Gjuha shqipe 8
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
KLASA 8 1. Të shpjegojë strukturën e fjalisë së thjeshtë – tip në gjuhën shqipe. 2. Të dallojë funksionet gramatikore të fjalëve në fjali. 3. Të përcaktojë funksionet gramatikore brenda grupit emëror. 4. Të dallojë grupin emëror të kryefjalës si temë të fjalisë. 5. Të dallojë përbërësit e grupit foljor. 6. Të përcaktojë mënyrat e shprehjes së përcaktorit. 7. Të dallojë ndajshtimin. 8. Të dallojë kallëzuesorin dhe llojet e tij. 9. Të gjejë dhe të shpjegojë karakteristikat e përgjithshme të kundrinorit të drejtë e të zhdrejtë. 10. Të gjejë e të shpjegojë rrethanorin e vendit, të kohës, të shkakut, të qëllimit, të mënyrës dhe të sasisë. 11. Të njohë klasat e fjalëve. 12. Të klasifikojë fjalët në të ndryshueshme dhe të pandryshueshme. 13. Të analizojë emrin në kategoritë e tij gramatikore si edhe nga pikëpamja fjalëformuese. 14. Të dallojë emrat me prejardhje: foljore, mbiemërore, përemërore. 15. Të dallojë emrat e nyjshëm të tipit: i ati, e motra. 16. Të dallojë emrat e prejardhur dhe mjetin fjalëformues. 17. Të dallojë mbiemrin dhe veçoritë e tij gramatikore. 18. Të dallojë veçoritë morfologjike të mbiemrave që shprehin cilësi. 19. Të analizojë foljen: forma veprore dhe joveprore. 20. Të zgjedhojë foljen në të gjitha kohët dhe mënyrat. Të dallojë mënyrat e foljes. 2
21. Të dallojë dhe të përdorë drejt foljet njëvetore dhe pavetore, kalimtare e jokalimtare. 22. Të dallojë, të përdorë llojet e numërorëve dhe t’i shkruajë drejt ata. 23. Të gjejë fjalët e përngjitura dhe të dallojë pjesët përbërëse. 24. Të krijojë familje fjalësh. 25. Të analizojë fjalën sipas përbërësve të saj fjalëformues. 26. Të dallojë parashtesat dhe prapashtesat dhe të krijojë fjalë të prejardhura prej tyre. 27. Të krijojë fjalë të përbëra. T’i shkruajë drejt ato. 28. Të njohë etimologjinë si shkencë gjuhësore. 29. Të dallojë etimologjinë popullore nga ajo shkencore. 30. Të njohë fushat kuptimore të fjalëve. 31. Të dallojë frazeologjinë nga fjalët e urta dhe nga fjalia e thjeshtë. 32. Të dallojë fjalët me ngjyrim emocional si: epiteti, metafora, etj. 33. Të dallojë kuptimin e parë dhe të figurshëm të fjalëve. 34. Të dallojë llojet e ligjërimeve. 35. Të përcaktojë stilet e gjuhës së përdorur në tekste të ndryshme letrare dhe joletrare. 36. Të njohë prejardhjen e toponimeve. 37. Të dallojë fjalën shqipe nga e huaja. Të dallojë fjalën e huaj që është bërë pjesë e leksikut nga fjalët e huaja që kanë fjalën përkatëse në gjuhën shqipe. 38. Të shkruajë drejt zanoren “e” të theksuar në trup të fjalës. 39. Të shkruajë drejt zanoren “ë” në trup të fjalës. 40. Të shkruajë drejt emrat që mbarojnë me: -ër, -ël, -ërr (në shumës).
