Gjuha shqipe klasa 4 OLIMPIADA XVI KOMBËTARE

Page 1

Gjuha shqipe 4


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

KLASA 4 1) Të dallojë saktë llojet dhe gjinitë letrare nëpërmjet vjershës, përrallës, tregimit, fabulës, gjëegjëzes, fjalës së urtë, pjesës së shkurtër dramatike.

9) Të dallojë kuptimin e drejtpërdrejtë dhe të figurshëm të fjalëve dhe të shprehjeve me vlera artistike dhe gjuhësore në materialin që lexon.

2) Të dallojë prozën nga poezia, tregimin nga fabula e përralla, librat nga gazetat. Kontrolli Cilat janë të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet a) poezisë dhe prozës; b) tregimit dhe përrallës; c) përrallës dhe fabulës; ç) gjëegjëzës dhe fabulës; d) tregimit dhe pjesës dramatike; dh) librit dhe gazetës. Nuk është e thënë që nxënësi të dijë në mënyrë teorike këto dallime, por të jetë i stërvitur në atë mënyrë që kur t’i jepen shembuj pohimesh, të ketë intuitën dhe arsyen që të kuptojë se ka të bëjë me pohime të vërteta ose të gabuara.

Kontrolli Kontrolli këtu nuk mund të futet në një skemë të caktuar e cila të mësohet, por një nxënës që i kushton rëndësi aparatit pedagogjik që ka secila nga pjesët e leximit të kryera dhe i plotëson me kujdes ato do të zhvillojë një analizë më të kujdesshme. Poezitë e mësuara përmendësh që janë në fund të këtij programi do të ndihmojnë për këtë.

3) T’i zbërthejë, duke i renditur ngjarjet sipas rendit të tyre kronologjik, në pjesën që lexon. 4) Të gjejë titull, hyrje dhe mbyllje të reja në një përrallë ose tregim. 5) Të dallojë informacionin më të rëndësishëm nga informacioni i dorës së dytë për të bërë përgjithësime. 6) Të ndajë pjesën në fragmente të vecanta, sipas kuptimit të tyre duke hartuar saktë pikat e planit. 7) Të gjejë idetë dhe mesazhin e pjesës së lexuar duke ilustruar idetë me fragmentet përkatëse. 8) Të klasifikojë elemente të stilit dhe të gjuhës të tilla, si: paragrafi, rreshti, strofa, vargu, dialogu, monologu, viza, trepikëshi etj. 2

Njohuri rreth sistemit të gjuhës Sintaksë 10) Të dallojë fjalitë dhe paragrafët në një tekst. Kontrolli Kontrolli nëse nxënësi është në gjendje ose jo të dallojë paragrafin dhe është i aftë ose jo ta dallojë rëndësinë e ndarjes së tekstit në paragrafë është i vështirë sa për faktin që ushtrimet mungojnë sa për faktin që shpesh një tekst lejon ndarje të ndryshme. Pikërisht kjo vështirësi kthehet në mungesë pune dhe mënjanim të punës në këtë pikë. Kjo do të bëjë që nxënësit të humbasin pikë më lehtë në këtë pikë. 11) Të dallojë grupin e kryefjalës dhe të foljes, percaktorin, kundrinorin, rrethanorin në fjali. 12) Të përshtatë foljen me kryefjalën. 13) Të kryejë veprime me grupet e fjalëve në fjali. 14) Të zgjerojë ose të shkurtojë strukturat e fjalive. 15) Të zgjerojë grupin e kryefjalës ose të foljes në fjalitë e dhëna.

