Regjistrimi në Olimpiadën XV Kombëtare, 1-9 qershor 2015

Page 1

OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015


Olimpiada XV Kombëtare e Matematikës dhe e Formimit të Përgjithshëm organizohet nga “Udha e shkronjave” Cambridge International School, në datat 1-9 qershor 2015, në mjediset e Hotel Eklips, që ndodhet përballë qendrës tregëtare TEG (në dalje të Tiranës, për nga Elbasani). Në fazën e parë morën pjesë rreth 1400 nxënës. Olimpiada është një konkurrim dhe certifikim trigarësh: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Shkencë. KALENDAR, ORAR 1 qershor - Klasa 1 - Hyrja ora 8:00 - 8:45 2 qershor - Klasa 2 - Hyrja ora 8:00 - 8:45 3 qershor - Klasa 3 - Hyrja ora 8:00 - 8:45 4 qershor - Klasa 4 - Hyrja ora 8:00 - 8:45 5 qershor - Klasa 5 - Hyrja ora 8:00 - 8:45 6 qershor - Klasa 6 - Hyrja ora 8:00 - 8:45 7 qershor - Klasa 7 - Hyrja ora 8:00 - 8:45 8 qershor - Klasa 8 - Hyrja ora 8:00 - 8:45 9 qershor - Klasa 9 - Hyrja ora 8:00 - 8:45

KLASA 9 + Cambridge International Mathematics - IGCSE Nxënësit që vijnë në 9 qershor në olimpiadë kryejnë vetëm konkurrimin për gjuhën shqipe dhe shkencën dhe jo për matematikë. Matematika është përputhur me provimin ndërkombëtar të Kembrixhit për certifikatën IGCSE në matematikë të avancuar (programi 0607) në datat 28, 30 prill dhe 11 maj 2015.

Adresë e-mail për nxënësit:

Çdo nxënës i regjistruar në olimpiadë pajiset me një adresë emaili (dhe fjalëkalimin) të llojit: emër.

mbiemër@udhaeshkronjave.edu.al (plus fjalëkalimin) (nëse emri përmban ç ose ë do të zëvendësohet me c ose e) Adresa aktivizohet në www.gmail.com

Për të aktivizuar adresën e emailit. Hapet faqja www.gmail. com. Pasi të hapet, për të shkuar në platformën e kursit online classroom, klikon në butonin lart - djathtas dhe gjen aplikimin classroom me këtë logo (shih figurën djathtas).


KURSI ONLINE

CLASSROOM GOOGLE

(vetëm në periudhën 21-31 maj 2015)

Kursi Online enkas për nxënësit e olimpiadës është një nga alternativat që nxënësi mund ta shfrytëzojë për të patur sukses, por jo e vetmja. Kursi Online zhvillohet në platformën Classroom të Google. Për ta hapur nxënësi, shkon në këtë faqe:

https://classroom.google.com Për të hyrë nxënësi duhet të futë adresën email që ne i kemi dhënë në Kartën e Regjistrimit dhe fjalëkalimin (që mund ta ndryshojë kur e hap për herë të parë). Orientime shtesë jepen bashkë me Kartën e Regjistrimit.

PAGESAT

Pagesa për Olimpiadën është 3000 lekë, ose 22 euro. Pagesa për Olimpiadë dhe për Kursin Online është 3900 lekë ose 28 euro.

AFATI I FUNDIT I REGJISTRIMEVE:

20 MAJ 2015

Regjistrime me vonesë në Olimpiadë kanë tarifë shtesë: Për regjistrime në 21-25 maj 2015 - pagesa është 3500 lekë (25 euro) Për regjistrime në 26-30 maj 2015 - pagesa është 4000 lekë (28,5 euro)


PROCEDURA E REGJISTRIMIT

në Olimpiadën XV Kombëtare

NGA ANA JUAJ: 1. Ju drejtoheni në bankën ProCredit ose BKT dhe në llogarinë “Udha e shkronjave” dhe paguani shumën 3000 lekë (22 euro) ose 3900 lekë (28 euro), kur përfshin edhe kursin online dhjetëditor në periudhën 2130 maj) me koment të tillë në pagesë: “Për regjistrim të emri mbiemri, klasa, shkolla, qyteti” . 2. Dërgohet email në adresën arturshkurti@gmail.com me tekst saktësisht “Kreva regjistrimin në bankën ..... për ..... (emri mbiemri), klasa ...., shkolla ..... Numri im i telefonit ....” (nëse keni zgjedhur edhe Kursin Online shkruani “kam kryer pagesën edhe për Kursin Online të Olimpiadës”. Shënim: Bashkëngjisni në email skanimin/foton e pagesës. Në fushën Subject të emailit shkruani “Regjistrim në Olimpiadë, klasa” KUJDES: Çdo email duhet të ketë tekstin shoqërues, saktësisht si më sipër, jo veç një skanim, siç ndodh në jo pak raste. Me dërgimin e skanimit përmes një adrese emaili të panjohur ose publike (qendër interneti), nxënësi pranon të marrë po aty përgjigjen. NGA ANA JONË: Në emailin nga na vjen skanimi, ne ju nisim “Kartën e Regjistrimit” që përmban njoftimet mbi kodet, oraret dhe vendin e organizimit dhe udhëzuesin për programin që do të zbatohet ose kodet e hyrjes në Kursin Online. NXËNËSI QË NUK KA MARRË KARTËN E REGJISTRIMIT NUK QUHET I REGJISTRUAR. “Udha e shkronjave” Cambridge International School rr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë. - cel. 0692076068 arturshkurti@gmail.com www.udhaeshkronjave.edu.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.