Xhelal Jakupi
VAJI DHE KËNGA BËJNË DASËM (POEZI)
1
Recenzent: Redaktor teknik dhe artistik: Kopertina:
Prof. Dr Mustafa Ibrahimi Vlladimir Haxhi Pulevski Imer Dervishi
CIP- Каталогизација во публикација Национална и универзитетса библиотека ,, Св. Климент Охридски” Скопје Xhelal Jakupi ,,Vaji dhe kënga Bëjnë dasëm”(poezi) Shkup: Alma, 2013_____ стр; 21 cm ISBN
Libri finansohet me mjete nga Ministria e kulturës së Republikës së Maqedonis
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Shkup-2013
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
,,Me të vërtet Zoti është i bukur dhe e do të bukurën” (Thënje e Profetit Muhamed - transmetim i Imam Muslimit - Abdul-Husain Asakir-ud-Din Muslim.b. Haxhaxh el-Kushejri el-Naisaburi)
5
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
6
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Në një tokë t’Ballkanit Ëndrrat çelën zhgjëndrra Zhgjëndrrat frytëzuan Popullin e Ademit
7
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
8
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Margaritari Margaritari mori mësysh për një pikë ujë Lot n’sqep pëllumbi mbi fate t’zhegitura Ç’ pafshin sytë e këqinjë lansha Ç`më pafshin sytë e zi marrsha Pranverat vënohen acari aktron Hije e dritës në mes të ditës Sfida sfidën parakalon A ka drejtësia shije e hije Dhimba erë e ngjyrë a ka Fëmijët lakmojnë dëshira Dëshirat i kapadis mllefi A’ ngrohemi me t`mërdhifmit A’ngopemi me unësi njëjavëshe Lot i nënës në neveri ngurtësohet Zemra shkruan fjalët e shpirtit O i shkëlqej lotin-gëzim fëmijës O e marr peng motin mbrapshtanë O vasha lulelalçe kalon ylberin O margaritarit i thuhet qymyrë
9
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Hov dëshirash Dëshirat rëndojnë fusha gjelbrimi Flet dorë e ngritur mbi rrudhat në ballë Kujtimin amanet fjalës së shkruar Njëmijëherë nën gur t`mullirit Gjaku valë ngarendë ndër dejë Hovi s`tu m’plakë mbeti filiz Koha që rrahu vitet mbet peng Jetëzgjati legjenda flamurtare Trasoi shtratudhë për shtegtarë Dashuritë ngujoi përjetë Poeti n’hukamë rrah jetën e vet Jak ditë e bardhë pse nuk vjen Dita shekujsh e nisur kur do diellojë Kënga d’o emrohet formulë pagëzimi Njëmijëvjet krushqit pandalë t’ngrirë Shkrihen në valle krejt të përtrirë Del buzëqeshur shqipja nga flamuri Mbin e rritet g’zimi n`zemër guri Përgëdhel çerdhen me gushë pëllumbi
10
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Shi bie në sytë e mi Erë e krahinave të shpirtit luan N`valle mashtrimi, n`këngë dëfrimi Fantazmë që pret të gjallin nga e vdekuri Blerimë alpesh në shkretirën pa qosh Lëmushës t`thepisurave t’shpirtit shpues Me plagë vitesh qetësia thot s`flej fare Për një dhe mes emrit e foljes kërkimtare Fshihesh n’puthje shantazhimesh lakmitare Eja shtizëdrejtë në strofullën përkëdhelore Sill helmin-ilaç shpejt dashuri e vrarë n’lezet Për tokë t’Kosovës nis kënga e bereqetit Li li dada li, ço’e zotin t’ bie shi t’ë na i lage arat t’n’a i mbushe hambarët Leckamanët godasin me gurë hambarët Pleqt mbajnë muret me shpin mos rrëzohen Burrat kasytëkëmbët u mbathin kotësive Shi me kotësi në sytë e mi
11
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Përgënjeshtrimi i Naimit (Heroit të turpit, oficerit serb Z. Martinoviq)
Mjer t`i moj Serbi thash Shishen në dorë kur ja pash Unë mendova se është t’u’e pijë E jo në vendëkeq se e ka shti Pleqët thoshin n’hajgare Kush s’pati ç’ka të bëj Preu bythën n’shem të derës Gjenerali kur këte dëgjoi Me të shpejt ai sulmoi Por komandën se kuptoi Vetes keq ia punoi Luli-luli nana Djepin e Sërbisë Le t’i bëhet nder Togerit t’ushtrisë Hilja hilellon Gomari fishkëllon Në Gazinmestan Veten dashuron Koha zgërdhihet Viçi pallë pallë Turpi pihet vodkë Serbija është gjallë
