Bajrami

Page 1

Bajrami



Bajrami


Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.


Bajrami Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska


S

ot fusha e sportit ishte më e qetë se zakonisht. Luani nuk doli fare te shokët, kurse në banesën e tij që nga mëngjesi vetëm vinin e shkonin njerëz. Të gjithë ishin të veshur bukur dhe të buzëqeshur. Kushedi çfarë ka ndodhur, menduan fëmijët. Vetëm kur u bë pasdite Luani doli nga banesa së bashku me prindërit dhe duke mbajtur qese në duar. Fëmijët kur e panë vrapuan menjëherë dhe e pyetën se ku po shkonte. Ndërkohë prindërit e tij u ndalën dhe u treguan fëmijëve se ishin nisur t’u çonin për Bajram pak ushqime e veshmbathje familjeve në nevojë. Ana s’kishte dëgjuar çfarë është Bajrami dhe kërkoi t’ia shpjegonin, kurse Markoja u nxitua të lavdërohej se e dinte, ndaj tha se Bajrami ishte ai xhaxhi që vinte ta kosiste barin në park. E ëma e Luanin vuri buzën në gaz dhe tha se ai njeriu vërtet e ka emrin Bajram. Pastaj ajo u tha fëmijëve që të prisnin pak derisa të çonin ushqimet e veshmbathjen se pastaj do të bisedonin më shumë për këtë festë.

4


5


P

as një kohe ata u kthyen dhe u ulën te tavolina. Menjëherë i rrethuan fëmijët, kurse babai i Luanit nisi t’u tregonte: “Bajrami është një festë që kremtohet për çdo vjet. Para kësaj feste është muaji Ramazan, koha kur agjërojnë pjesa më e madhe e myslimanëve.” Sa e dëgjoi këtë gjë, Markoja tha: “Aha, e di këtë – atëherë kur nuk hahet asgjë që është prej kafshëve – as sallami, as kaçkavalli, as qumështi, as çokollata me qumësht. Nëna e Luanit nuk u pajtua me këtë, ajo tha: “Po, ky është agjërim, por në atë mënyrë agjërohet para Pashkëve ose para Kërshëndellave, kurse ata që festojnë Bajramin agjërojnë a mbanë ramazan duke mos ngrënë e duke mos pirë asgjë gjithë ditën. Ata hanë e pinë vetëm gjatë natës, pasi perëndon dielli e deri në mëngjes para se të agojë.” Enisa u mahnit nga kjo dhe pyeti: “Ububu, si mund të rrijë Luani gjithë ditën pa ngrënë e pa pirë gjë!”

6


7


B

abai i Luanit tregoi se fëmijët nuk agjërojnë, por vetëm të rriturit, kurse nëna e Luanit përmendi çfarë bëjnë fëmijët. Ajo rrëfeu se në muajin e agjërimit edhe fëmijët sikundër të rriturit duhet të përpiqen të bëjnë vetëm punë të mira, të ndihmojnë, të jenë të sinqertë, të bëjnë durim ... dhe shtoi: “Ditën e Bajramit fëmijët veshin rroba të reja dhe së bashku me familjarët shkojnë për vizitë te të moshuarit. Atje i gostitin me bakllava.”

8


9


A

na u mallëngjye dhe tha: “Aaah, sa shumë e dua bakllavanë! Gjyshja ime bën bakllava gjithmonë për Krishtlindje!”, kurse e ëma e Luanit u tregoi se edhe ajo më parë ka bërë bakllava – ka blerë petët dhe mbi to ka hedhur arra e gjalpë, kurse pastaj e ka pjekur në furrë dhe i ka hedhur sherbetin. Pasi rikujtoi atë kohë, babai i Luanit tha: “Pikërisht ashtu, gjithë shtëpia mbushej me erë bakllavaje. Sivjet ne blemë nga ëmbëltorja, po ishte shumë e lezetshme.”

10


11


P

astaj u kthye nga vendi ku mendonte se ndodhet i biri dhe tha: “Luan, haj të lutem, shko në shtëpi e na sill bakllava për shokët e tu”, por Luani nuk qe aty. Babai u habit dhe filloi të thërriste: “Luan, Luan – ku je?” Atëherë fëmijët filluan ta kërkonin me sy ku kishte shkuar dhe e vunë re që ishte ulur nën një pemë dhe po i numëronte të hollat. “Pesëdhjetë e pesë, gjashtëdhjetë e... ohoho edhe pesëdhjetë...” E para e pikasi Enisa si numëronte paratë dhe e pyeti: “Ku i more ato të holla, Luan?” Po Luani pa e ndarë shikimin nga të hollat iu përgjigj se ato ia kanë dhënë kur ka shkuar në vizitë për Bajram dhe duke ia treguar xhepin i tha: “Pa shihe sa kam mbledhur – edhe shumë kohë duhet t’i numëroj.” Markoja u interesua se a do të blinte diçka me ato të holla, kurse Luani pohoi duke thënë: “Po, do të blej – një pjesë prej tyre do ta ndaj për fëmijët që kanë nevojë për gjëra të rëndësishme dhe s’kanë para t’i blejnë, kurse me një pjesë do të blej një top basketbolli, se e dini që ai i Markos u shpua – apo, ne duhet të përgatitemi për garat në basketboll.” Ndërkohë Ana iu qas Luanit për t’i numëruar shpejt e shpejt të hollat dhe sa më vrik t’u sillte bakllava.

12


13


S

apo i numëroi paratë, Luani shkoi pas bakllavasë, kurse Ana i pyeti prindërit e tij: “Më thoni si urohet Bajrami, çfarë t’i themi Luanit tash kur ta sjellë bakllavanë?” Babai i Luanit buzëqeshi dhe iu përgjigj: “Sa mirë që të ra ndërmend kjo gjë. Ju mund ta uroni duke i thënë ‘Gëzuar festa!’ ose ‘Me fat Bajrami!’. Pas një copë here Luani u kthye me një sahan me bakllava dhe tre pirunë, kurse të gjithë fëmijët me ton solemn i thanë: “Me fat Bajrami!”. Luani i falënderoi ngrohtësisht: “Faleminderit! Tani urdhëroni të hani!”, dhe ua shtroi para bakllavanë.

14


15


Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) NEGRIEVSKA, Filipina Bajrami / [Autor i tekstit Filipina Negrievska ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-608-4787-07-5 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98855946

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015


Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA

Syzet e Enisës

Markoja në karrocë

Gjuha e Sarës

Gjyshi i verbër

Garat e shkollës

Familje të ndryshme

Gjuhë të ndryshme

Si për vajzat, si për djemtë

Hirushi

Andreja dhe macja e vogël

Dasma

Ndodhitë e Enisës

Pitër Pani

Bajrami

Shëngjergji

Pashkët

Loja me hije

Flluska sapuni



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.