Gjuha e Sarës
Gjuha e Sarës
Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.
Gjuha e Sarës Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska
N
jë ditë në parkun rreth ndërtesës ku banonin pjesëtarët e shoqërisë MELA(siç e quanin atë fëmijët sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre) ndodhi diçka e pazakonshme. Luani Ana, Enisa dhe Markoja kishin vendosur të loznin me birilë. Mirëpo pikërisht aty ku ishte pjesa më e rrafshët për të bërë shtegun nga do ta hidhnin topin, rinte ulur një vajzë mbi një batanije të shtrirë mbi tokë dhe po luante në vetmi. Ende pa iu afruar, Luani i tha me zë që të largohet pak anash po deshi, por ajo as që ktheu kokën nga ai. Luani u habit dhe paksa i mbeti hatri, kurse Markoja i tha se ajo sigurisht s’e ka dëgjuar meqë ndodhej larg tyre dhe ka qenë duke luajtur, ndaj ai do të shkonte më afër dhe do ta pyeste. Sapo ju afrua paksa, Markoja ia bëri të njëjtën kërkesë vajzës, por ajo as ketë herë nuk u trazua. Këtë gjë e vërejti edhe Enisa dhe iu drejtua Markos me fjalët: “Hajde lëre aty, nëse mendon të bëhet mendjemadhe, le të vazhdojë me të veten! Ne do të gjejmë një vend tjetër për të lozur me birilë!”. Pastaj dolën të gjithë në anën tjetër të parkut.
4
5
P
as disa ditësh shoqëria MELA po rrinte në karrigen para ndërtesës dhe po bisedonin rreth befasisë së këndshme që nesër do t’i bënin një nxënësi në shkollë për ditëlindje. Ndërkohë para tyre kaloi vajza që para disa ditësh nuk i përfilli. Këtë herë ishte së bashku me të ëmën. Për një çast u ndalën të dyja dhe filluan të lëviznin duart para njëra-tjetrës. Fëmijët e shoqërisë MELA mbetën pa mend – çfarë ishte problemi që i lëviznin duart ashtu? A mos luanin pantomimën? Sakaq nëna e mori vajzën e saj dhe u nisën drejt tyre. Markoja, Enisa, Ana dhe Luani menduan se ato kishin ndonjë hall – mbase është nervozuar vajza pse i kishin kërkuar të largohej pak anash?
6
7
K
ur u afruan, nëna u tha fëmijëve: “Përshëndetje fëmijë! Kjo është Sara, kurse unë nëna e saj. Ne kemi ardhur para do kohësh për ta vizituar gjyshen e Sarës që banon tek ajo ndërtesa atje. Për çdo ditë Sara ju shikon nga ballkoni si luani në park. Ajo dëshiron të luajë me ju. A do ta pranoni që edhe ajo t’ju bashkëngjitet përderisa të rrimë këtu!”. Me të dëgjuar, Enisa shtrembëroi fytyrën për t’i dhënë të kuptojë se si do të luanin me dikë që ia lidh aq lart, po për fat këtë gjë nuk e vërejti vajza e cila shikonte nga e ëma. Ndërkaq Ana tha: “S’ka problem, po deshi edhe tash mund të rrijë me ne. Ja, unë quhem Ana, ky është vëllai im Markoja, kurse këta janë Luani dhe Enisa!”.
8
9
A
tëbotë Sara buzëqeshi dhe i lëvizi disi duart. E ëma vazhdoi duke u treguar fëmijëve se Sara nuk dëgjon dhe nuk flet aq qartë, por ajo di shumë lojëra. Ndërkaq Luani tha: “Aha, tani e mora vesh pse nuk e ktheu kokën nga unë para do ditësh kur deshëm ta lusnim të mënjanohet pak që ne ta bënim lojën tonë.” Kurse Enisa shtoi e lehtësuar: “Obobo, kurse unë atëherë mendova se mbahet hundëpërpjetë! Epo mirë, si do të merremi vesh çfarë të luajmë?” Nëna e Sarës vazhdoi t’u sqaronte: “Ju flisni ashtu si zakonisht, por pa u ngutur, që kështu ajo t’ju shikojë në fytyrë – Sara di të lexojë nga buzët!”. Të habitur të gjithë fëmijët klithën njëzëri: “Di të lexojë nga buzët?”. Atëherë Sara buzëqeshi dhe bëri një lëvizje me duar, kurse e ëma tha: “Po, ajo ka mësuar të kuptojë atë që thotë dikush nga lëvizja e buzëve dhe nga pamja e fytyrës së tij derisa flet. Prandaj është shumë e rëndësishme të qëndroni para saj që ajo t’ju shikojë përderisa flisni!”. Ndërkohë Enisës i ra ndërmend të pyesë diçka: “Po ne si do ta kuptojmë çfarë dëshiron të na thotë?”. “Në vend se të flasë me fjalë që shqiptohen, Sara flet me fjalë që shprehen me duar. Ma merr mendja që ju nuk e dini këtë gjuhë, apo?”. “Jo!”, bërtitën të gjithë “Mos kini merak!”, tha e ëma. “Ne këtu do të qëndrojmë 3 javë dhe gjatë kësaj kohe ju sigurisht do të mësoni ndonjë shenjë nga ato që përdor Sara. Po ndërkohë, nëse nuk kuptoni ndonjë gjë, Sara mund ta vizatojë atë që dëshiron t’jua thotë!”.
