Garat e shkollës

Page 1

Garat e shkollĂŤs



Garat e shkollĂŤs


Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.


Garat e shkollës Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska


S

ot te shkolla ku mësojnë anëtarët e shoqërisë MELA (kështu e quanin fëmijët shoqërinë e tyre të emërtuar prej shkronjave të para të emrave të tyre) kishin ngjitur një afishe të madhe. Aty shpallej me shkronja të mëdha: GARAT E SHKOLLËS, kurse më poshtë shkruante se ato do të mbaheshin pas 10 ditësh dhe kush dëshironte mund të paraqitej në cilëndo nga këto veprimtari: vrapim, vizatim, këndim, gjuajte në shënjestër, shkrim vjershe, kërcim në largësi, gjuajtje në kosh... Gjatë pushimit të gjatë Ana e vuri re afishen dhe u gëzua shumë – vendosi të paraqitej për shkrim vjershe. Pasi mbaroi mësimi, ajo duke shkuar në shtëpi me anëtarët e tjerë të shoqërisë MELA filloi të lavdërohej se ishte paraqitur për të marrë pjesë në gara dhe tashmë i kishte lindur ideja se për çfarë do të shkruante, por i duhej të mendojë rreth saj edhe pak gjatë këtyre ditëve. Edhe Markoja tregoi se ka bërë paraqitjen, por për gjuajtje në kosh. Luani tha se do të mendojë deri nesër se ku të paraqitet – në kërcim në largësi a në vrapim. Sidoqoftë ai mendon se do të zgjedhë kërcimin në largësi, ngaqë duke ushtruar balet, ai tashmë di edhe të kërcejë në largësi. Vetëm Enisa s’bëzante. Kur e pyetën shokët se a do të merrte pjesë në gara, ajo tha vetëm shkurt: “S’e di...”.

4


5


D

itën e nesërme vlonte si në zgjua rreth afishes. Përveç nxënësve, aty kishte edhe ndonjë mësimdhënës që shënonte emrat e atyre që paraqiteshin për të garuar. Gjatë gjithë pushimit të gjatë Enisa ndenji anash në korridor dhe sytë i mbante te rrëmuja e nxënësve. Asaj gjithnjë e më shumë i mbushej mendja të mos merrte pjesë.

6

Duke u kthyer në shtëpi pas mësimit shoqëria MELA përsëri e nisi fjalën për garat. Ç’është e vërteta gjatë këtyre dy ditëve vetëm këto biseda bëheshin në shkollë. Por vetëm Enisa edhe më tej s’fliste. Këtë gjë e hetoi Ana dhe e pyeti: “Po ti, a u paraqite për diçka?”. Enisa vetëm uli shikimin përdhe dhe mohoi me kokë. Atëherë Ana iu drejtua me fjalët: “Përse nuk paraqitesh për këndim? Unë e di se ti këndon shumë bukur!”. Pas kësaj Enisa hapi gojën: “Asnjëherë deri tani nuk kam kënduar në shkollë. Vetëm ata të shtëpisë dhe ju të shoqërisë që ma keni dëgjuar zërin si këndoj. S’ma merr mendja se jam aq e mirë për të dalë në garë. E pashë listën e atyre që deri tani ishin paraqitur për këndim. Aty ka disa nxënës që të gjithë e dimë se kanë kënduar nëpër shfaqje, madje edhe janë më të rritur se unë. Ata me të vërtetë këndojnë shumë bukur!”. Ana u brengos shumë pas fjalëve që dëgjoi, ndaj u ndal në mes të trotuarit dhe i tha: “Përse flet ashtu? Një gjë dua të ta them, mua më rrëqethet shtati dhe më shkojnë mornica çdo herë kur dëgjoj të këndosh ti. Mendoj se ke një rast shumë të mirë që t’u tregosh talentin tënd edhe të tjerëve në shkollë. Kurse ajo tjetra, a do të jesh më e mira a jo nga ata që do të paraqiten, për këtë fare mos çaj kokën, madje as edhe për atë se je më e vogël se ata. Puna jote është që të zgjedhësh këngën dhe atë ta këndosh si është më së miri, kurse ata të komisionit le ta vlerësojnë kujt sa pikë do t’i japin. Nesër gjatë pushimit të gjatë të pres te korridori dhe së bashku do të shkojmë të paraqitesh!” Enisa lëshoi një buzëqeshje të ëmbël. Asaj iu duk se pak e zgjati muhabetin me Anën dhe vetëm tha: “Do të shohim nesër!”.