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

Kontrolli Për këtë rubrikë ushtrimet nëpër libra janë të larmishme dhe vetëm plotësimi i saktë i tyre jo vetëm në një tekst alternativ, por edhe në tekste të tjera të miratuara ose jo nga MASH, do të sjellë një siguri më të madhe ndaj një pyetje që mund të jepet në testin për certifikatën e gjuhës. Morfologji 16) Të dallojë emrin. Të njohë lakimin. Kontrolli: Ndërsa mund të jetë e lehtë të dallohet emri në një fjali të caktuar, apo të lakohet ai, është më e vështirë të gjendet çfarë kanë të përbashkët ose të ndryshme një grup emrash nga një grup tjetër, pikërisht sepse nxënësi duhet të bëjë disa analiza para se të përgjigjet. 17) Të dallojë mbiemrin dhe ta analizojë atë. 18) Të dallojë ndajfoljet dhe llojet e tyre. 19) Të dallojë lidhëzat. 20) Të dallojë përemrat pronorë. Kontrolli: Dallimi i emrit nga mbiemri, i mbiemrit nga ndajfolja, i përemrit pronor nga mbiemri, i lidhëzave. Lidhëzat janë shumë, por kontrolli do të përqëndrohet vetëm në ato më të përdorshme. 21) Të përdorë si duhet foljet KAM, JAM në kohët e thjeshta. Drejtshkrim 22) Të përdorë si duhet pikën (.), pikëpyetjen (?), pikëçuditësen (!) dhe (?!) si edhe shenjat e pikësimit në dialog. Kontrolli: Ndërsa duket më e thjeshtë përdorimi i pikës dhe pikëpyetjes, pikëçuditësja duket më e vështirë dhe aq më tepër e shoqëruar nga pikëpyetja. Ndërsa është e lehtë të dallohet në një ligjërim të folur dhe të dëgjuar ku intonacioni ndihmon, bëhet më e vështirë të dallohet prej kontekstit nëse duhet apo jo pikëçuditësja; ndaj nxënësi duhet të

praktikohet në përdorimin e saktë të këtyre shenjave. Nga ana e kontrollit do të shmangen situatat e dykuptimshme në kërkesa. 23) Të përdorë drejt shkronjën e madhe. 24) Të shkruajë si duhet emrat mashkullorë në – ër, -ës; emrat femërorë që mbarojnë me zanoren –i; emrat mashkullorë që dalin në shumës me –e; mbiemrat e nyjshëm; lidhëzat. 25) Të shkruajë si duhet emrat që mbarojnë me –er, -es. 26) Të shkruajë drejt format e emrave femërorë që mbarojnë me zanoren –i gjatë lakimit të tyre. 27) Të shkruajë drejt formën e emrave që në shumës mbarojnë me mbarojnë me –e. 28) Të përshtatë gjininë e mbiemrit të nyjshëm me gjininë e emrit që shoqëron. 29) Të shkruajë drejt zanoren (ë) në fjalë dhe në vendndodhje të ndryshme në trup të fjalës. 30) Të shkruajë drejt lidhëzat si dhe fjalë e shprehje lidhëzore. 31) Të ndajë fjalët në fund të rreshtit. Leksikologji, fjalëformim 32) Sinonimet, antonimet. 33) Të shpjegojë kuptimet e figurshme. 34) Të dallojë ndryshimin kuptimor dhe ngjyresën emocionale në fjalët me prapashtesa zvogëluese e përkëdhelëse. 35) Të dallojë rolin e parashtesave në krijimin e kuptimeve antonimikë. Kulturë gjuhësore 36) Të dallojë fjalët dialektore të gjuhës shqipe. 37) Të dallojë fjalët e gjuhës standarde nga ato dialektore.

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 3


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

KLASA 4 - Vjershat përmendësh SHQIPËRI, O JETËGJATË! Naim Frashëri

KUJTOJ MËSUESIN Agim Vinca

Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s’prishesh, s’shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e të tëra mirësitë, ke fusha me lule shumë, lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart’ e të veshur, buzën e detit të qeshur. Më je dritëzë në dritë me të gjitha mirësitë.

Pat ikur mësuesi im në Turqi, unë abetaren e laga me lot, në zemër më hyri fytyra e tij dhe s’më hiqet as sot. I vogël isha atëherë, pak dija, jeta më dukej lojë e dëfrim, po ngado që shkoja, kudo që vija, shihja fytyrën e mësuesit tim. Dëgjoja zërin e tij të dashur, kur binte zilja për në mësim, dëgjoja zërin e tij të dridhur: “E di ç’është mërgimi ti, Agim?” Por unë s’e dija, s’kuptoja dot, ç’ishte mërgimi dhe Anadolli, Sytë e mësuesit ishin me lot, atë ditë që fshati e përcolli. Kaluan ditë, kaluan vjet, librin nga dora s’e lëshova, në banka të shkollës edhe në jetë, punët e kësaj toke mësova. Mësova unë se ç’ishte mërgimi, shtëpia pa plang, sofra pa bukë, mësova pse mësuesi im na la dhe mori të largëtën rrugë. Sot, kur dhe vetë me ditar, dal përpara nxënësve të mi. e kujtoj mësuesin tim të parë, arratisur larg në Turqi.

