Kohe fluturimesh 19 02 2015

Page 1


KOHË FLUTURIMESH

2


KOHË FLUTURIMESH

Xhelal Jakupi KOHË FLUTURIMESH /roman/

3


KOHË FLUTURIMESH

4


KOHË FLUTURIMESH

Xhelal Jakupi

KOHË FLUTURIMESH

/roman/

Shkup, 2O14

5


KOHË FLUTURIMESH

6

I


KOHË FLUTURIMESH

7

“Ai nuk mund t’u dilte me shpjegime gjërave deri në fund.Toka ishte e gjerë, koha ishte e gjatë,njerëzitishin të shumtë”

1 Ezani sabahut i preku lehtë të dëgjuarit. Përfundonte një natë e gjatë, ndonëse orët shënonin kohën më të shkurtër të sajë. Këte e dijnë të sëmurit që mezi presin mëngjesin si shpresë për t’u kuruar e për të jetuar. Të kundërtën e dijnë të dashuruarit që kalojnë natën e parë të martesës. Dyshet nuk duantë mbarojë nata asnjëherë. Mirëpo, mëngjesi shpresëdhënës i të parëve është vdekjesjellës për kënaqësitë e të dytëve. Kështu kujtohej, përderisa zëri i vinte sa për t’i treguar kohën, aq edhe për ta ndërmedur ku gjendej.Herë-herë në gjumë Ermali u gjet me veten n’fluturim. Si zog mali u shetit mbi vendet e Grykës Dervenit. Ëndrrat e kandisën se mund të fluturonte! Në hapësirë përmbushej me ndjenja të jashtëzakonshme lartësimi. Njëjtat i prisheshin kur ndalonte në majën e Malit të Thatë. Sa herë fluturonte aty ndalej. Dhe, kur këmbët preknin shkëmbinjtë e thepisur, i dilte gjumi. Duke i’u prishur gjumi i përplasej ëndrra me zhgjëndrrën. Çastësisht ndahej në dysh, ndjenja e lumturisë që e bënte të fluturonte dhe ndjenja e frikës se mos binte nga maja 1383 metro, e’i merrte fund jeta si pre e pamerituar e Iliridës së thellë. Shifra e lartësisë përkujtonte një kufi kohor që përkonte me kahun e fluturimit? Po ta dinte historinë sa


KOHË FLUTURIMESH

8

duhej, fluturimthi kalonte mbi pesëqind vite! Nisej nga dita e sodit, dhe pasi të arrinte, kthehej prapë rrugës së njëjtë. Peng mbante dëshirën për të marrë vesh sesi jetuan stërgjyshët gjithë ato vite. Por, nuk e ngau më tej! Nga pozita në kokërr të shpinës, siç i thonë fjalës në Grykë për ata që i janë dorëzuar papërballueshëm sulmuesit, u kthye në krahun e djathtë dhe u përpoq ta zinte përsëri ëndrrën. Mbylli sytë duke pritur ta merrte gjumi. Deshte fluturimin që s’ndalej te shkëmbi. Krahëhapur tu jepte vendeve përreth, derisa nuk e prekte kush për ta ngritur të hante mëngjesin. Por jo!Gjumi zbehtas nga largësia bënte me dorë lamtumirën e fundit. Bashkë me qejfin e të hyrit në bylyk, mbante edhe peshën e ishareteve të burrërisë. Dyjat i’a thonin veten e dëshiruar. Kjo gjuhë lexonte veten dhe të tjerët: ”Po s’e lexove veten, nuk di ti lexosh të tjerët.”- ifolte vetja-vetes pa u dëgjuar. Në vehten e dëshiruar muajve të fundit i qe ngulitur e po i përsëritej orë e çast ndjenja e të qenit komandant ushtrie me një nuse të bukur përkrah. Me te kërkonteedhe një mirëqenie materiale më të mirë. Po, pse komandant? Lufta pati mbaruar! Pse një nuse të bukur? Ai nuk qe në moshën e martesës! Pse mirëqenie materiale, kur posedonin tokë me bollëk e bukë të mjaftueshme! Zbrastira për të mbjellë një bimë zemre tjetërfare qe trasuar dukshëm. Boshllëku dëshironte t’mbushej! Komandantllëkun e kërkonte rradakja, gruan e bukur ashikëria, mirëqenien azatë e trupit? Duart, këmbët, flokët, lëkura, gjuha, sytë, veshët, gati pa fre prisnin t’u


KOHË FLUTURIMESH

9

turreshingjërave që u pëlqenin! Kryefjala e krejt kallëzuesve, shpirti, u mësyntetë panjohurave?! Ndërkohë që bardhësia shtrohej me mëngjesin në sofër, dhe agu mbulonte jorgan pangjyrë yjet e panumërt, një yllë qe shkëputur dhe ngatërruar thellënajave të zemrës. Ylli, njëzetekatërorshin e parë do të printe për të gjetur?Në të dytin do të qe pikëshkrirje në gjënë e dëshiruar !


KOHË FLUTURIMESH

10

2 Në fund të përmbytjes gjymashe u kthjellua tërësisht. Filloi ti mendojë gjërat qëlidhen me jetën e vërtetë. Para një muaji doli nga dhoma e prindërve dhe u vendos në dhomën e gjyshërve. Prej atëherë teke e trille i paraqiteshin dita-ditës. Ndoshta muaji fluturimeve fillonte si pasojë e këtij ndryshimi! Përfolej katundeve se muaji i parë i martesës është muaji kur njeriu ndjehet ,,i fluturuar”. Atë e robërojnë epshet e kënaqësisë dhe mundimet mendore për të ardhmen. Po ai, nuk qe në muajin e parë të martesës! Pse këto ndjenja e giligicnin? Dëshironte të dijë në qe i vogël, apo rritur taman sa duhet, por jo për martesë? Hovi i tyre e shaplladiste! Në s’i vinte kjo fanitje, as që do ta besonte ndonjëherë. Mendimet pa marrë parasyshë sesi vinin, dalëngadalë rreshtoheshin si shkollë e prindërve të dytë, gjyshes dhe gjyshit. Shtytje të paqarta mbillnin abecenë e kultit të bukës, krijuesit, gruas, të kaluarës, tokës, nderit? Fluturimi me mendje përgjatë ditëve niste nga një tekë, lëvizje, jehonë, zë, shushurimë, rast, rastësi, a ndodhi. Pastaj lidheshin gjërat me të vërtetat, gjysmë të vërtetat, e jo të këtillat. Ndodhte në momente gjërat t’i largoheshin krejtësisht nga logjika e shëndoshë. Ato edhe pse përfytyroheshin qartë, s’lidheshin me ndonjë realitet të caktuar. Qe rritur?! Disa thoninka hyrë.Disa, se do të hyjë s’shpejti në mbretërinë burrërore. Me siguri ashtu thoshin për shkak të zërit që i ndryshonte dita-ditës. Zëri, sa afroheshte t’i


KOHË FLUTURIMESH

11

gjasonte atij burrëror, ktheheshtee’ingjante atij të zakonshmit. Dukurisë i përshtatej një dallim i dukshëm. Fijet e njoma të qimeve mbi buzë i mbinin si një bar i njomë pranveror. Para pasqyrës qesheshtemeqësëndi!Dilemë dyanëshe i lozte mbi krye! Njëra anë shpatë luftëtari për luftë dhe mbrojtje. Tjetra dorë xhelati mekomandën gati. Me siguri qe i mençur, pasi në këtë moshëmendonte të merrej me jetën kaq gjerë e gjatë! A mos ishte ndonjë alamet djalë që do t’u jepte udhë punëve të botës! Pse jo? Pati dëgjuar për të tjerë të kësaj moshe,prijës, udhëheqës, mbretër, të ditur, evlija, të dërguar, dragua, njerëz me aftësi të jashtëzakonshme. I Dërguari Isa, paqa dhe mëshira e Zotit mbi shpirtin e tij, lindi me vetë Ungjillin që të nxirrte njerëzinë nga terri në dritë. E çka?Jo. Nuk ishte i dërguar! Por a mund të ishte i sojit evlija, njeri i shënuar, prijës? Njeri i shënuar i dukej e kapshme, prijës jo? S’kishte principatë, as mbretëri, as shtet, ku do ta trajtonte veten me këto veti. Shtetin aktual nuk e ndjente të vetin. E ndjente rrobë të veshur me zor. Anipse ajo duhej të mbronte nga të ftohtit e të nxehtit, ajo më shumë e gërvishte dhe sikletoste. Deshte ta zhvishte e ta lironte veten sa më parë. Këte e dëshironte, edhe me kushtin se mund të sëmurej keq. Pse shtetin e krahsonte me veshjen? A thua pse çdo stinë kërkonte rrobën e vet. Mendimi për shtetin i ktheu rrugën e drejtimit! Mos kokëkrisej kot, e i jepte vetes kësi dhuntish? Mos noksandisej padiktueshëm? Jo, arsyetonte! Të qenurit normal, pa i bër me gisht ivulosej pa ndonjë vërejtje nga rrethi. Kështu e kuptonte, pasi nuk përballej me masën e një vlerësimi


KOHË FLUTURIMESH

12

ndyshe. Asfarëgjëje nuk e vendoste te ata që flasin“me yjet e barkun thatë”? I shkonte apo s’i shkonte dikujt për huji, ai kalonte pazarin e të barabartëve në të gjitha fushat. Qëndronte rehat në këtë rreshtim. Vërtetë thoshin se i vogël në djep ka qarë shumë, bile edhe se është trembur shpesh në gjumë. Por vaji vegjëlisë nuk qe zanafillë që e shpinte tek ata me pikë. Përkujtimin vajmadh herë-herë vetëm gjyshja i’a mbante gjallë, të tjerët vetëm kur bënin krahasimin e fëmijëve që u qanin në djep. O Zot! Imagjinata për të mbisunduar gjërat në lëvizje me mbarë tërësinë e tyre nuk i ndahej. Ditën sa mundej i zgjerohej,ndërsa natëne bënte si e bënte e merrte me vete. Mali e thërrisnin shkurt Ermalin. Dhe kur i përmendej emri vazhdimisht i dukej se e pohonin, mohonin, ose i tërhiqnin vërejtjen për ndonjë gjë jo të zakonshme? Përmendja e emrit herë-herë i shkaktonte një frikë të papërshkrueshme. Frika i diltepapritmas sihendek dhe pastaj i shtrohej si një humbëtirë e pafundme! Paralelisht e përcillte dëshira e dhimbshme; ,,të jesh apo të mos jeshë”, e që i duhej përgjigjur me“pse të mos jesh ai që dëshiron të jesh”? Populli kët gjë e përshkruante me një kararë dymendimësie me skaje t’patakueshme. Njëri nis me“maksaullin” njeriunnaiv. Tjetri”herifi është tel”, arrinë ku s’ta merr mendja. Të parët gjërat i presin shkurt, ashtu siç shfaqen në sytë e tyre, ose, si i tregojnë të tjerët për vete. Të dytët arsyetohen; njeriut të parë Hazretit Adem i është dhënë të menduarit nga Krijuesi që e krijoi apo e jaratisi të mundë të emërojë sende, gjëra, gjallesa, e të komunikojë


KOHË FLUTURIMESH

13

për t’u shërbyer. Njeriut njëherë i shkon mendja te gjëja, pastaj vepron mbi të. Ai shkon te kafsha për ta ushqyer, vetëm pasi s’pari i ka shkuar mendja? Kërkon për të ngrënë, apo për t’u martuar, vetëm kur është i uritur, dhe vetëm kur i çelin dëshirat për grua. Ai nuk shkon për ta marrë mollën e kuqe në arë, pa i fluturuar së pari mendja tek lëngu i sajë i ëmbël! Por mendja mund ti vejë edhe në kulmë të dimrit te molla në bahçe, por mollën nuk e gjenë dot! Sido që të jetë, mendja, sytë, barku, zemra, shpirtimbajnë gjallë këtë të kujtuar? Të fundit me mendjen tel e arsyetojnë epërsinë e tyre ndaj të tjerëve me faktin se të dërguarëve përmes engjëjve të padukshëm u vinin shpalljet si mendime, pastaj këto u’a përcillnin njerëzve për të jetuar me rregulla të caktuara. Ndoshta kësisoji përmes telit njerëzit u kujtuan të komunikonin mes veti! Për të funditngjarja vinte nga një njeriqë shërbeu në Pallatin e Mbretit Zog:“Njënjëri kishte folur përmes telit me një tjetër, që s’dihej se ku ishte, por ishte shumë largë. E quajtën shkolafshë, të shkundur, dheqeshën me të me lot.“Tel nga mendja”- thanë për t’i përqeshur të gjithë që s’e kishin haberin për telefonin, dhe nuk ua rrokte fiqiri se fjalët ecnin për teli. Ndjenja të padëshiruara e bën të ndjehej i hutuar. Prindërit e mashtruan se qe rritur. Gjoja gjyshes e gjyshit u nevojitej për përkrahje. S’besonte, ata mbaheshin fortë, bile natën dilnin vetë për nevojat e tyre. Edhe arsyetimi se qe bërë familja e ngushtë vetë i shtati, motra e vëllezër, e se dhoma nuk i zinte, nuk mbante. Natën e fundit, para se të mashtrohej të flinte me gjyshërit,


KOHË FLUTURIMESH

14

vështroi mirë vendin e fjetjes. Afër motrës Xhevrije vërejti vend të zbrazët për dy veta. Prandajë komentonte: “Më ndajnë pse s’më duan, më ndajnë pse ngucem me motrat, vëllaun, para se të flejmë, apo thjesht pse jam rritur e duhet t’i lë rehat në punët e pasmesnatës”. Barrën e ndarjes i’a lehtësonte dëshira të dukej i rritur. Rritja fillonte duke fjetur e duke u ngritur me pleqtë. Nga gjyshi ndëgjonte:“mendja e plakut dhe forca e të riut bëjnë çuditë e botës”. Me siguri mbante, por, për t’ia ditur rëndësinë duhej ta haje me vite. Shija provohej vetëm me të përtypur gjënë, qoft ajo edhe vetë jeta. Por si dihej? Sa bënte të piqej, nga zjarri i madh mund edhe të digjej!


KOHË FLUTURIMESH

15

3 Plaku përveshi llërët duke bër nijetin. Me ujin nga xhygimi i aluminit fillimisht lau duart, pastaj gargarisi fytin, hoqi ujin me hundë, lau fytyrën, krahët gjer mbi bërryla, fërkoi kokën, dhe më në fund lau këmbët me kujdes që të mos i binin pikat jashtë legenit të bakrit. U menjanua në qoshin e odës duke u vendosur mbi një postaqi leshi të krehur me kujdes. Këndoi thirrjen e fillimit të namazit me një zë përgjërues. Pasi u lidh me duar në mes, lexoi heshturazi vargje në arabisht nga disa kaptina të Kur’anit. Qëndroi në këmbë, përkulur dhe ulur, katër herë me një ndërprerje. Përshëndeti engjujt shoqërues me kthyerje djathtas-majtas të kokës, pasi në islam ata përcjellin falje–lutjen nga dy anët e lutësit. Në fund bëri aminin e përfundimit me duar të ngritura. Në ngritje fërkoi fytyrën dhe i’u kthye plakës: - Qako, ngrehu e falu, qako.....qako!.1Në Ditën e Gjykimit nuk kam për t’ët ndihmuar, është ditë e rëndë, atë ditë nuk do të ndihmojnë as gjumi as rehatia, do të mbulojnë bitevi djersët e gazepit. Jorgani me atllas që të duket i mirë, i ngrohtë, do të jetë nga dy anët me pëlhurë zjarri që ta shkrumbon shpirtin. Ajo s’bëri zë në fillim, vetëm e shiqoi. Më pas duke i ledhatuar flokët djalit, i’u kujtua përgjigja:

1

Derv. Qako - grua plakë


KOHË FLUTURIMESH

16

-Ti lehtë e ke, o pqak2falu e lutu, shko në xhami, shëtit nëpër miq, ku ndihmon e ku jo shtëpinë! E unë e shkreta....... - gjysmëgritur filloi të rregullojë mëngën e këmishës së gjatë të natës, të vejtur e qëndisur qosheve me tel të kuq e aspra ngjyrë floriri. Shfryu turivarur që i pati ikur lartë krahut levencja, dhe vazhdoi - mjel lopën, mëko viçin, ruaja fëmijët nuses, përgatit ty kalin për udhëtim, pastro grazhdin e lopëve... ehe.......heee e sa punë të tjera - Plaku i vrënjtur i’a ktheu: - Ja ja breh......nisi me sabah - dhe doli duke tërhequr frengun e derës përmenjëhershëm. Plaka me krahë mbështolli djalin duke mbledhur buçkat për mospërfillje. Ermalit nuk i pëlqeu qëi turrej gjyshja. Yrishi i shkatonte një ndjenjë vogëlsie të padëshiruar. Pas pak u ngritën që të dy. Dielli padiktueshëm mbuloi gjithçkanë e Zotit. Babai, gjyshja, gjyshi, vet ai, filluan të përgatisin lëmën, për të shtrirë e lëmnosur elbin që do të vinte pak më vonë. Gjyshja Mize, shkurt për Ramize, qëllimisht u vonua me namazin e sabahut që me abdes të zinte rregullimin e lëmës. Bëri bismelen tri herë në qosh të lëmit, këndoi Fatihanë3e pastaj ngriti duar lartë: “Zoti ynë, na mundëso këtë bereqet që Ti e krijove, ta fusim në hambarë. Mosna e merr, pasi atë e krijove në ara për ne. Zoti ynë, mos na lë të na mungojë buka e gojës dhe zahirja e lopëve. Ty të falënderojmë. Ty të adhurojmë, dhe vetëm Ty të jemi mirënjohës”.Gjyshi Hazir groponte gropën e mullarit. Mandej do të mblidhteedhe gurët e përforcimit 2 3

Pqak- burrë plak Kaptina e Hyrjes


KOHË FLUTURIMESH

17

anësor. Plaka me teneqe stërpikte lëmën. Me netullën faroshe që rritej në oxhakun e fundit të arës së bostanit, do t’i fshinte të gjitha lëvozhgat, gjethet e barishtet e shkulura. BabaitFeta i qeshte fytyra duke zënë në zgjedhëbalon dhe arapin. Herë këndonte e herë fishkëllente të njëjtën këngë: Mori Dud, a mori Dudie, Na ka thirr o pasha n’ushtrie, Njo ka njo, o shpi për shpie, Si t’lë vetëm o unë o i zie. Melodia nuk u pëlqente qeve. Këte e tregonin me lëvizjen e bishtit dhe ngritjen e veshëve përpjetë. Ritmi i këngës u kishte kaluar në instikt qëparalajmëronte se së shpejti do të ziheshin në zgjedhë për të vozitur arabanë, apo në parmendë për të lëvruar. Qëmenatëqetëu ushqyen me misër të bardhë të zier, dhe u qe mbushur grazhdi me dy duaj grahure. Në zgjedhë djaloshi u lëmonte kurrizet duke i ngushlluar - ”do të mundoheni këtë javë, por do të ketë krunde, meçe, poçainka4grurë, kashtë ene për ju”. Kur lëma mori formën e duhur, tre meshkujt u bënë gati të niseshin për në arë. - O Buç, - i’u drejtua babait. Deshteta lus e bindë përnjëherësh - a të vij te Ara e Fushës? - ndaloi për çast duke u skuqur dhe vazhdoi – me mund të ndihmoj diçka? - e tha këtë duke pritur t’i dëshmonte në qe rritur vërtet, apo do t’i thoshte 4

Кokrra gruri, elbi, thekre të pazhveshura“


KOHË FLUTURIMESH

18

si më parë: “rri në shtëpi, biro, je ende i vogël për punët e fushës”. - Eja bir, eja! -tha ai, e i’a bëri me dorë të ngjitej në pjesën e parë të arabasë, derisa në pjesën e dytë do të vendosej gjyshi. Plaku me vetë prezencën patjetërtë përhajrte fillimin e të korrave në arë. “Por ende më llogarit të vogël, pasi mëtha të ngjitem në pjesën ku ngjiteshin të vegjëlit - tha me vete dhe vazhdoi mendimin: mëndanë nga shtrati, por ende më llogarisin për të vogël, ndoshta për disa ditë do të më thonë, kthehu se ende ke kohë për të kaluar pragun e cullënisë.” Bilbilat n’simfoni përcillnin ecejaket e njerëzve në Udhën e Madhe. Rruga kryesore e hyrje-daljes së katundit kremtonte festën më të bukur të motit. Arabatëmbushur ezbrazur me shoqëruesit ishin të ftuarit e sajë. Në kët vlim bartësit në vend të përshëndetjes shkëmbenin pyetjepërgjigjet: “a e barte ?”, ”a ke më ?”, “si doli filan ara?”, “e ka pasur krahun e drithit”, “ishte e mirë”, “është me rosë toka atje dhe se ka dert të thatin”, “doli mirë sivjet“, “kjo është farë e mirë”, nënë e mirë bën fëmijë të shëndoshë” Cërrokët, pleqët, gratë, nëpër shtëpi qenë përshkuar nga ky ngazëllim i mahnitshëm. Ngazëllimi përfshinte skutat e paprekshme të natyrës dhe lulëzonte të palulëzuarat e saja. Kompozimi i kësajë harmoniepërkujtonte se natyra me njerëzit bëjnë dasmën e vitit. Me gjyshin hipur në araba arritën në arë. Drithnajat i frynte erë e lehtë. Tallazi valëvitës


KOHË FLUTURIMESH

19

sikur zgjonte një betejë engjujsh për ndihmë. Korrëtarët në rradhë mprehënin drapinjtë, kush me jege e kush me limë. Burrat lidhën e ngjeshën brezat fortë, që t’u vinte më lehtë midiseve. Gratë gjithashtu shtrënguan uçkurët e dymive që të mos u binin gjatë përkuljeve. Me drapinjë në dorë dhe me lyktyrat nën sqetull i niseshin punës. Lyktyrat prej kashte të thekrës përdoreshinlidhëse për duaj, dhe përgatiteshin prej në mbrëmje. I vendosnin natën në vijat e ujit të mpiheshin me lagështi, të bëheshin më elastike, e të mos thyheshin gjatë lidhjes së duajve. Në çdo arë udhëhiqte kryekorrëtari. Ai zgjidhej nga korrëtarët e tjerë. Nëse nuk zgjidhej nga korrtarët, atëherë emërohej nga kryeshtëpiaku. I zgjedhuri dhe zgjedhësit pa fjalë betoheshin se derisa të zgjasnin të korrurat do të silleshin me përpikshmëri ndaj detyrave korrëtare. Kryeshtëpiaku si mbret mbante llogari të delnin faqebardhë në kët betejë.Kryekorrëtari jepte urdhër për fillimin e korrjes, kohën e sillës, drekës, pushimin e pasdites dhe përfundimin e punës në fund të ditës. Kishte të lidhur mbi brez marhamanë me lake të zbukuruar me qëndisma të ndryshme. E bënte sefte në ditën e parë të korrave. Kryekorrtari e dinte sesa korrës nga familja i duheshin për secilën arë. Numri i korrësve ndryshonte nga ara në arë. Në shihterrezik nga mbetja pas me punë, në mbrëmje ftonte argatë farefisin t’i vinin në ndihmë ditën e nesërme. Me magjatoren bënte rendin e ushqimit për një javë. Renditte mbushjen e disahershme të shtambave me ujë në burimet e afërta, ngafëmijët e rritur të familjes. Gjithashtu caktonte rendin e arave në radhë për t’u korrur. Veç tjerash


KOHË FLUTURIMESH

20

kryekorrtari i dispononte duke kënduar vetë, o duke shtyrë ndonjë tjetër të këndonte. Qëllonte para të korrave fjalë e parë të qe pyetja kush e qëndisi marhamanë oposherveten e brezit me zbukurime? Ose shtrohejpyetja në cilën arë duke korrur ndodhi filan ngjarja? Brenda një ore axhallarët me dy gratë dhe dy fëmijët e tyrekorrën një leh elbi dhe po e lidhnin duaj. Duajtë dukeshin si fëmijë që flinin ëmbël. Më pas nga gjashtë, tetë apo dhjetësish grumbulloheshin në shtregë për t’u ngarkuar. Gjyshi në njërën dorë mbante shtëmbënme ujë, ndërsa me tjetrën çakenë prej teneqeje të bardhë bakri të blerë në çarshinë e Qytetit nën Kala. Me fytyrë të çelur filloi t’u jepte ujë duke i përgëzuar me punë të mbarë. Ata dukeshin të gëzuar që po mblidhnin nafakën e shumëpritur. Plakuhyri në mes me ujin e ftohtë nga çezma e Shaban Lalës, dhe pyeti për këshillim sesi do të qe fundi ikorrje-shirjeve. - Njëzet teneqe të kemi elb, tridhjetë e pesë grurë dhe njëzet e dy kollomoq të bardhë, do t’ia dalim disi - llogariste dhe kruante kokën babaçko - ato bëjnë shtatëdhjetë e shtatë teneqe drithë. Llogarite, për nëntëmbëdhjetë familjarë, duket se del hesapi - plaku që kishte punuar një kohë mullixhi, llogariste teneqen tridhjetë kilogramëshe, masë që do të mbushej shtatëdhjetë e shtatë herë – dhe vazhdoi - shtatëdhjetë herë nga tridhjetë, bëjnë dymijë e njëqind kilo, plus shtatë teneqe nga tridhjetë kilogram, bëjnë dyqind e dhjetë. Dymijë e njëqind plus dyqind e dhjetë bëjnë dymijë e treqind e dhjetë kilo...” - dhe heshti


KOHË FLUTURIMESH

21

duke përsëritur llogarin në vete. Hesapi dhe nevoja plakun çdo herë e ngucnin për palce. E parae degëtiste në anë të ndryshme, e dyta e çorodiste në si dilte hesapi. Nuk qe i sigurt në kalohen dymbëdhjetë muaj me aq kilogram drithë.Here-herë patën kaluar edhe vetëm me njëmijë e tetëqind kilogram, e herë edhe me dymijë e pesëqind mezi dilnin deri në të korrat e radhës. U kujtua se ndodhnin të grishura e të pagrishura; lindje, vdekje, dorëdhënie-vajzash, dorëmarrje-nusesh, fejesa, dasma, mevlude qejfi, tespihate, hatme, syneti e të tjera mbledhime, por edhe pati dhënë drithë hua në miqësi për rast nevoje. Ata i’a pohonin ndërveti çdo fjalë plakut, por nuk i ngrinin kokat lart për t’ia vërtetuar haptazi, ngase s’qenë kryer të korrat dhe lëmët s’kishin përfunduar. Ndryshe mund të qeshnin gjithë Sylari e mbarë Derveni. - Si ju duket, kjo barrë, bëhet apo jo? – këmbënguli gjyshi. Xhaxhait të madh Nafiut llogaria nuk i pëlqeu! - O babë, hesap pa hanxhiun. Të japë Zoti t’i mbledhim e pastaj të bëjmë një mevlud vetëm për të korrat. Kjo mesele me mend shpesh na ka kushtuar. Ti vetë ke thënë se në kohën e Bullgarit të Parë duke korrur ra një breshër i madh, mbajti një lagështi e madhe, saqë një muaj të plotë nuk mundeshit të dilnit në ara. Të mos ishte Ara e Spahijve me pak kollomoç dhe patatet e Fushës së Gjatë, do të vdisnit urie. Plaku heshti. Xhaxhai i vogël Musai nga lodhja si dukej donte të zbraztemllefin:


KOHË FLUTURIMESH

22

- I lëmë këto punë për më vonë o babë, e të mos na ndodhë si në kohën e shkaut komunist, kur na i zbrazën hambaret, se gjoja nuk i’a kemi dhënë sasinë e tepërt shtetit. Ti ecje nëpër miqasi duke kërkuar me thes në shpinë që të na ushqeje,dhe mjaft dobëtarritëm pranverën! Plaku u bind se biseda e mëtutjeshme s’përfundonte, dhe bëri me krye të vazhdonin punën. Të gjithë filluan me ngarkimin e duajve të elbit. Përderisa arabaja niste gëzimin e parë të shtëpisë, gjyshi shpaloste epopenë e tij varfënjake. Një dimër, gjatë pushtimit nazifashist, i ndodhi që në shtatë mullinjë të kërkonte miell misri për bukë goje dhe nuk gjeti. Kudo i thonin “pas dy-tre ditësh”, e ky kthehej duke mos ditur kah t’ia mbante. Ai do të përcillte nga hija e dardhës korrësit e tij.Ermali do të voziste duajt e elbit nga ara në lëmë. Eceardhjet kapnin largësinë dhjetra kilometra, duke u përsëritur deri në mbrëmje. Djaloshi prej arës do të kthehej në këmbë duke përcjellë qetë e zënë në araba, dhe ate, herë do të dilte në njërën anë, e herë në anën tjetër, në mos binte ndonjë duaj i zën prej degëve rrethrruge. Gjatë ardhjes do hipte nëaraba. Me thupër do ti ngiste qetë që nga lodhja mund ta ngadalsonin hapin. Rrugën s’do e bënte kot? D’ot parashtronte shumë pyetje, por edhe do t’ijepte vetes shumë përgjigje?!


KOHË FLUTURIMESH

23

4 Shoqërimi i parë i arabasë, prej arës në lëmë,djaloshit i fillonte mekujtesën e një ngjarje të pazakonshme? Tregohej për një nënë që mashtroi fëmijët e sajë duke vendosur të ziejë gurë të përhimtë në kazan. Fëmijët shihnin se diçka po zien, dhe mendonin se janë patate. Kur u mërzitën nga pritja e pyetën nënën: “Po kur do zihen më?” Nëna i luti të flejnë njëherë, pasi së shpejtë do të bëheshin gati. Lodhja i këputi në gjumë. Ndërkohë që ata flinin, daja, vëllai i nënës, që u’a dinte hallin, u kishte sjellë bukë thekre. Kështu me t’u ngritur dy fëmijët u harlisën fare: “Bukë e zier është kjo?! Po buka nuk zihet! Ajo piqet! Ne prisnim patate të ziera!?” Nëna me lot gëzimi pasi ushqeu fëmijët e saj u shfry: “Njëherë është zier e pastaj është pjekur. Pa shijoniçfarë shije të lezeçme ka!” Fëmijët e kënaqur fjetën qetë mes dajës dhe nënës së tyre duke përjetuar kënaqësi përrallore. Natën e kujtonin ndër më të bukurën e jetës. Vetëm atë natë ndonëse mund ta kishin harruar pritjen e babait nga kurbeti.Gjatë u mbeti në kujtesë mashtrimi i detyrueshëm i nënës. Për situata ku gjërat vinin papritmas, dhe pas një shtrëngate të keqe, thonin:“edhe e zier, edhe e pjekur”.


KOHË FLUTURIMESH

24

Pastajë rikujtoi ngjarjen për plakun e vetëm nëkasolle, gjatë një dimri kur mungonte buka. Plaku i vetëm në kasolle me qenin e tij. Uria e mundon disa ditë. Vendos ta vrasë qenin. Qeni nga uria, i mekur i afrohetplakut. Gjetur gati të shtrirë, me një të rënë thike i’a merr shpirtin. Me mishin e qenit plaku mbijeton disa ditë. Menjëherë pas kësajë sëmuret për vdekje. Para se të ndërronte jetë rrënkoi thellë duke u përpëlitur: ”Më mirë të haja mishin tim, se të hëngra ty, a allush i dashur!” Ermali mbante bindjen se plaku ka qënë i krisur, i pashpirt, e jovetëm i varfër! Përse të moslypte, e të mos e hante qenin?! Pse nga lypja njerëzit frikësoheshin si prej gjarpërit? Pse me lypjeu dukej se barazoheshinme magjupët lypsarë!E lypsarët i çmonin së tepërmi? Mirësishtë thonin se i ka çuar zori,e nuk guxonin t’i kthenin duarbosh! Po lypsarës’bëheshin me asnjë çmim! Mospërkulshmërinëe barazonin me çmimin e jetës. Jetën e këmbenin me krenarinë!Po si mund të jetë krenar njeriu kur s’ka asgjë? A vdiset me krenarinë, si me të vetmen gjë që s’këmbehet me asgjë? Alla-hallah, mjerë ata që jetuan me bukën embijetuan me krenarinë - i jepte kararë kësaj pune djaloshi, duke mos i ditur skaj tjetër. Frika e mungesës sëbukës,edhe pse e kaluar, si hije rrinte varë në qafë të ç’do njeriu.Fëmijët posadalë nga djepi padiktueshëm rreshtoheshin për ballafaqim me kujdesin ndaj sajë!Sjellja ndaj troshkave të bukës, që mbeteshin pasi të ngrihej sofra, qe më shumë se kujdes. Assesi nuk kalohej vendi i sofrës pa i rënë me fshesë. Bindeshin seu


KOHË FLUTURIMESH

25

dhemb kryet nëse i shkilnin trohat. Nga kjo druajte kurdisënedhe benë e tyre. Kur dëshmonin diçka, përbetonin: “e shkelsha bukën”. Flamuri i mjerimit i rreshtonte ushtarë të denjë të frikës ndaj skamjes! Parafytyrimet i mbështilleshin atypëraty n’kujtime. Mendonte.Përveç çdonjeriu, edheçdo shtëpi rëndon një botë kallzimtare. Çdo gjë në jetë nisë nga shtëpia! Jo rastësisht njerëzia pyesin e pyeten, “kur del nga shtëpija”, ,,kur kthehesh në shtëpi”, ,,ndihu sigurt si në shtëpinë tënde”, ,,ndërto shtëpinë me dritare nga dielli”, ,,mos mbetsh pa kulmë mbi kokë”! Të pastrehët kulmin e shtëpisë e barazojnë me parajsën dhe përjetësinë. Krahina me të madhe përdorë fjalën e urtë nga turqishtja: “dunja e vatan, ahiret e imanë”.Urtësia bartë kuptimin“shtëpia për këtë botë, besimi për botën tjetër”. Në brendin e saj gjente ngrohtësinë që përballoi ftohtësinëshekullore. Kur qe ndez zjarri që piqte bukën, nënave u vlonte gëzimi në gji! Njerëzit që shihnin tymin e oxhakut mbi shtëpi,vlerësonin se aty zotëronte jeta! Buka piqej me dru e herë-herë edhe me bajga kafshësh të thata. E pjekur mbështjellej me mësallëdhevendosej në magje.Magjetpërhera qëndronin në shtëpinë e zjarrit. Ashtu quhej dhoma ku piqeshin bukët dhe zihej batha. Gratë kur takoheshin strehëve të shtëpive pyesnin njëra-tjetrën:“a poqe bukën a zieve bathën”. Në shtëpinë e zjarrit qëndronte oxhaku i madh i larguar në proporcione të njëjta nga qoshet e murit. Në mes varej sanxhaku. Anësh i qëndronte çerepiprej balte të pjekur dhe saçiprej teneqe. Varur në murë qëndronin tavat e


KOHË FLUTURIMESH

26

bakrit, një a dy bakraçe5 kripaniku dhe lugatorja. Në raftin prej druri qëndronin sahanët e bakrit, tepsitë e aluminit, sita, kupa për gjizë, vegatorja, vorba, qypi, gjygimat e bylmetit, tëholluesja e petës, palareja, sita e rrallë, sita e shpeshtë, kulluesja e tamblit. Magjet, sënduqet e gjata deri në dy metra, qenë të ndara në tre pjesë të ngritura gjysmë metri nga toka në katër këmbë anësore. Nga dy anët e brendisë së sajë qëndronte mielli i situr. Në mes, në pjesën më të lartë në një sënduk të vogël prej druri qëndronte shenjtëria e saj buka. Sënduku prej druri në mes të magjes rrëshqiste përmes dërrasave të ngushta anësore të ngjitura në muret e bredshme të magjes. Kjo lëvizje anësore në qoshet e saj shkonte në anën e djathë dhe të majtë, duke i mundësuar magjetores të përdorë miellin e njërës apo anës tjetër. Në njërën anë qëndronte mielli i grurit ose i thekrës, në tjetrën mielli i misrit. Krahas magjesrenditetsofra e rrumbullakët. Nëse filani nuk kashtruar sofër, dihej se aty ndodhte diçka epazakont! Jovetëm mungesa e bukës e detyronte këte? Bënte vaki vdekje në familje, hasmëri, e fatkeqësi të ndryshme, që linin sofrën varur në mur. Atëherë farefisi, fqinjët, çonin ushqime të gatshme që haheshin në sofrabrez, ndaras, nga dy, apo tre veta. Pranë sofrës qëndronte macja e shtëpisë, e cila zakonisht nuk ngatej të merrte diçka mbi sofër, ngase e dinte se asaj të parës do i ofroheshin mbeturinat e mbledhura. Ndodhte rrallë macja të 5

Enë të ngushta e të thella bakri që shërbenin për të shkrirë dhjamin, tëlynin, fërguar qepën


KOHË FLUTURIMESH

27

ngrinte këmbën e parë për të marr diçka në sofër. Atëherë i bëhejvërejtje disa herë duke i rënë lehtë turinjve. Nëse pas kësaj nuk merrte vesh, ajo përzihej prej shtëpisë. Por, nëse në mbrëmje macja nuk vinte, ngriheshin gra e fëmijët dhe e kërkonin derisa ta gjenin. Ermalin macja e shtëpisë e kishte shoqëruar edhe në gjumë. Ajo flente te këmbët dhe krrokatja e saj e rahatonte për gjumin e parë. Macja i engledisej si nusepara se ky të hynte në shtrat. I vërtitej nga këmbët, ngrinte bishtin kur ky i lëmonte kurrizin, dhe bëhej gati që ta merrte ngadalë ta vendoste në gjoks duke i ledhatuar kokën me fjalë mikluese. Macules i ndritnin sytë sikur të merrte veshç’i thuhej. Kur donte të dalë jashtë, për rast nevoje,mjaullinte e kërcente ta çelë vetë frengun e derës. Atëherë ai zgjohej, i çilte derën, dhe për disa minuta e priste të hynte brenda. Dihet, beqarët lëmojnë macet deri sa të martohen, pastaj lëmojnë macet e mëdha. Ata mësojnë me macet sesi duhet të sillen me ata që duhet t’u dorëzohen. Netët me macen i përkujtonin një moment të jashtëzakonshëm që duhej t’i vinte? Natën e parë të martesës dhëndrri e merr macen, i’a këput kryet, e me këtë dëshmon para nuses burrërinë! Jo, nuk besontet’i vijë puna ta mbysëmacen për t’i treguar nuses burrërinë! E para, shumë vështir të mund t’ia këpusje maces me dorë kokën. Macja do t’ia ngulte thonjtë thellë në mish, e ky nga dhimba do t’a lëshonte doemos. Pastajë pse ta bënte? Macja kryente detyra të dobishme. Për ushqimin e ditës,


KOHË FLUTURIMESH

28

bënte roje te koshi i kollomboçit, hambarët dhe magja e bukës. Pa të minjtë bënin dasëm. Macja ashtu-kështu bëhej pjesë e betejës për bukën e gojës dhe të adhuruarën e jetës? Jo, përfundimisht! Mali nukpërziente punën e maces, me bukën dhe nusen e tij të ardhshme. Kohët do të ndryshonin. Macja do të ishte mace që bënte naze pa folur, dhe mbetej me aq.Mblodhi veten!Nëna me një rast i’a barti qartë porosinë: “nëse e respekton gruan si mbretëreshë, tregon se je rritur nga një nënë mbretëreshë”, ashtu de, ardhmëria kërkonte zbatimin e porosisë së nënës, e jo musibete të panivekut.


KOHË FLUTURIMESH

29

5 N’vazhdim t’përcjelljes arriti të çlirohet prej mendimeve për macen dhe nusen. Përderisa këmbët jepnin shenjat e para të lodhjes, përsërii’u kthye rrebes së bukës. S’po përfundonte çështja e sajë me disa shkuarje-ardhje? Buka nuk ishte vetëm ushqim që mbante fuqinë fizike. Kishte diçka më tepër? Nxiste të flas me kohën e njerëzit që kënduan e vuajtuan punën e sajë. Vaji i dalë nga këngët mbante bekimin dhe mallkimin s’bashku: “bukën e gojës, ruajna Zot!”- thonin jo vetëm kur s’e kishin, por edhe ç’do herë kur u ndodhte ndonjë e papritur. Pas thatësirave të gjata, rrebesheve të shirave, breshërive, tërmeteve, luftërave, epidemive, vdekjeve pa paralajmërim, lutjes së mëshirës i shtohej”bukën e gojës ruajna Zot”! Ajo që nuk i ngushëllonte dervenasit qe pritja e mikut pa të në sofër! Nga kjo drojë, të afërmit, fqinjët, pyeteshin kur u vinte ndonjë mysafir, se vallë kishin apo jo, për ta gostitur mikun me bukë e bathë. Ata nuk ngurronin t’ua sillnin bukën e vetme dhe vorbën nga oxhaku. Shtëpinë e fisnikëron buka e dhënë, këtë e dinte i madh e i vogël. Miku i derës këtë e dinte mirë, andajpashmangshëm falënderohej. Në Grykë çmimi i mosfalenderimit tërhiqte gjobë:„ate që nuk ka falenderuar me gjithë zemër, e zëntë buka e shtëpisë”. Tregoheshin raste e raste ku mosfalenderuesi domosdoshmërishtë paguante hakun. Ende frymonte zëshëmtregimi që e dinin pothuajse i madh e i vogël. Thoshin se ka ndodhur në Sylarë. Një pakicë e përdëftonin dhe


KOHË FLUTURIMESH

30

përvetësonin si ngjarje të katundit të tyre. Në vazhdëngjarja i’u paraqit me një imazh ashiqare:“Një grua me burrin e saj gostitën një kalimtar të panjohur! Mikubuajti tri netë në shtëpinë e tyre. Natën e parë i ofruan ushqim të mirë, groshë me mish qengji. Pas darke, kur u mblodhën vëllazëria dhe kojshitë për muhabet, i zoti i shtëpisë epyeti mikun në sy të të gjithëve: „A të kemi bërë hyzmet, o mik i shtëpisë?”. I panjohuri u përgjigj: ,,Keni bërë për vete, o i zoti i shtëpisë. ” Kryeshtëpiaku u vrenjtë në fytyrën ngase këtë përgjigje nuk e priste. Natën e dytëporositi gruan të përgatiste oriz me mish të thatë mëzati dhe një zerde të ëmbël sheqer, që nuk qe ngrënë kurri në fshat. Pas darke përsëri i zoti i shtëpisë epyeti mikun: „A të kemi bërë nder sa duhet o mik?” Ai prap u përgjigj njëjtë: „Në keni bërë, keni bërë për vete, o zoti i shtëpisë.” - miku duke i vështruar me sy, këtë përgjigje u’a jepte të gjithë të pranishmëve. Pasi ishin derdhur njerëzit, i zoti i shtëpisëi’u drejtua gruas me nervozizëm: “Ky i gjorë nuk bindet në mirësinë tonë, nuk kishte ditur gjë, veçse keni bërë për vete, keni bërë për vete, kjo më nuk durohet... ”- ata vendosën që të therin një viç tëmbli e ta piqnin në prush për nder të tij. Shoqja u pajtua të bënte edhe një tambëloriz:


KOHË FLUTURIMESH

31

“E, në mos qoftë i kënaqur me këtë, atëherë duhet t’i japim zehër që ta ngopë kënaqësinë përfundimisht”- ironizoi me mllef e zonja e shtëpisë. Natën e fundit i zoti i shtëpisëgrishi edhe miqtë nga gruaja dhe dajallarët e tij. Dështi kënaqësia t’përfolej edhe në miqasi. Derisa hanin darkën të gjithë të pranishmit falenderuan të zotin e shtëpisë, sepse s’kishin ngrënë kurrë mish viçi të pjekur. Këtë mirësi do ta mbanin mend sa t’ishte jeta. Miku nuk kishte folur. Kur e vendosën tepsinë e bakrit me tambëlorizin, daja i të zotit të shtëpisë shkrepi një ngjarje: “Kishte qenënjë hoxhë, të cilin e kishin pyetur sesi kishte dashur të vdiste? Ai pa një pa dy qe përgjigjur: - ma mbushni një mashën kashte me tëmbëloriz, të ha e të ha, dhe të mbytem në të”. Të gjithë qeshën duke nisur me rrëmbim t’i fusnin lugët e drunjta ëmbëlsirës që shkëlqente si borëbjeshke. Miku nuk e kërkoi? Për çudinë e të gjithëve shfaqi një pamje mospërfillëse dhe gati dëshpëruese. Shpianiku mezi u përmbajt për t’i thënë:“Ti paske qenë dreq, i poshtër, jo mik i panjohur, të cilit i bëhet gjithë ky nder. Ma nxore shpirtin e nuk tha’e asgjë të mirë” - por në sy të miqëve i’u shmangë rrezillëkut: “O mik, - pyeti i zoti i shtëpisë - çka do të na thuash për sonte?” - ai në majë të gjuhës pati përgjigjen: “Nuk më pëlqeu që përmendët mbytjen gjatë ngrënies së tëmbëlorizit, se njeriu nuk duhet të mbytet, as lavdërohet me ushqimin, a po jo?


KOHË FLUTURIMESH

32

Fundja e fundit, ai nuk jeton për të ngrënë, por ha për të jetuar” - në fundpërsëriti të njëjtën fjali në shumës që të vlente jovetëm për të zotin e shtëpisë: ”Në keni bërë, e keni për vete, o njerëz”. Kjo i vurikapakun bisedës. Dhe për çudinë e të gjithëve që dëshironin muhabeti të zgjaste së paku deri në mesnatë, ai kërkoi të flejë më herët, se nesër do të udhëtonte me të zbardhur drita. Kur i shtruan të flejë, e i thanë natën e mirë, bashkëshortët u ndalën te dhoma e zjarrit. Burri sa nuk u leçit nga mendja, pse miku nuk e falenderoi. I’u duk se ky dogri erdhi të përdhosë namine familjes: “çka do thonë miqtë e farefisi? Abazit nuk i shkon për dore të kënaqë mikun edhe kodra me ari të lëvizë, asgjë nuk i pranohet”. Kështu ra të flejë pranë gruas. Ana e djathtë sipas fesë duhej t’i binte binte gjumë e qetësi, por jo! E majta e shponte tejpërtejë nga inati përzier me mllef? Gruaja syçelë në errësirrë kërkonte një zgjidhje. Ajo kujtohej: - “i shkreti burrë, - preu viçin, harxhoi sheqerin e tërë vitit dhe nuk doli faqebardhë. Çka paska qenë ky derr njeri, kjo qelbësirë! Mos mbiftë më në këtë shtëpi!” - pasi me gërhama i’u bë e diturdremitja e burrit, gjeti zgjidhjen e pazgjidhshme. Zbriti shkallëve të drunjta me të prekur parmakët dhe mbërriti me të shkelura lepuri te enët e shtëpisë. Mezi gjeti eshkatoren prej ku nxori gurin e zjarrit dhe urorin të bënte pak dritë. Mbasi e bëri këte, mori një cop mishi të mbetur nga darka dhe e vendosinë maramanë e hapur. Në fund të raftit arriti të


KOHË FLUTURIMESH

33

merrte shishen me zeher. Me të patënhelmuar qenin çartur para një viti. E stërkati lehtë në disa pjesë mishin dhe e futi brenda një cope buke të grunjtë. E lidhi maramanë bohçe për rrugë. E la në qosh të murit të jallumkatit, ku në rend qëndronin ulur mekast,qypi i bylmetit, sheka e gjizës, pekmezit dhe tinari i lakrës së rasoit. Aty ku e la, qe një vend i zbrazët ku fëmijët uleshin verës për të pritur bukën të piqej. Kjo gjë s’i pëlqeu! Sidoqoftë e arsyetoi me të nesërmen kur amaneti zi do të udhëtonte me mysafirin. Me kujdesin e njëjtë u ngjit përsëri shkallëve dhe u shtri pranë burrit. Mendja i shkoi te njeriu që flinte në dhomën e miqëve. Filloi ta hajë dyshimi në ai dëgjоi të kurdisurën. Dyshimi është vetë djalli, ku s’hyn askush, ai e ka fjalën. Jo, i këmbënguli vetes, nuk i’a merr mendja se kam bërë një gjë të tillë. Burrit vendosi të mos i tregonte. Kur të merrte vesh se ky dreq kishte vdekur, do t’i thoshte:”e zuri haku yt, o burrë me halle. Se i bëre e i bëre gjithë atë nder, e ky ta ktheu mbrapsht.Si përnjëherësh i shkoi mendja te djali i saj ushtar, i cili për disa ditë duhej të kthehej nga ushtria. Atij vetëm do t’i tregonte për sjelljen e pahijshme të mysafirit, i cili tërë bujarinë, respektin, sjelljen e shtëpisë e përdhosi si askush tjetër. Dhe të njëjtin e gjetën të vdekur në rrugë. Kësisoji do ta arsyetonte se e zuri haku i shtëpisë, e zuri buka dhe nderi i bërë!? Miku udhëtarë la amanet. I zoti shtëpisë ta zgjonte mëngjesin e parë kur të niste zbardhja. Ai me pushime do të udhëtonte mbi dymbëdhjetë orë. Kur i zoti i shtëpisë hapi derën, ai më veç qe zgjuar dhe u përgjigjë shpejtueshëm:


KOHË FLUTURIMESH

34

“Paskam fjetur pak si rëndë, por kryesorja paskam fjetur. Dy netët e para nuk më zinte gjumi gjatë. A nga lodhja, a nga muhabeti pse kalonte gjysma e natës” -filloi ti veshë me rradhë tirqit, mitanin, jelekun e pastajhodhi krahëve lurkën. Brezin e lidhi me një shpërqëndrim që thoshte ashiqare nismën me ngutë. “S’i rrihej më në këtë shtëpi O Zot - ia nisi me vete Abazi. - le që nuk e bëri hesap nderin, po edhe fjetjen nuk na e paska pëlqyer! Ç’paska ky njeri? Shtratin më të mirë i’a shtruam. Çarçafë të vejtur me has pëlhurë Manastiri. Jastëkë të qëndisur me mëndafsh Prizreni. Edhe borzilok të thatë nën jastëk i vumë, jazëk! Pse, jahu, kështu po sillej, pse?” Gruaja priste te shkalla me bohçennën skutaçe. Heshtja e madhe prishej me shpërthimin e agullimës së mëngjesit. Miku i shtëpisë në derë të avlisë, pasi i pa në sy veças, më shumë i mbajti në fytyrën e gruas. Ajo s’guxonte t’përcillte mikun, bile as ta shihte. Meqë ishte i moshës së shtyrë, këtë ialejoi i shoqi. I zoti i shtëpisë ia zgjati dorën mikut për rrugë të mbarë. Ani pse me zemër të thyer, u mundua të shprehte njëfarë bujarie: “Nuk di a të bëmë nder sa duhet, por u munduam të kalosh mirë, o mik i shtëpisë. Nëse të bie udha, derën e ke të hapur. Kjo derë bujare nuk guxon të mbyllet”. Udhëtarivuri buzën në gaz, por s’qeshi:


KOHË FLUTURIMESH

35

“E di se ju duket e rëndë, por e vërteta rëndon më shumë se malet, kështu që ç’kado që keni bërë, e keni bërë për vete” “Ashtu qoftë” - tha përcjellësi dhe i’u duk vetja i realizuar përskaj të gjithave që e rëndonin. Gruas i’u tha pështyma duke i përpirë fjalët: “Ashtu qoftë” Udhëtari eci pandalë disa orë. Aty pas mesditës u ulë të pushojë në një skaj rruge. Me të lëshuar janxhikun nga shpina, pa një njeri t’i afrohej shumë afër : “Nga je nisur, o mixhok?”– e pyeti përzemërsisht djaloshi për të nisur bisedën. Plaku evështroi me një mall dashamirësie për të biseduar me dikë në këtë rrugë të gjatë. “Isha të shëtis nahinë, o bir, e ti nga vjen?” “Vij nga Beligradi - tha djaloshi dhe vazhdoi kam kryer ushtrinë e po kthehem në shtëpi. Prita disa orë te Hani i Vejushës mos kalonte njeri me ndonjë kafshë për t’i hipur, por kot. U nisa në këmbë. Jam i uritur, nëse ke diçka për të ngrënë, ma jep se nuk mund të arrijë në shtëpi unët. Më janë këputur këmbët. Rruga nga stacioni i trenit deri këtu më ka lodhur, sa nuk më ka lodhur për dy vite ushtria” Plaku me kujdeshapi janxhikun,zgjidhi nyjet e lidhura të bohçes qënuk kishin qenë të shtrënguara. Nxjorri bukën me mishin e pjekur


KOHË FLUTURIMESH

36

dhe ia ofroi djaloshit. Sytë djaloshit i mbetën te mishi i pjekur: “Edhe nëna t’ma kishte pjekur, kështu nuk do dukej. ”-tha duke mbllaçitur me pështymën e tepërt që i tajohej nga uria. Megjithëse mishin e kafshoi me uri, në vazhdim nuk mori më përveç një kafshate të vockël. Buka thatë e misrit i qe dukur më e shijshme pa mish. Kur u ndanë djaloshi e shtërngoi fortë plakun në shenjë falenderimi. Ky i uroi djaloshit të arrinte shëndoshë e mirë në shtëpi. Plakumblodhi bukën e mbetur të misrit, embështolli pa e lidhur nyje dhe e futi në janxhëk. Mishin që se hëngri djaloshi e hodhi në përroin e afërt. Duke i thënë mirupafshim udhëtarit të ri, plakut i mbeti e pathëna , të cilën se mbajti dot: “Mish hanë mishngrënësit, pse të ishte njeriu mishngrënës?”- ai i sqaroi djaloshit duke i kërkuar falje se nuk donte që njerëzit të hanë mish, kjo i dukej se i bën ata kafshë të egra.........! Kjo nuk i pëlqeu ushtarit, por nuk deshti ti demantojë pavërtetësinë plakut. Ai në ushtri hëngri dunjanë e mishit, bile edhe mish kali hëngri dhe nuk u kafshëzua. Nisi nxitimthi. Pasi bëri një copë udhë me gjithë dëshirën e madhe që e shtynte të ecte shpejt, filloi të lodhej përnjëherësh, ta shtrëngonte barku dhe t’i dilnin djersë të ftohta. Një herë u ul, një herë u shtri nën një kaçube që të shlodhet, por kot! Nuk qe punë lodhjeje? Filluan t’i merreshin mendtë, t’i dukej se do t’i humbte vetëdija. Duhej të shpejtonte si


KOHË FLUTURIMESH

37

të dinte e si të mundej. Kalonte një fushëbetejë që asnjëherë se kaloi. Tani që kreu ushtrinë e shkiet nuk evranë me pahiri, siç i vranë tre djemtë e katundeve, i dukej e tmerrshme të vdiste. Frikën e vrasjes me pahirin e mbajti me drojtje gjatë gjithë shërbimit. Tani i ndodhte fatkeqësia qënuk dinte kujt t’ia përshkruante. As gjallë a’s vdekur memzi arriti në derë të shtëpisë. Nëna e qetë mbasi kishte kryer punët e shtëpisë, priste në oborr të mblidheshin katër fëmijët e shpërndarë etë shtronte darkën. Kur panjeriun që po hynte nga dera e madhe i’u ngatërruapërnjëherësh fryma në fyt: “Omer, bir i nënës, zog i nënës!”- nisie çartur pas djalit. Këmbët i bëheshin sikur do t’a lëshonin në çdo moment. Pasi e shtrëngoi fortë duke e puthur me të dënesura, pa se djalin s’mund ta mbante në gryk, prandaj e lëshoiduke e mbajtur për duarsh. Ecte përkrah duke dashur të përpinte me sy fytyrën e zverdhur në atë trup të ligështuar. Mengadalë u futën brenda duke u mbajtur për njëri-tjetrin. Djaloshikërkoi të shtrihej menjëherë. Pohonte mundimshëmse ndihej i shkallmuar. Ajo urdhëroi një fëmijë në kurt,t’i bënte zë Abazit në kojshi. Omeri mezitregoi se gjatë rrugës kishte qenë mirë. Por a’i takoi një burrë plak që i dha bukë për të ngrënë. Pas ngrënies trupi përnjëherësh filloi t’i ligështohej, dhe barku ta shtrëngonte nga dhimbjet. U munduar disa herë të villte, por nuk pati forcë. Deri sa arriti i zoti i shtëpisë gruaja sa s’u çmend. S’e dinte as vetë si e pyeste djalin për udhëtarin sesi dukej ngaveshja, pamja, mosha, ndenja...?Kur ai tha se


KOHË FLUTURIMESH

38

bukën e nxori nga një bohçe e lidhur nyje nga janxhiku i lëkurës, sa sira të fikët. Kurdisja qe e sajë! Shfrynte, ulërinte, sokëllinte. Donte të vdiste e lindte përnjëherësh! O Zot, ç’po e gjente djalin? E helmoi me bukën e saj! O Zot, kujt t’i tregonte? O Zot, kush t’i ndihmonte? A të vdiste a të jetonte, para se djali t’i shkonte. Nga padurimi endej poshtë e lartë shkallëve të drurit. Sesi i’u kujtua ta thirrte Xhixhën,gruane kushëririt, në mund të bënte diçka? Xhixha ende pa u thirr me të dëgjuar ulurimat e saja uduk në derë. Shpejtëfilloi ta fërkonte atë nga fundi i barkut duke i dhënë kurajo: “Bir i nënës, do të shërohesh...... hëmmm, të paskan marrë mësysh kur të paskan parë rrugës duke ardhë! Të paska ikur kërthiza more bir! Of! Offoooo! Prandaj je zverdhur dhe ke vjellë. E mjera unë, e mjera........., më gjeni një bilur e disa kokrra qibriti t’ia ngrejë kërthizën të vijë djali në vete!”- me t’u siguruar disi se gjeti zgjidhje i’u gërmuagruas : “Shahe, lufto për djalin, do t’i kalojë, ec e më gjejë pak tambël dhie të ftohtë, disa hudhra t’ia shtyp e ti pijë menjëherë djali” Ndërkohë erdhi edhe Abazi. Me të hyrë i’u afrua djaloshite puthi në ballë dhe shpërtheu me lot: “O Zot, a e solle, po ç’i paska ndodhur të shkretit? Kujt i bëmë aq keq që kjo na gjeti, o Zot?”


KOHË FLUTURIMESH

39

Djaloshi herë pas here vetëm hapte sytë duke mërmëruar përmbytshëm: “Do bëj më mirë, mirë isha... S’e di ç’më gjeti...” Ndërkohë Shahjagjeti e solli qumështin dhe hudhrat. Dridhur si pelte ndihmonte Xhixhën të bënin s’bashku ilaçin. Fëmijët e tjerë u mblëlodhëntë katërtit:dy motrat binjake nëntëvjeçe dhe dy vëllezërit me moshë gjashtështatë vjeç. Abazimendonte të zinte çezënme kalë dhe ta niste djalin për në qytet. E mundonte tmerri në shkuarja i shkonte kot, e djali i mbetej rrugës. Gjene kështu s’durohej! Deri në mëngjes nata ishte motmot e malet i ngrinte n’peshore: “O Zot! - tha me vete derisa fshinte lotët lumë unë jam robi yt, gabimëtar, mos më provo me këtë, ndoshta nuk do të mund ta durojë?”- lotët i shtoheshin. Shihte fëmijët e tjerë që e mbanin për duarsh Omerin nga dy anët e shtratit me një lehtësi engjëllore në mos e lëndonin. Sikur deshi t’i thotë vetes: “jo, këta nuk do ta lënë të vdesë, do jetojë Omeri. Mëshiruesi, dëgjon dhe di ç’duan zemrat e tyre të pafajshme, edhe në qofshim ne të padrejtë”. Omerin e mori një zjarrmi e madhe. Buzët ethara i kërkonin ujin e botës. Herë-herë kërcente përnjëherësh e herë-herë dridhej lehtë. Dy vëllezërit e dy motrat përzemërsisht luteshin në heshtje t’u shpëtonte vëllai? Sytë e njomur lotësh puthiteshin me njëri-tjetrin duke ndërthurur një përgjërim engjëllorë. Lutjet s’thuheshinme fjalë!Pamja e padurueshmeshterrte edhe lotin e


KOHË FLUTURIMESH

40

fundit në qerpik! Dërgimin në spital e anuluan shpresat dhe dëshirat e pathyeshme se vëllau patjetër do të shërohej. Tre ditë i porsaardhuri s’qe as gjallë, as vdekur. Gjatë kësaj kllapije i tha shpirtit : ”dil, o të dal”por ai nukdëgjoi, e as ky mundi t’i ikë atij. Të nesërmen e dërguan në qytet te doktor Borisi. Mori një sirup dhe disa sufata të bardha. Vetëm pas një jave filloi të këndellet. Nëna e tij nga e nesërmja e sëmundjes,ndali të folurën dhe vetëm në gjumë përmendejrrallë: “kush bën, bën për vete”! Të gjithë çuditeshin megjendjen e sajë. Mjeku sqaroi se kjo shkalavitje nervash mund të shërohej vetvetiu. Por, mos dhashtë Zoti, mund të mbetej pa folur tërë jetën. Duhej t’i ndodhte një e bëmë që e detyronte të fliste. Momentin askush se dinte. Pas dy vitesh, kur filluan bisedat për ta fejuar Omerin, ra fjala për vajzën e dikujt, të cilën ajo e donte përnuse e djalit. Pa pritur e pa kujtuar filloi të flasë. Por mbeti pak e lajthitur. Cilindo që takonte i rrëfente për kurthin që përgatiti. Kur i thoshin se po e tepron, ajo thoshte se nuk i’a thotë mendja, këtë ia kërkon barku, i cili sa herë që tregon, liron nga një pjesë vreri që e mundon keq. Mali ngjarjen e përkujtoi brenda disa minutash, i bindur se realishtë zinte një kohë më të gjatë. Po pse i paraqitej? Rregull i pashkruar vendoste njerëzinë në një baraspeshë, për të mos mund i ligu ta hante të mirin. Bindej se katundarët vetëm me këtë ligjë të pavërtetuar nga pushtetetshpëtuan nga njëri-tjetri, ose i hëngrën


KOHË FLUTURIMESH

41

kryen njëri tjetrit. Ligj kishte vetëm dy teza, kush bën mirë gjen mirë dhe kush bën keq gjen keq. Jetëgjatësia e rregullit s’matej nga gojdhënat dhe historia. Pushtetet se ndryshuan. Sa i turreshin ta ndryshonin, ndryshoheshin vetë. Njerëzit rreshtoheshin pa dhunë nën hijen e tij. Vetëm ligjet pa dhunë ruajnë ndërgjegjësim hyjnor. Populli i tij fukara ishte hyjnor? -Mashalla, sa i mençur! Ua kalonte t’gjithve me ka krejta!mburrte vetja-veten.