12
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Agoni Zëri i tellallit endë lodhje O i ligsht t`u ka bo e mos bo mo Lodhja mban në krah dëshprimin O i fort e ke bo e mos bo mo Tellalli eunuk dëshirash lirie Nga burgu i Nishit bartë porosinë Shurrë pifshi ju që kryet në vend të keq e keni Bajraktar bythmuta ku doni të veni
13
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Taralinga Do me i ba qejf nefsit Nget dëshirat e mëngjesit Don m’e’i marr mësysh vetit Hajt bac t’u rrit mendja Du me u ba i pari kombit Çoni djelmë shalomna atin M’u në shkam jap xhevapin Ne çajtore marr mandatin Bota d’o m’mbajë tatin D’u me i pas dy a tre gra Per lezet bëhem dhe shka
14
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Dalldisje Sa bëm për liri t’ Kosovës Bën pak bëm shum S’bëm hiç bëm gjithçka As po as jo në dallëndi Ndoshta po ndoshta jo Më shumë jo se sa po Më shumë po se sa jo Komandanti lexon kumtin Letër sjell nga erëperëndimi Ndalur nën një shkurre Ja vdesim ja rrojmë për liri Liria s’vjen kush ta sjell? Askush se s’jell do vijë vetë Vetë vjen vetëm dalldija Në s’vjen vetë le të rrijë Kur të plaket le të vijë Me durim do të arrijë N’ë ë vetë e ha molza Obobooo ç’ka na ka gjet! Kadriç-çiçiriç mend hiç Këte vene këtë hiç Komandanti ngre zërin Më shumë dollarë për liri Këte vene këte hiç kadriç Komandanti mrrolet Numrimi shumëzon e pjeston Vjen Skënderbeu në vendin tone?! 15
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Ëndrallë Kosovari Fantazmëbardha n’grihet peshë në qiell Sajon kujtim-krenarinë e shpirtit dhuratë Lutësisë i shkreptinë të bardha fletë Për të zënë një skutë qetësie n’ë univers
16
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Lajm kohe Zoti bëri be kohën, Koha ndëgjoi përulësisht Pastajë zbuloi përjetësishtë Kosovën Republikë Njerëzit syhapyr dëshmuan Mundimet mbollën kujtime Kujtimet farkuan shpirtëlirinë Shpirtëliria gurroi lot gëzimi Lotët e gëzimit zbardhën dashurinë Dashuria vazhdoi të mbjell dashurinë Lajmi erdhi , lindi apo erdhi? S’i do që ta thoni e prum të gjithë Bini daulle gëzimi, pret dasëm e madhe
17
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Piktur në mur (Për bashkpuntorët e UDB-s)
Ju thirrën e s’ju thirrën, shkuat Me më të rënd mllefin se trupin U kthyet më keq se të gjymtë Të moçmit mbanë rrugëve nënqeshën: Shurdha u ndjeft tatari u marrtë vesh Rrugës a s’u tha vetja ndonjë gjë? Mortja u martë që se patë veten Sharraxhinjë, piktur në mur Veten s’e bëtë për tjetër Porosia u mbeti e njëjtë .
18
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Vaji ishte këngë Kënga vajtoi jetën, këndoi vdekjen Mos padrejtësisht pa dashur veproi? Mos i iku lakut e dështoi! Njerëzit këndojnë jetën vajtojnë vdekjen Shqipja s’ndryshoi, vetëm vetes i besoi Ajo këndoi jetën me vdekjen Vetja tha, gjuhët e të tjerëve vdiqën Librat humbën kujtesën dëshmitare Të gjallët hulumtuan paranismën Gjuhë e pashkruar n’a’e mësoi alfabetin E shkronjave të dritës në terr Vetëm në terr shkruan kjo dritë Rromakët, Bizantinët, Dushmanët Shkuan, u shembën, u shuan Alfabetin e jetës s’na e lexuan Syt e tyre lexonin ditët tona Ne mësonim përmendësh netët e tyre Ditëve zbrazeshin të zitë e natës Vdekjes i thamë qëllimisht jetë T’mendonin se kishim vdekur Vdekja na kishte mbajtur gjallë Jeta u mbështoll me hirin e sajë Sa jetë aq vdekje në trupin tonë Kandarin e barazisë se lëshuam nga dora.
