Ndodhitë e Enisës

Page 1

Ndodhitë e Enisës



Ndodhitë e Enisës


Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.


Ndodhitë e Enisës Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska


T

ë mërkurave e të premteve Enisa nuk dilte më për të luajtur në fushën e sportit. Ajo kishte dëshirë të madhe të mësonte anglishten, ndaj babai e regjistroi në kursin e një shkolle. Kur shkoi ditën e parë në kursin e anglishtes iu bë shumë mirë dhe të gjithëve u tregoi se ç’kishte mësuar, mirëpo herën e dytë ajo doli disi e mërzitur dhe pa qejf. Të mërkurën tjetër u kthye në shtëpi shumë e pikëlluar dhe e luti të atin ta çregjistronte. Xhaxhi Ramadani u befasua shumë dhe deshi ta dijë se çfarë ka ndodhur, prandaj kërkoi nga Enisa t’i tregonte përse nuk dëshiron të ndjekë orët e anglishtes. Po Enisa filloi të qante edhe më shumë dhe vetëm e përsëriste se nuk dëshironte dhe e luste të mos e detyronte më të shkojë atje. Xhaxhi Ramadani po shihte që Enisa ishte shumë e brengosur dhe i vinte shumë keq për vuajtjen e saj. Atij i shkoi mendja se mos ka pasur ndonjë mosmarrëveshje me mësuesen e anglishtes, por Enisa tha se ajo ishte shumë e mirë. Pastaj xha Ramadani e pyeti mos ishte zënë me ndonjë fëmijë, ndërsa Enisa filloi të bërtiste se nuk qe zënë me askënd, po s’mund ta kuptonte pse nuk e do asnjëri dhe të gjithë largohen prej saj. Ndërkohë xhaxhi Ramadani e përqafoi me shumë ngrohtësi dhe i tha: “Ohoho, si duket kjo të paska prekur shumë?!”

4


5


E

nisa e shtrëngoi edhe më shumë për qafe dhe filloi t’i rrëfente ç’kishte ndodhur në orën e anglishtes: “Po, jashtë mase – kur doli mësuesja për pak jashtë, Ivani, ai fëmija që ishte ulur afër meje filloi të më thoshte me zë të lartë – nuk dua të rri me ty – largohu prej meje, moj cigane! Do m’i ngjitësh morrat!” Xhaxhi Ramadani ia përkëdheli flokët me butësi duke i thënë se tash e kuptoi çfarë e kishte fyer aq shumë dhe se nuk ishte e ndershme për njerëzit të mendohet e të thuhet diçka pa i njohur ata. I ati dëshironte që Enisa t’i vazhdonte orët e gjuhës angleze dhe i tha: “Megjithatë nuk dua të lësh anglishten vetëm për shkak se Ivani s’është korrekt me ty. A dëshiron të vij me ty herën tjetër në orë të anglishtes dhe të bisedojmë me të gjithë fëmijët lidhur me romët, për atë si duhet t’i quajnë e si jo dhe ç’është e rëndësishme për t’u shoqëruar me njëri-tjetrin?”

6


7


E

nisa fshiu lotët dhe me gjithë qejf e pranoi propozimin e të atit.

Enisës i kaloi zemërimi dhe doli të luajë me shokët. Ajo ndihej shumë mirë në mesin e tyre, ata luanin gjithmonë së bashku, nuk e fyenin pse ishte rome, kurse njëherë kur Markoja pati morra, të gjithë u infektuan, kështu që u desh të pastrohen me njëfarë shampoje që mbante erë shumë të rëndë. Por kjo kishte ndodhur moti. Sapo e vuri re që po vinte, Luani u turr me vrap drejt saj dhe e pyeti: “Ku ishe Enisë deri tani – patëm një problem ne këtu – madje ende nuk mund ta zgjidhim!” Markoja brohoriti nga gëzimi: “Shpëtuam – erdhi Enisa – hajde na ndihmo sa më shpejt! Na erdhi këtu një fëmijë që ishte i një shoku të prindërve të Luanit – ai dinte të fliste vetëm anglisht, kurse ne i thoshim vetëm Hello dhe aq!” Ana tregoi se kishin arritur të kuptohen se si i kanë emrat, por nuk dinin si t’ia shpjegonin se kishin dëshirë të luajnë kukafshehtas. Enisa ndihej e lumtur që mund të ndihmonte dhe me pak fjalë në gjuhën angleze ia sqaroi fëmijës si luhet kukafshehtas dhe pastaj filluan të luanin së bashku të gjithë.