KOHË FLUTURIMESH

42

6 Pas disa bartjeve ai ndihej i lodhur. Shtrirë në një qosh të lëmit deshte të mbaronte një pjesë të serialit të fantazive. Lëma kundërmonte erë drithi e toke. Zgjidhja e duajve bënte një zhzhzhzh......- që ndihej si muzikë e akorduar për kuptimin: “je bar i thatë, bëhu jetë”. Sapo fëmijëve të mëhallës i’ulejua ta shkilnin lëmin, përnjëherësh i’u turrën shtresës ngjyrëari. Pastaj u hoqën fëmijët dhe kali bardhosh u lidh për mullari. Kali i zbukuruar me tufa mëndafshi kuq e zi në dy anët e flokëve, krekosej duke i rënë me patkua vendit. Djali i xhaxhait Jakupi, me dy të rëna me kamxhik e detyroi kalin të merrte rrethin e parë. Ai, motrat, gjyshja, fëmijët e shumtë rrihnin shuplakat duke kënduar:

Bardho, bardho me këmbonë, Kashta jote, buka jonë. Aaaa.... iiiiii... ahahaaa, Haj, haj, haj, haj... hy haaa!

Refreni përsëritej tamam për sa kohë kali bënte një rrotullim rreth lëmit. Fëmijët me llojllojshmërinë e zërave orkestronin himnin e korrje-shirrrjeve e vitit. Tani vërtetonte bindjen pse ata për zotin betoheshin më rrallë? Shenjtërinë e bukës fëmijët e njihnin mirë.


KOHË FLUTURIMESH

43

N’tekejse për të dëshmuar para shokëve të shkollës nëse fliste të vërtetën vazhdimisht përsëriste “e shkelsha bukën”.Burrat për të dëshmuar përbetimin në bisedë e sipër thoshin “ma jep një cop bukë për ta shkelur, në s’e thashë të vërtetën”.Prej kur datontekoha e përbetimit? Malit i’u ftillua një tregim plakash:”Një kohë nga qielli binte miell e jo borë. Lumenjtë qenë plot qumështë e mjaltë. Njerëzit e asaj kohe jetonin si në parajsën e Zotit. Vetëm i dëshironi gjërat dhe ato u bëheshin. Deri kur? Derisa sa lypset nuk morën copën e bukës dhe u’apastruan bythën fëmijëve! Mandej ndryshoi çdogjë. Mirësitë e qiellit u ndaluan. Prej atëherë njerëzitfilluan të mbjellin grurin në ara”. Por ajo për të cilën mendonin të gjithë e nuk e gjenin, ishin gjërat e nëntokës? Kripa, gazi, hekuri si krijoheshin? Mos qenë të krijuara njëherë e përgjithmonë e njeriut i duhej vetëm ti gjente? Po a soseshin ato? A mbilleshin prapë si gruri e bimët tjera? Vërtetë kalbësirat e bimëve, njerëzve e shtazëve të ndenjura me vite tani i dilnin njeriut si thesare! Pse kështu thoshte mësuesi i tij? Mendimet hapeshin petale trëndafili. Një përgjigje vinte nga një ngjarje shpesh e përfolur në shtëpi. Kush thoshte përrallë, kush thoshte përnjëmendë. Gjyshja e tregonte shpesh para se të flinin fëmijët, ndodhinë e lopës Larë me Fatimen. Ngjarja jepte përgjigjen për krijimin e gjërave në brendinë e tokës dhe kthimin te pronarët sipas meritës. “Fatime quhej vajza e mbetur jetime. Asaj i’u martua babai pasi i vdiq nëna. Njerka e mundonte në mënyra të ndryshme. I jepte bukë thatë të kollomboçit dhe e


KOHË FLUTURIMESH

44

detyronte të rrinte me kafshët e shtëpisë në mal tërë ditën. Bile e kërcënonte të mos i ruante lopët së bashku me shoqet! E prekur dhe e frikësuar vetëm në pyll, filloi të bisedonte më lopën Larë. Po, vërtet kur je vetëm bisedonë jovetëm me lopën, por edhe me asgjënë.Teptisje të këtilla i ndodhin çdonjeriu ! Në vetmi vijnë zëra që kërkon t’i dëgjosh. Nëse aty të rri mendja gjatë, ata edhe flasin. Njëherë duke pritur në shtrat që babai ta thërriste t’i lëshojë lopët, dëgjoi qartë zërin e tij:“O Mali, hajde lëshoi se u bë dreka“Kur u zgjua vërtetë i thanë se babai qëmoti qe nisur për në qytet të bënte pazarin e të martës. Sigurisht... bëri me kokë dhe i vazhdoi rrëfimin vetes. Lopa ishte e urtë dhe gjatë përcjelljes i rrinte shumë afër Fatimes. Shpesh kur lodhej rrugës e vinte krahun mbi shpinën e saj dhe mbahej deri sa arrinin në shtëpi. Nuk i binte me bisht asnjëherë, dhe kur kjo lodhej e s’mundej të ecte, kafsha ngadalësonte hapin aq sa mund t’i lëvizte këmbët vogëlushja. Afrimin me lopën Larë njerkës nuk i pëlqeu. Një ditë tinëzisht i’u vu të shihte se ç’bënte ajo me lopën. Kur e pa mrekullinë, kur pa se voglushja komunikonte me të si me njeriun më të afërm, përgatiti kurthin. Me t’u kthyer në shtëpi u shtri e sëmurë. Bile shtirej sikur priste vdekjen. Burri me tu kthyer ngafusha e pyeti: ” Çke moj grua, ç’je handavit’ kështu, sikur ke rënë prej shkëmbi dhe vetëm sa s’ke vdekur? Më thuaj ç’të do shpirti, se për ty malin e lëkund dhe fushën e marr në krahë!”


KOHË FLUTURIMESH

45

“O burri im, mua po më shfaqet vdekja, s’e kam të gjatë, por s’i dihet” - tha ajo duke varur turiçkat përtoke ashtu si bëjnë njerëzit që fajësojnë dikë pa faj. Kaluan ditë e ajo nuk lëvizi nga jataku. Fatimja deshti t’i ndihmojë në punët e shtëpisë, por ajo e shikonte me aq mllef sa vajza nuk guxonte as t’i thotë që të merrej me punët e shtëpisë.Të gjithë në shtëpi merreshin me dergjën e sajë. Burri natë e ditë e rrinte mbi krye dhe luste në i shfaqej ndonjë dëshirë për të ngënë, pasi nuk hante, apo për të vizituar ndonjë fallxhorre që mund t’ia largonte magjinë e mallkuar . “Jo -përgjigjej - nuk dua të ha, as të shërohem, as të shihem nga gratë që prishin sihirin! Pas shumë të luturash, kur më nuk mbeti asgjë pa u thënë, ajo shprehu dëshirën e vetme: „Më ka shkuar mendja për një copë mishi të pjekur të lopës Larë” “O, lehtë – lehtë tha i shoqi -ajo është punë që bëhet”- Fatimes sa si ra pika. U fsheh në qoshe të ahurit dhe qau tërë kohës. Lara e shihte me dhembje. Sytë e sajë lusnin Fatimen të mos mërzitej. Ditën e fundit para se ta therrnin, në Çezmën e Valisë, Lara qëllimisht u vonua duke pirë ujin me ndërprerje.Ajofoli taman si nëna e ndjerë: „Mos u tremb bija ime, unë jam nëna jote e shndërruar kështu për të ndihmuar ty. Mos u brengos, le të më therrin, ti vetëm mishin mos ma ha. Merre çdo kockë pas darkës me kujdes, mblidhe në një vend, pastaj kur të jetë sosur trupi


KOHË FLUTURIMESH

46

im, gërryje një gropë pa të parë njeri dhe kështu mbuloi me dhe të gjitha kockat e mia. Pas shtatë vitesh, kur do të jesh më e rritur dhe në pragmartese, do të vish e ta hapësh gropën, e do të shohësh! Deri atëherë do të durosh. Pritja me dëshira të mira ta sjellin fatin ” Të nesërmen kur etherrën Larën, Fatimjaiku më herët se zakonisht me kafshët tjera. Qau aq shumë saqë edhe zogjtë e malit nuk cicëruan nga përmallimi! Në mbrëmje kur shtruan sofrën, ajo arsyetoi mosngrënien me atë se e ruante e andajë s’dëshironte ti hante mishin. Njerka edhe pse shtirej e sëmurë gjeti rastin e’u zgërdhi si shtrigë: “Kurrë mos të raftë në dhëmbë”- dhe kafshoi një copë të madhe mishi. Copën mezi e kapërdiu me ujë.Ngulfatja e bindte voglushen se mishi i Larës do ti sillte vërtet kobin asaj. Fatimja i mbodhi me kujdes gjithë kocitë e Larës dhe i vorrosi fshehurazi në një kënd pylli. Me porosinë e pritjes ajo fillonte numrimin ekohës që do i sillte lumturinë.........? Pas shtatë vitesh u ngrit djali i beut për të lypur një nuse me kushte të veçanta. Kushtet kërkonin:vajza të ishte veshur nga ana e prindërve sa s’ka më bukur, të qe e re deri njëzet vjeç,e sojnisë dhe pa behane për punë të vajzërisë, të qe vajzë besimtare dhe t’i mungonte vetëm unaza nga ana e dhëndrrit. Këtu qëndronte enigma: unaza duhej t’i shkonte me këpucët e nusërisë. Këpucët duhej të ishin të qëndisura me ar të bardhë. Dita e zgjedhjes do të bëhej në praninë e parisë për zgjedhje në xhaminë e fshatit. Atë ditë si zgjua bletësh zienin gratë e


KOHË FLUTURIMESH

47

fshatit. Dëshironin si e sivashat e tyre ta mahnisnin djalin e beut.Njerka e Fatimes e bindi burrin se Makfiretja e sajë ndonëse s’ishte ende për martesë,mund t’i zinte sy djalit të beut e t’i bëhej kismet. Fatimja nëntëmbëdhejtëvjeçare më nuk shkonte me bagëti. I bënte punët e shtëpisë si ndonjë robreshë dhepriste ta martonin kur e ku të thoshte njerka. Në ndërkohëajo mendonte sesi ta hapte gropën ekocive të Larës. Pasi e gjithë familja shkuan në përkrahje të Makfiretes, Fatimen e nxiti diçka nga brenda :“Hajde nisu, sot është ajo ditë”. Në moment i’u duk se nëna e saj e vërtetë e ndjerë tha: ”Nisu bija ime, mos më pikëllo më tepër. ”Më në fund u nis. Me druajtje filloi ta hapë gropën. Me gjithë frikën, gropën ehapi me lehtësi. Sërish ndodhi mrekullia! Sënduku i punuar me flori të verdhë si hëna, zinte vendin e kockave të Larës. Hapi kapakun. Nga habia e humbifillin! Ç’shihte? Rroba të punuara me sërm, dimi me mëndafsh Indie, jelek ari nga Çarshia e mbuluar e Stambollit, këmishë pambuku nga Damasku dhe këpucë nusërie prej ari të bardhë nga Bagdati. Në fund i paltuar qëndronte duvaku i nusërisëme diamante që i’a morrnën sytë. E kuptoi mesazhin. U vesh sa çel e mshel sytë. Vetëtimthi u nis për te xhamia e fshatit. Me të hyrë në xhami djali i beut u çua në këmbë. Ndjeuardhjen e fatit. Doli në pritje te dera e hyrjes kah vinte fatlumja. Njerëzit u mahnitën. Disa edhe u çoroditën. Njerka nuk e njohu vajzën e burrit. Habitej çe lidhte djalin e saj mekëtë nafaklije. Vashatkafshuan buzët. Gratë çjorrën faqet. Plakatharruan punën e sehirit. Fëmijëve uerdhi


KOHË FLUTURIMESH

48

pa dashje të piskëllonin nga qejfi. -“Ja fati im. ”u shend djali i beut me një buqëqeshje që lumturon çdogjënë. Mori për dore Fatimen, u tha vajzave të tërhiqeshin pak anash dhe i vuri unazënidentike me këpucët e saja. Festa e madhe filloi. U festua deri në orët e mbrëmjes. Njerëzit kur panë jetimen u gëzuan tejmase: „deshi Zoti edhe pse s’deshi njeriu”- thanë njëzëri. Beu vjehërrshpalli miqësinë dhe ftoi për darkë gjithë të pranishmit në konak. Pranë familjes së tyre do të ulej familja e nuses. Njerka e para iku në shtëpi. Nga mllefi piu helmin dhe vdiqsyhapur. Fatimja u martuaprinceshë dhe lindi tre djem e tre vajza. Jetoi e lumtur deri në fund të jetës. Ngjarja i dukej plotësisht e vërtetë. Prandaj thoshte me vete: “Pse të mos ndodhë kështu në jetë? Njerëzit kanë bërë mrekullira me kafshët. Hazreti Sulejman, paqa dhe mëshira mbi shpirtin e tij, mbretërinë e sundoi me kafshët, shpezët bile edhe me milingonat. Kjo s’qe vetëm përrallë! Gjyshi gjërat i’a vërtetonte nga Kur’anin Famëlartë, dhe pikë, u sos puna. A mos të gjithë njërzit ishin jetimë dhe fshihnin mishin e gjallesave që i donin? Pastaj mishrat e kockat e mbuluara me dhe u dilnin si pasuri? Po jetimë, se herët a vonë secilit i vdisnin prindërit dhe të afërmit. Breza e mbarë gjenerata rrinin nën tokë. Mandej u vinte radha t’i nxirrnin si pasuri natyrore. Çka ke mbjellë do të korrësh i thonë kësaj? Por jo?! N’përgjithësinë e tyre kjo nuk vlente. Pasuritë e nëntokës dervenasit kurrë nuk i shfrytëzuan vetë. Jetë e mot i hëngrën të tjerët. Xeheroren e tyrenë afërsi e zbuluan


KOHË FLUTURIMESH

49

francezët, e shfrytëzuan gjermanët dhe në fund jugosllavët. Prandaj banorët që gryen mademin me of e fillonin dhe me of e mbaronin orarin e punës.


KOHË FLUTURIMESH

50

7 Kur në grykë bisedohej për gruan, burrat mbanin në majë të gjuhës thënien: “Gruaja është një pemë me dru të brishtë, të cilin po e lakove tepër thyhet, e po se lakove nuk të hyn në punë, e as që i’a merr frytat”. Rregulli vinte prej të dërguarit Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, ndonëse përdorimi masiv e bënte të folme të popullit. Ky nuk qe definimi i vetëm për gratë. Burrat kur nervozoheshin ditën me bëmat e tyre, thonin :“E kanë shtënë shejtanin në shishe”, ndërsa natën kur shtriheshin pranë tyre u thonin:“Engjëlli vetë në fytyrë të tokës”.“E si mundej ditën dreq e natën ëngjëll?! A mos qe edhe dreq edhe ëngjëll përnjëherësh?”- meditonte i zënë peng – Shpalimit dhe mbulimit të shpirtit femërorë i duheshin treqindë e gjashtëdhjetë e pesë ditët hesap të mirë me hanxhiun. Pse? Sepse gruaja qe edhe burrëneshë? I ngjanteburrit? Malit i srenitej kënga e Dem Mametit. Kënga shpërthente vullkan fuqinë e sajë? Nusja me kunatën e saj Hanifen beqare bien shehide për të mbrojtur nderin e shtëpisë, duke vrarë treqindë shkije, gjersa burratfalnin namazin e Bajramit. Në shumë anë vargazitej puna e tyre:femra nënë. femra dashnore, femra grua, femra gjyshe, femra njerkë, femra motër femra kurvë!? Femra edhe nënë edhe gjyshe, edhe dashnore edhe grua, edhe motër edhe kurvë, edhe ku me dijtë se çka përnjëherësh? Ik, o Ermal, ik nga gratë! - ndërseu veten – ajo nxori njeriun e parë nga parajsa, ti


KOHË FLUTURIMESH

51

s’mund t’ia dalësh me të, kthehu më mirë në tokë, mbahu pas saj.”

.....................

Çështjet e tokave shiheshin e ndjeheshin si ato të grave. Zhvilloheshin njëjtë në fushëbeteja të paqarta! Maturia në zgjidhje piskë! Dallimivetëm në mënyrën e qasjes. Çështjes së gruas njerëzit i qaseshin me drojë dhe heshturazi! Kurse për tokën kriste edhe fjala edhe pushka me qëllim që të ndëgjohej. Dëmet dhe dënimet të njëjta: zënka, vrasja, mbyllje shtëpish, shitje e mallit, ndrrimi i katundit, ikje në Turqi. Problemet lindnin; me lëvizjen e megjës nga ana e pronarit të njërës tokë; me shkeljen e arave me araba ose me kafshë; me të të lëshuarit e bagëtisë që dëmtonte bereqetin; ndërprerjen së vijës së ujit duke ujitur arën tjetri; dhe djegëjes me kast e me pahir të të korrave. Në grykë nuk dinin për kufi shtetrorë a komunal. Ata i dinin të shenjtë kufijt e arave. Megjet vizatonin tapitë për të mos u prekur tërësia. Përveçsenivelit të ngritur e të thelluar të dheut, aty qëllimisht liheshin të dilnin shkurre, pemë të egra, e therra që mbronin kufijtë natyral. Nga majëmali shihej qartë së një e treta e tokave punuese qenë zaptuar me megje. Zënkat për megjë nga Sylari larguan dymbëdhjet shtëpi për Turqi, katër për qytet dhe tre në fshatrat tjera. Gjatë njëqindvjetorit të fundit për megjë u vranë nëntë bura dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Gjithashtu u vra një grua shtatëzën gjatë


KOHË FLUTURIMESH

52

mbrojtjes së burrit mu në megjë. Numër i madh për një katund i cili numron gjashtëdhjetë shtëpi! Derisa zavalli nga brenda vriste egërsisht fshatarët mes veti, nga jashtë ai dukej më i butë dhe me usull? Nga koha e sërbit të parë6 ende mbahej mend një kurdisje. Avokat Nikolla qëlloi të mbronte dy sylaras, njërin kundër tjetrit, për punë megje. Në megje kishte një dardhë së cilës i dilnin zotdy anët. Njërës palë avokati i thoshte se atij i takonte dardha. Tjetrën e bindte se ajo qe uzurpuar nga komshiu duke e lëvruar mexhenë e duke e futur në pronë e vet. Avokati në njërin gjykim i jepte të drejtë njërës anë, në gjykimin tjetër anës së kundërt. Kur e pyesnin psekështu? Thoshte se me këtë taktikë do ta rrëzonte më mirë në gjykimin e rradhës kundërshtarin. Gjykimi vazhdoi me vite. Kur u dyshua se mund të diktohej, në marveshje me gjyqin vendosi:një vit kokrrat t’i mbledhë njëri, motin tjetër, tjetri. Kur dardha filloi një mot të bënte e motin tjetër jo, u vendos t’i ndanin dardhat mes veti! Pasi palëtnuk folnin mes veti e lanë që ky me një ndërmjetës t’ua mbidhte dhe t’ua ndante mes veti. Gjatë kësaj kohe, deri sa u’a ndante, më të mirat i mbante për vete. Derdimenats’kuptuan asgjë.Kur pa se u plak Nikolla, filloi ta përgatisë djalin e vet Milloshin. I biri kritikoibabainqëaq vitenuk e kishte zgjidhur problemin. Djali gjeti zgjidhje të drejtë. Degët që binin në anën e njërit të shfrytëzoheshin nga ai, kurse ato të anës tjetër nga tjetri, dhe çëshja mbyllej deri sa të thahej dardha. 6Mbretërisë

Jugosllave


KOHË FLUTURIMESH

53

“E, mor bir! - itha ky të birit - nëse kështu do tazgjidhja këtë punë, ty nuk do të shkolloja për aq vite jashtë shtetit. Nga dardhat e shitura ata do të shkollonin djemtë e tyre” Gjërat i përsëriteshin djaloshit si skenë filmi. Iu kujtua filmi që shiqoi në klasën e pestë. Atëherë sollën në shkollë filmin kosovar “Si të vdiset”. Filmin e regjisorit serbe luaninaktorët shqiptarë. Boroja serb dhe Ramizi shqiptar, vdesin krah për krah për të njëjtin vend e ideal. Shpirti komunist mbi t’gjitha! Një pjesë e fshatarëve u motivuan të shtonin edhe më vëllazërim – bashkimin me serbët. Tjerët rezonuan ndryshe: serbi na mori tokat dhe na detyroi të jetonin të ndarë në disa vende. E burri i botës po vdiste bashkë me hisetarin e huaj. Sjellja nga filmi i dukej e paqartë? “Edhe këta tanët! - i thoshte vetes - Aq e deshën tokën sa u vranë për një megjë me njëritjetrin. Eme atë që i ngushtoi e u mori tokat, vdiste së bashku si me vëllan kundrejt një tjetri zullumqarë. Bile vrasja ndodhte nga dora e një vëllai që thoshte se nuk ndajmë më tokën me dikënd, se pak na ka mbetur. I vrari me siguri qe bindjur se toka nuk është e shenjtë, siç thuhej nëpër oda. Ajo mjafton për të gjithë. E jo për t’i thënë tokë shqiptari, tokë ilire, tokë dardane me kërcëllim dhëmbësh. Kush e solli filmin tek nxënësit? Kënga e Ramë Bllacës që u këndua para gjashtë muajsh nga grupi i Krasniqëve kosovarë në dasmën e kushëririt Kasam i’a ndrroi mendjen. Ramë kosovari në kohën sërbit të parë parë qe i deleguar në Beograd. Ai përfaqësonte popullin në kohën e mbretit Aleksandër. Mbreti e thërret të nënshkruajë një


KOHË FLUTURIMESH

54

vendim për të shkuar gjithë shqiptarët e krahinës në Turqi. Ai epret me të gjitha nishanet e një njeriu të rëndësishëm. Në hyrje të pallatit gjithashtu presin edhe dy të deleguar tjerë nga Kosova. Shokët i thonë Ramë shqiptarit që sërbët e thirrnin “Ramo shiptarot”, se e kanënënshkruar vendimin, ku mbreti vendoste shërnguljen e tërsishme. Sipas tyre, vendimi nuk qe i keq, toka e premtuar për ne ishte Turqia? Më tej u munduan të arsyetojnëse ishin muslimanë bile edhe turq. Atje më mirë do të jetonim! Mbreti bilesiguronte visikat siç quheshin vizat për Turqi falas. Mjaftonte që me deklaratë toka t’i mbetej mbretërisë dhe biletat i siguronte menjëherë. Kur Rama i dëgjoi këto fjalë, sa nuk i vrau në vend delegatët e vet. U tha: “A jeni në mend bre, shkije e mahsëz! Si paskeni lejuar ta nënshkruani vetëvrasjen tuaj, t’i lini tokat e të parëve dhe të shkoni hyzmeqarë, në vend që të jeni qehallarë të asaj që ju ka lënë baba” - dhe ipështyu mu në surrat ”phuuu”- ata u frikësuan dhe u zbrapsën. Mbreti dekretoi: Ramë shqiptari nuk e nënshkruante vendimin e shkuarjes në Turqi. Mbreti u mundua ta frikësojë, por ky i’a shqeu para syve “reshenjen”7. Ai nuk e ndëshkoi Ramën në pallatin mbretëror. Bëri tel te “naçalniku”8 në Gjakovë që ta rregullonte këtë punë pa u marrë vesh?! Sa i’u afrua vendlindjes, i’uorganizua prita. Me ndihmën e tradhtarëve ulikuidua para se të mbërrinte në shtëpi.Mali s’kishte dëshirë ta prekte më thellë.

7 8

vendimin komandant xhandarmërie në mbretërinë jugosllave


KOHË FLUTURIMESH

55

8 Ecejaketi rrisnin fantazinë. Kur shoqëronte në këmbë arabanë për në shtëpi, dhe ajo qe plot me duaj, fantazia i mbushej me mirësi. Kurhipte në arabanë zbrazur i zbrazej edhe ajo, duke sjellë ndërmend gjëra që si pëlqenin. Kjo i bënte me dije se kurpërcillte arabën plot, plotë e kishte shpirtin, kur arabaja zbrazej, zbrazej edhe fiqiri9. I bëri përshtypje që plotënia e arabasë lidhej me plotëninë e shpirtit. - Qerrata, a u lodhe? - e pyeti gjyshi duke e hedhur njërin krah mbi supet e Ermalit. - U lodha pak, o babaplak- Djaloshit iu duk se dora e gjyshit i rëndonte shumë trupin. Nga sikleti bëri sikur i duhej të merrte një gjë sa për t’u larguar.Mori një sfurk druri dhe filloi të mblidhte kashtën qosheve të lëmit, duke e kthyer në vendin deri ku mbërrinte tërkuza e mullarit. Ashtu i duheshin mbledhur mendimet e i duheshin shkelur me këmbë që të nxirrte bukën e ideve. Zorrët e unëtuaramezi prisnin bukën e pjekur. Do ta shijonte atë me një të përtypur me gojën plot. Dita bëhej gati të linte një pjesë të kohës së saj. Pjesa e pasdites gatitej të niste. Edhe njerëzitvetvetiu përgatiteshin për ndarjen e ditës në mesditë. Doemos i duhej të hynte në rendin e ditës dhe të ndahej nga ngjarjet që i’a tregonte vetes. Me ngadalë, ashtu siç e lëshonin mendimet Vetëdija

9


KOHË FLUTURIMESH

56

për t’ia shpjeguar vetes gjërat rreth bukës, gruas, tokës, ashtu po e lëshonte forca e muskujve. Nëmoment hodhi bishtin e sfurkut e u nde nën hije duke shikuar qiellin e kaltër me pafundësinë e tij.„Kur s’ke ku të mbahesh, o bir -përsëriste shpesh babloku - mbahu në Zot. Vetëm ai i ka të gjitha zgjidhjet”. Po ku qe Zoti? Kur shtrohej pyetja e Zotit njerëzit ngrinin kryet kah qiella? Qiella është e pafundë? Ku ta gjente e të mbahej për te? Po gabohej! Zoti qe gjithkundi thoshte gjyshi. Po të mos ishte Ai që krijonte gjërat, ato vetë s’krijoheshin. Atë që bënte njëriu sosej. Pafundësia është e Tij, si se kuptonte! E kuptonte e kuptonte, krijimet e Tij në fytyrë të tokës shkonin e vinin pafundisisht. Vetëm sa mizapërdhese vinin verës e shkonin dimërit?! A thua vërenin të tjerët se si fluturonte e fantazonte pareshtur. Ndoshta edhe ata mendonin gjëra që mbërrnin anën e anës! Ku me dijt? Çka i tregohet njeriut, ai nuk e nxjer për të tjerët? Ashtu është edhe jeta, kurr nuk i zbulohet njeriut anë e kënd. Niste sigurinë me bindjen, se në arrinte t’i jepte përgjigje vetes për atë që kërkonte, i shtohej bindja se ashtu do t’i ndodhnin gjërat në jetë. Do shohim sesi do të na dalë puna, mua dhe mendimeve të mia - i thoshte vetes me një arsyetim se e kaluara dikton të tashmen dhe tashmja dikton të ardhmen. E kaluara dhe e ardhmja i puqeshin. Djalëria dhe burrëria i bënin luftë. Cila t’ia merrte dimenin? Trupi me të kaluarën, mendja me të ardhmen. Kush mendon si burrë


KOHË FLUTURIMESH

57

meriton burrërinë! Burrë duhej të ishte! Njihte veten? Tani duhej t’ua thoshte të tjerëve? Kjo ishte më e rënda? Të tjerët dhe vetja janë dy rrugë të kundërta. “Mbërthimi më i fortë për t’u mbajtur pas direkëve të jetës ishte besimi në një Zot, i cili krijoi dhe përsosi çdo gjë. Ai mbisundon gjithçka.”- kështu ia kishte mbushur mendjen kapedani i shtëpisë. “Ti, bir, vetëm mund të shijosh bamirësinë e Tij. Mos e mundo veten se si do të vijnë e shkojnë gjërat në jetë. Tjetërkush i rregullon ato!”. Por, kur ky e pyeste: “Ku e kam vendin në jetë?”-ai thoshte: “Ku ta ka caktuar Lartmadhëria”– “Po ku ma ka caktuar?” - plaku qe përgjigjur me pyetje: ,,Atje ku je nisur dhe ku dëshiron të mbërrish”? Zotin s’e njihte nga jashtë sa duhej. Bindjene bredshme e bazonte në mirësitë e Tij, që vinin nga qielli dhe toka. Kërkonte rrënjët. Vetëm rrënjët mbijnë, rrisin e japin fruta. Andaj i tregonte vetes diçka të treguar: “Çdo mbarim një fillim, çdo fillim nisej nga mbarimi. Vetëm Krijuesi i tokës dhe kohës nuk mbaronte. Ai kishte fillim, por jo dhe mbarim”- Mesazhin Kur’anor nga i gjyshi nuk do ta harronte për jetë. Së paku mbante në dorë një çelës që të tjerët e quanin magjik. Çelësi do t’i hapte arkat e bëmave ku njerëzimifshihte engjëlloren dhe djallëzoren e vet. Ai nuk mund t’u dilte me shpjegime gjërave deri në fund! Toka ishte e gjerë, koha ishte e gjatë, njerëzit ishin të shumtë.


KOHË FLUTURIMESH

58

II


KOHË FLUTURIMESH

59

Veshja bardhë e zi e burrave tregontesee donin jetën,por vazhdimisht e barazonin me vdekjen

9 Gjyshi këmbëkryq mbi një cergë, zinte një vend të parëndomtë. Aty nuk qe ulur kurrë më parë. Lëmëvezakonisht ulej nën frashër. Vendi binte përballë lëmës nisur nga dera e hyrjes. Me vite nën hije mbulonte me kashtë thekre strehimin e ditës. Ndodhte edhe natën të qëndronte për të ruajtur të lashtat e pabëra. Kur e shoqëronte i nipi,netët i bëheshin të paharrueshme. Sytë djaloshi i mbante te cerga. Ah cerga?! Shtresa nga paja e gjyshes datonte nga dita e shpalljes së pavarsisë, kur u martuan në njëmijë e nëntëqind e dymbëdhjetën. Mënyra e të vejturitcilësohej si më e mira. Vajzat e zëna nuse përgatisnin njëjtë qilimin e odës së gjerdekut. E thurrnin për odënusërie, sikur thurej për shpirti dashuria. I thurnin nga leshi i kuq dhe i zi. Ngjyra e verdhëherë- herë ndante pjesën e kuqe nga e zeza në brendinë e cergës. Ngjyrat përkujtonin; lakesat e zeza si krye shqiponjash në formë të zë-s mbi ngjyrën ekuqe paraqisnin flamurin kombëtarë. E kuqja si gjithnjë simbolizonte dashurinë. Malit si vinte për kuti pse njerëzit shkilnin ditë e përditë mbi këto shenjtëri.Me cergën i’u vargazitënpamje shumë domethënëse. Odat e nusërive paraqisnin galeri të veprave unikate. Vajzat kur dilnin nuse nga dera e babës, mbuloheshin me perçe. Hypnin mbi njërin kalë, ndërsa në dy-tre kuaj shoqërues


KOHË FLUTURIMESH

60

mbanin arkat me çejz që mbuloheshin me cerga. Arkat vendoseshin në fund të dhomës. Mbi arka vendoseshin dyshekët dhe jorganët. Cergat e nuses patjetër të mbulonin gjithë sipërfaqen e dhomës. Krushkat mes veti merreshin vesh se sa harxh duheshte që të bëheshin cergat që do të mbulonin dhomën. Rafteve në mur vendoseshin sendet e vogla. Pa ndonjë renditje precize viheshin llamba e vajgurit, sahati, tablla prej thuprave ku rrinin:mbërtheskat, gjilpërat, gërshërët, arrnat, krrabzat, drugzat, mikiket, lëmshat e leshit, tufat e mëndafshit, makaret e penjëve, gjilpërë-poroxha me bisht druri që shponte lëkurat dhe furka. Në krye të vendit mbi rafte vendoseshin pemët e zgjedhura me aromë, busuleki i thatë10, grathnabuti, lul-sërdani o ndonjë trëndafil a karajfil gjatë kohës së verës. Veshja e shtëpisë qe veshjeshpirti! Gratë, nënat e kësaj ane, kujtonte Mali,qenë artiste të mëdha. Ata nuk qëndisnin vetëm dukje të bukura mbi sende? Ata ngjyrosnin jetën! Mbulesat e djepeve, ndortat që lidhnin në mes foshnjat për t’u mos u rrëzuar, jastëkët, kaljuket e kresë, të gjitha me vija zbukuruese kuq e zi, thonin përvojën e jetës. Përgatitja për jetë bëhej me një përgatitje për luftë. Kishte pasur luftë për të pasur jetë. Dëshmonin djepet e foshnjeve. Të shumtëtnë anën e djathtë mbanin shqiponjën dykrerëshe. Shqiponja përveç krenarisë së luftës nuk djellte gjë tjetër. Rrallë djepat mbani gravura me pëllumba dhe lule. Vetëm aty-këtume ngjyrë

Borziloku

10


KOHË FLUTURIMESH

61

dylli vizatohej gjysmëhëna me yll, si mallpërkujtimi për mbetërin e madhe. Po veshja e burrave? Veshja e tyre bardhë e zivazhdimishtbarazonte jetën me vdekjen.Ata kryesisht visheshin me tirq, lurkë e mitan të zi dhe vetëm këmisha qe e bardhë. Dukja tregohente se jeta e tyre qe më shumë e zesë sesa e bardhë. Veshja me ngjyrë kafe dhe me këmishë të bardhë qe fituar nga një normalitet që merrte jeta herë pas here. Vetën nëpër dasma burrat përdornin veshje krejt të bardha. Po ngjyrat tjera ku mbeteshin? Shumëngjyrshmërialidhej vetëm me gratë ? Pse? Me siguri Havës që nxori Ademin nga parajsa, paqa dhe mëshira mbi shpirtin e tij, i ra ndërmend se kjo botë duhej tu takonte atyre, dhe mu për këtë kërkoi t’u takonin të gjitha ngjyrat. Dhe u takonin! Ngjyrat e fytyrave të tyre, veshjeve të tyre, punëve të dorës, ishin gjithmonë ngjyra jete. Gratë ishin tokë ku mbjellej dhe mbinte turlifara njerëzore. Qeniet që dilnin prej tyre ishin aq të llojlloshmë sa ç’ishin edhe sendet tjera të natyrës. Vetëm toka dhe vetëm gratë mund të prodhonin shumëngjyrshmërinë e pafund. Për dallim, burrat mund të merrnin jetë dhe aty të ndaleshin?! Po në fund edhe gratë mbaronin njëjtë duke u shtrirë qetësisht në tabutin prej druri me ngjyrë jeshile. Vetëm gropa e varrit u qe më e thellë. Kur teptiseshin se u mërzitej jeta, ngaqë nuk u peshonin fjalët sa duhet te burrat, thonin: ”Jemi me më shumë gjynahe se ata, andaj na gropojnë më thellë. Me mendjen që kemi, dalim dhe nga varri”.


KOHË FLUTURIMESH

62

................ Mesdita mbërrinte. Dielli përflakte çdogjënë. Të pohaturit nga korrje-shirjet kërkonin e zinin hijet për të pushuar a fjetur derisa dielli për pesë këmbë së paku të largonte hijen nga trupi. Drekave Ermali shpesh e maste hijen e vet me qejfin që t’i përkujtonte në duheshin ti ngriheshin punës. Matjet shpreheshin me: një çerek para mesdite, një çerek pas mesdite, dy çerek pas mesdite”. Kulmin e ditës e zhurmërisnin gjinkallat që shoqëronin mosdurimin e çdo gjallese nga vapa. Me xhëxhëxhë-në e tyre dukej sikur merrnin nga të nxehtët e padurueshëm. Xhevrija e vogël i solli gjyshit legenin që të merrte abdes11. Plaku e përgëzonte me nam e lavd mbesën duke e krahasuar me Fatimen, të bijën e të Dërguarit Muhamed, paqja dhe mëshira. Derisa i shtinte ujë të lajë duart dhe këmbët, plaku u harrua dhe në vend të lutjeve të zakonshme filloi t’i këndojë ilahinë për Fatimen:

Oj Fatimja e Muhamedit, Hape derën e xhenetit. Dera e xhenetit hapet vetë, Lum kush jep me dor të vet I del perde për ahiret.

Pastrim shpirtëror e trupor islam para lutjeve

11


KOHË FLUTURIMESH

63

Duke fshirë ujin e abdesit u drejtua në vendin e faljes. Ermali filloi të qeshë me vete duke përkujtuar ngjarjen e gjyshit, kur qe falur në afërsi të pazarit. Gjyshi në vlugun e punës së tij për familjen, shkon të shesë në pazar rrush. Rushin e ngarkon në dy sëndukë mbi gomar. Lidh gomarin afër vetes me një tërkuzë të gjatë, që të mund të kulloste kafsha edhe ngarkuar. Vendos të falë vrik e vrikfarzin12 e drekës. Në një pjesë me bar të njomë lidhet nga Kibla13. Gomarin e len të kullosë pas tij. Dukebërë nijetin, hëh e’i del anësh gomari. Ky e sheh ate duke ecur, dhe se po i afrohej një grope ku mund të rrëzonte sëndukun me rrush! Në momentin kur ngren duart për tegbir “Allahu ekber”14, sheh se kafshës po i merrej ana, dhe spontanisht thot “qukshshshsh”, për ti bërë me dije të ndalte. Pastaj lidh gomarin shkurt që të falej rehat. Por jo, këtë nukmund ta bëjë. E qeshura nga vetvetja nuk elen të përqendrohet. Ermalit, tani që gjyshi qe lidhur e falej, sa s’i dilnin lotët nga e qeshura pa zë. Gjyshit i pat ndodhur më e keqja një javë pas kësaj ndodhie, kur e çoi në të pame gjyshen si nuse e re. Kur u afrua koha e namazit të jacisë, vjehri i tij, mulla Beqa, katër djemtë dhe ai u ftuantë falnin jacinë. Gjyshit i shkon ndërmend ngjarja me qykshin e gomarit dheqeshi pak me veten. Mendon se do ta ndalë të qeshurën. Sa bëhen gati në tekbirin e parë që të bëjnë dëshmimin e zotit një, gjyshit hë e t’i shkojë prapë mendja te puna e gomarit. Ia plas gazit me Obligim i domosdoshëm në faljen e namazit Vendi i shenjtë Kaba 14Zoti është Një 12 13


KOHË FLUTURIMESH

64

të madhe. Nga e qeshura e madhe e nga sikleti, pa ditur ç’të bënte, bie në tokë pa u përmbajtur. Edhe djemtë tjerë nuk u përmbajtën. Edhe ata ranë poshtë nga të qeshurat, pa e ditur pse po qeshnin. Mulla Beqa e ruajti vetendhe u fal deri në fund. Kur dha selam, pa të përlotur dhe jashtë safit të ulur, dhëndrrin me katër djemtë e tij. Atëherë imamit i plas zemra : “Ç’ndodhi, ç’ju damlladisi kështu? A nuk morët abdes vërtet që të largoni qoftëlargin nga shpirti juaj, more pisa, more?! Unë dëgjova diçka të lëvizte, por jo se juve qoftëlargi u paska larguar prej rahmetit të Lartmadhërisë! Jashtë, he pisa! Dhe mos më dilni parasysh deri pasnesër! Jazëkllarosën!”. Gjyshi dhëndër mori nusen dhe u kthye që atë natë. Nuk i vizitoi me muaj, deri sa s’ndodhi rasti që e detyronte patjetër vizitën. Nga qëndrimi i fundit në gjunjë plaku u mundua të ngrihej. - Hazir Matjani! - i tha vetes, u mundua të drejtonte boshtin e kurrizit dhe vazhdoi duke mërmëruar: - Ti kurrë nuk plakesh! - dhe qeshi me ironi me vetveten. Kur ndjehej mirë në biseda të rëndomta, vazhdimisht thoshte në shumës për veten “si u plakëm e s’po marrim gjë me vete”. Njëherë djaloshi i’u kundërvu se pse thoshte në shumës “u plakëm”. Ai nuk dijti ti përgjigjej për momentin, por ia numroi grupmoshat si një dituri për djaloshin. Mosha e foshnjës sipas tij zgjaste deritre vjet, mosha e fëmijërisë deri më dhjetë, mosha e rinisë deri njëzet, mosha e dhëndërrisë


KOHË FLUTURIMESH

65

vazhdonte deri në të tridhjetat, mosha e burrërisë deri te dyzetat, mosha e burrërisë së pjekur deri pesëdhjetë vjeç, burrëria me të gjitha nishanet deri gjashtëdhjetë, pleqëria e hershme deri shtatëdhjetë vjeç, pleqëria e pjekur deri tetëdhjetë vjeç dhe pleqëria e vërtetë, pas tetëdhjetë vjetësh. Plakuqeshej që qe para moshës kur pleqëria i bëhej zanat jete dhe e përcillte në jetën tjetër. Mjekra e bardhë e gjyshit i kërkonte nipit të bëjë krahasimin e tij me të Dërguarin e fundit, Sulltan Muratin e dytë, Skënderbeun e Ismail Qemalin. Herë i dukej çlirimtar, herë i burgosur i përjetshëm.Deshte ta lidh fytyrën e gjyshit me ndonjë punë burrash që do t’i përkisnin atij. Por, jo. Se rrokte më tej! E pa motrën, Xhevrien me shoqet duke mbledhur me fshesë lëmën jashtë saj dhe u përqëndrua te ajo. Duke u shtrirë në anën e djathtë të gjyshit në fundcergë, nisi mendimin: “Po vajzat si motra ime, a vlenin si djemtë? Sa ishte i rëndësishëm ai, sa motra e tij? Ai do të mund të punonte arën, të bënte dru, të martohej, ajo s’mund t’i bënte këto, lëre më të çonte në mulli, të ngrinte thasët me drithë. Jo, por edhe ajo po fshinte lëmën, mund të korrte grurin, mund të lante enët, rrobat, do të martohej”.Të fundit nuk donte ta sillte ndërmendë sesi do të ndodhte. Gjyshi e donte shumë Xhevrijen dhe thoshte:”kur ta martojmë Ermalin vendin e tij te bablokët do ta zërë ajo”. Ajo është bija e babaqakut. Më shumë e lakmonte gjyshi se babai! Kur e kishte pyetur :”se pse një herë thua, o gjysh se djali është direku i shtëpisë, pastaj thua se Xheva është engjëlli i shtëpisë”- ai qe përgjigjur:“Po, bir, ti je direku i shtëpisë, se po nuk qe ti e nuk


KOHË FLUTURIMESH

66

martohesh e shtohesh, nuk ka shtëpi. Vajzat janë të derës së huaj. Shkojnë e të lënë qyqe!” Po a e dinte a jo gjyshi, femra edhe më herët edhe tani qe e përbuzur dhe maltretuar si rob? Në Derven kudo ndihej:“Kur lind një vajzë qajnë trerët e shtëpisë, kur lind djalë ata qeshin”. Nënat shtatzëna çdo herë rrinin të zymta kur mendonin se barra e tyre mund të ishte vajzë? Kur lindte vajzë familjet ndiheshin të turpëruara! Kur linde djalë krisnin koburet, therrej kurban, shtroheshin mevludet e ahengu. Përparim i brishtecte ditët?! Ajo më nuk fejohej në djep si dikur. Por edhe nuk pyetej për fatin e saj! Për atë shkonin mësitni daja ose familja e ngushtë për të marrë dorën. Dhe kur jepej për ndonjë djalë, ajo nuk pyetej dhe nuk guxonte të përmendte as emrin e djalit, as të familjes e fshatit ku do të jetonte. Kjo ndalesë i mbetej asaj edhe kur martohej. Burrin kurrë nuk e thirrte në emër në prani të njerëzve. Ajo e thirrte “or taj” e ai ia kthente “oj taj”. Asaj i lejohej ta përmendte vetëm në shtrat natën, kur shtrihej pranë tij, kur me rrobat e trupit hiqte edhe kufizimet e ditës. Meqenëse edhe në punët e natës shpesh bashkëshortëve u mbetej refreni i ditës“hë taj hë”. Kështu qe fundi i romancave dashurore të pambaruara deri në fund për njërën anë. Më e rënda për vajzën qe kur ajo ikte pasi ishte fejuar. Atëherë ndodhnin mbrapështitë. Ajo më nuk pranohej në shtëpinë e babës. Bëhej me gisht nga familjet si e përdhosur. Nga ato familje as merrte as jepte kush. Ana e djalitshihej si e fuqishme dhe me simpati, edhe pse publikishtë


KOHË FLUTURIMESH

67

dënohej. Ermali filloi ta kthejë ujin në mullirit të vet: “Po sikur Xhevrija pas disa vitesh, kur t’i vinte koha të martohej, ta fejonin e ajo të ikte e të merrte një djalë në fshatin Çajlanë?! A duhej vrarë ai i poshtër, ose ndonjë vëlla i tij, nëse këta nuk pajtonin?” Filloitë djersitet. Kur kjo ndodhte mbyllej familja.Mbyllja vazhdonte me muaj e vite. Vazhdoi parafytyrimin:T’i dilte përpara ai që ia grabiti motrën ose i vëllai i tij e t’i shihte me sy, e te ata të lexonte “zërrrrrr, ta mora dhe ta ngopa motrën. Xhevën ma të mirën si molla, si rrushi... Oho, sa e mira që ishte!”. Çfarë sëkëlldie ..........? “Duheshin vrarë patjetër. Turpi vetëm kështulahet”! -Në vazhdëpa motrën që i’u afruar me fshesën faroshe të gjerëafro një metër e të lidhur në dy vende me kinda të kuq. -Loçka e motrës, mblidhi pak këmbët, shtyu nga babagjyshi sa ta pastrojë edhe këtë pjesë. - dhe vazhdoi të mblidhte bëzhdilet e shuflijat përeth. “O Zot! - i tha vetes dhe vazhdoi ngjarjen - do të thonin të afërmit se Ermali e shembi filanin. E ashtu është. Aty nuk preket kollaj, burri i ka nishanet e veta, aferim. Por pastaj...? Nën Behija do të qante nga hidhërimi dhe gëzimi :“Djali nuk la që të ç’nderohet familja e tij!” Por e mendonte edhe këtë:Ai humbte rininë, duhej të shkonte njëzet e ca vjet burg dhe a kthehej...? Po Xheva! Sytë iu mbushën me lot. Ku ta di! Ajo mund të mbetej e veja e shtëpisë së atij burrit si argate deri në fund të jetës. Nëse do të lindte fëmijë do t’ia dilte disi, por nëse do të ishte vetëm? Shtëpia nuk e pranonte. Kështu ndodhte te shumica e rasteve. Të burrit kishin të drejtë ta martonin për


KOHË FLUTURIMESH

68

ndonjë anëtar të familjes nëse donin, nëse jo, mbetej të martohej me ndonjëme të meta që si jepte kush nuse. Ndodhte ta kthenin për vëllanë tjetër më të vogël në atë familje,ndonëse djali mund të ishte edhe nënpesëmbëdhjetë vjeç? Poshkinat, si mund të dilnin të lira e të martoheshin me kë të donin dhe si të donin. Ata nga fshati Kuçkovë vetëm syefaqe çonin mësitët, kurse punën e bënin si ua donte. Edhe dashuri bënin para se të martoheshin! Ata nuk pyeteshin a ishin të virgjëra natën e parë të martesës! Ne jemi ndryshe, ne vrasim për nder? Rrahu gjoksin e vet.


KOHË FLUTURIMESH

69

10 Gjyshi u kthye në krahun tjetër dhe filloi të gërhasë. Edhe tre pëllëmbë hije mund të pushonin para punëve të pasdites. Mali shihte fustanin e kuq të motrës me pika të verdha. E pat veshur pranverën e vjeçme për dadalinë e shiut. Me kët shiqim pyeti veten: -” Ritualit të shiut kush ja dinte prejardhjen?”-”Do thonini kohës pagane. Tjerët donin të gjenin krahasime nga zbatimi hershëm i islamit. Një pakicë ritualin e quanin amanet të trashëgimisë krishtere “. Sidoqoftë, të gjithë epraktikoninkur mbante thatësirë. Këtë vit nuk pati nevojë katundi të organizonte dadalinë e shiut. Vitin e kalur në mes të prillit, plaka e mëhallës tezja Bibe u trokiti në derë dhe kërkoi që Xheva të bëhej dadalia e shiut. Arsyeja e zgjedhjes?Vajza duhej ta donte shiun dhe ta ndjente nevojën e rënies për të siguruar bukën e familjes. Puna lidhej. Familjakishte shumë të mbjella dhe njihej si familjesoji. Rastiste të merrnin vajza të tjera, të cilat ose s’kishin shumë të mbjella në familje, ose nuk qenë punëtorë që përshpirtninbereqetin. Atëherë ndodhte qëthatësirat ta shtrëngonin edhe më shumë tokën. Java e dadalisë vitin e shkuar eci karneval folklori i besëtytnive katundareske. Dhjetëra vajza e disa plaka e shoqëruan dadalinëe shiut. Xhevën elau nëna në mëngjes me sapun misku, si për për festën e Bajramit, Ditën e verës, Shëngjergjit e Shmitrit. Efërkoi mirë e mirë, sepse ajo nuk guxonte të lahej shtatë ditë. Shtatë


KOHË FLUTURIMESH

70

ditë fjeti me fustan veshur! Para gjumit hiqte nga koka vetëm shaminë jeshile dhe kurorën me lule dhe pipa të pemëve të ndryshme. Ditën në dorë mbantenjë tufë kallinjsh gruri, elbi, thekre përzier me lulëpranvere. Karvanin e fëmijëve, vajza të moshës prej shtatë deri dhjetë vjeç e udhëhiqtevetë tezja Bibe. Fillonin nga ora nëntë e mëngjesit dhe shëtitnin nëpër shtëpitë e mbarë fshatit. Në ndodhte të përshkonin t’gjtha shtëpitë, grupi u kthehej edhe njëherë shtëpive tëvizituara. Tezja Bibembante Xhevën si nuse për krahu, sepse ajo nuk shihte qartë nga shamija.Ndërkohë i kënduan:

Li, li, dadali, lage tokën me buri T’na i lage arat, t’na i mbushe hambarët.

Zonjat e shtëpisë uruan të zinte lutja e dadalisë dhe dhuruar kushmiell,vezë,qese sheqerkash, pula të gjalla, miell, vaj, sheqer. Të gjitha dhuratat u grumbulluan te shtëpia e zjarrit të tezes Bibe. Në fund të javes u mblidhën dhe u gostitën me gjërat e mbledhura. Tezja Bibe i këshillonte vajzat lutjen herë-herë ta këndonin edhe për kafshët, sepse mund të ndodhte që njerëzit nuk ishin të mirë dhe për këtë shkak shiu mund të mos binte. Kështu ato herë pas here kënduan:


KOHË FLUTURIMESH

71

Lag, lag, lag, o shi Arat e Seranit Për hatër t’hajvanit Për mefat t’insanit.

Shiu ra pas një jave. Njerëzit e fshatit llafatuan:Shtëpia e Hazir Agës e bereqetshme. Xheva e Fetësme fat. Nënë Behija rriti më shumë simpati për rritjen e saj. Vëllaut prej asaj dite i dukej më e bukur, më e madhe, më e arsyeshme. Mesiguri përçat i rritej frika se së shpejt do të përballej me martesën e saj. Dielli zgjaste shtatë pëllëmbë hijen. Dreka qe vonuar për shkak të nënës. Asaj i qe djegur qulli i flinit dhe i qe dashur kohë shtesë për qullin tjetër. Nënë Behija, motrat Xheva me Nurën, gruaja e xhaxhait të madh Luçja,vajza e xhaxhait të vogël Tushja dhe mixhavica e babës Lokja, sillnin drekën në lëmë. Sofra do të shtrohej nën hijen e manit të zi. - O gjysh, ngrehu se erdhi buka, - e preku Mali plakushin. Ai u zgjua duke u ndërmendur: - Qenka bërë vonë, a s’e sollën bukën? - Ja, - tha Mali dhe bëri me krye anash kupërgatititeshin ta shtronin.


KOHË FLUTURIMESH

72

Xheva dhe Nura me legen i’u afruan çdonjërit që të lanin duart. Korrësit e sapoardhur u afruan të parët në sofër. - Hajdeni, o bijtë e mi - ofroi gjyshi, duke u dhënë shenjë të fillonin të hanin flinë e grunjtë që ende lironte avull. Vegatoret zbrazën dhalltin përnjëherësh në sahanin e madh ngjyrë argjili. Lugët e drurit filluan të hyjnë e dalin në sahanin e thellë si llopatat që çajnë ujin me kaike. Hanin në heshtje pa asnjë fjalë. Nuk u kishte mbetur forcë të thonin qoftë edhe një fjalë të mirë për nënë Behijen, që qe munduar ta piqte në diell të nxehtë flinë. Vetëm klap-klupi i lugëve prishte qetësinë e drekës me porosinë,koha ikën shpejt. Në të mbaruar ushqimin, te shtegu i lëmës u dukën disa njërëz. Duke u afruar filluan të njihen. Vinte daja Besim me djalin Daimin një vit më i madh se Mali dhe vajzën, Gjylën,katër vite më e madhe, tamam beqareshë. Vajzën e lypnin për nuse në disa vende. Vinin t’i ndihmonin në të korra. - Ehehee, ia bëri daja me t’u afruar, duke vështruar lëmin - paskeni filluar mirë, elbin e paske bërë gati, sa mirë, sa mirë. Aferim për korrësit dhe të zotin e shtëpisë! - Po, o mik, ia ktheu gjyshi me një nënqeshje të lehtë, që i tregonte atij se gjësendi duhej të shtonte, a përmirësonte diç. Daja i ra në fije. Diçka si pëlqente mikut. Ngaqë nuk mundi ta qëllonte pyeti:


KOHË FLUTURIMESH

73

- Çka ngrysa, o mik? - Se di po.......,? - vazhdoi plaku me një zë këshillues, që donte me pyet e dhënë përgjigje njëkohësisht -Ti je më me shkollë, ke kryer tetë vjet të plota, a s’më thua cila shkronjë është më e mira dhe më e bukura e gjuhës shqipe? Daja u thellua përnjëmend. Mendoi për disa shkronja që të mund të gjente ndonjë lidhje që ato i dallonte në të mira dhe të këqija. Por kot. Forma e shkronjës nuk e binte te brendia e asaj që kërkonte plaku. Mendoi edhe një herë se mos miku donte të zgjidhte ndonjë fshehtësi tjetër, por jo! E ku ta dinte ku e kishte fjalën plaku, mendoi zëshëm. Plaku u bë sikur e kuptoi diç dhe vazhdoi pyetjen: - Po shkronjën më të keqe e më të shëmtuar? E di se cila është? Daja Besim rimendoi në forma e shkronjës tregonte diçka të shëmtuar a të bukur që lidhej me diçka të gjallë a të vdekur në natyrë. Pasi nuk mundi edhe kësaj radhe t’i gjente krahasimin, për të mirë a për të keq, ia ktheu troç: - Mund të më mbash deri sa të bjerë shi, pastaj të thuash deri sa të bjerë borë, pas kësaj të thuash të presim përsëri të bjerë shi e të mos më lëshosh nga ky zaptim asnjëherë. Kështu i themi kësaj pune në Këndovë. - Jo, o mik, jo. - vazhdoi bindshëm plaku - Të thashë se kur hyre në lëmë së pari nuk bëre mashalla që të mos ngrihet bereqeti. E dyta,


KOHË FLUTURIMESH

74

fillove me eeee, kjo më nxiti të të pyes? Përgjigja është kjo, - e shkurtoi bisedën plaku - shkronja “a”, është shkronja më e bukur dhe më e mire, sepse populli mirësitë i fillon me shkronjën a, thotë -” a sa e mirë, “aa sa bukur qenka”, “aaa sa mirë e bëre”, “aaaa, ti qenke rritur”, “aaaaa ti u bëre nuse”, “aa, ti u bëre burrë”, “aa, ti kreve ushtrinë”, e të tjera e tjera. Ndërsa me “e” fillon mohimi, e keqja e shumë gjërave. Plaku vazhdoi:“eee ti nuk mundesh”; “eee, soska puna jote”, “e qenke shumë i sëmurë”, “e, ti s’do të mund të arrish atje” në këtë kohë, “e ti mendon se kështu e ka kjo punë, e të tjera e tjera që dëftojnë mosnjohje. Dajës nuk i erdhi mirë kur kuptoi se ku e kishte hallin miku. - Më fal o mik, nuk e kisha qëllimin e keq, por keq u shpreha dhe vazhdoi:Po e pranoj se gjuhën time nuk e ditkam mirë! - Mos them se çfarë ta thotë goja, më parë ta ka thënë zemra. - tha plaku duke ia bërë me dije shakanë dhe e mori në grykë me dashamirësi. Sakaq i ofroi të mbështillte një duhan. Mbi cergë qëndronin vetëm gjyshi, Ermali dhe daja Besim. Të tjerët në qoshen tjetër të lëmit bëheshin gati të niseshin për në arë. Kutia e duhanit prej qelibari e gjyshit u vërtit në dorën e dajës, dhe kur i hoqi me zor kapakun e sipërm, duhani i rrasur sa nuk doli i tëri nga kutia. Me të mbështjellur cigaren e parë filloi bisedën më shtruar: - Qenka pak i sertë, por të djegurën në fyt e paska pa kollë. Vërteton se qenka maja e duhanit. - Ma sollën nga Luboteni , duhet të jetë i mirë?


KOHË FLUTURIMESH

75

Daja sikur deshi t’i kompenzojë gjyshit: - Duhan i mirë dhe fjalë burri. - Posi, - ia bëri gjyshi, i cili në të ngritur deshi që me fjalimet e tij të mençura të zgjaste muhabetin. - E di ti mik se çka e ngre dhe çka e ul burrin? Besimi mendoi për mungesën e bukës në sofër për mikun, por për momentin nuk deshi të shprehej ashtu. - Jo, - i tha daja, që linte të kuptohej se nuk donte t’u hynte mendimeve për t’iu kundërvënë me përgjigje plakut. - Gruaja dhe pazari! Po pse? - pyeti ai mikun dhe përnjëherësh filloi përgjigjen. - Pleqtë tanë vazhdimisht thonin se kur do të mallkosh dikë, lëshoja nëmën “gruaja mos t’u godittë e pazari mos të njoftë”. Dhe dihej se nëse e godet njëra nga këto të këqija, ai njeri ishte më mirë të mos ishte. Ata u ngritën të ecnin për në arë, dhe të vazhdonin muhabetin rrugës. Tjerët patën nisur. Plaku filloi shpjegimin nga gjurmë të largëta. Gjurmët të bënin të dyshimtë se herë- herë po i largohej temës. - Gruaja - thoshte - ka një rol të veçantë për burrin, ajo është kulmi i shtëpisë. Prej saj varet e gjithë shtëpia, por sh-sh-sh-sht! Këtë nuk duhet ta bisedojmë në sy të të rinjve - dhe vazhdoi duke ulur zërin dhe duke shikuar djaloshin në mos e përcillte.


KOHË FLUTURIMESH

76

- U dalin mend pas grave dhe harrojnë të nderojnë të tjerët dhe pleqtë. Por gruaja duhet! Atë e krijoi Zoti nga brinja e djathtë e hazretit Adem, që ishte krijesa e parë në fytyrë të tokës. Ia fali atij, që të kënaqej dhe të jetonte me të si në parajsë. Aty kishin gjithçka që u donte shpirti. Por një ditë, nga kënaqësia e tepërt, Hava i tha Ademit për pemën e ndaluar: “Ty të është lejuar gjthçka, ha dhe prej kësaj peme dhe do të jesh i pavdekshëm”. Kjo sepse deri atëherë edhe pse jetonin një jetë në parajsë, ende nuk e dinin se sa do të jetonin. “Jo, i tha i pari i botës. Unë nuk ha nga ajo pemë, ajo është e ndaluar, do bëj mëkat dhe mund të dënohem”. “Ti nuk dënohesh – iu përgjigj hazreti Hava Zoti të tha se është e ndaluar vetëm të të sprovojë se sa do të përmbahesh dhe se me vështirësi dëshiron të ta falë fuqinë si të vetes”. - Ai u mashtrua dhe hëngri pemën, - vazhdoi plaku - bëri mëkatin dhe Krijuesi u tha:“Dilni në botën që e meritoni!”- dhe kështu biro, u ringjallën lakuriq në botën ku sot e atë ditë jemi ne pasardhësit e tyre. Bile për fillim u munduan ti mbulojnë me gjethe vendet e turpshme. Deri atëherë nuk kishin ditur për ato gjëra. Në moment kur Ademi paqa dhe mëshira pa se po bënte mëkat, iangjet me dorë fytit dhe ndal pemën në fyt. Prej atëherëmeshkujt u mbeti mollza e fytit. Ai diçka hëngri, por jo të tërën. Ndërsa Hava e hëngri pemën e’u kënaq me shijen e saj. Prandaj gratë nuk e kanë mollëzën e fytit.


KOHË FLUTURIMESH

77

Që atëherë gratw janë të lindura të mashtrojnë me marifet mashkullin. - Mirë, o mik- ia bëri daja - po pse shkove aq larg, unë këtë e dija. - Po, e dije vërtetë, por është mirë të rikujtohesh se asaj zoti i dha një rol të madh në jetë. Sa të mirë, aq të ligë. - kapadaisej plaku - Nëse nuk ndan të mirën nga e keqja te ajo, të hëngri dreqi! Nëse Ademin e nxori nga jeta e parajsës në jetën në tokë, neve mund të na kalojë drejt e në ferr! “Ku donte të dilte plaku?”- mendoi daja, derisa plaku u kthye të pyeste një kushëri se deri ku mbërrinte më të korrurat. Daja kërkonte në vete ta lidhë mendimin e tij:ky filloi të tregojë se dy gjëra e mbanin njeriun dhe tani filloi ta krahasojë gruan më një mashtruese. A qe e këtillë gruaja? Dajës s’i pëlqente të fliteshte vetëm zi për gruan. Ajo kishtetë mirat dhe dobësitë e saja. Pa të nuk jetohej. Jo vetëm se i bënte punët e shtëpisë:gatuante, pastronte, bënte pëlhurë, qepte, arnonte, por edhe në arë punonte. Ku donte të dalë plakushi? - E ore mik, siç të thashë, gruan e bëri zoti për burrin. E ky si duhet t’ia dalë me të? Dajë Besimit i dukej se plaku e huqi muhabetin. Prandajë e përkujtoi për fillimin: - The se nëma më e keqe është gruaja mos t’u godittë e pazari mos të njoftë? Plaku donte të zgjasë bisedën ku e kishte, dhe me një nervozizëm të lehtë ia ktheu përgjigjen mikut:


KOHË FLUTURIMESH

78

- Gruaja mos t’u godittë domethënë punë e madhe. Nëse ajo nuk di të mbajë shtëpinë, fëmijët, sendet e shtëpisë, mysafirët, kot e ka burri. Kodrën flori ta shndërrojë s’ia vlen për asnjë grosh, kupton? Gruaja e sojit ta rrit jetën. Për atë pyetet soji! Soji i mirë. E ajo e pasojtë, ta bie diellin dy pëllëmbë mbi krye. Edhe evlija të jesh, nëse gruaja nuk të bën, kot e ke, ti bie, ajo derdh kot, ti qan, ajo qesh, ti punon, ajo endet fqinjëve, ti e lut natën, ajo ta kthen shpinën, këtu shtëpi nuk ka. Daja ia bëri me krye Ermalit të ecte më larg tyre. Plaku po parllaisej?: - Po, ashtu pra, nëse gruaja s’e do burrin, nuk ka më jetë bashkë. Nëse natën hënëzon e bekuara edhe ditën ndriçon? -qesëndisej plaku duke marrë frymë shpejt. Kjo tregonte se ai nga të ecurit e shpejtë qe lodhur. Miku me nënqeshje i bënte me dije se plaka qëmoti se merrte në dorë. Plaku e kuptoi menjëherë dhe s’deshi ti mbetet borxh: - Kur isha i ri, Mizja i thyente shkallët ende pa ndritur mëngjesi. Me gëzim e fshinte oborrin deri te lëma. Frikohesha se nga gëzimi do dilte të fshinte oborrin e fqinjëve. - Po pazari? A shitej burri në pazar? - provokoi daja vazhdimin e përgjigjes. - Shitet, shitet... Burri nuk shitet askund më mirë se në pazar...?! - Heu, o mik! Kisha dëgjuar mbrapshtinë se gratë janë shitur dikur në pazar e ndoshta shiten edhe sot, por jo edhe burrat - e ndërpreu daja.


