pak për t'u vrarë për një pikë a për një fjalë e nëse e duam jetën në trekëmbsh ta çojmë Mesjetën! E mbaj vehten realist, mos ju dukem moralist?! Nse urrej kënd në ktë jetë: Veç një emër ka: Mesjetë! Shtator, 2011

44


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Kë të qaj më parë?! (Baladë e fatit të zi) Mbrëmë u regjistrua vrasja e fundit, djali i Gjin Ndreut mbyti fqinjin e ti, pasi pinë e u toçën n'mejhane t'katundit u grindën e ia dha të shtymen në Dri. S'pat natë më të zezë prej kohësh në mehallë: Vrasës-viktimë me shtëpitë përballë! Këndej heshtje, andej vaj, fat i zi, kë t'qaj më parë?! Erdh polici, si erdh-shkoi, askund vrasësin s'e takoi. Dy shtëpitë prak më prak, një dha gjak e një do gjak! 45


SKENDER TEMALI

E ndjeu vehten Gjini qyq, ra në gjunjë e puthi kryq, s'do të bëjë rolin e trimit por duel haptas prej ngujimit, kokëulur zbret në shkallë dhe i thrret fqinjit përballë: "Po ta laj borxhin që t'kemi, një me një me ju tash jemi!". Pret të rrahë andej tegeli, po qyq qe e më qyq ngeli. Nuk qëllon fqinji përballë, Gjini kryq bën prap në shkallë: "O Gjin Ndreu, e ke një djalë, me të i kemi nja dy fjalë...!". Hyri n'shtëpi e nuk vonoi, këtu tegeli fort gjëmoi, s'foli kush, foli kallashi, djali vehtes rreptë ia rrasi. Këndej vaj e andej vaj, fat i zi kë t'qaj më parë?! Tetor, 2011

46


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Jetë qeni Një italian, Anteu, nga sërë e xhentelmenëve, që të më thosh kush ish atdheu i tij, më çoi tek jetimorja e qenëve. Eh, ç'tip është ky Anteu, me mendjen time thashë: më sjell n'periferi t'Bolonjës ku plot zonja e zotërinj prisnin të birësonin qentë rrugaçë. Se bashkia e Bolonjës është aq humane Sa për kafshët mjerane derdh paratë lumë, ua heq si mensë-plehrat në kazane dhe si kontër të jetojnë këta fatlumë! E pashë Italinë, Ante, një gjurmë të pashlyeshme më le, fluturonin mbi jetimore dallandyshet dhe zogjtë e pranverës bënin fole!

47


SKENDER TEMALI

U nisëm të kthenim në Bolonjë Me mend në ç'pashë në jetimore, kur tej sytë më zunë një flamur me shqiponjë, ca rroba të ndera në tela, një çesme uji dhe tej dy nevojtore! Geto të tillë kisha kohë që s'kisha parë, një geto "moderne" me njëqind shqiptarë, ku mes telash-iriq lindte, ngrysej jeta prej muajsh e vitesh n'ruleta! Ç'pata për të thënë, miku im Ante, e thashë, ua pata zili jetën qenëve rrugaçë!... Bolonjë, 2001-Shkodër 2011

48


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Qumësht dallandyshesh Të shtunën Hysës i vodhën lopën, të djelën Kolës i vodhën votën, të hënën hajdutët "Kapeni, kapeni hajdutin" – thërrisnin, se si lopa, si vota, qumësht dallandyshesh qisnin! 2011

49


SKENDER TEMALI

Durim Sa herë u ndodha në zgrip të jetës, ku hall' i madh më hiqte zhak, gjeja atë forcë, i thoja vehtes: "Duro dhe pak, duro dhe pak!" Njoha shumë njerëz në këtë botë, më shumë tradhtarë e të pafe, që gruan e ndrronin me një votë dhe gjoksin rrihnin për atdhe! Po ç'lidhje kish durimi im, përsa më sipër në vargje thashë, se më ofruan një thas me vota, por jam krenar, s'u bëra mashë! Se nse në jetë mirë kujt s'i bëra, Keq nuk i bëra asnjë bubrrece, e s'kish si t'mos m'vinte pranvera edhe mëngjesi me pikla vese! Tetor, 2011

50


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Një deputeti Rulit të fjalëve Ndaj kundërshtarëve Ti i jep gaz Edhe dyston, porse harron se ruli vetë sa para, aq prapa shkon! Nëntor, 2011