19
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Pritja para zgjimit Lindjen e perëndimit presin Dera e Hekurt s’bëzanë Qyteti dëshiron të zgjohet Ashk-brendi ndez vetja S’djeg fare frikë-vetmia Tabut t’zbrazur ecin qirinjët Të vdekur s’ka më T’gjallët ka për ti mbajtur I gjalli të vdekurin e shtie n’dhe I gjalli të gjallin e ngrit në qiell Ma jep hakun, hak-hukuke1 Jam dera para pes shekujsh Kur t’a zgjidha grykën e zënë Do ishe vdekur pa dorën time Kala gulçimash, kujesh, lotësh Shtatëzanojnë qëndresën shkëmb Lindë plakë e reja, vdes plak i riu Dimërmadhi arrinë pranverën e vonuar Veshje e fronit afron bijt e përzënë Robërohet dëshirë e fatit për jetë të gjatë Kohë-pakoha troket mbi jetima Prishtin zgjohu?!
1. Krahiniz simb, që mer dhe jep borxh
20
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Fëshfërimë N’ag fëshfërin a’j gjeth Jehon ajo këngë malli Malli kërkoi djalin Kudo që buçet mali Ninulla përkund lugina Shpirti në arkivol Lëmsh në grykë Përgjërim engjëllor Linde për nanë babë Zemërshkrumb motre Zemërdjegur vëllai Cila rruge të sjellë Ku ke folenë O engjull i bardhe Ku pije ujë shërimi Oj shpresa e mirë Shi lotesh bie Mjegullave ngushëlluese Lëviz ai gjeth Muzgjeve të vagëta Lumthi zgjohen Kujtesa t’robruara Orë e mbresave virgjine Ka nisë n’fëshfërimë
21
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Dëshmorit pa emër I ri i pashëm lis i palëkundur Sa jetëra do ngjall pesha jote e vdekur I ri i ngjallur prore n’ bebzë miku Sa dasma do të bëhen me vallen tënde Kundërvler e ujit, tokës dhe dritës, thuaj Mos ma molis fjalën që gjeta për krijesën Shoh sipërfaqe t’Ballkanit t’mbjella me ty Ti patjetër je ushqim toke, jetëprurëse Emrin Paqë ta thanë engjujt lajmërues Emri t’ruhet farë kujtimi përjetësie
22
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Flet shpirti Shallqefini Rugovas shpaloset Mbledh lulëkuqet, lulëgjaket, lulëvajet Dhimbja ilaç dëshirash kërkimtare Vaji hije e këngës, kënga hije e vajit E pakënduara njomzë Diturie Delijaj Mbolli dritë-shpirtin për qenësi drite Përjetësisht mbuloi tmerrin-skëterrë Dritë e sajë engjellore diellon anembanë O Zot, engjujtë njoftojnë lehonën e lirisë
23
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Flet ajo degë
24
N’rreshtin e drunajave Lëviz dega lozonjare Pyet e kërkon gjënë Ç’të bëj moj rralloshe Çekrik bosht a furkë Shpatë e drrasë veku Çifteli, mbajtës flamuri Armë krahu, thupër kali Je e holl për t’u përdorë S’e ha mendja a’s këndja Çka je, a s’e thua? Th’ue jam, th’ue s’jam Un t’a them po se gjen Dije vetë n’ë e ke ngenë Mallëngjim i mbytur Fytyra dyllë goja zjarr Un në tokë t’i dru pastaj Udhëtari n’hap gazepi Përnjëherësh nisë qanë Nga të vejë bekim-mallkim Goja hapet, truri mbyllet Medet sa ditë sa vjet Halli endacak vërtitet Shamizeza n’der avitet Derëbardhë-derzezë, derë Fshihja pambarimin kohës Nuk t’qasem s’të njoh fare Fati yt mos kofsha kurr Un njeri e ti drurë
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
1999 Pranverat Papritmas mendimi ndalet Vetja ka veten hije, hija s’preket Lëviz bota ne me në hije?! Dielli e Hëna presin, prilli s’fymon Ditë-nata dergjet n’shtërzime, Ankthi i’a ka zën pritën dilemës N’pllaja t’shënuara ngjyrgjake Pranvera a’s kah dimri a’s ka vera Era përcjell vajin si valë Era dhe vaji thurrin orteqe Tumat2 t’mos preken?! Tumat nuk preken Aty u mboll farë njeriu Për 1999 pranvera Aty mbjell dhe mbinë Ademi Adema
2. Varre të moçme ilire
25
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Xhelal Jakupi
