Shoqëria MELA
Shoqëria MELA
Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.
Shoqëria MELA Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska
Q
ë prej disa ditësh ishte rrëmujë para një ndërtese të re. Aty vinin lloj-lloj kamionësh të ngarkuar me plaçkat e banuesve të rinj që shpërnguleshin nga vendbanimet e tyre të vjetra dhe vendoseshin në këtë ndërtesë shumëngjyrëshe. Të gjithë ndihmonin për t’i çuar gjërat nëpër banesa – të voglat i bartnin fëmijët, kurse të rriturit – ato më të mëdhatë e më të rëndat. Në këtë ndërtesë te dyert e tri banesave të ndryshme u vendosën emra të ndryshëm të tri familjeve: Imeri, Ivanovski dhe Demir.
4
5
N
jë ditë, pasi kishte përfunduar vendosja e të gjithëve, nga dera ku shkruante se aty banonte familja Ivanovski dolën dy fëmijë: Markoja dhe Ana. Të dy, vëlla e motër, shkuan së bashku në fushën e sportit afër ndërtesës. Ana e ndihmoi Markon të hipte te shilarthi për fëmijët në karrocë invalidësh, pastaj së bashku filluan të luhaten.
6
7
P
as pak ja ku u hap edhe dera e familjes me emrin Demir. Prej andej doli Enisa me librin e saj të dashur me tregime me figura në njërën dorë, kurse me tjetrën mbante të ëmën përdore. Të dyja ecën drejt fushës së sportit. Kur erdhën fare afër, Enisa i tregoi së ëmës: “E shikon, këtu paska edhe fëmijë të tjerë!”. Ndërkaq e ëma u shpreh e kënaqur që e bija do të ketë me kë të luajë. Pastaj Enisa disi e habitur e pyeti: “Me këtë vajzë mund të luaj, po si do të luaj me atë fëmijën në karrocë?” Atëherë e ëma i përkëdheli lehtë supin dhe i tha: “Jam e sigurt se ju do të gjeni shumë lojëra që mund t’i bëni së bashku me atë fëmijë që është në karrocë!”. Ana dhe Markoja e dëgjuan bisedën mes Enisës dhe së ëmës, por nuk morën vesh asnjë fjalë, ndaj vazhduan të bisedojnë mes vete dhe të koloviten. Ndërkohë atyre iu afrua Enisa dhe i dëgjoi të flisnin maqedonisht. Po këtë gjuhë e dinte edhe ajo – e kishte mësuar nga fqinjët e saj të mëparshëm, prandaj i pyeti se a mund të luante me ta. Kjo ishte një befasi a madhe për Markon dhe Anën – ata buzëqeshën, pastaj i thanë emrat e vet që të tre. Mandej Markoja e pyeti Enisën pak si me çudi: “Në ç’gjuhë flisje ti me të ëmën? Ne s’kuptonim asgjë!”, kurse ajo iu përgjigj: “Në gjuhën rome. Ashtu siç flisni ju maqedonisht në shtëpi, ashtu flasim edhe ne në gjuhën rome.” Pas kësaj Ana dhe Markoja i kërkuan të shihnin së bashku librin e saj me tregime me figura. Për ta ishte me interes ta pyetnin Enisën si quheshin në gjuhën rome shumë gjëra që ishin të vizatuara aty, kurse ajo duhej t’ua thoshte nga disa herë fjalën që ata ta mbanin mend.
8
9
N
uk vonoi shumë dhe në fushë të sportit u shfaq dhe Luani së bashku me të atin. Ata dolën nga porta ku shkruhej se aty jetonte familja Imeri. Sapo e pa që ka një kosh këtu, Luani e luti të atin t’ia jepte topin e basketbollit që ndodhej në veturën e tij. Pastaj me topin në dorë u nis drejt koshit dhe filloi të gjuante. Po Enisa, Markoja dhe Ana u bënë kureshtarë se çfarë gjuhe fliste Luani me të atin. Meqë s’po kuptonin asgjë, ata filluan të hamendësonin rreth gjuhës së tyre, por më në fund Markoja ua preu shkurt: “Ne deri nesër mund të kuturisim kështu dhe përsëri të mos ia qëllojmë! Ejani ta pyesim!”, pastaj të tre shkuan drejt Luanit.