KOHË FLUTURIMESH

79

- Po mirë e ke, - u përgjigj gjyshi dhe vazhdoi gratë shesin trupin në pazar e burrat nderin! - Si? - mbeti gojëhapur daja. - Burrin e mirë e me vlerë e njohin dhe blejnë në shumë mënyra në pazar. - u thellua gjyshi - Prej tij marrin mallin pa dyshim, pranojnë çmin pa hezitim, lidhin kontratën pa dëshmi të mëdha se mund të prishet, fjalën e tij e besojnë me të parën. Ky është burri që njeh pazari! Secili në çdo kënd të tregut i jep selam. Secili ka dëshirë të takohet më të. Ku të del i shkrep fjala. Kur isha para disa vjetësh të blej në pazar dy qe të lavrës, vetëm i kam thënë se unë jam Hazir Matjani dhe shitësi i qeve tha: “Merri me çmimin që thua, e m’i bjer paratë kur të mendosh se duhet me i pru”- dhe ma zgjati dorën duke më uruar - “Ua pafshi hajrin”- të gjithë mbetën me gojë hapur dhe thanë: “Sa mirë e njohka pazari, hallall i qoftë!”. Edhe kur bëmë fejesën e motrës tënde për Fetahun, i ndjeri, babai yt Ramizi, që ishte një burrë me halle, kush fjalën dy s’ia bënte në Këndovë, mësitit së pari herë i kishte thënë: “Hazir Matjani po lyp dorë nga unë?! Heu, more mik! Me izëm të zotit do e rregullojmë këtë punë, se miku i mirë vetëm një herë në jetë troket për miqësi”. Ky qe një nder i madh për mua, sepse pas tre herë mësitnije ne u miqësuam. Miqësisë sot, i duhen dhjetëra-dhjetëra herë për tu lidhur. I qoftë hallall gjithçka që bëri për ne, shpirti i pushoftë në xhenet! Gjyshi dukej i përmbushur dhe nuk donte temën ta zgjerojë më tepër. Dajën e shtypte


KOHË FLUTURIMESH

80

një nervozizëm i lehtë. Plaku nuk i la hapësirë në bisedë. Ai qe detyruar ta përcillte dhe vetëm t’ia pohonte gjërat.


KOHË FLUTURIMESH

81

11 - Hajdeni, hajdeni! Miku i mirë në ditë të vështirë, drapërinj kemi me bollëk për të gjithë. qeshi xhaxha Musai në lehun korrës. Dhjetëra drapërinj përnjëherë palonin elbin. Kashta e thatë vështirë pritej në orët e pasdites.Fijet e thata nuk mblidheshin në dorë për t’u prerë në tufë, thyerja e tyre bëhej më lart nga ç’u binte presa e drapërit. Thyerje kërkonte që pasi të priteshin edhe një herë të barazoheshin në palë për t’i shtrënguar. Në mëngjesin me vesë vesë pritej kashta më lehtë. Por për lëmnim qe më e mirë korrja e pasditës. E thata qërohej nga lëvozhga me disa të kaluara të kalit. Shtregët nga dy-tre duaj lidheshin kopë, pasi kalonin dy-tre leha korrësit. Ngjanin si njërëz që kuvendonin mes tyre. Ata sikur thonin:“Mjaft ndejtëm në këmbë, tani na e shihni hajrin”. Vajzat më të rejalidhnin lyktyrat e thekrës me të cilat lidheshin duajt e kashtës. Lageshin me ujë që të mos thyheshin dhe lidheshin si gërsheta në disa vende. Lidheshin ashtu që nyja ta mbante më fort e kashta të mos thyhej. Kur daja deshi të niset për të hyrë në radhën e korrësve gjyshi i tha: - Ka kush punon sot. Eja e ulemi nën hije të dardhës. Punë dhe agallëk ka qenë adeti i njeriut tonë prej kohësh. Turku na e ka lënë amanet se kur punën e shohin agallarët duke ndenjur, nga meraku i tyre ajo ec më tepër. Puna rritet më tëpër me sy e zemër se sa me fuqi e djersë.


KOHË FLUTURIMESH

82

- Jo, or mik. Kjo është për të mashtruar argatin, se puna pa forcë e djersë nuk bëhet, edhe pse meraku i të tjerëve përreth që të kryhet, e ndihmon atë në njëfarë mënyre - Ky e shikoi edhe një herë që ta lejonte, por gjyshi nuk e lejoi. Vajtën e u ulën nën hije. Në arat përreth dëgjoheshin të bërtitura me shaka që nxitnin bashkëkorrësit. Fëmijët deri dhjetë vjeç rrinin me shtëmba uji në duar në çdo arë.Shtambat tjera nën hije shtiheshin të tëra në tokë, që të mbanin ujin më ftohtë. Ku s’kishte hije futeshin nën shtregë. Kryekorrësi, xhaxhai Nafi, me korrësit nuk e ngrinin kokën. Nga lodhja me vështirësi luanin duart për të arritur fundin. Gjyshit hamendej në sosej ara deri në ezanin e akshamit. Megjithate ngriti zërin ti kursente korrtarët: - Nafijooo, hajde, o birmerreni një frymë me argatin15, hala ene ni sahat ka ikindija. Do të soset biro, do të soset. Shpirti është më i ëmbël se buka. Edhe pse pa bukë nuk mbahet shpirti, përsëri është më i vlefshëm, sepse ai e kërkon bukën. Gjërat kur vdesin nuk kërkojnë të hanë gjë ! - Më tej,u kujtua se derisa Fetahu të kthehet me arabën, kishte kohë edhe për një të pushuar dhe një homle pune - Ejani, bijtë e mi, ejani! Vëllai, Xhevahiri, dhe motra, Xheva, sa u ulën filluan ta ngucin njëri-tjetrin, duke e shpuar me fije buzallëku16. Ndërkohë, një mizë pikaloshe iu ngjit mes gishtave motrës. Ajo filloi t’i shëtiste 15Puntorë

krahu

Lloj bari mesatar që ngjan si gruri me kallinj të vegjël

16


KOHË FLUTURIMESH

83

mbi dorën e vogël. Miza e gjetjes së fatit? Xhevës i erdhi turp se mos po ia marrin për sherr.Mblodhi veten, por iu kujtuamollëkuqen ta këndojë për vëllanë: - Buzëkuqe, mollë e kuqe, gjeja Ermalit një nuse... - Buzëkuqe, mollë e kuqe, ku e ka Ermali kismetin? - vazhdoi Xhevahiri që zgërdhihej me sytë nga motra. Sytë e motrës në shikimin e tij sikur thonin: “Këndon vëllain ti apo veten? Ta di unë shpirtin, ti bën petulla për vete, gjoja se i hahen Malit. ”- dhe qeshnin mes veti duke shtrënguar buzët që të mos gjegjeshin nga të tjerët. Ermaliti filloi një dridhje e leht përbrenda. Te daja kur u takuan herën e fundit me Daimin dhe Gjylën, biseduan për vajzën e fqiut të tyre. Kujtesa i lidhte fjalën në fyt:-“Ajo kishte babain mësues e ky donte të bëhej mësues”. Dukej se vëllau e motra dinin gjëdhe komentonin me mollëkuqen. Ndjeu të donin ta fluturonin drejt vendbanimit të saj. Nga fluturon mollëkuqja andej i dilte kismeti. Gjyshi ndiqte me sy ngucjen si fillim zënke mes fëmijëve. Deshi t’i trazojë nga hija, por ndërroi mendje. Meqë Ermali dukej më i pushuari, i tha t’i numëronte shtregët. Ai u ngrit me sytë kah duart e motrës. Miza nxjorri krahët, por nuk fluturonte. Sikur kërkonte të merrte një hov në një pjesë të përshtatshme të dorës së njomë. Qëllimisht u largua në fund të arës. Le të kujtohej shtruar për Engjëllin... Nuskë?! A thua engjujt janë meshkuj apo femra? Mesiguri dyllojesh? Engjëllusha i përfytyrohej pa përshkrim real. Nuk ngjante me vajzat tjera? I


KOHË FLUTURIMESH

84

pëlqenin disa nga vajzat e shkollës. I donte në njëfarë mënyre? Por, dashjen e tyre e harronte shpejtë! Nuskën edhe e donte edhe se harronte. Kjo pra është dashuria. Atë dëshironte ta merrte në fluturim. Ta çonte në lugina të bukura me burime. Të arrinte ku këmba e njeriut nuk shkelte, dhe ku dy shpirtëra shartoheshin në një. Plane fantastike shtriheshin për për vashën me flokë të zeza kaçurrela, fytyrë të rrumbullakët e gjithmonë të qeshur. Zaten engjëjt nuk duken kurrë të zymtë. Ata janë vazhdimisht të qeshur, ngase të vetmit shohin fytyrën e Zotit. Sytë e saj ndjellnin:“Kush më merr mua, do të jetë më i lumturi i botës”. Këtë e ndjeu para një viti, kur etakoi në hyrjen e shtëpisë së dajës. Në mbrëmje Nuska hyri pa folur nga dera e shtëpisë së zjarrit, për të huazuar pak vaj që të fërgonte nëna e saj bathën. Vajzakërkoi me sy ta përshëndesë, për t’i thënë “çka bën”, por pasi ky uli kryet, ajo vetëm kaloi. Kur doli për të shkuar, ky u fsheh pas koshitdhe e vjodhi me sy nga thembra gjer te flokët. Të nesërmen e asaj dite duke luajtur në oborr me kulpër, e prekura e parë ia çoi gjithë mornicat e trupit. -“O Zot, me pasë nuse Nuskën! O Zot!”, qeshte me vetveten. Sa numëronte duajt e njërës shtregë dhe kalonte te tjetra, përsëri kthehej, harronte sërish. Kur e pa se nuk shkon tha “nuk shkon de”- dhe u ul në anën e shtregës së dytë, ku s’e zinte dielli e ia filloi dalldisjes lirshëm për kazeskën........? Emri i saj shëmbëllente: nuskë si nuse, nuskë si dritë, nuskë si nënë fëmijësh, nuskë si muzë që ngre të vdekurin. Shtëpia e sajë shtëpija e gëzimit. Erë parajse dukej se mbante ajo shtëpi. Ai besonte se aty njerëzit kurrë nuk hidhëroheshin dhe kurrë


KOHË FLUTURIMESH

85

nuk vuanin për asgjë. Nën kulpër buzëqeshte si pëllumbeshë lazdrane. Gjoksi i sajë i sapofilluar nuk i interesonte. E shihte vetëm si kompletim të saj. Gjithçka i shkonte asaj:kur numëronte, kur hidhte hapin, kur gabonte, kur hidhërohej dhe i skuqej fytyra ngase ia bënin me hile. Sidomos i pëlqente kur ajo këndonte lojën për hyrje nën kulpër:

Dy fe lule kishin dalë, Këputa njërën, vura n’ballë, M’u vu djali me ma marrë, Nuk ta japi ty, ia jap Çelebisë Çelebin e kishin vra, Bëri pushka bam, Dollapi u çel, Dul nuse me tel.

Kur ajo thoshte “dul nusja me tel”, paramendonte sikur ajo të ishte. Sytë i qeshnin kur kujtonte “pushka bëri bam”, sepse kur ajo të rritej për disa vite, ky do ta kërkonte dorën e saj. Do ta çonte dajën e saj t’i kërkonte mësuesit Sami dorën e vajzës. A do t’i ndihmonte se ishte nipi i Hazir Matjanit e të sosej kjo punë me gjithë të mirat e saja? O Zot! Kur të vinte te dora, burrat do të mblidheshin te oda e miqve. Do të uleshin burrat rreth e qark e do të uronin me fjalët më të


KOHË FLUTURIMESH

86

zgjedhura mirëseardhjen miqësisë së re...? Babai do të nxirrte nga trari i shtëpisë majzerin. Kur të hynte shkuesi në odë do t’i thoshte gjyshit: “Ju koft për hajr miqësia me Iljaz Kondovën”, gjyshin e Nuskës. Miqësia lidhej në emër të kryefamiljarëve. Dorën e pranonte Hazir agë Matjani. Shtrëngoheshin duart dhe jepej haberi. Me dy të shtëna oshëtinte lajmi për fejesën e Ermalit me Nuskën. A do të ndodhte kjo? Jepte gajret. Bijat e derës, motrat, kushërirat, gratë e mbledhura, menjëhrë do nisnin me defa në qoshkun e çardakut17 këngën:

Na ka ardh ni myzhde na ka ardh ni dorë, na ka ardhë kollaj, si me këput nji mollë...

Nënë Behija do derdhte lot gëzimi. Si do të ndjehej?! Shokët do t’i uronin fejesën me vajzën e mësuesit. Vajza e mësuesit! Vajza e një njeriu të ditur. E brishtë, e ëmbël. O Zot.

Një frymë e lehtë ere nga perëndimi i barti tringëllimat e zërave të njerëzve dhe gjërave që lëviznin përreth. Kjo erë përcolli zërat për një moment. Pastaj solli heshtjen, e cila e ndërmendi Malin të kthehej në kohën ku gjërat ndodhnin vërtet me rëndomtësinë e tyre.

Pjesë e ngritur e parahyrjes me dërrasa nën të cilën qëndronin hambarët e drithit 17


KOHË FLUTURIMESH

87

Korrësit me fuqinë e fundit vazhdonin punën. Gjyshi i bëri me dorë Malit të afrohej: - A i numërove? - Po, o gjysh - Sa ishin, o bir? Djaloshi filloi s’pari të numërojë për vete:“Dymbëdhjetë shtrega nga pesë duaj gjashtëdhjetë....dëndërë dëndërë, plus katër shtrega nga katër duaj, gjashtëmbëdhjetë. Hë, hë... gjashtëdhjetë plus gjashtëmbëdhjetë, gjithësejtë shtatëdhjetë e gjashtë duaj”.Pastaj foli me zë: - Shtatëdhjetë e gjashtë duaj. - Gjashtëdhjetë e gjashtë duaj? - pyeti plaku - Jo qëdëgjoi diçka, por nga hamendja sa mund të ishin. Spontanisht kjo ngjasonte me atë që ndodhi edhe vitin e kaluar. - Jo, o gjysh, por shtatëdhjetë e gjashtë duaj. Shtatëdhjetë e gjashtë, a po? - Mirë, birë, shumë mirë - tha gjyshi dhe vazhdoi - Me dy araba deri para mbrëmjes këto do të barten, do të mbesin edhe nja tridhjetë duaj që do të bëhen deri në mbëmje. Arabës së fundit mundet Fetahu t’ia heqë rezmishtat dhe ta ngarkojë më shumë duke e zgjeruar anash. Do t’i mundojë pak qetë, por s’kemi ç’bëjmë. Për nesër s’mund t’i lëmë, nuk i dihet, biro. Bie shi, i ndez ndonjë bari e ku ta di e ku ta di; me bukën e gojës nuk luhet.


KOHË FLUTURIMESH

88

Kur ngriti sytë djaloshi të shihte ku arrinin korrësit, pa të kalonte nja tridhjetë metra përskaj arës së tyre, Xhemalin e Sylës nga mëhalla e epërme. Djaloshi njëzetvjeçar, i bukur dhe i drejtë, për të cilin shokët e klasës thonin se e duan gjithë cucat e katundit, nuk shikonte nga ara e tyre. Ai dukej i kujdesshsëm dhe lëvizte me hapa sikur druhej të mos zgjonte ndonjë lepur. Ermali instiktivisht drejtoi sytë nga Gjyla dhe motra e tij. Ato mezi shiheshin në fund të krahut të korrësve. Djaloshi kalonte kokëulur. Shihej se s’donte të vërehej. Çka ndillte, çka po lypte? Hakun e nënës?! Hëm, pse po e lidhte me gjëra që nuk i takonin? “E kam mizën nën kapuç”- i tha vetes. Ecjen e tij po e lidhte me Gjylën! “Oh, jo........ po?!” - bëri pas pak. Të njëjtin e pati parë te dera e shtegut të lëmës me të hyrë brenda vajza e dajës. Shtëpija e tij qe në majë të katundit? Deshte të arsyetojë: “Ndoshta i qe dashur ndonjë drapër e kishte ardhur ta kërkonte te tezja e vet që banonte në mëhallën e tyre. U kujtua në e kishte parë duke ecur apo jo para tyre kur po vinte me gjyshin dhe dajën në arë. I’u turbullua kryet. Në vend të mendonte për Nuskën, ç’i hyri kjo vesvese shejtani, ta lidhte atë djalë me vajzën e dajës. Nënë Behijes, një natë kursi merrte gjumi në shtrat, si mysafirë te daja, Nurija, nusja e dajës, i kishte thëne se donte ta martonte Gjylën në katundin tonë. Arsyetonte se njerëzit në Sylarë gratë i donin si njerëz. Burrat në Këndovë mbaheshin më të egër. Gruaja te ata s’mund të bënte as gëk, as mëk. Kunatat këso bisedash shtronin në shtrat me orë të tëra para se të flinin.


KOHË FLUTURIMESH

89

Njëra-tjetrës i bënin nder duke fjetur së bashku në odën e mysafirëve natën e parë të ardhjes ose të fundit para se të shkonin. Bijat e derës nderoheshin në Grykë duke i shoqëruar edhe në gjumë. Me këto biseda të gjata me ishte e s’ishte, ky për atë, e ajo për këtë, djaloshin e zinte gjumi. Kujtohej të kishte dëgjuar nusen e dajës se ata të Sylës e paskan një djalë për martesë, ishin familje e mirë. Nëna e tij është e mëhallës sonë po nuk jemi gjakë me ata. Nëna kishte thënë se nuk i njihte gjithaq të katundit, por kishte dëgjar fjalë të mira. Fundja, kishte thënë, kush na pyet ne? Sidoqoftë e hajrit qoftë kur t’i vijë radha e t’i vijnë shkuesit për ta lypur. Shkëndijë po ndizte një zjarr të madh mundimi, shqetësimi, e xhelozie bashkë. Nga të dashuruarit e vet po kalonte në anën e mllefit dhe urrejtjes ndaj Gjylës dhe kodoshit. Domethëne nuk silleshka kot! Shpesh po i përsëriteshin të njëjtat gjëra. Një gjë që ai e donte aq shumë për vete, për të tjerët i paraqitej mjaft e urryer! Kjo s’ishte në rregull? Ç’ishte kjo ndjenjë? Për vete ta donte Nuskën! Ta përmbyste edhe botën për të. Tani për Xhemalin dhe Gjylën të mendonte zi e më zi! Pse të mos mendonte për vajzën e dajës si për veten? Ajo duhej t’i dhimbsej ajo?. Po Xhemali? A ndjente ai për Gjylën si ky për Nuskën? Bile ai ishte burrë e ky ende nuk rruhej! “Po, po” - bëri me vete dhe sikur u tremb se mos mendimet e çonin në zbutje dhe kështu i bënte tradhti nderit familjar. Të lejonte dikush t’ia donte vajzën e dajës para martesës? Jo përgjigjej. Le ta lypte me hallën embrile, si i thonë fjalës dhe le ta merrte po t’ia jepnin. Kështu jo se jo. Po vetja? Ky e


KOHË FLUTURIMESH

90

donte ndoshta Nuskën, por ky ishte ende i ri, nuk i mendonte asaj ndonjë gjë të keqe. Kurse ky, koxhomiti, e bënte vërtet grua? Kaloi një kohë sy e veshë për të parë në do kthehej Xhemali. Njëkohësisht ndaloi mendimet e mira për vetveten. Priste t’i vazhdonte sa më parë.


KOHË FLUTURIMESH

91

12 Gjyshi ofroi të shëtiste dajën te ara Gropa e Maksutit. Ara më e madhe me grurë shtrihej në anën e djathtë të rrjedhës së Vardarit. Aty, thoshte gojdhëna, Skënderbeulidhi kalin, pushoi një pasdite në mujë tëkorrash, kur s’pari kaloi Grykën si zabit turku. Vendi ku pushuan trimat quhej Hija e Madhe. Dy dardhat e egra e të moçme, të larguara disa metro prej njëra-tjetrës sikur kuvendonin mes veti ç’u kishte ndodhur. Në afërsi i shoqërinin disa tufa dushkajash. S’bashku krijonin një kurorë të hijeve ku mundë të strehoheshin një aradhë ushtarësh. Barinjtë me çobaneshat e rralla dhe rojtarët e fushave aty plaknin ditën. Aty pushonin dhentë prej paramesdite e derisa fillonte buzëmbrëmja, prej kur shpërndaheshin shpatijeve t’Sylarës për në majat e Malit të Thatë. Gjyshi printe, daja i shkonte pas. Monopatet prijnin rrëzë arave të mbjella. Ato ndanin tokën e mbjellë nga toka e kullotave. - Tridhjetë shnikë18 i kemi sivjet, o mik. Do shohësh, është një grurë që shkëlqen si rreze. E kemi ndërruar farën sivjet. Ta shohin farën e huqumatit. Vetë do të bindesh - bënte me dorë gjyshi për të treguar drejtimin e arës nga duhej të shkonin. Ermali duke shpejtuar në shoqërimin e tyre sa nuk u shtynë me Xhevën, kur ajo i tha:

Masë për matjen e tokës - pesëqind metra katrorë

18


KOHË FLUTURIMESH

92

- Kot, o vëlla, nuk të fluturoi fati askund, u ngjit në shtëmbë. E Gjyla duke e marrë shtëmbën t’i jepte ujë xha Musait i shuajti jetën. - Mirë, mirë, moj e shkretë! - i tha motrës me një mospërfillje falso. Gjyshi qe dalldisur të kullandriste punën e luftës, mashtrimin e partizanëve, se do të kishin të gjitha të drejtat, dhe kjo nuk u doli e vërtetë. Mirë, u bë puna. Deri të ara e Gropës do të mjaftonin me ngadalë njëzet minuta e tepër të kujtohej për Nuskën. Filloi me ëndërrimin syçelë. Po sikur Nuskën mos t’ia jepnin? Si! Nëse ajo nuk e donte? Sikur këtij vetëm t’i ishte dukur se ajo e donte, apo mund ta donte? Ufff! - ia bëri dhe u frikësua se mos e dëgjonin ata që e bënin pikë e pesë çështjen e luftës, ku shqiptarët ishin mashtruar ose kishin dashur të mashtrohen...? Me Nuskën vazhdonte. Nuska kur ia kishte dhënë njëherë kulpërën në dorë i’a kishte shtrënguar dorën pak. Atë sa s’e zuni bota përfundi. Nuk dinte ku gjendej?! Qe me qëllim, apo i’u du? Si ta dinte? Mirë, po atë natë që solli te daja gurabi për Natën e Madhe të Beratit19, pse i tha në derë:“Merri disa”- e këtij i erdhi turp të shtrinte dorën në sahan. Mezi i tha: “Faleminderit, kur të hamë të gjithë, do marr edhe unë”. A mos vallë atë natë të madhe qe ndarë Nuska rrisku i tij?! Jo, sepse brenda vitit ai nuk mund të martohej E, po ta ikte, që s’bëhej! Bota sa do të çuditej, aq edhe do të qeshte. Mirë, mirë kjo nuk bëhet, budalla! Lejletul Beraet - nata e ndarjes së rriskut dhe fateve brenda një viti 19


KOHË FLUTURIMESH

93

Nuk është ajo punë... Nëna e Nuskës një herë i kishte thëne nuses së dajës se e pëlqente shumë Ermalin, se ishte i urtë, i bukur, sillej si të ishte i rritur, i kishte hije edhe logu, edhe ndenja, edhe vrapimi, kurrë nuk e tepronte e të harlisej. Mundohej të gjejë edhe gjëra të tjera, por për momentin nuk i kujtoheshin... Dajë Besimi, me të arritur te Gropa e Makustit, deshi të shkëputej nga tregimi i bezdisshëm mbi luftën me komitat, shkijet, partizanët, ballistët. Mori në dorë disa kallinj gruri dhe duke i përkëdhelur i tha gjyshit: - Bëke bukë për krejt Sylarën, o mik. Ti sivjet qenke beu i katundit. Këtë bereqet s’e ka kush. Jo, që të bëj qejfin, po ky grurë qenka si grurë Banate20. E hëngshi me të mirë!S’ke pse i mërzitesh bukës së vitit, bile edhe dy dasma mund t’i kapadisësh me këtë bereqet - Plakut iu bë qejfi sa s’ka, dhe ia shtoi uratën: - E hëngshim me të mira, me të gjithë duvaxhinjtë! Kur ka shtëpia, ka miqësia, dhe kur ka miqësia, ka shtëpia -fërkonte duart nga gëzimi për lavdatën. Kryen shetitjenduke folur për gjëra që u duheshin e nuk u duheshin. Dukeshin të kënaqur. Ktheheshin pasi përshkuan anë e kënd arën e madhe me grurë. Kthimin krahëhapur ua shoqëronte ndjenja e agallëkut. Dielli i afrohej horizontin të perëndimit. Derisa rrezet e mëngjesit gjallëronin jetën, ato të mesditës piqnin bukë, këto të buzëmbrëmjes vetëm e pohonin punën e bërë me një dashamirësi. Banat - pjesë e fushës së Panonisë në Vojvodinë

20


KOHË FLUTURIMESH

94

Koha e ndritshme dhe pa diell, besimtarëve ua përkujton kohën parajsore. Në xhenetbesojnë se ditët janë të ndritshme edhe pa diell edhe pa hënë. Aty ka vetëm paqë, dashuri, dhe të mira. Kënaqësia është privilegj i atyre që e kanë merituar. Ermali mundohej të gjente një lidhje mes të mirave të kësaj bote me atyre të botës së amëshueshme. Pyeste e përgjigjej: “Po të mos ishte bota e ardhshme? Njerëzit do të ndjeheshin të vdekur, posa do të fillonin të mendojnë për jetën. Do të thonin- pse të jetojmë, sidomos keq, a? Kur kjo po soset, etjetër nuk ka...! ”. “Gjyshin e kam yll - kënaqte veten - Ai mi mëson fshehtësirat. Ato flasin si lidhen gjërart mes veti. Ato burojnë nga Kur’ani plotëdritë. Mali jeton të sprovohet duke u përballur me të mirat e të këqijat e saja. Ka qëllimqë në Ditën e Gjykimit të meritojë shpërblimin e parajsës. ..................... Korrtarët mblidhnin gjërat te vendi i ndenjes nëpër ara. Bëheshin gati të niseshin nëpër shtëpi. Me kuaj, magarë, mushka, e me karroca karvanet do të kthenin nga kishin ardhur. Disa prej korrësve dhe fëmijëve niseshin në këmbë. “Vetëm nata na rehaton” – qenë komentet e kthyesve. Vetëm tek-tuk ndonjë rrinte më vonë. Priste të ngarkohej barra e fundit. Ermali sodiste kuqëlimin e mjegullave mbi horizontin e diellit të perënduar. Gjyshi e porositi të mbetejtë ndihmonte babain në ngarkesën e fundit. U mbështet në shtregën e parë. U ndje i lirë. A të vazhdonte të mendonte për kazeskën


KOHË FLUTURIMESH

95

Nuskë? A thua i’u shterrën mendimet s’bashku me ditën? Së paku si t’i tregonte se e donte? Nëse ky ia bënte me dije, ose ia çonte një haber dhe merrte përgjigje, së paku do ta dinte se ku ishte? Në e donte, bënte planet e hesapit të pritjes, durimit, komunikimit. Në s’e donte, merrte fund gjithçka. Mbetej edhe një arsye tjetër që mund ta zbuste largimin. Ai kishte kohën e shkollës!? Në “Normale” nëse shkonte, mund të gjente ndonjë dashuri si kjo me Nuskën, apo diç më ndryshe? Kjo s’i dihej! Jo, si Nuska nuk ka. Po ta priste edhe ajo të vinte në “Normale” e t’i thoshte: ”Unë qëllimisht një kohë të hoqa nga mendja, e dija se Zoti do të na takonte përsëri, sepse atë natë të madhe kur më ofrove gurabitë në kurtin e dajës, e dija se je rrisku im i jetës, sepse atë natë ndaheshin vetëm rrësqet e vitit! Kjo i vinte se lutja i qe pranuar? Por, po t’i vardisej dikush ndërkohë e t’ia fitonte zemrën asaj? E kur ky t’i afrohej ta shihte atë si një lule të vyshkur, o një lule së cilës erën ia morën të tjerët ?” “O Zot! Bëje mirë ashtu siç e di Ti si mund të jetë më mirë për mua!”- u pajtua me vetveten, ndërsa araba me balon dhe arapin po i afrohej kopës së parë të shtregëve. - O bir, a u lodhe nga krahët, apo mos të dhëmbin këmbët? Do lodhesh, biro, deri sa të mësohesh, nuk është lehtë. - i tha me një dashamirësi të veçantë Buç i tij. Ky heshti, ndërsa deshi t’i thotë: “Nuk m’u lodhën, o Buç as këmbët, as krahët, po më lodhi mendja, e cila herë më bën fushë me të mirat e botës, e herë mal të shkretëku nuk rrinë as zanat e inxhitë”. Fytyra i tegonte


KOHË FLUTURIMESH

96

qartë se diçka e mundonte. Andaj u pyet me ngurrim: - Mos je diçka i sëmurë? Mos të ka zënë ndonjë merak për diçka? Djaloshit i fliste dyshimi:“Pse këshu, kurrë nuk e kish ngucur më parë? Sikur ndjente se djali i vuante për çështje ashku”. Pastaj shtoi: - Të thashë me dy mendje në mëngjes që të vish, se m’u dhimbse, se do t’më lodhesh krejt, je i bëshëm, biro, por koci yt është ende tëmbël, por nesër mos eja, sillu nga lëma me gjyshen! - Jo, - ia ktheu Ermali - nuk jam lodhur, do të vij prapë. Ndoshta dukem i lodhur. Filluan paltimin e duajve me radhë. Ermali i ngrinte, babai i vendoste si duhet në arabë. Qetë dukeshin të lodhur dhe nuk lëviznin nga vendi. Vetëm herë-herë lëviznin bishtat e tyre që të mbroheshin nga mizat e pakta. Arapi në të rralë po përtypej. Kur kafsha përtypet nuk e ka ndjerë lodhjen. Pasi ngarkuan barrën, qetë nisën ngadalë. Sikur e dinin se ishte barra e fundit dhe nuk kishin nevojë të nguteshin. Kafshët s’pati nevojë t’i tërhiqje për kërpeshi. Kur arrtën të kalonin Prockën e Bollicave, ata ndaluan. Nëse su thuhej “ojss, ojssss” nuk vazhdonin të depërtonin në ujin e cekët të hyrjes së fshatit. Rrugës kaluan për mrekulli. Terri shtrinte pushtetin e tij mbi dritën e paktë sa për të bërë dallim në një hapësirë të afërt. Ermalit këmbët i shkonin shpejt drejt shtëpisë. Po kalonte një dite që i thonin dita motmot.


KOHË FLUTURIMESH

97

13 Në lëmë nuk kishte mbetur njeri, veç gjyshes. Ajo po ndante nga duajt e thekrës kashtën më të shëndoshë për lyktyrat e së nesërmes. Ndërkohë që u afrua të ndihmonte në shkarkimin e fundit : - O bij, m’u lodhët! U bitisët sa s’ka, shpairtat e nanës! S’kemi ç’të bëjmë? Dhashtë Zoti t’i mbarojmë me hajër, ta shtijmë nimetin e Zotit brenda, se punët e tjera kanë tehirë21. Ermali shihte nga shtëpia. I shkonte lëng në qenë mbledhur për muhabet te Mani i Lokës. Ashtu i thonin vendit ku rrinte mixhavica e babës, njëqindvjeçarja Dada Lazime. Aty halshtiseshin të gjitha punët e ditës. Çuditërisht, nuk dëgjohej as ha as hi nga nënmani...? Dukej se ka plot njerëz, por s’bëzanin! Duke i lëshuar qetë nga zgjedha, xhaxha Musai vinte me kokën ulur sikur mbante dynjanë e derteve mbi shpinë! Drejt e iu qas babës: - Fetah, vëlla! Na mori mortja! Mortja na mori! Buza i dridhej. Kurrë nuk e kishte parë xhaxhain aq të zymtë e të dëshpëruar. Ermalit iu dhimbs sikur të ishte plagosur e po vdiste. Babai u ndryshua në fytyrë, por foli më qetë: - Ç’ka krisur, lum vëllai? Fol se nuk u prish bota, nuk u bë kiameti! Fol! - iu drejtua vëllait të vet për ti marrë një pjesë të dhimbjes së shpirtit. Mund të presin

21


KOHË FLUTURIMESH

98

- Gjyla e mikut, s’i duket na ka ikur!? Me të ardhur në shtëpi u zhduk nga faqja e dheut. Nuk di më tepër ç’me thanë. - dhe Musai u ul duke mbajtur kryet me dorë.shihej qante, ulërinte, ofshante, shahej e çirrej duke mbuluar fytyrën me duart e veta.Zija i binte shtëpisë.... Pastajë u përqafuansi të merrnin hallallëkun prej njëritjetrit, U nisën nga lëma për në shtëpi pa e bër mend fare. Kësaj dite të qetë e të begatshme po i hapej një derë e zezë e natës së mundimshme. Njeriu për një shkak e harronte veten. E zëvendësonte me një tjetër, që kurrë nuk e ëndërroi. Vëllezërit shndërroheshin nënjë hije vdekje. Historitë familjare përsëriteshin! Për të pasur jetë duhej të kishte vdekje? Kush na nëmi aq keq:“Dy të mira mos u gjetshin!” Pas një mundimi dhe një korrjeje të frytshme, kur duhet të mblidheshin e të bisedonin me qejf punët e ditës, ata po i prekte një dhimbje e madhe. Më e keqe se dhimba e vdekjes. Tani nuk qahej i vdekuri. I vdekuri i gjallë është tmerri më i madh se i vdekuri i vdekur. Malit iu ftek që dhimbën e rastit ta krahasojë me dhimbjen e nënave kur lundin foshnjën.Ndoshta pse nxjerrin në dritë një fryt, një shpirt. Çka po lindte kjo vështirësi? Ermali, spontanisht u mbështet te gjyshja e po qante sifëmijë. Lotët si ndaleshin. Gjyshja derisa e shtrëngonte fort pas vetes,mundohej të futej edhe më thellë në trupin e saj të thatë e të ftohtë. Mëngjesit i ardhi keq që gjyshja e shtrëngonte për vete, tani vetë iu dorzuaprehërit të sajë.


KOHË FLUTURIMESH

99

Po bindej si dielli me ditën dhe hëna me natën në lidhjen e tyre, se nëna nuk e thoshte kot: “E keqja e zvogëlon dhe vetënon njeriun, ndërsa e mira e rrit dhe e xhëndon atë ”. Nuk dinte në kjo lidhej me Gjylën apo me veten?! - Pse kalonte përmes kësaj rruge? A ishte i detyruart’i bindej këtij të jetuarit ? Me çka armiqësoheshin njerëzit?Me të menduarit ndryshe? Më sakt me të vepruarit ndryshe? Po të gjithë njerëzit ishin të ndryshëm? Pse të mos vepronin ashtu siç mendonin? Përgjigje e këtillë për këtë situatë i dukej një manovër e kotë. Bota e mendimeve nga një qiell i hapur i qe mbledhur në një dardhë kakiçk të pabërë që rrudh dhe mpin gojën. Fashiteshinflatrat e fantazisë nga një gjëmim rasti.Tani jo që mendonte se ishte i përkryer, por nuk dinte se kush ishte dhe çka bënte. Gjyshja po e tërhiqte zvarrë për në shtëpi! Këmbët mezi e mbanin. Dukej se edhe breshka ia shkonte në këto momente. Iu duk se gjyshja e dinte që gjatë ditës pati fluturuar me mendime të pazakonshme. Një pjesë e tyre qe dashuria e ndaluar. U ndje fajtor. Mesiguri me të menduarit e këtillë içeli rrugën kësaj të keqeje që ia behu në shtëpi. I’u ngjit mendjate pamja e Xhemali, që e vërejti duke hetuar mundësin e ikjes. Gjykonte: pse nuk bëra diçka më tepër kur mendimet më urdhëruan se ai djalosh kishteqëllime të pista? Jo rastësisht i qenë lidhur mendimet se Gjylae sillte në afërsi tëdashurin. Por, pse e arsyetoi se ndoshta ai vinte për ndonjë punë tjetër? Pse? A thua ngase ngarendi pas Nuskës së shkretë? Tani


KOHË FLUTURIMESH

100

e quante të shkretë. I pëlqeu mendimi i mëparshëm që të hiqej vet prej saj. O Zot. Pse të mos i thoshte së paku xhaxhait të tij: “Xhaxha Musa, ky hajrsëz nuk vjen kot këndej? Mendoj se ka qëllime me dikë, ndoshta me Gjylën. Hajt t’i dalim e ta zhdëpim si duhet e të mos i bjerë mendja të kthejë kokën këtu pari! Nuk do t’i kishte thënë, jo! Se xhaxhai do t’i tërhiqte veshin ashpër:“Edepsëz, si flet kështu për njeriun e familjes?!”- “Jo, atij i kishin pëlqyer variantet sesi të bashkohej më vonë me Nuskën! Por, derisa aifluturoi, të tjerëtranë për toke dhevepruan! Fluturo Mal, fluturo!”


KOHË FLUTURIMESH

101

14 Si gurë varresh qenë ngujuar burrat e familjes. Heshtje mortore mbulonte të parët, të dëgjuarit e mendjet e tyre. Secili mendonte si ta thyente heshtjen e pathyeshme? Por mendimet përsonale i dorzoheshin ndjenjës kolektive!Në asgjë s’pritej, edhe fjala e kotë e ndonjërit haptenjë shkëndijë jete. Por jo. Nata nga jashtë errësontenemitshëm brendinë e saj. Babaplaku në krye të vendit qëndronte si mjegullnajë në krye të kodrës. Nëse nuk pillte gjë, si lot në vend të shiut, apo gjëmim shpirti në vend të bumbullimës, do çahej më dysh e s’do mbetej gjë. Herë-herë i inervohej pjesa e poshtme e faqes së djathtë, duke iu tërhequr qoshit të buzëve me një rrymëzim të qartë. Djaloshi çuditej: “Pse babloku fjalaman nuk po mundej të thoshte asgjë?” Dajë Besimit i flisnin vetëm sytë:“Ç’mu desh që erdha? Mora në qafë veten, juve. ”- më tej vazhdonte:“Vajza duhej të vdiste e vogël kur qe e sëmurë nga kolla e keqe me fruthpërnjëherësh. I dha aq zor, natën e bëri ditë, duke i gjetur ilaçe e duke lutur zotin t’ia shpëtonte. Tani ajo e gjuante me plumb vdekjeprurës. Nga ky plumb edhe gjaku s’i dilte?“ Fytyrat si maskat të çjerra çoroditëse balsamoseshin membajmendjet e tyre. Ata do të ruheshin në muzeun e trishtimit familjarë.Një punë që botës i dukej fare e parëndësishme,bëhej ogurzeza më e madhe.Pritja qe e madhe, jo për


KOHË FLUTURIMESH

102

kohën, por për rëndësin e rëndësës. Në fund Gjyshi gati duke dënesur, duke i përshkuar të gjithë me sy, shkrepi në heshtjen e varrit: - O bijt e mi! Kjo e zezë na gjeti. S’është për hajr, por hajr do t’i themi, që hajri të na gjejë. Ju, e di se do më pyesni. Se hajr prej kësaj pune nuk ka, se nuk ka pasur asnjëherë. E si do të kemi ne, ë?Por, fytyra më e ndritur e njerëzimit, i dërguari Muhamed, paqa dhe mirësia mbi shpirtin dhe pasuesit e tij, na kan porositur në bazë të udhëzimit të Fjalës së Shenjtë, Kur’anit, se durimi është gjysma e besimit, fjala më e preferuar dhe mirësia më e madhe për njerëzimin që urdhëron Lartmadhëria. Në jetë kurrë nuk e kam pasur kaq ngushtë. Të më kishte ikur vajza ime, ose e djalit, do ta kisha shpallur kurban për së gjalli, me siguri nuk do ta kisha gjithë këtë siklet. Si ndodhi dhe pse ndodhi? Nuk mund të jap përgjigje – ai pa mikun Besim, sikur kërkoi të thotë edhe ai ndonjë gjë, por u ndal. Pas një heshtjeje të shkurtër, plaku e mori prapë fjalën: - Në Raçë dhe Bojanë para pesëdhjetë vite për ikje u vranë shtatëdhjetë e tre veta dhe zgjidhje nuk pati. Kjo s’u bë mirë, sepse ata që e bënë këtë marre nuk i gjeti asgjë. Burri që mori nusen me te ikur nga Bojana ka vdekur, plaka është ende gjallë. Ikja nga dera e babës është e rëndë, por ikja nga dera e mikut është hasmëri për tre shtëpi, e kjo është më e rëndë! Miku i derës mund të kërkojë hak, ngase nga kjo derë i doli cauca22.

Vajza

22


KOHË FLUTURIMESH

103

- Jo, joooo, o bablok, - ia ktheu dajë Besimi, me një zë të thellë nga fundi i barkut - Unë jam i shtëpisë dhe qe besa e Zotit, kurrë nuk kam ba mend se më keni hak. E njoh familjen tuaj se jemi miq të vërtetë. Kjo nuk mban! Kjo ndoshta diku ka trazuar gjithfarë punësh, por jam i bindur, se familja juaj nuk ka gisht në ikjen e vajzës time. Për këtë gjë, muhabetin e lëmë në vend anash. - Aferim, o mik i shtëpisë! - u përgjigjë plaku Kjo na lehtëson një barrë të rëndë, por ama na e shton një tjetër? Tani ajo mbetet bija jonë dhe haku i zgjidhjes na takon neve!- kruajti zverkun dhe vazhdoi - Por, kjo edhe në u bëftë me dëm, së paku nuk do të thonë se miku ia kurdisi të keqen! - Me leje o babë – ngriti krye xha Nafiut që nuk po mund ti përmbahej mllefit - O burrani, ne nuk e kemi vërtetuar se vajza ka ikur vërtet, ose se e ka rrëmbyer kush, ose ka mundësi që ajo fare të mos ketë ikur? Mundt’i ketë bërë dikush ndonjë sehir e ta ket marr malin? O ku e di unë... o mos e kanë marrë exhinet?! -pas një heshtje të vogël ofshani duke ia drejtuar përnjëherësh bablokut dhemikut Besim. - A e ka parë kush të ikë nga shtëpia? A i keni pyetur gratë prej kur nuk është?- të gjithë u shikuan sy më sy duke pohuar me krye se kjo vërtet kërkonte një përgjigje. Plaku nga kryevendi i pari i’a vërtetoi fjalën të birit:


KOHË FLUTURIMESH

104

- A po e dini, o njerëz se vërtet ka ikur, apo me hamendje e pranoni këtë? Musai ndërzihej i skuqur lale-lule. Deshte të hyjë në bisedë. Në moment i vinte rëndë. Si ta thonte? Më në fund filloi të flas ndërdhëmbë i turpëruar: - Shoqja e Fetahut asaj i kishte dhënë një legen me bërllog nga shtëpia e zjarrit, për ta hedhur, dhe i kishte treguar turrën e plehut atje në qosh të mashnës. Pastaj e kishte ndjekur se mos i vardiset murxhoku i shtëpisë, jo që do ta lëndonte, se ai nuk ngucet me njerëzit e shtëpisë, por në mos e trembte duke lakmuar për mbeturinat.Vajza pasi hedh mbeturinat fluturimthi largohet nga udha e mashnës së kushëririt Sabri. Kjohabitet se pse nxiton aq shumë. I vihet v pas duke e thirrur:“Gjylë, oj Gjylë, kthehu ku vete?!” Ajo nuk e ndëgjon. Në qoshe të mashnës nusja jonë heton një njeri ta priste. Por, nga terri nuk e njohu si dukej. Si hije pastaj ishin bërë bashkë ia kishin mbathur udhës nga Gjuri i Shipes”-ndërkohë plaku deshi diç të qartësojë: - Nusja, Behija, e kishte parë se ishte burrë? Si ishte dukur, hëm?! - Njeri po, por se si dukej dhe kush ishte jo. - foli pak më qetë dhe më bindshëm Musai. - O Besim, o bir ! - filloi plaku - A nuk kishte me qenë më mirë,ti të shkoje në shtëpi, të shihje mos ajo ka shkuar atje, e në jo, atëherë të merrje zonjën e shtëpisë se ndoshta na udhëzonë gjë, për t’i ardhë në fije këtij zullumi? – kur pa me sy se fjala po i zinte vend i’u drejtuakonkretisht -Bile


KOHË FLUTURIMESH

105

ma mirë, ti me Jakupin, djalin e Nafiut, të niseni për te nusja sa më parë. E unë jam me dy mendje. Njëra më thot ta thirrim mulla Myrtën që sonte me kryeplakun e katundit, mixhën Cuf, e ta pleqërojmë kët punën se udhë tjetër s’kemi. E tjetra më thot se nuk duhet filluar pleqërimi i kësaj pune pa e ditur mirë se ku gjendet robi? Besimi u përfshinga një ankth?-”Sit’u thoshte në shtëpi se vajza iku duke qenë me babën! Ai nuk qe i zoti ta mbante, ajo nuk i pati itatin23? Besimi shkoi te dhëndrri për ndihmë në të korra e i iku vajza!- Të tjerët a nuk do të thonin se kjo ikje qe e kurdisur nga dikush i familjes së mikut? Po sikur këtë të voglin Malin, ta kishte mashtruar ai dikushi? Jo, jo! Nuk qe e mundur vajzën e dajës ta kishte lidhur me dikë të fshatit! Po pse me dikë të fshatit? Ndoshta pse Nurija, i kishte thënë njëherë se për vajzën donte një vend si në Sylarë dhe te njërëz si ata të nuses ? Muhabet me kaq kishte mbaruar – por sigurisë për hile nga të afërmit i afrohej edhe njëfar dyshimi! – n’ka ditë gjë e s’ka kallxu? Atëherë prishej o shtëpia, o mendja!? O ikte nga shtëpia për të mos e gjetur kurrën e kurrës! – Me këto mednime të zeza iu kthye bisedës: - Mirë, - ia bëri - por, veç Jakupit, mos duhet me marrë edhe motrën Behije. Ndoshta dalin punë që duhen kulluarnjë herë mes grave? Babloku ia lëshoi sytë Fetahut. Ai duhej ti jepte leje së shoqes.

Konsideratën

23


KOHË FLUTURIMESH

106

- S’ka problem, - u pajtua Fetahu - le t’i zënë kafshët derisa ajo bëhet gati. - Musa, ti shko e i bëj fjalë Cufës të vijë menjëherë. Ti Ermal shko te baba hoxhë, e i thuaj se babaplakut i duhesh për diçka me rëndësi, se të ka bërë selam të vish në shtëpinë tonë pas namazit të jacisë. Plaku ngadalë po e merrte veten. Dajë Besimi e Jakupi u panë sy më sy. Dolën si me komandë nga dhoma. U nisën për në ahurt’i shalonin kalin dhe mushkën. Babai hyri në dhomë dhe bisedoi diçka në heshtje. Me siguri. “Oj taj, ose oj Behije pasi ishin vetëm në dhomë, - ki mendjen nëse vajza ka dashur dikë dhe nusja e vëllait e ka ditur, le ta marrin fajin mbi vete”. Ermali mbathi patikat që Musai ia bleu para një jave. E pati lutur xhaxhin se donte të luajë top me patika e jo me llastike pa spic, që topit nuk i jepnin drejtimin e duhur. Nisi pa u kujtuar për te shtëpia e babës hoxhë. Rrugës sytë i shkuan nga Mëhalla e Epërme. Mezi shihteshtëpinë e Xhemalit. - “Po mirë, po të mos qeky Xhemali që iku vahzën? Si bëhej puna pastaj? Po ta zëm se e morrën exhinet?! Filloi të frikësohet në vetvete. Shihte anash, pas, mos e ndiqte kushi? Mblodhi veten. Edhe pak, e te shtëpia e hoxhës. Kujtohej në ajo natën rrinte e rrethuar me engjëj, djaj, xhinde, lugetër, zana apo hije që flasin. E fundit e bëri të harrojë kryesoren. Me frymëmarrje të shpeshtuar arriti para derës së madhe të babës hoxhë. Si të thërriste? “O baba hoxhë! Jo. ” Emri hoxhë i dukej i ndaluar të thuhej me zë të lartë. T’i binte derës? Do t’i trazonte qentë e mëhallës,


KOHË FLUTURIMESH

107

e merrej vesh se cili hallexhi thërriste? Pa i thënë kush, e dinte se kjo punë tani për tani kërkonte një fshehtësi të madhe. Iu ftek të thirrte njërin nga djemtë e djalit të hoxhës, Burhanedinin -“Po, - tha - Burhanin do ta thërras”. - O Burhan, Burhanoooo! – thirri me hëzin që lyp përgjigjen e përnjëhershme. Zakonisht kështu thirrej hoxha kur vdiste ndonjë, apo kur i sëmuri për vdekje kërkonte të linte ndonjë amanet me dëshminë e tij. - Hë biro, he ! - u dëgjua një zëri i thellë. Hoxha duke marrë abdesin e jacisë me krahëtpërvjelur i doli përpara. - I kujt je o bir? - Kur u afrua afër, njohu djaloshin - O Ermal, hajr inshalla! Ç’ka ndodhur? - Hoxha nuk e ftoi të hynte brenda, siç bënin kudo në shtëpitë e tjera. Ndoshta pse vazhdimisht njerëzit te ai vinin për punë që e thirrnin ai të shkonte - ç’ka ndodhur? – përsëriti - Haziri mirë është? Ju të tjerët mirë jeni? Plaka mirë është! Çka është punabir? - Babahoxhë, unë nuk mund ta them, nuk është as për dasmë, as për vdekje, as për hajr as për sherr, babloku ka nevojë të jesh te ne, nëse mundesh pas namazit të jacisë. - Mirë, biro, mirë. A mund të marr ndonjë xhematë, a të vij vetë? - pyeti hoxha. Por në vend u bë pishman, pasi e kuptoi se puna si duronte tjerët. Do vij me të falur namazin. - Me sa di unë edhe mixhën Cuf e ka thirr Babaplak. - u kujdes të ndreqte djaloshi,


KOHË FLUTURIMESH

108

pasikuptoi se hoxhës i duheshin informata, se pse ishte i ftuar! - Mirë, biro, mirë, bëji selam. Kësmet, shihemi më vonë. Kthimit u bë kureshtar? Të shkonte afër derës së agës Sylë! A thua Gjylanë shtëpinë e tyre qe paluar nuse? Sa u kthye në atë drejtim, kur ja një njeri vinte nga Mëhalla e Epërme me ngut teposhtë. Ngadalsoi hapin dhe vendosi të kthehet. Mendoi si të arsyetohej nëse pyetej pse u kthye. Me t’u afruar e njohu agën Rufat, tezakun e Babëplakut. - O Mal, o bir, jam unë, aga Rufat. - Po agë, të njoha, por s’isha i sigurt. Kështu u mundua të arsyetohet Mali në moment, duke mos ditur çfarë t’i thotë më tej. E ky sikur të dinte arsyen i tha butë: - Shkojmë së bashku, s’ke nevojë të rrish rrugëve, unë jam nisur për te ju – Ermali po rehatohej. Ai qe mik shtëpie, e plaku bëntebizbize24. Mali e kuptoi se aga Rufat dinte për rastin dhe ishte i çuari që shtëpisë t’i shpallte lajmin për vendndodhjen e vajzës. Ecnin në heshte. Mali filloi të akuzohej pse nuk po mund të jepte kurrëfarë ndihmese. Deri para një ore shtirej i zoti, tani s’po ndërrmerte asgjë! - “Ja rasti, mendoe, thuaje! Edhe pse s’të pyesin në log burrash, me babëplakun je mirë! Kur të jeni vetëm i thua:“Bablok, unë po them se punën e Ngucje me shaka e njerëzve me afërsi të plotë

24


KOHË FLUTURIMESH

109

zgjidhim kështu e kështu. E falim gjakun, e falim këtë ikje, nuk vritemi si më parë e t’i lëmë nënat me duar në gji, nuset pa fëmijë, dhëndurët pa dashuri”. Ose vendosim “Ajo hardhiçkë le të jetojë me barrën e marres së vet deri sa të jetë gjallë. Nuk do ta shkelë derën e shtëpisë, i ndalohet të hyjë e të dalë te mbarë farefisi i ngatë, deri te brezi i tretë i lidhjes së gjakut të çdo famijlari që lidhet me trungun tonë, apo trungun e familjes së dajës Besim. Njeriu i familjes lajmëron farefisin për qëndrimin e burrave të dy familjeve dhe puna merr fund”Futi veten në qejf për mundësinë e zgjidhjes! Kjo i dukej e përkryer. Por kjo s’kalonte...?! Kishte raste kur për ujdisje familja e dhëndrrit i jepte një vajzë familjes së nuses dhe kështu bëhej paqja mes tyre... Paqja për këta të fundit lidhej me nuse të ndërruar. Martesat me të ndërrueme lidheshin edhe pa ikur ndonjë vjazë, nëse dy familjet shihnin se nuk kishin mundësi t’i martonin fëmijët me krushqi, apo pasi qe lidhur miqësia dhe dëshiroheshte të bëhet e dyanshme. Çka do të ndodhte? Ikjet qenë shtuar, vrasjet qenë pakësuar. O Zot kah me ia mbajt? S’bashku me Rufati i afroheshin derës së madhe të shtëpisë.


KOHË FLUTURIMESH

110

15 Plaku me djalin e madh Nafiun një kohë të gjatë shkëmbënin shiqime gajreti me njëritjetrit. Durimi për gjërat e panjohura mëtej mbetej i padurueshëm. Në derë hyri Rufati dhe pas tij Ermali. Djaloshi pasi i hapi derën bashkëudhtarit, deshi të largohet nga dhoma. Por, babaplaku kërkoi sqarim e arsyetim për detyrën e dhënë Ermalit. - Agën Rufat e zura duke ardhur te ne, pasi e thirra babën hoxhë, i cili të bëri selam dhe premtoi se do të vinte pas namazit të jacisë. Plaku pohoi me lëvizje të kokës punën e kryer. Rufati iu afrua me hapa të sigurtë dhe i’u hodh në grykë plakut. - O tezaki Hazir, mbahu bre burrë se nuk të lëmë vetëm për asnjë gja! Barrën tënde e mbaj unë dhe të afërmit e mi. - Po, po, faleminderit, o Rufo, por s’e kisha besuar se më gjen kjo bela -mërmëriti si ndërdhëmbë kryefamiljari. Posa u ul Rufati, shpalosi amanetin që publikonte ikjen e vajzës së Besimit nga shtëpia e tyre: - Keni selamin nga Sylë Lumjani, ti Hazir Matjani dhe miku yt Besimi, se vajza e tij Gjyla, prej para disa orësh gjendet si e ikur, nuse, në shtëpinë e tij. Kjo punë nuk është e pëlqyer nga Syla me vëllazëri, por të rinjtë e kanë bërë, e bëjnë e do ta bëjnë, e s’ke ç’u bën. Syla kërkon të


KOHË FLUTURIMESH

111

falur sa s’ka, ka një mërzi të papërshkrueshme, që kjo ndodhi nga dera juaj e sojnisë,e që pa hak u shtie në borxh edhe ju. Plaku deshi të ndërhyjë, por ai me duart që i dridheshin deshi së pari ta heqë plotësisht barrën nga barku i vet, dhe e luti përzemërisht ta mbaronte se edhe ashtu nuk kishte shumë gjëra për të shtuar. - Posa djali e pru vajzën në shtëpi u urdhërua që të jetë i ndarë fizikisht nga ajo, gjersa të bëhet nigjahu25, u pyet pastaj vajza edhe nga Syla dhe e shoqja, Sabrija, në djali e kishte marrë me dëshirën e saj, apo në mos kishte ndonjë problem tjetër. Vajza u kishte thënë atyre se djalin e paska dashur prej kohësh, kishte dashtë ta merrte e këtu ia kishte plasur vajit. Kishte thënë “qaj pse këtë e kam bërë nga shtëpia e hallës e jo nga e imja”. Përndryshe nuk ishte bërë pishman pse kishte ikur, sepse kishte dëgjuar se prindërit nuk kishin dashur që ta jepnin për këtë djalë edhe nëse ai do ta kishte lypur. Djali e kishte vonuar fejesën me izmin e hallës Emrile26 me një tjetër. Kishte pritur që kjo t’i përgjigjet në do e merrte apo jo? Vajza juaj në rastine parë kishte realizuar ëndrrën e saj që të bëhet nusja e Xhemalit. Ndërkohë është bërë nigjahu nga një hoxhë me prezencën e vetë të rinjve, pasi s’mund të siguroheshin dëshmitarët nga ana e nuses. Tani ata janë detyruar që për siguri e arsye të tjera, të largohen nga shtëpia në një vend të sigurt në Malësinë e Karadakut. Sa për t’u njoftuar, vajza ka kërkuar 25Kurorë

në bazë të rregullave të fesë islame

Pëlqim prindërish

26


KOHË FLUTURIMESH

112

diçka që nuk është parë. Ajo nuk kërkoi lira e para, por kërkoi njëzet shnik tokë, nëse ndodhte të lihej ose të përzihej nga shtëpia. Kjo nuk është praktikuar me rregullat e sheriatit në tokat tona. Por hoxhë mulla Hatifikishte lexuar në fetfatë e imamëve të Al-Az-Harit, e kishte thëne se kjo është pasuri që mund të llogaritet si vlerë e nigjahut, nëse vetë nigjahmarrësi e kërkon këtë. Djali, dhëndrri, ka folë pesëmbëdhjetë lira dhe dy milion para jugosllave si zëvendësim, por vajzanuse nuk ka pranuar. Babai i dhëndrrit është betuar në zot, se këtë që po e thoshte djali do të zbatohej me patjetër. Nusja nuk e ka pranuar dhuratën e nigjahu edhe pas këtij zotimi. Pastaj hoxha ka thënë që t’i lënë dy të rinjtë vetëm, nëse mund të merren vesh ndryshe. Por jo! Pas kësaj, djali vetëm ka precizuar se ara te Lëmët e Spahinjëve i jepet për pasuri nigjahu nuses dhe fund. Ajo arsyetoi se i vjen keq për këtë kërkesë prej shtëpisë ku do të jetonte, por kjo do ti duhej nëse nështëpi mbetej vetëm, në i vdiste i shoqi, që të mos mund të përbuzej nga kunetërit. Përndryshe, toka mbetej e familjes. Hoxha me muzeqere përdëftoi se duhet të merrej pëlqimi nga hisetarët e tjerë që të mund të praktikohetkijasi27dhe pastaj kur të bëhet ndarja të mos thonë se kjo është vetëm nga hisja e nigjahlidhësit, por kjo pjesë ndahet nga pjesa e trashëgimisë që i takon atij. Ose mund që edhe pjesa e tij të ndahet që tani dhe të mund të jepet dhuratë sigurimi martesor. E, kur të bëhej ndarja, atij kjo pjesë i llogaritej e marrë. Kjo, nëse 27Drejtësi

islame - analogjia në zgjidhje, ose zgjidhja përmes ngjajshmërisë


KOHË FLUTURIMESH

113

hisetarët nuk pajtohen që toka e pandarë të jetë lëndë nigjahu. Vëllezërit u pajtuan, nga toka e përbashkët t’i ndahej njëzetshniku i nigjahut, që ishte gati një e treta e tokës së përbashkët. Vëllezërit u pajtuan pa kurrfarë mënie. “Mirëpo, nëse jemi shëndoshë e bashkë, deri sa të bëhet familja - u zotua nusja dhe vërtetoi dhëndri - me siguri do ta ndajmë vëllazërisht tokën e tërë, edhe pse toka jepet si mehri muexhel28, e jo kur konstatohej lëneshë me fajin e saj. ”- Të prekur nga kjo trimëreshë, vëllezërit, në pajtim me gratë e tyre, i dhuruan nga një lirë nuses së vëllaut si mehër muaxhel29. Kryefamiljarit si erdhi mirë ta dëgjonte kaq gjatë meselenë e kurorëzimit. Iu u duk se tezaku me këtë po ia bënte normale punën e ikjes. Prapëseprapë u përmbajt.Zuri një vegzë që çështjen ta kthejë nga fillimi: - Mirë... Mirë, o Rufat... Po Syla kur e mori vesh se vajzën e iku nga një njeri me të cilin ai ka pasur jarani më parë... Pse nuk i tha djalit ktheje nga e more ose nuk ke vend në këtë shtëpi? - S’e di a ka mund, o Hazir Aga? - tha me mllef Rufati, duke i thënë vetes:“Dihet, se po doli vajza nga dera, ajo nuk mund të kthehet më prapë. E në kthehej, mund t’i ndodhte më e keqja e ajo të trajtohej si gjysmë e ikur apo si lëneshë. E me të dihej se si veprohej”. Heshti për një moment dhe vazhdoi:

28Mirëmbajtje 29Dhuratë

në rast ndarjeje për pajë, veshje dhe zbukurim martesor


KOHË FLUTURIMESH

114

- Kjo është e rëndë për mua, dhe po më shtyn në një rrugë pa kthim. Për më tepër, më detyron të përgjigjem në pyetjen se a veza, apo pula është më e vjetër. Nëse them se është pula, do më pyesish kush e bëri pulën... Nëse të them veza, do të më pyesish kush e bëri vezën... E vezën e ka bërë pula dhe pulën e ka bërë veza. Kjo, o bacë do të mbetet enigmë deri në ditën e gjykimit ? Deri kur demek? Deri kur të na thotë Lartmadhëria se kush jemi dhe prej çka jemi! Tani ne zor se na mbushet mendja. Po në rastin tonë, sa i përket asaj që thua, e kemi më lehtë ta zgjidhim. Mjafto Hazir tezaku ta pyesish veten? Nëse do të ishe në vend të Sylës, e nipi yt Jakupi ta sjellë një të ikur? A! Si do veproje ? Ma thuaj, pash Zotin! Ama ashtu si nga del shpirti... Prej zemre... E ta shohim.... a? Plaku filloi të mendohet. Si vërtet do të reagonte nëse ndodhte që nipi të ikte një nuse e t’ia binte në shtëpi? Bindja e atypëratyshme e ngucte keq! Ai nuk do ta përzinte. Bile ndoshta do të krenohej nëse vajza vinte nga një derë shpianiku. Tani që djalin e kishtetë fejuar u përgjigj pa hamendje - Djemt e mi nuk kan ikur kend! Derisot na ka ruajt Zoti. Për Jakupin vetëm se e kemi ndarë vaden, e shpejt dobëjmë dasmën. Por mirë e ke!? Nuk e di a do ta kisha kthyer prapë? Në ndodhte që ndonjëri nga bijtë e mi, të ikte një vajzënga dera jo e vajzës, por e ndonjërit që unë kam dosllëk, me siguri se do ta detyroja vajzën ta çonte nga e ka marë. Ndoshta kështu them se ma don zemra, e s’e di vërtet a do tëveproja kësisoj?


