Gjuha shqipe 1
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
KLASA 1 - GJUHA SHQIPE
LEXIMI 1. Detyrë kryesore e klasës së parë është aftësimi i fëmijës në të lexuar dhe të shkruar të gjuhës shqipe. Kontrolli Jepet një pjesë për t`u lexuar. Jepen pyetje të thjeshta rreth saj. Fjala “të thjeshta” ka të bëjë vetëm me faktin që fëmija po provohet nëse di apo jo të lexojë, duke anashkaluar faktin se sa i zoti është në thellimin në përmbajtjen e pjesës. 2. Në përfundim të klasës së parë, nxënësi duhet të lexojë shpejt dhe kjo testohet përmes një sasie pyetjesh përgjigjet e të cilave kanë një kohë të caktuar për t`u plotësuar. Kontrolli Shpejtësia e të lexuarit nuk mund të kontrollohet drejtpërdrejt në një testim me shkrim. Por ajo quhet e nënkuptuar në rezultatin e përgjithshëm të nxënësit në përgjigje të pyetjeve. Një fëmijë që lexon shpejt, është i aftë dhe i lejon vetes të lexojë disa herë për të dhënë një përgjigje të saktë. Nxënësi që lexon ngadalë, megjithëse mund të jetë më i saktë, mund të dështojë në rezultatin e përgjithshëm pikërisht prej shpejtësisë së tij të leximit. 3. Nxënësi duhet të jetë i aftë t`u përgjigjet pyetjeve rrreth përmbajtjes së një teksti, kur përmbajtja nuk është e ngarkuar me figura letrare, por kur fjalët jepen me kuptimin e tyre të parë dhe jo të figurshëm. Kontrolli Jepet një tekst dhe hartohen pyetje mbi të.
2
NJOHURI PËR GJUHËN SHKRONJA 1. Nxënësi duhet të njohë renditjen e shkronjave në alfabetin shqip. Kontrolli Jepen copa të alfabetit, ku mungon një shkronjë. Nxënësi duhet të dijë ta plotësojë. Shembull 1: Cila shkronjë mungon në këtë copë të alfabetit M, N, NJ, __, P? Shembull 2: Cila nga këto shkronja është më parë në renditjen alfabetike: t, r, e, n, i? 2. Nxënësi duhet të dallojë zanoret nga bashkëtingëlloret. Shembull kontrolli: Rretho zanoret në këtë fjalë. Sa bashkëtingëllore kemi në këtë fjalë? Etj. 3. Nxënësi duhet të njohë rrokjen si pjesë e fjalës. Ai duhet të gjejë sa rrokje ka një fjalë. Shembull Në një fjalë të dhënë të gjejë numrin e rrokjeve. Të japë shembuj fjalësh me 1, 2,3... rrokje. 4. Nxënësi duhet të njohë rrokjet e hapura (që mbarojnë me një zanore) nga rrokjet e mbyllura (që mbarojnë me bashkëtingëllore). Kontrolli Shembull Cila nga këto rrokje është e hapur (e mbyllur): në, hap, pi, dal, flas, im? Formo me shkronjat m,e një rrokje të hapur dhe një të mbyllur (me– e hapur; em, mem – e mbyllur)
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
5. Nxënësi të dijë dyshet e shkronjave me tingëllim të përafërt. b-p, d-t, c-x,ç-xh, dh-th, f-v, g-k, gj-q, i-j, r-rr, s-z, sh-zh, Kontrolli Nxënësit duhet t`i jepen raste ku në dëgjim “piano” merret për “pjano”, “cingla” për “xingla”, “dhe” për “the” etj. Shembull Me cilën fjalë mund të ngatërrohet në dëgjim fjala pesa? (lesa, teza, besa... ) Shembull Me cilën shkronjë mund të ngatërrohet në dëgjim shkronja dh? A, O, K, TH apo R? 6. Të dallojnë shkronjat sipas mënyrës së tyre të artikullimit. Shembull 1: Dikush është duke thënë një tingull me buzë të bashkuara. Cili mund të jetë: m, n, nj, g? (m) Kontrolli nuk bëhet duke përdorur terminologjinë: buzore, qiellëzore, grykore,... por duke e nënkuptuar atë. Synimi është që nxënësi të dijë të japë një shpjegim pak a shumë të saktë të mënyrës se si artikulohet një fjalë. Shembull 2: Me majën e gjuhës godasim qiellëzën. Cilin tingull jemi duke shqiptuar: m, p, k, r? (r) Situata jepet në mënyrë të pangatërruar. Pra nuk jepet për t`u dalluar n nga r tek të cilat gjuha prek qiellëzën. Shembull 3: Jemi duke kafshuar buzën e sipërme me dhëmbët e poshtme, a mund të formojmë ndonjë tingull të alfabetit shqip në këtë mënyrë? JO. 7. Nxënësi të dijë shkronjat dyshe të alfabetit shqip (dh,gj,ll, nj, rr, sh, th, xh, zh). Kontrolli Nxënësi duhet ta mbajë mend termin “shkronjë dyshe”. Shembull: Cila nga këto fjalë përdor një shkronjë dyshe: majtas, floku, them etj.
