REGJISTRIMI në Olimpiadën XVI Kombëtare, në të dy fazat

Page 1

Cambridge International School

OLIMPIADA XVI KOMBËTARE • Kompetencë Globale • Matematikë • Gjuhë shqipe • Shkencë www.olimpiada.al

FAZA I ONLINE 5, 12 dhe 26 mars 2016

FAZA II FINALE

Tiranë, 1-9 qershor 2016


Vetëdija Globale synim i Olimpiadës Kombëtare Ju faleminderit për mundësinë për të shkruar disa fjalë për revistën “Me botën

Paul Bullen-Smith

Drejtues i programit Cambridge Global Perspectives University of Cambridge

në mendje”, e lidhur me Olimpiadën Kombëtare dhe që i kushtohet Kompetencës Globale, programit tonë Cambridge Global Perspectives dhe Objektivave Globalë të Kombeve të Bashkuara. Rëndësia e vetëdijes globale dhe e ndërlidhjes globale është duke u rritur ditë pas dite, por kuptimi prapa “të qenurit global” jo. Nisma si e juaja janë një pjesë e rëndësishme për rritjen e të kuptuarit global dhe një mundësi për nxënësit e rinj për të parë rëndësinë dhe vendin e tyre në botë. Programe si tonat, inisiativa si tuajat dhe fokusi në objektiva të matshme dhe prioritete të organizmave botërorë si OKB, të gjitha shpien para në një mënyrë sistematike rëndësinë e reflektimit të mendimit kritik dhe bashkëpunimit në botën e sotme, gurë themeli të edukimit global. Faleminderit për mundësinë që më dhatë dhe fat të mbarë me Olimpiadën Kombëtare.

* Letra më sipër e z.Paul Bullen-Smith iu drejtua shkollës “Udha e shkronjave” me rastin e fillimit të veprimtarive për programin Cambridge Global Perspectives dhe të Kompetencës Globale dhe revistën “Me botën në mendje”

KALENDAR

Faza e parë e Olimpiadës XVI Kombëtare

“Kompetencë Globale është aftësia, gatishmëria dhe përkushtimi për të kuptuar dhe për të vepruar lidhur me çështje me rëndësi globale.” Veronica Boix-Mansilla

Drejtuese Studimesh në Projektin Zero në Harvard Graduate School of Education

Anthony Jacson

Zv/President i Asia Society dhe drejtues Asia Society’s Partnership for Global Learning

Pranverë 2016 KOMPETENCË GLOBALE Të gjithë nxënësit e Olimpiadës XVI Kombëtare kanë për detyrim zhvillimin e një teme (projekti) online vetëm që zgjat afërsisht një muaj nën drejtimin e shkollës “Udha e shkronjave”. Finalistë për Olimpiadën e Kompetencës Globale quhen nxënësit që plotësojnë katër tema dhe ata po punojnë tashmë online.

5 mars 2016

TESTI I GJUHËS Testi do të përmbajë pyetje nga programi shtetëror.

12 mars 2016

TESTI I SHKENCËS Pyetje nga programi shtetëror i shkencës.

26 mars 2016

TESTI I MATEMATIKËS Testi do të përmbajë pyetje nga programi shtetëror.

Përfitimet e Testimit Online • Kontrolli para Olimpiadës zgjerohet duke përfshirë katër lëndë: • Matematikë • Gjuhë shqipe • Shkencë • Kompetencë Globale • Kompetenca Globale është garë më vete në Olimpiadën XVI Kombëtare. Ky është zhvillim pozitiv i arsimit dhe risi e shkollës “Udha e shkronjave”. Olimpiada Kombëtare Online e Kompetencës Globale, organizuar nga “Udha e shkronjave” është e vetmja garë e tillë në nivel global. • Vlerësim automatik i testit • Jepet raport i zgjeruar në disa këndvështrime rreth testimeve që përfshin edhe krahasime të rezultateve të të gjithë grupit. • Përgatitje për çdo garë të Olimpiadës XVI Kombëtare • Përshtatje me kërkesat e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit në arsim, në një hap me botën e sotme. • Prindi bëhet pjesë e garancisë për sigurinë e testit duke bashkëpunuar me “Udhën e shkronjave” për të marrë një rezultat të vërtetë për testimet.


RAPORTI I GJUHËS SHQIPE

PËR NXËNËSIN, NË PËRFUNDIM TË TESTIMIT ONLINE Rezultati i nxënësit

Rezultati i Grupit

Vlerësimi total: 58% Mesatarja e grupit: 66% Morfologji

Sintaksë

Djathtas jepet shembulli i raportit që merr nxënësi në përfundim të testit online në gjuhën shqipe. Ka një vlerësim total dhe një vlerësim për disa fusha të lëndës. Raporti merret në emailin e nxënësit që ofrohet prej nesh në Kartën e Regjistrimit dhe hapet në www. gmail.com. (fjalëkalimi ofrohet në kartë)

Lexim letrar

RAPORTI I MATEMATIKËS

PËR NXËNËSIN, NË PËRFUNDIM TË TESTIMIT ONLINE Rezultati i nxënësit

Rezultati i Grupit

Vlerësimi total: 74% Mesatarja e grupit: 66% Numri dhe veprimet Gjeometria Matja

Djathtas jepet shembulli i raportit që merr nxënësi në përfundim të testit online në matematikë. Ka një vlerësim total dhe një vlerësim për disa fusha të lëndës, si numri dhe veprimet, gjeometria, puna me të dhënat (statistika dhe probabiliteti), algjebra.