8


9


T

ë nesërmen babai shkoi bashkë me Enisën në orën e anglishtes dhe e luti mësuesen që ta lejonte t’u drejtohej me disa fjalë fëmijëve, të prezantonte veten dhe Enisën dhe t’i bisedonin disa gjëra për romët. Xha Ramadani i përshëndeti fëmijët me ton gazmor: “Tungjatjeta fëmijë të dashur! Unë jam Ramadani, babai i Enisës. Enisa ka dëshirë të madhe të ndjekë orët e anglishtes për të mësuar më shumë, por edhe për t’u shoqëruar më shumë me fëmijët. Për t’u shoqëruar mes vete, fëmijët duhet patjetër të njihen pak, apo? Ju nuk e njihni Enisën – as ajo s’u njeh juve. Kur dëgjoi se kush qe ky njeri, Ivani u frikësua shumë – ai mendoi se tash do ta qortonte para të gjithëve.

10


11


„D

ëshiroj t’ju tregoj diçka më shumë për ne. Unë, Enisa dhe nëna e saj jemi romë. Një pjesë e madhe e romëve lëkurën e trupit e kanë me ngjyrë të errët dhe për shumë gjëra janë njësoj sikurse njerëzit e tjerë. Edhe mes romësh ka të pasur e të varfër, ka njerëz të mirë dhe jo fort të mirë, ka prej atyre që ndihmojnë dhe prej atyre që vjedhin, ka dhe nga ata që janë mjekë, mësimdhënës, por për fat të keq ka edhe shumë romë që jetojnë në kushte të vështira, që janë pa punë, që s’kanë para, prandaj edhe rrojnë në shtëpi të varfra..., disa romë, por edhe disa maqedonas e shqiptarë janë aq të varfër, saqë jetojnë në rrugë dhe, për të siguruar bukën e veshmbathjen, ata duhet t’i lusin të tjerët t’u japin gjësend, ose të kërkojnë nëpër hedhurina. Unë jam mjek dhe dëshiroj t’ju them se është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët të shkojnë atje ku është pastër e ngrohtë, të hanë ushqim të shëndoshë dhe të shkojnë në shkollë për të mësuar gjëra të rëndësishme për jetën. Të gjithë ne duhet t’i ndihmojmë fëmijët e varfër – kush si mundet. Të rriturit mund të ndihmojnë në mënyra të ndryshme, me të holla, me ndihma për ndërtimin e shtëpive, me barna, kurse fëmijët mund të ndihmojnë të tjerët duke iu dhënë lodra e veshmbathje që s’i përdorin, por fëmijët më së shumti mes vete mund të ndihmohen me mësim! Po, po – është shumë e rëndësishme fëmijët të mësojnë sa më shumë që të mund vetë të dinë si të kujdesen për vete e për të tjerët. Prandaj është shumë mirë që një numër gjithnjë e më i madh i fëmijëve romë shkojnë nëpër kopshte, kurse pastaj edhe në shkollë.”

12


13


T

ë gjithë fëmijët e dëgjonin me vëmendje xhaxhi Ramadanin. Kur mbaroi, Lejla, një vajzë që rrinte në bankën e fundit, u interesua të dinte përse quhen romë se ajo këtë fjalë këtu e dëgjoi së pari herë. Xhaxhi Ramadani buzëqeshi dhe iu përgjigj se në gjuhën rome fjala ROM do të thotë “njeri”, se ky është emri i tyre dhe se romët dëshirojnë kështu t’i quajnë edhe të tjerët. Pastaj babai i Enisës shkoi, kurse Enisa u ndal në orën e anglishtes dhe u ul në bankën e saj. Ivani s’pipëtinte, ndërsa nga fundi i orës i dha Enisës një letër ku kishte shkruar MË FAL. Enisa e lexoi dhe ia shkeli syrin Ivanit.

14


15


Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) NEGRIEVSKA, Filipina Ndodhitë e Enisës / [Autor i tekstit Filipina Negrievska ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. - (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-608-4787-03-7 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98855434

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015


Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA

Syzet e Enisës

Markoja në karrocë

Gjuha e Sarës

Gjyshi i verbër

Garat e shkollës

Familje të ndryshme

Gjuhë të ndryshme

Si për vajzat, si për djemtë

Hirushi

Andreja dhe macja e vogël

Dasma

Ndodhitë e Enisës

Pitër Pani

Bajrami

Shëngjergji

Pashkët

Loja me hije

Flluska sapuni



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.