Familje tĂŤ ndryshme
Familje tĂŤ ndryshme
Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.
Familje të ndryshme Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska
N
jë pasdite ishin mbledhur te Luani të gjithë fëmijët e shoqërisë MELA (kështu e quanin fëmijët shoqërinë e vet sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre) përveç Anës. Ajo ishte marrë vesh me të ëmën për të shkuar atë mbrëmje në koncertin e këngëtarit më të dashur të saj. Fëmijët bënin lojëra të ndryshme deri atëherë kur dikush ziloi te dera. Pas pak në dhomën e Luanit ia mësyu Ana. Të gjithë fëmijët u habitën kur e panë që edhe ajo erdhi këtu. Enisa sakaq e pyeti: “A nuk duhej që në këtë kohë ti të ishe në koncert?”, kurse Ana ia priti: “Obobo, mos pyet, të lutem! Do të pëlcas nga hidhërimi!”. Po dhe Luani shprehu interesimin e vet duke e pyetur: “Përse? Çfarë ndodhi?”. Me një zë që mezi i dilte, atëherë Ana u përgjigj: “I tërë plani dështoi! Plot një muaj e prita këtë ditë dhe kjo të më ndodhte?! Pikërisht kur isha gati e përgatitur të dalim, nënës i ra telefoni dhe e thirrën të paraqitej menjëherë në punë!!! Sikur më ra qielli mbi kokë! Nga ana tjetër, babai ka thyer këmbën qe tre javë dhe s’e nget dot veturën. Po kështu u bë shumë vonë për t’i kërkuar prindërit e shoqes sime që të më merrnin me vete edhe mua në koncert! Ah, sa jam e pikëlluar! Mendja ma thotë se 100 vjet s’do më dalë zemërimi ndaj së ëmës!”. Gjatë gjithë kohës Markoja po dëgjonte në heshtje, po tash s’u durua më dhe mori fjalën: “Ndalu pak, jam i sigurt se e ëma po të kishte pasur mundësi do t’i refuzonte ata të punës. Po ku ta dish se çfarë ka ndodhur që e kanë thirrur dhe ajo ka shkuar urgjent në punë”. Po kjo e nervozoi edhe më shumë Anën: “Të lutem lëre, mos u përpiq ta justifikosh! Sa kohë e kam pritur këtë koncert dhe kështu të më ndodhë! S’mund ta besoj!”.
4
Enisës iu dhimbs kur e pa Anën aq të nevrikosur, ndaj u përpoq t’ia zbuste zemrën duke i thënë: “Mos u mërzit, shpresoj të mbahet te ne shumë shpejt një koncert tjetër i tillë dhe do të shkosh ta shikosh...” Por kjo e bëri Anën ta çonte kokën dhe të reagonte me zë të lartë: “Herën tjetër do të shkoj fill vetë! Askënd s’do ta pyes dhe kurrgjë s’do t’i kërkoj askujt!”. Prapë ndërhyri Markoja me fjalët: “ Dale pak, si e mendon ti këtë?, kurse Ana e shikoi me ashpërsi dhe ia ktheu: “Ja, ashtu, për bukuri! Që sonte unë nuk do të jetoj më së bashku me të tjerët në shtëpi!”. Luanin e çuditën fare këto fjalët e fundit dhe e pyeti me habi: “Ana, ç’po ndodh me ty, çfarë thua? Ku do të jetosh???”, ndërsa ajo ia priti menjëherë: “Asgjë nuk kam! Vetëm që kam vendosur t’ia filloj jetës në parkun para ndërtesës. Do të jetoj fill vetë, do të bëj ç’të dua, do të shkoj ku të dua, do të ha çfarë të më kujtohet...”.
5
K
ur e dëgjuan këtë ide të saj, të gjithëve u buzëqeshi fytyra. Enisa mori fjalën: “Po të jetë ashtu, unë menjëherë vij me ty! Për çdo ditë do të hamë nga një ton akullore, mëngjes e drekë e darkë!”, kurse Luani shtoi: Po, po... Do të vij edhe unë të jetoj me ju dhe do të mund të luajmë së bashku deri natën vonë!”. Markoja, që deri tani nuk e përkrahte Anën, u hodh e tha: “Më pritni edhe mua, do të vij të jetoj edhe unë me ju! Kështu nuk do të ketë kush të na thotë ‘bëje këtë, bëje atë’, por do të mund të bëjmë vetëm ashtu si do të na e dojë qejfi!” Enisa u shtri në dysheme, i mbylli sytë dhe tha: “Ehe, tashmë mua më shkon nëpër mend si do të bëjmë një shtëpizë kartuçi dhe të gjithë do të flemë së bashku në një dhomë!”.
