Pashkët
Pashkët
Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup. Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.
Pashkët Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska
S
ot në fushën e sportit para ndërtesës erdhën Markoja dhe Ana – të dy të veshur me rroba solemne. Luani hidhte topin e basketbollit në kosh, kurse Enisa shikonte një revistë për fëmijë. Përnjëherë Luani ndërpreu lojën dhe shpejtoi drejt Markos me fjalët: “Ku je ti, Marko? Gjithë ditën po të pres të luajmë basketboll! Prite topin!” dhe ia hodhi topin me forcë. Markoja thirri i frikësuar: “Mooos! Do ma thyesh vezën në dorë!” dhe sakaq ia hodhi një kokërr vezë të kuqe Enisës duke i thënë: “Mbaje!”, kurse vetë e ndali topin me duar. Për fat Enisa e kapi vezën pa e thyer!
4
5
L
uani u habit shumë dhe e pyeti Markon se çfarë iu ka kujtuar të dalë në fushë me vezë në dorë, kurse Ana i sqaroi se ata festonin Pashkët dhe kishin sjellë vezë për fëmijët. Enisa u interesua të dinte se pse kishin sjellë aq shumë vezë, ndërsa Markoja u përpoq t’i shpjegonte: “Për festën e Pashkëve të mitë ngjyrosin shumë vezë. Zakonisht me të kuqe, kurse Ana dhe unë pastaj i zbukurojmë – u ngjitim figura të ndryshme, po unë kam shumë dëshirë t’i vizatoj dhe t’i shndërroj në personazhet e mia të adhuruara!”. Ana i nxori vezët prej kutisë dhe u dha të gjithëve nga një kokërr, ndërsa Markoja mburrej se vetë i kishte vizatuar zbukurimet – një si Breshka Ninxha, kurse tjetra si Minioni. Luanit i pëlqeu shumë veza që mori dhe po e sillte para syve për ta parë nga të gjitha anët.
6
7
A
na vazhdoi të tregonte se ç’bënin gjatë Pashkëve: “Ndërkaq kur ngrihemi të dielën, ne cakërrojmë vezët mes vete për të zgjedhur kështu vezën më të fortë. Hajde të provojmë edhe ne tani! Merrni të gjithë nga një kokërr vezë dhe të provojmë kush do të dalë fitues. Ja, unë e Markoja, do t’ju tregojmë si veprohet. Marko, ti mbaje nga poshtë vezën, kurse unë do ta qëlloj nga lart me majoken e vezës sime. Pastaj anasjellas – veza ime poshtë, ti qëlloje nga lart me tënden.” Kjo garë e çukitjes së vezëve iu duk shumë interesante Enisës, e cila tha: “Aha, sa festë të bukur vezësh ju paskëshit!!!” Markoja ia dha një të qeshure sa e pati. Pastaj tha se kjo nuk është festë vezësh, por është festa e Pashkëve dhe shpjegoi se Pashkët janë një kremte kur besimtarët e krishterë shkojnë në kishë dhe urojnë për një jetë plot mirësi dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit, kurse vezët janë shenjë e lindjes së re, e rritës dhe sukseseve të reja. Më tej Ana e plotësoi duke thënë se para Pashkëve disa besimtarë agjërojnë, kurse Luani ndërhyri duke përmendur se e dinte ç’është agjërimi dhe se ky ishte sikurse ramazani, kur gjithë ditën nuk hahet e nuk pihet, por vetëm në mbrëmje.
8
9
P
o Ana e përmirësoi me fjalët: “Po, edhe ky është agjërim, por më ndryshe – nuk hahen gjëra të kafshëve – pra, as mish, as kole, as djathë...”, kurse Markoja shtoi me keqardhje se as qumësht nuk pihet e as qumësht me çokollatë nuk hahet. Enisa që e dinte sa qejf e kishte qumështin me çokollatë, u çudit si mund të rrinte pa pijen e tij shumë të dashur, por Markoja i tha se nuk agjërojnë fëmijët, po vetëm të rriturit. Ai tha po kështu se gjatë agjërimit fëmijët, ashtu sikurse të rriturit duhet të përpiqen të jenë sa më të çiltër, të sillen me dashamirësi ndaj farefisit, t’i ndihmojnë ata që janë në nevojë dhe të bëjnë durim. Në ato çaste ia behën para fushës edhe prindërit e Markos dhe Anës, kurse Enisa e pyeti Anën si t’ua uronin atyre festën e Pashkëve. Anës iu bë qejfi për këtë pyetje dhe iu përgjigj: “Mund t’u thoni ‘Gëzuar festa!’ ose ‘Gëzuar Pashkët!’, maqedonisht ‘Sreqen Veligden!’. Kur u afruan prindërit e Markos e Anës, Luani dhe Enisa me një zë bërtitën: “Sreqen Veligden! (maqedonisht)
10
11
E
ëma e Markos dhe e Anës i falënderoi fëmijët për urimet, kurse babai e kapi karrocën e Markos dhe ia rikujtoi se ishte koha të shkonin me Anën për vizitë te gjyshja dhe gjyshi. Markoja u gëzua shumë dhe tha: “Uaaa, sa shumë i dua Pashkët! Për këtë festë mblidhemi të gjithë kushërinjtë te gjyshi e gjyshja dhe cakërrojmë vezët, kurse pasi hamë drekë, ne luajmë e shoqërohem me orë të tëra.”
12
13
P
ara se të niseshin Ana e Markoja, u tubuan të gjithë fëmijët dhe filloi çokitja e vezëve. Në fund doli më e fortë veza që kishte Enisa.
14
15
Botues: UNICEF Për botuesin: Nora Shabani Redaktor: Violeta Petroska-Beshka Autor i tekstit: Filipina Negrievska Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska Dizajni: KOMA CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) NEGRIEVSKA, Filipina Pashkët / [Autor i tekstit Filipina Negrievska ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska]. - Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.) ISBN 978-608-4787-11-2 (кн.) 1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98856458
Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015
Të gjitha Tregimet me figura Shoqëria MELA Shoqëria MELA
Syzet e Enisës
Markoja në karrocë
Gjuha e Sarës
Gjyshi i verbër
Garat e shkollës
Familje të ndryshme
Gjuhë të ndryshme
Si për vajzat, si për djemtë
Hirushi
Andreja dhe macja e vogël
Dasma
Ndodhitë e Enisës
Pitër Pani
Bajrami
Shëngjergji
Pashkët
Loja me hije
Flluska sapuni