KOHË FLUTURIMESH

115

Djali me vajzë të ikur i dorzohet shtëpis. E kur lypet mbrojtja e anëtarit të shtëpisë, zor se ka shpi që refuzon dalzotësinë?

Ndëkohë kokulur po hynin njëri pas tjetrit mulla Myrta dhe mixha Cuf. Burrat u ngritën në këmbë për t’i pritur. Hoxha shikoi anë e përreth dhomën. Duke dhënë selam iu afrua kryesë së vendit. Nuk u ul menjëherë. Priti të merrej n’grykë me secilin veç e veç. Duart shtriheshin me një maturi esëll. Mezi priteshte fillimi i bisedës. - Për hajr na koftë muhabeti, o i zoti i shtëpisë! nisi hoxha me një buzëqeshje të rëndë dhe vazhdoi - është pak vonë, tani në verë netët janë shkurtuar shumë, e muhabeti bëhet symbyllur, por e shoh se i’u paska ikur gjumi për deri në mëngjes. Gjyshi mbledhur kakuc afër hoxhës kujtueshëm i priu meselesë. - I nderuari, mulla Myrtë, ta çova selamin që të vish në shtëpinë time me nda e me qa një dert të madh........ papritur........por ndodhi...! Të keqen nuk e dëshiron askush, por kur vjen, t’i themi mirë se vjen? Njeriu vazhdimisht kërkon njeriun ta mbështesë, ta ndihmojë në të keqe e kur ka zor - një “uff” të thellë bëri plaku. Ofshama gjasonte në një tren që dilteshinash e sharron gropave e bregoreve derisa ndeshet nëndonjë karpë për shkatrrim - Vajza e mikut të djalit na ishte në shtëpi, e na doli nga shtëpia pa e ditur e pa e kujtuar. Deri para një ore, as që e dinim se ka ikur, por edhe e mira, edhe e keqja merren vesh


KOHË FLUTURIMESH

116

pa çelë e mshelë sytë. Kështu,më erdhi haberi se vajza e mikut Besim, ka ikur për djalin e Sylës, Xhemalin, sot në aksham. Haberin e solli para një gjysmë ore tezaku im - dhe plaku bëri me krye nga Rufati në donte ta vazhdonte bisedën e sqarimit. Ai vetëm pohoi fjalën, por syt i drejtoi kah hoxha. Hoxha me një ,,hëm”ndërfytore vërtetoi ndodhinë, dhepa humbur kohë filloi fjalimin: - Në emër të Zotit Fuqiplotë, Zoti na i faltë gabimet, paqa dhe mëshira qofshin mbi shpirtin e të dërguarit Muhamed. Nuk duhet të na çuditë kjo ndodhi, sepse na ka thënë i Dërguari, paqa dhe mëshira, se kur njerëzit do të largohen prej fesë do të shkatërrohen! Myslimanin jashtë fesë islame memzi e presin nefsi dhe laneti! Është lënë namazi, ku e ku edhe ramazani po hahet pa ndonjë shkak, zeqati s’po jepet, nëna e baba kanë filluar të mos nderohen si më parë? Njerëzit po largohen prej rahmetit të Allahut? – me tëëprmendur Zotin ai u mrrol pak në fytyrë dhe skaq vazhdoi - Ka dalë shkolla, ,a dalë letra, ka dalë radioni, muzika përmes telit, u hoq perdja, veshja si e shkieve! E ç’ka pret? A mos po pret gjana të mira?-tani kur donte ti jepte rëndësin e duhur fjalimit, syt i ngjiti te babalaku dhe vazhdoi – Femra që kur shkoi në shkollë, filloi të prishet. Aty në shkollë po shplohen, po ju shihet namuzi. Mashkulli nuk përmbahet, sytë vjedhin, mendja vjedh, shpirti heq. Ja dëmi. Një fëmijë që nuk është në razinë30 e nënës dhe babës për martesë, do të digjet në zjarrin e xhehenemit Vulletin dhe dëshirën prindërore

30


KOHË FLUTURIMESH

117

enuk do t’i gëzohet as martesës as familjes. Nëse m’pyesni për kët punë, ju them me zemrën plot se kjo punë nuk ka zgjidhje?Edhe ai hoxhë që lidh nigjah mes ikshës dhe domuzit, do të përgjigjet para Zotit në ditën e gjykimit – heshtje trishtueshme zu vendin e fjalës? Tymimjegullnajë mbulonte trarët e odës së miqve. Taketuket me bishtat e cigareve barteshin pa ndalë. Ermalishërbente si i rritur. Frikësohej se mund t’i thonin-”hiqu nga dhoma, je i ri, kjo temë nuk është për ty. Je i ri s’e mban fjalën, e fjala e dalë nga katërdhjetë dhëmbë, merr katërdhjetë anë”- filloi të matej si burr i vërtetë:“Njerëzit në këto momente shtyhen mes veti dhe nuk përmbahen nga fjalët. Ata nga jashtë që ndajnë drejtësi, nuk e marrin parasysh se kush lëndohet? Mëshojnë me sheriatin, ligjin, kanunet, doket, zakonet me sa mundin?Shpirti i tyre nuk dhemb, drejtësia është e vendosur, rregulli mbi të gjitha...!? Feja, tradita, zakonet nuk guxojnë të preken? Më mirë të digjen dy shpirtëra, bile edhe të tjerë, se sa të prishet rregulli i rrethit të Grykës?!Të tjerët vuajnë? S’është kollaj të vritet evladi, dhëndrri i ardhshëm, t’i kallet mashna atij, të lashtat, t’i helmohet bagëtia. Nuk është kollaj të lihet vendi, t’çiktiset familja në një vend ku askush s’i njeh e s’i di!Vështirë t’i përshtaten shehrit fshatarët! Nuk rrihet pa folur me zë të lartë se na dëgjojnë të yjerët? Nuk fryhet barku me bukë somuni? Nuk vishet trupi me mëndafsh pazari? Drejtësia me dy skaje. Tërhiqet në anët e kundërta? Vritet për të jetuar? Pse, kështu? Edhe për tokën, edhe për bukën, edhe gruan, të njëjtat ligje. Hoxha që vinte nigjahun mes të rinjëve që


KOHË FLUTURIMESH

118

vetë zgjedheshin, a ishte i pafe? Apo mos ai qe nga ata të sojit të pop Kamberit?”- mori tabakenë ta derdhte jashtë. U ul në skaj të çardakut të ajrosej. Puna e pop-hoxhë Kamberit i erdhi pashmangshëm”.


KOHË FLUTURIMESH

119

16 Pse lidhej puna e ikshës, me historinë e një prifti të kamufluar në hoxhë? A ziheshin këto dy skaje? Gatitej ta ndërronte veshjen e shpirtit me një tjetër! Pse? Shpirti nga jashtë i qe veshur me veshjen e lindjes. Si qe ajo veshje? Veshja vishte e mbronte lezetin e jetës me një robrim shpirti, për të mos u parë dhe hetuar nga të tjerët. Sa më mbyllur aq më mirë! Sa më fshehur aq më ngazëllyes! Brenda shpirti kërkonte perëndimin? Thoshte: zhvishu, se pa u parë sendi s’mund të vlerësohet? Figura e femrës mbahet mend vetëm kur të shihet. E para dashurin ashiqare e quante turp.E dyta krenari.Këto mendime me siguri i’a mbjellte mësuesi i gjuhës shqipe. Ai vazhdimisht thoshte se turku na mori në qafë, e ne çlirimin e kemi nga perëndimi i përparuar? S’ishte i sigurtë! Realisht lindja enxehte së tepërmi. Perëndimi e mbërdhinte akull! A jetonte dashuria pa turp? Turpi ishte thelbi i sajë! Në s’ishte turpi, e dashuria plaste në çdo anë? A mund ti thoshin më asaj dashuri? Në Nuska ia shfaqte dashurin secilit më ajo nuk ishte dashuri,dashurija vdiste ajo mbetej orospi?Kësisoji plaste paradite e ngrinte pasdite. Rehat s’bëhej! Pop Kamberi dhe Gjyla, një natë skëterrë fshehur nga një ditë e bardhë? As natë as ditë i thonë qësaj pune! Emri i vërtet i hoxhës doli Nikollaj. Thashethemnajat e quajtën rus, hebre, polak, më rrallë si grek. Në fund u vërtetua misionar ortodoks përshkatërrimin e islamit, edhe pse arriti të rrënjoset masllahat hoxhë. Zërin e tij për


KOHË FLUTURIMESH

120

mevlude dhe ashere nuk e posedonte kushi. Nikollajin-Kamberin e zbuloi prifti shqiptar Gjin Lushi. I njëjti në prag të rënies së Babës Mbret31, qe sallakuar gjatë nëpër fshatrat e Grykës. Hiqej famulltarë i kishës së Qytetit nën Kala. Për kishat e Grykës, thoshte: - “Janë katolike, ju keni qenë katolik para babës mbret, jo ortodoksë, siç ju thonë shkijet”. Lidhej puna! Nëpër fshatra ekzistonin vendet e kishave, por kisha nuk kishte? Në ato vende thoshin se u ndërtuan xhamitë e fshatit. Shumë vende në mes të fshatit apo në krye të tij, ende quheshin: “te kisha”, “kodra e kishës”, “çezma e kishës”, “ara e kishës”, “hani i kishës”, “livadhi i manastirit” dhe ,,varret e kishës”. Mali parafytyroi pamje gjersa kulloste bagëtinë pranë këtyre varreve të lëna qëmoti. Kishte vërejtur se njëjtë si varret ishin vendosur edhe kishat.Varrezat muslimane zinin vendpak më ndryshe? Në drejtim kishin një zhvendosje të lehtë kur i barazoje me majën e Kepit të Keq. Kjo, thonin burrat, për shkak se janë drejtuar nga Meka e Shenjtë, qytetin ku vuri themelin e Qytetërimit Njerëzor, babai i të dërguarve Ibrahimi! Koka e kufomës te varrezat muslimane vendoset në juglindje nga janë të vendosuraedhe xhamitë. Ato janë të kthyera nga Kibla32. Në mes në drejtim të derës përpara gjendet mihrabi. Nga ai vend imami u paraprin të gjitha farzeve33 të namazit. Në anën e djathtë të hyrjes qëndron mimberii hydbes. Nga shkallët e kësaj ngritje bëhet lutja për Ditën e Xhumas, si 31Sulltanit 32Qabe-ja 33Obligative


KOHË FLUTURIMESH

121

dhe lutjet gjatë dy festave të Bajrameve.Nëskutën majtë e qëndron kursija, ku imami mban fjalime. Në sipërfaqen e sajë në rradhë qëndrojnë xhemati, ulur në gjunjë ose në këmbë, varësisht si e kërkon pozita e lutjes. Ç’kërkonte nga ky rrugëtim? Pse hynte në kisha e xhamia? Nga ato, kërkonte përgjigje për Xhemalin dhe Gjylën? Shtjellonte ngjarjen: Hoxhë Kamberin disa herë e kishin parë të vizitonte kishën që mbante emrin e tij, Shën Nikolla. Ajo qe ndër tre kishat e mbetura të paprishura, në shpatet e Malit të Thatë. Kur binte fjala për këtë, ai thoshte se i interesonte ç’kishin bërë njerëzit para se të vijë islami dhe të bëhet i vetëm në këto anë. “Po, pse i vetëm?”- pyeste veten, kur edhe tani në dy fshatra të Dervenitjetonin njerëz të kësaj feje? Pse ky asnjëherë nuk i vizitoi këto dy fshatra? Hoxhë Kamberi shpesharsyetonte se edhe këta ishin njerëz, por me shumë gabime, ngase s’e njihnin islamin. Pastaj kishte thënë se ishin të “gjakut si ne”, Sherri rëndë deshifrohej! Ishte sherr që t’i afronte me shkietë, apo pse edhe ata kishin gjak si njerëz? Dush u bë kiameti ndër fshatarët kur ky Gjin Lushi zbuloi të fshehurën! Si ndodhi? Atë natë pas njëmbëdhjetës, kur hoxha duhej të ishte fjetur në dhomën e mektebit, filloi zgjidhja. Hoxha me të dalë pas muhabetit, nukkthehet në dhomën pranë mejtepit. Për tu bindur tre vetat i trokasin fuqishëm në derë. Prift Gjini u bënë me gisht vertikalisht mbi hundë: “pssst, se e di ku ndodhet?”. Drejt e shkojnë në kishën e Shën Nikollës. Gjatë rrugës, duke bërë mend pse i kishte shkuar mendja se mund të ndodhej aty, dy fshatarët sa s’i kishte mbërthyer e qeshura me zë. Ishin baravitur me gjysmë


KOHË FLUTURIMESH

122

zëri:“O lum Gjini, pse kështu bre? Ç’ka është kjo punë, mos bre Gjin!”- i thoshin në emër, ngase ai vet nuk kishte pasur dëshirë t’i thonin:hirësi, madhëria juaj, z. prift, bile nga afërsia shpesh i kishin thënë “aga Gjin”. Përcjellësit vazhduan të garaviten:“Hoxhë Kamberi s’ka çka lyp në kishë në këtë kohë, mos na bëj budallenj, jahu, krejt bëhet, po hoxha natën të shkojë në kishë, nuk bëhet!” Me të mbërrirë pas një çerek ore, ja një dritëz e vogël në dritaren e vogël të kishës? Dritarja e zgjeruar diametralisht prej brenda për nga jashtë, deri në një metro katror, vinte duke u zvogëluar deri për një kokë njeriu në fundin e sajë. U pa një dritë të zbardhte në errësirë. U printe një i krishterë që realisht nuk kishte nevojë t’ua teritonte punët e hoxhës. Hoxha vetthoshte të mos e shoqëronin fort e fort Gjinin, se do t’ua mbillte fenë e tij? Gjini bëri me isharet duke sqaruar e dhënë urdhëra me gishta: “Njëri me mua, tjetri në anën tjetër të kishës, ku ka edhe një dritare... ”- Më i vjetri shkoi në anën tjetër të kishës, kurse këta të dy mbetën duke i ndërruar vendet me sy në dollape. Fshatarët sa su çmendën nga shqetësimi! Hoxhë Kamberi qe bërë pop Kamberi! Veshur mbante veladonin e zi. Disa qirinjë ndezur në qirimbajtësen e altarit ndriçonin qartë fytyrën tek lexonte meshën në shkenishte? Pasi u vërtetuan disa herë, duke i ndërruar vendet mes veti, nisën për në Sylarë pa ndërruar asnjë fjalë. Rrugës së kthimit këmbët u shkonin me një ritëm hutaq. Nuk komentonin. Iknin prej diçkaje që e kishin ditur se është e tyre, e nuk kishte qenë. Hoxhë Kamberi qe pop Kamberi. Ik shejtani prej temjani! Dy fshatarët menduan se së shpejti bota do të prishet.


KOHË FLUTURIMESH

123

“Allah, Allah!”-bëlbëzuan me vete disa herë me një mal brengash në shpirt. Diçka e pabesueshme? A mund t’u kishte shkuar mendja se kjo mund të ndodhte? Gjini pas kësaj në dhomën e miqve të njërit prej dëshmitarëve, nën dritën e zbehtë të llambës së vajgurit, u kishte shpjeguar duke nxjerrë një dokument me fotografinë e munafikut, ku shkruante emri dhe mbiemri “Nikollaj Jozef Zagorski... Lindur 1911... Smolensk, Rusi!” Gjini më tej shpjegoi se ky pop Kamberi, jo hoxhë Kamberi, ka kryer mësimet e larta të Patriarkanës në Moskë. Me mision të ngarkuar nga vetë patriarku rus , kishte mësuar islamin në Stamboll. Kuptohej qartë se ai po kthente ujin në mullirin e ortodoksisë? Gjini pati përsëritur disa herë: -“Shqiptarët për ta ruajtur shqiptarinë në Ballkan, ishte më mirë të ishin muslimanë ose katolikë, por me çdo kusht jo ortodoks, ajo i shkrin njëherë si fe dhe pastaj si komb! Lindja dhe perëndimi, duke aluduar në Stambollin dhe Romën, sipas tij kurrë nuk kanë dashur ta shkombëtarizojnë këtë popull. Ata kanë dashur vetëm t’i kenë vasalë të ndikimimeve të tyre. Shqiptarinë në këto troje e kanë ndritur me qytetërim, rrezet e diellit që lindën nga Stambolli e që u poqën për t’u përballur me të tjerët nga Vatikani”. Qëllimet e priftit katolik u zbuluan vetëm atë natë kur u zbulua hajërsëzi i ortodoksisë. Deri atëherë ky Gjin Lushi kaloi nga fshati në fshat, duke kontaktuar paritë e fshatit, në mund t’u mësonte alfabetin e gjuhës shqipe. Dervenasit para dhe pas Luftës së Dytë Botërore nuk mundën ta mësonin alfabetin gjuhës së tyre. Fshatarsia me të madhe akuzonin:“Mosni, se me shkrim e lexim duan t’ju shkenojnë, jo t’ju


KOHË FLUTURIMESH

124

mësojnë. Mbani mektebin. Hoxha di s’di s’është me rëndësi” –Ky Gjini tregonte mësuesi i historisë, kishte qenë dishepulli At Gjergj Fishtës! Kur Mali e pyeti se çështë dishepull, ai bëri me gisht nga ai dhe vetja për ti lën të kuptojë se qe nxënës i tij. Vargjet e tij edhe në ëndërr t’i thoshte si zgjuar. Mirpo kur i erdhi radhatë bëhet famulltar në Shkodrën Loce me izinin e tij, ai nuk pranoi! Kjo ndodhi në prag të luftës, ngase nuhati erën e sistemit komunist. Kështu pranoi të vinte, të bridhte e shkarravitej baltave të një mentaliteti mbjellë nga të huajt. Mu për këtë, Gjini po përballej me pop Kamberin, hoxhën e Sylarit. Të nesërmen në mëngjes paria e fshatit kuvenduan për fëlliqësirën që mbiu. Vendosën që as drekën të mos e linin hoxhë Kamberint’ua falte. Burrat dhe pleqët dëshironin ti jepnin një dajak lamtumirës. Të rinjtë kundërshtuan: “Na e lini neve të merremi me të! Mos kini gajle, e rregullojmë ne! Në daçi e bëjmë hoxhë Kamberi që i ka hipur pop Kamberit. ”- dhe marrëveshja për ta turpëruar marreziun qe gati. Rresht ulur para namazit të drekes, prisnin hoxhë Kamberin, Zakonisht vinte pasi të mblidhej gjithë xhemati. Hyri hirësiae tijduke prekur mbi supet e të ulurve lehtë si engjëll, derisa zuri vendin e imamit në mihrab. Kur i pa në aq numër, pyeti mengadalë ata të safit të parë, por heshtja mundësoi që zëri në xhami t’u shkonte të gjithëve: “Hajr ishalla! A mos ka vdekur njeri e unë nuk e dija?”


KOHË FLUTURIMESH

125

“Jo... Jooo, jooo. ”- u përgjigjën njëzëri shumica e fshatarëve. Ndërkohë disa të rinj menjëherë ia plasën në sy: “Ti ke vdekur, o pop Kamberi. Ti ke vdekur... A s’po e sheh? Jo që ke vdekur, por më keq”-iu leshuan disa prej rreshtave të fundit. “O burrani, meazallah” - duke u djersitur qull Kamber Nikollaji kërkoi ndihmë nga pleqtë e safit të parë. “Xhami është kjo?! Mosni kështu, do t’ju dënojë Allahu! “Jo, jo, pis pop. Nuk dënon Allahu për pisa, ai shpërblen... Hahahaaaaaa... Dje... Ahahaaa... ” – dhe vazhduan - “Thuaje vetë, ëëëë? Nuk të pamë rreth lumit... Opopoo! Thellë në xhemlike34 t’ia bëje pelës së mixhës Cuf atë punë, ëëëëë? He pis, he pis! Për atë ti s’dashke grua, jo për hir të Zotit... He rrenc? Mbase ti na i ngopke pelat e katundit... Ti s’je as për hale, o pisi i pisave!”- i’u turrën me pështyma, fishkëllima, të rëna dhe e nxjorrën nga xhamia. Kush më s’e pa kundi, as në rrethinë e as në shehër. Njerëzit e mbetur pa imam prej asaj dite si më të këndueshmin për fe nxorrën t’i falte Hatifin.Deriatëherë ai pati shërbyer në disa fshatra të Kosovës dhe Pollogut si hoxhë zori. Para tre vitesh la vazifen35duke u pensionuar në moshë të shtyer. Vendin e tij hopklop e zuri mulla Myrta.

34Shkurre

që rriten rreth lumenjve dhe prockave

35Shërbimin


KOHË FLUTURIMESH

126

“Jo, or jo?!- ia bëri Ermali Malit - Ai mulla Myrta nuk mund të ishte një misionar i këtillë... Assesi... Atë e njihte mbarë Derveni. Ishte burrë i ndershëm dhe nga soji prej dy anëve prindërore. Dy hoxhallarët e fshatit mësuan te mulla Halili i Raçes. Tani dilte se njëri martesën e një të ikure e shtinte nën rahmetin e Allahut me sifatet e Pejgamerit36 dhe tjetri nuk donte as që të bisedojë për një lidhje të këtillë duke i shpallur gjynahqarë. I fundit s’jepte kurrfarë rusati37? Pse gjyshi thonte se Zoti i fal të gjitha, nëse pendohesh, përveç mohimit të tij dhe Ditës së Gjykimit?! Ta zëmë se ata besojnë bile edhe më fuqishëm se këta që bisedojnë për Krijuesin edhe Ditën e Gjykimit, dhe janë bërë pishman pse u bashkuan pa lejen e prindërve dhe thanë njëherë e përgjithmonë: “Na fal, o Zot, ne u bashkuam pse nuk na linin ndryshe të bashkoheshim, e ne e deshëm njëri-tjetrin! Ne nuk tradhtohemi dhe do ta nderojmë shoqi-shojnë deri sa të jetë jeta. Bile dhe të afërmit do t’i duam, prindërit as që diskutohet”. A e mohonte dashurinë Krijuesi? A ekzistonte dashuria në islam? Apo mos vetëm frika e mbante njeriun të arsyeshëm dhe vetëm ajo ruante paqen dhe rregullin e Tij? Apo mos vallë njerëzit vetëm këtë e dinin? Apo, ndoshta vetëm shtireshin se vetëm kjo qëndronte në Kur’anin Famëlartë? Atëherë Zoti pse e kishte krijuar njeriun? Që të vuante dhe vetëm për shkak të vuajteve të gëzonte të drejtën e kësaj jete dhe të shpërblehej me parajsë. Po të mirën dhe 36Veprimet 37Afati

e të dërguarit Muhamed


KOHË FLUTURIMESH

127

dashurinë pse e krijoi! Prandaj përsëri u pyet?Pse Zoti e krijoi njeriun?! Pyetja sa e rëndë, i’u duk e zakonshme. Krijuesi e krijoi njeriun vetëm pse ashtu deshti. Pra kishte pasur dëshirë dhe dashuri që ta krijonte dhe e kishte krijuar. Pra krijimi ynë, është dëshirë dhe dashuri e Tij. Po të mos kishte dashur Ai, ne nuk do të ishim krijuar? Po tani që na krijoi dhe na urdhëroi, si ç’thotë gjyshi shpesh “t’i përulemi, të punojmë, ta duam njëritjetrin”. Ç’të bëjmë ne? Dëshironte ta njihte Kur’anin madhështor! Ate ta kuptonte si duhet e t’i qartësonte këto gjëra fill e për pe. Donte ta dijë ku bazoheshin qëndrimet e dy hoxhallarëve për rastin?Të dinte ç’urdhëron Gjithëfuqishmëria e Tij për rastet, kur besimtari dhe besimtarja shfaqin dëshirën të martohen pa lejen e prindërve! Bindej se nuk kërkonte shteg për t’u martuar me Nuskën, kazeskën e tij, por për t’i ndihmuar njerëzit jetë e mot. Me siguri, në gjente që të përfillej vullneti i të rinjve në martesë, kjo mbetej obligative për prindërit. Xhaxhai Musa një të xhumaje në qytet, kur shkoi të shiste shqerrat e pranverës dhe u fal në xhaminë e Sulltan Muratit, te hoxha mëme zë i asaj xhamie, hafëz Qamil efendiu, tregoi se ka thënë:“Në islam hyhet vetëm me bindje dhe pa dhunë.Vetëm nëse me vetëdëshirë i nënshtrohesh urdhërit dhe vullnetit të Krijuesit të vetëm, je mysliman i vërtetë. Bamirësia dhe falja janë cilësitë kryesore të Tij. Të gjitha sifatet, pra cilësitë e Tij, përveç krijimit dhe gjykimit, ia la amanet njeriut, që t’i përdorë e zbatojë në jetën e përditshme. ” Djaloshit e thëna i pëlqente pa masë. Dituria nga një hoxhë i Al-Az’harit thoshte


KOHË FLUTURIMESH

128

Musai patjetër të mbështeteshte nëudhëzimin Kur’anor.


KOHË FLUTURIMESH

129

17 Ai u ngrit nga qoshja e çardakut, pa ditur se ku të shkonte e çka të bënte. Priste kuvendimin. Nga dera e madhe e oboritpo hynin nëna me dajanicën. Jakupi u printe nga dera e hyrjes si një bari të cilit i’a ka ngrënë ujku të gjitha delet dhe vetëm sa i ka shpëtuar dy të vetme dhe veten! Gjyshja, Lokja, Lala, dy mixhavicat, gratë e kushërinjve, tezja Bibe, dada Sallë, Sabrica, Ademica e Shabanica u ngritën të ngrira dhe u rreshtuan te shkallët e drurit. Me shami mbështjella e plot dert uronin mirëseardhjen. Namazbeza më ngjyrë kafeje, për dallim nga shamitë e bardha ose bashllëqet dervenasçe që mbaheshin çdo ditë, viheshin në kokë vetëm për raste të veçanta. Ngjyra e këtillë tregonte gjyshja, mundëson ti mbash edhe për dasmë, edhe për mort.- ,,Përndryshe” e kishte plotsuar Mali- duhej të kishe dy, një të bardhë....”- “E hiqmu, bir kresë - e përmbëlidhte ajo - pse të interesojnë ngjyrat e shamive? A mos je cauc38 e të duhen ato”. - Bujrum, bujrum, ecni, ecni - dhe e mori në grykë gjyshja dajanicën Nurije, gjersa gratë e tjera u përkrahën heshturazi në përshëndetje– “Mirë se erdhët, mirë se erdhët....!” Të posaardhurat përgjigjeshin: ”Mirë se ju gjetëm, mirë se ju gjetëm.....!”-Mirë, shyqyr mirë. përgjigjeshin ndërsjelltas, gati pa e dëgjuar njëratjetrën. Pa zë vazhduan të merren ngryk nga dy38Vajzë


KOHË FLUTURIMESH

130

tri herë, secila me secilën. Hynë brenda fare të nemitura! Gratë me t’u ulur, duke përshkuar me sy herë nënën, herë nusen e dajës, ia plasën vajit në heshtje. Ardhje-pritjet si për mort, po mbushnin shtëpinë. - Oj Nurije, çka na gjeti, oj non, çka na gjeti! Mos gjet kushin mo, jarabi, o Zot! Po kujt i bomë aq keq, oj non, oj non! - dëneste gjyshja duke shumuar me frymën në ndërpreje - thashë me vete që kur filluan të korrat se mos na gjejë ndonjë e keqe. Pse kaq të mira... Kisha frikë...? Ja frika më doli... Më mirë më pak bukë në ara, se sa na gjeti kjo, he mos gjet kandin, o Zot e perëndi! Lutja ime për fillim të lëmave nuk bëri derman, oj motra, oj gra! Po, pse s’mu kthye moj e keqja mu, e ta kisha zënë kryet keq e t’kisha gjebërdis njëherë?! Eh, vetëm kjo e zezë t’mos na e gjente shtëpinë. Të ishim pa bukë, nuk do ishte më rëndë edhe sikur ta lypnim atë, por për këtë s’ke kujt i lyp as mend, as send”. Fytyra e zeshkët e gruas së dajës që vazhdimisht shkëlqente kishte marrë pamjen e një xhenazeje të posavdekur. Ajo qe shndërruar në një akullnajë që s’e ngrohnin diejtë e dashurive të gjithë njerëzimit. Me këtë pamje, zor se ndonjëherë do t’i kthehej buzëqeshja dhe jeta në fytyrën e saj. Rahatija dhe qetësia te ajo largoheshin si toka me qiellin. Djaloshit i erdhi një shpikje, se ikjaqe më keq se vdekja. Në vdekje njerëzit e fshatit së paku thonin: “Zoti u takoftë në xhenet, ashtu ka qenë e shkruar nga zoti, mos u mërzitni, gjithë atje do të shkojmë... ” Tani asnjë fjalë, i vdekur për së gjall.


KOHË FLUTURIMESH

131

Në qyshkun mbi hambarkujtueshëm rrinte Daimi. Ermali iu afrua ngadalë. Po i afrohej me një kujdesë, sikur nuk guxonte ta prekte, se në e prekte keq,shkonte e nuk kthehej më. - Dajë, dajë!- kur pa se djali i dajës po qante në heshtje, ky ia plasi me zë dhe me gulçima të fuqishme - dajë, është sprovë nga Allahu, ku me ditë çka ka me ndodhë. Të lutem, qetësohu! – e luste duke iu avitur sa më ngat. Të qarat e tyre pas pak u bashkuan dhe vendosën një heshtje të pashpjegueshme. Burrat veç sa ngatrruan pazarin e zgjidhjes. Imami përsëriti pa zgjidhje, se njerëzit janë larguar nga feja, dhe për këtë shkak po ndodhin gjërat e pista...! Çështjallogaritej e kryer. Të rinjtë do të digjeshin, ngase u martuan pa lejen e prindërve. Më irënd në moment konsiderohej veprimi i Mulla Hatifit që lidhi kororën e dy të rinjve! Xhaxhi Nafi këtu e priti mirë mulla Myrtën: “Pse e lidhi hoxha këtë kurorë, kur nuk paska mundur sipas sheriatit?”- hoxha nuk pati përgjigje të përnjihershmë. Më vonë kur analizoi se puna mund ti delte keq, e zbuti qëndrimin duke shtuar - “Edhe ai njeri është, dhe ka gabuar, së fundi, secili do të lidhet me litarin e vet”. Përgjigja nuk ekënaqimixhën Cuf: “Nëse nuk bën, nuk bën! Nëse ka ndonjë qare, atëherë duhet krejt mileti ta dinë sesi është ajo ” Gjyshit fjala i ardhi për qemalli, andaj s’nguroi ta prekte në palcë efendiun. Iu duk se ai nuk e ditka se ka përballë një bablok që i ka kaluar dhjetëra e


KOHË FLUTURIMESH

132

dhjetëra pajtime, ku burrat shtatë herë masin e një herë presin: “Nëse nuk ka zgjidhje, a po thua që ne të trazohemi, të marrim hak për dëmin që na e solli, apo çfarë të bëjmë?”- më tej arsyetoi:“islami dhe sheriati, si zemra e trupi, patjetër të ken zgjidhje, lum hoxha. Po e zëmë se ashtu është, se ata do të dënohen kur të dalim në Ditën e Gjykimit. Edhe u dënofshin! Por deri atëherë çka të bëjmë ne, familja, që duhet të dalim të punojmë, të jetojmë e gjallërojmë? Ne jemi me marre e nuk dimë si t’ua fshijmë këtë njollë të zesë familjeve tona. Gruri ende nuk ka filluar të korret, as lëma i parë i këtij bereqeti të bekuem nuk është fshirë, punët e tjera janë në prag. Kallamboçishtet vijnë, po vreshtat, po drutë e dimrit, po të mbjellat e vjeshtës. Çka me i thanë atij farë “miku”, hë? Takohemi, vritemi! Mos dil! Trazohu që bëre marren...! Apo çka do të ndodhë me ne? Unë besoj se bijtë e mi, po edhe vëllaznia e Besimit, të cilëve u është djegur shpirti, gjithësesi se e lëmë në zot, nëse është e vetmja zgjidhje. Nuk jemi njerëz që i biem në qafë njeriu, por puna është se duam zgjidhjen, në këtë botë të kësaj pune. Imami i katunditkot e mendoi se do të përfundojë siç e filloi! Fytyra e zverdhur, balli i djersitur, zëri i vakët e i thellë, jepnin një mesazhëkobi në këtë natë vorri. Njerëzit përballë prisnin zgjidhjen si etja ujin. “Ju jeni ana e dëmtuar - qe kollitur ai për të marrë fuqi, - keni të drejtë të merrni hak, të dëmshpërbleheni, patjetër - për mua, -


KOHË FLUTURIMESH

133

vazhdoiduke i përcjellë të gjithë me sy - nëse do t’ia aprovonin mendimin - po të lihej pa dënim e gjobë, kjo punë do të bëhej ashiqare, dhe prit të vargaziten të ikshat në mbar nahinë. Syla, si e ka bërë punën, me nder me thënë bagël, më falni për llafin, por nuk ke si e thue ndryshe, nuk ka më vend në katund! Ai, për mendimin tim, patjetër duhet të trazohet nga katundi, bile dhe Derveni. E le të shkojë ku të dojë. E më së miri është të shkojë në Turqi, ku nuk e njeh kushi e të fillojë jetë të re. Marrja që ka bërë do ta ndjekë kudo. S’paku të mos na e fëlliqë nderin tonë si katund. Iku vajzën e filanit dhe s’i bënë gjë! E kjo do të thoshte se kësaj pune i themi aferim?-duke u kollitur hoxha ngriti pa zërin për seriozitet Mbarren, burra, e lan vetëm pushka. Kjo është me hakikat e jo me sheriat! Por, për ta ruajtur nderin, ku nuk bën punë sheriati, bën hakikati!Apo? Thënë shkurt, baballarët tanë e ruajtën nderin me hakikat. - bëri ai duke hequr gishtin që ngreh këmbëzën e pushkës – dhe vazhdoi -Por, po shoh se nuk e doni këtë gjë, apo nuk jeni të sigurtë për këtë, apo nuk jeni marrë vesh mes veti? Ajo e fundit që thashë pra, le të trazohet nga katundi, kjo është zgjidhja më e mirë. Më parë dihej ç’të priste, po ike vajzën e filanit, i dilje zot, ishe më i fortë, s’mundeshin të të bëjnë gjë, por rrije me frikë dhe me allti në brez tërë jetën, largoheshe nga vendi duke shitur e stërshitur, apo duke i lënë xhamisë vakëf tokën. Ndërsa atij që i ikte vajza dihej:ishe i fortë, ia fshije tagarin ose ikje nga fshati se s’mund ta duroje hazdisjen e tij e s’mund t’i bëje gjë. Ose ishe në pritje dhe ia prisje rastin t’ia fshije rasatin”- më në fund e bëri edhe më të


KOHË FLUTURIMESH

134

qartëqëndrimin e tij: - ,,O burrani! - Pas asaj që dini, se për një grua janë vrarë shtatëdhjetë e dy veta, e ka ndodhur që fëmijët e ikshës janë bërrë burra, por familja ka marrë hakun. Ikja e vajzës është e barabartë me vrasje, gjakësi. O burra, kjo ka qenë dembabadem. Kësaj s’i dilet përpara! Kjo e ka mbajtur namuzin në dry, he Allahu të xhexht39! –Mori izën për tu larguar kah mesi i natës kur uvërtetua se fjala si shkonte në vend. Ua bëri me dije se është shumë shpejt, dhe se me një mexhelis nuk zgjidhej kjo ngatërresë. Në të dalë shtoi:- “Mendoni edhe nesër, edhe më andej e të shohim. Aq dita, aq ju thashë. Por ju e dini më mirë. Nëse duhet, e zgjerojmë kuvendin, dhe sa më shumë mendje e shoshisin këtë punë, gruri del më i pastër, pastaj miellin e sitim në sitë të hollë, se me miellin e hollë e gatuajmë më mirë bukën. Kjo bukë është rëndë të hahet, dihet, por ashtu i thonë fjalës. ” Gjyshi me xhaxhallarët, pasi përcollën parinë, u kthyen përsëri në odë, për t’i dhënë udhëzgjidhjes ditën e nesërme. Djaloshi i shprehu dëshirën gjyshes të flinte me Daimin në çardak. Ajo e urdhëroi të flinte me prindërit. Gjyshja do të flinte me fëmijët e xha Musait. Plaku do të flinte me fëmijët e Nafiut, kurse në dhomën e tyre do të flinte familja e dajës. Dhoma e miqve duhej të ajrosej deri në mëngjes. Edhe tre-katër orë lindte dita e nesërme e po bëhej gjithë ky trazim për të fjetur - mendoi Mali. Krejt në rregull, por ky të shkonte prapë të flinte në dhomën e prindërve nuk qe e drejtë! Tamam 39Shprehje

krahinore - Zoti të dëgjoftë e të ndihmoftë


KOHË FLUTURIMESH

135

djali bënte të ndjehej më i rritur dhe ja “ti prapë kthehu nga ke ardhë”. Po e dënonte veten pse harlisej pas një pjekurie të parakohshme. Shpejtimi i pamatur në kalë të panjohur e rrëzonte gjithësecilin. Por, ama ky nuk vlersohej gjithkushi i moshës se vet, sepse nuk gjente mendimtar të ditur si vetja te moshatarët, as edhe te më të mëdhenjët se ai. Mësuesi Saminjëherë i pat thënë:“Ti patjetër të bëhesh mësues”. Kuptohj, këtij s’ia kalonte askushi në shkollë. Bile edhe disa mësuesve mund t’ua kalonte. Përgjatë verës i jepnin libra me “thasë”! E dinin se mundej, e donin, apo donin ta shkatërronin? Ende hulumtonte: në e kishte thënë mësuesi me shaka; o se e lakmonte; o pse nxënësin e shihte meritë të vetvetes; apo vërtet ai qe merituesi?


KOHË FLUTURIMESH

136

18 Burrat e shtëpisë u muarrën vesh nesër në mbrëmje të ftonin për të kuvenduar të diturit e nahisë:Hafiz Qamil Efendiun nga Qyteti nën Kala, Mulla Xhemshit Efendiun, mësuesin nga Raçja, Hafëz Hasan Efendiun nga Bojana; të zëshmit:Ibrahim Agë Matkaliun, Isen Agë Sarajin, Kryetarin e Rrethit, Isni Agë Daten, pishtarin e arsimit të mbetur nga Mbretëria Shqiptare, Mahmud Dumanin nga Elbsani dhe plakun e gjaqeve Ramë Bekën e Malësisë së Karadakut. Para se të vinin ata, do të mblidheshin dhe do t’i prisnin paria e katundit. Njëherit do të shtrohej darka e mbasandej do të shtronin pleqnimin. Plaku i shtëpisë merrte rolin e komandantit të prerë në mbarëvajtjen e punëve të shtëpisë. Të drejtat që i ishin dhënë dikujt, më nuk vlenin. Patjetër të ndjehej se Haziri kollet në shtëpi, se i mban frerët e betejës deri në përfundimin e saj. Ndryshe familja prishej. Fytyra e tij duhej në vazhdimësi të fliste rolin vendimarrës. Dita e nesërme zgjatej motmot. Ajo nuk ecte kollaj, këmbët ia prangosnin brenga dhe mërzia. Gjer në mbrëmje duhej të arrinin në Sylarë pleqëruesit. Plaku ishte i mendimit që problemin ta hapte hoxha i katundit. Pastaj ta zhvillonin të tjerët. Po qe nevoja do të rrinin tre-katër ditë, një javë me bujtje. Kjo dihej, përveç në mos u ndodhte ndonjë vdekje, dasmë në familje e caktuar më parë, apo ndonjë rëndes që tejkalonte


KOHË FLUTURIMESH

137

problemin në zgjidhje. Atëherë ata tërhiqeshin nga pleqnimi, ai pushonte përderisa të kthehej pleqtari i larguar. Jakupi do të nisej me gjokun e zi e lazdran të gjyshit herët në mëngjes qët’ua çonte haberin. T’u tregonte shkurt çka ika ndodhur Hazir Agë Matjanit nga Sylari? Të njoftuarit jepnin përgjigjen atypëraty në vinin apo jo! Punët e shtëpisë ndaleshin të gjitha.Nuk dilte kush nga shtëpia për detyra pune. As për nevoja të ndryshme. Përveçse me leje të plakut për ndonjë patjetërsi. Puna ishte pisk! Ishte me dije ku kishte ikur vajza. Po burri i botës, jo që nuk kishte çuar as lajmëtarin-kërkimtar për llogari hesapesh, por vetëm kishte treguar se vajza më ishte nuse e djalit. Kjo ishte çmenduri. Syla deri atëherë kishte qenë burrë i mirë. Koha e tregoi se çfarë poshtërsie fshehte në vete. Kjo tregonte se e kishte kokën lart. E kokat lartë, nuk binin pa u prerë. Ndoshta këte s’e dinte? Kjo budallaki u ndodhte s’pari herë! Kështu vetëmai do ta lëshonte bagëtinë në kullota. Kishte detyrë që të mos fliste me askënd. Vetëm do të dëgjonte të thënat e çobanëve, nëse e kishin marr vesh rastin. Deri sa nuk merreshin vesh si do të ishte zgjidhja, nuk duhej të takoheshin assesi me të familjes së Sylës. Sepse mund të kriste lufta edhe për gjëra, që në përditshmëri nuk mund të binin sjellje të padëshiruara. Bie fjala, kafsha t’ia vriste kafshën; araba mos të mund të kalonte pa u skajuar tjetra; takoheshin në pazar në rrugë të ngushtë e hë gjoks për gjoksi; takoheshin në berber e hë, cili të qethej përpara; takoheshin në


KOHË FLUTURIMESH

138

dyqan në shehër e hë në derë të prekeshin me njëri-tjetrin. Dhe ja belaja! Kështu ndodhnin të rrahura, gjymtime, sakatosje, plagosje të rënda dhe vrasje. Të gjitha këto pa paramendim. Këto përleshje vlersoheshin më të dhimbshme se ato që bëheshin me paramendim për vajzën e ikur. Kur kjo ndodhte, pasi ishin caktuar kushte për të kushtëzuarin, që të mbyllej, të trazohej nga katundi, të jepte vajzën e tij për vëllaun e asaj që kishte ikur, njerëzia së paku do të thonin se e ka ditur, ka qenë e pritur, ka marrë hakun i biri i botës. Plaku i përcjellte vetes:“Pa kuvendim të burrave nuk duhej të ndodhë gjë”. Nëse kuvendi vendos se duhej marrë hak, ajo do të ishte patjetër. Rrugëdalje tjetër nuk s’kishte! Kurrën e kurrës nuk e mendoi se kjo bela mund t’i ndodhte. Bile hiç e më hiç se vajza e mikut do t’i vinte për ndihmë e do t’i ikte te Xhemali i Sylës. Po me Sylën shpesh ishin zënë e i kishin përqeshur njerëzit që binin në këto gracka. E sikur ta dinin se kush qesh ngjesh? Nguceshin bashkë, se ata nuk e kanë tymin drejt në oxhak. Tymi drejt shkon vetëm në oxhak të drejtë. E oxhaku i drejtë, thonin, bëhet nga njerëzit e drejtë. Ishte i bindur se askujt nuk i kishte bërë padrejtësi. Kjo e hutonte edhe më shumë. Pse t’i ndodhte kjo ngatërresë mu në vlugun e punës, mu në mes të verës, kur mblidhet bereqeti i vitit. Së paku të priste farishtja ndonjë rast tjetër, t’i mblidhnim të lashtat e vitit. Tani edhe pa bukë, edhe pa nder. He, o Zot, lësho rahmet!”- dhe sytë iu mbushën me lot. Në asnjë paramendim si gjente të ngjarë kësaj pune?


KOHË FLUTURIMESH

139

Plaku mendoi të pushonte nja nji orë e të ngrihej të falte namaz nate nafile?Por lutësisë si shkepej: “O Zot! Vetëm mëshira jote mund të ndihmojë në këto momente, udhëzona në rrugë të drejtë, në rrugën e atyre që i begatove me të mira, e jo në rrugën e atyre që tërhoqën hidhërimin Tënd, e jo në rrugën e atyre që humbën, o i Lartësuar i vetëm”. Ndërkohëqëplaka po dilte e fundit për të fjetur te fëmijët e djalit, iu kujtua t’i thotë: - Mos harro jastëkëve t’u shtiesh busulek a grathnabut. Në mëngjesle të mbajë erë të mirë sajbisija. Dhomaështë tymosur shumë nga duhani, dyert e dritarja le të rrinë çelë, unë inshalla ngrihem sa të pushoj pak. Ajo u përgjigj duke lëkundur kokën se s’bëhet ndryshe!

...............

Djaloshi u shtri pranë vëllait, Xhevairit.Ai bënte gjumin e parë. Malin gjumi s’e zinte. Sytë i grushtonte për t’i mbyllur me zor. Sytë hapur si dollap xhipke që s’mbylleshin as verë, as dimër ngaqë ishin të thyer. Donte të kapë një ide a ngjarje, që mund t’ia binte gjumin, por jo. Sa më shumë mundohej, aq më shumë i vinin mendime të kundërta, që i frynin shpirtit të copëzuar e të shpërndarë gjithkah. Bisedën e shoqëroi:-,,xhipët, thonë flejnë gjithmonë me njërin sy hapur nga frika se mos i ngrin fare të ftohtit. Po ky, nga kush frikësohej? Atij i qe thyer një xham shpirti?


KOHË FLUTURIMESH

140

Duhej të flinte me dy sytë hapur. Kur xhipin e kanë pyetur pse nuk e qau nënën e vdekur, është përgjigjur:“unë s’e qava verën që më shkoi e po qajë nënën!”- këtij i qe ftohur shpirti prej dunjaje kësaj nate të nxehtë korriku! Pse po krahasohej me magjupët dhe varfërin e tyre. A mos ndoshta ia në moment qe magjupi i lënë në mëshirën e kohës? Pastajë iu kujtua kënga:“Vera t’u bëftë dimër” që i këndonte tradhtisë e ndarjes nga i dashuri. Po kënga nuk përfshinte rastin kur ikte një e gjakut dhe gjente dashurinë e vërtetë? Populli menonte ai, nxjerrë këngë, jo nga mendja, po nga shpirti! Me dije qoftë, mendja shkon e vjen si të dojë, shpirti jo! Ai kur del s’vjen më! E kur trazohet edhe më keq, thuajse nuk di të qetësohet. Plakat thonin se shpirti i trazuar ngrihet edhe nga varri. Mali të fundit e merrte me shumë të seriozitet. Kur kalonte nga varrezat me lopët vetëm, i ngrinte gjaku se mos i dilte ndonjë shpirt i trazuar. Ohooo, moj jetë, sa teposhtë, aq përpjetë? Ditën me mendjen te Nuska diell e natën me mendjen te Gjyla skëterrë. Kur gjyshja thoshte se nga lodhja dhe shqetësimi nuk e kishte marë gjumi, ky çuditej shumë, sepse nuk ia merrte mendja që njeriu të bjerë të flejë e të mos e marrë gjumi. Po bindej se pleqtë gjatë jetës i grumbullonin shqetësimet e shumta. Ata pastaj bënin shtëpi diku në mendje, dhe i deshe apo jo, natën ta zinin derën, e hë merru me ta gjithë natën e lume. Dhe një zot e dinte se a do t’i mbylleshin siç i qenë mbyllur më parë. Asnjëherë s’qe ndodhur para këtij gazepi?Vetëm kur e pat pa xhenazen e gjyshes nga nëna, para dy vitesh, u ndje përafërsisht njësojë! Nëna i kishte thënë të mos hynte në


KOHË FLUTURIMESH

141

dhomë ku qe shtruar kufoma! Por ky donte që donte të shihte si duket një i vdekur? Afërsia me gjyshen Hateme derisa qe gjallë, i jepte gajret dhe ia zbrapste frikën. Pse të mos e provonte mendoi atëhetrë? Ajo është plakë, është dashur të vdesë, ka mbushur nëntëdhjetë e gjashtë vite! Boll i ka pasur! Trimëroi veten. Po ashtus’doli. Me të hyrë e nguci një lepur i vogël në bark. Pa një dyshek, ku qe mbuluar trupi i kufomës në mes të dhomës. Mbi te një çarçaf i bardhë mbi fytyrë të cilin e njohu. Gjyshja i pat treguar se e ruante për vdekjen e vet. Përrethmbi kokë, tre bijat apo tre tezet e tija qanin. Dy tezet plaka të nënës, apo motrat e gjyshes, vetëm dukeshin të përlotura. Bija e motra mbanin tespihe dhe ndëgjonin kaptinën e Jasinit. Tezja e nënës, Hatixhja, me moshë menjëherë pas motrës së posavdekur, me të tetëdhjetat, e shiqoi me një simpati djaloshin duke i thënë: -“Nëse nuk ke frikë, t’ia shpalosim fytyrën e ta shohësh?”- ”Po, kishte thënë. Dhe hë, ia shpaluan fytyrën! Ç’të shihje, një fytyrë e verdhë e mavijosur nga këndet e buzëve dhe syve po prehej qetësishtë. Ajo dukej pa kurrfarë tipari përcaktues. S’të bënte të thuash:“sikur thoshte”, “sikur mendonte” apo “sikur deshte”. Jo, jo. Ajo qe thjesht një e vdekur e ndarë prej jetës. Ndoshta i shkoi mendja çunit, ngase kishte jetuar boll e i kishte përjetuar të gjitha. Kishte martuar nipat, dhe normal i shkonte përshtat vdekja. Bëri gajret që lepuri i vogël në bark të mos lëvizte. Por kur e lanë xhenazen dhe e fali hoxha në oborrin e dajës, hëhë, popërdhakët filluan ta trazonin! Lepuri në bark lëvizi qartë. Frika ngjallej. Ajo i foli zëshëm sidomos ku e shtien në tabut dhe ia


KOHË FLUTURIMESH

142

mbyllën kapakun, Te varrezat nuk shkoi. Ndëgjoi se gratë i shtien në thellësi deri në gjoks mesatar të një mashkulli, ndërsa burrat deri në brez. Atje nuk ia fitoi. U bind pse tronditjen i’a shoqëronte frika. Ato ishin shoqe të pandara. Sa nxirrte kryet njëra, ia bënte me sy tjetrës. Dhe hë, krah për krahu ta bënin hallin. Netë të tëra një kohë e ndoqën gra të vdekura, me fytyra agel të verdha mbështjella me qefin të bardhë?! Më kot po kërkonte të kthejë ujin në mullirin e vet.- “Po leni, o njeri të zezat! Ktheju vetvetes, a nuk je ti që ke zgjidhje edhe kur të tjerët s’kanë haber! A s’të erdhi shpesh në ëndërr fuqia e fluturimit? E ti pas kësaj thoje vet se unë do të jem prijës, udhëheqës, mendimtar i shquar që do ta ngre nga zhgjëndrra e së keqes dhe llumi e lëmyshku dervenasin?”- këto ia drejtonte vetes, por vetja s’e dëgjonte. U kujtua se çdo moment prindërit duhej të vinin për gjumë. U mundua të kapë një kah tjetër. Iu duk se zgjidhja që ia tha vetes më parë, po i thoshte përsëri se kishte të drejtë: -“Ajo hardhiçkë le të jetojë me barrën e marres së vet deri sa të jetë gjallë! Nuk shtihet në shtëpi, nuk i folet për deri sa të jetë gjallë, as bile e vdekur nuk i shihet xhenazja nga famijla e nënës dhe babës. E as nuk guxojnë që të familjes dhe të gjakut deri në brezin e shtatë t’ia falin xhenazen. Dhe kështu le të mbarojë jeta e saj. Jo me të vrame, jo me të trazueme, jo me të falme tokën xhamisë e të afërmve. Babai Fetah me nënë Behijen u afruan si hije e po shtriheshin në vendin e tyre. Ai e dinte se ata


KOHË FLUTURIMESH

143

e dinë që do të flinte me ta. Në moment, ata as që e bënin mend këtë gjë..... Donte të dukej i fjetur që moti, me ndjenjën se mos zgjuarsia vetvetiu i trazonte edhe ashtu prindërit e trazuar. Më parë kishte pasur frikë të mos ishte zgjuar, kur mund të dëgjonte ofkëllima ose puthje të mbytura me llafe lënë gjysma-gjysma! Jo, tani ai ndjente se ata ishin të rënduar nga shqetësimi. Qetësia në afërsi mund t’u bëhej shoqëruese që nxiste sadopak qetësinë e tyre. Ata u shtrinë një herë dhe disa minuta nuk folën fare. Më pas nëna u kthye në krahë dhe filloi të pëshpërisë me zë të ulët: - Nurija e kishte ditur, por pash Zotin mos e nxirr në odë burrash. Më mirë vramë mua se kjo të dalë në shesh. Po asaj, asaj të shkrete nuk ia ka marrë mendja se do të ikë. Kjo Nura, njëherë e kishte pyetur se pse kushërira e tyre Hyzija, nuk shkonte kund në dasmë pa të. Ajo e skuqur flakë i ishte përgjigjur: “Se ka një djalë, një tezak në Sylarë dhe fjala i kishte mbetur në fyt... E quajnë Xhemal dhe është pika e djalit e don të më bëjë për atë”. “Kuku nanë, xhit ke folë! A don me mshti n’dhe pa kohë a?”- i kishte thënë kjo. Por mbasandej ajo ka treguar se ai i kishte çuar një sapun misku dhe një livandë në shishe jeshile. Kjo nuk e ka pranuar përmes Hyskës. Më pas, kjo i paska thënë se s’e ka rendin, se kjo punë nuk shkon kështu, se me marrë vesh baba na pret të dyjave. Dhe nusja kishte menduar kurse kjo punë më është lënë, ose ka prit që djali t’ia çojë shkuesit për t’ia lypur dorën. Babai ukthyer nga ajo


KOHË FLUTURIMESH

144

dhepriste të përfundonte tregimin. Ajo vazhdoi: vetëm një herë, kur u bë dasma e Osmanit, kushëririt tonë, kur e martoi parvjet djalin, kur erdhën vajzat të lypnin pula natën, si e kanë zakon, Gjyla nuk ishte me to. “Ku e ke shoqen, oj Hyskë?” - e kishte pyetur nusja e Besimit. Ajo nuk kishte ditur çfarë t’i thotë, ishte skuqur dhe i kishte thënë: “Këtu ke... A mos u ndal me disa vajza te Lala Dem, me cucat e tij. ”- Po Nuria i ka thënë se nuk i ishte dukur diçka në rregull? Duke i shërbyer vajzat me dhurata kur më ishte veç dy e natës, erdhi Gjyla, por e tëra e humbur nga shqetësimi! Kur e kishte pyetur Nura, ajo sa s’ja kishte nisur të qarit dhe e kishte lutur t’i tregonte nesër. Më pastaj pas disa ditësh, ishte marrë vesh se asaj nate kishte qenë ai djali, Xhemali. Qenë takuar në mashnën e babës Dem. Kishin ndejtur një orë nate së bashku. Djali si me zor ia kishte prekur edhe flokët. Dhe i kishte thënë:“Nëse më do mue ti, nuk mundet me të marrë kush deri sa të jem unë gjallë ”-Me siguri ashtu ishin parë edhe disa herë. Ata me siguri ishin besatue për martesë - arsyetoi ajo duke e pritur burrin që të ndërhynte me ndonjë pyetje. - Po, pse s’i paska thënë t’ia kërkojë dorën pra, ai farë djali - foli rëndë babai me një zë që nga lodhja i ndahej vetvetiu në rrokje. - Pse, thua... - tha nëna - sepse, Besimin kur kishte dashur kjo ta provojë se si mund të dilte puna, i kishte thënë:“Një maxhup le të marrë, atë jo”.


KOHË FLUTURIMESH

145

- Sepse - vazhdoi nëna - me vëllain e babës së djalit, pra mixhën e këtij far Xhemalit, kishte një inat që s’i hiqej kurrën e kurrës. - E pse ? - ia bëri babai pak më i qartë nga zëri. - Sepse ai e paska lypur nuse me vite Nurijen e nuk ia kishin dhënë. Se në të njëjtën kohë e kemi lyp edhe ne dhe miku na e dha neve për Besimin. Ne për ata ishim më të faisëm, ma të butë e çashtau - tha ajo duke shqiptuar të folmen dervençe me një zë që shkulte fjalët e gojës si një hirushe që kërkon të shfajësojë çdo gjë që mund të shfajësohet. Nata po mbështillte fajin e madh. Faji rëndoi shpirtin pastajë qepallat. Fluturimet ndaleshin. Krahët e mendimeven’fashitje i linte takati.Mendja me trurinu pajtuan tëmbyllnin dyert.