51


SKENDER TEMALI

Një ditë më shumë Nadje heret një kafe ai pi në Parrucë, Në mesditë me një shok në Gjohadol, Ditën e heq rrëshqanë Se kush s'e ngucë Në mbrëmje në bilardo-karambol. I erdhi dimri i jetës pa u ndjerë, Siç bie në tokë floku i borës, Eh, mendon vetmevedi Si qënka kjo jetë: Mëngjesi e kish emrin pranverë, Nata Dridhja e gishtave të dorës! Shkodër, dhjetor, 2011

52


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Sa larg Nepër xhepa mbaj gjithnjë poezi, Shto diku një fjalë, Kreh diku një varg, Përpara se të shtegtojnë si krillat Në formë V-je, Varg. Sa larg, Sa larg prej tyre është V-ja, Gjithnjë më larg! Dhjetor, 2011

53


SKENDER TEMALI

Lisat dhe pisat Çdo fis E ka një lis, Por ç'e do, E ka edhe një pis, Që si kalinë Bythën pushtatetarëve ua lëpinë. Lisit I bie rrufeja – qëndron! Kalina Nga shkreptima – urinon! Me këtë rast pyeta rrufenë e shkreptimën Pse ka kaq shumë njerëz Që e pëlqejnë kalinën? Dhjetor, 2011

54


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Motivet e Jugut

55


SKENDER TEMALI

56


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Shkëmb në breg Deti Jon! I joni je, i joni s'je! Mora në grusht një dallgë në breg të Ksamilit e piva: më erdh e ëmbël, se je Atdhe! "Me tapi të rreme po na enden për të disa zota", më flet një shkëmb në breg me emrin fisnik, Petrit Poda! Ksamil, 30 korrik 2011

57


SKENDER TEMALI

Më thotë një bregas E sheh atë shkëmb Që duket e zhduket nën ujë, o Skënder vëllai? Dje s'kish emër. Sot quhet: Myslym Pashai! Ksamil, gusht 2011

58


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Jug-Veri Atdheu im e ka emrin kufi, që nga Vermoshi e deri tek Ksamili, me mitet dhe legjendat që enden Muji dhe Halili. Ju s'e besoni: Kam një mik në Ksamil. Ky miku ka dy djem, njëri quhet Muj e tjetri Halil! 3 gusht 2011

59


SKENDER TEMALI

Ditëlindja e Mjedës në Ksamil! Mjedë! sinonimi - ritëm, sinonimi – britëm, sinonimi – rimë, sinonimi – limë, sinonimi – bilbil! O Mentor Quku1), Si më zu kështu 1 gushti në Ksamil!!! 1 gusht 2011

[1] ) Mentor Quku, autor i kolanës së librave kushtuar poetit Ndre Mjeda. Në pamundësi t'i përgjigjesha fizikisht ftesës së tij për të marrë pjesë në veprimtarinë kushtuar bilbilit të poezisë shqipe në Kukël më 1 gusht 2011, shkrova këtë poezi.

60


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Syri i kaltër Jo uji, po edhe shpirti këtu të gurgullon, këtu, ora e çdokujt ngec, këtu s'ka Vangjush Mio të mos ulë penelin, dhe s'ka Virgjil të mos mbesë memec!

5 gusht 2011

61


SKENDER TEMALI

Plazhi i Manastirit

2)

Murgjit janë lart, në kodër, në manastir, Të kërrusur mbi librat e Mesjetës; Unë me gruan, djalin e nusen e tij, poshtë, në plazh, në dallgët e këtij toponimi e të jetës! O murgj, flakni tej librat se dimri i jetës vjen, vjen dimri dhe dhunshëm prej saj na përzen, ejani në çadrën time ç'është jeta t'u rrëfej, lëkurën time lakuriqe me zhgunin e këmbej! Se njëfarësoj, dhe unë si ju jam në burg, në shoqërinë e kahershme të vetmisë, duke shkruar për një perëndim a një muzg, në manastirin e shenjtë të poezisë! Sarandë, 6 Gusht, 2011 2) Një nga mikroplazhet brigjeve të Jonit.