FJALA 8. Të dallojnë fjalën nga jo fjala, duke kërkuar prej bashkimeve të shkronjave që të kenë edhe një kuptim të caktuar. Kontrolli Shembull 1: A quhet fjalë çdo bashkim shkronjash? Jo. Shembull 2: Çfarë duhet të bëjmë që edhe grupi i shkronjave TRIL të bëhet një fjalë? (Ne vetë t`i japim një kuptim të caktuar.) Shembull 3: Cila nga këto nuk është fjalë: abetare, gur, bukë, lepysh, trokas? (lepysh – nuk e shoqërojmë dot me ndonjë kuptim të caktuar) Shembull 4: Fjalë janë ato grupe shkronjash që unë ua di kuptimin. Kjo është e vërtetë: a. gjithmonë b. ndonjëherë c. asnjëherë Koment për përgjigjen e saktë: Nuk mund të themi “gjithmonë” sepse nuk varet nga dituritë që kam unë. Unë mund të mos ia di kuptimin, por mundet që ajo të ketë një kuptim që ia dinë të tjerët. Nuk mund të jetë “asnjëherë”. Përgjigjia e saktë është “ndonjëherë” FJALIA 9. Nxënësit të dinë që me të njëjtat fjalë ne mund të ndërtojmë fjali të ndryshme. Kjo në sajë të aftësisë së disa fjalëve për të ndryshuar formën e tyre apo për të qëndruar në renditje të ndryshme. Shembull 1 Jepen fjalët dje, Sokoli, me, mami, shkoj, në, dyqan. Një nga fjalitë më poshtë nuk ka përdorur të njëjtat fjalë që u dhanë (ose mungon diçka ose është shtuar diçka). a) Dje, Sokoli me mamin shkuan në dyqan. b) Dje, shkuam me mamin e Sokolit në dyqan. c) Dje, ne shkuam me mamin e Sokolit në dyqan. (është shtuar ne) Shembull 2 Formo një fjali me 2 fjalë, 3 fjalë, 4 fjalë.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 3
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
10. Nxënësit të dinë ndryshimin ndërmjet fjalive pyetëse dhe jopyetëse. (Fjalitë jopyetëse mund të jenë dëftore, nxitëse, dëshirore. Ndaj nëse duhet të kemi dy grupe fjalish, lehtësisht të dallueshme për nivelin e klasës së parë, ky do të jetë fjali pyetëse dhe jopyetëse) Shembull Cila nga këto fjali është pyetëse dhe kërkon shenjën? në fund? a) Lejleku u ul për të kërkuar ushqim b) Si e ke emrin c) Hapeni derën, ju lutem Duke mos dashur, që nxënës që tashmë kanë dijeni që fjalia pyetëse nuk kërkon domosdoshmërisht edhe fjalë pyetëse, por mund të ndërtohet me intonacion (Agimi erdhi në shtëpi?), shembujt që do të jepen duhet të jenë të tillë që të mos lënë dyshim. TEKSTI 11. Nxënësi do të dijë që fjala tekst i referohet një grupi fjalish që së bashku tregojnë për diçka, por nuk do t`i kërkohet nxënësit që ta dëshmojë këtë përmes një ushtrimi konkret për të dalluar tekstin nga joteksti. Vetëm, nëse përdoret fjala “tekst” në kontekstin e kërkesës së një ushtrimi, ai/ajo ta dijë se përse është fjala. (Shembull: Në tekstin më poshtë gjeni fjalët që tregojnë fruta.) SHKRIMI 12. Nxënësi duhet të dallojë se jo çdo shkronjë që bëhet me dorë quhet shkronjë dore. Me dorë ne bëjmë edhe shkronja shtypi. Me kompjuter dhe printer ne shtypim edhe shkronja dore. Dallimi qëndron në llojin e grafikës që kanë shkronjat e dorës dhe të shtypit. Nxënësi e ka më të lehtë të dallojë shkronjat e dorës sepse ato janë zakonisht në më pak variante se sa shkronjat e shtypit. Dallimi dore dhe jodore, do të ishte një ndihmë në këtë drejtim. 4