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
41. Të shkruajë dhe të përdorë drejt emrat që kanë dy trajta shumësi sipas kuptimit të tyre. 42. Të shkruajë drejt nyjen e përparme tek përcaktorët emra. 43. Të shkruajë drejt fjalët e prejardhura me prapashtesat: -si, -ri, -ar, -tar, -tor. 44. Të shkruajë drejt fjalët e përbëra kur fjala e dytë fillon me zanore. 45. Të shkruajë drejt datën. 46. Të shkruajë drejt fjalët e formuara me prapashtesat: -shëm, -të. 47. Të përdorë drejt shkronjën e madhe. 48. Të përdorë drejt shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë. 49. Të përdorë drejt shenjat e pikësimit në fjalinë e thjeshtë dhe të përbërë, si pika, presja, dypikëshi, pikëçuditja, pikëpyetja, tripikëshi. LEXIM LETRAR Nxënësi i klasës së tetë duhet të dijë: 1. Të dallojë pjesët e letërsisë së shkruar dhe asaj gojore. 2. Të dallojë tekstet e gjinive kryesore letrare: prozë, poezi, dramë dhe të bëjë vlerësime krahasuese për stilin, gjuhën etj. 3. Të njohë, të analizojë dhe të vlerësojë strukturat dhe tipat e ndryshme të teksteve dramatike: monolog, dialog, didaskalitë. 4. Të dallojë fjalët me ngjyrim emocional për t’i bërë ato pjesë të fjalorit vetjak. 5. Të dallojë përdorimin e saktë dhe të gabuar të formave gramatikore të gjuhës shqipe në materiale të ndryshme letrare dhe joletrare si edhe të bëjë vlerësimin e gjuhës së këtyre teksteve. 6. Të bëjë lexim të vetëdijshëm për të marrë informacion e për ta shpjeguar atë. 7. Të dallojë mesazhet që dalin nga tekste të ndryshme. 8. Të zbërthejë me imagjinatë domethënien e teksteve të ndryshme dhe të guxojë për të provuar. 9. Të mësojë pjesë përmendësh.
10. Të dallojë përdorimin e figurave letrare kryesore: metafore, epiteti metaforik, paralelizmi figurativ, similituda, hiperbola, antiteza, simboli. 11. Të zbërthejë karakteret e personazheve duke provuar të bëjë edhe analizën psikologjike të tyre. 12. Të zbërthejë figurat letrare duke treguar funksionin e tyre shprehës. 13. Të vlerësojë idetë e mesazhet që përcjell teksti i dhënë. 14. Të shpjegojë ndryshimet mes llojeve dhe gjinive letrare duke u mbështetur në veçoritë kompozicionale dhe gjuhësore. 15. Të shkruaj për përvojat e tij. 16. Të shkruajë shumëllojshmëri modelesh: plane pune, kujtime, histori të shkurtra, përshkrime veprimtarish, kronika, reportazhe, udhëpërshkrime, intervista, ditarë, letra formale dhe informale, poezi, biografi. 17. Të shkruaj për të dhënë informacion për të tjerët nëpërmjet përshkrimit dhe argumentit. 18. Të shprehë me shkrim ide interesante ku të respektojë parimin e kronologjisë në kronika të thjeshta me tema nga jeta e moshës së vet. 19. Të shkruajë duke përdorur imagjinatën e tij duke përdorur analizën, krahasimin, përgjithësimin. 20. Të përshkruajë heronjtë e tij imagjinarë me fjalor argumentues. 21. Të argumentojë rreth subjekteve të tilla si: alienët, dukuritë natyrore, zbulimet e shkencës dhe të teknikës, personazhe të shpirtëzuar. 22. Të hartojë zgjidhje me shkrim. 23. Të gjejë mbyllje tregimesh sipas imagjinatës së tij të ndryshme nga varianti i dhënë. 24. Të respektojë kërkesat gjuhësore sipas llojit të modelit të shkrimit. 25. Të respektojë tekstin si kërkesë e rëndësishme për të shprehur mendim të përafërt. 26. Të përdorë shenjat e pikësimit sipas intonacionit të thënies.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 3