62


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Kalaja e Lëkurësit Në vend të ciceronëve më buzëqeshin kamarierët, një top i stërmadh në hyrje diçka më thotë... Ulem në tavolinë dhe porosis: Një krrikël...barot! Sarandë, 4 gusht 2011

63


SKENDER TEMALI

Vijnë muzikat duke qarë...3) Vijnë muzikat duke qarë, po përcjellin Mustafanë4), mblu me flamur kombëtar, "Lule Muço-komisar!" Në një rrugë të Sarandës, emrin tënd Muço kam parë, s'ka muze që të mbajë brenda, "Lule Muço-lule djalë!" 5 gusht 2011

3)Këngë jugu që këndohej në Lekdushk, si iso e këngës së vjetër "Janino, te rrapi i Falë". 4) Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

64


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Peizazh lëvizës Poetit Llambro Ruci 5) Në muzgun e Sarandës pashë portokajtë si fenerë të vegjël, ndjeva dashurinë e detit dhe refrenin e dallëve, fola me njerëz që u lulëzonte pranvera në sy, me vajzat që mbanin në duart e regjura shportat e mbushura me portokalle. Derdhej muzgu si purpurant mbi Sarandë, vajzat me vreshtat mbi supe, duke kënduar nga kodrat zbrisnin, dhe sillnin aromën e tokës e këngën e Lejla Malos6), me tekstin e saposhkruar, të shokut tim, Llambros... Sarandë, 1971-2011 [5] ) Kjo poezi, e botuar në vëllimin tim të parë "Këngë cigane" 40-vjet më parë, sot botohet e pakrasitur nga redaksia. [6] ) Lejla Malo, dëshmore e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

65


SKENDER TEMALI

Ali Pashë Tepelena Mori skulptori një shkëmb në kala, në një jastek guri të mbështeti, Ali Pasha! Dhe ashtu me dorën mbi kobure, i shtrirë shikonie mirë konfiguracionin: Është Shqipëria e lirë! Tepelenë, 8 gusht 2011

66


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Budalla! Në kodra s'ka më brezare, as limonë, as portokalle, as mandarina; Ka taverna, hotele e bare Dhe tarraca me Benza e Forda, deri...limuzina! "Ciao limona, portokaj e mandarina!", klithin pronarët e rinj: "Rroftë Shqipëria! Anakronikë, pse bëheni kështu, ka limonë, portokaj e mandarina sa të duash, Greqia!" Po i kam mbjellur unë, kam lënë rininë këtu, o vëlla! Kalon një eskortë me një pushtetar, shkon të pushojë se dhe ai një vilë këtu ka! Qeshen dallgët që përplasen në këmbët e mia e sikur me thonë: "Budalla, budalla, budalla!" Gusht, 2011 67


SKENDER TEMALI

Fund vere në plazh Nesër do të lëmë edhe ty, plazh, do të kthejmë shpinën përsëri, si mosmirënjohës që jemi për ditët që na rrethove me ngrohtësi. Se po vjen vjeshta duke shtyrë mbi det tufat e reve... Do të mardhësh ti, nën stuhi, i braktisur, nën kryqëzimet e ashpra të rrufeve. Ku ikën agimet e prendimet e tua, ku? Si iku kështu Dielli pas kurnisë së valëve? Si jemi ne njerëzit kështu?! Na përqafon si fëmijë dhe ikim prej teje me turrin e të marrëve!...

1971-2011

68


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Kushtime

69


SKENDER TEMALI

70


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Pa strehë, idhulli im Migjenit

Në radhën e të pastrehëve, tek bashkia, strukem të mos më shohin, ndjej siklet, epo dikush ka lexuar librat e mia, jam poet. Po ndërsa qëndroj ashtu si mumja, një e qeshur sarkastike trandi minare, kompanjela, gjykata, zyra e shkolla, pas meje, zu radhën i pa strehi: Millosh Gjergj Nikolla! Ndërkohë nëpunësi i strehimit pompoz po zbriste nga shkalla... E unë, ç'bëra? S'mund të bëja më shumë, veç radhën Migjenit ia fala!... Në një nga ditëlindjet e Migjenit 71


SKENDER TEMALI

Sot vdiq dhe një poet... Sot vdiq dhe Jamarbër Marko... Vdiq dhe një poet, që ju, pushtetarë, s'ja ditët shtëpinë sa qe gjallë... Unë ula në gjysmë shtizë flamurin e poezisë, ndërkohë ju veshët për poetin në të zeza një sallë. O shtet rrumpallë, që s'më thua njatjeta sa jam gjallë, të dhjefsha në respekt kur në dhé të ftohtë të jenë duke më kallë! Tiranë, 18 shtator 2010