Amaneti Vjetërsi e hullive grryer kthetrash barbare Prehur shpateve, luginave t’shpirtit arbënor Kaplon , kalon kufijtë e pritjes, rishtas me dalë Mbjellë fushash, malesh, shpatijesh, skutash, Brezniii ngrirë dorëfarëhedhur n’uzdaj Bimë e rrallë, bimë jete, e bukur pajë Breza-breza përbetuan pritje amshimi Të mbish, të nisesh, te ne të mbrishë S’ka gjë që je vonuar, mirseardhsha Pyet koha, pyet toka……..koka Mall i këputur i shpirtit pyet Durimi ka harruar fundin e tij Bimë jete, trandofile posaçel Fitil i fitilave që ndez shuan ç’do etje Shekujsh kënduar dasmash vallehedhur Gatuar në grusht dheu përzier me dashuri Bukuria e shpirtit do me-marrë shenjë Kurmi ytë mbjell-korr vetëm buzëqeshje
26
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Rrugë pa ndalë Xll i 89-tës akullnorë 10-ta mjegullnajë Stacioni i Shkupit gërhet Nën Kala Turma pakrye ngulmon me hyedalë Të gjith mbesin zëra t’humbur Autobusi lëviz mërzitshëm Linja Shkup-Prishtinë t’fillohet Heshtja me kohën bashkohen Fatet përkojnë njëri-tjetrin Hijerëndësia foli besnikërisht Udhëtojmë s’bashku biri im Rrugën e fatit besëprerë ecim Më vonë këshilloi butësisht Mos harro, rrugët nuk ndalen Rruga që ndalet t’len rrugëve M‘porositi t’a përsëris s’ahera Dëshira ligj dashuria drejtësi
(Pas dhjet vite rrugë) Gjashtë Maji i 99-tës Stacioni n’Fush Kosovë Pranvera ngrirë acarisht Kufijt e stinëve rrënohen Rrënimi s’njeh ndalesa Shtyllat, kafenetë, arat Orkestrojnë ngjarjen e ditës 27
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Kompozimi shkrihet në pllakën Vajtimi i shekullit lamtumirës Ç’do zi e ditës aty përmblidhet Përplitet, venitet mjerueshëm Petk pikllimi mbulon hije Petku i mëshirës degëdiset Marathon ironie zgërdhihet Kur do zbrez ku do gjendet Zëri i mbytur çan kënde shpirti I’kërkuari nuk është njeri Nuk është trimi që lypet Engjull përjetësie i thonë Përjetësia ngjet lartësitë Prishtin – Shkup Nis kënga e vajit I dashtuni Femi Agani
28
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Kur takohet kujtimi Kur takohet kujtimi Dhembja dhe dashuria plakin ditën Koha që vjen emrin u’a përmend Koha që shkon emrin u’a gëdhend Bab a të duhet liria pa mue? Bir, ti je vetë liria! Kujtim-nderimi prore do ec shekuj Babë e birë n’pëqafim parajsorë Gafur e Driton Loku Frymëmarrje e dushuris s’lirisë
29
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Abraka po-dabraka jo Neuoropisikiatria Abraka po Dabraka jo Shif një kalë N’gotën me ujë Hipur mendjes,! Po, jo, jo, po? Slloborobnia Mbjell me frikën Rritur me hulanë Flutroj-flutrojë zogu Shqiptarët do ta hanë Serbët do ta vjellin Fili-fili zogu Serbët do ta hanë Shqiptarët do ta vjellin Slloborobnia pëlcet Koha vjell njerëz Që kalë kan mendjen Për në ç`mendurinë
30
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Ikja Kujtuan s’e kishin harruar Këngën e Brahim Ketës Vajtimin e Gurbetqarit Dhe i gjetën vegimthi N’oshtimën e Ilir Shaqirit Në nostalgjinë e Shyrete Belulit Mallëngjimin e Shkurte Fejzës Heu…. kah vjen shpëtimi Vjen fushave, maleve Heu edhe sa ka kufini Kur tejdalim ferrit skëterrë Ma mirë ta hamë përnjëherë Se sa me prit me hangër ndojherë Ç ’ka? Vdekjen me sy të dalë Të bardhë a të zezë krejtënjësoj Të bardhë e ka mali që se njohëm A’jemi qen të lënë coftina rrugëve Dita rëndon trupin nata shpirtin T’ kishin vdekur më herët T’ ishin lindur më vonë Pse përsëritesh pritje Zezonë e kohëve tona
31
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
BLLACË (Pranvera e paharruar e atyre që panë se jeta dhe vdekja janë një)
I gjalli dhe i vdekuri bashkëjetojnë Njëri ruan jetën tjetri vdekjen e tij Lulet lypin aromë buka ndjell shije Jeta vuan qëllimin aroma e shija veten Grimca jete gatuajn bukë lotësh Hahen ndërveti shpirtërat e etur Sikur ndajnë fundin e heshtjes Ashtu duket në perden e syve esull Jeta e vdekja grishen t’qërojnë hesape
32
