Gjuha shqipe klasa 5 OLIMPIADA XVI KOMBËTARE

Page 1

Gjuha shqipe 5


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

KLASA 5 Të dëgjuarit dhe të folurit 1) Të dallojë saktë llojet dhe gjinitë letrare nëpërmjet poezisë, prozës së shkurtër, përrallës, tregimit, pjesës së shkurtër dramatike. 2) Të dallojë tekstin letrar nga joletrar. Kontrolli Cilat janë të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet poezisë dhe prozës?Cilat pjesë letrare hyjnë tek proza e shkurtër? Cilat janë të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet tregimit dhe përrallës? Cilat janë të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet tregimit dhe dramës? Cili nga tekstet e dhëna është letrar dhe cili joletrar? 3) Të rendisë ngjarjet sipas rendit kronologjik në formën e pikave të planit. 4) Të tregojë brendinë e pjesës që lexon. 5) Të ndajë pjesën në fragmente të veçanta, sipas kuptimit të tyre duke hartuar saktë pikat e planit. 6) Të gjejë idetë dhe mesazhin e pjesës së lexuar duke i ilustruar ato me fragmentet përkatëse. 7) Të dallojë personazhin kryesor duke arsyetuar zgjedhjen e tij. 8) Të marrë pjesë në interpretimin e përmbajtjes, në formën e përmbajtjes dhe ritregimit. 9) Të dallojë kuptimin e drejtpërdrejtë dhe të figurshëm të fjalëve dhe të shprehjeve që i japin vlera artistike dhe gjuhësore materialit që lexon. Kontrolli Nxënësit do t’i jepet një tekst (ose disa) dhe do të hartohen pyetje lidhur me të, nga të cilat do të dalin aftësitë e mësipërme.

2

SINTAKSE 10) Të dallojë se një fjali është një fjalë ose grup fjalësh që lidhen nga ana ndërtimore dhe kuptimore. Kontrolli Jepet fjali që ka mungesë nga ana ndërtimore, ose nga ana kuptimore dhe duhet që nxënësi të argumentojë se cili nga dy elementet mungon. 11) Të dallojë fjalitë që formojnë së bashku një paragraf. Kontrolli Të dallojë ndarjet gabim të tekstit në paragrafë. (një fjali që duhet të mbyllte paragrafin e dytë, është vënë në fillim të paragrafit të tretë). Etj. 12) Të kryejë veprime me grupet e fjalëve në fjali. (zhvendosje, zgjerim, zvogëlim, zëvendësim) Kontrolli Zhvendosja nuk ndryshon asgjë në grupet përbërëse të fjalisë, përveç vendit. Në zëvendësim, ne ruajmë funksionin sintaksor të fjalës apo grupit të zëvendësuar: rrethanorin e mënyrës e zëvendësojmë me një rrethanor mënyre, kryefjalën me kryefjalë, dhe kundrinorin me kundrinor etj.) Zvogëlimi mund të bëhet a) duke dobësuar grupet nga përcaktorët (heqim përcaktorët) ose b) duke hequr plotësisht një grup. Zgjerimi bëhet a) duke shtuar përcaktorë dhe duke lënë po aq grupe ose b) duke shtuar grupe dhe jo përcaktorë ose c) duke shtuar edhe përcaktorë nëpër grupe dhe duke shtuar grupe të tjera 13) Të gjejë fjalinë më të vogël nëpërmjet veprimeve me grupet e e fjalëve në fjali. Kontrolli Dallimi i fjalisë më të vogël shpesh bëhet një punë evazive, ndaj kontrolli i fjalisë më të vogël do të bëhet përmes krahasimit të dy fjalive ku në njërën ka një fjalë ose një grup fjalësh më tepër që formon një zgjerim. 14) Të dallojë grupin emëror dhe grupin foljor në fjali. UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