10
Kur iu afruan, Ana, Markoja dhe Enisa paksa u hutuan se cili prej tyre dhe në ç’gjuhë ta pyeste atë si e kishte emrin. Përderisa këta po ngurronin e po mateshin si t’ia bëjnë, Luani u kthye drejt tyre dhe ua tha emrin e vet. Të tre i mbërtheu gazi, kurse pastaj njëri prej tyre tha: “Bobo, gjithë kohën ai e paska kuptuar çfarë bisedonim ne!!!, kurse mandej edhe ata ia treguan emrat e tyre Luanit. Më tej Enisa e pyeti: “Prej nga je ti, Luan? Nga cili vend?”, ndërsa Luani iu përgjigj: “Nga Maqedonia. E pse po më pyet? Ëhëëë, tash më ra ndër mend – ngase nuk e kuptove gjuhën që flitnim me babanë, ashtu?”. Enisa pohoi me kokë, kurse Luani vazhdoi t’i shpjegonte: “Me të mitë në shtëpi, me farefisin dhe me fëmijët e klasës sime, unë flas në gjuhën shqipe. Ja, bie fjala, në shqip emri im është Luan, kurse në gjuhën maqedonase do të thotë ‘lav’!”. Ndërkaq Enisa shtoi: “A e di si do ta kishe emrin në gjuhën rome? Në gjuhën rome “leoni” i thonë ‘luanit’!”. Atëbotë Ana mori fjalën: “Njëmend kjo ndërtesa jonë është e larmishme – edhe së jashtme e bërë me ngjyra të ndryshme, por edhe së brendshmi – në të jetojnë njerëz të ndryshëm – disa që flasin shqip, disa në gjuhën rome e disa në gjuhën maqedonase! Në qoftë se del në fushën e sportit edhe ndonjë fëmijë tjetër, kushedi mund të ketë edhe ndonjë gjuhë tjetër që flitet këtu.”
11
P
asandaj Markoja ia kërkoi Luanit topin e basketbollit që ta gjuante një herë në kosh dhe – nuk e huqi! Njëherë Luani u habit e pastaj filluan t’ia hidhnin topin njëri-tjetrit dhe të gjuanin në kosh. Pas një kohe deshën të luajnë edhe vajzat, prandaj formuan dy skuadra: te njëra luanin Markoja dhe Enisa, kurse te tjetra – Ana dhe Luani, dhe bënë garë se kush do të shënonte më shumë kosha.
12
13
M
ë vonë të gjithë fëmijët u ulën për të pushuar pak te banka nën pemë. Ata filluan të bisedonin se në cilën klasë shkonin, mandej e kuptuan se të gjithë do të mësonin në shkollën e njëjtë në lagjen e re – madje edhe në një klasë, përveç Anës që ishte pak më e madhe se fëmijët e tjerë. Fëmijëve u dukej shumë zbavitëse të bisedonin e të luanin së bashku, kështu që në një moment Enisa hodhi idenë: “Si thoni, të mendojmë një emër tonin për këtë shoqërim që kemi?”. Menjëherë e pranuan të gjithë këtë propozim dhe filluan të japin ide të ndryshme: ta quanin me emrin e ndonjë skuadre sportive, të ndonjë grupi muzikor, të ndonjë peme... Më në fund u morën vesh ta pranojnë idenë që u pëlqeu të gjithëve më së shumti: shoqëria të mbajë emrin MELA! Emërtim i dalë nga bashkimi i shkronjave me të cilat fillonin emrat e të katër fëmijëve: M e Markos, E e Enisës, L e Luanit dhe A e Anës. Dielli kishte perënduar tashmë, ndaj prindërit filluan të dalin nëpër ballkone dhe t’i thërrasin me dorë fëmijët për t’u kthyer në banesë. Kur e morën vesh prindërit se fëmijët e tyre tashmë kishin bërë shoqëri me fëmijët e tjerë dhe se u bëhej mirë, ata qenë shumë të lumtur! Edhe ata shprehën dëshirë që sa më shpejt të njiheshin me prindërit e tjerë.
14
15
Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) DEDOVA, Renata Shoqëria Mela / [Autor i tekstit Renata Dedova ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-9989-116-79-7 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98851594
Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015
Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA
Syzet e Enisës
Markoja në karrocë
Gjuha e Sarës
Gjyshi i verbër
Garat e shkollës
Familje të ndryshme
Gjuhë të ndryshme
Si për vajzat, si për djemtë
Hirushi
Andreja dhe macja e vogël
Dasma
Ndodhitë e Enisës
Pitër Pani
Bajrami
Shëngjergji
Pashkët
Loja me hije
Flluska sapuni