Worcester Now | Next Draft Plan Flyer - Albanian

Page 1

Njihuni me planin në mbarë qytetin e Worcester Now | Next! Gjatë një periudhe dy vjeçare, procesi Worcester Now | Next ka angazhuar anëtarë të ndryshëm të komunitetit në krijimin kolektiv të një plani afatgjatë në shkallë qyteti që pasqyron aspiratat dhe nevojat e komunitetit të Worcester-it aktualisht dhe ofron një kuadër për të drejtuar mënyrën se si ne të investojmë dhe formojmë qytetin tonë në 10 vitet e ardhshme, veçanërisht në aspektin e zhvillimit dhe infrastrukturës së Worcester-it. Skanoni kodin QR ose vizitoni now-next.worcesterma.gov për të mësuar më shumë rreth planit dhe ndani komentet tuaja për dokumentin e projekt-planit, që është i disponueshëm për komente nga publiku deri më datë 25 shkurt. Vizioni Në shekullin e katërt të Worcester-it, ne parashikojmë një qytet krijues fqinjësh që vlerësojnë përfshirjen dhe festojnë diversitetin. Ne do ta ngremë qytetin tonë duke investuar në mënyrë të barabartë në komunitetet tona, duke lidhur lagjet tona me mundësitë dhe duke i dhënë përparësi rritjes së qëndrueshme që mbështet cilësinë e përmirësuar të jetës për të gjithë.

Pikat kryesore të planit Nga angazhimi dhe analiza gjithëpërfshirëse e kryer gjatë këtij procesi planifikimi dolën tre pika kryesore të planit. Këto pika kryesore përfaqësojnë thelbin e asaj me çfarë ka të bëjë ky plan dhe si e pozicionon qytetin për të vepruar në vitet e ardhshme. Një kuadër për rritje, i përqendruar në vlera, nga i cili përfitojnë të gjithë anëtarët e komunitetit të Worcester-it. Investime publike të barabarta dhe të qëndrueshme në lagjet e Worcester-it. Një qytet më i lidhur dhe i aksesueshëm për të gjithë.

Prioritetet e zbatimit Pikat e mëposhtme të veprimit të hershëm me prioritet kryesor do të jenë fokusi kryesor për zbatimin e këtij plani gjatë 3 - 5 viteve të ardhshme. Shumica janë tashmë duke u zbatuar në njëfarë mënyre.

Shihni faqen tjetër për të mësuar më shumë rreth kuadrit për rritje që do të udhëzojë planifikimin e lagjeve, rindarjen e zonave dhe investimet në infrastrukturë në të ardhmen!

1. Krijimi dhe zbatimi i Planit të Veprimit për Mobilitetin (Mobility Action Plan, MAP) 2. Zbatimi i ndryshimeve të mëposhtme të zonimit para rishikimit të përgjithshëm:   a. Legalizimi i njësive të banimit shtesë (Accessory Dwelling Unit, ADU) në mbarë qytetin   b. Reduktimi i kërkesave minimale të parkimit jashtë rrugës   c. Reformimi i kërkesave për mbrojtjen e pemëve 3. Zhvillimi i një plani strehimi 4. Advokimi dhe sigurimi i burimeve për zbatim (kapaciteti i stafit dhe financimi) 5. Kryerja e vlerësimeve të kapaciteteve dhe nevojave të infrastrukturës 6. Nisja e një kontrolli të përgjithshëm të zonimit në mbarë qytetin


Kuadri për rritje Worcester po rritet shpejt - janë shtuar mbi 25 000 persona në 10 vitet e fundit dhe duhet planifikuar edhe për 60 000 banorë të rinj deri në vitin 2040. Ky plan ofron një kuadër të bazuar në vend për të nxitur rritjen e ardhshme atje ku ka potencialin më të madh për të mbështetur një Worcester më të aksesueshëm, të barabartë, të qëndrueshëm, ripërtëritës dhe më të gjallë. Kuadri për rritje, që përfshin katër kategori ose lloje rritjeje, do të jetë themeli për rizonimin e ardhshëm në mbarë qytetin, si dhe për përpjekjet e planifikimit të fokusuar gjeografikisht, duke filluar nga Zonat e Rritjes Transformuese.

Rritja mesatare në mbarë qytetin Lejon rritje shtesë dhe të butë kudo në qytet. Zonat e rritjes së menaxhuar Lejojnë rritje të moderuar në dendësinë e banesave brenda një çerek milje lëvizjeje në këmbë nga korridoret ekzistuese dhe të mundshme të ardhshme të transportit. Zonat e rritjes plotësuese Nxisin zhvillim shtesë shumëfunksional në prona të lira ose të pashfrytëzuara në zonat ekzistuese me mundësi të lartë për të ecur në këmbë dhe akses transporti. Zonat e rritjes transformuese Mundësojnë riinvestim të konsiderueshëm dhe transformim fizik në zona me potencial të pashfrytëzuar për mundësi të larta për të ecur në këmbë dhe akses transporti që mund të mbështesin rritjen e konsiderueshme të vendeve të punës dhe/ose strehimin me densitet më të madh me përdorime komerciale plotësuese.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.