72


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Vjehrri im Vjehrri im ka qenë partizan në batalionin "Perlat Rexhepi", besoi të hante me lugë ari edhe pse më pas bosh i mbeti xhepi. Pasuri? Pasuri ai pat nder, besë e burrëri, gruan bujare, një taborr me fëmijë, në një apartament dy plus një! Shko në Lezhë, zotëri e pyet kush qe Taip Smajli, do të thonë se s'kish drejtor si ai që jetën punëtorëve ua fali. Shkoni po deshët lart, në varreza, shkoni, se vizita s'do u shkojë huq; Tek pllaka e varrit të tij do të gjeni gjithnjë trëndafila të kuq.

73


SKENDER TEMALI

Domosdo dhe gjashtë vajzat ia çojnë, se honeve të harresës ati i tyre kurrë nuk zdrypë, po trëndafila kujtimi shpesh i çojnë dhe romët që harxhonin rrogat e s'i linte pa bukë e pa krypë! Ndoj shkelje e bënte, u jepte hejka kqinjve paradhënie, dhe ndonjë shpërblim si stakonovist, ndaj nga portieri e gjer tek brigadieri thonin të gjithë: "Ky është komunist!" Të ishe dje komunist i tillë, Nuk është sot turp, Një njeri me zemër të madhe Që të nepërkëmburve dorën ua vinte në sup. E pata vjehërr, shok dhe mik. Për të është pak ky trëndafil poetik. 29 nëntor 2011

74


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Mbesës së vogël, Edias Mos qaj, Edia, shpirti i gjyshit, mos qaj, se më tremben lirikat si dhi të egra e më bie dëborë dhe në maj! Edia, shpirti i gjyshit, mos qaj! 1 Shtator, 2010

75


SKENDER TEMALI

Pa-pa, gjysh Ka kohë që s'shkruaj vjersha dashurie, Se ka kohë Që shekulli është ndarë edhe për mua më dysh, tani vetëm Edia, mbeska ime e vogël, ma shpreh dashurinë: "Pa-pa, gjysh!". Për këtë pa-pa, që ma përsëritë, unë i bëj fli Të gjitha dashuritë! Shtator, 2011

76


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Dëshirë Nëse nusja e djalit, Eneida, do më gëzojë nesër me një nip, atij bibliotekën time do ia lë në testament, me kusht: të mos i ngjasë gjyshit e të bëhet poet! Se i duhet gjithë jetën mbi gastare të ecë dhe të jetojë nën një strehë trishtimi, ta gëzojë jetën sa ç'e gëzon një murgeshë dhe të mardhë kur botën mblon gjelbrimi. Ja, nipçja im i ardhshëm E nënshkrova në testament, e gëzon bibliotekën nëse bëhesh arkitekt i një bote ku luftrat s'gjëmojnë, me rrugë që drejt pranverës të çojnë!... Nëntor, 2011

77


SKENDER TEMALI

Pulëbardha dhe zalli -Shokut tim, tregimtarit, Shefqet Tigani-

Brigjeve të detit mblodhi kripën e jetës, udhëve të kombit – kripën e së vërtetës, dhe në Pejë e Vlorë ku zgjoi agimet e ruajti këtë kripë për tregimet. S'klithi si shumëkush" "Hosana", pra derrit-dajë s'i tha, se kurrë në fjalor ai përdori fjalën "Lustraxhi". Pulëbardhat e shpirtit të tij, mes dallgësh lindin e mes dallgësh jesin... Unë e ti, Qeto, një ditë fizikisht do vdesim, ndërkohë tregimet e tua si zalli brigjeve të letrave do mbesin! Dhjetor, 2011

78


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Testamenti i një ish-ministri bujqësie Ahmet Osos

Vëllezër, Shqipëria kaq është, një pëllëmbë, ndaj, kur të vdes më varrosni në këmbë! Shkodër, 3 shtator 2010

79


SKENDER TEMALI

Rebus krijuesish Bardhylit, Zyhdisë, Ymerit

Për ditë me tre "vrasës" kafenë tek "Baku" e pi, mbrëmjeve, agimeve; Edhe veshët e filxhanëve skuqen prej gjakut që rrjedh nga duart e përgjakura të tregimeve. Gjithë pijaca e di kush jam unë e kush janë ata, se rebus më të thjeshtë në botë nuk ka: Këndej një shkrimtar, përballë... tre gjahtarë! Gusht, 2011

