Gjuha shqipe 2
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
KLASA 2 LEXIMI 1. Nxënësi të jetë i aftë të lexojë dhe të kuptojë një tekst letrar brenda kufijve të moshës, duke dhënë shpjegime edhe për kuptimin e figurshëm të fjalëve apo shprehjeve. Edhe pse kufijtë e kuptimeve të figurshme nuk mund të përcaktohen saktë, kujdesi i hartuesve të tezës do të jetë që kontrolli i kësaj aftësie të zhvillohet me shembuj që janë mjaft të përdorshëm. Kontrolli Nxënësi vendoset para një pjese letrare dhe u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes, të cilat nuk kërkojnë vetëm një konstatim të thjeshtë të fakteve të shkruara, por edhe një imagjinatë në përfytyrimin ndryshe të mbylljes së pjesës, apo të ndryshimeve që mund të pësojë pjesa nëse një element zëvendësohet me një tjetër. Gjithashtu mësimi, morali i pjesës do të nxirret, përmes fjalive që tregojnë një urtësi, një këshillë që rrjedh natyrshëm nga pjesa. GRAMATIKA 1. Dallimi i fjalisë pohore (“Pika është e bardhë”) nga fjalia mohore “Pika nuk është e bardhë” dhe njëjtësia e kësaj të fundit me kuptimin e fjalisë “Pika është jo e bardhë”. Kontrolli Cila fjali ka kuptim të njëjtë me “Pika është jo e bardhë”?
a) Pika është e bardhë b) Pika është e zezë. c) Pika nuk është e bardhë. 2
2. Dallimi i paragrafit. Megjithëse ndarja në paragrafë është përgjithësisht një detyrë evazive për këtë moshë, është e mundur që të kontrollohet aftësia e nxënësit në ndarjen në paragrafë, kur pjesa mund të ndahet ne 3-4 paragrafë qartësisht të dallueshëm me njëri-tjetrin. Duhet patur kujdes që paragrafi mund të jetë edhe me një fjali. Kontrolli Jepet një pjesë e pandarë në paragrafë. Nxënësi duhet ta ndajë në paragrafë. Veprimet brenda fjalisë 3. Zhvendosja. Nxënësi të jetë i aftë që të zhvendosë fjalë edhe grupe fjalësh në një fjali. Kontrolli Me po këto fjalë dhe pa iu ndruar formën fjalëve, zhvendos fjalët apo grupet e fjalëve. 4. Zëvendësimi Nxënësi të zëvendësojë një fjalë apo grup fjalësh me një fjalë apo grup tjetër fjalësh, të cilët ruajnë funksionin e tyre. Kontrolli Zëvendësimi sipas funksionit më shumë se vështirësi e nxënësit është vështirësi e shprehjes së kërkesës, pasi zëvendësimi mund të kuptohet në mënyra të ndryshme. Shembull Bujari u fut në një skuadër basketbolli. Zëvendësimet sipas funksionit mund të jenë: Ai u fut në një skuadër futbolli. Bujari u regjistrua në një skuadër basketbolli. Bujari u fut në një kurs pianoje.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
5. Zgjerimi Nxënësi të zgjerojë fjalinë me fjalë apo grupe të tjera. Kontrolli: Kërkesa mund të jetë pa shtuar numrin e grupeve (Djali luan me top. Djali i tezes luan me top të kuq.) ose duke shtuar numrin e grupeve (Djali luan me top. Djali luan me shokët me top.) Kërkesa do të jetë që nxënësi të tregojë fjalia A është zgjerim i fjalisë B, ose ta zgjerojë fjalinë A sipas dëshirës. 6. Zvogëlimi Edhe zvogëlimi i një fjalie konsiston në heqjen e fjalëve, duke lënë po aq grupe fjalësh (Djali i tezes sime ka qenë me motrën e tij në kurs baleti. Djali ka qenë me motrën në kurs.) ose duke hequr edhe grupe fjalësh, pra zvogëluar numrin e gjymtyrëve. (Djali i tezes sime ka qenë në kurs baleti.) Kontrolli: Kontrolli i kësaj pike është i njëjtë me zgjerimin. 7. Nxënësi duhet të ketë një kapje intuitive që pyetjes Kush? Cili? i përgjigjet një emër a përemër në rasën emërore. Ndërsa pyetjes Kujt? Cilit? Cilëve? i përgjigjet një emër a përemër në rasën dhanore. Pyetjes Kë? Cilin? I përgjigjet një emër a përemër në rasën kallëzore.