6
7
N
ë këtë moment Luanit sikur i doli gjumi: “E gjithë kjo është e menduar shumë mirë, po çfarë do të hamë?”, por Enisa s’e la t’i binte fjala përtokë: “Mund të sjellim diçka nga banesa”. Kjo përgjigje s’ia mbushi mendjen Luanit, ndaj vazhdoi i merakosur: “Sado që të marrim me vete nga banesat, ajo do të mbarohet për disa ditë. Po pastaj, si do të jetojmë? Fëmijët nuk janë në punë dhe të kenë të holla për të blerë vetë çfarë u duhet...” Pas këtyre fjalëve Enisa filloi të hamendet: “Ashtu është... Po veshmbathje kush do të na blejë kur të na grisen këto që kemi?”. Markoja edhe më tej notonte në ujërat e fantazisë, prandaj tha se mund të bënin prej gjethesh ndonjë veshje, por Ana e kundërshtoi me fjalët se veshje të tilla mund të përdoreshin vetëm sa ishte ngrohtë, po pastaj kur të ftohej moti ç’do të bënin? Nga këto fjalë edhe Markoja sikur u përmend dhe tha: “Meqë ra fjala për motin e ftohtë, atëherë si do t’ia dalim ne në shtëpizën prej kartuçi? Kartuçi s’e ndal të ftohtin, po kur të resh shi, borë, do të shembet menjëherë...” Duke psherëtirë Enisa shtoi: “Ububu, po të sëmuremi, kush do të na shpjerë te mjeku?”. Ndërkohë Markos i ra ndër mend edhe një brengë: “Po gjatë natës nëse frikësohemi nga ndonjë gjë, te kush do të strukemi të na përkëdhelë?”. Luani përnjëherë bërtiti: “Ja, tek unë! Unë gjithë natën nuk do të fle, po do të bëj roje për ju!”, por Ana menjëherë e zbriti në tokë: “Eh, mor Luan... Sa net ti mund të rrish pa gjumë? Një, dy, dhe pastaj, do të flesh pa e ditur as vetë!”
8
9
P
as këtyre ideve e brengave, Enisa mori fjalën: “Shokë, a bën t’ju them një gjë... Bëni ju si të doni, por unë heq dorë nga ideja për të jetuar vetë, pa prindërit! Gjithë trupin ma përshkuan dridhmat vetëm kur kujtova se si do të ndihesha pa i parë e pa më përqafuar disa ditë prindërit e mi!”. Sapo i dëgjoi këto fjalë, Anën e pushtoi mallëngjimi dhe tha: “Kuku Enisa, tash kur po flet kështu ma kujtove, sa mirë më vjen kur zhytem në përqafimin e babit tim – në ato çaste mendoj se aty mund të rri me ditë...”, kurse Markoja vetëm e plotësoi: “Po, po, ti përqafon vetën babanë, kurse unë vetëm nënën!”
10
11
P
as këtyre fjalëve, Ana përkuli kokën dhe tha me zë të ulët: “Aha, si duket nuk qenka as lehtë e as mirë të jesh fëmijë dhe të jetosh pa prindër...”. Në këto fjalë e sipër Luani u kujtua: “I di disa fëmijë që e kanë vetëm njërin prind – ose vetëm nënën, ose vetëm babanë”, kurse Enisa shtoi: “Mirë de, mirë, sidoqoftë paska dikush që kujdeset për ta. Po ne, që u dalldisëm – do të jetojmë vetë!!!”, pastaj të gjithë u qeshën me ëmbëlsi. Ndërkaq Markos iu kujtua se kishte dëgjuar edhe për disa fëmijë që nuk jetonin as me atë që e dinin për nënë e as me atë që e dinin për babë, por jetonin me njerëz të tjerë të rritur që janë familja e tyre. Këtë gjë s’e kishte të qartë Enisa, kurse Markoja ia shpjegoi: “Ata jetojnë në jetimore – që është si një shtëpi e madhe ku ka shumë fëmijë dhe të rritur që përkujdesen për ta. Të gjithë jetojnë si një familje.” Ky përshkrim Anës iu duk paksa i njohur, ndaj tha: “Kjo më duket si ajo familja që rri te kati i parë – aty jetojnë së bashku gjyshja, gjyshi, nëna, babai, tre djemtë dhe dy vajzat! Sa njerëz janë ata së bashku?”. Markoja filloi të numërojë me gishta, pastaj tha: “Epo, gjithsej nëntë! Natyrisht, është e ngjashme, por në jetimore ka një numër më të madh fëmijësh e të rriturish.”
12
13
N
ë një çast ra zilja përsëri te dera. Kësaj here ishte e ëma e Anës dhe Markos. Ajo kishte mbaruar punën dhe kishte ardhur t’i merrte fëmijët. Kur e pa Ana, vrapoi dhe e përqafoi ngrohtësisht. Ajo e dinte se kjo nuk do të ishte as hera e parë e as hera e fundit t’i zemërohet së ëmës, por e dinte gjithashtu se pa marrë parasysh këtë gjë – ata duheshin shumë! E sa për koncertin që kaloi – Ana tha me vete se do të ketë përsëri ndonjë tjetër të tillë, ose diçka tjetër ku ajo do të ketë dëshirë të shkojë. Atëherë krejtësisht do t’i plotësohet dëshira!
14
15
Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Renata Dedova Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) DEDOVA, Renata Familje të ndryshme / [Autor i tekstit Renata Dedova ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. - (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-9989-116-91-9 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98853130
Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015
Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA
Syzet e Enisës
Markoja në karrocë
Gjuha e Sarës
Gjyshi i verbër
Garat e shkollës
Familje të ndryshme
Gjuhë të ndryshme
Si për vajzat, si për djemtë
Hirushi
Andreja dhe macja e vogël
Dasma
Ndodhitë e Enisës
Pitër Pani
Bajrami
Shëngjergji
Pashkët
Loja me hije
Flluska sapuni