80


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Të pathëna Verën e pata nxënëse në gjimnaz, unë isha bregu, ajo qe tallaz. N'koridore t'shkollës rendte si djalosh, mes shigjeta syshë çante si Gavrosh! Plot të fshehta t'saj m'thoshte, e dëgjoja, se ajo qe plumbi, e unë gëzhonja. "Si thua ti, profo, shqipo a të huaj? Ah, ta di përgjigjen, më mirë mos ma thuaj..." ...Shkuan kaq shumë vite, tani është nënë, mos ndonjë të fshehtë mbeti pa ma thënë? 2011

81


SKENDER TEMALI

Përmbajtja Poezi me motive filozofike e të tjera.................................3 Kur vuaj-shkruaj.............................................................................5 Antiakord.......................................................................................6 Vdekja e intelektualit .....................................................................7 Luftë me debilët..............................................................................8 Hymn Eposit Shqiptar.....................................................................9 Elegji..............................................................................................10 Vaj medet!......................................................................................11 Tek varri i Dantes............................................................................12 Kurrë.............................................................................................13 Lojë me pasqyra.............................................................................14 Gracka dhe maska..........................................................................15 Epoka e maskave............................................................................16 Mister.............................................................................................17 Fshehtësi.........................................................................................18 Frikën ke frikë ................................................................................19 Arratisja e mëshirës.......................................................................20 Liri dhe robëri... ............................................................................21 Barot..............................................................................................22 Nga kush ruhem..............................................................................23 Bordel ndershmërie.........................................................................24 Sinqeritet.......................................................................................25 Torba e pikëllimit............................................................................26 Tubim poetik .................................................................................27 Vatra..............................................................................................28 82


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

Pa busull.........................................................................................29 Edhe të jetë sikur............................................................................30 Ajrorë dhe këmbësorë.....................................................................31 Universiteti "Gomari"........................................................................32 Fatmirësisht... .................................................................................33 Lexim ADN-je.................................................................................34 Rruga e turpit....................................................................................35 Karroca e Dylit.................................................................................36 Një shekull larg ................................................................................37 Lindje-perëndim...............................................................................38 Karrika, "mrekullia" e tetë.................................................................39 Vajtimi i pishave ..............................................................................41 Rënie ..............................................................................................42 Daci i zi i Mesjetës............................................................................44 Kë të qaj më parë?!..........................................................................45 Jetë qeni............................................................................................47 Qumësht dallandyshesh......................................................................49 Durim................................................................................................50 Një deputeti......................................................................................51 Një ditë më shumë.............................................................................52 Sa larg...............................................................................................53 Lisat dhe pisat...................................................................................54 Motivet e Jugut Shkëmb në breg.................................................................................57 Më thotë një bregas........................................................................58 Jug-Veri......................................................................................... 59 83


SKENDER TEMALI

Ditëlindja e Mjedës në Ksamil!.....................................................60 Syri i kaltër............................................................................61 Plazhi i Manastirit.......................................................................62 Kalaja e Lëkurësit..........................................................................63 Vijnë muzikat duke qarë..............................................................64 Peizazh lëvizës................................................................................65 Ali Pashë Tepelena...............................................................66 Budalla!.............................................................................................67 Fund vere në plazh.............................................................................69 Kushtime Pa strehë, idhulli im..................................................................71 Vjehrrit tim...................................................................................73 Mbesës së vogël, Edias.................................................................75 Pa-pa, gjysh..................................................................................76 Dëshirë..........................................................................................77 Pulëbardha dhe zalli....................................................................78 Testamenti i një ish-ministri bujqësie.........................................79 Rebus krijuesish..............................................................................80 Të pathëna.....................................................................................81

84


KUR VUAJ, SHKRUAJ...

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Temali Skender Kur vuaj, shkruaj... SKENDER TEMALI Shkodër: Rozafat 2012 85 f. 21 cm ISBN 978-9928-4093-8-6

Kur vuaj, shkruaj... SKENDER TEMALI Formati: 61-86/16 Botuar: 21 Mars, 2012

Shtëpia botuese "Rozafat", Shkodër-ALBANIA L.Kongresi i Përmetit, Rr. Lekë Dukagjini Tel: 003552243271, cel. 0682085160

85



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.