10
11
S
hoqëria MELA u gëzua shumë – iu duk një njohje krejtësisht tjetër nga të gjitha ato që kishin pasur më përpara. Madje Enisa ia bëri me dorë Sarës për ta ftuar të ulej afër saj. Për një kohë të gjithë filluan të merreshin me vizatimin e uresës për nxënësin e shkollës. Pas një kohe, kur fëmijët e tjerë përmendën se nxënësi që festonte ditëlindjen dëshironte të ketë një biçikletë, Sara mori një copë letër dhe filloi ta paloste herë në njërën herë në anën tjetër, pastaj pak këtej e pak andej... Fëmijët filluan të çuditen se çfarë do të bënte ajo tani?! Në të vërtetë pas pak gishtat e Sarës arritën të bënin prej letrës një biçikletë, e cila dukej tamam si ato që mendon se duhet ta marrësh e ta ngasësh! Ishte një befasi e vërtetë për shoqërinë MELA dhe të gjithë shprehën dëshirën që Sara t’i mësonte si ta bënin edhe ata të njëjtën gjë. Kështu, ata morën nga një copë letër dhe filluan të bënin ashtu si u tregonte Sara hap pas hapi. Në fund të gjithë fituan nga një biçikletë, të cilat i ngjitën në uresë për t’ia plotësuar dëshirën nxënësit që festonte ditëlindjen. Ndërkohë Sara bëri një lëvizje me duar duke treguar me sy punimin. Fëmijët e kuptuan menjëherë – në gjuhën e saj ajo u tregonte si quhet biçikleta. Pastaj të gjithë bënë si ajo me duar, kurse Sara buzëqeshi.
12
13
D
ita që kaluan me Sarën solli shumë përjetime për fëmijët e shoqërisë MELA, kurse e tillë qe edhe dita tjetër, edhe tjetra... Për çdo ditë Sara u mësonte me duar ndonjë nga shenjat e gjuhës së saj derisa luanin në park. Fëmijët thanë me vete: këtë mund ta kishin edhe si gjuhë të fshehtë deri sa mësonin në shkollë. Askush s’do t’i kuptonte këta se çfarë flitnin mes vete. Pasi kaloi një kohë, Sara u desh të kthehej në vendlindje. Ditën kur duhej të ndahen, fëmijët qenë shumë të pikëlluar. Sarën e pranuan sikur të ishte anëtarja e pestë e shoqërisë MELA, por ajo duhej të shkonte! Të pesë fëmijët u përqafuan me njëri-tjetrin dhe u morën vesh, që deri herën tjetër kur të vinte te gjyshja e saj, ata të këmbenin letra me vizatime dhe fotografi. Kështu, u bënë të veçanta ditët kur pjesëtarët e shoqërisë mblidheshin për t’ia përgatitur letrën ose për më tepër kur vërenin te kutia postare se kishte ndonjë dërgesë nga Sara. Fëmijët gëzoheshin pa masë kur shihnin se secila nga letrat e saj kishte brenda ndonjë figurë të ndryshme prej letre që Sara e kishte bërë posaçërisht për ta.
14
15
Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) DEDOVA, Renata Gjuha e Sarës / [Autor i tekstit Renata Dedova ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-9989-116-85-8 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98852362
Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015
Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA
Syzet e Enisës
Markoja në karrocë
Gjuha e Sarës
Gjyshi i verbër
Garat e shkollës
Familje të ndryshme
Gjuhë të ndryshme
Si për vajzat, si për djemtë
Hirushi
Andreja dhe macja e vogël
Dasma
Ndodhitë e Enisës
Pitër Pani
Bajrami
Shëngjergji
Pashkët
Loja me hije
Flluska sapuni