DREJTSHKRIMI 13. Megjithëse drejtshkrimi i fjalëve është një detyrë e përhershme dhe mjaft voluminoze për të gjitha klasat e arsimit bazë, nxënësit e klasës së parë do të vendosen para kërkesave për të shkruar si duhet fjalët, në rastet kur është evident gabimi. Kontrolli Shembull: Jepet figura e tavolinës. Cila është fjala e shkruar saktë: talovinë, tavlina, tavolin, tavolinë. 14. Do të kërkohet dallimi i emrave të përveçëm nga ata të përgjithshëm, duke kërkuar përdorimin e shkronjës së madhe, por nxënësit duhet të kenë të qartë që nuk është shkronja e madhe ajo që e bën emrin të përveçëm, por shkronja e madhe është shenja që i vihet për t`u dalluar një emër i përveçëm. Emri i përveçëm mbetet i tillë edhe kur ai shkruhet gabimisht me të vogël. Shembull Bujari dhe motra e tij Besa janë nxënës të shkollës “Udha e shkronjave”. Pse Besa shkruhet me të madhe? (Sepse është emër i përveçëm, emri i një njeriu). Pse motra shkruhet me të vogël? (Sepse motra mund të kemi shumë.) Në një test me shkrim dhe aq me tepër me alternativa, kërkesat mund të jenë për të dalluar fjalën që është shkruar gabim: Shembull: Cila fjalë duhej shkruar me të madhe në fjalinë “Bujari dhe motra e tij besa shkuan me dajën në mal.”? 15. Nxënësit duhet të kenë të qartë duke e treguar këtë përmes përgjigjeve të sakta që jo çdo fjali mbaron me pikë, pra, pohimi se “Fjalia (duke nënkuptuar të gjitha) fillon me shkronjë të madhe dhe mbaron me pikë” është e gabuar. Mund të thuhet që “Shumica e fjalive mbarojnë me pikë”. Shembull Fjalitë mbarojnë me pikë. Kjo është e vërtetë: a. gjithmonë b. shpesh herë c. asnjëherë (Saktë: b. shpeshherë)
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
FOLJA 16. Kërkesa për të dalluar foljen në një grup fjalësh, nuk do të jetë përmes termit “folje” por përmes shpjegimit të saj si një fjalë që na tregon një veprim që kryhet prej dikujt apo diçkaje, pa hyrë në foljet që tregojnë gjendje. Nuk do të ngatërrohet fëmija në emrat që vijnë prej foljesh dhe që e bëjnë të vështirë dallimin nëse është folje apo jo: kafshim – kafshoj, veprim-veproj, etj. Shembull Cila nga këto fjalë tregon një veprim: banane, qëroj, lëkurë? LEXIME DHE VJERSHA TITULLI I NJË TEKSTI 1. Nxënësi duhet të dijë që titulli është përshkrimi më i shkurtër i mundshëm i një teksti të dhënë. Edhe pse duket si një punë e shkurtër, vendosja e titullit kërkon një analizë mjaft të gjatë të pjesës. Megjithatë nxënësi i klasës së parë nuk do të vihet të zgjedhë ndryshimin ndërmjet dy titujve që janë të përafërt, por me nuanca të holla dallimi, por ndërmjet situatave qartësisht të ndryshme. Kontrolli Duke qenë se e njëjta pjesë mund të përfaqësohet me më shumë se një titull, atëherë rastet në të cilat i kërkohen fëmijës të gjejë titullin e duhur për një pjesë, janë të tilla që nuk lënë vend për dyshime. Fabula “Dhelpra dhe rrushtë” mund të ketë tituj të përafërt “dhelpra”, “pakënaqësia e dhelprës”, “oreksi i dhelprës” etj. Nëse merret një pjesë e panjohur, atëherë bëhet edhe më e vështirë dallimi i titullit: por kur një pjesë flet për gabimin e Gentit që theu pasqyrën, ajo nuk mund të ketë titull “telefoni” etj. Pra në test kërkohet vëmendja e nxënësit në dallimin e një titulli që qartësisht duket që është ai , pa e futur në diskutimet ndërmjet titujve të përafërt.
