Dasma
Dasma
Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.
Dasma Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska
S
ot pasdite heronjtë e tregimeve tona kishin dalë te oborri para ndërtesës dhe po luanin së bashku. Ishte pasdite e rëndomtë e së dielës. Gjyshe Nada po rrinte së bashku me gjyshe Shpresën te karriget nën hije, kurse te tavolina tjetër përbri gjyshërit po luanin domino. Përnjëherë buçiti muzika (tam pa ra ram pam, tam pam, pam, pam) dhe sirenat e veturave (ty-tyyy, ty- tyyy). Të gjithë fëmijët u ngritën në këmbë për të parë se ç’po ndodhte. Pas pak u kthye Ana dhe shkoi t’i njoftonte gjyshet se çfarë po ndodhte dhe me zemërim klithi: “DASMË! Sa i urrej dasmat!!!” Gjyshe Nada u befasua shumë kur dëgjoi ç’tha Ana dhe e pyeti: “Bobo, pse i urren dasmat?” Po Ana edhe më e pezmatuar ia ktheu: “Urrej!!! Muzikën buçitëse, fustanet solemne, vaaallet, kur pret e uritur deri sa të vijë darka – jo, bre, jo – kur të rritem unë kurrë nuk do të bëj dasmë!”
4
5
N
dërkohë mbërritën edhe fëmijët e tjerë duke bërtitur: “Dasmë, dasmë! Kanë ardhur ta marrin nusen!” Gjyshe Shpresa buzëqeshi dhe i pyeti: “Po ju, a gëzoheni kur ka dasma, ë?”. Që të tre fëmijët Enisa, Luani dhe Markoja u përgjigjën njëzëri: “Pooo, shuuumë!” Pastaj Enisa gjithë entuziazëm tha: “Unë i dua shumë dasmat – dua ta shikoj nusen, të fotografohem me të, të luaj valle dorë për dore me nusen...”, kurse më tej e vazhdoi Markoja: “Edhe unë i dua dasmat – po më së shumti kur ato bëhen në restorante të mëdha dhe ku ka vend edhe për mua me karrocë të hyj në valle e të bëj qejf.”
6
7
G
jyshe Shpresa njëherë ra në mendime, kurse pastaj filloi t’u tregonte fëmijëve për dasmën e saj: “Eeeh, seç m’u kujtua dasma ime! U bëra nuse dhe shumë dëshirë kisha të luaj, por asokohe nusja nuk duhej të argalisej shumë e shumë – po të vallëzonte ngadalë e me modesti. Mirëpo kur bëmë dasmën e vëllait tim - ia dhashë hakun mirë e mirë! Si e merrja shaminë në dorë dhe me atë fustanin e gjatë për toke vetëm vallëzoja e kërceja derisa më këputeshin këmbët. Sidomos kur ia thoshin këngës “Sa e bukur na ka dalë nusja” unë shkrihesha fare.
8
9
E
dhe gjyshe Nadës i erdhi ndërmend dasma e saj: “Kurse mua më rrodhën lotët kur e dëgjova këngën – „Черешна се од корен корнеше“ (Ç'u shkul qershia nga rrënja) Por ama në mbrëmje kam vallëzuar shumë. Madje hipa edhe mbi tavolinë. Mirëpo çastet e mia më të lumtura i përjetova kur së bashku me gjysh Zoranin e premë tortën e nuses.” Të gjithë fëmijët po dëgjonin me vëmendje, përveç Anës. Kur gjyshja tregonte për tortën, Luani tha se këtë pjesë të dasmës – kur shpërndahet torta, e do më shumë.
10
11
N
dërkaq Enisa përmendi se kur kishte bërë dasmë një kushëri i saj, ajo qe gëzuar më së shumti kur ia kishin dhënë dajren dhe kur ajo e kishte hequr vallen dhe i kishte rënë defit. Me këtë rast edhe gjyshe Shpresës edhe gjyshe Nadës iu kujtua se ka pasur dajre edhe në dasmat e tyre, ndaj të dyja përnjëherë bërtitën: “Edhe në dasmën time binte defi!!!” Vetëm Luani qe i hutuar – për së pari herë dëgjonte fjalën ‘dajre’ e ‘def’, prandaj edhe i luti që t’ia shpjegonin se kujt i thonë ashtu. Shpjegime filloi t’i jepte gjyshe Shpresa: “Dajre ose def i thonë një instrumenti me formë si të daulles së vogël që ka disa pafta teneqeje anash. Mbahet me një dorë, kurse me tjetrën i bihet asaj.” Këto i mjaftuan Luanit që t’i kujtohet se ato i kishte parë në dasmën e tezes së tij. Edhe Markos iu kujtua si ia kishin dhënë një herë dajren t’i binte. Madje ai edhe u tregoi të tjerëve si i bihet defit duke i mëshuar rrotës së karrocës sipas një ritmi të caktuar.
12
13
N
dërkohë muzika buçiti sërish para ndërtesës. Të gjithë i njohën tingujt e valles “Pajdushka”. Gjyshe Nada brofi nga karrigia dhe u nis të vallëzonte. Ajo i bëri zë edhe gjysh Zoranit të kërcenin vallen “Pajdushka”. Gjyshe Shpresa u befasua që gjyshe Nada e dinte këtë valle, po e kuptoi menjëherë se kjo valle luhet edhe nëpër dasmat maqedonase edhe nëpër atë shqiptare. U ngrit edhe ajo dalëngadalë, u kap për dore me gjyshe Nadën dhe vazhduan të luanin së bashku.
U çua edhe gjysh Agimi dhe hyri në valle te gjyshe Shpresa, kurse gjysh Zorani duke u mbajtur me bastun, u afrua dhe u ngjit te gjysh Agimi për të hedhur vallen së bashku. I fundit mbërriti gjysh Eftimi dhe u fut midis dy gjysheve duke thënë: “Ehe, ende më vjen në vesh fëshfëritja e shallvareve të gjyshe Fatës kur e kërcenim këtë valle së bashku në dasma. Kjo valle qe luajtur edhe në dasmën tonë.” Përderisa gjyshet e gjyshërit luanin vallen “Pajdushka” dhe rikujtonin dasmat e tyre, fëmijët e shoqërisë MELA (siç e quanin atë fëmijët duke bashkuar shkronjat me të cilat fillonin emrat e tyre) po i shikonin me gëzim dhe i binin tavolinës sipas ritmit të muzikës, kurse Markoja u mëshonte rrotave të karrocës.
14
15
Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) NEGRIEVSKA, Filipina Dasma / [Autor i tekstit Filipina Negrievska ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-608-4787-01-3 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98855178
Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015
Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA
Syzet e Enisës
Markoja në karrocë
Gjuha e Sarës
Gjyshi i verbër
Garat e shkollës
Familje të ndryshme
Gjuhë të ndryshme
Si për vajzat, si për djemtë
Hirushi
Andreja dhe macja e vogël
Dasma
Ndodhitë e Enisës
Pitër Pani
Bajrami
Shëngjergji
Pashkët
Loja me hije
Flluska sapuni