Kontrolli Cilat fjalë (gjymtyrë) hyjnë në grupin emëror dhe cilët në grupin foljor? 15) Të dallojë kryefjalën e shprehur me emër, përemër, grup emëror. 16) Të dallojë kryefjalët homogjene. 17) Të analizojë funksionet brenda grupit emëror dhe grupit foljor. 18) Të dallojë përcaktorin brenda grupit emëror. 19) Të identifikojë përcaktorin e shprehur me emër, mbiemër, përemër, numëror. 20) Të dallojë përcaktorin homogjen. 21) Të identifikojë kundrinorin . 22) Të përdorë kundrinorët në fjali. 23) Të dallojë kundrinorin homogjen. 24) Të përdorë rrethanorin si plotës të grupit foljor në pozicione të ndryshme. 25) Të dallojë rrethanorin homogjen. 26) Të dallojë dhe të ndërtojë fjali dëftore. 27) Të dallojë fjalitë pyetëse tërësore dhe të pjesshme. 28) Të ndërtojë fjali pyetëse. 29) Të ndërtojë fjali dëshirore 30) Të ndërtojnë fjali nxitëse. Kontrolli këtu do të jetë i larmishëm, ndaj nuk mund të përshkruhet. MORFOLOGJI 31) Të përcaktojë klasën e fjalëve të ndryshueshme dhe të pandryshueshme. Kontrolli Cilat pjesë të ligjëratës janë të ndryshueshme dhe cilat të pandryshueshme? 32) Të ballafaqojë emrat e përgjithshëm nga të përveçëm, konkretë nga abstraktë. Kontrolli Pse emri Besa është i përveçëm kur ka disa vajza që e kanë emrin Besa? Pse njerëzim është emër i përgjithshëm, kur vetëm një të tillë kemi? A janë konkretë vetëm emrat që tregojnë sende, kafshë, njerëz apo edhe ato që dukuri që mund të shihen si rrufe, errësirë, apo dëgjohen si bubullimë, ulërimë etj.?

33) Të përcaktojë gjininë, numrin dhe rasën e emrit. Kontrolli Çfarë kanë të përbashkët (të ndryshme) emrat që vijojnë ..... a) gjininë b) rasën c) numrin d) të trija e) asnjërën Në cilën rasë (numër, gjini) është emri ....? 34) Të dallojë mbiemrin sipas veçorive të tij gramatikore (gjinia, numri, rasa, i nyjshëm, i panyjshëm). Kontrolli Sa mbiemra të panyjshëm ka në fjalinë .... 35) Të dallojë dhe lakojë përemrin vetor. Kontrolli Dallimi i përemrit vetor i përdorur si në rasën emërore ashtu edhe në rasat e tjera. Të gjejë rasën në të cilën është përdorur përemri. 36) Të gjejë trajtat e shkurtra. Kontrolli Në një fjali të dhënë të gjejë cilat janë trajtat e shkurtra. 37) Të dallojë përemrin pyetës (kush, cili, çfarë, ç). 38) Të përdorë përemrin pyetës në fjali. 39) Të dallojë përemrin lidhorë (që, i cili). 40) Të përdorë përemrin lidhorë në fjali. 41) Të dallojë përemrin e pacaktuar. 42) Të përdorë përemrin e pacaktuar në fjali. Kontrolli Kontrolli do të jetë i larmishëm, por kujdesi do të jetë që shembujt të mos jenë raste për të kapur nxënësin, por për të parë qartë nëse ekziston aftësia për të dalluar përemrin pyetës, lidhor, të pacaktuar. 43) Të përcaktojë mënyrën e shprehjes së veprimit nga folja. 44) Të dallojë tri njësitë kohore të foljes dhe nëndarjet e tyre. Kontrolli Nëndarjet e kohës së shkuar (kohët e thjeshta dhe të përbëra). 45) Të dallojë lidhëzat. Kontrolli Në një fjali të dhënë, ose jashtë kontekstit të fjalisë, të dallohet lidhëza. 46) Të dallojë parafjalët bazë të rasës emërore, kallëzore e rrjedhore. Kontrolli Të njohë parafjalën.Të njohë rasën e emrit para të cilit qëndron një parafjalë e caktuar.