Puna me të dhënat

RAPORTI I SHKENCËS

PËR NXËNËSIN, NË PËRFUNDIM TË TESTIMIT ONLINE

Rezultati i nxënësit

Rezultati i Grupit

Vlerësimi total: 83% Mesatarja e grupit: 62% Fizikë

Më poshtë jepet shembulli i raportit që merr nxënësi në përfundim të testit online në shkencë. Ka një vlerësim total dhe një vlerësim për disa fusha të lëndës. Edhe në cikël të ulët ndahen njohuritë në tri fushat kryesore njohuri nga fizika, biologjia dhe kimia.

Biologji

Kimi


PROGRAMET NË FAZËN FINALE TË OLIMPIADËS Fillorja (klasat 1-5) në matematikë dhe shkencë ndjek Cambridge Primary Programet ofrohen në gjuhën shqipe nga shkolla “Udha e shkronjave” Cambridge International School. Cikli i lartë (klasat 6,7,8), në matematikë dhe shkencë ka Cambridge Secondary 1. Programet ofrohen në gjuhën shqipe nga shkolla “Udha e shkronjave” Cambridge International School. Na ndiqni në www.udhaeshkronjave.edu.al. Klasa 9 në matematikë do të marrë pjesë në provimin ndërkombëtar të Kembrixhit për certifikatën Cambridge IGCSE, në datat 28, 30 prill dhe 11 maj 2016. Nxënësit me vlerësimin A* marrin medalje dhe u ofrohet 30% bursë në shkollën e mesme.

Regjistrimi

në Olimpiadën XVI Kombëtare HAPI 1 - PAGESA Faza 1 (Kalendari në faqen 2) - 35 euro

Afati i fundit: 2 mars 2016. Regjistrimet për dy nxënës janë 60 euro me kusht që pagesa të jetë në një mandat arkëtimi.

Faza Finale - 35 euro

Pagesa 35 euro për ata që nuk ndoqën Fazën I Online. Për pjesëmarrësit në Fazën I pagesa është vetëm 22 euro.

Afati i fundit: 20 maj 2016.

Vonesat në regjistrim në Fazën Finale

Përveç pagesës kryesore, nëse është me vonesë në datat 21-25 maj 2016 - paguhet edhe 5 euro shtesë në datat 26-30 maj 2016 - paguhet edhe10 euro shtesë Bankat PROCREDIT (Shqipëri, Kosovë) BKT (Shqipëri) në llogarinë “Udha e shkronjave” Gjatë pagesës mos harroni komentin: “Për regjistrim të emri mbiemri, klasa, shkolla, qyteti në Fazën e Parë (ose në Finalet e Olimpiadës)”

HAPI 2 - NJOFTIMI ME EMAIL

Në shtator 2016, hapim shkollën e mesme plotësisht me programe të Kembrixhit: viti 1 - Cambridge IGCSE; viti II - Cambridge As Level Viti i tretë: Cambridge A Level. Regjistrime edhe nga rrethet e tjera. Për më shumë ndiqni www.alevel.al ose www.cie.org.uk Në nëntor 2015, “Udha e shkronjave” u miratua nga Cambridge International Examinations të funksionojë si Qendër e Kembrixhit për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, duke ofruar Certifikatën e Kembrixhit në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie. Ndiqni faqen www.teacher.al.

Prindi dërgon të skanuar pagesën në adresën tonë: olimpiada@udhaeshkronjave.edu.al me tekst: “Kreva pagesën për Fazën I (ose Finale) për emri mbiemri, klasa, shkolla, qyteti, celular”. Nëse nuk merrni përgjigje për dy ditë dërgoni email në arturshkurti@gmail.com ose cel 0692076068.

HAPI 3 - NGA ANA JONË

MARRJA E KARTËS SË REGJISTRIMIT

Dërgojmë Kartën e Regjistrimit në adresën nga e cila u dërgua skanimi i pagesës dhe në adresën email të nxënësit të ofruar prej nesh. Kjo adresë hapet në www.gmail.com. Fjalëkalimi paraqitet në Kartën e Regjistrimit.

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School

cel. +355 692076068 - www.olimpiada.al info@udhaeshkronjave.edu.al olimpiada@udhaeshkronjave.edu.al arturshkurti@gmail.com rr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.