3 minute read
të punojmë së bashku për të përmirësuar gjërat
Për shumë vite, njerëzimit i është dashur të punojë si grup për të arritur qëllime të përbashkëta. Që nga fillimi, na është dashur të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të mbijetuar, për të gjuajtur për ushqim, për të ndezur zjarr dhe për të mësuar nga njëri-tjetri. Çelësi i evolucionit njerëzor ka qenë gjithmonë bashkëpunimi.
Advertisement
Megjithatë, me kalimin e viteve, kjo sjellje instinktive ka qenë duke u zbehur dalëngadalë dhe arsyeja kryesore është mungesa e nevojës për të punuar së bashku për të arritur nevojat tona personale. Në një shoqëri ku dikush gjykohet nga statusi i tij social dhe ekonomik, duke qenë pjesë e një sistemi kapitalist, është e lehtë të udhëhiqesh nga lakmia dhe egoizmi kur mendon për interesat e tua vetjake. Është e sigurt të thuhet se njerëzit janë bërë shumë individualistë, në aspektin e mirëqenies së tyre.
Sociologu revolucionar Peter Kropotkin, shkroi një libër të quajtur “Ndihma e ndërsjellë” (Mutual Aid), ku ai e përshkruan ndihmën e ndërsjellë si praktika e të kuptuarit dhe përfshirjes në mirëqenien e njerëzve përreth jush. Këto mund të jenë familja juaj, miqtë, fqinjët, shoqatat, ose çdo lloj komuniteti tjetër.
Në këtë libër, Kropotkin bën një krahasim midis sjelljes së njerëzve dhe kafshëve, ku njeriu është i verbuar nga hidhërimi i tij, dhe nuk është i aftë të arrijë qëllimet e tij, edhe pse ka më shumë burime, njohuri dhe inteligjencë sesa kafshët. Por sërisht, milingonat janë të afta të ndërtojnë ura dhe të organizohen shumë më mirë se njerëzit, ashtu si dhe zogjtë janë në gjendje të komunikojnë me njëritjetrin çdo pranverë dhe vjeshtë për të migruar së bashku në një vend tjetër, duke kapërcyer dete dhe toka të largëta.
Ka shumë mënyra se si dikush mund të përfshihet në praktikën e bashkëpunimit të ndërsjellë. Duke pasur thjesht një mentalitet të hapur gjatë ditës suaj, është gjë e mirë që ne në mënyrë të pandërgjegjshme të ndihmojmë njëri-tjetrin, pa pritur asgjë në këmbim, vetëm sepse vërtet dëshirojmë më të mirën për njëri-tjetrin.
Është gjithashtu mirë të marrësh pjesë në veprimtaritë lokale përmes klubeve, shkollave, shoqatave dhe punës sonë. Vullnetarizmi është një mënyrë e mirë për të përhapur solidaritetin përgjatë komunitetit, duke krijuar një rrjet njerëzish që ndajnë të njëjtat qëllime dhe interesa. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t’u shoqëruar dhe për të bërë miq.
Në përgjithësi, ndihma e ndërsjellë konsiston kryesisht në praktikën e empatisë me të tjerët, duke pasur parasysh se situata e tyre është krejtësisht e ndryshme nga e juaja, dhe se ata kanë nevojë për ndihmë, në të njëjtën mënyrë që ju do të kishit nevojë për ndihmë nëse ju do të ishit në situatën e tyre.
Ferran Mortez Përkthyese: Ejona Limanaj