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 3


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

DREJTSHKRIM 47) Të përdorë me vend shenjat e pikësimit: (.) (,) (;) (’) (:) (?) (!) (?!) (“,,) (-) sipas intonacionit të thënies. 48) Të përdorë saktë shenjat e pikësimit në dialog. 49) Të përdorë saktë shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë. Kontrolli Shenjat e pikësimit janë të vështira për t’u kontrolloruar në gjerësinë e tyre të përdorimit, por kontrolli do të kufizohet në përdorimin e tyre në rastet më tipike, të thjeshta dhe të pangatërrueshme, duke qenë se edhe programi nuk ka vendosur një kufi të prerë se cilat 50) Të përdorë shkronjën e madhe në fillim të fjalisë, tek emrat e përveçëm dhe në rastet e tjera, si: emërtimet e rrugëve, institucioneve etj. Kontrolli Ndërsa shkrimi i emrave të përveçëm me shkronjë të madhe është i stabilizuar në këtë moshë, përdorimi i shkronjës së madhe në emërtimet e institucioneve (Ministria e Arsimit dhe e Shkencës) dhe të rrugëve (rruga “Naim Frashëri”) kërkon më shumë vëmendje. 51) Të shkruajë drejt emrat e gjinisë mashkullore që e formojnë shumësin me mbaresën -e dhe -ra gjatë lakimit të tyre.

52) Të përdorë drejt apostrofin te trajtat e shkurtra. 53) Të përdorë drejt apostrofin tek përemri pyetës ç’. 54) Të ndajë drejt fjalët në fund të rreshtit. 55) Të përdorë drejt zanoret i dhe y. 56) Të përdorë drejt zanoret u dhe y. 57) Të zbatojë rregullat drejtshkrimore gjatë shkrimit me të kopjuar, diktuar ose në krijime. LEKSIKOLOGJI – FJALËFORMIM 58) Të përcaktojë kuptimet e fjalës. 59) Të dallojë fjalët sinonime dhe antonime. 60) Të krijojë çifte sinonimie dhe antonimie. 61) Të gjejë përbërësit e fjalës. 62) Të përdorë shprehjet frazeologjike të thjeshta në situata të ndryshme. Kulturë gjuhësore 63) Të dallojë fjalët dialektore të gjuhës shqipe. 64) Të dallojë fjalët e gjuhës standarde nga ato dialektore.

KLASA 5 - Vjershat përmendësh TI, SHQIPËRI, MË JEP NDER! Naim Frashëri O malet, e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë, fushat e gjëra me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë. Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar, çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar! 4

Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni ... Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

GJUHA SHQIPE Ndre Mjeda Përmbi za që lëshon bylbyli Gjuha shqype m’shungullon; Përmbi erë që nep zymbyli Pa da zemrën ma ngushllon. Ndër komb tjerë, ndër dhena tjera Ku e shkoj jetën tash sa mot, Veç për ty m’rreh zemra e mjera E prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tuj ndie Janë të bukra me themel; Por prap kjo, si diell pa hije Për me t’tanave ju del. Por gazmo ndër gjith’kto t’vështira Përse ende s’sharrove krejt; Diçka t’mbet ndër ato t’mira Mbas dy mij’ e ma shum vjet. Geg’ e Toskë, Malci jallia Jan’ nji komb, m’u da s’duron: Fund e majë nji a Shqypnia, E nji gjuhë t’gjith’ na bashkon. Kjoft mallkue kush qet ngatrrime Ndër kta vllazën shoq me shoq: Kush e dan me fjal’ e shkrime Ça natyra vetë përpoq. DY PISHA Dritëro Agolli Një pish’ e shtrembër në përrua I tha një pishe krahë-gjatë: - Sa keq, moj motër, më vjen mua, Që je e madhe dhe e lartë!

- Po pse? e pyeti pish’ e drejtë. - Po ja, kur shkrep në qiell rrufe, Kur sipër malesh nxihen retë, Të djeg të parën ty mbi dhe, Se trupi yt i gjat’ i gjatë Në sy të botës bije - E kam nder - e gjata thotë Që shkreptima të më bjerë, Po të mos fshihem nëpër botë Si ti, krijes’ e mjerë!

MIUT TË FUSHËS QË IA PRISHA FOLENË ME PLUGUN TIM Robert Burns (poet skocez) Përktheu Dritëro Agolli Ti, kafshë e vogël qimendritur, Ku shkon me vrap e lebetitur, Pse dridhesh në ethe e sfilitur, Për fatin tënd? Mbi ty lopatën s’e kam ngritur Dhe mos u tremb! Ti vjedh, megjithëse s’mbjell dhe s’korr, Kërkon të rrosh, ndaj s’je fajtor; Modest në vjedhje, s’vjedh si horr, Veç bren një thelb; Ndaj ti, miush, s’më varfëron Kur ha pak elb! Pa strehë e vatër sot të lashë, Padashur frikë e tmerr të dhashë Dhe s’do të gjesh as bar, as kashtë Të ngresh shtëpi, Po fillikat do gdhihesh jashtë Në borë e shi.