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
KLASA 8 - Pjesët përmendësh POROSIA E GJON KASTRIOTIT Naim FRASHËRI Gjon Kastrioti: “Ah! kam frikë prej mynxyre! mos nuk’ i shoh më në jetë, e të vdes nga mall’ i tyre, ta lë dhe shtëpinë shkretë!” pastaj djemtë pran’ i mori, i puthi e i qafojti, psherëtiti fort i gjori, lottë çurkë i lëshojti. U thotë: “Të silli mirë, të bëhi njerës në jetë, të mos mbetni n’errësirë, po të jini të vërtetë. nat’ e ditë të këndoni çdo q’u duhetë ta dini, gjithë gjuhët t’i mësoni, po shqipenë mos e lini; Mirësit’ e Shqipërisë i mbani, mos i harroni. Mëmëdhen’ e kombin tuaj, shtëpinë e njerëzinë dhe atje në vënt të huaj t’i doni, dhe miqësinë; Shqipëtar’ e Shqipërinë kurrë të mos i harroni, Kini dritë urtësinë çdo gjë me mënt ta gjykoni; Të bëhi trima të urtë, të zottë të mbretëroni, jo të marr’ e mendjeshkurtë, ndaj duhetë të mësoni, të bëhi shumë të ditur, fjalëbukur’ e të çquar, shpirtdashur’ e mendjendritur, 4
të mir’ e të kupëtuar. Zoti e nderoj njerinë, i dha mënt që të gjykonjë, të punonjë mirësinë, të ligatë t’i mërgonjë; Ruani nder’ e shëndenë, burrërin’ e trimërinë, kombin’ edhe mëmëdhenë, njerëzin’ e mirësinë. Shqipërija jush ka shpresë, edhe pret shumë të mira, po të mbani juve besë, nuk’ e ha dot egërsira. Mësimet do t’u mësojnë ato punëra, q’u duhen atyre që mbretërojnë, e mbretrë të mirë quhen; U duhetë njerëzija, zotërija e të tjera, mirësija, trimërija, gjithë vetijat’ e vlera; Kombinë shumë ta doni, e si fëmijë ta kini, me të drejtë të gjykoni, e çdo punëzë ta dini; dhe në brengë të mësohi, dhe shpirtinë ta mundoni, e kurrë të mos rëndohi në doni të mbretëroni; Kini njohë të qëruar, dhe ndjenja të larta shumë, zëmër edhe shpirt të çquar, mëndje pa lodhj’e e pa gjumë”.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
NAIM FRASHËRIT - Lasgush PORADECI Ku psherëtin dëshir’ e djegur, Në shesh të kuq të Qerbelasë, Mes trimërish shtërgjyshërishte Të shoh tek po m’i bje xhurasë. E me të lum, me të përmallshmë Të sjell në dritën e mejtimit Ndaj fërfëllon si yll me flakë Prej shkretëtirës së harimit: Qëndroj në tmerr zili’ e botës Se më s’u lodhe dyke ndritur, Se më s’të treti prush’i vojtjes Në kraharorin e zhuritur. Po ti me vrap të piraustit Që fluturon në zjarr e flakë, Therorësin’ e vetëvetes E pate dhimbjen më të pakë ... O, sikur këng’ e zemrës s’ate Që ligjëroj aq më të kotë, Që veç me fjalë dhembshurije U pat dëgjuar përmbi botë, Në gji të çdo mëmëdhetari të mund t’a përtëritte mallë Dhe një të tërë varg dëshirash Q’i thurri mendja jote-e rrallë,Me ç’zë të pastër lavdurimi Do kish bekuar varfëritë! Vaj’ e një çasi-i këngës s’ate Përjetësisht do dil në dritë! Po t’u pat thënë short’ e verbër Të përvëlohesh nër padije: Me mijë rreze shkrepëtimi Mezi të ndritish po një fije ... Dh’aher’ i dehur prej durimit, Në mall të math të këngës s’ate, Kaq zilitar këpute zemre Ç’më të paçmuarshmë ti pate. Dh’u ngrite për në të vërtetën Me fluturim të artit mjeshtër: U drodh alltari jon’ i lashtë Sapo t’a ndjeu të shentën eshtër ...