9. Emri. Gjinia Nxënësi duhet të gjejë gjininë e emrit. Kontrolli: Megjithëse objektivi është i pakufizuar, kontrolli do të ngelet më shumë në rastet e pastra, ku emrat femërore dalin me –a, ose –ja dhe emrat mashkullorë me –i, -u dhe fare pak (ose aspak) në rastet kur duket si femëror tra (trau), por është mashkullor. 10. Nxënësi të dijë të caktojë numrin e një mbiemri të dhënë. Kontrolli: Megjithëse ka raste ku vetë emri ka kuptimin e një bashkësie me shumë elementë si tek popullsi, klasa, grupi, por që janë emra në njëjës, kontrolli do të mbetet në rastet e pastra. 11. Mbiemri Nxënësi duhet të dallojë mbiemrat në një fjali të dhënë. Kontrolli: Do të shmangë mbiemrat e panyjshëm të cilët nëse janë jashtë kontekstit dalin si emra. Trim, frikacak, punëtor. Por do të kërkohet nëse është në fjali “Japonia ka një popull punëtor.”
Kontrolli: Cilën fjalë gjejmë me pyetjen Kë? a) Druri b) babain c) gjysheve të mia
12. Mbiemri Nxënësi duhet të dallojë numrin tek një mbiemër. Për këtë ai duhet të shohë emrin kuptimin e të cilit plotëson mbiemri. Kontrolli: Kontrolli i gjetjes së numrit të një mbiemri bëhet kur ai ndodhet në një fjali të caktuar. Por rastet kur mbiemri edhe jashtë kontekstit e tregon numrin e vet (të bukura) janë të mundshme, për t`u dhënë si pyetje në Certifikim.
MORFOLOGJI 8. Emri. Nxënësi duhet të dallojë në një fjali cilët janë emrat, duke shmangur rastet kufi të emërzimit të foljeve që mund t`i shtynë atë më lehtë në gabim. (kafshim, këndim etj.) Kontrolli Cila nga këto fjalë është emër? Sa emra ka kjo fjali?
13. Folja Nxënësi të gjejë foljet në një fjali të dhënë ose jashtë kontekstit të fjalisë të thotë nëse një fjalë është apo jo folje (duke shmangur homonimet: hap, hapa, hapi) Kontrolli Jepen fjalët; të gjenden cilat prej tyre janë folje.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 3
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
14. Folja. Veta. Nxënësi duhet të gjejë vetën për një folje dhe numrin e saj. Kontrolli: Në një fjali të caktuar, të thotë në cilën vetë dhe numër është folja. Të formojë fjali ku folja e dhënë të jetë në vetën dhe numrin që kërkohet. 15. Folja. Koha Nxënësi të gjejë nëse folja e dhënë në një formë të caktuar tregon për një kohë të shkuar, për çastin në të cilin flitet, apo për të ardhmen. Kontrolli: Cila nga këto folje është në kohën e shkuar? (tashme, të ardhme) Cilën kohë tregon folja në këtë fjali? (të shkuar, të tashme, apo të ardhme) Kujdes: Shoqëruar nga “sot” (që duket sikur sugjeron të tashmen), foljen mund ta përdorim në tri kohët: sot bëra një punë të mirë, sot po bëj një punë të mirë, sot do të bëj një punë të mirë. “Sot” nuk është e barabartë me kohën e tashme. 16. Zgjedhimi i foljeve të rregullta që mbarojnë me –j në kohën e tashme dhe të ardhme. Nxënësit duhet të mbajnë mend mbaresat –j, -n, -n, -jmë, -ni, -jnë dhe t`i lidhin ato me vetat përkatëse, pra të abstragojnë nga një folje e caktuar. Kontrolli: Cila nga foljet mund të marrë mbaresën –jmë? (kap, hap, zë, punoj)? 17. Folja. Nxënësit të dinë të zgjedhojnë në kohën e tashme foljet Kam, jam. Kontrolli: Si bën folja kam (jam) në vetën e dytë, numrin njëjës (ke, kanë, keni, ka, kam, kemi)? 18. Përemrat vetorë. Renditja e tyre Nxënësi duhet të dijë që unë, ne përdoret nga folësi për të të treguar veten e tij. Me ti,ju tregohet bashkëfolësi. Ndërsa me ai,ajo, ata, ato tregohen sende e persona që nuk janë as folësi as bashkëfolësi. (Kujdes: kemi tre veta, dhe jo 6. Kombinimi vetë 4