7


A

shtu si u morën vesh, të nesërmen Ana e priste Enisën te korridori, por ajo s’ishte. Ana njëherë mendoi se as që do të vinte, mirëpo pikërisht atëherë kur ajo bëri të nisej drejt klasës së saj për ta thirrur, Enisa u shfaq te skaji duke ecur shumë e shqetësuar. Ana e përqafoi fort dhe e porositi: “Kur t’ia thuash këngës në gara, ti shikomë vetëm mua dhe mendo se të dëgjoj vetëm unë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. A more vesh?”. Enisës sikur s’i kishte mbetur asnjë fije zëri në atë çast, ndaj vetëm e shikonte Anën dhe s’thoshte asnjë fjalë. Ana e zuri përdore dhe shkuan tok te mësimdhënësi që bënte listën për këndim. Enisa mezi e shqiptoi emrin e saj, madje me zë aq të ulët sa mësuesi e pyeti dy herë si e kishte emrin saktë. Aty pranë ishin nja dy nxënëse, të cilat ishin paraqitur qysh ditën e parë, po dëshironin të dinin se me kë do të hynin në garë. Kur dëgjuan Enisën me ç’zë të ulët fliste, ata shpërthyen në gaz, kurse njëra prej tyre foli me zë: “Kjo s’paska zë për të folur e lëre më për të kënduar! Pa shih edhe sa e vogël qenka!”, pastaj u kthyen të shkonin. Ana u hodhi një shikim të rreptë atyre, kurse mësimdhënësi fare s’i dëgjoi se ishte i zënë me regjistrimin në listë. Por Enisa i dëgjoi fare mirë dhe u trondit edhe më shumë. Ndërkohë mësimdhënësi e pa në sy dhe i tha: “Ty, Enisa, nuk të kam vërejtur deri tani të këndosh në ndonjë shfaqje. Më vjen shumë mirë që në gara paraqiten edhe fytyra të reja si ti!”. Enisa vetëm buzëqeshi dhe u kthye të ikte sa më shpejt.


9


K

aloi shumë shpejt koha deri te garat. Katër anëtarët e shoqërisë MELA për çdo ditë bënin ushtrime, secili për atë që ishte paraqitur. Enisa e zgjodhi këngën për garim dhe e këndonte shumë mirë në shtëpi. Ajo druante se a do të kishte sa duhet zë kur do të shfaqej para publikut. Ia behu edhe dita e garave. Shkolla qe stolisur si për festë, kurse aty kishin ardhur shumë nxënës, mësimdhënës, prindër... Gara e parë u zhvillua në kërcim në largësi. Këtu Luani doli mesatar, po kjo s’e brengoste aq, se atij më shumë i shkonte baleti, po këtë herë për të s’kishte garë. Në gjuajtje në kosh Marko zuri vendin e dytë, kurse për shkrim vjershe Ana qe e pesta. Por as këta dy s’u prekën aq që nuk fituan, sepse ajo ditë qe shumë e hareshme dhe interesante edhe për ta.

10


11


G

arën në këndim e kishin lënë si për në fund të ditës. Enisa duhej të këndonte e teta me radhë. Ana, Luani dhe Markoja ishin ulur te publiku dhe vetëm numëronin një nga një edhe sa kishin mbetur deri te radha e Enisës. Dhe ja, më në fund doli në skenë Enisa. Ajo dukej sikur s’kishte fjetur një javë dhe nga çasti në çast do të rrëzohej përtokë. Ana kishte zënë vend mes Luanit dhe Markos dhe ua kishte kapur duart të dyve për t’i mbajtur fat Enisës. Pasi kapërdiu pështymën, Enisa gjeti me sy Anën ku rrinte. Dhe, sipas marrëveshjes, ajo ia nguli sytë Anës dhe në një moment hapi gojën dhe filloi të këndojë. Në fillim ishte paksa e pasigurt dhe me zë më të ulët, po pastaj ajo u bë më e sigurt dhe zëri buçiste deri te rreshti i fundit i publikut që ishte i ngazëllyer dhe i habitur se nga dilte ai zë aq i shkëlqyeshëm nga një fëmijë kaq i vogël.

12


13


N

ë fund të këngës shpërthyen duartrokitjet e fuqishme – më të shumta se për ata që kënduan para dhe pas saj. Enisa doli e para! Menjëherë sa ia dhanë fletëlavdërimin, erdhën në skenë edhe anëtarët e tjerë të shoqërisë MELA për ta përqafuar shumë e për t’ia uruar fitoren. Ana i tha: “E di çfarë, ti njëmend këndon shumë bukur dhe unë s’matem dot me ty! Por edhe unë këndoj përditë kur lahem, ndaj të lutem që këto ditë ta ushtrojmë bashkë një këngë për ta kënduar para Luanit dhe Markos!”. Enisa një herë buzëqesh dhe tha: “Me gjithë qejf, ti vetëm zgjidhe këngën që do ta këndojmë! Madje edhe do të mendojmë si të vallëzojmë duke kënduar!”. Pastaj të dyja shtrënguan përqafe njëra-tjetrën.

14


15


Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) DEDOVA, Renata Garat e shkollës / [Autor i tekstit Renata Dedova ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-9989-116-89-6 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98852874

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015


Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA

Syzet e Enisës

Markoja në karrocë

Gjuha e Sarës

Gjyshi i verbër

Garat e shkollës

Familje të ndryshme

Gjuhë të ndryshme

Si për vajzat, si për djemtë

Hirushi

Andreja dhe macja e vogël

Dasma

Ndodhitë e Enisës

Pitër Pani

Bajrami

Shëngjergji

Pashkët

Loja me hije

Flluska sapuni



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.