Gjuha në përgjithësi, Gjuha shqipe dhe Gjuhët e huaja 2. Nxënësit duhet të dinë të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet gjuhës shqipe dhe një gjuhe të huaj përmes shembujve të thjeshtë. Shembull 1 Nëse pjesën e krahut me të cilën ne kapim sende e quajmë dorë, çfarë presim prej një gjuhe të huaj? a. që të mos ketë fjalë për këtë pjesë të krahut b. që të ketë fjalë, por të mos e quajë si ne dorë (Saktë: b)) Shembull 2 Cila nga këto shenja nuk është shkronjë e alfabetit shqip? A) k B) r C) Ψ D) th E) asnjëra RIMA 3. Nxënësit duhet të dijnë fjalët që rimojnë me njëra-tjerën (që tingëllojnë afërsisht njëlloj në fund). Mëson – kupton, shi-ti, ne-pe, etj. Nxënësit duhet të jenë të ditur për përmbajtjen e fjalës “rimë” dhe “rimon” (ka të njëjtën rimë). Shembull Cila fjalë rimon me fjalën “e mirë”: e bukur, e shkëlqyer, errësirë, lule? PJESËT PËRMENDËSH Të mësuarit përmendësh të vjershave është vetëm një pjesë e punës. Pjesa tjetër është analiza e tyre, mbi bazën e njohurive gramatikore të synuara më sipër. Shembuj kërkesash Cila fjalë mungon në këtë varg? Cili varg vjen pas këtij? Kuptimi i fjalëve të figurshme të përdorura saktësisht në këto vjersha? Etj.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 5
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
KLASA 1 - VJERSHAT PËRMENDËSH Kaloi dimri, erdh` pranvera, me lulëzim Erdh` lejleku, dallëndyshja, fluturim. Rritet bari, vishet pylli, me blerim Hapet zemra e fëmijëve, plot gëzim.
STINËT
Ç`ke harruar, moj Valbonë?
Me të shtatë ngjyrat, mbi letrën e bardhë, vizatoj natyrën si piktor i rrallë.
Sot, kur shkonim për në shkollë, pse u ktheve si veri? Ç`ke harruar moj Valbonë, ç`ke harruar në shtëpi?
Fushën gjelbëroj dhe çel luleshqerrën, kështu në mes tonë unë sjell pranverën.
Gjithë kalamajtë plazheve i mbledh, zverdh grurin e artë dhe verën e sjell.
Mos vallë stilolapsin, a mos bojërat në kuti? Ç`ke harruar, moj Valbonë, që u ktheve si veri?
Thotë Valbona e gëzuar: - Asnjë gjë s`kisha harruar, por, kur ika, u nxitova, gjyshen nuk e përqafova.
Rrushin pjek në vreshta, zogjtë larg i shpie dhe, papritur, vjeshta përmbi letër bie…
Kam një qengj që ha bar
Erën vë të fryjë edhe retë ikin, ujin bëj të ngrijë Dhe e kam sjellë … dimrin.
Kam një qengj, që ha bar, me një zile në qafë varë, kam një qengj, një larosh, që ma quajnë bukurosh.
Giçi – giçi, plot me gaz unë e ndjell, ai vjen pas, be-be-be blegërin, vjen nga prapa e m`arrin.
E me brirë dap e dap, do të më hedhë mu në trap, po s`më hedh, se më ka shok, prandaj lozim të dy tok. 6
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
PËRRALLËTARJA (Xhevahir Spahiu) S’do që s’do të bjerë qepalla, s’më zë gjumi pa përralla; pa arush, ujk e të tjerë s’mbyllet syri që të flerë. Asnjë zë s’ndihet në dhomë: -Mami, mami, hë, tregomë! Një përrallë për zonjën dhelpër, po s’desh dhelpra, për një ketër. - Kafshët, -thotë,- dhe fik dritën – porsa panë gjahtarët, ikën... - O moj mami, përralltare, Çdo përrallë një dritare. Ti kallzon, kallzon kaq bukur, Në çdo fjalë rri një flutur. Në çdo fjalë trokon kali, vret e pret kuçedrën djali; del qerosi mendjemprehtë bukuroshen e merr vetë. Ja, qepalla zë e ulet, mami thotë diçka për lulet. Mijëra lule, buzë një lumi... Mua, trak më zuri gjumi.
NËNA Ti ke pak zjarrmi vogëlushe Leonorë, e nënës i digjet zemra në kraharor. Ndodh në mëngjes s`të hahet – nuk ha, urinë e tërë botës nëna atë ditë ka … Oh, papandehur gishtin e gërvishte pak, E di ç`ndodh me nënën? Zemra i pikon gjak! Mbi shtrojen më t`butë Ajo shpesh këlthet: - Kam dro` ndonjë pupël vashëzën mos ma vret. KËNGA E ABETARES “Udha e shkronjave” Xhevahir Spahiu Abetare, abetare, Sillma diellin në dritare! Lehtë, lehtë e bukur, bukur, Dora ime, sa e lumtur, Hap një faqe kthen një fletë Nëpër shkronja – bota vetë. Rrjedh në fjalë plot kumbim, Gjuhë e lashtë e vendit tim. Me ty mendjen lartësoj, Me ty zemrën e gëzoj, Bëhem zog e fluturoj. Abetare, abetare, Ti je dielli në dritare.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 7