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 5


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

MALL PËR ATDHE Hajnrih Lojtholt (Poet zviceran) Përktheu Petraq Kolevica Ju, male të atdheut, Ku bora shkëlqen, Ju, fshatra plot lule, Dhe ti, o liqen, Ty vend i rinisë Të them përsëri: Atdheu im i dashur, Sa i ëmbël je ti! Lahut’ e malësisë Ushton dhe kumbon, Një krua nga shkëmbi Ngadalë mërmëron, Me grigje në brigje Këndon një bari: Atdheu im i dashur, Sa i ëmbël je ti! Atdheu im i dashur, Të mundja t’i shoh Liqenet e qeshur, Luginat kudo. Atje do t’gjej paqe, Do t’gjej qetësi: Atdheu im i dashur, Sa i ëmbël je ti! Sot dhimbjen që zemrën Ngadalë ma copëton, Ndër njerëzit e huaj Asnjë s’ma kupton, Prandaj ia marr këngës Të mbushur me lot: Atdheu i dashur, Sa larg më je sot!

6

SHKOLLA E PARË SHQIPE Naim Frashëri O vëllezër Shqipëtarë! Gëzohi që erth kjo ditë Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë, Na sjell gjithë mirësitë. Kjo është ditë e rezë, Që bie vëllazërinë E dëbon jetën e zezë Dhe ndarjen e marrëzinë. Ta lusim këtë ditë Q’e bekoj Zot’ i vërtetë, Dh’e dërgoj me shumë dritë, T’i mbes’ emëri për jetë. Sot e vumë gurr’ e parë; Sa’sht’ e bekuar kjo ditë! Zot’ i math e pruftë mbarë E na dhëntë urtësitë! Hapu, hapu, errësirë! Pa jakë tëhu, o dritë! Se arriti koh’ e mirë, U gdhi nata, u bë ditë. Sot niset një tjatrë jetë, Të rremenë posht’ e shtije, Mbretëron fjal’ e vërtetë Dhe të mirat gjith’ i bije. Zot’i math qoft’ i lëvduar! Q’e nxjerr në shesht të vërtetën, Se ajo sij ka buruar, Pa e ka ndrituar jetën. Kushdo që është sot burrë Dhe Shqipëtar i vërtetë, Emëri s’i shuhet kurrë Dhe nderi i rron përjetë. S’jemi grekër a bullgarë, as gjë tjatër nukë jemi, Jemi vetëm shqipëtarë, Nji kët’ emër nder e kemi.

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

POROSIA E GJON KASTRIOTIT PËR DJEMTË Naim Frashëri Gjon Kastrioti: “Ah! kam frikë prej mynxyre! mos nuk’ i shoh më në jetë, e të vdes nga mall’ i tyre, ta lë dhe shtëpinë shkretë!” Pastaj djemtë pran’ i mori, i puthi e i qafojti, psherëtiti fort i gjori, lottë çurkë i lëshojti. U thotë: “Të silli mirë, të bëhi njerës në jetë, të mos mbetni n’errësirë, po të jini të vërtetë, Nat’ e ditë të këndoni çdo q’u duhetë ta dini, gjithë gjuhët t’i mësoni, po shqipenë mos e lini;

Mirësit’ e Shqipërisë i mbani, mos i harroni. Mëmëdhen’ e kombin tuaj, shtëpinë e njerëzinë dhe atje në vënt të huaj t’i doni, dhe miqësinë; Shqipëtar’ e Shqipërinë kurrë të mos i harroni, kini dritë urtësinë çdo gjë me mënt ta gjykoni; Të bëhi trima të urtë, të zottë të mbretëroni, jo të marr’ e mendjeshkurtë, ndaj duhetë të mësoni, Shqipërija jush ka shpresë, edhe pret shumë të mira, po të mbani juve besë, nuk’ e ha dot egërsira.

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 7


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.