KOHË FLUTURIMESH

146

III

Çlirimi i dyanshëm, mes të ndjekurit dhe ndjekësit, ishte barazim i reflektimeve të kundërta. Njëri kishte shpëtuar pa u hetuar, tjetri kishte vëzhguar pa u hetuar. 19 Mali bëri gjumë të vdekurish derisa dielli numëronte dy hostenë e gjysmë mbi horizontin e lindjes. Gjyshja i’u afrua për ta ngritur: - Hajde loçka e nanës, e di se s’je ngop me gjumë, por edhe ata të bekuemit në grazhd duhet të hanë, zot kanë njeriun bre nanë! Dita po e gjentenënjë botë tjetër! Çudi që s’po kujtohejpër punën e Gjylës? Thua se asgjë s’kishte ndodhur me të! Kryet i varej si një kungull i madh. Damarët e qafës kur tentonte të ngrihej nga jastëku etradhtonin, dhe binte përsëri. Muskujt e vegëve i ndjente të huaj. “Uf!” - bëri duke u munduar të mblidhte njërën këmbë nga vetja. Mbeti siç ishte. Sytë i mbante gjysmëhapur kah hamamxhiku në qoshe të dhomës. Asnjëherë nuk i pati vrojtuar dërrasat e punuara të banjos së dhomës në segmente aq të detajizuara. Dhëmbëzimin dhe majucat e drurit të arrës si shilka, i shihte si majë mali ku ai gjendej me ushtrinë e tij. Priste ta sulmonte armikun. Vijat e brendisë së drurit që i kishte nxjerrë në sipërfaqe sharra, i dukeshin si bregore me drunjë


KOHË FLUTURIMESH

147

të lartë, pllaja të mbjella me grurë e vreshta, disa si fusha pranë lumit me pemë, perime, me tek-tuk ndonjë dru që i duhej si hije arës. Nyjet e drurit si vula të paqarta i teleiste në mendje si katunde. Vijat më të gjata të prerjes së sharrës i përcaktonte si rrugë që lidhnin nyjet e tjera, domethënë vendet e tjera. Rrethet e kaftëzuara të epitelit të thatë që përbënin disa tërësi të kësaj shtrirjeje, i përcaktonte forma relievi. Me këto vija dalloi:viset kodrinoro-malore, bregorefushore, pllajore-shkëmbore, që gjasonin me pamjet e shtrirjes së vërtetë të natyrës. Qëndronte komandant ushtrie në një tendë të maskuar prej busheve, dëllinjave, degëve të mëllezës, shkozës dhe kulpërave të ndryshme. Strehimorja pranë majucave binte në lartësinë më të madhe të gjeograsisë së dërrasave. Komandati i rrethuar nga bashkëpunëtorët me dylbi vërente lëvizjet e armikut dhe spiunëve nëpër fshatrat e Grykës. Ndërkohë u ndërmend ashiqare: “Po vendi qe çliruar! Prej kujt po e çlironte? Lufta ka mbaruar?! Ç’ka deshte? A ndoshta pse pleqtë pas luftës i pëshpërisnin vesh në vesh njëri-tjetrit:“Na kapadisi shkau” “S’kemi ç’të bëjmë”! “Këtë dovlet s’e kishin pritur” “Ajo e matanë gardhit si duket s’i diti hall bythës së vet, na la jetim!”arsyetonte për të dalë në krye. “Po, po. – i’a bëri vetes- E pasi këto muhabete rrallë dëgjoheshin,kërkoinjë arsyetimtjetër?I shkonte përshtati kjo dëshirë lufte? Lidhja lidhej fortë. Gjyshi prej fillimit qe me Ballin Kombëtarë. Pas luftës i’avuri një dry gojës dhe çelësin e hëngri. Vëllai i tij, Bejta i ndjerë, në kohën e Shqipnisë hiqej udhëheqës i Njësisë së prefekturës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në Qytetin nën


KOHË FLUTURIMESH

148

Kala. Me t’u kryer lufta ai kishte vdekur. Gjyshi shpesh përsëriste: “Shyqyr që vdiq! Jo pse s’e doja se qe me tjetër nënë, por shkijet e kishin kryet te ai, edhe pse edhe unë i kam luftuar ata” Më tej shtonte: “E kërkuan edhe pasi vdiq, në mos ka lënë ndonjë dokument kur qe në vazife? Por, për fat, para se të bastisnin shtëpinë, letrat e pakta i vendosa në vend të sigurt”. Tani për ato dinin edhe Nafiu, edhe Fetai. Atëherë i fshehu te Zabeli i Madh, në një shpellë të vogël pranë Gjurit të Shipes. Një mëngjesi të hershëm djaloshi ia pa gjyshit nëpër duar. Ai me qëllim nuk i fshehu dhe i tha:-“Ja, këto flasin kush është mixha i babës tënd. Hë, ... Bejtë sulltan rahmetliu!” Kur i heqi zyzat si fund tegllash, e’i vëndoi në dollapin e murit, ku për sëmundjen e gjoksit mbante vajin e peshkut, i’a pa dy pika loti t’i binin faqeve. Mali u çudit:“Edhe ky ditka të lotojë?”- Kujtohej në letrat e verdha, të trasha, qosheve pak të grisura. Dokumenti i parë qe një vendim për leje qarkullimi me emrin e të ndjerit. Me këtë akt Prefektura e Mbretërisë së Qytetit nën Kala, i lejonte atij të qarkullonte për kryerjen e detyrës në të gjitha vendet e prefekturës. I dyti qe një vërtetim, ku inspektorit të arsimit, Mahmut Dumanit, për nevojat e Ministrisë së Arsimit të Tiranës, i lejohej të kryente veprimtarinë e inspektimit nëpër shkollat e prefekturës, prej orës shtatë deri në orën njëzet. Letrat e zverdhura mbanin vulën rrumbullake në pjesën e fundit të letrës, me një shqiponjë të zesë në mes, me mbishkrimin në rreth “Mbretnija Shqiptare” dhe nënshkrimin e të autorizuarit të Ministrisë së Sigurisë Publike. Të tjerat nuk ia la t’i shihte. Kur i tërhoqi me rrëmbim truçin e letrave,


KOHË FLUTURIMESH

149

Malitrastësisht i kapi dora një fotografi: -,,Kjo?” - ia bëri gjyshit duke përshkuar me sy një çetë ushtarësh në dy radhë, në këmbë dhe ulur. Në mes qëndronin tre veta që dallonin si komandantë ushtrie. Ushtarët ulur mbaninpushkët në prehër, ata në këmbë mbanin pushkë të gjata hedhur në krah. Të gjithë mbanin kësula të bardha, mitana të bardhë e ku e ku të zi, ndërsa tirqit më shumë i kishin të zinj. ,,Kjo” - tha ai –“ është amaneti më i dashur për babën tim dhe ne. Ja këtu në qosh i dyti në radhë, ky me mustaqe të zeza është babai im, Abdullahu. Ushtarët e tjerë të vilajetit nuk i njoh. Këtu në mes, ky në këmbë është komandanti i komandantëve, Sulejman Vokshi, ky ulur veziri i Qytetit nën Kala, Jashar Beu, ky tjetri një bimbash ushtrie nga Manastiri, më duket se Shaip i thoshte baba Avlla, rahmet i pastë shpirti, nuk e di saktë, e kam harruar”-Pas këtij momenti letrat nuk i pa më, ndonse i kërkoi anë e skutë,edhe atje ku njeriut nuk ia merrte mendja, ku mbërrinte vetëm mendja e një prakuti. Ndihej krenar që babëgjyshi Abdulla në Janarin e vitit 1881 mori pjesë në çlirimin e Qytetit nën Kala, të organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ngjarjen e kallzuar e kështu e mbante mend :“Kjo shenjtëri, që ne e kishim në dorë shehrin, ishte deri në fillimin e të korrave të asaj senje. Bereqeti atë vit u bë si asnjëherë më parë. Por, në mes të korrave filloi prapë lufta, e një pjesë mbetën arave”-Mali takohej me të kaluarën e afërt. Aty qe e shkruara dhe e pashkruara, që thonin e do të thonin gjëra pa ndalur?! E kaluara ishte kujtesa e kombit. Kjo kujtesë mund të quhej histori, mund të quhej mbamendje populli e sajuar nga të jetuarit në


KOHË FLUTURIMESH

150

bashkësi me të tjerët. Mësuesit historinë ua tregonin disa llojesh:disa thoshin se historia jonë është shumëshekullore edhe pse nuk është e shkruar prej kur duhet; të tjerët tregonin se historia jonë niste me ilirët dhe mbretërit e tyre para erës së re dhe shekujt e parë të erës së re; një pjesë, se historia jonë nis me Skënderbeun e këtej, sepse prej atëherë nis të na njohë bota; një pjesë mbamendjen tonë si jetesë shoqërore e lidhnin me pavarësinë e shpallur në Vlorë më dymbëdhjetën; dhe të fundit ngulmonin se për ne historia e vërtetë fillonte me Nacionalçlirimtaren, pas Luftës së Dytë Botërore. Këta të fundit ndaheshin duke u kundërshtuar secila nga luftrat ishte vërtet nacional-çlirimtare; ajo e matanë gardhit, pra Shqipërisë, apo ajo që i’a la shqiptarët Jugosllavisë së Titos. Shqiptarët ishin populli më fatprerë i botës? Pse të mos ishin, kur thonin se kanë pasë dynjanë në dorë gjatë antikës e tani i kishin futur në bri të dhisë? Me ndihmën e mësuesit mundoheshte t’i dallojë grupfaktorët e ndikimit nga e kaluara si:feja, shteti, shoqëria, familja, kryefamiljari, i pari i fisit. Te të gjitha këto, të huajt kishin futur duart e tyre. Kjo është e vërtetë. Këte ia thoshte çdo njeri i rrethit që ky e pyeste. Domethënë s’qe babahovsh i pjekur para kohe? Të vërtetën ia diktonte ashki të ecë përpara. Jetëbërësat do t’i bënte “tajshk më tajshk”, siç u thonin në grykë gjërave që duheshin qartësuar një nga një. Aferim i’a rrokte kotilla! Lidhjen e vazhdoi me gjërat që i njihte më së miri. E vërteta:babai bujk që tokën e donte më shumë se vetja, mixhallarët po ashtu; gjyshi


KOHË FLUTURIMESH

151

luftëtar në nacionalçlirimtaren, partizan jugosllavi; vëllai i tij nëpunës i Mbretërisë Shqiptare në kohën e Mbretit Zog; babai i tyre me vëlla, ushtar të Lidhjes së Prizrenit; babai i tyre ushtar turku; stërgjyshi Jakup beu, dora e djathtë e padishahut të asaj kohe; babai i tij, shërbyes në Sarajet e Sanxhakut Karlili, ku mes dy lumenjsh rrethonin Grykën e Dervenit, ku ndërtoi pallatin administrata e Padishahut të Madh. E ky çfarë ushtari llogaritej? Në cilin front luftoi?. Kalonte shekuj e shekuj duke kërkuar? Prej bukës së gojës e deri te pushtimi i botës! Vetmia dhe vetja gërryenin nëpër kohë të gjenin të pabërat e nevojshme! Nuk largonin shumë.........? Skamja dhe mjerimi më i madh mbanin vulën e një kohe jo të largët. Aty pas njëmijë e nëntëqind e dymbëdhjetës kishte rënë linxhira, e cila bëri kërdi në këto anë. Mbetën shtëpi të tëra pa njerëz. Gjyshit i vdiqën tre motra dhe dy vëllëzër. Vetëm në familjen e ngushtë vdiqën gjashtëmbëdhjetë veta. Vdekja në ato vite qe diçka e rëndomtë. Njerëzit s’çuditeshin kur merrnin vesh se dikush ka vdekur, qoftë i ri apo plak!Vazhdimisht shpreheshin njëjtën:“Të Zotit jemi, te Zoti kthehemi”- Po mjeku, po ilaçet ku ishin? A nuk thonte kush se duheshin shëruar, a mund të shëroheshin? Jo, kjo pyetje nuk bëhej! Fatmirësisht dhe fatkeqësisht njeriu tërë tragjedinë ia mbështeste Zotit. Zoti jepte, zoti merrte... Hoxha i fshatit përmende vetëm shërimin me mjaltë, të cilin e përdori i Dërguari Muhamed. Pse, këta nuk provuan diçka të ngjajshme, e pyeste veten? Mali përgjigjej me aq sa dinte prej të tjerëve:Zoti ka krijuar mirësi dhe begati e njeriu duhet t’i gjejë e marrë ato. Pse


KOHË FLUTURIMESH

152

njeriu nuk i kërkoi dhe gjeti ato? Fajtori? Më larg a kishte pasur ilaçe? Po mjek? Ermali shumë herë kujtonte Metaliun nëntëvjeçar, vëllain më të madh të gjyshit, i cili ashtu i sëmurë kishte kullotur bagëtinë deri një ditë para vdekjes. Të nesërmen qe ngritur duke thënë se donte të pushonte se ndihej tepër i lodhur. Ra gjoja në gjumë dhe ashtu e gjetën të vdekur. Ende famijlarët e kujtonin urtësinë, mënçurinë, durimin dhe bukurinë e tij. Ermalit i mbusheshin sytë me lotë kur e kujtonte! Donte të qe mjek në atë kohë e ta merrte e ta shëronte vogëlushin! Së paku, nëna Ermalit i vinte në ballë patate të prera në formë rrethi kur kishte të nxehtë ose ia lagte çorapet me uthull. O Zot, a thua edhe këto gjëra s’i kishin provuar për të ndihmuar të sëmurët? Rrëmbyeshëm po e merrte diçka keq prej vetes. E dinte se kjo punë s’bëhej, por kandiste ta zërë atë kohë, të improvizojë një të bërë që kënaqte unin e tij. Kjo sa e ndihmonte, aq e shaplladiste. Mos po leçitej krejt? Pse dëshironte të ishte njëfarë mbinjeriu, duke qenë një djalosh i ri? Një herë i tha shokut, Sametit, ta pyeste hoxhën kur mësonin të xhumave pas dite se a mund të vinte edhe një i dërguar pas të Dërguarit të Fundit. Mulla Myrta qe hidhëruar tej mase:“Edepsëz, pishpirik i pafe, si guxon të pyesësh kështu! I dërguari ynë, hazreti Muhamed, vula e pejgamberisë, nuk lind më dhe pas tij s’ka të dërguar. ” Hoxha, kur qe qetësuar pak, pati arsyetuar:“Kurani është fjala e Zotit, ku janë të gjitha përgjigjet për njerëzinë. Jetesa e të dërguarit është syneti, pasqyra më e mirë se si zbatohet fjala e Krijuesit për robërit e tij”. Ajo që thoshte ai për të dërguarin, s’i hynte në mendje


KOHË FLUTURIMESH

153

Ermalit... I Dërguari i Fundit kishte mësuar dhe ndryshuar mbarë njerëzinë e vendit dhe kohës së tij, kurse hoxha përveç se i mësonte elifbasin përmendësh me texhvit ku ishin zanoret, zgjatimet, shkrirjet e shkronjave arabe, nuk fliste për jetën. Jeta për të ishte ajo e ardhshmja, ku ka fillim dhe nuk ka mbarim. Kjo punë ia nisi dyshimin në hoxhën e fshatit. Mirëpo njihte hoxhallarë që mendonin më ndryshe. Gjatë mevludit për synetimin e dy djemve të xhaxhit Musa, një hoxhë tha: -“Pejgamberi Muhamed alejselam, pasi u shpërngul në Medine, i bindi medinasit që ta pranojnë islamin dhe krijoi qytetin-shtet më të drejtë në botë. Pastaj Halifët, katër udhëheqësit e parë të pushtetit islam, qofshin të mëshiruar, pas vdekjes së të dërguarit kishin zgjeruar territoret e pushtetit islam në shumë vende përreth gadishullit arabik. Në këtë drejtim përmendej devotshmëria dhe urtësia e Ebu Bekrit, këmbëngulësia në devotshmëri e Omerit, sinqeriteti e butësia e Othmanit dhe një kombinim i të treve te Aliu”. Pastaj një hoxhë tjetër nga fshati Raçe që njihej me mësimet nga Stambolli, kishte thëne se në kohën e dinastisë së Emevitëve islami lulëzoi edhe në Spanjë. Këta besimtarë bënë gjëra të mrekullueshme. Mbaruan ura, hamame xhami, tregje, bujtina, rrugë, limane, ujësjellësa e shumë gjëra, të asaj kohe. Shoqëruesi i hoxhës së Raçes e preku me mirësi brendinë e njomë të djaloshit kur tha se Kur’ani e porositi njeriun që të mësonte, fjala e parë që i zbriti Muhamedit nga Krijuesi ishte “Mëso dhe lexo” edhe pse ai nuk dinte të lexojë. Krijuesi qëllimisht ia zbriti Shpalljen një njeriu që s’dinte as shkrim as lexim. Kjo për të mënjanuar


KOHË FLUTURIMESH

154

dyshimin se i dërguari këto gjëra i kishte mësuar nga njerëzit. Prej asaj dite dyshimi iu rritë edhe më te hoxha i fshatit. Ai vazhdimisht thoshte:,,shkolla është për shkijet e jo për myslimanët... Ajo të nxjerr prej feje, të bën shejtan, bile edhe hebre... Kur njerëzit e Sylarës kishin blerë biçikleta për të shkuar në punë në qytet, mulla Myrta gjoja se s’kishte dalë dy ditë nga shtëpia dhe pastaj u kishte thënë njerëzve: “O njerëz, kjo që shkon me dy rrota pa një të tretë, është shejtan arabë. Dhe ai që hyp në të është vetë shejtani... ”. Kur Ermali e kishte dëgjuar këtë kishte dashur që ta pyesë efendiun se a mos edhe anijet që kishin çliruar vendet në emër të islamit ishin quajtur kështu...? Por për këtë gjë nuk ia kishte mbajtur as ta nxisë ndonjë shok të mejtepit që t’ia parashtronte agës hoxhë. Fëmijët e mëhallës një ditë gjetën një top llastiku dhe luajtën në oborr të shkollës. Atypari kaloi efendiu dhe i pa! Sa su kiameti? Në mbrëmje, pas namazit të jacisë, xha Cufa, i mblodhi të gjithë baballarët me kërkesë të hoxhës. Kishte ndodhur një gjë tepër e shëmtuar. Topi sipas tij qe ndrequr nga hebrenjtë. Me topin ata simbolizonin kokën e prerë të të dërguarit, të cilin e kishin gjuajtur me këmbë për inat të muslimanëve! Fëmijët pas kësaj nuk fjetën tërë natën e lume. Qenë të prekur se kishin luajtur me kokën e një të dërguari... Po mirë, kishte menduar Ermali, pse mësuesi nuk e kishte ditur këtë gjë kaq të shëmtuar? Pse ai pa gajle u tregonte si luhet me top, dhe se përmes tij zhvillohej organizmi dhe truri i një të riu?! Një tjetër dyshim:“Pse ai vetë e kishte thënë në fund


KOHË FLUTURIMESH

155

të mevludit se kur po jepte shpirt i Dërguari jonë i Fundit, Fatimes, bijës së vet, i kishte treguar se ai po nisej për te pronari i arshit dhe po ndahej nga kjo jetë?! A s’do të thoshte kjo se ai kishte vdekur dhe se nuk e kishin mbytur hebrenjtë? Arsyetimi i hoxhës nuk mbante! Mos ai si zotëri i dijes së fesë, dinte për ndonjë të dërguar tjetër, dhe gjërat patën mbetur pa u sqaruar deri në fund? Ndoshta?!”.Një herë xhaxhai Musa duke shkuar për të prerë dru në zabel, i pati thënë se mulla Myrta shumë pak dinte nga feja. Ai vetë një të xhumaje te xhamia e Mustafa Pashës, në hyrjen e kalasë së qytetit kishte dëgjuar hytben, ku Ahmet Hoxha kishte thënë: “O krijesa të zotit, krejt është ndonjë send, i padituri është kurrnisend, prej xhahilit nuk ka dobi as feja, as kafshët, as toka. I dërguari ynë kishte porositur që “për dituri shko edhe deri në Kinë”. Xhaxhai pastaj kishte shtuar se jo si ky i yni, s’bën kjo e s’bën ajo, shkolla të bën të pafe, mos luaj me top, mos nga biçikletën, mos vish rroba allafranga, pos të shajakut të vejtur në veksh dhe ai të jetë prej kashnikut të ashpër jo i butë, se edhe për atë në Ditën e Madhe të llogarisë do jepnin përgjigje!” - ,,Jo, o nip, vazhdoi xha Musa - por ky s’dëshiron kush të dijë se i ngrihet ragbeti i respektit e autoritetit. Ai ka pasur babanë hoxhë në kohën e Serbit të Parë dhe ky ka mësuar te babai i tij, i cili, mos i raftë rëndë se ka vdekur, po ashtu nuk linte që dija të jetë tek njerëzit... Edhe më parë janë pyetur njerëzit e fshatit se pse të ishte kjo kështu. Njerëzit merrnin informata nga xhamitë dhe hoxhallarët e tjerë se dija është e pëlqyeshme dhe e obligueshme prej Zotit, se Zoti i don të diturit. Kur këtë ia kishin thënë


KOHË FLUTURIMESH

156

efendiut të vet në një rast burrat e katundit, kishte thënë se kjo vlen vetëm për mësimin e fesë dhe jo për punët e dynjasë dhe luksit. Po, shpirt i xhaxhit, ta dish, se i dërguari ynë i dashur, robërve të luftës të pafeve ua shkëmbente jetën dhe lirinë me një të mësuar nga shkrimi dhe leximi i myslimanëve. Por, do t’i vijë koha edhe këtij...”!Gjtihtashtu i’u kujtua edhe një tregim i tij: ,,Një djalë nga mëhalla e Mukeve kishte dashur të mësojë e të bëhet mësues. Efendiu e bindi babain e tij t’ia ndalë këto mendime. Po shkoi në shkollë e mori nëmën gjithë katundi! Trilloi e trilloi gjëranga më të këqijat. Një i shkolluar si shkijet, pa tërllik të zi në kokë, nuk i linte engjët të hynin në shtëpi dhe të regjistronin bëmat e njerëzve? Kjo sipas tij do të thonte, se ne që vuajmë për zotin, nuk do të na shënohen vuajtjet, dhe në Ditën e Gjykimit nuk do të kemi mefat nga kjo jetë! Kjo ndikoi që djaloshi të largohej nga shtëpia. Njëzet vite qëndroi pa ardhur,U vendos në një qytet të Kosovës. Atje u martua dhe punon si mësues”- Në një moment Musai i shkrepi syrin: E kupton? - Ti je i zgjuar, sërbi të këtillët i përdorte për nevojat e veta, se një popull i pashkolluar dhe pa dije, është si kafsha, kur do e pret, kur do e ha, kur do e ushqen... Shkolla ishte rrezik i madh për pushtetin e sërbit, o nip - i kishte thënë ai. Mund kuptonte pse njeriu i asaj kohe jetonte me bindjen se nuk mund të bënte asgjë që ta ndihmonte të afërmin.Fatin ua besonin fallxhoreve, xhinxhive, sihirbazëve, hajmalive e të thënave të grave ogurzeza. Edhe vdekjet nuk i dinin se prej kujt vijnë? Mortin e definonin me këndimin e qyqes në oborr, me krrokatjen e sorrës në baxhën


KOHË FLUTURIMESH

157

ekulmit, e cila gjithësese qëndronte e hapur me qëllim që të hynte dielli e të thante duhanin e lidhur në harar. Hukama e buklës fëmijët i trembte më shumë se gjarpëri! Askush nga përcjellja e një të vdekuri nuk ktheheshte në shtëpin e tjetrit, gjoja nësr kjo ndodhte, u binte detyrimisht vdekjen në shtëpi.Pse këto të zeza lidheshin me kohën mes dy luftrave?Kah t’ia mbante? Histori o histori kurr s’bëhesh gjeografi! Mendja kërkonte ngjarje para vitit 1912. Po ishte turku! Në kohën e osmanlinjëve nuk tregohej që njerëzit vuanin për bukën e gojës. Ndoshta largësia i vakte këto mendime?Jo të gjitha mendimet ecin nëpër kohë pa u ndalur! Flitej në kohën e turkut për luftëra, askerllëk për pesë, shtatë, nëntë e më shumë vite, por jo për skamje të skajshme. Gjyshi thoshte në kohën e turkut bereqeti qe me bojllëk krahinë. Beu i Qytetit nën Kala me agallarët e Dervenit gërryen kanale uji për të gjitha vendet nën lartësinë mbidetare të dy lumenjve. Në dy anët e Iliridës dhe Vardarit renditeshin tridhjetë çargje të mëdha. Çargjet me kovat e lidhura në rreth i përcillnin valët e lumenjëve. Kështu ujin e bartnin në lugun e drurit. Lugu i gërryer në formë gypi të çelur nga ana e sipërme e derdhte ujin në kanalin kryesor. Kanali kryesor derdhej në kanale të tjera, duke u degëzuar fushave e arave për ujitje. Fushat e gjata përreth lumenjve bënin bëreqete edhe nga dy herë brenda vitit. Pasi të korreshin grunajat mbillej, duhan, patate dhe misër që nuk arrinte të piqej e që kositej ushqim për kafsh. Pranë çekrikëve punoninmullinjtë. Fabrikat e miellit. Aty nuk bluhej vetëm mielli. Aty vjeshtave,


KOHË FLUTURIMESH

158

burrat përtypnin vaktet e kohës. Pesë mullinjët përgjatë anës së majtë të Iliridës dhe nga dy në të dyja anët e Vardarit punonin pa ndalë. Kafshë samari, kuaj, gomarë e mushka vlonin para dyerve të tyre. Burrat në pritje, patjetër të kuvendonin muhabetin luftrave, gjuetisë e halle të tjera. Para hyrjeve vinin dërrasa ulëse, dhe drasa më të gjëra përballë ku shtronin bukën. Në drasën më të gjërë me rabush vizatohej edhe tagërxhiku.Katrori me nëntë dhe tre kënde luhej me renditjen e kokrrave të groshës a misrit në tre këndet e anës së kutisë. Çdo mulli kishte një dhomë të vogël, ku flinin natën mullisët e ku mund ta kalonin natën ata që binin drithë në orët e vona dhe nuk mund të ktheheshin natën. Kohën turkut njerëzit e përkujtonin me mall?Kurrë nuk thonin se kishin qenë të munduar, se nuk mundnin t’i paguanin taksat e tokës, se u merrej gruri apo mielli nga magjja, siç u ndodhi në kohën e shkaut të parë, të dytë, dhe në kohën e kral Titos. Bile disa kapadai krekoseshin më padrejtësinë që ua bënin shkieve. Agai i Sarajit i kishte mbledhur parinë e fshatrave që të vendosnin rendin e ujit për verën qëvinte. Ai gjoja se u kishte thënë: ,,ju shkieve që të mos i’u hym në hak ujin do t’ua japim nëntë muaj, prej shtatori e deri në maj, kurse ne muslimanët do e mbajmë vetëm tre muajt e verës”- At a nga zori gjoja kishin aprovuar nje zëri duke falenderuar zenërgjërsinë e tij? Pleqët e grykës ende e quanin kral kryetarin e tyre. I pari i shtetit mund të ishte vetëm krali. Njerëzit e krahinës e quanin padishaun baba- mbret. Edhe babë, edhe mbret, edhe padishahu i madh. Për padishaun e fundit flisnin me mall e krenari. Sulltan Abdylazizi dhe


KOHË FLUTURIMESH

159

Sulltan Abdylhamiti i dytë përmendeshin me lot mallëngjimi. Pse mësuesi i historisë thoshte se ishim nën sundimin turk? Pse për prapambeturinë e shqiptarëve fajin e kishte vetëm turku? Pse bejlerët edhe agallarëtpërhera qenë vendas? Shërbyen me qejf a me zor? Apo me të huajt dimë ta sundojmë më mirë vetveten! Jo, jo ! Nuk ngjante?! Plaku Sejid thoshin pleqtëështënga Sylara. Mësuesi i historisë jashtë orës së mësimit, tregonte se ai ngriti predhën 276 kilo në skemli dhe dogji karrocatën Oshin të anglezëve që po depërtonin ngushticën e Çanakalasë. Mbi njëzet burra vetëm nga Sylara mbetën shehidë në betejën e ngushticës. Pseluftuan më shumë përturkun sesa për shqiptarinë? Mos për të vërtetën duhej shkuar më larg? Apo, sa më thellë të hynim aq më të mëdha do të bëheshin humbëtirat e të vërtetës! Historia jonë pa fund e pa themel? Mësuesi tregonte për mbretëri ilire.Shumë kohë para turkut patë mbretëruar Bardhyli, Teuta, Agroni! Po mësuesi nuk tregonte si e patën rregullimin, çfarë ushtrie posedonin, çfar taksash mblidhnin? Pa taksa,apo s’mbahej shteti? Pse ua morën mbretërinë e Ballkanit? Po kufijt ku u shtriheshin ? Kush i mbronte? Nga kush humbi? Vitet e rënies së mbretërisë ilire, ose nuk diheshin sakt, ose mësuesi si dinte, ose ata nuk ruheshin dhe mbroheshin si kufij? Duket se Romakët dhe Bizantinët porositeshin të vinin! Ndoshta më vonë ashtu erdhën edhe turqit!Mbretëritë tona të huajave u thoshin: ,,hajdeni se bashkë jemi, kjo tokë është e të gjithëve!”- Apo e panë se s’jua mban dhe u than:“e bëjmë bashkë mbretërinë se


KOHË FLUTURIMESH

160

quhemi ilirë, ne jemi të lirëpër të dhënë e për të marrë”?! Pleqtëe quanin veten matjanë. Kjo ngase kemi ardhur nga Mati. Biledhe jemi kushërinjë të Skënderbeut. “Po a s’ishim ne këtu denbabaden?”? - i qe drejtuar gjyshit - “Po, o bir, po, ne kemi lëvizur në vendet tona” –i thaai. Gojdhëna flet pandalë se këtu erdhëm pasi mori mbretërinë Kastrioti. Komandanti i ushtrisë shqiptare, kur udhëtoi s’pari herë për në Krujë nga lufta me maxharin, kaloi nga Gryka e Dervenit. Aty poshtë ku Ilirida pret nga të ftohtit, prej ku duken se puqen maja e Malit të Thatë dhe Maja e Ivanit, aindali trimat e tij dhe pushoi. Në livadhin e mullirit të mixhës Xhemë i’u shtrua dreka. Mbreti i ardhshëm i shqiptarëve pëlqeu pa masë mikpritjen dervenase. Me vete Kastrioti mori edhe disa trima të cilët iu betuan se do ta ndihmonin në luftë kundër sulltanit. Kryetrimi pëlqeu pa masë krahinën kur pa kisha të ndërtuara.Një tregim tjetër thoshte: Skender subashi buzë lumit fali namazin e ikindisë dhe u lut fshatarët ti mbulonte bekimi i Zotit. Tregimi arsyetohej se para se ta mashtronin romakët e ta kthenin kundër padishahut, nga frika se mos e përlante Gadishullin Apenin e i dilte Evropës mbanë, ai ishte mysliman dhe në këto troje përhapte islamin me një zjarr të pashoq në gji. Përtë fundit, shkollarët e socializmit thoshin se ishte trillim! Këtë, sipas tyre, e bënin për ta pasur kryetrimin në fenë islame. “Po ne, si ardhëm këtu?” – Babloku tregonte se në kohën kur vinte Skënderbeu për të organizuar


KOHË FLUTURIMESH

161

ushtrinë e tij në këto troje, binte me vete edhe rrethin fisnor. I vendoste në këto troje si vëzhgues lufte që merrnin të dhëna të sakta për ushtrinë dhe administratën turke. Vendasit shqiptarë dhe të tjerët ia mbanin krahun. Kështu stërgjyshi i stërgjyshit me të shoqen dhe disa kushërinjë, kur erdhën në Derven gjetën shqiptarë myslimanë që ishin bërë për hatër të Skënder subashit. Vendasit çuditeshin pse subashi tani po binte të krishterë nga vendi i tij. Më vonë të ardhurit e pranuan islamin si fenë më të qëlluar të shpirtit. Një mendim tjetër në krahinë shpaloste: ,,shqiptarët nuk mundën të ndërtonin shtetin e tyre të fortë, për shkak të fortësisë së perandorisë dhe pas vdekjes së Skënder çaushit, u bindën se turku qe më i mirë se çdo sundimtar tjetër. Turku donte vetëm t’ia pranonin fenë islame. Të tjerat ua linte të gjitha nën sundim. “I joti, thoshte populli, mishin ta ha, por kocin ta ruan”. Të tjerët u munduar vetë t’i sundojnë shqiptarët dhe kurrë nuk patën sukses. Turku u tha arkadash40 dhe i sundoi pesëqind vjet me vetveten e tyre. Jetëgjatësia në sundim vendosi miqësinë dhe familjarizimin e detyrueshëm. Kjo arsyetonte barazimin se vetëm në Turqi gjendeshin mbi dhjetë milionë shqiptarë. Shpërnguljet më të mëdha nga tokat Dardane i qenë drejtuar Perandorisë së Padishahut. Hesapi që duhej nuk dilte!”- kështu përfundonte ,,shurdha e ndjeftë e tatari e marrtë vesh”. Pse gjithë këto meditime për një kohë tepër të shkurtë? Pse iku nga rëndesa e vërtet e ditës? Pse 40Vëlla


KOHË FLUTURIMESH

162

po i ikte punës së Gjylës? Pse u mor me princa, luftra e sundime? Mesiguri përmes luftës vihet te dashuria mendoi! Lufta dhe dashuria janë dy shina që ecnin jetën kudo dhe kurdo më shpejt se ç’ecte ajo me hovin e vet.Jo rastësisht të gjitha dashurit e mëdha lidhen me më të fortit, me komandantët ne ata të cilët fitojnë çdo betej?Megjithse në ëndrralla, komandantllëku i tij mbetej i brishtë për tu përdorur!


KOHË FLUTURIMESH

163

20 Gjyshja vërente se djaloshi po flente.S’deshti ta trazojë. Vajti në koshare t’i ushqejë pulat. Të shkretat i deshte pa masë. Kur cofte ndonjëra pranverave,e përmendte gjithë verën e lume, sesi i kishte puplat, si e kishte zërin, çfarë veze bënte, sa zogj kishte klloçitur, sa i kishin mbetur gjallë. Pastaj, filan gjel i asaj ka mbetur, pulën e zesë të saj nga klloçitja e parë e thërrëm për ditë vere, thimoshen të enjten e parë para Shëngjergjit, kuqaloshen kur hodhëm farën, të përhiturën ditën e Shmitrit, të bardhën ditën e mesit të dimrit, këndusin pikalosh ngjyrë hiri natën e Katërxhexheve, gjelin gushmadh për Bajram të Madh, kompataleshin për ditëlindjen e Pejgamberit. Mbajmendja i mbante shënime për secilën pulë, zog, a gjel. - Çou, pije një ve dhe merr fuqi. Ti s’ngrihesh sot!–i’u afruar gjyshja me prehërin plot vezë. Harroinjëherit t’i çonte vezët në izbe e t’i vendoste në zymbylin e kashtës. Mali mori vezën e freskët dhe e vendoi në qoshen e djathtë të dyshekut të mbushur me arna dab. Kthyer në krahun e djathtë sodiste vezën. Veza e magjepste për diçka të padefinuar:“Kjo lind jetën, zogun pulën, gjelin...., domethënë do ta pinte jetën?!” Nënqeshi duke kujtuar tregimin e mixhavicës Luçe. Ajo tregonte për një të krisur që pati frikë nga pula? I dukej se pula mund ta gëlltiste më sqep! Qe munduar një haxhuze ta shërojë, duke e bindur se sqepi i saj qe i vogël, dhe atë nuk e nxinte. Se pula ha kokrra të vogla, se koka e tij


KOHË FLUTURIMESH

164

është tepër e madhe, se pula ka frikë nga njerëzit e të tjera e tjera...? Ky, pasi e ndëgjoi gruan me një seriozitetin të madh i’u drejtua asaj: - “Të lutem, unë të kuptoj ty që është ashtu, po pyete pulën a kupton...? Të lutem, të lutem...hëm? Ajo nuk kupton, është pulë nuk ka mend...!” - E mori vezën me dorën e lirë dhe i preku lyrthat e dalë prush mbi duar. Lyrthatkatundarçe i quajnë “bytha pule”. Dora e tij a ishte pulë? Pati dëgjuar një herë një fallxhore: “Nëse tre ditë i prek dregzavicat me vezën e sapodalë nga bytha e pulës, për një kohë të shkurtër ato vetvetiu hiqen.” Më parë nuk i shkoi mendja që t’i pengonin lyrthat, pasi nuk kishin dhimbje, por, kur u kujtua se mund t’ia shihte Nuska, dëshironte me çdo kusht ti hiqeshin. Një herë i preku me krande të thatë nga gardhi i tërllës së dhenve, por kot, ato nuk i’u larguan. Pula vazhdoi t’i sjellë ngjarje interesante që lidheshin me dashurinë e tij ndaj Nuskës. U kujtua kur Daimit i thoshte me shaka: “Unë jam gjeli, Nuska është pula?” “Hë... Hë de! - i tha ai... - ç’domethënë kjo?”dhe i shkrepi syrin -,,Mendon se ti je më i fortë se ajo?” “Jo, por... gjeli është gjel dhe pulën e kafshon në lafshë kur të dojë!” -i tha ky ,,He, mor tarruk! Jo, jo.........” - Daimi tregoi dy ngjarje për gjelin e fortë:Një djalë fare të ri e kishin martuar prindërit. Natën e parë nusen e bëshme e të hazdisur e kishte duruar disi. Nesër mbrëma qejfet e saj nuk kishin pasur të ndalur dhe ky kishte parë se nuk u dilte mbanë qejfeve


KOHË FLUTURIMESH

165

të saja. I lodhur, në mëngjes kishte dalë dhe ishte ulur në një shkëmb druri trekëmbësh para koshares së pulave -,,Hë, hë, hëë... fillon të kotet me sy të përgjumur. Gjeli i ishte afruar e s’e linte si për inat. Ky hë të flejë, gjeli hë me sqep hundëve. Ky, hiqu bre pis! Atij taman i mbylleshin sytë, ky hë, prapë me spep! Dikur u nervozua, u ngrit e i’u drejtua gjelit:“Mos bir, mos i bekuem, do t’i them babës të të martojë!”. - ,,E more vesh, o gjel”? - i kishte bërtitur Malit. Ky mohoi me kokë se nuk është ashtu, se ishte burrë - NdërkohëDaimi filloi me të zgërdhime gaçkën tjetër:Dy të posamartuar kishin dalë në qyshkë me sabah të pinin kafenë e mëngjesit. Duke rrufitur kafenë panë gjelin mbi shpinë të pulës. Nuses i pëlqeu loja e tyre. “Gjelit” që kishte pranë i dha shenjë duke e prekur me bërryl që të hynin brenda e të luanin një lojë! Ky u pajtua dhe iu vu pas pulës së vet. Pas pak dolën të vazhdonin muhabetin e lënë përgjysmë, kur përsëri i njëjti gjel mbi shpinë të pulës duke i kafshuar tatulkën e kresë. Nusja ia bëri me sy të shkonin brenda. Jo, - i tha ky, - gjeli është i njëjti, po pula është tjetër!”- Qeshën të dy të përlotur. Plaka avitej me një çehre të vrenjtur. Ajo qartë reflektonte mosdurimin e saj për vonesën e tij: - Kam grirë përsheshin me tambël, bile i kam derdhur kryesinës pak sheqer. Pije njëherë këtë vezë. Masandej shih sahanin ta kam ngritur mbi sergen në shpinë e zjarrit(fs)(dhoma ku mbahen orendit e kuzhinës). Derisaajo po kthente prapë për ndonjë punë, ky me ngut e ndali:


KOHË FLUTURIMESH

166

- Gjyshe, a ban ta pi këtë vezë...? Se u bana “pokush” bythave të pulës me këtë. A mos më dalin edhe brenda barkut nëse e pi? - dhe u mundua të marrë fuqi për t’u ngritur? - Mbasi t’u bë vesvese ma jep këtë e ta bie një tjetër, se më duket se ajo sqepverdha e bardhë ishte në furrik, me siguri ka bërë ndonjë vezë taze. - foli gjyshja dhe sakaq u drejtua nga kosharja e pulave. ,,A niste një ditë e re, nafakë e re?” - pyeste dhe donte t’i thotë vetes gjëra që i dëshironte! Një dashuri e padefinuar ia përshkonte ndjenjat e paraditës. Dëshmonte se nuk dinte të urrente gjatë. Edhe kur ndjente urrejtje, këte e bënte vetëm për t’i hapur rrugë lumturisë. Gjyla nuk ishte e keqe! Ajo kishte gabuar. Gabimin e saj mund ta bëj edhe unë? Si të dilte nga kjo situatë Gjyla e shkretë, atëherë dilte edhe ky! Po, pse ky? Pse, po e hiqte diçka, që dukej se edhe atij patjetër t’i ndodhte? Ata nuk kishin rënë në të njëjtin bunar? Duhej ta ndihmonte. Pse? Sepse ajo ishte në gjendje ta flijonte jetën për dashurinë. A thua edhe ky ishte i këtillë? A matej jeta me dashuri? Sa jetë aq dashuri! Po, mos të ishte dashuria? Mos të ishte dashuria njerëzit as që do të martoheshin, as nuk do të bënin fëmijë, as do të donin t’i punojnë arat, as të ruajnë bagëtinë... Pa kënaqësinë e saj nuk niste jeta? Pse ajo vazhdimisht, nëse nuk ecte drejt, ishte e denjë të përfundonte me vdekje, trazim, çmenduri! Çmenduri? Po i paraqiteshin skenarthe të njëpasnjëshëm: Një djalë prej fisit të Pureve në Arnaqi kishte lajthitur


KOHË FLUTURIMESH

167

vitin e kaluar. Atij të dashurën ia kishin martuar në mëhallë dhe pasi kishte luajtur nga çerçivenat41 kishte vdekur nga mërzia pas gjashtë mujash të dasmës së saj. Në një fletore që ia kishin gjetur nën jastëk, kishte shkruajtur kujtimet e veta për takimet dhe dashurinë e tyre. Në fund kishte nëmur fuqishëm:“U shoftë kjo botë, që nuk i lë të rinjtë të martohen me dëshirën e tyre!”. Thonin se mbas kësaj fjale të shkruar kishte jetuar edhe tre ditë me mundime e ngërçe të padurueshme. Vajzën nuk ia kishin dhënë nga se ishte i varfër si familje. Një i ri nga Kovaçët e Raçes, pasi nuk ia kishin dhënë vajzën që e kishte dashur nga familja Poliku e të njëjtit vend, i kishte detyruar prindërit të largohen në Bursa të Turqisë. Kishte shitur një pjesë të tokës e tjetrën ia kishin lënë xhamisë së fshatit. Një tjetër nga mëhalla e Bodeve në Bojanë nuk kishte luajtur plotësisht, por ishte bërë vesvese42. Natën kishte udhëtuar për në Llaskarcë disa herë e i kishte vjedhur brekët e jelekët të kërkuarës së tij për nuse, që ishte martuar në këtë fshat. Mendja e vet s’e linte rehat ditën dhe natën. Në punë dhe në gjumë. Ajo se ajo, thoshte orë e dakik. “Shtatëselvija sykaltër, lëkurëbardhë, vithebutë e gjokspëllumbeshë më ka futur zerzelen në bark dhe nuk më lë rehat deri në ditën e gjykimit. ”- E kishte bindur përjetësisht vetveten i biri i botës se ndryshe nuk bëhej. Një ditë, gati i hutuar, dhën41Kunja

ku mbahet dera, simb. pikëmbështetje ide të ngulitura në nënvetëdije që e mundojnë personin 42Mendime,


KOHË FLUTURIMESH

168

drri që ishte i zoti i kësaj begatie, i kishtë thënë nënës së vet se nusja i ka mbetur pa brekë, dikush ia kishte vjedhur të gjitha. Ajo kishte dashur ta lazdrojë djalin e saj si në kohën paramartesore duke i thënë:“Ia ke vjedhur ti qëllimisht se... Ashtu ti e dëshiron!”. Por kur kishte parë fytyrën e nxirë të djalit, ishte shtangur. Ajo të brendshmet i thante në tel nën pojatë të mbuluara me çarçaf që të mos shiheshin. Në mëngjes kur mblidheshin rraqet, brekët e jelekët avulloheshin! Netë të tëra përsa bashkëshortët vetë ruanin, nuk pingëroi njeri. Pastaj gjithë njerëzit e shtëpisë ishin alarmuar. Një kohë edhe ata kishin ruajtur të linjtat e ndenjura për tharje. Pasi nuk kishin zbuluar gjë, ishin bërë merak se mos ndonjë exhinde, largëqoftë, ia merrte të bredshmet nuses. Fantazia nga s’i shtrinte kufijtë; mos vallë kjo ishte ndonjë kurdisje që t’i ikte nusja ose t’i sëmurej nga ndonjë magji. Më tej kësaj pune i vishnin edhe mistere të pashpjeguara, që vinin në dyshim gjithçka:vjedhjen brenda shtëpisë nga kunatat, që s’ishte e mundur, ato ishin të ndershme e bujare, dhe silleshin si ndaj motrës, apo fantazmat endeshin e strukeshin në familjen më të gjerë, për t’i bërë ndonjë sehir që ftohte nusen nga burri? E atëherë ç’ti bëje asaj bekofshe, vdekjeje për së gjalli, as ta mbaje, as ta linje! Kush dreqin gruas i merrte brekushet dhe jelekët?! Një natë i posamartuari deri sa kthehej prej një muhabeti, kishte vërejtur nën pojatë të lëvizte diçka. U ndal pa marrë frymë pas manit të zi. Njeriu u duk si hije ngase kishte hënë. Ai shtrëngonte me dorë diçka nën setrën e tij. Hajni nuk e shihte. Kishte vështrimin anash nga duhej të largohej. Kërceu


KOHË FLUTURIMESH

169

gardhin pa e prekur dhe ia dha rrugicës nga Hurdhat e Poshtme. “Kjo rrugë dihej nga çonte...” - i tha vetes. Qe humbur plotësisht. Pasipriti pak të largohej, i vendosi një plumb “valter-it” në grykë dhe i’u vu pas. E përcolli nga ana e poshtme e kodrës që shoqëronte udhën kryesore. Eci ultësirave, pas trapeve, megjeve, bri shkurreve, që bënin siguri se nuk kthehej të shihte kësaj ane. Ikshi shikonte vetëm anën e kodrës më të lartë të afërt, nga ku i pritej horizonti. Nga aty e panjohura i vinte menjëherë. Njeriut siguria e parë i vinte nga të parët e syve. Hajdutët sigurinë me sy e kanë të ushtruar. E ndoqi udhë e pa udhë, deri sa mbërriti në shtëpinë e tij. Pas disa qindra metro larg fshatit, vjedhësi eci lirshëm në rrugën kryesore. Edhe ky rrugicave anësore disi u çlirua nga ai shtrëngim i padurueshëm! Çlirimi i dyanshëm, mes të ndjekurit dhe ndjekësit ishte barazim i reflektimeve të kundërta:njëri kishte shpëtuar pa u hetuar; tjetri kishte vëzhguar pa u hetuar. (Këto çaste, mendoi Mali, mund t’i ndodhin çdonjërit në çdo situatë, andaj edhe veten e shihte në një situatë të këtillë kundrejt ngjarjes me Gjylën dhe Xhemalin) Sulmuesi me viktimën mund të ndërroheshin, varej kujt ia ka zënë rrasa bishtin. Në fund u muar vesh, vjedhësi i doneve të nuses qe djali që pa fat e lypi atë disa vite. Nuk i’a dhanë vetëm nga shkaku se gjoja nuk ishte i derës së mirë. -“Të shkretit, i mjaftonin t’i kishte së paku brekët e saj. Ku me e ditë?!”- zienin e përzienin muhabetin beqarët. “I duheshin si medaljon nga një dashuri e pafat? Apo i shkreti beqar bënte dashuri me brekët e saj, i mbante nën


KOHË FLUTURIMESH

170

jastëk dhe kur t’i tekej... Pasi nuk mund ta kishte vërtet atë... ”. Njerëzit e linin kryet për dashuri. Gjithë rininë, pjekurinë, burrërinë ua udhëhiqte dashuria. Kohën, kafshët, bimët e bukura i krahasonin me dashurinë e burrit dhe gruas vend e pa vend. Kohës me diell i thonin buzëqesh si nuse. Mëshqerrat e mbërritura për mbarsim, u gjasonin grave që i donin. Lulet e gjoks-malit, prehërfushës, brinjë-lumenjëve, trëndafilat, karafilat, sërdanët, lulelalçet, jargovanët, borzilokët, grathnabutet, të gjitha ekzistonin vetëm pse shiheshin mbi veshët e nuseve dhe grave. Ato buzëmbrëmjeve me një fëmijë në krah, ndërroheshin e u dilnin t’i prisnin nga fusha e mali burrat e tyre. Zbukurimet në mbrëmje u bënin nga pasveshëve pranë jastëkëve! Në mëngjes ngriheshin rafteve që të mbanin erë të mirë. Edhe mollët, dhe ftonjtë e zgjedhur mbi rafte bënin erë dashurie. Vetëm kur i kapte pleqëria, njerëzit asaj ia kthenin shpinën. E injoronin dhe e shpërfillnin bajatisht. Sikur të mos kishin qenë ata që si përmbaheshin asaj e shkriheshin si sheqeri në ujë. Gjyshin e kishte dëgjuar tinëz t’i thoshte tezakut të vet Rufatit: “Kur isha i ri nëse edhe pa dashur Mizja më prekte flokun, mua si lumë më nxiste e më vërshonte epshi. Tani në pleqëri edhe kur më prek ku s’duhet, nuk më ngrihet epshi, por flokët. Po ndërruaka njeriu, Rufo, ngrihen ata që s’duhen, ulen ata që duhen! Tokë të vdekur s’ngjall as shiu... ”.


KOHË FLUTURIMESH

171

Ndër gjithë këto ngjarje, shijoi ditën me punët e para. Gëlltiti vezën e ngrohtë të posabërë të pulës; hëngri përsheshin; fanosi një tas me dardha veroredhe po mbathte batat “llastike”43. Gjyshja u kishte hequr kërpeshat bagëtisë. Kafshët ngriheshin, shtriheshin e kërcenin me të dalë në derë të ahurit. Po priste të fundit allushën, lopën e cila vazhdimisht mbetej e fundit dhe përngjante në Larën e tregimit popullor. Mori janxhikun në krah. Aty kishte bukën e përzier të elbit me kollomboç dhe kupën e gjizës. Nisi pas bagëtisë së vargëzuar një pas një e dy nga dy. Duhej të bënte kujdes për dy viçat e vegjël që kësaj vere po dilnin për herë të parë në kullota, të mos u afroheshin e t’i thithnin nënat e tyre. Ktheu kokën nga oda e miqve të shihte se ç’po ndodhte. Atje ndiheshin thellë zërat e burrave të familjes. Kuvendimi i familjarëve kishte nisur. Jakup lajmëtari që moti kishte ecur udhë.

43Gome


KOHË FLUTURIMESH

172

21 Kafshët i mballoi bregoreve të Cërmelicës. Kërkonte në katër anët tufat e bagëtive të shokëve. Në rrafshnaltën e Lëmëve të Spahijve ku kullotat shtriheshin mes arave të mbjella nuk dukej njeri. Në Xhibre kullosnin vetëm disa tufa vjetash. Ia mori mendja se atje janë fëmijë fare të vegjël, që nuk largojnë më shumë se dy kilometra jashtë fshatit. Në Llëk te kullotat përreth lumit, s’bëzante njeri. Atje zakonisht i kullotnin bagëtinë pasditeve, sepse paraditeve bari qe me vesë dhe kafshët nuk e kishin qejf. Në Kodër të Madhe mesiguri Ismeti (Meti), Fadili(Dili), Samedini (Dini), Enveri, Xhaferi(Xhafa) dhe Shahini luanin lojat e para të ditës. Mali tpë... tpë, tpë i ngalliste(ndillte) kafshët, ku me shkop, e ku duke u matur se do t’u binte, që t’i kthente nga ishin shokët. Kaçerri diktoi qëllimin e të zotit, dhe me bulurima u vu në krye të tufës. Mëzati ia bënte qejfin pa masë. Jo kot vidhte misër e krunde natën nga kërbicat për ta ushqyer veçmas. Edhe mollët e rëna para kohe fushave ia mblidhte herët në mëngjes para se të ngriteshin çobanët. E ruante Kaçerrin ta qes faqebardhë para mëzetëve të katundit. Që kur doli në log të mëzetëve për t’u përlarë, askush se zbrapsi. -“Mashalla”- e përgëzoi me afsh duke i prekur kurrizin. Kafsha e ndjeu lazdrimin. Shtriu kurrizin, dhe me një të pëllitur të fortë tregoi mashkullorinë e vet. Lazdrimi i tij s’merrte fund. Ledhatimit të kurrizit kashfa i u ndal ti përgjigjej për mrekulli? Disa çaste mbajti kurrizin të ulur


KOHË FLUTURIMESH

173

hark! Kërkonte edhe diçka tjetër...! Mali i pa të pacipit fundin e barkut dhe qeshi! Nuk don të zihesh ti sot! Ta ka kënda një mëshqerrë surkë, bardhoke, allushe..? Hë... - dhe i ra lehtë në pjesën pranë organit të dalë jashtë. Kaçerri ngriti kurrizin në pozitë normale. Pastaj vazhdoi të nuhaste një barishte, me siguri të përshurrur nga lopët e kaluara atypari. Mbasi nuhati mirë e mirë, e shfryu nuhatjen me një të çuar të kokës lart me krekosje. Çobanët hangarizeshin te Tufa e Dushkut. Te ndeja e përhershmë kishin varur janxhikët me bukë dhe mataretme ujë. Vendi bëhej shtëpia e ditës. Mali gjeti Metin, Dilin e Xhafën. Të tjerë nuk shiheshin. Me siguri mendoi, kan shkuar të merrnin bukën se do të mbanin bagëtinë gjithë ditën. Kur s’doninti kthenin në drekë bagëtinë, merreshin vesh, dy prej tyre të shkonin e tu merrnin bukë. Kur bënte fllad dhe kur binin daullet për dasmë, kështu vepronin. Ate e pushtoi një ngucje? Si do ta prisnin shokët, që ndoshta e kishin marrë vesh punën e ikjes. “Jo, - ia bëri vetes - këta kanë dalë herët në mëngjes. Nuk kanë pasur kohë ta marrin vesh. Unë, pasi ra mbrëmja isha ta thirr babën hoxhë e mixhën Cuf. Kur shkuan ata qe afruar mesnata.Po të shohim... Me rëndësi, të mos e jepte veten se ka ndodhur gjë”. Meti e Dili, Xhafën e kishin harlisur në zajkule. Të parët dhjetra herë goditën me shkopinjtë e tyre që fluturonin duke u lakuar nga të rrahurat për toke. Elasticiteti nga rrahja i fluturonte në ajër për t’i rëne shkopit horizontal të Xhafës. Për fillim të gjithë i fluturonin shkopinjtë se kujt do t’i shkonte më larg. Dhe cili


KOHË FLUTURIMESH

174

mbetej i fundit, ai e merrte login. Maja më e largët e shkopit të rënë mbi shkopin horizontal, shërbente si masë për zhvendosjen e ardhshme të tij. Ky i fundit kishte obligim t’ua kthente shkopinjtë derisa këta i binin me shkop shkopit të tij të vendosur në pozitë horizontale. Nëse deri dhjetë herë i binin shkopit të tjetrit dhe ia largonin rrëshqitazi duke e larguar sa më tepër vendit prej ku gjuanin, loja përfundonte. I fundit ishte i detyruar që t’i mbante në shpinë “quksh” prej vendit sa ia kishin larguar shkopin e tij e deri te vendi prej ku gjuanin. Fitimtarët kishin të drejtë, humbësi që nuk donte t’i mbante quksh, të ecte me nji këmbë për disa herë gjatësinë e largimit të shkopit të tij. - Çka bëni shokë?- u foli Mali pasi u afrua shumë afër pa u vërejtur. - Luajmë ore, luajmë zaikure-kacikule - u përgjigj Dili hareshëm për të dëftuar kënaqësinë e ardhjes së tij. Të tjerët vetëm i pohuan fjalët e tij. - Po na humbe ore ti, u bëre i madh, burrë, a burrec... Hë... Kanë zënë të të sallakojnë përreth shtëpisë si i rritur e mos e kanë ndërmend të të martojnë, helbete - qeshi me të madhe Meti. Xhafa nga po kthehej me shkopinjtë në duar, iu duk Malit se po e vërente me një farë dyshimi, që këtij përnjëherësh ia nxehu gjakun: - Nuk më martojnë edhe katër a pesë vite, se do të shkoj të kryej Normalen, do të bëhem mësues...! Mësusesit e mi kanë thënë, bile kanë biseduar me babën që të më lejojë t’i


KOHË FLUTURIMESH

175

vazhdojëmësimet - tha Ermali duke bër të ditur se do të bëhej një njeri ndryshe nga ata. Këtë e dëshmonte me lëvizjen e duarve që i valëzonte në shenjë mospërfilljeje, se demek ju nuk jeni gjë për mua. - Do bëhesh shkavell - tha Xhafa – duke i mohuar gjestin Malit. Do të përzihesh në qytet me cauca44 do të marrësh flokëpreme, pastaj do bësh shkie të vegjël. Por mos harro se katundi do të përze si qen. Ku në hale do ta bësh vendin ku? Askund s’e ke kuvendin, siç thotë halla Nurdinicë. - A mësalla më tregon mua, o teveqel? - u nxeh Mali - Derveni ka nevojë për dije e shkollë, jo për mëzetën si ti, o hajvan. Ti mendon se shkolla të prish. Jo, qyrravec jo, ti ende i fshin qyrrat me mangë t’kmishës edhe me pasë mindil. Hani me nji sahan dhjetë veta, aty ka sëmundje! Kjo e fundit i tejkalonte raportet e logit mes tyre. Si fyerje të rëndë e ndjeu edhe vetë, por ja që i erdhi diçka të nxirrte pa u kujtuar mirë e mirë. Kështu shpesh luanin mes veti, por shakaja duhet të kishte kufi. - Pse, si dashke ti, si qeni me ta derdh në sahan, veç e veç. Po qentë hanë veç e veç se s’pajtohen, o i mençmi i dynjasë. - e ngriti zërin Xhafa. Njerëzit kanë kulturë hanë së bashku - përfundoi përgjigjen me një qësendi, sikur ia mveshi shokut.

44Vajza.

Lokalizëm nga treva e Dërvenit


KOHË FLUTURIMESH

176

- S’të mbushet mendja ty, kryerrapateshk, vazhdoi Mali me një ton më të butë me qëllim që bisedën ta kthente në shaka. - Fol me ty e qëro voe! Po lene... Çka kemi të re? - dhe qeshi me zor për t’i dhëne majë gëzimi atmosferës.-Edhe ju, një javë pa mu’, menjëherë gjetët të më shitni dardha, s’i blej unë ato, sepse i kam ngrënë qëmoti dhe i hodhi krahët mbi Xhafën e Metin, përderisa Dili ishte gati të hynte me të mbledhurit e dashur. Mengadalë mblidheshin kokë më kokë si bletët në mesin e trëndafilit dhe tregonin se ishin të një soji, dhe po kërkonin nektarin e mjaltit së bashku. Lanë lojën e radhës dhe prisnin të fillonin një tjetër, që do t’i kënaqte më shumë. Pa lënë njërën nuk fillonte tjetra. Malli për shokun e tyre, i cili nuk u ishte bashkangjitur me ditë të tëra, i kishte egërsuar tinëzisht. Mali u arsyetua se kishin kositur livadhin e Pashës dhe disa ditë i kishte ndihmuar gjyshit të kthente barin. Ai kishte kullotur bagëtinë në megjen e livadhit, ku qoshet e tij s’i rrokte kosa. Djaloshi nga pamja dhe sjellja po bindej! S’kishin dëgjuar për ikjen e Gjylës? Por vetë nuk mund të çlirohej nga ndjenja se ç’po ndodhte tani në shtëpinë e tij. Edhe më shumë, çdo të ndodhte në ditët e ardhshme? Bagëtia e tij në tufë qe mballuar një bregoreje, nuk përzihej me kafshët e tjera. Të tjerat me barqet e fryra silleshin hijeve për të pushuar. Njëqind metra larg panë Danushin e Saqipit tek vinte. Ai i bënte gazmorëvetvetiu me surratin e tij. Ndërsa me grimasat që bënte, vdisnin së qeshuri. Ai e shiste naivitetin e tij si dituri, si përshtatje ndaj një situate të caktuar. Fjalët që i linte përgjysmë i jepnin një shije të posaçme rrëfimit të tij. Ata iu afruan Danit, të


KOHË FLUTURIMESH

177

sigurtë se do të kullandriste diçka që zakonisht lidhej me punët e ruajtjes së bagëtisë, apo punët që lidheshin me ngjarje të parëndomta të burrave dhe grave të fshatit. Shumë rrallë përgojonte mocanikët dhe fëmijët. Fëmijët thoshte janë engjëj, ata nuk preken! Këtë bindje e kishte nga xhaxhai i tij që e ruante në familje, nga se prindërit i kishin vdekur, që kur kishte pasur dy vjeç nga një vetëtimë në arat e Mullakës. Një herë kur kishte rënë shi me bubullima, Dani ishte frikësuar aq shumë, ia kishte plasur të qarit e i kishte hyrë nën këmbë Metit, duke e pyetur me të qara e ngashërime: “Apo nuk do të më vrasë edhe mua vetëtima, siç vrau prindërit e mi?”- Shokëte prekur nga trishtimi e mbuluan me veten gjithë trupin e tij të bëshëm, dhe mezi e qetësuan. Kur e kishin pyetur të nësërmen se pse ashtu ishte shqetësuar, ishte përgjigjur: -“Isha bër pis që një natë më parë në ëndërr dhe nuk kisha marrë gusëll45 e kisha frikë se do të gjuaj vetëtima e do të më mbyste. ” Pastaj kishte shpjeguar se i rrinte mendja tе thënia e një kushëriri më të vjetër, i cili e kishte porositur:- “Nëse je i pistë nuk duhet të dalësh jashtë, sepse, po të zuri shiu, mund të të vrasë vetëtima! Ajo i gjuaka vetëm meshkujt e femrat në bylyk, që pas dashurisë, ose pasi të jenë bërë pis, nuk janë larë me gusull? Nuk kanë shpërlarë tre herë gojën me gargara, tre herë të kenë hequr ujin në hundë deri sa t’i djegë mukozën dhe nuk ka pastruar tërë trupin.Historia e vdekjes së 45Pastrim

i detyrueshëm fetar-islam pas marrëdhënieve intime te të martuarit pas ejakullimit te djemtë dhe pas mensturacioneve te femrat


KOHË FLUTURIMESH

178

prindërve i kishte zënë një pjesë të zemrës e trurit dhe po i ngjallej sa herë që e zinte ndonjë krizë. A kishte një dyshim që i përvëlonte shpirtin, se mos edhe prindërit e tij kishin dalë të palarë në fushë e i kishte gjetur vetëtima për t’i vrarë. Një herë, kur ua kishte çelur barkun shokëve, ata i kishin thënë se kjo nuk është e vërtetë se vetëtima i kishte vrarë nga ky shkak. Jo, nga arsyeja se nuk vriste vetëtima vetëm njërëzit e palarë, por nuk besonin se të rriturit e sidomos të martuarit, dilnin pa u larë në fushë që të punonin. Ata i kishin hamamxhikët në dhoma, vazhdimisht laheshin kur kishin nevojë. Ishin munduar që t’i shpjegonin se ata kishte dashur t’i merrte Zoti, sepse kishin qenë mjaft të mirë, humanë, kishin dashur çdonjërin që kishin njohur. Ishin munduar ta bindin si thonë më të rriturit, se vetëm të mirët i duheshin Zotit. Për të gjitha deri diku kishin patur sukses. Por, frika dhe dyshimi se vetëtima vriste të palarët nuk i qe larguar asnjëherë. Dani shkilte të shtatëmbëdhjetat, por sillej më i vogël se këta, që shkelnin të pesëmbëdhjetat. Me tu afrua shumë afër, katër shokët ia filluan këngës: Dan, Dan, Kapetan A don petulla për Bajram? S’ due petulla për Bajram Due nuse me fustan, Me fustan e me gjerdan T’ma kënaqë shpirtin për Bajram Danin e kishte marrë malli për shokët. Edhe ai kishte qenë i sëmurë e nuk i kishte lëshuar


KOHË FLUTURIMESH

179

bagëtinë për disa ditë. Po nuk donte bisedën ta fillonte me shakatë e nuseve. U vrenjt pak në fytyrë dhe sikur kërkoi që këta ta ndryshojnë drejtimin e bisedës. Filloi me një ton shqetësues: - Ju martohuni një herë. Unë jam jetim...? Ani pse jam pak më i madh nga ju, mua nuk më jep kush nuse! Bile tani që jam rritur, gruaja e mixhës më ka thënë se duhet t’i bëj çare vetes nga dajët e mi, se nuk kemi dhoma për ty. Vallahi kam frikë, kur të vdesë gjyshja ndoshta dhomën e marrin për djemtë e mixhës. Unë në ahur, ose në mashën ose nëse jo, te dajallarët. Ufff! Më mirë është të vdes?! - Danit iu mbushën sytë me lot. Shokëve u erdhi shumë keq. Ndjenja u shkaktua nga kënga e tyre. Ulën sytë përdhe dhe heshtën. Malit i takoi të ndreqë gabimin. - Jo, o Dani jo, ti ke mixhë të drejtë e bujar, ne gjithë e njohim, lëre ti gruan e tij, gratë veç ashtu flasin. Ai pa të martuar ty nuk i marton edhe të vetët, e dimë ne këtë... Ti bile e di mirë, se ta kanë thënë kur të vdiqën prindërit. Atëherë mixha yt deklaroi: “Ky djalë është i imi!” Pse të thonë ty vazhdimisht Dani i Saqipit?! Dije pra se të don shumë. Po, nejse, ti je i ri për martesë, po dije, se do të gjendet nuse edhe për ty. Do të shohësh, ti ke për të marrë nuse edhe më të mirë nga ne. Edhe dhomën më të mirë nga ne do ta kesh. Danit i qeshte fytyra. Plogështinë, naivitetin, pasigurinë, që ia mbolli vetes, në mungesë të dashurisësë prindërve, i hodhi për një moment me një anë.


KOHË FLUTURIMESH

180

- Nuk ju kam vetëm me gojë vëllëzër, ju paça për jetë e mot! Nëse kështu do të më mbani si thotë Mali, me ju qofsha edhe në xhenet! - Me ne do të jesh çdoherë, o Dani, - tha Meti. Unë kam një vëlla, më bëhesh i dyti, pasha zotin babai im nuk ma prish, edhe ashtu jemi të një mëhalle, vjen tek unë e bëhemi tre vëllëzër... - Mos e tepro, o Met! - ia mori fjalën Dili - Nuk e lë xhaxhi Saqip Danin në rrugë edhe dynjaja të prishet! Po këtij vetë i kanë hyrë frikërat në bark. S’pyetet Saqipica aty! E di Saqa se malli i Halimit është vetëm i Danit... Haj ti, mos u mërzit! Kjo punë mos ardhtë te s’duhet, atëherë e zgjidhin paria e katundit. Mali e pa se biseda mori rrugën e duhur, andaj i kënaqur iu drejtua Danit: - Pse, o Dani na prek edhe neve? Daja yt, Selim Donallari, ka mall e dije për krejt dynjanë e s’e ndreqka nipin e tij që e ka përmallë! Ta them drejt, ne të gjithë brengosemi për ty, që je rritur pa babë e nënë. Ata s’i zëvendëson njeri. Po ashtu ka dashur Zoti, ne i bindemi Atij. Zoti don, Zoti merr. Ti e di se Pejgamberit tonë të dashur i vdiqën nëna dhe babi shumë herët. Por, Zoti, me mëshirën e Tij e bëri të dërguar për mbarë njerëzimin. Bile edhe ai kishte shkuar me bagëti që i vogël. Nuk kishte qenë dikushi. E një ditë duke ruajtur bagëtinë kishte zbritur një engjëll që e kishte operuar atë? I kishte nxjerrë vendin dhe gjërat që kurdisin:vrer, inat, mëni, makutëri e i kishin vendosur një dashuri të madhe, që kishte vend për gjithë njerëzit dhe një tjetër për ta dashuruar përjetësisht Krijuesin e tij.