HARABELI Dritëro Agolli Dhe shpezët shtegtarë fluturuan me shtërg e dallëndyshe - gjithë ç’qe-në, Veç harabeli vendit nuk po luan, ai nuk ia beson kurrkujt folenë. Livadheve të korrur fluturon, me sqep në bar çepkat e vërshëllen dhe duket se me shokët kuvendon, dhe duket se diçka përreth s’e gjen. Dhe sytë e vegjël hedh përmbi zabel, vështron se si mërgohet shpezëria, por s’di të thotë zogu-harabel: “Të çmendur, ju pse ikni nga shtëpia?” 4

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

JEMI VETËM SHQIPËTARË Naim Frashëri

SHQYPNIA Gjergj Fishta

Gjithë ç’jemi Shqipëtarë, Jemi një fis e një farë, Kemi të tërë një shpresë, Një gjak, një gjuhë, një besë. S’jemi grekër, as bullgarë as gjë tjatër nuk jemi jemi vetëm shqipëtarë ne kët’ emër nder e kemi. Ky emr’ ësht shum’i mirë Se më s’jemi të gënjyer, Nukë jemi n’errësirë, E njohëmë gjën’ e vyer. Perëndija na e lëntë Përjetë ta trashëgojmë Edhe kurrë mos e dhëntë T’a humbim a ta harrojmë! Të lëmë mëmën tënë E të marrim një shtrigë, Zoti mos e pastë thënë! Pun’ e keq’ e shum’ e ligë.

Edhe hana do ta dije. edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj rrokullie, si Shqipnia ‘i vend nuk ka! Atje lejnë, po, tosk e gegë, si dy rreze n’flakë t’nji diellit, si dy rrfe, qi shkojnë tuj djegë, kuer shkrep reja prej qiellit

PËRTACI Mark Krasniqi Një njeri përtac s’punonte aspak. Puna më e vogël i bëhej farmak. Njëherë s’kish ushqim, bukë s’i jepnin tjetër, shkoi pra në fushë, te një dardhë e vjetër. Dardha kishte kokrra, të mëdha gërcak, të ëmbla sheqer, pjekur për merak. Po përtaci ishte njeri për çudi: përtoi t’i shkundte, në hije u shtri. Hoqi dhe kapelën, pranë vetes e la, “Bini këtu brenda, o ju dardha!” - tha. Priste kokrra dardhe nga degët e saja, kur një dardhë e madhe u shkëput nga maja dhe përtacit tonë në hundë i ra, thirri fort përtaci: “Obobo, ç’hata!” .

FJALA ËSHTË E VOGËL SHUMË Odhise Grillo Fjala është e vogël shumë: disa shkronja, disa rrokje ... Ajo rrjedh si mjaltë e qumësht midis miqve, midis shokëve. Fjala është e vogël shumë: dhe e ashpër, dhe e brishtë ... I ngre valët perçeshkumë, kur vërsulet mbi armiqtë. Fjala është e vogël shumë: t’ëmbëlson a vret si plumbi... Fjala është si një urë që lidh brigjet e një lumi. VJESHTA Xhevahir Spahiu Kur vjeshtës vendin i lë vera dhe zogjtë shtegtojnë larg e larg, nga pemët gjethet rrëzon era si fjongo të arta përmbi park. Kur vjeshta vjen, zverdhon në vreshta bistoku i rrushit bukuri! Me begatinë që sjell vjeshta gëzohem unë, gëzohesh ti. O vjeshtë e artë, o stinë e zjarrtë! Ti, mrekulli e punës sonë! Nga fryti yt i begatë njeriut faqet i kuqojnë.

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 5


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.