Gjakovë

Page 1

4

PRILL

20 15

4

PRILL

2 0 1 5

OLIMPIADA E GJAKOVËS MATEMATIKË * KLASA 1-9 * programe nga CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS


OLIMPIADAT LOKALE TË KOSOVËS dhe OLIMPIADA XV KOMBËTARE OLIMPIADA E GJAKOVËS, 4 prill 2015 është pjesë e Olimpiadës XV Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm që mbahet në 1-9 qershor 2015, me pjesëmarrjen e klasave 1-9. Olimpiadat Lokale janë konkurrime për matematikë, ndërsa Olimpiada Kombëtare e Matematikës dhe e Formimit të Përgjithshëm është një konkurrim tregarësh: Gjuhë shqipe, Matematikë, Shkencë. Në Olimpiadën XIV Kombëtare morën pjesë rreth 1050 nxënës nga Shqipëria (85%) dhe Kosova (15%). Olimpiada e Gjakovës (4 prill) vjen pasi ne kemi organizuar Olimpiadat e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Beratit, Lushnjes, Korçës, Pogradecit, Shkodrës, Fierit, Vlorës dhe do të vijojmë me qytete të tjera në Shqipëri dhe Kosovë. Prania e nxënësit në këtë olimpiadë do t’i japë atij dhe prindërve një informacion mjaft të dobishëm për vendin që zënë arritjet e tij në raport me bashkëmoshatarët e tjerë, sidomos nga Shqipëria. Programet e Olimpiadës XV Kombëtare për lëndët matematikë dhe shkencë janë programe të hartuara nga Cambridge International Examinations, departament i vlerësimeve ndërkombëtare të Universitetit të Kembrixhit, ndërsa për garën gjuhë shqipe janë të Ministrisë së Arsimit dhe të Sporteve, të riformuluara ose të pasuruara nga “Udha e shkronjave”. Pjesëmarrja e nxënësit në një olimpiadë lokale ose kombëtare që ka këto programe ndërkombëtare ndihmon në zgjerimin, riformatimin e njohurive dhe të aftësive të tij dhe në orientimin mjaft të mirë të tij në programet ndërkombëtare të liderit botëror Cambridge International Examinations.

Libri “Olimpiada XV Kombëtare” përmban: 27 tezat e vjetshme, 18 programet e reja të Kembrixhit (matematikë dhe shkencë) për Olimpiadën XV Kombëtare 1-9/06/2015 si edhe 36 klasifikimet e 1050 nxënësve.


SHEMBULL I ZBËRTHIMIT ONLINE TË PROGRAMIT TË OLIMPIADËS

Kursi Online do të jetë falas për nxënësit e Kosovës (për Shqipërinë ka qenë me pagesë 36 euro) Shembull: Programi i Olimpiadës, niveli 5 (klasa 5 ): Tema: Thyesat jo të mirëfillta dhe numrat e përzier Objektivi: Nxënësi të ndajë thyesat e mirëfillta nga jo të mirëfillta dhe të kthejë thyesat jo të mirëfillta (17/7) në numra të përzier 2 e 3/7 dhe anasjelltas. Shpjegimi Linku 1: http://goo.gl/ilJDge Praktika (Detyra) Linku 2: http://goo.gl/uhiLzB Nxënësi me të klikuar linkun drejtohet menjëherë në shpjegimin online përkatës (shembull fotoja Linku 1) ose në Detyrën e shtëpisë (Online Homework) (shembull, fotoja Linku 2)

Linku 1: Shpjegimi në 9 hapa i numrave të përzier Linku 2: Detyra e shtëpisë me korrigjim automatik dhe thyesave jo të mirëfillta, që i përgjigjet objektivi në (Markit) me dy faqe (Q1 dhe Q2) që lidhet pikërisht programin e matematikës, nivelin 5, kapitulli Numri. me shpjegimin në linkun 1, detyrë për çdo shpjegim.


PROCEDURA E REGJISTRIMIT

PËR OLIMPIADËN LOKALE të GJAKOVËS 4 prill 2015

Kursi Online është mjeti se si ne ua shpjegojmë objektivat e programit ndërkombëtar të matematikës NGA ANA JUAJ: 1. Drejtohuni pranë bankës ProCredit, llogaria “Udha e shkronjave” (1189003661000105) dhe paguani shumën 15 euro për regjistrim në olimpiadën e qytetit me këtë koment: “Për regjistrim të emri mbiemri, klasa, shkolla për Olimpiadën e (emri i qytetit)” 2. Dërgohet SMS në 00355692076068 dhe email në arturshkurti@gmail.com me tekst saktësisht “Kreva regjistrimin në bankën ProCredit për ..... (emri mbiemri), klasa ...., shkolla ..... Numri im i telefonit ....dhe adresa email....” Shënim: Bashkëngjisni në email skanimin/foton e pagesës. NGA ANA JONË: Përmes emailit, ne ju nisim “Kartën e Regjistrimit” që përmban njoftimet mbi kodet, oraret dhe vendin e organizimit dhe udhëzuesin për programin që do të zbatohet ose kodet e hyrjes në Kursin Online.

Për më shumë informacion, drejtohuni në shkollën: “Udha e shkronjave” Cambridge International School rr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë (pranë shkollës “E kuqe”, Pazari i Ri) tel. 04 2267048 - cel. 0692076068 - arturshkurti@gmail.com www.udhaeshkronjave.edu.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.