Se ngashërim’ e vjershës s’ate Ish mall i fellë-e pa të ngjarë, Posi një krua pastërsije Këndimi yt nër ne pat rarë; U pat tërhedhur shpirt’ i kombit N’atë vajtim aq të lënduar Q’e thurri gjuha jote-e-zjarrtë, Dhe balli yt i frymëzuar; Se bukuritë-e vetes s’onë Mendimi yt desh të na falë, O! Fjal’ e pikave qiriri, E pika lotëvet o Fjalë! Q’ahere dyke shpënë sytë Nga Toskëri’ e Gegërija, Shpesh e më shpesh patm’ëndërruar Si ndrin në famë Shqipëria. Mes ligësish armiqërishte Stolismë lulen e vullnetit ... Sbuluam gur margaritari Prej fundit thëthimtar të detit ... E m’i çkëlqyer sesa djelli, M’i lum se kohët që më s’janë Filloi për ne ndryshim i motit Me një të pritme të pa anë: Ti! Fjalëtor i mallëngjyer! Ti! Këng’ e rritur ndaj selvisë! Ti! O rapsod i lasht’ i kombit, Ti pate pjes-urgjin’ e zisë! A! po n’u trete prej mendimesh Me tëmbla t’ulura nër duar: Në ç’qjell të larg pat gjetur prehje Kjo zemra jote- e përvëluar? Nga fluturoi bilbil finoshi Q’e fryri era posi fletë? Ku vanë pendët e pëllumbit Q’e shtiu në dhet mërgim’ i shkretë? Sikur të shoh, i tmerrshmë Frashër, Tek po mban zi përgjithmonë, Ti: më besniku trashëgonjës I dashuris’ së vendit t’onë.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 5
OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015
TË LINDET NJERIU - Migjeni Të lindet një njeri nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët, nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët për një gen të ri. Të lindet një njeri! Pa hyll në ball, por që me fjalë të pushton, që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë rrkajë, e ban synin ligshtin të zgjetojë, që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton. Të dali një njeri! Të mkambi një Kohë të Re! Të krijojë një Epope! Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re ... Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën këmbë e mbi krye tinzë po na ikën jeta. (Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon, por gaforre asht... Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon, jo, liri nuk asht!) Të lindet një njeri i madh si madhni dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re, ideal bujar, për një agim të lum e të drejtë kombtar. ANKESA NDAJ PERËNDISË - Ali Asllani E pra, ti, o perëndi, pse na le në dorë të djallit, që na shtypi, na përtypi nëpër nofulla të çakallit? Po tani u bë ç’u bë, ti, o zot i këtij dheu, s’mund të bësh asgjë, t’i thuash kohës: prapa kthehu!, edhe rri e bën sehir, bën sikur asgjë nuk di, pra dhe neve jemi kundra, duam një tjetër perëndi! 6
Duam një zot që do të mund të na kap’ e të na tund, të na tund e të na shkund, vëllavrasjes t’i jap fund. Perëndi, o perëndi, vi përpara zotris’ sate, duke pasur përmbi supe një vandak të rënd’ mëkate, po mëshira hyjnore ësht’ e thell’ e ësht’ e gjërë më e thellë nga gjith’ mëkatet që ka vendi yn’ i tërë. Po më fal për këto fjal’, që guxova e i thashë, i rrëmbyer e i trembur, mbasi gjuha më rreh dhëmbin, atë dhëmb që më ka dhëmbur. Vendi ynë që ka jetuar herë me pushkë e her me shat, s’mund të lihet tash e tutje si një flet’ në degë të that’, ai lipset që të rrojë, qoft’ me hir’ e qoft’ pa hirë, dhe aty ku bie zjarri, bëhet lulja më e mirë. DREMIT LIQERI - Lasgush Poradeci Mbi zall të pyllit vjeshtarak dremit liqeri pa kufi, ay ndaj fundesh u përflak posi me zjarr e me flori. Posi me flakë-u ndes e kroj, E vetëtiti plot magji, E yll’ i ditës perëndoi Në qetësi dhe dashuri. Tashi po shuhet nënë mal Qytet’ i ngrysur në të zi. Po ndizen yjtë dal-nga-dal plot bukuri, plot fshehtësi! Në këtë çast perëndimor Ndaj po më dehen syt-e mi, kuptoj si shpirtin vjershëtor M’a frymëzon një mall i ri.
UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School