KOHË FLUTURIMESH

181

Këto më parë Mali ia kishte kujtuar vetvetes, por tani i erdhi radha që të njëjtat t’ia vishte shokut shpirtëplagosur. Dani disa ditë kishte pasur një rrufë të keqe. Tani dukej se po i shëmbëllente një dritë në shpirt, të cilën ai prej kohësh po e lypte t’i ndizej. Përderisa kishte qenë i sëmurë, të gjithë ishin kujdesur për të si është më së miri. I kishin zier çaj, i kishin bërë çorbë gjeli. Gjyshja dhe baba Saqip e kishin marrë natën që të flejë mes tyre për t’u ndjerë më mirë. Por ky nuk ishte rehatuar mirë! Një herë bile mendoi se ndoshta i qe afruar vdekja dhe mu për atë po i bënin kaq nder? Kishte mërmëruar:-“duan të kurtalisen nga unë, se me siguri ua zë këmbët”. Edhe Saqipica, të cilën nga pak e urrent, kishte ardhur në mëngjes që ta shihte djalin në ishte më mirë. Por, kot! Këtë dritë nuk e njohu. Shokët sakaq ia ndezën mirë e mirë. Këtë moment nuk do ta harronte kurrën e kurrës. Kjo ishte një ditë që i thonë jetë... “Vlen të jetohet”- i tha vetes fare pa menduar. Shahini ndërkohë kishte sjellë bukën, dhe do të hante drekën së bashku me Danin. Festonin shokët që u erdhën shokët. Festonin shokët që erdhën te shokët.


KOHË FLUTURIMESH

182

22 Shtruan ç’kishin sjellë:vezë dhe patate të fërguara, speca dhe domate të freskëta, gjizë të sapozier, qepë, kripë. Bukëtë ndryshme për nga ngjyra dhe gjupat. Bukë thekre e kuqërremtë me gjupa të mëdha si gurë rëre. Bukë e përzier misër-grurë dhe misër-thekër me gjupa të imëta, zallishtë. Varësisht se në cilën bukë kishte më shumë miell kollomboqi, ngjitja strukturore e tulit ishte me gjupa më të imëta. Mielli i kollomboqit të bardhë, kur piqej kishte një bardhësi të vrugët. Thekra dhe elbi e tregonin bukën më të kuqe ose më të zezë, varësisht nëse ishin bluar së bashku me kokrra exhri, meli e farëra të tjera barishtore. Kokrrat e barishteve, ndoshta me qëllim nuk i hiqnin gjatë shoshitjes, që të mos pakësohej sasia e grurit. Djelmoshat mbllaçisnin ushqimin me një kujdes të veçantë. Shihnin njëri-tjetrin në mos kujt i mungonte buka para vetes dhe i ofronin në e kishin para vetes. Kështu vepronin ngase mos ndonjëri, meqë e dinte se nuk ishte buka shtëpisë së vet, nuk zgjaste dorën që ta merrte para tjetrit. Zakonisht lavdëronin bukën e njëri-tjetrit edhe në ndodhte që ajo të ishte e papjekur, paksa e idhët, e tharët, apo nga ndonjë lloj fare bari të kishte pak djegësirë. Pasi u ngopën, filluan t’i mbledhin troshkat, dhe pjesën e mbetur ta shtinin për më vonë nëpër janxhiqe. I pari Mali i tha falenderimin Zotit:“Elhamdulilah, shtoe Zot!” Pastaj të tjerët përsëritën të njëjtën. Meti që dinte


KOHË FLUTURIMESH

183

të jetë ngucakeq, të nxiste shakatë e ditës ia mbylli syrin Danit: - Dano, si thue, mbas buke shkon diçka ëmbël apo jo? - i mbylli syrin Dilit, gjoja ky e dinte se çka mund të bënin. Dili hapte rrugë. Dje-pardje ia fshimë të gjitha pjeshkat Haxhi Salës. Mjaftonte sot Mali e Dani t’i ruanin lopët e ky me Metin të bënin një tebdil hava46në Fushat e Gjata. Me dije, rrugës pos pjeshkave, mund të ish bërë ndonjë shalqin a kaun në ara . E s’bëhej nami se çobanët merrnin e kërkonin ndonjë! Por, kujdes, duhej vëzhguar si lepur. Në prag të pjekjes bereqetet ruheshin tërë ditën, për natën s’bëhej fjalë. Qëllonte qerratatë ta prisnin njeriun të flinte pak ose të largohej për rast nevoje, e hë e t’i futeshin si në mall të vet. - Mirë e keni, o trimat e lalës, - u përmend i pari Dani. - Sa për mu’, nëse pajtohet Mali, i ruajmë lopët e ju mbathjani, se vërtet po më hahen edhe bërrollet47e karpuzit. - Po haram, o Dani, nuk bën të vjedhim - ia priti Mali. - Po nuk vjedhim ore, na hahet e t’i marrim disa, nuk ia sosim të gjitha herifit. - tha Dani. Ai e pa Metin në sy dhe me mimikë ia bëri me dije se bënte shaka. - Çka doni bëni! Unë lopët nuk ua ruaj, por Danit do t’i bëj shoqëri, zaten ata ruhen vetë tani që

46Figur. 47Krah.

Të pastronin terenin lëvoret e shalqinit


KOHË FLUTURIMESH

184

kanë marrë barkun e paradites e do të flejnë deri para ikindisë, kur zë e flladitet. - Fëmijëve u falen gabimet, o Mal, se u hahet shumë - tha Dili me të qeshur, sikur kërkonte faji t’i mbetej atij. Meti fërkoi duart i kënaqur: - Ky ia vendos minaren xhamisë, o djema! - dhe lidhi tregimin që dëftonte se për kënaqjen e shpirtit nuk kërkohej hesap. E kam dëgjuar nga gjyshi im se kishin dalë në Gërçec për të mbledhur para të ndërtonin xhaminë e fshatit. Duke ecur fshatit për të kaluar nga një rrëzë mali te mëhalla tjetër, të dilte gjuha si e qenit, pra ishin lodhur shumë. Para se të mbërrijnë te xhamia, rrugës kishte qëlluar një fukara, te i cili kujtoheshin të lypin ose jo, se ishin të bindur se nuk kishte për t’u dhënë gjë. Mirëpo ndodhi mrekullia. Ende pa u drejtuar nga shtëpia e tij, ai u doli në dritare dhe po i ftonte me dorë detyrimisht të kthenin tek ai. Posa hynë brenda, pa u hamendur porositi tepsinë e sheqerpares ta binte menjëherë gruaja. Pasi këshilli la thatë tepsinë e ëmbëlsirës, të goditur melhem për gojë, i thanë njëzëri: “O i zoti i shtëpisë, tani ia vure minaren xhamisë... Mirupafshim se nga ti nuk kërkojmë më gjë, sepse këtë s’e kishim pritur as nga zotëria më i madh i fshatit. ” Meti me Dilin u nisën për të kërkuar ëmbëlsirat e ditës. Dani e Mali zunë një vend më brenda dushkajës, ku hija ishte më e dendur. Shahini mori kërrabën e tij që s’e lëshonte kurrë nga dora


KOHË FLUTURIMESH

185

dhe doli t’i mblidhte kafshët, që ishin larguar për së tepërmi nga kullotat e Kodrës së Madhe. - O Mal, lëri bre, le të thyejnë qafën! Ne që do t’i hamë i kemi hallall... Ata i vjedhin? - Jo, o Dan, edhe ne kemi hak se ua ruajmë lopët që ata të vjedhin pjeshka, shalqin, dardha a kajsi... Por më pak se ata... E nejse de, mos vazhdo të më shesësh kokalla! - Unë i mençur, - shfryu Dani, ende me kënaqësinë që shokët e tij e ndjenin shumë të afërt dhe e përkrahnin si vëllanë e tyre. - Unë i mençur si guri i mullirit - dhe qeshi. Iu kujtua një ngjarje t’ia tregonte Malit për ta bërë të qeshte. Ishte i ngazëllyer që mbeti me të e nuk shkoi të xhuraste fushave, ku mund të pësonte keq. - E di ti kujt i thonë gur mulliri? - pyeti Dani dhe pa pritur përgjigje filloi rrëfimin:Mësuesi për një derdimen i kishte thënë prindit të vet se nuk bëhet njeri. Pas një kohe, djaloshi kishte vajtur në kurbet, nga ku kishte sjellë shumë para. Kjo ia kishte mbushur mendjen babait të vet se qe bërë njeri i vyeshëm. Këtij i kishte hyrë vetja në qejf dhe kishte thirrur mësuesin që t’ia tregojë të kundërtën duke e dëshmuar se nuk kishte pasur të drejtë për djaloshin, se ky gjoja s’bëheshka njeri? Me të hyrë në dhomë mësuesi, në sy të djaloshit heq unazën, e shtie në grusht dhe e pyet: ,,Çka kam në dorë?” ,,Një rreth” - thot ish nxënësi. ,,Hëm, mirë! Po çfarë rrethi?” - e pyet ky.


KOHË FLUTURIMESH

186

,,Rreth i shpuar” - përgjigjet djaloshi. ,,Po çka është ? “- tha mësuesi. ,,Gur mulliri” - tha djaloshi dhe me qejf doli përjashta. Mësuesi qeshi duke përsëritur se mbetej në atë që kishte thënë: “ky lloj malukati nuk bëhet njeri”!. - Mos do të thuash se ngjan ti me një gur mulliri e qortoi butë Mali, edhe pse shoku ia kishte bërë me dije se e kishte për të qeshur - Dani të kam thënë shumë herë, ani pse ti je më i madh se unë mbi dy vite, ti nuk je naiv, as ke mend më pak nga ne, por ti vet shtiresh sa për të na bërë të qeshim, sa për të na mallëngjyer, se nuk ka kush të kujdeset për ty. Ne thamë më parë, për ty ndoshta kujdesen më tepër se për ne, por nga se nuk i ke prindërit, ti këtë e merr me bisht dhe ndjehesh i lënë anash. Dëgjo këtu, - vazhdoi bindshëm Mali - mos fol shumë, se njerëzit, meqë e dinë që je i prekur se je pa prindër, të ngacmojnë dhe kanë qejf të të dëfrejnë, por kur kjo teprohet... Kjo del budallallëk i yti. Ti djalo, je i lazdruar pa masë nga xhaxhai dhe plaka dhe nuk e dije kur është boll... Mos e luaj rolin e teveqelit kur je rrush me mend, ashtu? Ky sugjerim Danit po i shpërthente në një kënaqësi që e bënte të shpërthente me budallallëkun më të madh. Po i hapeshin fletët e një fantazie, që mbante vetëm lumturi. Mali sa bëhej nervoz, aq kënaqej, që shokun e tij po e lironte nga një hall i madh në shpirt. Ndjente se ky çlirim duhej të vazhdonte patjetër. Ky reflektim ndriçoi si dielli bardhësi e shkëlqim te shpirti i


KOHË FLUTURIMESH

187

tij. Tani dertliu hapej e po gërrynte në vetvete... Duhej gjetur çka kërkonte. Pothuaj se po shndërrohej në një njeri që më parë nuk e kishe njohur. I duhej lejuar të nxirrte sa më shumë vrer e të keq nga fshehtësia e shpirtit. Mali po ndjehej i lumtur. Po ndjente se e kishte kapur për dore e po e shëtiste në amshim... Danit i shkëlqenin sytë si rrëshqebull. Pardje baba Saqip, deri sa vozisnim të korrat, pa një vajzë të bukur të Përxhokeve dhe ma bëri:“Të pëlqen, Dano, e bukur, ë? Ia ke vënë syrin ndonjërës babë, se e kryejmë punën menjëherë! Kohën e ke, hem... - filloi të tregojë Dani, ndërsa duart filluan t’i dridheshin lehtë. Por unë i thashë jo, o Mal, se ende jam i ri, njëherë kemi daten Sali e pastaj vij unë. Ai ma ktheu se edhe ty, edhe Salën për një ditë, bile, më së miri është dy vëllezër përnjëherë... U kënaqa, uh, që për hak të martesës po na quante vëllëzër. Pastaj më tha se patjetër të më martonin. ”Na duhen fëmijë, Dano”, kishte thënë Saqip baba, “tokë kemi boll, na duhet krah pune. Në vjeshtë do të nisim një shtëpi të re me dy dhoma lart, për ty dhe Saliun, ndërsa poshtë e lëmë gjithë ahur, se e shtojmë bagëtinë ne. ” Pastaj më tha, o Malo: “Gruri mbillet në ara, gratë janë ara, burrat janë bujku dhe fara! Dano, fëmijët mbillen te gratë. I mbjell burri, i bëjnë gratë. ” Unë, Malo, qëllimisht e pyeta: - A s’i bie shqiponja, lejleku, laskra, a s’i gjejnë në ara, zabele, a s’i bie Ilirida, Vardari?


KOHË FLUTURIMESH

188

- Jo, mor jo, o i bekuar! - vazhdoi ai - I bën gruaja... Ende nuk e di si dhe pse... O të pastë baba! Dani tregonte e fluturonte nga gëzimi. - I shkreti djalë, ia bëri baba Saq, o Mali dhe më nguci për barku e më pyeti: - O i mjerë, a e din punën e Shaqë Zogut? Po ti nuk di asgjë nga mrekullitë e kësaj bote, more të marrtë e mira e të ndaftë në dysh! - Jo, a ma tregon baba Saqip, pash Zotin! - thashë unë. - Po, - më tha - me kusht të mos dëgjojë njeri. - Nejse de, nejse, - i thashë - si bëhesh, tregomë! - pastaj ai u afrua dhe filloi: E kishin martuar Shaqën me një nuse. Shaqa kishte qenë i rritur në mal dhe nuk kishte pasur haber për punët e grave. Verë kishte qenë kur e kishin futur në gjerdek. Posa kishte hyrë Shaqa në dhomë, në dritare kishte qëndruar një bilbil dhe kishte kënduar me një zë që Shaqën e kishte ballaisur. Ia kishte marrë mendjen sikur të ishte nusja vetë, përderisa ajo vetë ishte shtrirë në shtrat dhe po qante. Në vend që ta pyeste ashtu siç e kishin mësuar kur e kishin bërë dhëndër “e kujt je, moj fisnike?”, Shaqa i shkretë, i hutuar fare, i ishte drejtuar:“Pse qan, moj melaqe?!”. E ajo, ia kishte kthyer: ,,Pse të mos qaj, ëëëë, më iku... A e pe në dritare? Ai qe... “ ,,Kush, oj e bekueme?”


KOHË FLUTURIMESH

189

,,Ai sendi... Hëëëëëhë... “ ,,Po, pse e lejove, oj e bekueme?” ,,Thashë ta tregoj e të gëzohesh, por më iku... “ ,,E pe së paku sa gjë e bukur ishte dhe çfarë zëri kishte!” ,,Po, moj” - tha ky dhe zuri të qajë se ishte deliderdimen - thoshte baba Saqë. ,,Po si ta sjellim, moj fisnike?” - u brengos Shaqa për së tepërmi. “Jo, ai nuk vjen, por do ta mbarojmë një tjetër kishte thënë ajo dhe tërë natën e lume e kullandrisi, se që të lindnin fëmijët, medoemos duhet ndrequr aureti i dashurisë! Përndryshe ajo nuk lindte, e këtij s’kishte se ç’i duhej gruaja pa fëmijë!” ,,Po si t’ia bëjmë, moj fisnike, qofsh e bereqetshme në këtë shtëpi?!” - kishte thënë ky, i gatshëm të flijonte gjithçka që gruaja e tij të ishte në rregull. Ajo me afsh i kishte pëshpëritur në vesh: ,,Veç unë dhe ti e dimë këtë... U sos, a po, o burri im?” “Burri im” - përsëriti ky dhe bota e tërë iu duk nën këmbët e tij. ,,Po, jahu, besën ta paça dhënë, nuk ia them njeriu, veç varrit...” Dhe ajo qëndisi e ujdisi punën taman si i takonte një nuseje që donte me ia shti’ krahët shtëpisë.....!


KOHË FLUTURIMESH

190

,,Nesër me sabah unë do bëhem e sëmurë e nuk do flas? Ti do të thuash se nusja paska të bëme të rëndë...! Për këtë shkak, do thuash, duhet vetë ta çoj në filan katund, te një mullis që është i vetmi që di ta shërojë këtë magji. Por, gruaja e porositi që të ngarkonte një mushkë, ku në njërën anë të vinte një viç të pjekur, e në tjetrën disa dengje lesh qengji të punuar dhe një qyp mjalti nga bletët e malit, që rëndonin barabar me mishin e anës tjetër”- dhe kështu bënë! Në mëngjes ai ngarkoi një mushkë me harxh, gruan në kalë dhe vetë i priu kolonës. E dërgoi te një mullis, në një katund, emrin e të cilit nuk guxonte ta dinte kush, veç tyre, se përndryshe nuk bëhej puna! Ajo e porositi atje ta linte dy javë, deri sa mullisi i shkretë, me mund të madh, t’i rregullonte gjënë e ikur. Kur ky rrugës ia qau hallin se një kohë do të ishin larg njëri tjetrit, ajo e ngushëlloi me fjalët se gjërat me vlerë nuk bëhen kollaj?! Po nejse, e bindte ky veten, shyqyr që ka njerëz të këtillë që dinë të bëjnë elmaise48 të shtrenjta! Në fund baba Saqa i kishte rënë rrugës më të shkurtër: Kur e kishte sjellë në shtëpi, natën desh ishte bërë kiameti! Gruaja kishte fikur dritën! Ky kishte ulëruar e sharë i turlitur! Mullisi ia paskësh vjedhur mishin, leshin, po dhe mjaltin! “A mundet, bre jahu, të kishte burra që vjedhin ashiqare? Daltë fare!” - kishte thënë. Në fund, i tërbuar, e kishte pyetur gruan se ku shkoi gjithë Paisje

48


KOHË FLUTURIMESH

191

ai bylmet. Ajo në vend të përgjigjes, ishte shtrirë në shtrat e kërkonte t’ia tregojë qejfin për këtë mllef që po shprehte...! Kishte rënë mbi të...? Pas një kohe kishte qeshur! Në fund ishte shtrirë e rehatosur pranë saj..... Kishte pranuar si burrë gabimin, duke shtuar se mishi dhe lleshi mungonin me të madhe, porse mjaltin e kishte shtuar mullisi prej të vetit... ! - Dani, me të treguar ngjarjen e babës Saqip, ngriti sytë nga dielli, sikur kërkonte një fije që ta lidhte me diçka të jetës së tij? -Mirë, bre djalë - tha Mali, i cili mbante ende të qeshurën në fytyrë nga tregimi i pistë i Danit-Ti nuk mbushesh me mend, unë kot mundohem të të sjell në vete. Kjo ngjarje e bënte të qante e qeshte përnjëherësh. I tha:“Lëri, pash Zotin, doçkat e Saqip babës, edhe ai nuk është në vete. Po ku njeriu bën organe trupi për njeriun, o tokmak!”. - Jo mor, e di unë se ai ka qenë budalla - tha me një ton të qetë Dani. - Po ti e di që ka qenë trumhosët, apo nuk ka qenë fare kështu kjo ngjarje, por ti e tregon sikur i beson asaj. Kjo njerëzit i bën të mendojnë se edhe ti je i atij soji. - O Mali, desha të qeshësh, besomë, se s’i besoj, edhe pse ashtu kuptohem. Vetëm se dua të flas për gratë e asgjë më tepër. - Fol, por fol si kushi, jo si moskushi se do të dalë zani se je quk i qukandisur e njerëzit nuk do të marrin për tamam.


KOHË FLUTURIMESH

192

Dani, jo që kishte dashur ta thotë tregimin në ishte i vërtetë apo jo, por për të treguar se mixha ishte i afërt dhe ky kishte filluar ta ndjejë vërtet si babë. Donte t’i rrëfehej shokut të afërt. Ishte i lumtur që Saqa i ishte afruar aq shumë. Këtë afrim donte ta shpërndajë te të afërmit e tjerë. Qëndronte përballë sikur kërkonte një përgjigje definitive, andaj zbrazi me gojën plot: - Në ta zë syri ty ndonjërën që keni në farefis, të lutem më ngallit që t’i çoj shkues, e në dashtë Zoti, e sosim punën... Mali, e di, tani mund t’i them babës Saqë, nëse e shoh se bën... I biem punës? - Mirë, mirë, o Danush, po nuk je që të ka kaluar koha e të bësh axhele, kujtohu mirë se si duhet të jetë një nuse e ardhshme! Të mos jetë ndonjëra që mullisi ia rregullon unazën e dashurisë. E të mos sillesh si nxënësi, që për unazën në dorë të mësuesit tha se është gur mulliri. - qeshi Mali e i hodhi dorën mbi supe. I’a bëri me kokë t’i trazonin bagëtitë që përtypeshin të rëna përtokë. Doti mballonin në rrëzat e poshtme të Tufës së Dushkut, atje bari qe më i njomë. Kafshët filluan të ngrihen mengadalë. Fare të plogështa nisën teposhtes nga lëndina. Këmbët e tyre tërhiqeshin zhag. Këmbonat e qafës binin aq rrallë, si të ishin të kurdisura me lëvizjet e rralla të këmbëve. Pasditja po shtrinte pushtetin duke rritur freskinë së bashku me hijet e tufave të dushkut.


KOHË FLUTURIMESH

193

23 Meti me Dilin u dukën tek ngjiteshin rrëzave të Kodrës së Madhe, aty kodra ndante territorin me megjen e Kodrës. Prej aty e teposhtë fillonin arat e mbjella me të lashta, misërishte, vreshta, duhan, nahut e ndonjë bostanishte. Këto soseshin me megjen e Jazit të Madh, prej ku fillonin fushat që vaditeshin me vijat e ujit. Këto fusha vazhdonin të shtriheshin deri në brigjet e Vardarit në veriperëndim dhe mbarë brigjet e Iliridës në juglindje. Pemët, perimet e shumta, ujiteshin nga jazet e krijuara paralelisht nga dy anët e lumenjve. Dy rrjedhat e lumenjve dhe jazet paralele për ujitje përkufizonin mbarë hapësirën e tokës pjellore si pasuria më e shtrenjtë e banorëve. Mali ndjeu një gëzim të papërshkruar duke soditur përbërjen e relievit të tokave. ,,Na ka dashur Zoti, që na krijoi në këto vise më të gjitha të mirat e botës. Do fusha, ja! Do lumenj, ja tek i ke! Do kullota, ja... Do male, ja... Do burime, sa të duash ja. Toka?! Pasuria e Krijuesit ishte e madhe... Ajo ishte e madhe, kishin ngrënë prej saj dhe nuk ishte sosur asnjëherë! Kishte ushqyer e ushqyer, rritur e rritur, gjenerata e gjenerata! Pastaj ishte kthyer e kishte ngrënë gjenerata e gjenerata. Barku i saj mbeti i njëjtë. Në pasosuri jepte, në pasosuri merrte!”- Kjo i kujtonte Malit se Zoti ishte i vetmi Krijues i gjithçkaje. Po të ishte thjesht krijuese vetë toka, ajo do të fryhej e pëlciste nga kufomat e mledhura në barkun e saj. Zaten, ai e kishte pyetur nënën në moshën


KOHË FLUTURIMESH

194

shtatëvjeçare se pse toka nuk fryhet nga kufomat e njerëzve që hyjnë në të? Ajo kishte qeshur dhe i kishte shpjeguar se Zoti njeriun e kishte krijuar nga toka dhe e kthente atë, në tokë. Bile i thoshte,disa njerëz janë të kuqërremtë siç jemi ne, disa janëtë zinjë, disa të verdhë, varësisht nga toka prej së cilës u krijuan. Pasi, Ai krijon prej asgjëje, thonte nëna, kjo pyetje i mbetet Atij. Se po ta dish si e krijoi njeriun, do lypje të dish si e krijoi tokën. Pastaj, kur do ta kishe mësuar, si e krijoi tokën, do të kishe dashur të dish si Krijuesi e krijoi vetveten. Ai është Krijues e ne jemi të krijuar. Ai nuk pyetet, ne pyetemi, për mirësitë e Tij. Nëse ne do të krijonin si Zoti, bota nuk do të ishte kjo qëështë?Atëher do të duhet të kishte sa njerëz aq botëra, bile edhe më shumë, sepse njeriut i bën vaki të mos i mjaftojë ose të mbërzitet nga një botë? - Ç’u humbe - ia tërhoqi vërejtjen Dani - A s’i sheh langoshat që vijnë duarthatë. Jo që t’i vënë minaren që thamë, por këto e prishin edhe xhaminë. Me siguri janë rrasur për vete e për ne babajna, prit gomarë të del barë! - Më mirë që s’kanë gjë. Domethënë nuk kanë bërë dëm - nënqeshi Mali. - Lene dëmin, m’u tha goja për një dilim karpuzi të ëmbël sheqer. Bile i kam qejf “bugarskit”49 me sharka, që i vidhnim te ara e Agës Di mbas kodre. Hëm, të kujtohet motet e tjera......, sivjet e kanë krahun e grurit.........se ndrys.....................! Gjuh. slav . - Lloj bostani i gjelbërt me lara të blerta me prejardhje nga Bullgaria

49


KOHË FLUTURIMESH

195

Ata ktheheshin kokulur me një barrë të vogël në janxhikun që mbante Dili. Me t’u afruar filluan me zor të buzëqeshin, duke pranuar dorëzimin se nuk kishin kryer detyrën e marrë. Mali e pa sa shkon sahati dhe i preu para se të uleshin: - Tre orë e sa o burra, thamë se do të bini të mira me okë, e ju vini me duart në xhepa?! - Hiqu qafe, mor Mal! Kur nuk hëngrëm qotekun se... S’ishte e mundur as me marrë, as me vjedhë, as kurgja. Të gjithë silleshin në arat e tyre, sikur na pritnin ne e të na e bënin zërrrrrrr, o çobanë, e dimë se ju hahet shumë, po s’ka, ende s’janë bërë...! Në ishin të tharta, siç thoshte dhelpra për rrushin që s’e mbërrinte! Kishin shkuar të lahen në Iliridë, me qëllim që ndonjëri nga pronarët e arave të largonte, por kot. Kur u kthyen, sajbitë s’luanin që s’luanin vendit. Në të dalë prej rrugës së arave, një fshatar u dhanjë kaun çarr. Pjepra qe gjysmë i gjelbërt, gjysmë i verdhë, me një të çarë nga dielli në pjesën e verdhë. - Së paku pa hiç nuk erdhët, - i lehtësoi pak Dani. - Për aq sa kemi punuar ne, aq keni sjellë ju. - tha Mali - Lopët pak para se të vinit i trazuam nga hijet, se besa nuk kanë lëvizur fare. Ata prenë me çakinë e Metit kaunin që u dha një erë të mirë hundëve dhe lëngëzoi gojët e tyre. Deri sa Dili atë e ndante në dylima, Meti duke e parë në sy Dilin drejtoi sytë nga Ermali, por nuk foli. Malit ia ndjeu sedra se këta kishim marrë vesh tani që diçka kishte ndodhur në shtëpinë e


KOHË FLUTURIMESH

196

tyre. Por nuk bëri zë. Mori dylimin e parë dhe dhe mundohej sa më shpejt të hante të prerën, sikur ta detyronte kush në këtë veprim. Pasi hëngrën në heshtje, me një pritje që i ngarkonte të gjithë, Meti filloi: - O Mal, - zëri filloi t’i dridhet e fjalët t’i mbeteshin në fyt Dilit - në shtëpinë tënde... kur po laheshim te Rrasa e Zitës, thanë diçka po ndodhte? Nuk ka vdekur njeri, nuk është kush i sëmurë, por njerëzit kishin parë hyrje-dalje prej jashtë fshatit. Po të duash, shko ti, merr vesh, ne t’i ruajmë e t’i sjellim lopët në shtëpi. Mali u skuq, u hutua, zemra i rrihte shpejt, ndihej i zënë shumë ngushtë. “Qeshke50 t’u kisha treguar që kur u pamë, - po i thoshte vetes - me siguri se deri më tani do ta kishim biseduar këtë punë e nuk do t’i vinte puna të mos dinte ç’të thoshte!” - Pak a shumë e di se ç’ka ndodhur, o shokë. filloi t’i përtypte fjalët ndërdhëmbë Mali,dhe përnjëherësh heshti si i kurdisur. Shokët u panë sy në sy, ulën kokat, prisnin çdo të kriste nga shoku. U pa se e kishte ditur e nuk u kishte treguar. Djaloshi ngriti sytë nga maja e kodrës në juglindje, sikur të shihte diçka që i vinte nga larg horizontit. Filloi me ngadalë disi i liruar nga frymëmarrjet e thella. Mezi mori në duar veten e pashtegë: - Nuk ua thashë posa u pamë. Me të vërtetë s’dija si t’jua shpjegoja. Punët e rënda s’thuhen kollaj?! 50Turqizëm,

sikur


KOHË FLUTURIMESH

197

Dje në mbrëmje, nga shtëpia jonë ka ikur vajza e dajës tim, për një djalë të katundit tonë - fryma i sosej. - Por, ngase më vinte rëndë t’ua thosha, thashë më mirë ta merrni vesh nga të tjerët. Besoj se më kuptoni. Vetëm pak çaste më parë Mali kishte qenë tjetër njeri, me aftësi t’u printe të tjerëve, t’i udhëzonte shokët. Por tash, dukej si zog me krahë të plagosur e me zemër të sfilitur. Një fjalë përkrahëse do t’i vinte një pikë uji që binte jetë. Meti, Dili, Shahini, Dani, shtangosën. Prisnin njëri-tjetrin se kush i pari t’ia bënte çap fjalës. Danit i’u mbushën sytë me lotë, priste shtysën më të vogël e t’ia niste hasimes me zë. Kot u mundua të mos përlotej si më i rrituri!Kjo qe përvoja e tij e hidhur. - O Mal! - tha Dili duke thyer heshtjen, pa ndonjë ide konkrete si mund ta ndihmonte, a tejkalonte gjendjen. - po nëse ka ikur ajo, ka ikur për vete, është e ikur për familjen e vet, ç’ka keni ju? Vetëm pse ka ikur nga dera juaj! - More Dil, aty është problemi! Ajo ka ikur nga shtëpia jonë - filloi Mali, si të mbante një kuvendim burrash pa gabime - ikja e saj nga shtëpia jonë është më keqe se të kishte ikur motra ime, ose ndonjëra nga cucat e mixhallarëve. Ajo tani më ka koritur shtëpinë, familjen e vet, por edhe tonën. Sepse hallku do të thonë - “pse ajo nuk iku nga shtëpia e vet, por erdhi e iku nga shtëpia e hallës së vet”. Kjo punë ka mone51, njerëzit do ngjesin “a mos lidhja e saj ishte përmes njerëzve të shtëpisë”. Për këso gjërash njerëzit janë vrarë. Por, shyqyr zotit, nuk është 51Krah.

Hile, bishta


KOHË FLUTURIMESH

198

marrë se ka hile shtëpia jonë. Ai fill e për pe u rrëfeu ngjarjen nga dita e djeshme. U tregoi me mburrje të posaçme qëndrimin e dajës së vet. Sipas tij, ishte një hero nderi. Daja duke ditur se kjo shtëpi bujare, nuk mund të bëhej pre e kësaj ligësie, nuk kërkonte asfarë përgjegjësie nga shtëpia e dhëndrrit të vet. Përkundrazi, ndjente një barrë të veçantë, që kjo po ndodhte në shtëpinë e mikut. Danit nuk i rridhnin lotët. I ngrinë muskujt e fytyrës nga të shtrënguarit që të mos çakërrdisej nga shqetësimi, siç i ndodhte gjatë vetëtimave. Shahini dukej i zymtosur, por nuk ia merrte mendja të fliste diçka. - Hajrli koft, o Ermal! - ia bëri Meti, duke u munduar të dalë prej këtij shtërzimi ndjenjash Unë mendoj se kësaj pune duhet t’i vendosin një kapak njerëzit, jo sipas kanunit si deritani, por sipas kohës. Në jemi të vegjël për martesë, por kemi dëgjuar se krejt bota martohen si duan të rinjtë, e jo si duan vetëm prindërit. Një ditë u fjalosëm me nënën time pse më tha se e kishte parë një vajzë në një dasmë dhe i ishte dukur e mirë për hije. Pret në një dasmë ta takojë, t’i pyesë gratë e kujt është, e ta lypë për mue. Unë i thashë se pa e pa, unë nuk martohem. Qameti le të bëhet! E ajo më tha se ku do e shohësh ti, nëse ajo mund të jetë prej një katundi tjetër? Po, i thashë, edhe prej katundi tjetër të jetë, unë nuk e marr nëse s’e shoh vet! Nëna m’u hidhërua shumë. I kishte thënë babait se të rinjtë janë prishur fare, vetë folin ashiqare, nuk duan nuset që ua zgjedhin prindërit. Po jahu, - kishte vazhduar ajo - ne si jemi martuar dhe po jetojmë?! Ja, kemi bërë fëmijë, kemi jetuar si më


KOHË FLUTURIMESH

199

mirë dhe kurrgjë nuk na ka gjetur që s’jemi martuar vetë. Do prishet bota! Ndërsa babai qeshte dhe i thonte:“Nëse ka bythë, le ta gjejë vetë pra, se mos ia kanë nxjerrë dikush në rrugë atij cucat e dunjasë, dhe t’i thonë, ja, zgjidh cilën do!”. - Mua, - tha në fund Meti - kur më shkon mendja te nusja e Agës Lah e cila hiç nuk i vjen ngat agës me hije e dije, asnjëherë nuk do të dua, do rri pa martuar – dhe duke kruajtur kokën pyeti shokun: - Po a e dini ku ka shku’, me cilin është martu’? - Me Xhemalin e Sylës ’. - filloi ta zgjerojë bisedën Mali me një ton më të qetë. Mbajti veten mos ia thoshte emrin Gjylës, të cilin tani e sillte nëpër mend si boshti perin. - Po pse prej te ju iku?- pyeti Dili padashur ta rëndojë Malin. - Po erdhën të na ndihmojnë në të korra, siç thashë... Në mbrëmje ia këputi. - Me siguri e ka dashur prej përpara? - pyeti Dani me turiçka të varura gati përtokë, pasi më s’e kishte haberin të qante. - E ka dashur, me siguri shumë e ka dashur, s’dihet vetëm prej kur. - plotësoi Meti. - Po ku e mori vesh ky herifi, si erdhi te ju, o Mal? - pyeti Dili. - S’e di vallahi - u përgjigj Mali - Duke korrur elbin, ia pashë surratin. Ma thontediçka. se ky djalë ka ndonjë gjë që sillet këndej. Por e mashtrova veten!Thash ndoshta ka ardhur të


KOHË FLUTURIMESH

200

lypte ndonjë drapër, lyktyrë apo ndonjë jeg a limë për të mprehur drapinjtë. - Unë t’jua them të drejtën - ndërhyri ngutshëm Dani, që u gëzua kur pa të qetë fytyrën e Malit nëse e lyp vajzën e nuk ma japin, e ik për zotin, e iki e nuk ma ndienn, por edhe le t’më vrasin bile. He, njëherë vdiset, - u trimërua çuni - Çka është kjo budallaki, njerëzit duhen e të mos i lësh të martohen pse duhen?! Ku e kanë gjetur, në tefterin e hallvaxhinjve? Siç tha Meti, kur më shkon ndërmend se mund të jetë ndonjë gjytirime, që nuk mund ta dua, atëherë pse të martohem? Bile një ditë babloku jonë, Rashidi i thoshte babës Saqip: “Martesa, a e di çka është Saqo?” .. Hë bre, babë!” - i thoshte ai. “Preje një ferrë e zë një shteg” - u përgjigj babloku. - Taralinga plak, - vazhdoi i mllefosur Dani mendonte se njerëzit janë bile theerra që mbrojnë arën! E cila është ara, e cili shtegu, unë nuk e kuptoj, i pyeste e u rrëfehej ai shokëve. - Ne - vazhdoi për ta përmbyllur Mali - do të flasim për këtë punë me siguri gjerë e gjatë, pasi t’i lidhet një zgjidhje kësaj nyjeje, por a më lejoni unë të shkoj të shoh ç’ndodh me të mitë në shtëpi? Ju m’i sillni lopët në mbrëmje. Bjerini deri te shtegu i lëmës, ato pastaj vetë drejtohen për në ahur. Ne do të jemi aty, gjyshja bile nuk hyn brenda pa e rregulluar bagëtinë. Djaloshi shikoi nga tufa e bagëtisë së vet. Pa Kaçerrin me


KOHË FLUTURIMESH

201

kryet nga ky! Ai e shikonte dhe nuhaste, sikur kërkonte të martohej me një mëshqerrë. Ç’donte t’i përkujtonte ky mëzat tani? I erdhi keq që s’kishte vullnet të shkonte ta lëmonte për qafe me krëhërin e kafshëve e t’i bënte qejf duke ia krehur kurrizin e brinjët. U nis pasi u përshëndet me shokët. Pasi ra poshtë shpatit rrëpishtas dhe mund të ecte rrafsheve lirshëm, ndjeu një kënaqësi që shokët e e vlerësonin dashurinë dhe martesën njësoj si ky. I’u zbeh krenaria se vetëm ai i dinte gjërat si i pjekur. Kënaqej me mendimin e tyre të vlefshëm për gjërat e shpirtit. Kishte një megdar52 deri sa të arrinte në fshat. Ecjen ia shoqëronin rrezet e diellit me një puhizë nga Mali i Zi. Puhiza i binte fytyrës duke i thënë:“Jam me ty o djalë nga po shkon, bëj si të thotë vetvetja, vetëm ajo çon përpara”. Era majhoshe as nuk nxehte as s’flladiste. Mos qe një domethënie plus se gjërat do të vijnë në vendin e vet? Ecja drejtohej te një mes ku bashkohen e keqa dhe mirësia e madhe. Aty e mira e mundë të keqen me të mirë?! Pa diellin që perëndonte dhe përnjëherë ktheu kokën nga perëndimi, drejt teposhtëzës kah rrugica..! Mbi disa gërxhe qukiteshin me sqep, një pëllumb e një pëllumbeshë e egër. Sigurisht, mashkull e fëmër dashuroheshin? Duheshin, mendoi, pastaj ndryshoi! Ndoshta ishin shok e shoqe, vëlla e motër, o farefis që kuvendonin çështje jetese. Ku me e ditë - i tha vetes - ti nuk je mazallah i dërguari Sulejman të dish gjuhën e shpezëve? Ty të duken? Dhe ashtu si ty të duken, zë e mendon 52Kohë


KOHË FLUTURIMESH

202

se është halis, dhe harsilesh me veten duke e quajtur njeri që don t’i dijë e t’u prijë gjërave që ndodhin. Ata i binin njëri-tjetrit me sqep gushës, trupit, shpinës dhe nuk iknin.......... - “Heu, - ia bëri - a mos duan të më thonë gjë e unë s’i kuptoj?” Mrekulli Krijuesi! Gjëratë këtilla në gjerësi natyrore e gjatësi kohore ndodhnin pakufi? Ndoshta kështu hypur në krahë mendimesh udhtohet për në vendin ku rri dashuria? Me pamje nga dy pëllumbat shpejtoi hapin për nga shtëpia........,,Pse?”– sikur pyeste veten përpërgjigje- ,,Dashuria qe ndërthurje magjepëse mes shpirtit dhe trupit! Shpirti e kërkonte, trupi e shijonte?!”-Kjo ndodhte natën e gjerdekut. Nusja e shtrirë me shpinë nga dhëndrri! Pyetej nga ai tre herë -e para: ,,E kujna ije?” ,,E nanës jam” - përgjigjej heshturazi me frikë vajza-nuse. ,,E kujna ije?” - ngulmonte herën e dytë koxhomiti. ,,E babës jam” - pak më gjallë ia kthente. ,,E kujna ije?” - ashpërsohej ai duke iu avitur më ngat bekofshës. ,,E jotja jam” - thoshte e shkreta dhe ishte e detyruar të kthehej nga burri i ardhshëm. Djali i vërsulej si bisha derisa i merrte vajzërinë! - Ajo nuk jepte pëlqimin e dashurisë. Pa ja pa syri, si mund t’ia donte zemra? Ajo fliste gjuhën e nënshtrimit të detyruar, sa për t’i dhënë shkak të hante ujku qengjin. Jo se i kishte turbulluar ujin


KOHË FLUTURIMESH

203

duke qenë poshtë rrjedhës! Vajzat s’pyeteshin në donin apo jo? Mendimet filluan t’i përzihen! Kujtoi raste ku pa u parë partnerët kalonin jetën për merak. Kishte djem e vajza që pëlqeheshin natën e parë. Kishte djem që pëlqenin kësisoj martese, duke llogaritur se mund t’u binte në lugë gjëja mëe dëshiruar. Kishte vajza që dëshironin kështu të martoheshin, duke menduar se nuk ishin gjithaq të mira, e t’i zgjidhte më i miri?! Kuaj të ndryshëm shkilnin mbi drithnajat e dashurisë. S’ishte kollaj. Me botën të zgjidhte veten, shumë zor...? Po që bota s’e linte të zgjidhte vetë edhe më zor! Lartë lartësi! Poshtë thellësi! Në mes ai?!“Ani se s’po e gjej” - i tha vetes. “Vazhdo kërkoje! - i tha vetvetja – Dashurinë kërkoje te vetja, që ta shohësh te të tjerët. Po pëllumbat që i pe, o Mal? Ata, pse të ken lirinë e plotë të zgjedhjes? Gjyla jo. Ti jo. Kush po?” Hallin e vajzës së dajës e shpalli së pari herë dhe e pranoi dert të vetin. Pse ta mashtronte veten? Zgjidhja po bëhej jetësisht e dëshirueshme. Kërkonte fuqi nga Zoti t’i afrohej asaj. “O Zot, falma mua çelsin e zgjidhjes, vetëm Ty të kofsha falë. Jepma, o Gëzimi im, t’jua jap gëzimin të tjerëve!”


KOHË FLUTURIMESH

204

24 Këmbët shkelnin rrugën kryesore të shtëpisë? Niste kuvendimin e mira me të keqen. Kuvendim me emër e mbiemër: ikshi dhe iksha?! Emërimi dhe mbiemërimi mund ti vinin zjarrin kullës e të digjeshin s’bashku. Emërimi tregonte:ishin bashkuar dy të rinj me dëshirën e tyre. Mbiemërimi bënte me gisht:bashkimi ishte jashtë dëshirës së të tjerëve, ky bashkim duhej të dënohej rëndëe të shuhej?! Emërimi:bashkimijeta, mbiemërimi:bashkimi-vdekja! Duhej gjetur një përemër, që për cilindo t’a thoje nuk dallon as si thuhet as si shkruhet”!- Ja mori mendja se kuptimi i përemërit dilte nga“vdis për të jetuar, apo jeto për të vdekur”!. Gjyshja me Xhevën kishin mbledhur në dy thasëpoçainkat53 e fundlëmës. Gjysmëthasët me bëzhdile, rrollze, kokrra të zeza, kokra meli, kokrra exhëri, byk e kallinjë të paqëruar drejtoheshin për në kërbicë54 . Mali shiqoi fytyrat etyre të lodhura. Gjyshja, përderisa po afrohej, u prek që nuk i’a shihte bagëtinë? Me ngut lëshoi thesin nga shpina: - O bir, po lopët55 ku i kije? - Habia e dukshëm lidhej me rastin e ndodhisë. Me të jetonin edhe trerët e shtëpisë. I vajti mendja në mos djalin e takoi ndonjëri nga ajo familje? A mos vallë shokët ia përmendën ikjen, e ky nga inati iku? 53Krah.

Mbeturinat e lëmit për mbeturinat e drithit 55Krahin. sinonim për gjithë kafshët që bëjnë, lopët 54Mini-hambar


KOHË FLUTURIMESH

205

- Jo, nënaplakë, jo, s’ka kurrgjë të re, po ua lashë shokëve. S’më rrihej, thashë të vij të shoh çka ka ndodh! Me trup kam qenë larg, po me mendje vazhdimisht këtu kam qenë?- ai mbajti sytë nga motra, e cila nga përmallim dukej se në çdo moment do të qante. - Po kush do t’i bie, o bir i nënës? - tha gjyshja duke marrë frymë thellë për qetësim. - Meti me Dilin, a Dani i bie... kryesorja.............. - Ardhsh me të mira o bir. Ti kur hyn në shtëpi, ajo më mbushet me gjallëri! - plakës i’u njomën sytë. - Mos nëne, mos, çdo gjë do të bëhet nëse ka thënë Zoti. - tha Mali dhe mori kryet e gjyshes ta shtrëngonte në krahëror. - Ashtu qoftë, biro, ashtu qoftë! Zoti plotëson dëshirat e të mirëve. Kërkoi Daimin me sy e nuk e shihte. I duhej, ishin ushtarë të një aradhe! ,,Me siguri kishte vajtur e dremiste te dhoma e pleqve. Apo mos vallë e kishin ngarkuar me ndonjë detyrë?”- mendoi Mali - Te dhoma e pleqve hapi derën mengadalë, të mos e trazonte në flinte. Nuk ndihej! Ku mund të ishte? Kujdesshëm u kthye te shkallët e shtëpisë tjetër, te burrat. Gratë përgatisnin darkën për mysafirët. Për moment ata e harruan yinë e ndodhisë. Djali i dajës kishte shkuar në çarshi për kafe e sheqer dhe disa gjëra që i kishte thënë daja i vet në vesh. Burrat kur kishin zor, gjëja e parë që u vinte ndër mend ishte arma e brezit që ruhej në fshehtësi të


KOHË FLUTURIMESH

206

madhe. Koha, vende-vende ishte ende e të pabesëve! Edhe nga zogjtë e malit kishe frikë se ishin spiunë? Dritaret ishin sy, e dyert ishin veshë. “Kini kujdes se mos rrasa ua zë bishtin!” thoshin katundarët me temsil për spiunët. Kur bënin muhabetin e policisë së Rankoviqit, ministrit të bredshëm jugosllav u rrëqethej lëkura! Arma e blerë ruhej në shtatë dryna.Ndohte të vdiste njëriu e t’ia gjenin pas shumë motesh të ndryshkur a të kalbur fare. Në dhomën e miqëve kuvendimi nxirrte krye. Pinin kafenë e mirëseardhjes:Mulla Xhemshit Mësuesi, Hafëz Hasan Efendi Bojana; të zëshmit :Ibrahim Agë Matkaliu, Isni Agë Saraji-Datja kryeta rrethi dhe mësues Mahmut Dumani nga Elbasani. Nuk kishin ardhur, por priteshin ndërkohë:Mulla Myrta, mixha Cuf, Rufati si pari e fshatit si dhe të ftuarit Hafëz Qamil Efendiu dhe Gjyqtari i Odave Ramë Bekë Luboteni. Ky i fundit duhej të ishte patjetër prezent, nëse do të merrte epilogun e vet kuvendimi. Jakupi kishte treguar për Hafëz Qamilin, se do të vonohej deri në namazin e akshamit. Ai qe grishur në një mevlud për një të ri të “vetëvrarë”, si ushtar në Bihaq. Vetëvrasja qe versioni qeveritar i Gjeneralshtabit të APJ-së. Jakupi tregoi:“Kur e kishin sjellë kufomën nuk kishin lejuar që ta nxjerrin nga arkivoli. Hoxhallarët, njëherësh me ngulm kërkuan ta prisnin me sharrë hekuri arkivolin metalik. Kërkuan ndihmë edhe nga Myftinija e Qytetit nën Kala. Por, pastaj për disa arsye ,,tjera” vendosën:“I ndjeri është shehid dhe atyre nuk u lahet xhenazja”. Dhe u pajtuan ta falnin pa e larë dhe pa e parë. Ushtarë dhe policë,


KOHË FLUTURIMESH

207

gjoja nderi, shoqëruan familjarët dhe përcjellësit e kufomës deri sa e varrosën. Edhe dy ditë e dy netë të tëra ushtarë e policë e ruajtën varrin . Dikush trilloi se me ligj kështu ruheshin ushtarët e shtetit, kur vdisnin gjatë kryerjes së shërbimit. Të tjerët ua kthenin me ironi plot vrer:“A mos vallë është ngritur ndonjëri prej tyre?!” Me bisedën e vonesës së Hafëz Qamilit, po fillonte kuvendi i burrave. Gjyshi veshur me një këmishë të bardhë e tirqi ngjyrë kafe me gajtan të zi, qëndronte ulur mes të sapoardhurve. Këmbente kutinë e duhanit me secilin, duke shkëmbyer llafe për cilësinë dhe sertësinë e tij. Dajë Besimi, xhaxhi Nafi qenë mbështetur në jastëkët dembela në anën e derës. Xhaxhi Musa me çaken në një dorë dhe shtambën në dorën tjetër priste ta urdhëronin të jepte ujë. - Siç më njoftoi djali, - filloi gjyshi të hapte bisedën - Ramë Gjyqtari pritet të arrijë në çdo kohë, o burra, kurse të tjerët me siguri se vijnë ndërkohë. Edhe njëherë në emër të Zotit, ju falenderoj, që më nderuat dhe më erdhët në këtë dert. Dhashtë Zoti do ta zgjidhim si është më së miri! Pas namazit të akshamit, do të na bashkangjitet edhe hoxha i fshatit dhe disa njerëz të mi nga katundi. Për me u zgjidhë punët drejt, o dashamirë, shefetarë e miqësi, duhet me u kallëzue e vërteta ashtu siç është, ose ashtu siç e dimë më së miri. Dje në aksham prej shtëpisë tonë ka dalë dhe ka ikë vajza e mikut të djalit, Besimit nga Këndova - fshiu ballin nga djersët që bulëzonin sapo i fshinte. Dhe pasi kërkoi një gotë ujë të lëngëzonte gjuhën e tharë, vazhdoi -miku i


KOHË FLUTURIMESH

208

djalit, Fetahut, o burra, erdhi te ne të na ndihmonte, madje pa e ftuar, me dëshirën që sa më shpejt t’i fshinim të korrat, zaten ashtu miqësia na ndihmojnë për çdo mot. Këtu ajo gjeti rastin dhe iku! Pas disa orëve që iku vajza, shtëpia e djalit çoi një haber sa për të treguar se e ka për nuse të djalit, robin që thashë se doli nga shtëpia jonë. Kjo gjë na ka prekur më shumë se një vdekje e rëndë, por nuk kemi çka i bëjmë! Sa për fillim t’u them se miku nuk kërkon kurrfarë përgjegjësie prej shtëpisë, domethënë se pse ka ndodhur ikja prej kësaj shtëpie - Besimi pohoi me kokë se ishte e vërtetë thënia e plakut -Ai vazhdoi i kënaqur nga gjesti- Kjo na ka ngarkuar padashur, po, me të drejtë dhe obligim që rastin ta shqyrtojmë si një familje. Pra, ajo që do të vendosni, apo vendosim në këtë kuvendim, do të jetë e vendosur e njëjtë si për familjen time dhe për familjen e mikut. - Unë nuk e di a t’ia fillojmë temës para se të vijë Ramë Bekë gjyqtari i odave. - e mori i pari fjalën Mulla Xhemshit Mësuesi - Së paku ta shoshisim drithin nga kukuli dhe exhri me një derman të rrallë, pastaj kur të vijë Hafëz Qamili e Ramë Beka, në një shoshë e kalojmë edhe një herë, ndoshta jep Zoti e sitim në miell që mund të hahet nga shtëpia e nahija - ai mori një frymë sa për t’u çliruar nga një ngushtim i atypëratyshëm, sikur donte t’i çilte derën problemit të parashtruar - o burrani, ky problem po bëhet ditaditës më i madh dhe gati është duke hyrë në çdo katund, e besa pas kësaj i vjen rendi me hy edhe në çdo shtëpi. Ikja e vajzave është një zullum i madh për gjithë popullatën dhe unë si hoxhë dhe


KOHË FLUTURIMESH

209

mësues, mendoj se ky problem duhet të trajtohet më ndryshe, edhe nga aspekti i hakikatit, edhe i atij të sheriatit. Mendoj se ikja nuk ka lidhje me atë që shumë kush prej jush e ka përfolur, se prej kur vajzat kanë filluar të shkojnë në shkollë, ato kanë filluar të prishen, pra të ikin! Ne pas “çlirimit” si thonë - dhe nënqeshi me ironi - kemi më shumë vajza që mësojnë elifin56 dhe shartëshurutin57, por të ikurat nuk kanë të ndalur, ato edhe shtohen dita- ditës. Siç e dini, unë kam punuar edhe hoxhë, edhe mësues, dhe në jetën time kam ndihmuar edhe në mexhelise të tjera. Kjo punë e ikjes së vajzave duhet me u pa me sy më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Pse? bëri ai pyetje për vete dhe të tjerët, duke kruajtur zverkun me gishtin tregues dhe duke marrë një pamje impozante prej një tregimtari, i cili është në prag të zbulimit të një një fshehtësie që të tjerët për herë të parë do e dëgjonin - Zoti, o i dashur, u mbledhshim për të mirë inshalla, robin e vet e provon me shumë gjëra që ai të zbulojë të vërtetën. Kjo e vërtetë nuk i duhet Atij që di gjithçka, por na duhet ne, që me të jetuarit dhe situatat e ndryshme ta mësojmë atë. Femra dhe mashkulli para Zotit në Ditën e Gjykimit do të jenë të barabartë, sipas asaj që kanë punuar në këtë botë. Po, si të barabartë? Sipas aftësive që u ka dhënë i Plotfuqishmi, me të menduar dhe forcë fizike. S’ka dyshim o xhemat, Krijuesi i bëri përgjegjës burrat për gratë? Kjo nuk do të thotë se ato nuk kanë të drejtat e tyre në këtë jetë!Në librin e Tij plot dritë, Kur’anin Fisnik, i 56Shkrimin 57Drejtësi

e leximin arab - zbatim islamik


KOHË FLUTURIMESH

210

ka sqaruar mjaft mirë. Dua të them, se edhe ne si hoxhallarë, kemi pak faj, nëse gaboj, bile le të më përmirësojnë dijetarët e këtij mexhlisi?! Në të kaluarën femrave nuk u janë plotësuar disa të drejta, që u përkasin atyre. E kam fjalën për hak të martësës, sepse, ato nuk janë pyetur fare a duan të martohen për filanin apo jo...! Fjala i mbeti përgjysmë, ngase pas dere u dëgjuan zëra të mirëseardhjes. Posa u çel dera, gjyshi u ngrit i pari në këmbë që t’ju uronte mirëseardhje. - Bujrum, Hafëz Qamili, bujrum Ramë Beka, bujrum! Hë, hë sa mirë! Mirë se erdhët Mulla Myrta, Cufo ajde, hajde tezaki Rufat, ecni-ecni! Ata filluan të përshëndeten nga burrat që ishin ngritur në këmbë nga ana e djathtë e dhomës, dhe pasi u përshëndetën zunë vendet e tyre. Hafëz Qamili u ul në krye të vendit, pranë tij gjyqtari i odave Ramë Beka, në vijim hoxha i fshatit, Mulla Myrta, ndërsa Cufa e Rufati zunë vendet e tyre pranë derës nga ku u ngritën Musai dhe Nafiu. Këta të fundit i përshëndetën të sapoardhurit edhe njëherë me shtrëngim duarsh pasi ata u ulën. Jakupi menjëherë i pyeti se çfarë kafeje pinin. Mali u zotua me shtambën me ujë. Burratu përshëndetën me një “merhaba” duke mbajtur dorën në gjoks edhe një herë pasi u ulën. Ndërkohë gjyshi filloi me radhë t’ua ofronte kutinë e duhanit duke u treguar se cilësia e tij ishte e mirë, por ishte pak avash, ishte duhan fushe e ndoshta nuk është për ata që e pinë të sertë pustin. Pasi u rehatuan të gjithë, Hafëz Qamili pyeti:“Ku e kishit muhabetin?”:


KOHË FLUTURIMESH

211

Gjyshi përsëri mori fjalën duke u dëshiruar mirëseardhje dhe duke i përgëzuar se tani kishin ardhur edhe gurët e vetëm të çmueshëm që i mungonin kalasë, tani ajo mund të ishte e plotë; të mbronte e të sulmonte armiqtë që donin ta pushtonin...! Dhe qeshi gjyshi me një ton që donte të tregonte një ndjenjë triumfaliteti, por që s’i shkonte fytyrës së tij të lodhur. Fytyra pasqyronte një zbrapsje të qartë. Pas kësaj, ai përsëriti përafërsisht atë që tha edhe kur erdhën të ftuarit e parë. Me një dallim, tani ai përuronte mbledhimin të përfundonte me një zgjidhje fatlume. Nuk e zgjati shumë për të mos u dukur se këta të fundit ishin më të rëndësishëm për t’i prirë zgjidhjes. Shumica ndezën nga cigaret e dredhura. Fjalën e mori Ramë Beka, i cili u ndërlidh me fjalën e hafëz Qamilit. - Na tregoni ku e kishit fjalën siç tha hafëzi i nderuar, që edhe ne të mundohemi të hyjmë në valle e të luajmë siç i bini dhe luani ju? - Jo - tha gjyshi, i cili e kuptoi mesazhin e gjyqtarit të dhomave - neve jemi mbledhur, në të vërtetë unë për atë ju kam thirrë, që t’i biem e të lujamë, ashtu siç duam të gjithë. Valle më të bukur nuk ka se ajo që luhet me të gjithë dasmorët, pa marrë parasysh se kush mund të udhëheqë vallen, o burrani. Shkopi i daulles duhet të ngrejë këmbën e çdo valltari, nëse vonohet, domethënë ose nuk dëgjon, ose nuk është duke përcjellë vallen? Kam bindjen se të gjithë e dimë pse jemi ftuar dhe çka duhet të bëjmë?