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Tryeza e Isaut (p.m)3 Tryeza Isaut Asnjëher su ngritt Njeriu se kuptoi Shkeli e pësoi S’provën e ofruar Për tjetrin e harroi Ikur derëfikun Nga vendëlindja Nga vetëvetja Kush t’i pranoj Mëshirë, bukë Kush t’u ofrojë Filistinët shfryejn Aktrojën, mallkojnë Syhirbazët me shokë Gishtat në gojë S’kan marrë gjë Veç shpirtit peng Fqinjët pa gjumë T’vetëm bëjnë rojë Kemi xjerr e shpjerr Miliona me usull Banuam lindjen Perendimin andejën Po. kjo s’ka ndodhë T’gjith me u shporrë N’fundshekulli A do me ndodhë? 33
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Joooooooooo…ja Toka ruan farën Krijuesi Ballakanit Atë i’a besoi Përkujtimisht S’duam të ikim S’kemi ku vejmë S’kemi ku shkojmë Kërkojmë………. Kërkojmë në fundë T’j’u masim Po n’çka t’ju peshojmë Populli e dielli Rrugën se humbin Lojë e madhe Me pa veten Por se pate Se diktuat Pse?! Një million sofra shtruar Një million zemra hapur Një million gëzime çelur Nëna mbledh bijtë e sajë Zemrat ushqejnë dëshirat Tryeza Isaut mbetet shtruar Mirësija e t’Madhit mbetet paprekur 3. Paqa dhe mëshira për të Dërguarin Isa
34
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Varri i Azem Galicës Para se t’këndojnë gjelat e sabahut, Engjujt grryen thellë token e premtimit Për të fshehur, ruajtur farën e zgjedhur E futën thellë, e mbollën n’damar toke E mbuluan me dashuri nëne, bukuri gruaje Trimëri burrash, buzqeshje fëmijësh Nuk i lan gur mbi varr, Thanë, këtij shenjë si duhet Vetë do dal e do mbijë Kur të bëj emër e t’thot Ai Nuk u çel pusi, as për varr as për mort As s’u varros Azem Galica i gjallë Toka hapi dejtë që ta fus në zemër Shtëpija e Azem Galicës zemra e tokës
35
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Ardhje e pritur Të presim nën dritën e hënës T’vish me rrezet e diellit E dijmë se do vish Do biesh përgjigje Sa fëmij mbolle Sa gra damëkose Sa burra kosite Sa lot nënash lum derdhe E dijmë se do vish Mbules e hije-dritës Përkujtimore ëndrrash Pellg i`ujit shërues Dashuri e qeshur Drita me terrin rrihen Për të të çelur udhë
36
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Vret kujtimi i dashurisë Parisi, Roma, Holivudi, Beogradi Rrihnin shpatullat e famës t’jetimit Prishtina heshte, Tirana shurrdhohej A ka djali nënë a ka djali babë Kush e pruni kët fidan të rrallë Ky njeh shpirtin e popujve Prej ku është nisur Njerka nuk pyet vepron Zapton shpirtin e shashtrisur E birsuam të njomin djalë E gjetëm shkret e gjetëm vetë Kishte lën bardhoshi kopenë I dhan do flatra fantazish I dhanë dhe ujët e qenësis s’tyre I thanë ti s’ke prejardhjen nga vjenë Ti je i joni e’i botës, nëna të ka lënë Nëna jote s’di të ushqej me dashuri Babi yt është thjesht një sharraxhi Rrena i mbuloi vërtetsinë bukurisë Bota u shtang i kujt qe ky filiz Nëna u plak duke kërkuar qengjin Skena shqip foli me heshtjen tënde Filmi shqip t’luajti me të pamurit ters Gjezdise e gjezdise më në fund erdhe Regjinë më të bukur që kishe kërkuar gjete Adi4 dhe Vera 5 të gjetën në fundërrugë S’e kishe gjetur e a’s q’ë do e gjeje kurrë 37
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Xhelal Jakupi
Vulose humbëtirën tënde në sallë Doje fillimin dhe fundin pandalë Aplaudonin të gjeturin e tufës I kujt je o prijs nëse s’je i vetes Mjaftoi që në fund u kthjelle Rrugëtimi humbur gjithçka mbuloi Mendja e shpirti tjetër gjë kërkoi Shqiptari për asgjë nuk vrau veten E kaluara tradhëtare kërkonte plumbin
(Njerzit që mundësuan prezentimin e artistit të madh shqiptar Bekim Femiut para publikut ) 4. Adi Krasta - Prezentues spektaklesh artistike në Tiranë 5. Vera Grabocka-Regjisore, Menaxhere spektaklesh kombëtare e ndërkomtare nga Tirana
38
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Jeta është këngë Kënga është jetë
39
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
40