numër sjell 6 variante, dhe kombinimi edhe me gjininë në vetën e tretë sjell edhe dy variante të tjera, pra unë, ti, ai (ajo), ne, ju, ata (ato). Kontrolli: Kontrolli do të synojë jo një mbajtje përmendësh të vetës që tregon secili përemër vetor, por të kuptimit të tyre të vërtetë: folësi, bashkëfolësi, tjetri, të tjerët, duke emërtuar edhe vetën përkatëse. Shembull 1: Çfarë tregon fjala Ju? A) folësin b) bashkëfolësin c) një tjetër Shembull 2: Cilën vetë tregon përemri ata? a) e parë b) e dytë c) e tretë Me NE kuptojmë unë dhe disa të tjerë bashkë me mua. Me JU kuptojmë ti dhe disa të tjerë me ty. 19. Drejtshkrim. Shkrimi i numërorëve nga 1-20. Kontrolli: Të gjejnë gabimet tipike në të shkruarin e këtyre numrave. 20. Drejtshkrim. Përdorimi i shkronjës së madhe, pikës, pikëpyetjes, pikëçuditëses. Kontrolli: Ndërsa pikëpyetja është thuajse e pangatërrueshme, pikëçuditësja mbetet problematike. Ajo do të kërkohet në rastet kur nënkuptohet që folësi shpreh një emocion të fortë. Pikëçuditësja do të ishte mjet kryesor që ta tregonte këtë. Ndaj do të quhet e nënkuptuar që do të vendoset pas fjalive: I nxehur iu drejtua të vëllait: Shiko çfarë ke bërë! 21-22. Drejtshkrim. Të shkruhen saktë shumësat e emrave mashkullorë dhe femërorë. Të shkruajnë drejt foljet e tipit pi, di, lë, zë. Të shkruajnë drejt emrat që mbarojnë me –ar, -or. Të shkruajnë drejt mbiemrat që mbarojnë me –ë. Të shkruajnë drejt emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me –ë.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
Të shkruhen drejt mbiemrat që fillojnë me pa-. Të shkruhen drejt numërorët nga 1-20. Kontrolli: Në një listë me pesë fjalë të gjejnë atë që është shkruar saktë (ose gabim). 23. Leksikologji. Të dallojnë fjalët e thjeshta nga ato të përbëra. Kontrolli: Në fjalë ku qartësisht duket që fjala është e përbërë nga dy fjalë të tjera. (Do të kihet kujdes nga autorët e tezës që të mos ngatërrohen me fjalët që janë të prejardhura prej fjalësh të përbëra si hekurudhë (e përbërë) dhe hekurudhor (e prejardhur). 24. Leksikologji Fjalë sinonimike dhe fjalë antonimike. Kontrolli Për një fjalë të dhënë të zgjidhet, nga një listë, fjala që ka kuptim të njëjtë, ose kuptim të kundërt. LEXIMI Njohuri rreth copave letrare 1. Nxënësi duhet të dallojë përrallën nga tregimi. Kontrolli Çfarë duhet të ndryshojmë tek një tregim që të mund të kthehet në një përrallë? A mundet që një përrallë ta kthejmë në tregim?
KONTROLLI I PJESËVE PËRMENDËSH Të mësuarit përmendësh të vjershave është vetëm një pjesë e vogël e punës. Pjesa më e madhe është analiza e tyre, mbi bazën e njohurive gramatikore të mësuara më sipër. Këtu shtohet edhe një kërkesë shtesë që është dallimi ndërmjet të folmes gegërishte nga e folmja toskërishte, jo përmes shembujve të tjerë, por ngushtësisht në krahasimet ndërmjet fjalëve të përdorura nga Ndre Mjeda dhe Naim Frashëri, Çajupi apo Asdreni në vjershat përkatëse. Shembuj kërkesash 1. Cila fjalë mungon në këtë varg? 2. Cili varg vjen pas këtij? 3. Kuptimi i fjalëve të figurshme të përdorura saktësisht në këto vjersha? 4. Cilat fjalë janë në të folmen e gegërishtes në vargjet e Ndre Mjedës? Cilat fjalë janë në të folmen e toskërishtes tek Naim Frashëri? Si i themi tani këto fjalë? 5. Kontrolli i njohurive gjuhësore që janë shpjeguar më sipër mund të bëhet me shembuj nga këto vjersha.