KOHË FLUTURIMESH

212

- Mirë e ke, o Hazir Matjani, por prapë duhet me ditë se a është vallja allafranga, a allaturka?! Nëse është allafranga ia nisim allafranga? Nëse allaturka, atëherë allaturka? - lëshoi një shaka Hafëz Qamili, duke ua bërë me dije se donte t’i gazmonte të pranishmit. - Të fillojmë me kohë, o burra. - filloi me pahin e autoritetit Ramë Beka - kur problemet nuk i zgjidhte pushteti, rruga mund të jetë e gjatë, prandaj sa më herët nisemi, më herët arrijmë te caku, qeshke të arrijmë me kohë e të mos na dalin telashe rrugës, pikërisht për këtë po pyesim se ku e kishit fjalën? - mbretëroi një heshtje. Shllungat e tymit të duhanit merrnin format e minimjegullnajave nëpër odë mbi kokat e tyre. Tymnajat soseshin në trarët e gdhendur nga marangozët shkie të Pallankës. Aty ndalonin shikimet e njerëzve të odës...? Pse njerëzit i shihnin trarët? Ç’u kujtonin? Fortësinë, kohën e ndërtimit, mjeshtërinë.........? Demëte mëdhenjë qenë prerë e gdhendurjodrejtë. Diku-diku lëvoret e plepave, vërrinit të zi apo dushkut qëndronin për të bër dallimin e llojit të drurit. Sharraxhinjë trashaluqë prej kufibullgari vërtiteteshin nëpër fshatrat e Grykës sa herë që ndreqej ndonjë shtëpi. Verës flenin kolibave, nëpër ara, qosheve të mashnave, dhe ushqeheshin me llokaç58. Marangozët qëndronin për gjashtë muajt e verës, siç llogaritej vera tradicionalisht për hak pune. Gjashtë muajt e dimrit llogariteshin muaj kur toka dhe njerëzit s’bashku pushonin. Kjo kohë fillonte prej Shëngjergjit me gjashtë maj, dhe Lloj qulli - miell i zier në ujë valë vetëm me pak kripë dhe pak yndyrë që u jepnin fshatarët

58


KOHË FLUTURIMESH

213

vazhdonte deri në ditët e Shmitrit me gjashtë nëntor.Hazir Matjani iu duk se këta trarë, të gdhendur jo mirë, për çdo moment do t’i derdheshin mbi kokë! - “Këta njerës - i tha vetes - ose e varrosnin sonte, ose e lindnin sërish!” Për të nxitur vazhdimin e kuvendimit drejtoi pamjen nga Mulla Xhemshit Mësuesi, dhe pasi tregoi se ai e kishte fjalën e luti sërish ta vazhdonte. Siç qe këmbëkryq, ai u mblodh edhe më shumë, dhe me një zë të thatë nisi bisedën e ndërprerë: - Unë thashë disa gjëra sa për ta nis muhabetin. Theksova, se pasi deritani problemi i vajzave të ikura po bëhet gjthnjë e më i shpeshtë, duhet të kemi një qasje tjetër për zgjidhjen e problemit. Po shtoj, se nëse do të ishte zgjidhur problemi me masat e deritanishme, që më shumë ishin të traditës, pra, më shumë të hakikatit se sheriatit, ne nuk do ishim mbledhur sonte. Thashë se femra dhe mashkulli janë të barabartë si krijesa para Zotit në ditën e madhe të gjykimit dhe secili do të përgjigjet për veprat e veta në bazë të aftësive që i ka dhënë i Madhi Zot. Neve na mbetet t’i trajtojmë ashtu siç ka urdhëruar Madhëria e Tij, dhe siç ka punuar shembëlltyra e njerëzimit, Muhamedi, paqja dhe mëshira e Krijuesit qoftë mbi të! - Ashtu qoftë! - përsëritën disa nga të pranishmit - Pasi e dini se unë kam qenë i detyruar të punoj edhe hoxhë, edhe mësues, dëshiroj të përsëris se femrat tona deri tani, më shumë janë trajtuar me zakonet, adetet dhe doket tona, që ndoshta kanë për bazë Kanunin e Lekës, i cili nuk i përfill të drejtat e gruas, ashtu siç nuk i përfillte Kanuni i Kishës i dalë prej Ungjillit të Krishtit, apo prej të Birit të


KOHË FLUTURIMESH

214

Hyjit, Jezusit nga Nazareti. Prandaj, mendoj, ne të gjithë të trasojmë një zgjidhje që do ta ndalë këtë të keqe, e cila fort mirë e dimë se ka mbyllur shumë shtëpi, ka lënë qyqe shumë nëna, motra e vëllezër myslimanë, dhe po shohim se ajo që u përdor deri më tani për zgjidhje, nuk dha rezultate. Në gabova, kërkoj falje, se nuk e kam bërë me qëllim. Dëshira ime është të shërojmë një plagë të madhe të miletit! -Aferim, o Mulla Xhemshiti, - e falenderoi përzemërsisht Hafëz Qamili, i cili kishte qenë bashkëmedresent te “Isa Beu” në Qytetin nën Kala. Mulla Myrtës dhe mixhës Cuf u ishin zverdhën fytyrat! - Falenderim Allahut! - filloi me ngut Mulla Myrta, me frikën se mos ia merrte fjalën tjetërkush. Duart i dridheshin ashiqare! Me diçka si për të kompensuar shqetësimin, lëvizte shputën e këmbës së majtë në mënyrë të harmonizuar, sikur numëronte diç? - E nise pak me ters, o Mësues Xhemshiti, tani të njoha...?! Se më duket më shumë mendon si mësues, se sa si hoxhë! Nëse është ashtu si thua ti, se doket dhe zakonet tona nuk dhanë rezultat...? Po të vërtetoj se derisa ishte hakikati, që ti i thua dokja e zakoni, nuk kishte të ikur, sepse shkonte kryet...?! E tani që doli shkolla, s’ka as hakikat, as sheriat, dhe ju me shkollën po ua zbusni njerëzve zemrat, e sigurisht që do të ketë ikje. Bile-bile nëse i lejojmë kështu si thua ti, do të ikin edhe gratë nga burrat, jo vetëm cucat për martesë! Unë, po ju them se edhe sheriati i Allahut është zbatuar më mirë, kur gratë kishin frikë nga burrat!Shumë


KOHË FLUTURIMESH

215

më herët pleqtë tanë thonin se “qoteku ka dalë prej xheneti”. dhe e kishin ditur se gruaja po s’hëngri qotek, ajo të bën helaç. Burrani, perdja u hoq para disa viteve, na e hoqi shkau që kurrë mos e gëzoftë këtë vend! Tani ja, edhe shkolla...? Dhe për t’iu përshtatur shkieve, disa mësues e hoxhallarë dashkan t’i gjejnë zgjidhje një problemi, i cili dihet sesi zgjidhet - përmendja në shumës e hoxhallarëve dhe mësuesve, Malit i përngjau se ky kishte edhe zorin e hoxhës, që lidhte nigjahun mes Gjylës dhe Xhemalit Vetëm ashtu siç është zgjidhur mund të zgjidhet problemi. Vërtet, siç e dini, në një fshat të Grykës janë varrosur 72 xhenaze për një të ikur, por në atë fshat më nuk pati as ikës as të ikur! Unë e di që Hafëz Qamili dhe Hafëz Hasani do të më përkrahin, se sheriatin nuk e ka mbajtur dija e mësuesit, po sheriatin e mbajti Padishahu, Sulltani, pesëqind vjet me shpatë. Edhe Hazreti Ali, Zoti e mëshiroftë, e mbrojti islamin me shpatë, o burra! Hallall i qoftë! Nëse heqim shtrëngimin o forcën, qoftë para se të ikin, qoftë pasi të kenë ikur, sheriat nuk ka! Pa hakikat nuk ka sheriat! Dhe po them, populli e di mirë pse ka vepruar ashtu! Zaten, populli dhe dielli kurrë nuk e humbin rrugën! Aq kisha. Burrat shiheshin sy më sy se kush të fillonte? Të gjithë mendonin njëjtë, tendosja qe e panevojshme. Herë besimi i atypëratyshëm binte mbi Hafëz Qamilin, herë mbi gjyqtarin. Kalimthi përshkonte Daten me fuqinë e Kryetarit të Rrethit dhe Ibrahim agë Matkaliun me fuqinë e autoritetit. Vetëm Mahmut Dumani si njeri arsimdashës dhe popullor, në atë moment nuk i


KOHË FLUTURIMESH

216

dukej kujt se mund të merrte fjalë! Kjo, pasi Mulla Xhemshit Mësuesi qartë e prezentoi edhe qëndrimin e tij. Kuvendarët e odës po e tërhiqnin litarin në skaje të kundërta. Hazir Matjanit i ngriu gjaku. Mendoi:“A thua po rrënohej çdo gjë që në fillim? Po të dështonte ky kuvendim, tjetër më të mirë se ky me siguri se nuk kishte. Po halli? Hallët e mësallët shpesh bëheshin një, atëherë vetëm dreqi i bie në fije”. - pesha mbi shpirt i rëndohej së tepërmi. Hafëz Qamili, njeriu më me peshë në gjithë Qytetin nën Kala, u ndje pak i shqetësuar, dhe e pa të udhës t’i shtinte pak maje qetësie situatës: -Falenderoj Krijuesin e vetëm për dhuntitë e tij, që me bamirësinë dhe mëshirën e vet mban, ushqen, lëviz, sipas urdhërit planete, njerëz, gjallesa e gjithçka tjetër ” - filloi me një zë përulës ligjërim-përgjigjen dhe vazhdoi: - për hajr koft, o i zoti shtëpisë, ky dëm që iu bë familjes tënde dhe mikut tënd! Dëmi është dëm, por ne i themi hajr! Pse, do të thoni? Sepse, Krijuesi i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë tregon se e çon një të keqe, që është e mirë për ne, e ne nuk e dimë? Njëashtu çon një gjë, që duket e mirë, por në të vërtet nuk është e këtill! Ikja e bijës suaj është një shëmti, sepse është bërë pa marrëveshje mes dy familjeve dhe vetëm me dëshirën e dy të rinjve! Kurse gjërat e mira bëhen vetëm me marrëveshjen e të gjithëve, që janë të interesuar për atë punë. Unë po përsëris atë që tha Mulla Xhemshiti më parë. Ne duhet ta trasojmë, a zgjidhim një rrugë, e cila do të jetë zgjidhje që do të parandalojë këtë shëmti që po i ndodh popullatës. Kjo nuk është vetëm në


KOHË FLUTURIMESH

217

katundet e Grykës, ku janë vrarë dhjetëra e dhjetëra njerëz, ku janë shkretuar shumë shtëpi, ara e vreshta. Edhe nën Kala edhe në Karshiakë e Pollog, ndodh e njëjta mbrapshti. Po vërtetoj se edhe Mulla Myrta e tha shumë bukur, se populli dhe dielli kurrë nuk e humbin udhën. Kjo është e vërtetë, por ne jemi njerëz, kemi boll gjynahe, që vërteton se kjo rrugë, jo që humbet krejtësisht, por mjegullohet, dhe për një moment na e vështirëson rrugëtimin. Ne e dimë se Shpallja e Zotit është një muxhize59, që me përmbajtjen e domethënieve është një det, oqean e lumë që s’shterret. Aty ka vetëm xhevahire e margaritarë të pasosur që të shashtisin nga mendja. Hulefai Rashidinët, Zoti i mëshiroftë60, ulematë e katër medhëhebeve, Zot mëshiroji61, dhe dijetarët e tjerë të famshëm, u zhytën në thellësinë e tij dhe u përpoqën të nxjerrin stoli të çmuara, të nxjerrin kuptime të arta, të cilat gjenden në thellësinë e tij, të zbulojnë mrekulli të fshehura e të përfitojnë njohuri të reja. Shkruan dhe nxorrën qitape, tefsire62 për shumë gjëra rreth domethënieve të Tij. Mirëpo, edhe pas përpjekjeve u vërtetua se Kur’ani i pasosur mbeti me plot dituri e njohuri të pazbuluara, dhe se është thesar kuptimesh të pashfrytëzuara deri në fund. Vetëm Muhamedit, paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, iu zbulua dituria e plotë e të Gjithëfuqishmit, e prezantuar në të Gjithëndritshmin. Është një kaptinë e të 59Mrekulli 60Katër

udhëheqësit e Halifatit pas të dërguarit Muhamed drejtimet e shkollave juridike në islam: Hanefij, Maliki, Shafi, Hambeli që emërtohen sipas emrave të këtyre dijetarëve 62Komente 61Katër


KOHË FLUTURIMESH

218

Lavdishmit që quhet “Nisa”, ku Lartmadhëria bën fjalë për gratë -mbretërinte qetësia absolute, shllungat e fundit të tymit po mbaronin trarëve të mëdhenj. - Aty - vazhdoi hafëzi - bëhet fjalë pra për punën e tyre (grave), si qënie që duhet të gëzojnë në një shoqëri besimtarësh. O besimtarë të nderuar, është i pari Kur’ani patëmeta, që së pari herë në histori i jep gruas vendin e duhur në shoqëri. Më parë gruaja llogaritej si kafshë, vetëm për punë e për të lindur fëmijë. Bile, para islamit kishte mbrapshti që sot na rrëqethin lëkurën? Edhe Omer ibën Hatabi që më vonë u bë dora e djathtë e Pejgamberit, përkujtonte veten më një dëshpërim të papërshkrueshëm, sesi e varroste vajzën e vogël të gjallë para pranimit të islamit. Ajo i fshinte djersën e ballit, kur ky gërryente varrin asaj. Femra para islamit llogaritej një e keqe e familjes dhe shtëpisë?! Por jo tani, kur kemi islamin ndër ne, dhe kur kemi suren e lartpërmendur, e cila i largon këto dilema. Edhe ne kemi qenë pre e botëkuptimeve paraislamike, apo siç u tha, e diturive e traditave që dalin nga paganizmi i të hershmëve tanë, ose i kohës më të vonshme, kur pati ndikim kanuni kishtar, po edhe ai i Lekës së Dukës. O vëllezër, ashtu siç tha Mulla Xhemshit Mësuesi, gruaja në islam është e barabartë në Ditën e Gjykimit sipas aftësive që ia ka falë i madhi Zot. Unë do të shtoj se, edhe në këtë botë ajo është e barabartë në fe, në besim, obligime, punë të hajrit dhe punë të tjera... Është e vërtetë se i Madhërishmi në suren “Nisa” thotë:“Burrat janë përgjegjës për gratë”. Por kjo, jo se i zhvleftëson ata? Por ajo, gruaja, në


KOHË FLUTURIMESH

219

ndërtimin e vet fizik është më e dobët. Në ndërtimin shpirtëror është më e butë, dhe nuk është si mashkulli. Për këto epërsi, ai, burri, është përgjegjës mbi gruan e vet. Nëse ajo bën zina63, ajo ndëshkohet rëndë me masa konkrete:rrahje, ndarje, apo mbytje me gurëzim. Por, nëse ajo është besnike, e ndershme, atëherë trajtohet krejtësisht ndryshe! Atëherë pra, kemi obligim, që ndaj tyre të sillemi me butësi, duke i marrë në konsideratë veprat e tyre të mira. Kjo është njëra anë? Ana tjetër, gruaja është një domosdoshmëri, martesa me të është domosdoshmëri, plotësimi i kushteve për martesë është domosdoshmëri, plotësimi i nigjahut është domosdoshmëri, dhe të tjera e të tjera. Ne këto, o xhemat nuk i zbatojmë? Po mundohem të hyj te rasti i vajzës që ka ikur dhe djalit i cili e ka ikur atë! Hafëzi përshkoi me sy të gjithë të pranishmit.......? Mulla Myrta sikletohej nga fjalimi i hafëzit, por nuk ia merrte mendja ta ndërpriste. Sado që nuk i shkonin përshtat dituritë e tij, ishin të bazuara pa asnjë mangësi në Shpalljen e Fundit. Ermali e pa fytyrën e mrrolur të tij dhe iu afrua më shtambën në dorë duke i thënë: -Mos deshët ujë? - Jo, nuk më pihet - tha ai - dhe u mundua të dukej më i qetë. Mixha Cuf kërkoi t’i shtinte djaloshi një gjysmë çake dhe e piu me ngut, që të mos i iknin fjalët që thoshte hoxha i qytetit. Rufati mes tyre dukej për së tepërmi i gajlosur, buzët e tij ishin ngjitur si dy petulla brumi të paardhur, që piqen të pabëra, dhe nga ngurtësia 63Imoralitet


KOHË FLUTURIMESH

220

nuk thyhen, e jo më të hahen. Hafëzi kërkoi nga të pranishmit, t’i thonin në e kishte mirë, e nëse jo, atëherë ta ndërpriste fjalimin. - Kjo zgjatje - tha ai - imponohej pasi nuk kishim vënë rregulla kohe sesa mund të zgjaste fjalimi? Në kuvende zakonisht një çerek ore është maksimumi i një fjalimi. Burrat të gjithë, kush me kokë e kush me llafe, pohuan se e kishte mirë, vetëm duhej të vazhdonte. Te gjyshi vërehej një huti e lehtë. Megjithatë tregonte se ka filluar ta marr veten. Dajë Besimit i merreshin mendtë,por e mbante veten. Të tjerët dukeshin më të qetë. Me përjashtim të Mahmut Dumanit? Ai dukej se kishte diçka gati për të thënë, por priste një moment më të volitshëm? Pasi të gjithë ran dakord të vazhdonte fjalimin, Hafëz Qamili nga këmbëkryq u ngrit në gjunjë dhe filloi: - Kjo martesë që ka ndodhur pa razinë e prindërve dhe familjarëve është për t’u dënuar, por sheriati islam për t’u zbatuar një dënim kërkon parakushte? Njëherë po ju pyes që të përgjigjeni para këtij mexhelisi si duhet e drejt:A e ka lypur djali vajzën për nuse, ashtu siç është zakoni ynë dhe rregullat tona? A i janë çuar mësitni nga ana e djalit? - Jo, - u përgjigj plaku i shtëpisë, pasi ky kishte drejtuar sytë nga ai. - nuk e ka lypur asnjëherë! Prandaj, mendoj se faji më shumë i mbetet djalit, sepse nuk ka zbatuar asnjë rregull martese, as të sheriatit, as të hakikatit!


KOHË FLUTURIMESH

221

- Po vajzën a e ka pyetur kush, se pse iku për atë djalë, pasi nuk e ka lypur? - ndërhyri papritmas Gjyqtari Ramë Beka. - Jo, - u përgjigj përsëri gjyshi, dhe shikoi nga miku Besim, i cili edhe pse mblodhi krahët, u zgjidh nga gjuha: - Nuk dimë gjë, o burra të nderuar, vajza ime Gjyla, ka qenë e urtë, ka qenë e dëgjueshme për prindërit, ka ndihmuar familjen deri në ditën kur iku dhe nuk kemi hetuar asnjë gjë të keqe...........! - Po nëna e vajzës a ka ditur, më drejt, a ka hetuar gjë? - insistoi gjyqtari. Besimi u hutua nga kjo pyetje, filloi ta ndryshojë zërin. Kjo u vërejt nga të gjithë, megjithatë mori forcë: - Deri në këtë moment nuk dimë asgjë, pasi koha ishte shumë e shkurtër, por nuk do të thotë se ajo nuk ka ditur gjë! - fjalët filluan t’i kapërdihen në fyt. - por, tha ai, duke i dhënë zor me një frymëmarrje të thellë - gruaja ime është e sojit, që mban vesh për gjithçka që ndodh në shtëpi, nuk besoj se di diçka që lidh ikjen e bijës time. – një lëmsh ju lidh në fyt, më tutje s’mundi ta vazhdonte fjalën. - Mirë, mirë, - mori fjalimin në duar Hafëz Qamili, duke mos dashur të eskalojnë emocionet e Besimit - ndodh që prindërit të mos dinë ngaqë janë të ndershëm e të sinqertë dhe besojnë në sinqeritetin e fëmijve të tyre, pa i provuar se a mund të jenë ndryshe? Po, ne duam të konstatojmë situatën e vërtetë lidhur me sjelljen e saj, për ta definuar të vërtetën mbi rastin. E para pikë, është të vërtetojmë në vajza ka dalë me


KOHË FLUTURIMESH

222

dëshirën e vet, apo ka dalë me presion? E dyta, që duhet të dimë, është, nëse ka pas presion, kush e ka bërë këtë presion? Edhe hajmalitë dhe sihiri edhe munxhitë ( magjitë) llogariten si presion qoftë mbi vajzën, qoftë mbi djalin?! - Me siguri se ka pasur presion mbi vajzën! ngriti zërin gjyshi - pasi kush nuk di gjë sesi ka ndodhur, kjo mbtet të përdëftohet. Ky shfajësim nuk u pëlqeu, as Hafëz Qamilit që kishte fjalën, as të tjerëve. Vetëm Mali ngërdheshej që dikush tjetër mund të llogaritej fajtor -“Po kush të pyet ty, o fakman”- e ngushëlloi veten. - Me leje, Hafëz Qamil Efendi! - ndërhyri të merrte fjalën Gjyqtari Ramë Beka - A ka fjalë haberi nga familja e djalit që iku vajzën? - Ka - tha Hazir Matjani, i zoti i shtëpisë, që përcillte rrjedhën si syri dritën. I stërngarkuar me barrën e kujdesit të mbarëvajtjes së përgjithshme të kuvendimit, kërkonte çdo mundësi për ta zbarkuar atë! - Tezaku im, ja ky Rufati nga fshati, e solli lajmin. Djali i Sylës, Xhemali, e paska ikur vajzën e mikut të djalit nga shtëpia jonë. Kjo familje jeton në Mëhallën e Epërme, e njohim, por edhe këtu - vazhdoi plaku duke shprehur një hamendje - ndoshta pse nuk jemi të provuar asnjëherë, e mos u provofshim më, na u duk e paqartë se me këtë haber vetëm thuhet se vajza është në shtëpinë e tij, si nuse e ikur për djalin e tij. As se janë fajtorë, as se çka do bëhet...?


KOHË FLUTURIMESH

223

- Po edhe s’ka si të thotë ndryshe, o i zoti i shtëpisë, - nisi përgjigjen gjyqtari i odave. - Puna është shumë vrik, edhe ty me të pasë ndodh, me siguri se nuk kishe ditur ç’t’i thuash, kur e dimë se për këto punë janë bërë mbyllje të shtëpive, vrasje dhe shpërngulje! Si ke dashur të reagonte njeriu?! Se do të shërngulet për gabimin e djalit, se të rinjtë nuk do t’i pranojë në shtëpi për mëkatin e bërë? Jo! Njoftimi sipas sheriatit dhe hakikatit qenka plotësuar krejtësisht. - A ban me ndërhy pak? - kërkoi të merrte fjalën Mulla Hasani - meqë nuk dimë sesi ka ndodhur, është mirë të bëjmë një pari, e cila do të kërkojë nga i zoti i shtëpisë, pra nga ai farë Syla, të na dëshmojë se vajza me dëshirë ka shkuar, dhe nuk ka bërë në të askush asnjëfarë presioni! -Jo, - e ndërpreu mulla Myrta i zemëruar - kjo do të thotë se nëse ajo e ka dashur djalin, kjo i lejohet. O burra, a po i hapni rrugë ikmënisë pa kurrfarë ndëshkimi? Mosni, se Zoti do na dënojë! Hoxha i nderuar, Qamili, tha se ne jemi përgjegjës për gratë, sipas fjalës së Lartmadhërisë, a të lejojmë që hyqymati të jetë përgjegjës për punët e tyre? Mosni jahu! - Kjo nuk bën! - foli për së pari herë Isni Agë Datja, që donte me qetësi të vazhdonte diskutimi - sepse ata janë të frikësuar, me siguri bëjnë roje e i kanë larguar nga shtëpia të posamartuarit. Por, unë them se kjo punë bëhet kështu:le të shkojnë babai i vajzës dhe Haziri si plak i shtëpisë në polici, le të tregojnë se prej dje në mbrëmje vajza ka dalë dhe ka humbur nga shtëpia, dhe kjo


KOHË FLUTURIMESH

224

gjërregullohet pa ferrë në këmbë. Policia, jam i bindur se do t’i gjejë mënjëherë të larguarit që thoni, dhe do t’i marrë në pyetje. Zaten, policia ka për obligim të marrë deklaratat e tyre, për punën që kanë bërë. Ai, Syla që thoni, nuk do të lejojë, që të huaj t’i hyjnë kësaj pune. Familjarët nuk besoj se janë të përgatitur qetësisht të përballen me këto momente? Tani për tani, ju nuk doni të shiheni, apo? - bëri ai me dorë nga Besimi, Babaplaku, Nafiu, Fetahu, Musa dhe Jakupi, të cilët si ushtarë me komandë ulën kryet dhe nuk folën! - Ashtu është! - ngriti kryet i zoti i shtëpisë dhe vazhdoi - unë kam marrë leje nga bijtë e mi dhe nga miku......... po flas lirisht e po ju them se kjo punë nuk do të zgjidhet me ligjet e shkaut, por me ligjet tona, qofshin të sheriatit, qofshin të hyqimatit. Fundja, si të dojë ky mexhelis. Nëse e çojmë punën në hyqimet, e di, i nderuar Date, se ka dy mënyra të zgjidhjes:e para nëse ka dashur vajza djalin, kërkushi kërkujt nuk i bën gjë, ajo lihet të jetojë me burrin e saj pa u ndëshkuar. Ligji e lejon këtë. E dyta, nëse vajza nuk ka dashur, apo është mashtruar e është bërë pishman, domethënë përsëri nuk ka dashur, ligji e kthen në shtëpi, ndërsa djali merret në përgjegjësi. Ne, o burra, nuk na duhen asnjëra, as tjetra. Ne, nuk jemi kundër pushtetit, por për këto gjëra kemi zgjidhjet tona. Kushtet tona janë më ndryshe. Nëse lypim ndihmë prej pushtetit, kjo domethënë se ne nuk jemi të aftë të zgjidhim këtë punë, ose frikësohemi ta zgjidhim në mënyrë që gjertani e ka zgjidhur populli ynë ditësosët.


KOHË FLUTURIMESH

225

Mahmut Dumani, i cili tërë kohën priste të merrte fjalën, u ngrit në gjunjë dhe filloi bindshëm: - O Hazir Matjani, pushteti dhe populli kanë një qasje që u përgjigjet të dy palëve. Edhe njëri, edhe tjetri do ta zgjidhë punën pa telashe dhe pa u lënduar kush. E drejta dhe obligimi, që themi se t’i bartet ky problem pushtetit, nuk e zhvleftëson punën tonë si kuvend burrash, për t’i rrafshuar këto probleme. - Në punë të pushtetit kurrë nuk është përzier puna e martesës në këto troje, o mësues. Nahia vërtet ka rënë poshtë, o burra, por punët e martesës i kemi bërë me rregullat tona. Prandaj çdo herë kemi dalë faqebardhë. - Pirolla të qoftë, o Hazir Matjani! - tha i kënaqur Mulla Myrta, i cili deri në këtë moment kishte qëndruar si i ngrirë - Fjalë që s’i luan topi, o shefetarQ64, nëse këto punë i’a lëmë pushtetit, domethënë se edhe hajen e pijen e shtratin ku flejmë, i’a lëmë në dorë atij. Rofsh, o burrë i dheut, i atij mendimi jam edhe unë. - përmbylli fjalën i kënaqur hoxha, i cili tërë kohën mendonte se kuvendi po ia merrte anën. - Mbasi kemi mendime të ndara sesi duhet me u zgjidh kjo nyje, o burra - nisi rëndë fjalimin e tij Gjyqtari Ramë, atëherë më duket e udhës me gjet një mes, ku kjo rrugë na bashkon të gjithëve në këtë odë.

64Burra

të ditur të fesë


KOHË FLUTURIMESH

226

Ermali mbante llogari në dilte ideja e tij? “Të vetmartuarit të faleshin, duke u mohuar përjetësisht që të hynin në familje, vetëm të mos mirreshin masa ndëshkimi, se duhej të shpërngulej krejt familja, se duhej të vriteshin gjynahqarët, se janë në borxh gjaku familja e gjakut, se për falje duhej të jepte një vajzë në familjen e të ikurës, që të bëhej pajtimi i dy familjeve. ”- sapo i thoshte vetes mirë, gjatë këtyre bisedave i binte të ftohej e të mendonte se puna do të nxehej, se masat e ndëshkimit patjetër duheshin ndërrmarë. Sikur të mos ishin Mulla Myrta, mixha Cuf dhe vetë gjyshi, i dukej se mendimi i tij edhe pse rëndë, por dukej i mundshëm. “Derveni duhej t’i falte vetes një mbrapshti, që damkosi shumë njerëzi”- i tha vetes. Meqë vazhdonte kuvendimi, përsëri u bëpërfshi në përcjellje.


KOHË FLUTURIMESH

227

25 Jakupi paralajmëronte në vesh babaplakun: ,,dikush me rëndësi po t’kërkon në derë, përjashta?”. Plaku u ngrit duke i’u arsyetuar mexhlisit “me leje”. Me Malin pas tij dolën mixhallarët, Nafiu me Musain. Fetahu në dalje, pyeti të pranishmit në donin tani t’ua shtronin darkën, apo më vonë? Shumica pohuan se s’qenë të uritur. Mbeti për një orë sofra të bëhej gati. Në derë të lëmës prisnin dy policë dhe një civil. Për në shtëpinë e dhëndrrit i kishte drejtuar Daimi. Atë e takuan te stacioni i fundit i trenit dhe e morën me vete. Me të hyrë në xhip , djaloshi kishte filluar të djersitet nga frika se mos hetohet që mbante mbërthyer për mishi pistoletën e babës. Policët e pyetën ku shkonte? Ky u tregoi se kishte babën në një mbledhim në Sylarë!U tha se ka ndodhur një bela me motrën e tij. Se ajo ka ikur e nuk e dinin se ku ka vajtur? Ai më plaku, një musteqezi dhe goxha burrë e kishte pyetur djaloshin: ,,Çka dini për motrën? A mos keni parë të vardiset kush rreth shtëpisë helbete?” - ,,Jo, - ishte përgjigjur Daimi - ne nuk kemi pasur dijeni nëse do ndokënd. Kjo na ka befasuar të gjithëve, andaj janë mbledhur njerëz te shtëpia e dhëndrrit, po e shqyrtojnë gjendjen, se e dini te ne si është zakoni? Ikja është njollë e rëndë për familjen. Deri më tash te ne, për këso punësh janë vrarë, janë trazuar, janë mbyllur, ka që ende


KOHË FLUTURIMESH

228

nuk guxojnë të takohen, janë familje në hasmëri!” ,,Po si diskutojnë burrat për këtë çështje - kishte pyetur polici tjetër - duan t’i pajtojnë, apo duan t’ua shtijnë zjarrin e të bëhen shkrumb e hi, e të thonë ashtu e ka burrëria?” ,,Burrat duan një zgjidhje, nuk e di për çfarë do të vendosin.” - qe përgjigjur djaloshi. ,,Po ti?” - kishte pyetur polici musteqezi, duke e përshkuar me sy, që thonin se nuk kemi ndonjë djallëzi, por vetëm thjesht, kryejmë detyrën ,,Çfarë mendon ti edhe pse je tëpër i ri dhe e dimë se të ka prekur rasti?” ,,Asgjë nuk mendoj” - kishte thënë djaloshi – “më të vjetrit, do t’i vënë një karar ndodhisë. Ashtu siç do të vendosin, ashtu edhe do të bëhet” ,,O çun, - kishte folur polici më i ri, një thatim afro dy metra, me fytyrë të qeshur e të këndshme - unë jam turk, ju kuptoj plotësisht, ne kemi pasur këso telashesh. Por, te ne më nuk trajtohet aq tragjike një e ikur e femrës me djalin që do. Unë përshembull, kisha një kushërirë, që iku nga fshati jonë, Koliçani, në Çiflik për një shqiptar dhe ne e falëm menjëherë, së paku kishte marrë një mysliman, fundja atë e kishte dashur. Më falni, sinqerisht po ju them, motra juaj nuk ka bërë faj. Ndoshta e ka ditur se nuk e jepni me shkuesi dhe punën e ka vendosur vet... ?! Daimi që hutuar ployësisht! Hekuri i ishte djersitur për trupi, në çdo moment mund t’i rrëshqiste poshtë, ose t’i dilte duke u lëvizur mbi rryp e të


KOHË FLUTURIMESH

229

binte para tyre. Ai qëndronte i ngrirë nga mendimet dhe nga trupi. Policët këtë gjendje e kuptuan se ai ngushtohej të fliste për rastin. Nuk folën deri sa arritën te dera e madhe. Kur kishte zbritur djaloshi, pasi ishte larguar disa hapa, kishte kapur amanetin e babait me duar dhe me të shpejtë ishte afruar te shkallët. Para se të hynte te burrat e kishte thirrur nënë Nurijen dhe ia kishte dhënë parabellin e mbështjellë me marhamë. Dielli kishte perënduar, por drita reflektohej nga mjegulla të bardha sikur të ishte para perëndimit! Këtë pamje Mali e kishte përjetuar edhe një herë tjetër. Atëherë qe frikësuar pa masë, se mos ndodhte kiameti në ato moment! Plakat thonin se kur dielli do të lindte nga perëndimi, prite kiametin! Me këtë bardhësi buzëmbrëmjes, qe frikësuar se dielli mund të kthehej e të lindte nga perëndimi! Kur pas një çerek ore kishte filluar të mbretëronte terri,kishte marrë frymë thellë duke u buzëdriridhur “shpëtuam shyqyr zotit”? Kjo i ndodhi duke ruajtur bagëtinë para dy viteve, kur zërin e hoxhës nuk e kishte dëgjuar që të përcaktonte kohën e mbrëmjes. Prej atëherë e ndjente se e ndiqte një rrezik i madh, nëse nuk e dinte kohën! Ngjarja ende i’a shtinte popërdhakët! Plaku me dy djemtë u gjetën te dera e madhe ku prisnin policët. Ai u urdhëroi të hynin brenda. Policët pasi falenderuan, thanë se do të ulen vetëm për nji ujë të ftohtë në minderin nën kulmin e derës. Posa u ulën, ata e informuan plakun se personi me emrin Sylë nga ky fshat kishte lajmëruar që djali i tij kishte ikur një nuse


KOHË FLUTURIMESH

230

nga dera juaj, vajzën e mikut tuaj. Ne bëmë detyrën sipas ligjit shpjegoi ai. I thirëm në stacion dhe konstatuam moshën e saj, e morëm në pyetje në ishte e detyruar të ikte, apo mos ishte marrë me zor, o në ishte mashtruar dhe ishte bërë pishman? Plaku me kujdesin më të madh ndiqte rrefimin. ,,Evet, ei dede65”- e kishte cilësuar si të afërm në gjuhën e vet turke polici. Pastaj, me një të përzier interesante sllavo-turko-shqipe, ngaqë donte që të jetë i afërm e i kapshëm për të gjithë, vazhdoi nuk kemi konstatuar asnjë pengesë që do të jepte mundësinë që vajza të kthehet, apo djali të ndëshkohet me diçka, sepse ligji mbi martesën lejon bashkimin e dy të rinjve me vullnetin e tyre dhe askush s’ka të drejtë t’u përzihet pasi t’i mbushin tetëmbëdhjetë vjeç. Duam t’ju njoftojmë juve si familje oxhakzade, se vajza dha deklaratë ku shkruan se Xhemalin e merr për burrë pa zarllamak. Kështu kishte vendosur nga frika, sepse babai i saj nuk do e jepte te ky djalë. Kjo përshkak të asaj se vëllau i babait të djalit që merrte, e kishte lypur nënën e saj për nuse dhe e dinte se kjo miqësi, sipas adeteve të Grykës, nuk mund të lidhej. Ju njoftojmë se çfarëdo sapëndëki të ndërmerrni ndaj dy të rinjve dhe familjes së djalit, do të mund të shkaktojë masa ndëshkimore sipas ligjit në fuqi. Gjyshi drapeti në vend duke shikuar bijtë e vet, si për t’u kërkuar ndihmë?

65Tur-Mirëpo,

o gjysh


KOHË FLUTURIMESH

231

-Thirrmani Besimin! - u tha bijve të vet, dhe u kthye nga policët: - Ju lutem, por unë kam thirrur në shtëpi njërëz që këtë punë ta drejtojmë siç e kemi adet. Besoj se do t’i vendosim një kapak kësaj pune. Por, nëse paria më obligon me masa që janë kundër ligjit, unë e kam patjetër t’i zbatoj, edhe në thefsha qafën. Policët kishin thënë se e zbatonin ligjin, nuk kishin nge të merren me punët që do të pasonin pas vendimit të pajtimtarëve në mexhelisin e mbledhur. Por kishin thënë “kini kujdes”. Ndërkohë kishte arritur dajë Besimi. Policët me instistim të plakut, ia kishin treguar vetëm deklaratën e së bijës dhënë në stacionin policor. Ata ishin larguar për dhjetëra minuta. Këta po i ktheheshin logut të burrave. Para se të hynin në dhomë, në krye të shkallës, pranë hambarit, gjyshi u drejtua nga Besimi dhe Nafiu që i rrinin në dy anët e krahëve: - Si thoni a ta shpalosim deklaratën para burrave? - Si thoni ju, o mik? - i kishte kthyer pyetjen Besimi, duke kërkuar përgjigje që më shumë ta bindte vetveten me ndonjë arsyetim. - Unë them ta shpalosim, - tha plaku - sepse nëse marrim ndonjë hap kundër pushtetit, së paku ta dimë ta bëjmë siç është më së miri! - Ermali disa hapa pas tyre ndjeu se gjyshi po zbrapsej me ngadalë nga fortësia shkëmbore e traditës dhe i erdhi keq, sa donte t’ia nisë një të qare me mallëngjim. E shihte fytyrën e tij dhe i dukej një i vdekur i gjallë!


KOHË FLUTURIMESH

232

-Ta shpalosim! - thanë njëkohësisht duke mërmëruar dajë Besimi dhe xhaxhi Nafi. - Bile më mirë, sepse edhe ata duhet të dinë gjithçka për rastin, pasi ne duhet të mbështesim zgjidhjen e tyre. Plaku me bijtë e tij dhe mikun, hyri në dhomë. Pasi dhanë selam, u ulën në vendet e tyre. Prisnin në kishte ndodhur gjë derisa kishin qenë jashtë kuvendimit. Gjyqtari Ramë, pasi bëri një të thithur të thellë të llullës prej qelibari, u kollit njëherë e iu kthye plakut të shtëpisë: - Si ishte koha, o Hazir Matjani, a ishte diell, a ishte vranët? - Është mbrëmje, o Ramë Beka, por shpresojmë se edhe drita do të vijë inshalla... - Po, me siguri se dita do të vijë pas natës, e plotësoi fjalimin gjyqtari, koha me dallimet e saj janë pronë e Lartmadhërisë. Shyqyr që është natë, për ta ditur rëndësinë e dritës. Mos të ishte e keqja, as e mira s’do ekzistonte. Ndoshta ky zavall që duket se të ka shitue, të sjell një selamet që për jetë do të duhet me e kujtue. - Inshallah, o Ramë Gjyqtari, në dashtë Zoti ashtu si thoni ju, të gjithë kemi me u lumnue. Plaku pastaj u përcolli atyre se policët kishin vërtetuar rastin që po e kuvendonin. Nuk kishte më nevojë të çonin njeri të pyeste vajzën në e kishte dashur, e në ishte mashtruar nga djali. - Ato punë, - tha plaku - nga frika, a nga kush dreqi e di, i kishte bërë i zoti i shtëpisë ku ishte vajza. Pra kjo dilemë për kuvendimin tonë besoj


KOHË FLUTURIMESH

233

se është e qartë, kemi një pozitë të qartë sa i përket kësaj. - Mirë, - tha - Hafëz Qamili dhe vazhdoi - pra neve na mbetet të diskutojmë masat që duhet t’i ndërmarrim si mexhelis, pa marrë parasysh se kjo i pëlqen pushtetit, apo jo. A jeni dakord që kuvendimin ta zhvillojmë në këtë drejtim? - Po - thanë shumica e të pranishmëve, ndër të cilët më të zëshëm ishin Cufa, mulla Myrta dhe Hafëz Hasani. Të tjerët pohuan në heshtje. - Ne nuk nuk na mbetet gjë tjetër - filloi rëndë Hafëz Qamili - përveçse të marrim masa, që do të jenë në përputhshmëri me islamin, sheriatin, traditat tona, që na kanë ruajtur nderin deritani. Ne e dimë, o burra se hyqimeti don ta prishë miletin dhe se ligji i tij mundëson martesa edhe pa izinin e nënës e babës, por ligjet tona janë më të forta, ne duke i praktikuar ato, ruajmë veten dhe familjet tona. - Mirë e ke, o Hafëz Qamili. - i ktheu përgjigjen Ramë Beka, duke u rrëmbyer tërësisht në bisedë. - Unë jam plak gjaqesh dhe gjyqtar sa e sa vite, të gjithë e dini. Po besoni se puna e ikshave është shtuar, masat e deritanishme nuk po japin rezultat. Adetet, zakonet tona, nuk po munden ta ndalin këtë të keqe. Prandaj më shumë kam shpresë me gjet një çelës te sheriati, që të mundemi t’ia mbyllim dyert kësaj gjëme, sesa me u lodh me ligjet e traditës. Fundja, o burra, çka kemi futur në xhep kur kemi vendosur që familjen e djalit e kemi trazuar, i kemi marrë një rob për këmbim ose ka ikur në Turqi. Dertliu


KOHË FLUTURIMESH

234

është trazuar në shehër dhe atje rri me frikë, fëmija i janë bërë për martesë e nuk i dinë kë kanë dajë, gjysh, mixhallarë, kushëri të nënës. Nëse ligjet e krahinës do bënin të vetën, nuk e di. Por këto ligje kanë traditë shekullore e nuk kanë mundur ta ndalojnë ikjen. Atëherë? Hafëzi mori frymë thellë për të relaksuar veten: - Mue më duket një hile plus, kur pushteti shumë pak reagon të parandalojë këto probleme, duke lejuar të zgjidhen me mjetet tona, duke sjell kob, zi, mbyllje, shpërngulje nga vendi. Në Malësi të Sharrit ka ndodhur edhe kjo. - ngriti zërin gjyqtari, ndërsa manevrimi me duar tregonte se dëshira për t’i bindur të pranishmit sa vinte e shtohej. - Një djalë e një vajzë e familjeve të ndara e të hidhëruara për shkak të martesës me të ikur, ishin takuar në fushë dhe gati sa nuk kishin bërë ndonjë dëm të madh, që prish edhe imanin edhe gjakun. Djali i thotë nënës së vet se kishte takuar një vajzë në rrugën e Fushës së Bletëve dhe i kishte pëlqyer pa masë. Ia kishte përshkruar nënës së vet se si dukej e në cilën shtëpi kishte hyrë. Nëna e kishte përcjellë me kujdes të madh. Në fund ishte zverdhur, sa s’i kishte rënë të fikët nga tregimi i djalit. Djali kishte menduar se mos nëna e tij e kujton të kaluarën e hidhur të saj. Ajo nuk i kishte parë të vetët prej kur kishte ikur, edhe pse i kishte gjallë në katundin e afërt. Vetëm në ëndërr shihte nënën që i ishin tharë lotët, babain e damllosur, motrën e përmalluar dhe dy vëllezërit e handavitët nga e keqja e shpirtit.


KOHË FLUTURIMESH

235

- Jo, mor bir. - kishte thënë ajo, duke u ndërmendur nga një sulm që e kishte bërë të kllapiste një gjysmë ore. Ndërkohë djali kishte menduar se nëna po i vdiste prej sapëndëkut të vet, nga dashuria dhe malli për të afërmit. - Ajo është vajza e dajës tënd të madh. Uff, o Zot! E Hasimit, bre nënë. - kishte bërë ajo duke ia krisur një të qare të madhe që i kishte mbledhur gjithë anëtarët e shtëpisë. - Çka nëse s’i kishte treguar nënës? - pyeti gjyqtari - Do merrte djali grua vajzën e dajës?! Kësaj i thonë ik nga shiu e bjer në breshër. Për këtë kjo duhet matur mirë, o burrani. Deri më tani më duket se vetëm kemi ditur të presim. Mulla Myrta sikur po ndjente sa është sahati për qëndrimet e tij. Barku i ziente, zorrët i përziheshin, gojës sikur prush i dilte. - Me leje, o burra, se më pret vazifja në xhami. tha ai duke u ngritur ngadalë - Do të dal për namazin e jacisë e si e shoh, s’më mban shëndeti, ndoshta nesër ju bashkangjitem si të mundem. Kohëve të fundit më mundon fryma dhe era po m’i frenon këmbët. Kur ishim të rinj, zinim peshq e bënim dru në Iliridë, tani drunjtë po kërcasin e peshqit po rrëshqasin në mue. Nëse nuk mund të vij, ishalla i vini kapak të mirë kësaj dere, pa mua. Siç po shihet punët nuk po na shkojnë aq mbarë. Mirëmbetshi - uroi, u përshëndet me të gjithë për dore dhe menjëherë doli. Pas tij doli ta përcillte vetëm xhaxhi Nafi. Në të dalë nga dera e madhe e oborrit, hoxha i fshatit i kishte thënë xhaxhait:


KOHË FLUTURIMESH

236

- Nafi, babai juej e bëri muhabetin çorbë qensh66. Biro, ai i di shumë mirë si është bërë kuvendimi për punën e ikshave. Nëse don t’u japë të drejta, atëhere për hajr i koft, unë nuk vij më. Bëju selam e thuaju nëse nuk vij, se nuk pajtohem me kurrfarë ndreqjeje dhe se pa i ndëshkuar, kjo punë do të trashet e do të bëhet ashiqare. Unë po shoh, biro, se plaku yt po shkon kah pajtimet, pa kurrfarë dënimi që kurrë s’ka ndodhur. Kjo punë perishan, te ju do të jetë e para. Ejvallah, - tha plaku mjekërbardhë duke u dridhur nga shqetësimet e brendshme. Nafiu ishte kthyer me bindjen se këto fjalë nuk do t’i thoshte, përveçse në ia kërkonte nevoja patjetër.

66Gjellë

nga mbeturinat e darkës për qentë dhe macet


KOHË FLUTURIMESH

237

26 Plaku u bëri me dije se darka ishte gati. Të ftuarit të fillonin e mbaronin me atë, e pastaj nata ishte e tyre deri sa të zbardhte. Mund të vazhdonte pandërprerë kuvendimi gjithë paraditeve, pasi të shtrohej sailla67, pastaj njerëzia të bënin një sy gjumë pasi të hanin drekën pas mesdite dhe të vazhdonin gjithë ditën e lume, nëse kishte shenja se zgjidhja mund të ishte e mundur me bisedime intensive të pandalura. Kjo ndodhte kur konstatohej se hekuri i nxehur lakohet më mirë dhe nuk bën të lihet për t’u ftohur. Kjo ide ngjasonte të ishte në kokat e të gjithë familjarëve. Për Ermalin ky përngjasim dilte nga pamja e fytyrave, që fare s’donin fjalë. Ato fytyra thonin: “Fikë se fikë, për këtë punë, më mir vrik e vrik” Njerëzit më shumë i mundonte frika e asaj që do të ndodhte se sa vet ndodhia e keqe. Prandaj kërkonin të dilnin sa më parë prej këtyre baltavinave. Djaloshit kjo pamje i kujtoi një ngjarje të një daje të babës, dajës Rafis, i cili kishte treguar:,,Kur i kishte mbledhur bullgari në xhami, kishin pritur që t’u vinte radha t’i rrihnin në derë duke dalë, gjoja se ruanin armë në shtëpi e nuk tregonin! Daja si i ri, ishte frikësuar dhe dridhur pa masë para se t’i vinte radha të hynte te panduri. Por kur kishte hyrë, panduri s’e kishte pritur fare. Ia kishte rrasur disa shuplaka si kishte mundur. Ky pas shpullës së parë ishte bërë rehat, ishte çliruar e qetësuar krejtësisht. Sikur në vend ta mbyste bullgari, ky 67Sofra

e shtruar paradite


KOHË FLUTURIMESH

238

nuk e kishte pasur gajle. Qoteku që kishte ngrënë, kishte qenë më i lehtë se frika që e kishte rënduar më parë. Jakupi me Daimin u shtien t’i lajnë duart. Njëri me legen, tjetri me gjygim. Njëri shtinte ujin me gjygim e tjetri mbante legenin e ujit dhe një peshqir lakuar krahut, që t’i thanin duart. Burrat lanë duart dhe u ulën në sofër. Fillimin me falenderim të Krjiuesit për nemetet e dhëna, e urdhëroi Hafëz Qamili. Pasi të gjithë thanë bismelen, filluan të hanin darkën në tryezën e madhe të mysafirëve. Gratë kishin përgatitur me kujdes të posaçëm janinë me patate dhe orizin me mish pule, ndërsa për ëmbëlsirë kishin përvëluar një alygjin, sherbeti i të cilit laskucëve u shkëlqente nëpër mjekra. Duke dashur t’i bënte të qeshnin, Ibrahim Aga, që tërë kohës kishte qëndruar i heshtur, atyre që s’përmbaheshin nga të dëndurit me ëmbëlsirë, u shtroi një pyetje: - A e dini cili është dallimi mes llaskucit dhe sorupuçit? - Jo, - i thanë të pranishmit. - Eh, po ju lutem - tha Ibrahim Aga me nënqeshje - mos e merrni mbi vete. Llaskuci ha çka të shohë e çka të gjejë, e soropuçi ta merr prej doretë gjithë qeshën duke falënderuar zonjat e shtëpisë që kishin përgatitur hajet e lezeçme. Mulla Xhemshiti ia bëri me kokë Mulla Hasanit që Hafëz Qamili ta këndonte duanë e bukës. Ky i fundit ngriti duart duke thënë “Amin”. Ngritja e duarve i ftonte të pranishmit t’i bashkangjiteshin në falenderimin lutës:“Falenderimi dhe lavdërimi


KOHË FLUTURIMESH

239

të takon vetëm ty, o Zot i botëve, bamirës, mëshirues dhe mëshirëbërës, sundues i ditës së gjykimit, vetëm Ty të besojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë, udhëzona në rrugë të drejtë, në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira e jo në rrugën e atyre që tërhoqën hidhërimin kundër vetes dhe as të atyre që e humbën veten. Të nderuar qofshin ata që e kanë përgatitur këtë ushqim, ata që e hanë këtë ushqim dhe që gjenden në këtë vend. O Zot i gjithëfuqishëm, na e bëj të mundur të hamë prej hajeve të xhenetit, të pimë prej burimeve të keutherit68 dhe të jemi pjesëtarë të banorëve të Xheneti Firdausit69! “Amin”! – përfunduan të gjithë njëzëri duanë e ushqimit. Pastaj burrat e shtëpisë ngritën sofrën dhe pasi lanë duart, ndezën nga një cigare duhan dhe prisnin kafenë e pasbukës. Plaku Hazir i pyeti në mos ishin mërzitur dhe kjo Ermalit i kujtoi rastin e udhëtarit mysafir që s’kishte falenderuar mikpritjen e të zotit të shtëpisë, edhe pse nuk i ngjante rasti me asgjë. Pleqtë këmbyen kutitë e duhanit derisa rrufisnin kafenë. Radha erdhi që Mali dhe Jakupi të mblidhnin taketuket e mbushura me bishta cigaresh. Nga përpjekja u duk se Datja donte ta merrte fjalën. Plaku i shtëpisë e hetoi këte dhe i çeli udhën bisedës:

68Burim

i të gjitha të mirave në botën e amëshueshme i parajsës më të zgjedhur, ku do të jenë të vendosur të dërguarit dhe më të devotshmit e islamit

69Emri


KOHË FLUTURIMESH

240

- Fol, o lum Datja, se ti ke mertebenë70, i njeh edhe punët e hyqimetit dhe të miletit, ishalla i’a vlen me ia gjet një të gjame kësaj pune - tha kryeshtëpiaku. - I dëgjova qëndrimet e deritanishme. Besoj se e kavërdisën mirë problemin. Pajtohem se ashtu siç e zgjidh ligji martesën, pa mësitni, ne nuk e duam! Por edhe me ndalesa, shpërngulje e ngujime në shtëpi, kjo punë nuk mund të zgjidhet. Për hesapin tim, siç e tha edhe gjyqtari, me këto masa ne i sjellim dëm popullit e jo hajr. Kam dëgjuar se pëlqimi mes burrit dhe gruas për martesë është i lejueshëm dhe është praktikuar që nga koha e Pejgamberit, alejhi ve selam. Nuk e kemi mirë, o burra, që evladët tanë nuk i pyesim kur ata arrijnë kohën e martesës, në duan apo jo personin që i kërkon. Kjo është kryesore, o burra. Nuk mundet më, që martesa të bëhet si na kandet neve, e si thonin pleqtë “pre një ferrë e zër një shteg”. Një familje nuk mund të jetë e lumtur, nëse ata që martohen nuk e duan njëri –tjetrin? Ne e dimë se më parë ka pasur, edhe fejesa në djep, martesa me të ndërrume, ma jep motrën ta jap motrën, ma jep bijën, ta jap bijën, martes me para e të tjera. Këtomartesa për hesapin tim kanë qenë në kundërshtim, edhe me ligjin edhe me Famëlartin. Këto pra kanë qenë martesa me zor. Një femër e martojnë katër cilësi:feja, pamja, familja dhe nderi i saj. Jo rastësisht i Madhërishmi porositi në fjalën e tij që besimtarët martoni me besimtaret. Domethënë të mirët me të mirat, se besimi është mirësi, butësi, pëlqim e 70Gradë

nderi në shoqëri


KOHË FLUTURIMESH

241

pajtim. Të mirat dhe të mirët, nuk mund t’i bashkoni nëse ata nuk japin fjalën e tyre. Bukuri dhe mirësi me zor nuk mund të bëhet. Lumturinë kush mund ta përcaktojë më mirë se vetë ata që zgjedhin njëri-tjetrin? Unë po them se nëna e babai duhet t’i pyesin fëmijët, dhe nëse i pyesin këto probleme do të mënjanohen, do të pakësohen e do të shterrohen plotësisht - fjalët e fundit Datja i tha duke marrë frymë me një shqetësim se si do të reagonin të pranishmit për këtë të thënë. - Unë - vazhoi ai - kam një propozim konkret? Le të shkojë Rufati te Xhemali, ta mësojë e t’i përcjellë disi, sepse kështu pajtim e lidhje miqësie nuk ka pasur. Sula duhet të kërkojë pajtimin me mikun e tij përmes Hazir Agës, në të vërtetë përmes këtij mexhelisi, duke caktuar nji kohë dhe një mënyrë sesi duhet të bëhet. O burra, më falni që e kam tepruar, sepse këto fjalë janë kundër traditës, por traditat e këtilla duhet t’ia lëmë së kaluarës. Unë pres argumente në këtë drejtim nga Hafëz Qamili, Gjyqtari dhe Hafëz Hasani, besoj se e dinë më mirë sheriatin dhe punën e martesës. Mësues Mahmud Dumanit i qeshi fytyra. - I madhi Date - filloi ai shqipen e tij me ngjyrime elbasançe që u pëlqente të gjithëve. - E the shumë bukur, unë po shtoj se të gjithë gishtat kanë dhimbje të njëjtë nëse i vrasim. Po mendoj se martesa dhe vetë shpirti i të rinjëve, me të cilët janë ngjeshur mish e koc, sheriati dhe kultura jonë kombëtare, janë gishtat tanë me të cilët e prekim dhe e shijojmë jetën tonë. Që të gjithë gishtat kanë dhimbje të njëjtë nëse i


KOHË FLUTURIMESH

242

vrasim. Por ne, kërkojmë njërin të cilit i rri unaza më mirë në gisht, pra po e zgjedh unaza gishtin, e jo ne unazën. Mund të themi se unaza mund të punohet te alltanxhiu, të zgjerohet e ngushtohet, por jo secila grua është unazë për gishtin e një burri, që i bën tamam vetëm atij. Nëse jam i qartë...? - Burra të mençur ka “matanë gardhit”71, o Mësues Mahmud, e lavdëroi me temsil Mulla Xhemshit Mësuesi dhe shtoi: - Por ne unazën me zor e kemi futur në çdo gisht, ajo pa dëshirë i ka bërë çdo gishti...! - Hafëz Qamili, Ramë Bek Gjyqtari, Hafëz Hasani, mixha Cuf dhe kryeshtëpiaku u panë sy më sy. Sikur lusnin njëri-tjetrin t’i bashkangjiteshin kësaj fryme. Mixha Cuf ia nguli sytëshqiponjë Mulla Myrtës. Kur pa se ai nuk do të flasë, nga këmbkryqi u ngrit ndy gjunjë: - Mirë, bre burra, po e shoh se ku po e rrihni telin? Po si më duket mua, koha u dashka ndryshuar! Burrat të bëhen gra, e gratë të bëhen burra!? Nëse Cufavica s’e ka frikën time, ajo mund të bëjë si t’ia ketë qejfi? Të shkojë ku të dojë dhe kur të dojë! T’ia japë shtëpisë poravën! Pa frikë burri, nuk mbahet gruaja....! Më duket gabim, edhe pse them se keni të drejtë, kur thoni se pa u pyet nuk bën të lidhet martesa? E kam dëgjuar prej pleqve, e ata nga pleqtë e tyre, se kur lypej një vajzë nga një djalë, nëna e pyeste vajzën në donte të martohej apo jo? E si vërtetohej kjo? Nëse vajza qante, nëna i prekte 71Simb.

Shqipëri


KOHË FLUTURIMESH

243

lotët e saj? Me lotët e nxehta, vërtetohje se vajza nuk donte të martohej! Në nxirrte lotë të ftohta, ajo qe gati të martohej! Hafëz Qamili mori fjalën dhe bëri një përmbyllje për të drejtat e femrës në martesë. Ai tha se ato dalin nga shumë hadithe, si praktikim i të dërguarit Muhamed, dhe shumë ajete me të cilat i Madhërishmi vërtetonte pse mashkulli është përgjegjës për femrën! Përkujtoi se edhe pse ka epërsi fizike mashkulli, femra përsëri ka të drejtat e saj, ka integritetin e vet dhe statusin në familje dhe shoqëri, prandaj jemi të obliguar ta përfillimin vullnetin e saj. Ai tregoi ajetet kuranore, ku ajo është trashëguese e pronës së prindërve. Në këtë derexhe nuk kishte qenë ajo para se të zbriste Furkani72. Femrës i takon përgjegjësia e ruajtjes së nderit të burrit dhe të familjes. Kemi për obligim t’ia plotësojmë garancinë e nigjahut dhe të jemi të drejtë ndaj asaj. Të gjitha këto arsyetojnë se femra nuk ka vetëm obligime, por ka edhe të drejta. Ajo, vlerësoi hafëzi, është direku i shtëpisë, sepse ajo duhet t’i edukojë fëmijët, kjo është puna më e madhe për islamin dhe botën. Pasi për rastin në fjalë themi se kemi të bëjmë me një nënë të ardhshme të një familjeje muslimane, ajo nuk mund të kishte konsideratë, nëse këtë e merr pa pëlqimin e saj. Transmetohet me një hadith se i Dërguari i fundit ka thënë:“Të më vinte nëna ime pas shpine e unë të isha duke falur namaz, dhe të më thirrte “O Muhamed”, do të ndërpritja atë e do t’i përgjigjesha “po nënë”. Kjo flet për namin Cilësia dalluese e Kuranit( mes drejtësis dhe padrejtësisë, të vërtetës dhe pavërtetës) 72


KOHË FLUTURIMESH

244

e lartë që gëzon nëna, me atë edhe femra në islam! Sa i përket sjelljes, mbajtjes së saj që e ceku i nderuari mixha Cuf, gjithashtu kemi një transmetim ku për femrën, gruan i Dërguari ka thënë:“Ajo është një pemë shumë e ndjeshme, ku kokrrat e degës së saj duhen lakuar me kujdes. Po i lakove shumë i thyen. Po nuk i lakove, nuk e kap dot frytin”. - filloi të qeshë duke e prekur mjekrën i kënaqur Hafëz Qamili. Ajo i nderuar mixhë, - iu drejtua Cufës - si pjellë është briri i lakuar i Hazretit Adem, shtyllë ka boshtin e kurrizit, që është burri i saj. Pa shtyllën nuk rri brinja. Cufës po i shtohej meraku për të zbrazur pakënaqësinë dhe mllefin! Me një ironizim me humor, filloi ngadalë duke bërë me dije ashiqare se ku e kishte hallin: - E kishin akuzuar macen prakute, pse ishte mbarsur me një maçok që hante vezët dhe zogjtë e pulave. Shkurt e qartë, s’kishin dashur të kishte mace e maçok të këtij lloji, sepse kishte sjellë shumë dëme. Mirëpo, macja, si pa diktuar, lindi katër mace femra. Kishin frikë se do t’i mbarste i njëjti maçok dhe vaj halli për vezët dhe zogjtë e mëhallës? E nxorën për gjykim macen prakute. E pyetën për të parën pjellë: “Këtë” - i thanë - ,,a e di?” “E di e s’e di” - tha nëna mace. Për të dytën: ,,A e di”? “Po” - tha nëna mace - ,,e di, po s’kom xhit boj” Për të tretën i thanë:


KOHË FLUTURIMESH

245

,,Kjo”? ,,E kom bo, s’e baj mo” – tha. Për të katërtën nuk foli fare e i thanë: ,,Huq e ke s’un e losh” - dhe e përzunë me gjithë macet e vogla. Përgjigjen për këtë shataf e mori aty për aty nga Gjyqtari i Odës: - Më fal, Cufo, por kemi hall e flasim për njerëz, jo për mace. Kafshët i shërbejnë njeriut, e njerëzit njëri-tjetrit. Mos, Cufo, mos... Mos u bëj si i thonë “burri i nënës me babën gjallë”! - Muzaqerja e sotme73, për fat, më shumë ka ujë të kthjellët sesa të turbullt, së bashku na duhet me e rrësmue e kullue edhe atë pak përllangie. Kemi nevojë për sasi uji, që tregon qartë çfarë ka nën të! - E di, e di, - bëri Cufa njëkohësisht me gojë e me kokë - por unë kam frikë se mos shtohen ikshat e bëhet shprehi puna e ikjes? - Neve na janë shtuar ato, o lum miku. - plotësoi Mulla Xhemshit Mësuesi - rasti i ikjes së vajzës së Besimit nga dera e Hazir Matjanit në derë të Xhemalit të Sylës, është një rast ku duhet të tregojmë sesi duhet me e ndalë e jo si të shtohen edhe më? Nuk ma merr mendja, se po t’i pyesim në të ardhmen vajzat, zor do të ndodhin këto gjëra. Vetëm muajin e fundit nga tre fshatra të Grykës, janë ikë tre vajza, dhe një është zënë e është martuar me zor te një të thuash plak, që është me moshë dyfish më i vjetër se vajza. Thonë se iksha e zënë tani si nuse, qenka 73Lok.

shkoqitje përmes dialogut


KOHË FLUTURIMESH

246

shtangue, nuk dilka prej dhome, nuk flet, nuk fle dhe nuk ha kurrfarë ushqimi. Burri i botës sa ishte gëzue që i ra në lugë një nuse, që nuk e kishte patur as në rininë e vet, ishte idhnue më shumë, sesa kur s’kishte grua fare, sepse, nëse nuk të do gruaja, ajo për burrin është hardhi e egër sa që edhe gjethet nuk i bëjnë për sarmë.


KOHË FLUTURIMESH

247

27 Burrat pas mesit të natës, për çudinë edhe të vetë atyre, arritën pëlqimin:Rufati nesër në mëngjes të shkonte e të ngalliste Xhemën, duke qenë mexhelisi pa derdhur, (që nënkupton mbetjen në fuqi deri sa të përfundojë çështja e gjykuar e mbledhimit) të kërkonte falje dhe pajtim për krushqi. Detyrën ia mësuan të thoshte:“Jam bërë për ta vrarë veten, por nuk kam kurrëfarë zgjidhjesh, as unë nuk e kam ditur, as ju e keni ditur?! Nëse thoni të trazohem, e bëj menjëherë atë! Nëse thoni që për këmbim të më merrni një rob shtëpie, nuk kam vajzë të rritur, e kam shtatë vjeçe, të ishte e rritur do t’ia jepja me siguri, vetëm të mos më prishet familja, rehatia dhe mirëqenia në Sylarë! Jashtë vendit nuk mund të shkoj, s’ma merr mendja se gjindem, jam kallaballëk mbi njëzet frymë, më mirë të qukundisem me planc e ship, se sa me shkue në Turqi! Nëse falni familjen time, do t’u jem mirënjohës dhe do t’ju ndjej si miqësi dhe vëllazëri. Me ba me më falë dhe me u miqësue pa ndonjë telash, do të jem njeriu më i lumtur në botë, sepse e kam ëndërruar miqësinë me një mik si Besimi, që ka miqësi me burrin e rëndë Hazir Matjanin! Ju lutem, ju them, ju gjunjëzohem, unë ndjehem fajtor dhe i poshtëruar! Jo si me ikë unë dikë, po si me m’pasë ikë mua vajza, që edhe mundet me ndodhë”? - Mësimin ia drejtoi Gjyqtari Ramë Beka me kujdes vetë Rufatit, i cili ndjehej ngushtë sikur ta kishin kapur për fyti! Ndërkohë, kur Hafëz Qamili u kishte thënë


KOHË FLUTURIMESH

248

familjarëve që ta pranonin qëndrimin e odës së pleqërimit, ishte shkaktuar tollovi. Ermalit i dukej qielli i paktë, për sa i duhej hapësirë për të shprehur lumturinë e tij, nëse kështu pranonin ana e tij! Edhe kjo nuk qe lehtë. Hazir Matjanit i ra të ballaisur. Me ujë të ftohtë e sollën në vetëdije. Besimit i’u drenua nofulla e poshtme e s’mund të thoshte asnjë fjalë. Daimi qante pa e ndarë hidhërimin nga gëzimi. Dajanicës Nurije i kishin shkri dy herë plumb74 për t’ju forcuar midja e bukës, ngaqë të vjellat nuk i ndaleshin. Nënë Behija dukej e zvogëluar nga brengat në fytyrë dhe në trup. Gjyshja vetëm bënte “kuku, kuku” dhe sillej kurtit të shtëpise pa ndonjë qëllim! Bota u sallakohej vërdallë të gjithëve. Ermali po i bëhej gati për një fluturimi të paparë? Ai kishte menduar se do të ishte kënaqur vetëm të pajtoheshin e të mos merreshin masa ndëshkimi, qoftë edhe me një injorim të përjetshëm ndaj çiftit të ri? Zoti nevojën e tij paqësore e afërore të shpirtit po e plotësonte shumëfish më shumë sesa ishte kërkesa e tij? Brenda dy ditëve, donte Zoti, të bëhej gati të niste një botëkuptim dymijëvjeçar. Këtë lëmsh brengash, pengesash martesore, ku me e ditë kush e kishte nisur fill? Askush s’e dinte sesi ishte mbështjellë ndër vite! Ky lëmsh kishte mbledhur, ndrydhur, shtrydhur, kalbur, shashtisur, shaplladisur, damlladisur, xhindosur, sikletosur, vezvesosur e varrosur ndoshta fantazitë dhe romansat më të bukura të faqes së dheut? Gjenerata e gjenarata të rinjsh 74Ritual

i shkrirjes së kallait në ujë duke avulluar fytyrën dhe mërmëruar fjalë pa kurrëfarë kuptimesh e zërash nga ai që shkrin


KOHË FLUTURIMESH

249

ishin pre e këtij gjahu! Vdiste gjahu kundër lirisë martesore!As luftrat e gjata që bënë njerëzit, për t’i ndryshuar gjendjet dhe raportet mes tyre, nuk lan aq vragë shpirti. Sa ligje, adete, të bëma, ndryshuan njerëzit me luftra, kanune, ujdi të kuvendeve të burrave, marrëveshje fisesh, fjalë bese, fjalë burri? Ato që filizit të jetës nuk i jepnin dritën e diellit, nuk kishin arritur t’i preknin! Pse? Ndoshta prej kur Kabili e mbyti me gur Habilin, për të marrë motrën më të bukur? A thua i shkonte porava kësaj pune prej kur ishte kurdisur bota? “Prej panivekut75, thonin plakat, kështu ka qenë, femra gjithmonë e qastisur76 dhe e pustisur77.” Po bota si kishte shkuar shekuj e shekuj! A s’e kishin prekur njerëzimin dhjetë urdhërat e Musait (Mojsiut) e të mësonin mirësinë e Krijuesit për krijesat? Pse dymbëdhjetë urdhërat e Isait (Jezusit) shëlbuesit (shërbyesit) të të gjithë njerëzve e shpirtrave, nuk zunë vend ndër njerëzinë e botës? Njëmijë e katërqind vjet përsosshmëria e fundit e kompletuar Kur’ani famëlartë, ishte në duart e nevojtarëve? Pse nuk morën ushqim njerëzit nga ky thesar i pasosur? Këto mendime po i rishfaqeshin tani kur shihte fytyrën e mësues Mahmud Dumanit, mikut të shtëpisë, i cili me dituritë e tij, aq të gjithanshme kishte ditur t’i trajtojë pothuajse se të gjitha problemet që kishin njerëzit e rrethit. Ky nuk ishte vetëm mik personal i gjyshit, për Malin ishte një shkollë që ua kalonte me dituri mësimeve të rregullta të shkollës. 75krah.

shumë kohë, ngqa kohët e lashta, e pacaktuar dalë prej vetes nga mllefi 77Lënë anash 76E


KOHË FLUTURIMESH

250

Thoshte gjyshi se këtë emër të bukur, që mezi ta ngjiti hoxha, e kishte propozuar ai mësuesi, i cili atë kohë shëtiste nëpër fshatra me vazife që vetëm ai e dinte. Por, jo vetëm kaq, kujdesi për djaloshin kishte vazhduar me vite. Ai para një viti i kishte sjellë tinëz librin “Historia e popullit shqiptar” dhe disa herë i kishte dhënë sqarime plotësuese:I kishte thënë:“Nëse këtë libër ta gjejnë, jemi të vdekur edhe ti, edhe unë. Ti do të bëhesh mësues, unë të përgatis me atë që s’mund të ta japin mësuesit e tu! Jo që s’dinë, nuk guxojnë!” - kishte qeshur. Kishte një besim Mali, se për hatër të tij, gjyshi do ta çonte në shehër të vazhdonte Normalen e mësuesisë. “Heu, - ia bëri vetes - çka ishte ky njeri? Pse kishte lënë vendin e tij e ndjehej më shumë se në vend të vet? Pse i sillte libra që s’duheshin të diheshin as edhe nga të afërmit?”- “Mirë, - i tha vetes - gjërat e fshehura janë çelësi i misterit të lumturisë”- Gjyqtari Ramë Beka kishte urdhëruar familjarët të dilnin të konsultoheshin mes veti, dhe të jepnin besën se pajtoheshin me vendimin e kuvendit. Pas një ore, deri sa ata i shërbente Jakupi me mollë verore, qershi e dredhëza, familjarët kishin rënë dakord me lot në sy. Pajtoheshin me vendimin e pleqërimit. Por, të gjithë kishin qenë të mendimit se vendimi nuk mund të realizohej brenda nate, ose edhe brenda një dite. “Do të bëhemi gazi i botës!” - kishte thënë Musai, ndërsa e kishte vërtetuar fuqishëm dajë Besimi:“Nëse kjo e ujdisur menjëherë jetësohet?”