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Këngë E gjatë , pandalë Me jetën në krahë Dimërverë pafundë Herë ëndjes hypur Herë hypur e ka Me dy këmbë dy tela Me dy të rëna përnjëherësh Njëra qesh tjetra qanë Shqipe dy krenare Mashkull e femër Këngë jete Ec shekujt binarë Rrugës pandalë
41
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Takim skajesh E kaluara tokës Ardhmëria qiellit Njëra gryen tokën Tjetra fluturon qiellin Vetja ka para veten S’kaluarës si shkepet T’ardhmen mëton Pseja e dije përgjigjen Toka m’ka lindur m’ushqen Nga toka vij në tok shkoj Po nuk dua të ndalojë Lartë n’ horizonte kërkojë Amshimin t’a takojë Po lartë sosen horizontet Këmbët shkelin mbi shkronja jete Vendëqndrimi përkufizon synime Shiqimi dhe mendja pak marrin T’e disa mbrrinë tjerat i ëndrrojnë Syt kah qiella mendja në tokë Dëshira vazhdimisht lidhë dy skaje Rrënjët në tokë degët në qiell
42
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Pas dasme Paradite, dasma kishte mbaruar Diçka tjetër ngulmonte nismë Macet me thonjë kruanin turinjët Enët e palara dergjeshin kot Sergenesh e skutash mban zjarrit Fiste heshtje e bukur gushti Magjatorja nusëroi mëngjesoren E vjetra vjetërsinë e reja rinjësinë Krushkat hanë me sy pogaçen Ejani, uluni, shtroni, urdhëroni Kulaçi për thyerjen e fatit n’sofër Grat, fëmijët, plakat përgjëronin U ishte mpirë përgjigja ndër dhëmbë Ç’ kish mbjellur nata, ç’pjellte mëngjesi Padurimi valvitej, kërshërija venitej Do më binte mua, qenka pjekur djali Do i binte nuses n’a ka hangër djalli Zhurmë, ku ra, s’ra, ra, ja, jo, po Dora prek myhirin, sytë folën zënshëm Vetëm ty ndëgjove më ngroh si diell Vetëm unë dëgjova më sh’ndrit si hanë Vështrimet kthehen me shoçi-shojnë Të pash në qiell të kam në pëllëmbë Zhurma ndalet, buka bëhet copë Fati tok, buka jetë Bashkërenditja e gjërave qartësohet Gratë s’shtiren më shyqyr o Zot Unaza ngjitet gishtit, sytë trembin smirën Falli e djalli ikën, fitoren ndan mejdani
43
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Xhelal Jakupi
Fëmija i parë Emrin t’a dham e t’a tham Menjeherë posa u mbështetëm te lisi Përderisa zogjët këndonin heshtjen e ndezur E ne gëlltisnim kafshatën e parë të dashurisë Dhe s’shkoi s’vonoi, duke i dhënë formë pamjes Parafytyrim lëvizjeve, vesh zërave ndjellakëndës Kuptime jete lumenjë u derdhën para nesh Kë do të duash, kush do të dojë Dita erdhi mëngjes me të bardha Hyn cingrim e telefonit bie tinguj jete Blertë quhet ajri uji, natyra, qielli Shija e s’ë qeshurës erdhi e tillë Të gjitha ngarendën e morrën shenjën tënde Qanë e qeshën s’bashku zemër e shpirt t’përqafuar Kuvendimi vazhdon s’a her që shohim lindje S’a herë që humbemi aty patjetër të gjindemi Emri t’shpërndan tinguj mbreslënës në natyrë
44
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Fëmija i dytë Sytë pasi zhbironin s’kutat e shtëpilindjes Prisnin symbyllur të shohin një dritë Llambadarët bënin rrojë terrin N’shkuarje-ardhje ta kërkoja emrin Largë degëtiset bota që kërkoj Natë e qetë prehet në krahët e ditës Me hënë që prek e lëmon mëndafshëm Rrezet ma kujtojnë emrin hijshëm Sihanë, thash dhe përeth ma pohuan Një grua , një burr, një fëmi , njëzëshëm Nëna ime në ëndërr ndiqte një voglush T’i kryeje dëshirën e Zotit me gjakun valë Emri ishte gjetur , nata ishte e bardhë
45
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Fëmija i tretë Krijuesi i territ dhe dritës Shkreptinë xixë përjetësie Urata ruan shpirtin si veten S’i të solli, s’i të bie, S’i të quan me kët hije? N’mbrënje dritë bardhësie Në mesnatë hënë nusrie Luledjelli t’përshëndet Në agë të qesh Në muzg të flet Rruga hapet sikur detë Urdhri ec si desh vet Ditës lule n’buket Drita ditën bie vetë
46