2. Nxënësi të ketë njohuri për disa nga përrallat tradicionale shqiptare dhe të huaja. (Për synime të testit duhet të dihet Ujku dhe kecat, Kësulëkuqja, Rosaku i shëmtuar (Andersen)) Kontrolli Të dinë personazhet, fabulën e përrallës, moralin e saj. 3. Përse përdoret ditari?
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 5
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
KLASA 2 - VJERSHAT PËRMENDËSH KU KEMI LERË
PËRRALLA E KECËRVE
Në ç’vend kemi lerë? Ku na bëjnë nderë? Në Shqipëri. Po njeriu vetë, cilin do në jetë? Do vendin e tij. Ku mund të gëzojë dhe me nder të rrojë? Në Shqipëri.
Udhës po shkonte ngadalë nëna dhi, me kecërit e saj lozonjarë. Po shkonte në librari t’u blinte dy abetare… I bleu abetaret dhia brigjatë, dhe kecërit kërcenin e bënin shamatë. -Do bëjma A, do të bëjmë Be, hh, lumja ti, nënë, ç’kecër na ke! Andon Zako Çajupi
SHQIPONJA Hape krahët, fluturove thellë nëpër kaltërsi. Udhëtove, udhëtove çerdhen ku do ta bësh ti? Ty asgjë s’ta mbushka syrin, as kjo pemë, As ky gur. Më në fund moj trimëreshë, bëre çerdhe në flamur. SA TË DUA, O SHQIPËRI Sa të dua, o Shqipëri, sa gaz ndiej e sa dëshirë. Për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë! Se për mua, o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe shpirtin tim për ta ushqyer! 6
E ëma detyra të lehta u vuri një ditë dhe shkoi të fjalosej me dhitë: Kur erdhi i gjeti kecërit në gjumë. -Ah, përtacë, po kur qenki lodhur kaq shumë? Ju s’paski mësuar fare! Ç’i bëtë fletoret me gjithë abetare? -E be-be-be! E me me me! I hëngrëm fletoret me gjithë abece…. DHELPRA DHE RRUSHTË
Xhevahir Spahiu
Dhelpra e mallkuar doli nga shtëpia. E kish marrë uria, vate për të gjuar. Sheh një pjergull me rrush plot, bën t›i zerë e s›i ze dot. Dhe si s›mundi dot t›i zerë Tha: «Qenkan rrush të pabërë. S›janë, jo, s›janë për mua. Nuk i dua, nuk i dua, Le t›i hajë ndonjë tjetër». Ç’mund të thoshte zonja dhelpër?
Asdreni La Fonten UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
BALOJA
QUKAPIK, O QUKAPIK!
-Pa më thua, Balo xhan, që rri tok me dhen në stan, natën kur si çiliminjtë i merr gjumi bagëtitë dhe ujqit me vrap vijnë që nga larg e ulërijnë; çfarë bën, o Balo, ti?
- Qukapik, o qukapik, të kam shok e të kam mik. Pik-pik-pik! Ç’po bën kështu? - Gëlltis krimba dru më dru. Krimbin unë e kam armik, sepse është shumë i lig, se ha gjethe e lëkurë nëpër lule, nëpër drurë.
Gjithë natën rri e ruaj … dhe kur vjen ndonjë i huaj grabitqar e zemërlig, s’trembem kurrë në rrezik… -Si trimosh unë vërvitem dhe me ujqit kacafitem, gjersa të ikin të tmerruar, o të ngordhin të copëtuar … -Balo, Balo, çdo çoban, të ka mik e të ka xhan! DORË, MOJ, E VOGLA DORË Dorë, moj, e vogla dorë, je e pastër si dëborë. Më lan faqe, më lan gushë, më mbledh lulkëza në fushë. Ti më vesh e ti më kreh, shtron tryezën, pjata ve. Duar, o të vogla duar, kur ju shoh duke punuar, seç më ndizen faqet flakë më rreh zemra tik e tak, Cicëroj si zog gazmor: “Lum kush është punëtor”.
- Qukapik, o qukapik, ç’i bën krimbat, more mik? I çukis unë pik, pik, pik, ndaj më quajnë qukapik.
Spiro Çomorra
GJUHA JONË Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël! Sa e gjerë! Sa e lehtë! Sa e lirë! Sa e bukur! Sa e vlerë!
Adelina Mamaqi
Naim Frashëri
Adelina Mamaqi
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 7