Regjistrimi në Olimpiadën XVI Kombëtare

Page 1

Cambridge International School

PROCEDURA E REGJISTRIMIT

OLIMPIADA XVI KOMBËTARE • Kompetencë Globale • Matematikë • Gjuhë shqipe • Shkencë 1-9 qershor 2016 AFATI I FUNDIT I REGJISTRIMIT: 20 MAJ 2016

A. PAGESA

Paguhet 35 euro në bankën BKT (Shqipëri), llogaria “Udha e shkronjave” llog: 428743025 ose IBAN AL3520511289743025CLPRCFEURK dhe Kosovë ProCredit llog 1189003661000105, me komentin “Për aplikim për regjistrim të emri mbiemri, klasa, shkolla në Olimpiadën 16 Kombëtare”. Kjo pagesë përfshin 3 teste e ditës së olimpiadës dhe një temë online të Kompetencës Globale. Shënim 1. Nxënësit që kanë marrë pjesë në Fazën e Parë Online (mars 2016) e kanë pagesën 22 euro dhe nuk e kryejnë temën e Kompetencës Globale. Shënim 2: Nxënësit që kanë humbur fazën e parë online, por që dëshirojnë t’i kryejnë tre testime përgatitore online (nga shtëpia) në datat 22 maj (matematikë), 26 maj (gjuhë shqipe) dhe 28 maj (shkencë), mund të bëjnë pagesën shtesë 22 euro, pra 57 euro gjithsej. REGJISTRIMI I VONUAR KA PAGESË SHTESË Vonesa e parë 21-25 MAJ - 5 euro shtesë Vonesa e dytë 26-30 Maj - 10 euro shtesë

B. KOMUNIKIMI ME E-MAIL

Prindi dërgon me e-mail skanimin e pagesës në adresën: olimpiada@udhaeshkronjave.edu.al dhe për siguri një SMS në 0692076068 me tekst “Kreva pagesën për emri atësia mbiemri, datëlindja, e-mail dhe cel i prindit.”

www.olimpiada.al Brenda 20 majit merrni Kartën e Regjistrimit

C. KARTA E REGJISTRIMIT

Në adresën tuaj të e-mailit dhe në adresën e vetë nxënësit që hapet prej nesh (emer.mbiemer@udhaeshkronjave.edu.al) ju nisim KARTËN E REGJISTRIMIT që përmban udhëzimet dhe informacione shumë të rëndësishme për ditën e olimpiadës. Karta e regjistrimit printohet dhe paraqitet ditën e olimpiadës.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.