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Flladi Zoti çliron robin n’vegim Mëshira shtrinë krahët n’mbretrim Uratat ushtarë n’kolona papërtim Ofrohen qiejtë e toka n’shërbim Bekimi i nënës fryu fllad nënësie Gjaku i dëshmorit vrulloi fllad lirie Dhimbjet e lindjes puhizuan fllad rinie Dashuria flakë derdhi fllad kënaqësie Flladitemi ne në lëmë jete Ndjeshmëri e dëshirave muzë Mbin tokës, del e prinë qiellit Freskuar kthen me rrezet e diellit Ku bie nuk preket as shihet as ndihet Përdheset i çojnë shije fluturat i bëjnë rahati Folen ka flladi i jetës ku prehet fllad freskia Flladi jetës vjen flladi jetës shkon e vjen A e dijmë si vjen a e dijmë si shkon Lartëmadhëria fllade lirshëm kahëzonë
47
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Këngë që bartë era Tek fishkëllen fushës Kujtimi mbështjell Me erën e gushës Bilbilesha merr këngën Që zogjët i’a thanë Me një majë mali S`më kurdiset zjarri Era frynte shiu binte Zjarrin nuk ma linte Hajt Lali i dadës Ti mos u mërzit Nën një trandofil kadife Do rritemi të dytë Tingujt valë-valë mbjellin Livadhe ara dashurishë Rrisin e n’grisin buzqeshje Për të gjitha zymtësitë
48
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Të thash Ky fat n’a r’a në hise Unë të thahem për ty Ti të njomesh për mua Andaj mos pyet Pse rrijmë pa fjetur Fërfëlluar pandal Një mot një jetë Do rrijm në pritë Duke pritur ardhjen Bartur mbi shpin e shpirt Derisa brenditë t’gërdheshen Grimcat dhe thërmijat e jetës T’bijnë shije ndjellakëndëse E t’na grishin për t’u dukur Atëher do jesh ushqimi im Un do jem shëndeti ytë Pastaj rolet do t’i ndryshojmë Unë do jem ushqimi ytë Ti do jesh shëndeti im -----------Kur të këndoi gjeli i parë Ne t’ë jemi gjetur Për udhëtim në Hënë
49
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Udhë gjimnazi Udhë e gjimnazit simfoni zërash Qartësim i alfabetit të dashurisë Për jetë të jetëve aty kujtimi mbeti T’rinjë e të reja padashur ze sikleti Krahas ecnim s’bashku pa fjalë Shoqërimi kisht b’za qëmoti n’heshtje Unë me ngut dëshiroja hyrjen në klasë T’i ngadalsoje hapin për t’mos arritur kurr Heshtja shuhet për zemrën që zgjidh fjalën Të dua … më preke me llër…po s’e….di… A kam faj që të dua… dhe plase në vaj Fjala të dua plandos shpirtrat e hutuar Zhurmim i ethshëm mbulon fytyrat T’gjith na shihnin ne asgjë nuk pam Un pa faj dal mashtruesi mjeran i pafat Bëhem s’e dëgjoj tik-takun zemërak Vetja del prej vetes po s’gjen emnak Kujtesën dua t’ma shigjetojë harresa Ti ec përpara dhe përnjëher ndalesh Syt në vazhd bulëzojnë lotët pa zë Rrugët tona papërgjigje po ndaheshin Miqësit tona nuk do kalonin në dashuri Ç’farë kujtimi mbolli dashuria e njëanë Mendoja ofkëlloja pse s’dija ç’të thoja Emri i dashuris s’ime s’ishte n’ato fjalë Lotët zjarr vetëm më shembnin në mall Mëkat s’bëra mëkatar padashur mbeta 50
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Faji mbeti mëlmes mbresash t’pathëna Un heshta si femër para princit me kal Sot kur shum vite mbarë kan kaluar Nuk gjej fjalë falje për t’ët kërkuar Kudo që të jesh e lumtur dua të jesh Ti ke veten në duar që burrit I’a mvesh Un ende kërkoj përgjigjen e kësaj befasie
51
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Çiftelia Në vite aren kujtesash t’paharruara Në ditë e lume varur martin n’krahëror Njeh të rrahurat e zemrës gjallërore Njëri tel për luftën ngre gjakun n’dej Tjetri për paqën nxjerr lotin me hej Pushkë e zemrës eci jetën me një persë Tingulli i mbeti nostalgjik për mirë e keç Në dasëm vdekje muhabete musibete Në punë, gjumë, dashuri, n’det e n’tokë Zër i shpirtit të popullit nuk ndryshoi Veten e deshi të t’jerët i përjetësoi
52
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Nënë Erëkëndja e gjith luleve të botës Shije ëmbëlzuese pafundin e sajë Hënë të sh’dritë fytyra n’mbrëmje Tisi diell shkëlqen ditën pastajë Kur humbet rruga e kush s’na ndie Kur truri mpihet e trupi rëndohet Kur t’i s’je a’s largë a’s pranë T’ë gjith kërkojmë nanë oj nanë Përgjigjet emri me dritë të sajë Birë-bijë këtu jam unë nuk prajë O Zot kullandrisë shpirti i sajë