KOHË FLUTURIMESH

251

Grave, kur ua kishin thënë vendimin, jo për t’i pyetur në pajtoheshin, por vetëm t’i njoftonin, kishin thënë:“Vendimi të zbatohej së paku pas një muaji, këta ta merrnin pak veten, se tani s’e kishin kryet me vete”, sepse çdo tollovi e përzierje i përfshinte edhe ato me punët e veta. Thoshte Mali me vete:“Sado të këqija t’i quajmë, pa ato nuk shkoka jeta!”. Në orën katër të mëngjesit, kur vetëm të vegjëlit e shtëpisë kishin fjetur, u mor vendim-pëlqimi për zbatim. Vendimi përfshinte dy familjet. Nga ana e vajzës:prindërit dhe të afërmit e gjakut të vijës së parë nga babai dhe nëna, dhe vetëm familjen e shtëpisë nga ku kishte ikur vajza; kjo ishte familja e vajzës që mundej dhe duhej të kërkonte ndëshkimin. Nga ana e djalit:prindërit dhe familja e ngushtë që jetonte në bashkësi familjare, e cila mundej edhe duhej të ndëshkohej. Vendim-pëlqimi përmbante tre kushte bazë: Një pari burrash nga ana e djalit, pra Xhemal Sylarit që nesër të kërkonin pajtimin për lidhje miqësie me Besim Këndovën. Së pari herë kjo kërkesë as nuk hidhet poshtë, as nuk pranohet me arsyetimin se këtë nuk e ka bërë kush dhe se shtëpia e djalit ende nuk e ka definuar këtë punë. Pas kësaj, që do të thotë, pas një jave, djali si pjesëtarë të parisë së pajtimit, zgjedh burrat që marrin pjesë në tubimin e kuvendit. Fjala nga Hazir Matjani, është:për dy javë të vijnë edhe njëherë paria dhe ta shohim. Pas tre javësh jepet besa e lidhjes së miqësisë. Për këto tri javë i ndalohet qarkullimi familjes së djalit nëpër ara,


KOHË FLUTURIMESH

252

fusha, male, kullota, katunde, pazare, përveçse në rast vdekjeje, ku lejohet varrimi dhe thirrja e familjes për ta përcjellë kufomën. Punët e të korrave mund t’ua bëjnë lirisht farefisnia. Familja e vajzës:e Hazir Matjanit dhe Besim Këndovës ndalojnë qarkullimin përveçse në raste urgjente. Qëllimi është që anëtarët e ngushtë të familjes të mos takohen njëri me tjetrin. Të korrat do të bëhen edhe për këta të fundit nga miqtë e farefisi. Ky vendim për lëvizje i obligon vetëm burrat e moshës madhore. Djemtë e moshës parabylykut, gratë dhe fëmijët, nuk përfshihen në këtë vendim.Kushti pas lidhjes së miqësisë:Vajzën, një vit të plotë, ta çojë në të pame te prindërit Syla, babai i Xhemalit. Të pamen e parë, nusen nga familja e djalit do ta çojnë deri te dera babai i djalit dhe do të kthejë prapë, përveç nëse nga mirësjellja e ftojnë të hyjë brenda familja e nuses. Për ta marrë së pari herë nusen, pas tre netësh, vijnë:babai i djalit, hoxha i fshatit, mixha Cuf si plak i katundit dhe dhëndrri i tyre Fetahu. Shtëpia e nuses mund ta përcjellë vajzën me peshqeshet që ka patur ndërmend t’i japë, por mund edhe mos ta bëjë këtë në këtë rast. Me dëshirën e tyre mund të rishqyrtohet shuma e mehrit. Kushtet plotësuese: Nëse ndodh ndonjë vdekje në shtëpitë e të dy familjeve, nuk ndalohen hyrjedaljet normale mes tyre. Nëse në ndonjë rast, para një viti, ata mendojnë se miqësia mund të rrjedhë si te të gjithë të tjerët, kjo u lihet në dorë atyre. Ky vendim- pëlqim, me këto kushte, është marrëveshje me bekim të Zotit dhe mosprekje të traditës për këtë lidhje miqësie. Për kushte të


KOHË FLUTURIMESH

253

tjera është e ndaluar që vetë familjet të vendosin. Këshilli i Odës që arriti këtë pajtim, është mbikëqyrës deri në kalimin e vitit. Përqeshjet, mospajtimet, shpjegimet plotësuese si u bë kjo punë, pse u bë kjo punë, që mund të dalin për këtë vendim nga të afërmit, farefisnia e çdokush tjetër, le t’i drejtohen Këshillit të Kuvendit të burrave, për këtë çështje, Kryetarit Hafëz Qamilit dhe zëvendësit të tij, Gjyqtarit të Odave, Ramë Bekës. Këshilli mblidhet për shqyrtim nëse ndodh ndonjë trazirë nga mosrealizimi dhe mosrespektimi i këtij vendim-pëlqimi.


KOHË FLUTURIMESH

254

28 Filluan të këndojnë gjelat e sabahut. Ermali dhe pritja e madhe sy e veshë. Edhe pak dhe zbardhte dita! Kur këndojnë gjelat largohen shtrigat, exhinet, makthi, edhe hëzri me fesin plot dukatë. T’gjitha janë dëmprurëse dhe njihen! Vetëm i fundit prej tyre është me fesin plot para?Dhe po bëre njëherë e i re kokës, gjithë pasuria e tij të mbetet ty...!- Të dremiste pak dhe mendonte se po zbardhte dita e parë e një shekulli, dhe fesi e kishte radhën të prekej me dorë. Për makthin i kishin thënë se nëse të shtrëngon, kur të të dalë gjumi, preke gishtin e vogël të këmbës me dorën e majtë dhe të lëshon! Kjo nuk i kishte ndodhur fatmirësisht asnjëherë! A mud të shpresonte në të dytën? Shumica e burrave do të rrinin zgjuar të falnin namazin e sabahut. Një pjesë e shtëpiakëve ndihej e dërrmuar nga lodhja dhe mezi priste të zinte shoqërimin e ëmbël me jastëkun. Ermalin e lazdronte një ndjenjë translumturie, s’e linte rehat, as në këmbë, as ulur, as shtrirë, as fjetur. Kishte menduar mirë, apo jo edhe aq? A ishte në prag të pjekjes? Po, por ishte po ai, të cilit para një dite babai i kishte thënë të hypte në pjesën e arabës ku hipnin fëmijët! Ishte ai që flinte me gjyshin e gjyshen si i rritur? Mbrëmë fjeti prapë te prindërit te jataku i vjetër. Koha e përgatiste dorëzanë për ditën që vinte. Dielli për disa çaste do të lindte..............


KOHË FLUTURIMESH

255

IV

Jo të gjitha mendimet dhe bëmat ecin nëpër kohë pa u ndalur. Ato duhej të kishin kaluar e përballuar të gjitha stinët nga disa herë, për t’u thënë se i zuri moti. Pastaj, një mot, një botë. Dhe dihej, bota ecte si rrotë e njerëzia thonin “dje ti, unë sot”.

29 Ai fjeti gjithë paraditen. Nuk e dinte ku ndodhej? As nuk kishte fluturuar, as gjumi nuk i kishte dalë për disa orë. Nuk kishte mundur të hulumtonte mbi gjërat e njëzetekatërorëshit të kaluar. Ora me siguri çonte një orë para mesdite. Gjyshja pa u diktuar hyri në dhomë dhe duke e mikluar donte ta zgjonte: -Bir i nënës, e di që je këputur, por së paku të hash diçka e fli përsëri se natën e bëmë syhapure zëmërdegëtisur. Për hajvanatin ti mos u mërzit, erdhi, bëftë hajr, Meti e i mori me të vetat. Burrat si hëngrën sillën shkuan krejt. Hë... Nuset prej kur thirri ezani i sabahut rrokën sitat, sitën miell gruri, zunë miellin, qitën petat me kuleçë. Dhjetë i poqën me lakra të zeza, pesë me gjizë, vetëm dy i bënë pa asgjë se mos kush nga mysafirët nuk i donte fare me zahire.” - Mali symbyllazi dëgjonte e kujtohej. “Kujt i fliste e gjora?”- u kthye në krahun tjetër me dëshirën që të mos e dëgjonte mërmërimën e


KOHË FLUTURIMESH

256

saj. -“A nuk e sheh se zemra po më fle?”- ia bëri vetes. - Po, - vazhdoi ajo - si shkuan mysafirët, plaku i dha urdhër Jakupit t’i njoftonte e të vinin miqtë e familjes të na ndihmojnë, bile e porositi: “Kupo, do t’i thërrasësh këto e këto, por mbaj mend, për këtë punë që na ka ndodhur nuk u tregohet grave, vetëm kryefamiljarëve e burrave që janë direk shtëpie, se helbete djali habitet, i thotë një gruaje dhe na ha nama e zesë, nga katërdhjetë dhëmbët fjala merr katërdhjetë anët”. Mali ndjeu se ajo po rregullonte diçka në arkën e saj. S’mundi t’i çelë sytë ndërkohë që ajo filloi ta ulë zërin, duke uruar parinë e pajtimit që Zoti t’i mbronte nga të gjitha telashet që mund t’u binin familjeve të tyre. Djaloshi ndërroi përsëri anën. U kthye në anën tjetër dhe priste ta zinte sërish gjumi. Ndoshta pse ishte çlodhur pak, kërkoi të mendojë për fundin e kuvendimit të mbrëmshëm. Por pa qartësuar asgjë, e mori gjumi me një ëndërr që mbisundoi ankthet dhe shtërzimet për ikjen e Gjylës. Gjyla tash ishte e kaluara, kishte dalë brigjeve të shpirtit të tij, ecte pavarësisht në një lëndinë ku mblidhte e shijonte begatitë e Zotit. Nuska i kishte hyrë në ëndërr-zhgjëndërr: ccte brendisë së trurit, po i mbante tik-takun e zemrës. Ajo po bëhej nuse?! Ishin mbledhur telaket i kishin vënë kanën e të hënës që të niste nusërinë. Gratë, nuset, vajzat e mëhallës kishin ardhur për urime. Ajo qëndrontë nën shaminë e kuqe, dëneste e qante në heshtje. Polifonia e përzier me përmallim kujtimesh, përcillte lënien e botës pranverore dhe hyrjen në botën e verës,


KOHË FLUTURIMESH

257

ku njeriu pret shumë e nuk di asgjë për frytet e saj. Çdo gjë bazohej vetëm në të thënat e të tjerëve. Kënga, vaji nusëror, kishin brendi keqardhjen e vajzës që po linte derën e shtëpisë. Të gjitha këngët po i referoheshin me fjalët ku e le, e si e le babën, nënën, vëllanë, motrën, dajën, mixhallarët, tezet, hallat e të tjera! Këngët i këndonin përmallshëm me qëllim që t’i nxisnin sa më shumë të qara bekofshës. Huhu-huhuu-ja e ku-ku-ja, u stërzgjat. Duke i kënduar, të afërmit i dhuruan peshqeshe ari, argjendi, rruaza, sandale, basma fustani e dhurata të tjera. Çdo dhuratë i përcillej në vesh nga telakja se prej kujt ishte. Të qarat me takt nusërie huhuhuhuhu, kuu-kuu-kuu, bëheshin më të zëshme kur përmendej emri i më të afërmit. Me këto adete Nuska po linte shtëpinë e babës. Vajtimi niste dasmën e vajzës nga ana e babës! Në anën tjëtër Mali po përziente me grykë të pushkës miellin me të cilin në të njëjtën natë zihej kulaçi i dasmës. Telakja nga djali, ishte tezja e vogël e tij, Hatixheja, e cila kishte obligim t’i ndihmonte të përziente miellin. Pasi dhëndrri përzieu miellin, doli jashtë dhe gjuajti dy krisma, për të treguar se fillonte dasma. Mblodhën krushqit nga miqtë, farefisi, mëhalla, anë e anës. Me dy palë daulle, me zurle tutareçka, erdhën dymbëdhjetë oda miq të grishur. Miqtë u vendosën, bënë qejf dy netë e dy ditë në odat e liruara nga kushërinj dhe kojshitë e afërt. Gjyshi me djemtë i vizitonte për çdo orë të gjitha odat e miqve. Muhabeti, vallja, ahengu nuk ndaleshin deri në mëngjes. Të ftuarit flinin deri nga ora tetë paradite, pastaj hanin sillën e fillonin muhabetet e tyre kush si e kishte qejfin. Në mbrëmje daullexhinjtë me nga dy tutareçkaxhinjë u bënin qejf


KOHË FLUTURIMESH

258

atyre sa të dëshironin. Të enjten u ngritën krushqit për të marrë nusen. Ishin zgjedhur bajraktarët që udhëhiqnin krushqit. Ishte ndërruar për së pari herë vetura e nuses. Më parë i kishin marrë ato me koçi të kuajve, ndërsa çezin me araba të qeve. Para se të ishin nisur gjyshi u kishte thënë bajraktarëve që të shkonin Udhës së Epërme, e kur të vinin të vinin udhës së fushës. Kjo sepse e kishin patjetër të ndërronin udhë. Familja kishte llogaritur se udhës së fushës në atë kohë nuk mund të kishte krushqi tjetër, se ishte vonë, e nuk mund të takoheshin. Krushqit edhe pse nuk bënin bela, edhe nëse takoheshin, kishte mbetur adet që të mos takoheshin. Varret e krushqëve që ishin mes dy rrugëve kah do të qarkullonin, përkujtonin se aty ishin vrarë me qindra krushq, ngase nuk ia kishin lëshuar rrugën njëri-tjerit. Thonin, kjo kishte ndodhur ngase rrugët ishin të ngushta e bajraktarët nuk guxonin të lakonin udhë për shkak të flamujve që mbanin në duar. Burri me flamur në dorë nuk guxonte të ndërronte udhën e gjidishin e dasmorit. Kështu kishte filluar belaja, ku edhe nuset me njëratjetrën ishin vrarë në vend. Tani dasma kishte vajtur më se miri! Krushqit ishin pritur me drekë dhe strehuar nëpër disa shtëpi të katundit, derisa Nuska ishte bërë gati për t’u nisur. Ajo ishte bërë nuse perri... Me lot në sy kishte marrë në gryk në prag të lamtumirës së fundit burrat e familjes së ngushtë, gratë e familjes, farefisin pak më të largët dhe në fund anëtarët e familjes së ngushtë. Të gjithë kishin kaluar pranë e kishin dhënë para hedije - darije. Të hollat i pranonte telakja në prehër të skutaçes. Ajo e mbante për krahu Nuskën për t’ia thënë emrin e atij që i jepte


KOHË FLUTURIMESH

259

dhuratën. Kur ia kishte përmendur emrin e babait, ajo kishte bërë një të qarë që ndihej vetëm kur dëgjohej vdekje kobi e papritur! Me të njëjtën ulërimë kishte marrë në grykë nënën dhe motrën, pasi telakja e kishte pickuar thellë në mish për t’i thënë se kështu nuk bën! Kur e kishte marrë në gryk vëllaun e vogël i kishte rënë të fikët. Duke i lagur sytë e qafën, mezi e kishin sjellë në vete. Vetura për këtë shkak ishte nisur me pak vonesë. Vajza ishte përcjellë me lot në sy nga të gjithë anëtarët e familjes. Disa qanin nga brenda e disa qanin pse shihnin duke qarë të tjerët. Në nismë, duke i rënë borisë dy-tri herë, disa kushërira kishin hedhur ujë pas veturës me sahanë e gjygima. Jeta dhe fati i saj shkonin mirë kudo që të ishte! Disa nga të afërmit më pastaj e kishin komentuar se ja u bë mësuese dhe zonja nuk hipka në koçi kuajsh, por paska porositur limuzinë. Aga Di, siç i thonin shkurt xha Kadriut, një kushëriri fisnik me një krenari të paprekur, me dëshirë kishte pranuar t’i sillte nusen Ermalit me Fiqon e re “Zastava 750” duke marrë parasysh se me këtë mund të hidhëronte të afërmit dhe parinë e fshatit, sepse nusja ishte zakon të merrej vetëm me arabë, që e hiqnin qetë ose me koçi të kuajve. Krushqitë kishin ardhur. Ky, i shoqëruar nga Jakupi, i cili dilte se ishte i martuar para disa viteve, po prisnin të zbrisnin nusen. Ky ishte veshur me pantallona stofi kanger, me këmishë të bardhë, setër të zezë, me një kravatë që i shkonte shumë poshtë, ngase s’kishin ditur t’ia marrin më shkurt në të lidhur. Mali mundohej që kravatën ta fshihte duke e rrasur nën pantollona, me shpresë se fundi i setrës do ta mbulonte. Ndreqjen e kravatave në


KOHË FLUTURIMESH

260

mëhallë, bile dhe në fshat, e dinte vetëm Aga Di, që punonte nëpunës në Ekonominë e Ujrave. Kur ai vetë e kishte vendosur kravatën, sepse ia kërkonte detyra,dhe kishte hyrë në fshat, thanë se në atë botë do t’i varej gjarpër për qafe, se është haram! Koha shpejt kishte ecur dhe tanimë këtë gjë nuk e merrnin për veshje haram. Dhëndrrit një herë kravata i ishte dukur se e kishte mirë, por tani që ndreqësi ishte me krushqit e tjerë, nuk kishte më njeri që t’ia rregullonte. Nusja po zbriste. Musai ia dha dy të krisura majzerit. Ardhja e nuses po afrohej. Xhaxhai gjuante pas shtëpisë, kishte frikë mos ia shihnin armën e babës, të cilën për dasmë e përdorte për të parën herë. I pari që do ta zbriste nusen ishte gjyshi. Po mos të donte gjyshi, radhën e kishte babai Feta, i cili rrinte vetëm në krah të babaplakut. Plakut gurrim i rridhnin lotët. Lotë gëzimi e mallëngjimi! Dairet filluan furishëm të bien. Kënga, në një kor të pakontrolluar filloi përnjëherësh:

Erdhe, oj lule, dole, Ato derra n’gryk a i more? T’thom se s’i mora, i mora o, Veç vëlla derrin e harrova o.

Kjo ishte kënga e parë e pranimit të njeriut të ri në një mjedis ku shkilte dashuria dhe hiri i saj për të krijuar familje?!


KOHË FLUTURIMESH

261

“O Zot, a pritet nusja duke i sharë e nemur familjen e ngushte”- hahej me vete dhëndrri. “Kur nisej i shkaktonin të qara mallëngjimi. Këtu i shkaktonin të qara mllefi. ” Mali vetë donte të plaste, por loçkës fër s’i bënte syri. Ajo e dinte se këto doke i kishte mbjellur i pahajri! Ata që e këndonin kështu, bile nuk e dinin se çka me të vërtetë thonin? Ajo dukej mbretëreshë, siç e kishte paramenduar ai. Me gjasmë atë e kishte rritur një mbretëreshë mbretëreshash, nëna e saj! Edhe ai ndjehej mbret, edhe nëna e tij ishte një mbretëreshë e rëndë, fjalë kishte e bekuara e shkretë! Pse e shkretë? Djalin po e përcillte në burrëri?! Me të rrahurat e daires, me ndihmën e gjyshit në njërën anë e Behijes në anën tjetër, ajo po i vinte atij si një engjëll që bie në jetë mirësi të rrallë ëngjëllore. Bota dukej se prishej e ndreqej aty për aty........ Dy-tri hapa më tutje qëndronte ai me sahanin e leblebive në dorë. Zefku, ahengu rritej për nga pika më e lartë. Me shenjën e tezes telake, hodhi me grusht mbi duvak leblebitë me rrush të thatë. Më pas ato i shpërndau gjithandej mbi kokat e grave, vajzave, nuseve të mbledhura, fëmijëve, për të parë nusen e re. Pasi ua dha shushavën leblebive mbi të pranishmit, u ndal disa hapa para shenjtërisë së bukurisë! Duke i kënduar, nuses i sollën një tepsi që të vinte këmbën për të dëshmuar se vinte me bereqet. Pastaj i sollën disa kësula, që t’ua vendoste disa djemve të vegjël të shtëpisë e mëhallës. Kjo simbolizonte lindjen e shumë djemve. Pastaj i dhanë të prekte dërmanin, shoshën, sitën, shkopin e petës............


KOHË FLUTURIMESH

262

“Ajo ishte mësuese, këto po ia bënin adetet e veta, sikur vetëm do sitte miell, do zinte bukë e do bënte vetëm fëmijë!”- kundërshtonte në ëndërr djaloshi, po nejse! Nusja s’e prishte gjidishin prej mbretëreshe. Krenaria e saj i rrëzonte të gjitha adete e këqija. Gjyshja i shkonte me Naficën pas, mos kush i bënte ndonjë sehire. Edhe dy-tre gra ishin angazhuar ta ruanin nusen, të shihnin mos ndonjëra sykeqe kishte ardhur për këtë qëllim. Gjyla, Daimi, Xheva, Xhevairi rrihnin shuplakat me sytë plot lotë. Pse qanin këta të rinj? Pse martonin vëllanë? Bota do qeshte ta dinte se në një dasmë shqiptare momentet më gëzueshme përshkoheshin me të qara të shumta dhe me kaq mallëngjim! Gjyla, nejse, nuk ishte martuar me dasmë dhe i kishte hije të qante, po këta të tjerët? Kështu ndiqej ndryshimi në martesë, ndarja dhe bashkimi rëndonin një botë mallëngjimi. Kot për këta njerëz! Dasma e vdekja shumë pak dallonin, mësimi i jetës s’u ndahej dhe përsëri për të pasur jetë vazhdimisht duhej të kishte vdekje e për të pasur gëzim të madh, patjetër të kishte dhimbje të padurueshme? Ermali kishte Nuskën për krahu. Bota ishte e tij. Botën po shkilte me këmbë në dysh gjersa po hypte shkallëve pas Jakupit. Ecnin të shoqëruar me një mal ndjenjash për te dhoma e tyre. Kishte lënë nusen në dhomë, po dilte te burrat që prisnin te jurija e fshatit. Jakupi para, Mali pas, burrat në rend bënë për hajr dasmën njërit, martesën tjetrit. Daullet pushuan. Vetëm tutareçkat kishin nisur nibetet. Zurllaxhinjtë e


KOHË FLUTURIMESH

263

mbyllën dasmën për herë të fundit. Ata i ranë Hasan agës, pastaj Nizamkës, Kurbetqares, Ibrahim Agës dhe disa pjesëve të tjera. Gëzimi për të ardhmen dhe mallëngjimi për të kaluarën po puqeshin? Të dyja bashkë përsëri me lot ndër faqe. “Mbaheshin mend lotët e dhëndrrit, prindërve, gjyshërve e të afërmive” - mendoi ky. Nën tingujt e mprehtë të zurlës lihej beqaria dhe fillonte burrëria. Merreshin në grykë babë e bir. Babai qante nga mallëngjimi se i ndahej djali dhe gëzimi që i bëhej burrë. Djali qante nga gëzimi që bëhej burrë dhe nga përmallimi që i ndahej djalërisë prindërore! Aty përfundoi ceremoniali i dasmës. Në mbrëmje mulla Myrta i kishte bërë duanë e hyrjes në gjerdek, kishte uruar të kishte sa më shumë fëmijë. Qëllimi zaten ishte aty. Ishte mbrëmja pas namazit të jacisë, kur pasi t’i këndohej duaja e hyrjes në gjerdek, të rriturit e afërm e dinin se ç’i prêt. Ata i mëshonin me sa fuqi kishin dhëndrrit deri sa ky hypte shkallëve të drurit e deri sa hynte në dhomë. Kishte ndodhur që dikënd e kishin alivanosur nga të rënat me grushte e shuplaka. Pse, edhe kjo të ishte? Këtë e dinte mirë Ermali! Me të shpejtë ishte ngjitur shkallëve. Askush s’kishte mundur ta prekte. Njërit sherr i kishte ikur, por kishte harruar legenin me ujë, në krye të shkallës. Atë e linin me qëllim që dhëndrri t’i lagte çorapet dhe nusja e re t’ia hiqte prej këmbëve, posa të hynte ky në dhomë. Kjo për të tjerët që s’njiheshin ishte sebeb i nisjes së muhabetit për ta kandisur nusen. Kishte hyrë në derë duke marrë frymë thellë: “Nuk më ranë, por më lagën!” - iu drejtua asaj.


KOHË FLUTURIMESH

264

“Të lagsha unë për jetë e mot, o princi im” - tha ajo dhe pa pritur iu hodh në qafë, pasi ishte siguruar se dera është mbyllur. Vajzat me defe ua krisën këngëve e adetit pas derës. Ata ndenjën një kohë të përqafuar dhe s’bëzanë. Kënga jehonte aq lart sa dridhej shtëpia. Ajo qeshte ëmbël dhe qetë. Sytë i vezullonin si diamantet më të rralla. Fytyra aq i shndërriste sa ky mendoi se vërtet mos ishte engjëll. Ermali përjetonete ekstazëm më të fuqishme të jetës së tij. Nuska perjetonte një katarzë që jepte një qetësi dhe harmoni tejqiellor. “Rehatohu mësues Ermali, mësuesja të erdhi, bjer në miell të bardhë, boll ece mjegullnajave të jetës, ëndrrat t’u bënë jetë, jetoje jetën e ëndrrave të tua të kahmotshme!”- i thoshte vetes në këtë realitet jashtëkohor. Mendimet në këto momente i kërkonin nga brendia vetëm fundin e pazbuluar. Ku je kënaqësi që ngroh si diell e ndriçon si hënë e nuk sosesh? A fshihesh pas një gëzhoje të fortë? Po, thelbi i ëmbël i bukës së bademit del pasi t’i thyhet me forcë koci i farës? Ky koc po thyhet? Dora është ngritur? Ky gjymish përfshinte rrethin, vazhdoi - “Kur kanë gëzim sylarasit kanë qejf t’i thyejnë shkallët, bile kanë qejf të kërcejnë nga çardaku e të thyejnë këmbë e duar! Një babë kur martoi djalin vërtetkërceu nga qejfi prej çardakut në kurt dhe theu këmbën”. Papritmas, krenarinë e para disa sekondave filloi t’ia mbyste një ngushëllim që donte t’ia binte lotët. “Diku nga larg i vinin zërat mallëngjyes të zurleve. Me këta zëra kujtonte fytyrën e nënës, babait, babëplakut, gjyshes, tezeve, hallave,


KOHË FLUTURIMESH

265

xhaxhallarëve, fëmijëve...” Por nuk u dha. Ajo dukej më burrëreshë se ky. Nuk kishte qarë edhe pse e kishin prekur si mos më keq me këngët bysëtytnore, që zor se i gjeje te ndonjë popull i botës? E mira dhe e keqja shkonin dorë për dore. Këte e dinte edhe ky, por ajo, si duket e kishte mësuar më mirë se ky ta praktikonte në jetë! Ajo nuk ishte shtrirë në shtrat e të priste që ky t’ia bënte pyetjet e zakonshme të mirëseardhjes. Ajo i shtiu krahun në bërryl, e uli në dërrasën ulëse mbështetur për arke mbi të cilën qëndronin petkat e shtratit, i shtiu një ujë të ftohtë bunari, e mbushi për vete dhe i ngritën gotat e aluminit, ashtu siç ngrinin dollinë në shehër të tjerët. Dhe i tha: “Si ky ujë paçim jetë në martesën tonë!” Kur vuri buzën në gotë, Ermalit i doli gjumi. - I pihej ujë, goja i ishte tharë kërc. Uji dhe dashuria në ëndërr kishin një drejtim. Ta shtonte etjen, thoshte kënga “sa më shumë bëfsh me pi, aq më shumë etje ke me ndi”. Dashuria në ëndërr duhej të ishte si ajo e halisit, përditë e shijon dhe prapë e kërkon. Sahatët kishin kohë që i kishin shtrirë krahët mbi pasditen. Gjyshja e kishte vizituar tinëzisht disa herë, dhe i kishte thënë se kishte fjetur si qengj dhe kjo s’kishte dashur ta trazojë. Ç’i kishte ndodhur?! Si kishte mundur që të shihte veten në dasmë? Sikur të kishte qenë e vërtetë! Sa kishte ëndërruar?! Gjithë ato pamje për sa i kishte përjetuar? A bëhet një dasmë fund e krye për një orë gjumë? Ndoshta s’kishin shkuar as disa minuta, ndoshta kishin qenë edhe sekonda me ndërprerje? Gjërat e pathëna në


KOHË FLUTURIMESH

266

shpirt, vallë a kështu i dilnin në dritë njeriut? Edhe më keq. Kishte ëndërruar ditën. Të ishte natën hajde-hajde! Ëndrra kuajsh u thonin ditën atyre që shihen si të vërteta pa qenë fare. U ngrit me mundim dhe doli jashtë. Dielli po perëndonte. Ai nuk ndjehej i pushuar. Një lodhje e madhe i mbetej në shpirt nga kjo martesë ëndërrore. Ky fluturim i këndshëm e kishte këputur sikur të ishte vërtet në rrjedhat e saj. Duhej të kthente e ta shihte veten për tokë, sepse, po t’i besonte kësaj, apo po të besonte se kjo do të ndodhte me të vërtetë, e pastaj të mos ndodhte? Më mirë ishte të mos kishte lindur fare.


KOHË FLUTURIMESH

267

30 Hëngri pak petë me kaun78 çarr që kishte mbetur nga silla e mëngjesit e përgatitur për miqtë. Ngriti shtëmbën me ujë, piu mbi dhjetë gllënjka. I kishte shkuar mendja të numëronte çdo fyt uji, sepse nëse numëron deri në dhjetë, thonin gratë, njeriu merr vendimin e duhur ose vendos ashtu siç duhet për një punë. Kjo martesë e kishte shqetësuar dhe ngarkuar saqë nëse nuk e mënjanonte pak, as gëk, as mëk s’mund të bënte më tutje. Duke e lënë shtëmbën në dërrasën e çekmexheve, pyeti nënën, e cila hyri me gjygimin me dhallë, në ndoshta ia përcillte më mirë petën. - Ku janë burrat? Ajo i tha se pushojnë në dhomat e veta dhe vetëm gjyshi kishte dalë në lëmë e do kthehej shpejt. - Po Daimi dhe të dajës a shkuan? - Po - i tha nëna me një ngjyrim zëri që fare s’dukej i saj. I tha gjyshes se do të dilte t’i priste bagëtinë dhe doli. Gjithçka disi i dukej më ndryshe. Edhe dielli, koha, njerëzit e shtëpisë, zogjtë, lëmi, edhe mani i zi nuk i dukej ai i zakonshmi. Një neveri i shkaktonin gjethet e mëdha të vyshkura nga të thatët e verës, që zbulonte kokrrat e zeza e të kuqe të manit. Kërkoi murxhokun, por qeni me siguri ishte strukur nën ndonjë hije, kishte nxjerrë 78Pjepër


KOHË FLUTURIMESH

268

gjuhën e po dihaste nga të nxehtit. Doli në kodër, pa menduar se duhej të ruhej pak a shumë nga njerëzit. Diçka e shtynte të ndjente një liri të shfrenuar, ndoshta nga fakti pse s’e zinte ndalesa e qarkullimit që kishte sjellë paria mbrëmë. Në kodër u ndal. Vëzhgonte drejtimet nga mund t’i vinin shokët me bagëtitë. Arat e korrura ku e ku ishin bërë. Blloqe hëmbllash me siguri ishin lëshuar nga mixha Cuf për kullota. Hëmbllave të korrura nuk kishte njeri. Hëmbllat, hungaret, ornicat si arrna të ndryshme qëndronin mbi shpinën e fushave, shpateve, kodrinave përreth fshatit. Këto ara ishin lënë djerrina për shkaqe të ndryshme. Disa ishin lënë të lëruara hungar një vit, që vitin tjetër të bënin më shumë bereqet. Ornicat e palëruara ishin më të pakta. Njerëzit nuk i lëvronin se s’u duheshin ose s’e nuk kishin mundësi t’i punonin. Ndoshta ishte herët që kafshët dhe çobanët nuk dukeshin. Nuk e dinte ku kishin dalë në kullota. A thua i kishin mbajtur gjithë ditën e ishin rrasur me muhabet? Dani, a thua e kishte komentuar me Metin, Dilin, Shahinin punën e ikjes në shtëpinë e tyre? Fusha dukej e zbrazur. Edhe njerëz që vozisnin duaj, pak kishte. Iu duk se mjerimin e tyre po e ndante edhe katundi. Më pastaj shikoi nga mëhalla, ku kishte shtëpinë vajza e dajës dhe përnjëherësh ktheu kryet në anën e kundërt! Nuk duhej të shikonte andej. Iu duk se disi provokonte, edhe pse kush s’e shihte. Ktheu prapë e donte të merrte vesh në kishte ardhur Jakupi nga të grishurit e argatëve, që do t’u ndihmonin në të korrat e zorit. Pas gjyshit, me Kupën rrinte më së shumti. Vetëm me të ndjeheshin të sigurtë kur bisedonin për gjithçka pa dorëza. Të mirat e të


KOHË FLUTURIMESH

269

këqijat i ndanin për gjithçka. Kohëve të fundit fshiheshin nëpër skutat e mashnës, pas shtëpive, pas druve të mbledhura kop e bënin llafe për martesën, jetën, vështirësitë, si t’ia bënin, nga t’ia mbanin, nëse bëhej kështu e ashtu. Edhe për matanëgardhin bisedonin lirisht. Njëherë patën biseduar nëse shkonin, a bënin mirë apo keq. Kjo bisedë kishte qenë e gjatë dhe arsyet kishin qenë nga më të ndryshmet për po e për jo. Të shkonin, thonin nuk bën, se edhe ky ishte vendi i tyre. Të mos shkonin, atje ishte shteti amë, këtu ishin gardhi i shkulur e nuk kishin çka të bënin. Vajzat atje martoheshin me dëshirë, se shteti nuk linte kënd pa e shkolluar. Pastaj kishin Partinë Komuniste Shqiptare dhe shokun Enver, që ishin më me nder në gjithë botën. Ishte shtet me drejtësi e rend, jahu. Atje të gjithë ishin të barabartë. Jo si këtu! Edhe mësuesit ishin të paktë. Njerëzit e huqumatit ishin të gjithë shkie. Po kthehej prapë në shtëpi me ndjenjën se kërkonte diçka të re. Jakupi kishte ardhur vonë në mbrëmje e nuk kishte mundur ta takojë. Mali pasi kishte lidhur bagëtinë grazhdeve, kishte shkuar në shtrat dhe kërkonte të plotësonte një mungesë të madhe përmes gjumit. Hoqi jorganin, pa u zhveshur u shtri në shtrat. Bëri mend të pushojë pak, pastaj të ngrihet e të dëgjojë çdo të thonin burrat për ditën e nesërme. Ndoshta pse nuk mendoi asgjë, fjeti me të vënë kokën në jastëk. Në fillim kishte fjetur mirë, pastaj, spontanisht, pa e ditur kishte zhveshur pantallonat, këmishën dhe kishte mbetur vetëm në brekë. Vuri re se pleqtë ende nuk kishin ardhur. Nga ajo pak dritë që binte nga


KOHË FLUTURIMESH

270

çardaku përmes të çarave të derës vërtetoi se ishte natë. U ndje i lehtësuar pa rroba e tha “tani do fle për gjithë botën”. Fluturimi e mori dhe e bëri realitet në një ëndërr të dëgjuar: Ai me Jakupin kishin shkuar në gurbet. Atje kishin punuar shumë vite. Në fund u kishte thënë pronari i punishtes se më nuk kishte punë dhe donte t’i lëshonte për shtëpi. I kishte pyetur për pagesën, pasi nuk u kishte ndenjur mbi kokë se kush sa kishte punuar. Ai i kishte pyetur në donte t’i paguante nga treqind lira haram, apo nga tre të merituara e hallall. Këta i kishin thënë që të kujtohen deri nesër? Natën ishin zëne me Kupën. Ky i kishte thënë: “Vëlla nuk e dimë sa i kemi merituar? Kështu më mirë të paguhemi me nga tre lira hallall, se sa me nga treqind haram. ” “Jo. - kishte thënë Kupa - Unë kaq vite jam larg, hallall-haram s’ka, unë do t’i marr treqind, ti sa të duash merr. ” Të nesërmen Kupa kishte marrë treqind lira, ky tre lira dhe ishin nisur. Në përcjellje, Malit pronari i kishte dhënë një peshqesh për gruan e tij nga gruaja e vet një gjel të madh të pjekur. Gjeli ishte i mbështjellur mirë dhe ky nuk guxonte as ta hapte, as ta hante. Pasi ishin nisur kishin arritur në një vendbanim më të afërt nga ku duheshin ta nisnin rrugën për në shtëpi. Aty kishte rastisur një dasmë. Kupa i mallëzuar për qejfe ishte futur në valle. Aty në dasëm kishte gjetur një shok që gjithashtu vinte për vilat. Mali vetëm këzdisej pse Kupa po vonohej në këtë


KOHË FLUTURIMESH

271

dasmë të huaj. Ai pa një plak të vetmuar të ecte anash. Iu bë merak dhe e pyeti një njeri afër: “Mos është pa mend apo ndonjë i lënë?” “Jo - i kishin thënë, assesi, ai nuk flet një fjalë, pa ia dhënë një lirë. Aq i kushton vërtet fjala! Mali i kishtë dhënë një lirë dhe ky i kishte thënë: “Ku janë dy mos u bë i treti. ” Malit i kishte ardhur çudi, pse kaq shtrenjt një fjalë aq e rëndomtë dhe i kishte dhënë edhe lirën e dytë. Plaku i urtë e kishte porositur: “Ujin e turbullt kurrë mos e kalo, prite të rrësmojë. ” Pasi i kishte mbetur edhe një lirë, fikë se fikë kishte menduar, e ia kishte dhënë edhe lirën e fundit. Plaku i kishte sugjeruar: “Mllefin e natës prit ta heqësh ditën. ” Mbrëmja ishte afruar dhe ata të dy duhej të niseshin. Kupa kishte zënë shokun dhe donte të udhëtojnë që të tre së bashku. Mali nuk ishte pajtuar. Dhe ishin nisur. Ai vetëm, ata të dy vetëm. Vetëm sa ishin larguar në një rrugë më tutje, kusarët i kishin ndjekur dhe Kupës ia kishin marrë të gjitha lirat. Plus e kishin sakatosur me qotek. Ndoshta ndonjëri nga dasmorët e kishte hetuar, pasi ai muzikës i kishte dhënë disa të kuqe. Mali natën e kaloi në rrugë, maleve e kodrinave i vetëm. Rruga e pruri në mëngjes të kalonte një lumë bukur të thellë. Lumi ishte i turbullt dhe ky u ul në qoshe e po priste të qartësohej thëllësia e tij. Ndërkohë erdhi një


KOHË FLUTURIMESH

272

azgan musteqezi, me një at të bardhë të qëndisur me vargje të përhitura në mbarë trupin që të kalonte dhe e pyeti? “Pse nuk kalon, o burrë i dheut?” “Pres të rrësmohet uji”- i kishte thënë ky. “Kso burri qenke ti, që paske frikë të shkelësh thellësitë, mua me atin tim s’më ndal kush!” dhe kishte hyrë në ujë. Vetëm disa hapa më tutje e kishte përfshirë një dallgë e madhe dhe humbi pa nam e nishan. Kali kishte dalë prapë, ishte shkundur njëherë dhe i ishte bërë teslim Malit. Ky kishte pritur një pjesë të ditës, bile kishte fjetur (në ëndërr) dhe kur ishte zgjuar, kishte gjetur përsëri kalin pranë tij. I kishte hypur dhe për shtatë-tetë orë kishte arritur në Sylarë. Me kalin vargjosh i ishte dukur vetja si Skënderi dhe kishte ndjerë se po kthehej nga një fitore në atdhe. Kishte qenë natë kur kishte arritur në Sylarë. Kishte lidhur kalin te mani i zi në lëmë dhe ishte afruar te shtëpia. Ku, ja dritë dukej në dhomën e tij. Mori shkallët në mashën që i mbanin të ngritura në tra për të marrë kashtat e misrit dhe i vendosi te dritarja. Kishte dëshirë të shihte në ishte ende dhoma e tij, apo Nuskën ia kishin vendosur në një dhomë tjetër. Jo, hej... Dhomën nuk ia kishin ndërruar, por një burrë flinte me të. Eh, kishte thënë, nuk ka ku më ikën në mëngjes! Do t’ia zë pritën në derë të shkallës dhe e vras në mëngjes, sepse, që mllefin e natës ta ruante ditën kishte dhënë një lirë. Posa zbardhi mëngjesi ky nuk priti t’i dilte gjumi dylberit, por i ra derës dhe u largua me kobure në dorë që t’ia mbante hallin me sabah këtij që i kishte hyrë te


KOHË FLUTURIMESH

273

gruaja. Pastaj do ta vriste edhe atë që e kishte tradhtuar. Para se të zbardhte kishte thënë:“Po ky pse nuk dilka më herët që të ikë? Qenka ditësosur, pritka të dalë mirë drita! Ia paska mbërri shkërdhysa. ”- i kishte thënë vetes. Kur i ra derës u bë sy e vesh se kush do të ishte? “O Flamur, - i tha gruaja - Dil se mos ka ardhë baba, se më është srenitur në ëndërr?” Ky kishte kuptuar se ishte djali i vet. Ajo paskësh qenë shtatzënë dhe ashtu e kishin lënë fjalën, po t’u lindte djalë ta emëronin Flamur. Në vend të vrasjes kishte pasur të përqafuara dhe lotë gëzimi. Ermali ishte vërtetuar se tre lirat hallall kishin qenë të vlefshme për tre këshillat e dhëna. Më pastsaj, pasi ishin çmallur, i kishte thënë se gruaja e pronarit i kishte çuar hedije një gjel të pjekur, ajo vetë ta hapte e ta servonte në familje. Gruaja me gjithë qejf e kishte marrë që ta servonte. Kur e kishte hapur, ç’të shihte! Në një qese të madhe najlloni, sa s’i kishte shpërthyer barku gjelit të pjekur nga lirat e alltënit! Ishte mahnitur gruaja se aq para nuk kishte mbarë nahija e jo Sylara. Plane dhe punë të mëdha do t’u dilnin me këto para. Pastaj kishte marrë Flamurin shtatëmbëdhjetë- vjeçar, e kishte çuar ta shihte kalin që i kishte mbetur prej udhëtarit që ishte mbytur në një lumë. Gjithashtu kishte sjellë edhe një torbë të njeriut, që pa dashur ia kishte lënë amanet kalin. Kur e hapën torbën, apapapapaa! Lira e lira, gjithë ditën e lume nuk numëroheshin: Këto, - tha - Mali dhe familja u pajtuan, t’i çojnë te gjykatësi, se s’ishin të tyre dhe ashtu kishin


KOHË FLUTURIMESH

274

mjaft para të tyre, ato të cilat zotëriu i kurbetit ua kishte dhënë, e vërtet i kishin hallall. Një ditë pasi pushuan mirë, kishin marrë kalin, torbën me lira dhe së bashku me gruan dhe djalin drejt e në gjykatë që me dëshmi t’i dorëzonin paratë që s’u takonin. Në gjykatë Mali ua prezantoi rastin taman siç kishte ndodhur. Gjykatësi tha se duhej të formonin një komision hetuesie për ta zbardhur rastin, sepse aq lira nuk kishte edhe arka e Qytetit nën Kala. Pasi komisioni kishte vërtetuar të dhënat, kishte konstatuar se njeriu me kalë ishte djali i një Rasim Lumës, që derisa kishte bujtur një natë në familjen e babës së gjyshit, pra babagjyshit të Malit, u kishte vjedhur atyre lirat dhe gjymishin që kishin blerë nga shitja e dhenve, shqerrave, lopëve e tokës për të shkuar në Turqi dhe me kalin e tyre kishte mbathur natën. Rasimi kishte vdekur, ky kishte qenë djali i tij, i cili gjithashtu ishte marrë me kusarllëk. Paratë i jepeshin atij si një përfundim i një padie të pazgjidhur dhe të paraqitur nga babagjyshi i tyre, si hak-hukuk i paraqitur te kadiu në kohën e tij! Drejtësia kishte vonuar, por vinte nga s’e kishe pritur. Sa më shumë që vonon drejtësia aq më shumë vepron. Ajo vjen më e kulluar për viktimën dhe më e errët për të akuzuarin. Kur në sallë njerëzit e tij po duartrokisnin se fitoi drejtësia, gjumi i kishte dalë. Asgjë nuk i kishte mbetur. Vetëm një pikë loti e posatharë hetoi nga skërla në faqe. Kishin qenë lot gëzimi për djalin që kishte takuar në ëndërr, duke kujtuar se kishte qenë burri i gruas me babën gjallë.


KOHË FLUTURIMESH

275

Pleqtë kishin filluar të gërhisnin njëri pas tjetrit me zëra që prishnin qetësinë dhe rehatinë e natës. Deri në mëngjes ishte shkalavitur në shtrat, më shumë zgjuar se sa fjetur. Gjelat e sabahut e kishin gjetur tepër të mallzumosur. Kishte frikë se nga ngarkesa, vërtet mos dilte nga shtëpia dhe e jetonte ditën me hënë. Agut të shpresës së mirë i buzëqeshën rrezet mbi majat e malit. Dielli lazdrimtar së pari prekte majat më të largëta dhe më të larta të perëndimit, pastaj i drejtonte rrezet ngadalë nga kishte ecur. Vetëm se kur perëndonte dielli, ashiqare ndriçonte e ngrohte lindjen e tij. Sikur të ishte diell! .............. Burrat e shtëpisë vetëm shkarkonin të duajtë e grurit në lëmë. Farefisnia korrnin në tre ara përnjëherësh. Për dy-tre ditë duheshin të mbaronin të korrat. Pasi t’i korrnin,ata u ktheheshin të vetave. Qe araba e tretë që binte duajt nga Lëmët e Spahinjve, ku kishin të mbjellë farën e re të grurit “San Pastore”, që ishte një bimë e kuqërremtë me rritje mesatare, me kallinjë të shkurtër e të trashë pa qimtha. Xhaxhi Nafiut i shkëlqente fytyra. Ky lloji drithi nuk qe shkundur e rënë në ara. Në lëmë, me disa të shkelura kali, dilte lehtë nga lëvozhga e kallirit, ndërsa në shoshë e dërman kokrrat e grurit dilnin nga flashkat me disa të shkundura. Në orët e paraditës zbrazën tre araba nga Gropa e Maksutit, ku për së dyti herë mbjellnin farën “San Xhorxho” e cila kishte një rritje pak më të gjatë se “San Pastore”, ishte me ngjyrë të bardhë dhe


KOHË FLUTURIMESH

276

me kallirin me qimtha e mustaqe gruri. Në arat e Mullakës që binte nën rrëzat e pyjeve të Malit të Thatë kishin mbjellë farën e zakonshme të husatkës. Në arat kodrinore mbillej vetëm husatka, bimë me trup të hollë si të barit, me kallinj të hollë mesatar, e përshtatshme vetëm për viset e larta. Dy farërat e para provoheshin të jepnin bereqetin në arat e fushës dhe pjellnajat e rrafshnaltave. Por, po të binte një shi në prag të të korrave, ata mund të binin dhe t’i linin familjet për shkopi, siç thonin për drithërat që mbeteshin tokës. Husatka bënte pak grurë, por nuk të linte pa kokërr. Kohëve të fundit kjo farë mbillej rrallë e më rrallë. Ndërronin njerëzit, ndërronte fara! Kooperativat kishin sjellë farën e re “Ruska”. Fara kishte kashtën mesatare dhe kallirin e madh. Familja nuk guxoi ta mbjellë? Ajo bënte bereqet vetëm me pleh artificial. Plehun me kokrra të bardha nuk e kishin provuar në arat e tyre. Dyshohje se shteti mund t’ua prishte arat me këto kokrra si të gëlqeres, epastaj duke u dhënë hua , t’i mbante nën zgjedhë. Bukë me sa dukej do të kishte me bollëk. “Bëje, o Zot, që edhe mirëqenia shpirtërore e familjarëve dhe të afërmëve të ishte e këtillë!” po shkëputej Mali për një moment nga ligësia familjare dhe po merrte krahët e lumturisë dhe ardhmërisë. Sido që të ishte, shkollimi i tij në shtator dukej se do të ishte realitet. Do të bëhej mësues. Normal kur e kujtonte këte, trupin ia përshkonin drithërima. Baba Fetahu edhe në mos dëgjonte, ky do t’i binte gjyshit në gjunjë për ta bindur që ta vazhdonte Normalen. Do të shkonte


KOHË FLUTURIMESH

277

me tren në qytet për çdo ditë. A mundej? Njerëzit shkonin në pazar një herë në javë, madje me punë e ky biri i botës për çdo ditë! “Mashallah, o Zot! - u thoshte mendimeve të veta - në bënte prapë gjyshi, ky e gjente mësues Mahmudin dhe ky patjetër ta dëgjonte. Por, jo more! Ky do ta bindte gjyshin! Në vit të parë do të vishte pantallona kangër ose kadife, këmishë pëlhure me jaka. Tërllikun nuk do ta mbante! Në shkollë nuk mbahet kapuçi. Do ta mbante në xhep e në shihte ndonjë të rritur që e njihte, për t’i bërë nder do ta vinte, por do ta hiqte pasi ai të kalonte. Do të mësonte sa t’i donte shpirti! Dhjetra libra ia kishin dhënë si lektyra nga shkolla. Dhjetëra të tjerë i’a solli mësues Mahmudi. Librat i’a hapnin shpirtin si mjegullat kur i hiqeshin diellit dhe ai zbardhte hapësira pa fund. Natën e fundit të kuvendimit të punës së Gjylës e Xhemalit, Mulla Xhemshit Mësuesi disa herë përsëriti:- “pas së keqes vjen e mira”. Nuk i kujtohej në mos mësues-hoxha tha se kjo është porosia e Zotit. Sidoqoftë qe një e vërtetë e madhe. Shtrëngimi i madh i lindte lirinë e madhe. Fundi i të gjithave niste fillimin e të gjithave! Me siguri do të shihej me Nuskën në shkollë! Nuska, kur do ta shihte së pari, si do të reagonte? Me çka do të ishte veshur? Si do t’i buzëqeshte? A mos ajo ajo ndërronte mendjen deriatëherë? Jo jo jooooo?! Por, në mos e donte?! Vajza të tjera a pak ka shkolla?- kështu zbën i tha vetes. Pas një viti do të takohej me Gjylën dhe Xhemën. I fundit do të qe burri i vajzës së dajës.


KOHË FLUTURIMESH

278

Më s’do i mbante inat. Në e shihte më parëdo t’i afrohej tinëz e do t’i fliste. Bile do ta pyeste për Gjylën se si ishte. Bile mund t’i kërkonte tinëz ta vizitonte. Jo jo, pasi kështu u bë, nuk guxon të luhet, ndoshte mirret vesh e ndodh ndonjë turbullirë, e i prishet puna parisë së burrave! Ata të parisë tani i quante të mëdhenjtë e kohës se tij. Kur të rritej, me siguri do të shkruante një histori për këtë ngjarje që hapte rrugë jete. Sapo të fillonte në shkollë, ndoshta do t’i tregonte nënës se sytë nuk e shikonin Nuskën, por ajo ishte në sytë e tij. Ndoshta i’a përmendte edhe gjyshes. Por, jo. Gjyshja dhe dashuria e lirë nuk mund të pajtoheshin. Ajo ishte si dru bagrremi, dushku, shkoze a vërrini të zi që nuk s’shartohej në asnjë pemë.

...............

Gjyshi u kurdis në vendin e tijtë zakonshëm në lëmë. Brenda dy ditëve ai dukej njeri i dalë nga të gjitha kusuret e jetës. Me shumë mall filloi këngën e Brahim Ketës79. Mallin, brengën, hidhërimin, burrërinë, nderintë gjitha me zë i mitralonte nga brendia e tij në atmosferën përreth.Kënga mallëngjente gjithçkanë:drithin, truallin, ajrin, rrezet e diellit, mizat e truallit. Pamja e tij e pruni Malin te pika e njëjtë.Përsëriste,pse plakuti shkonin lotët si lumtha mbi faqe sahera qëkëndonte këngën e Baladë për marrjen e dy motrave peng të Ibrahimit nga një sundues, mbret sllav 79


KOHË FLUTURIMESH

279

vajzave të marra peng nga krali i serbit? ,,Pse nëna nuk i tregonte Ibrahimit se gjatë një lufte krali i’a vrau babën dhe i’a mori robresha dy motrat tre-katërmbëdhjetë vjeçe? Si djaloshit Zoti i dha fuqi në moshën e tij të fare të re, tëmerrte kalin, atin pullali, t’i shkonte kralit në saraje, ku dëfrehej me motrat e tij, t’i mbyste sa e sa ushtarë, e t’i hynte brenda? Si njëra nga motrat e njeh nga benga mbi vetullë dhe klith: “Ah, Gjidi Ibrahimi, vëllai jonë!” - “Si krali me rojet e tij e lidhin menjëherë? A thua qe rraskapitur duke vrarë dhjetra ushtarë e roje para pallatit? Pse ato të veshura axhaipçe, me fustanella që më shumë tregonin sesa mbulonin trupin, i qenë vërtitur jo si ta kishin vëlla, por ogurzi që ua prishte qetësinë në pallat. Pse njëra dashi të tregohet e mirë, e’i tha të mbetej aty e t’i shërbente kralit? Pse për hatër të saj i’a falte gjithë ato të vrarë krali? E pse tjetra i kërkonte kralit ta mbyste me duart e veta? Por një moment i lidhuri kërkon t’ia lironin vetëm dorën e djathtë që t’ia puthte dorën kralit, dhe pastaj le ta ekzekutonin. Dhëndrri mbret u pajtuar me këtë përulje, dhe lejoi t’i bënte këtë nder. Në moment që liroi dorën, Zoti i dha fuqi t’ia merrte shpatën rojes, e në vend ta vriste kralin, njërën motër me dy rojet. Ndërkohë i drejtohet motrës, që i ofroi t’i shërbente kralit: “A po vjen e shkojmë n’vilat?”Ajo çiktisi nga mendja dhe i’u vërsulur: “A s’të erdhi keq, sa i ri ishte krali ynë, pastaj e kishe dhëndërr dhe të dyja prisnim fëmijë nga ai. Shumë na deshte, bile princesha do na bënte po mos kishim gjak shqi... !”- Gjidi Ibrahimi nuk e la t’ia përmendte emrin e sojnisë, i preu kryet edhe asaj. Ngarkoi në duqi në njërën anëkrerët e


KOHË FLUTURIMESH

280

motrave dhe në tjetrën tëmbretit, e ia çoi peshqesh nënës në shenjë hakmarrjeje për babain e vrarë” – Baladën s’pari e herë e shihte të ndar nga vetja. Herat tjera ai dhe Ibrahimi s’ndaheshin! Drejtonte fluturimin nga drejtimisa i ri aq edhe i moçëm! Gatishmëria në nivelin më të lart!Fantazia dhe realiteti i ngjesheshin në një kuptim! Buka dhe dashuria krah fluturimi! Koha shtrihejrrugë me bardhësi për vendin e mësuesit me një nuse përkrah?!


KOHË FLUTURIMESH

281

Disa fjalë për nevojën e ribotimit të romanit ,,KOHË FLUTIRIMESH”

Romani ,,KOHË FLUTURIMESH”i shkrimtarit Xhelal Jakupi erdhi rastësisht në duart e një nxënësi të Medresesë Isa Beu në Kondovë, menjëher pas botimit të parë të tij në v.2011. Për një kohë të shkurtër libri me përmbajtjen dhe vlerën që ka, u duk në duart e disa nxënësve të tjerë. Kjo intrigoi edhe disa profesorëqë ta lexojnë të njëjtin. Me një pjesë të stafit pedagogjik të Medresesë erdhëm në përfundim se romani në fjalësi vepër artistike është i kategorisë që përshtatet me natyrën, karakterin dhe përcaktimin e nxënësve, studentëve dhe të tjerëve që mësojnëmësimbesimin islam. Romani me brendinë e tij, pos vleraveorigjinale artistike, gjuhësore dhe të traditës së këtyre trojeve, për herë të parë në historinë e letërsisë shqipe te ne,përfshinë të jetuarit e kësaj popullate me islamin si vlerë e veçant e jetës së tyre.


KOHË FLUTURIMESH

282

Shkrimtari Xhelal Jakupi është i pari i cilijo që i’u frikësua, si shumë të tjerë derimëtani që iu frikësuan përmendjes së islamit si fe me të cilën jetojnë shumica e shqiptarve, por ai e pasqyroi ate si vlerë univerzale i cila u ka parapri zgjidhjeve të shumë problemeve, që ato kan patur në jetë. Historia e letërsisë shqiptare me shumë vepra, duke dashur ti pëlqej perendimit,fatkeqësishtëe ka ekzagjeruar rolin e fesë katolike në mjediset shqiptare. qërealishtnuk është i tillë, edhe pse edhe ai nuk mohohet. Përsonazhet e këtij romani na rikujtojnë jetën e një përiudhe jo të largët, ku njerëzit më së shumti vuajtën,si për bukën e gojës ashtu edhe për fjalën e lirë. Kjo jetë përshkruhet përmes kryepersonazhit qëështë një djalë i ri,që jo rastësisht kalon adoleshencën. Me te autori dëshiron të tregoj kalimin e një kohe adoleshte të një berezi të tërë. Mali parashtron një platformë të gjithmbarshme për ecurin jetës së atëhershme, si dhe mënyrën e vetë të zgjidhjes. Jeta e rëndomt, përrallat, ëndërrimet, ndodhit e pazakonta në jetë, janë elemente të cilat fuqishëm na mbajnë që ta përcjellin iden dhe qëllimin e veprës. Presonazhet tjerë, janë njerëzit të cilët japin imazhin më të gjallë për jetën e asaj kohe.Për mendimin tim, Derveni dhe Shkupi me rrethinë, me kët vepër mbesin jovetëm një kujtim i paharruar,por edhe një provokim për studim në shumë aspekte? Jovetëm arti popullor i trevave tona, por mbarë mënyra socio-kulturore e jetesës,


KOHË FLUTURIMESH

283

janë gërshetuar në një mënyr të shkëlqyer, qëlexuesin e josh ta kuptojë e ta përjetojë jetën e asaj kohe. Në kontakt me shkrimtarin, kuptuan se botimi i parë që u finansua nga Ministria e Kulturës, për munges mjetesh të mjaftueshme, nuk doli me numrin e paraparë. Dyqindëlibrat e botuar u shpërndanënga autori në rrethin e tij të ngushtë. Nisur nga kjo,konsideruam të rëndësishme ta ribotojmë të njëjtin, për të plotësuar nevojat e nxënësve tanëtë cilët në programet mësimore kanë të përcaktuar leximin e literaturës së shëndosh që ndihmon ngritjen e tyre morale dhe ideoartistike.Në munges të kësaj literature,si Medrese Isa beu, kemi qenë të detyruar të shfrytëzojmë letërsi alternative, e cila as përafërsishtë nuk i plotëson nevojat e kategorisë së njerzëve të cilët besimin në Një Zot të vetëm e kanë pjesë të pandashme të jetës. Kemi shpres se ky libër do të nxisë edhe shkrimtarët e tjerë që në veprat e tyre artistike dhe shkencore të mos i frikësohen islamit si realitet, vlerë dhe mënyr jetese, që praktikohet me shekuj nga popullata jonë. Falenderojmë shkrimtarin Xhelal Jakupi që mori guximin lëtërsisë shqipe ti jep në duar një roman, ku islami paraqetet si normë shoqërore e cila u paraprinë të gjitha zgjidhjeve, e jo siç padrejtësisht ai paraqitet si normë prapambeturie në jetë. Duke ditur se shkrimtari me mbarë veprimtarinë e vetë letrare, shkencore e publiscistikeështë i


KOHË FLUTURIMESH

284

vendosur t’i shërbejë islamit në të gjitha sferat e jetës, mendojmë se kemi bër një vepër të pëlqyeshmë nga ana e Zotit të Madhërishëm.Zoti e shpërbleftë me mirësitëe Tija autorin për veprimtarinë e tij. Presim në të ardhmen që ai të n’a gëzojë edhememë shumë vepra nga opusi i tij islamistik. Falenderojmëposaçërishtë ndihmuesit finansiar dhe lutemi që Zoti t’ua shumfishojë të ardhurat e tyre. Paqja dhe Mëshira e Zoti qofshin mbi të gjithë që realizuan kët punë të hajrit.

Prof. Ibrahim Idrizi Drejtor i Medresesë Isa Beu- Shkup


KOHË FLUTURIMESH

Xhelal Jakupi KOHË FLUTURIMESH /roman/ Redaktor –Dr Ismet Osmani Redaktor teknik – Vlatko Haxhi Pulevski Kopertina- Imer Dervishi Tirazhi 500 copë

285


KOHË FLUTURIMESH

286


KOHË FLUTURIMESH

287


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.