53
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Këngë malli Me këngë rriteshim për ditë Me endëra piqeshim ç’do natë Lojën me kulpur e kishim merakë Këngët tona i thonin tinguj zemërak Dy fe lule kishin dalë Këputa njërën vura në ball M’u hudh cuca me ma marë Nuk ta japi ty Ja jap çelepis Çelepin e kishin vra Bëri pushka bam Dollapi u çel Dy nuse me tel dhe një bur me qel Kujtime mbetën oboret e fqinjëve Lulja e kujtimit më prek në damar Kujt t`ia them këngën lale-lule N’melodi të saj m’rritet burrërija Nusja hynedel nervoz dyerve Fëmjët kan tollovitur gjërat Mërmëris këngën e vjetër
54
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Mëngjes me shi Natyra zgjohej e përgjumur Sikur dremiste me shiun pandalë Pleqtë mezi kishin pritur të zbardhte E kotësisë si hiqeshin dot as me fjalë T’rinjtë ende mbuluar me ëndrra dashurie S’kujtoheshin se dashuria duhej kërkuar Fëmijët hypur ëndrrallave për rritë Me jastëk e mbulesa bënin shtëpitë T’jerëve në punë gjërat s’u shkonin Qesheshin me vete pse nuk e qëllonin Mëngjesi me shi po bën qesëndi Vetja kish harruar se dita ka g’dhi O i lumi Zot ç është kjo pafajësi
55
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Para gjetjes Netët prillore mëshehin fshehtësi Ëndrat çelin pallate t`kënaqësis Dëshirat zgjojnë t`pazgjuarën Shëtitës në botën e çudirave Troket veten m’e e gjet Me vulos diç t’vërtet Vetja që do i thot je mbret Vetja që njeh e shtie n’siklet Ku e njohin e përzën Ku se njohin se pranojnë Netët prillore e kanë fajin Për mbret është nisur i shkreti Dyert kan besëlidhur heshtjen Netët prillore i’a bëjnë me sy
56
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Lux restarauranti Të rinjë, pleq, gra, vërdallohen Boshlloqet lypin maja fantazish Vetëvetiu lëpin majat e gishtave Unësinë e shpirtit thonë me sy Provojnë por s’din ta prekin Ngopen me shiqime t’vjedhura Përballen s’i mjegulla të bardha Shi t’bien me këngët e ditëverës Vetja duket largë në largësi Afsh ashket janë fashitur Zotërinjë të tryezës s’bëheshin Pëllumbat s’u bienin mbi supe Mjegullat ombrellat s’u bënin hije Qyteti nisë e qanë prej mallëngjimi Tavolinat, karrikat, pijatat namatisin Çmimet veshin-ç’veshin hijen njeri Qeshjet janë përlloçur shkelur sosur Melodi e kotsisë ka mbërthyer kudonë T’dikurshmit syskuqur enden rretheqark Maskat janë ç’jerr po s’guxojmë t’hiqen Kështjell dëshirash mbërthen restaurantin
57
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Xhelal Jakupi
Sytë e derës Derë e bardhë derë e zezë Derë fikun qirinjë ndezë Dera jonë mirësie, krenarie Derëhapur botës sihirbaze Kapak i syve me lot nën bebzë Kalim pragu çdo herë të ka pyet Kur s’më pa hëna ku i drejtove sytë Kur s’më nxehu Dielli për kë të rrahu zemra Kur më rrahu era kush t’u mbështet krahrorit Ajo s’përgjigjet dy pika loti e kanë fjalën Të nxehtë për jasht t’ftohtë përbrenda Hyre-daljet zgjuar për kahen e bardhë
58
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Leh ai qen Leh ai qen a thua e di S’i përcjellen të lehurat e tij I riu ngatrron veshjen e dashuris Ndal më o qen se po më shashtrisë T’moshuarve gjumi u është qesëndis N’e ashtu nuk flem po s’a ke teptisë T’martuarit duan fëmijët me fjetë Fleni bijt e nënës e mira j'u gjetë Ham-humet e natës ata mbajnë vesh Nata është e gjat me qa e me qesh Në popull e thëna qentë fukarallëk Netëve të vona t’mira me bollëk
59
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Macja dhe plaka Gjyshja e sajë ishte macja ime Nën tryez priste mbeturinat tona Mbesa e sajë në dritare të fqiut Pran sajë supëgjeli, peshq, qofte Mijtë të panjohur për shijen e sajë E larë e krehur në krye të vendit E lut magjatorja si t’bijën e sajë Pse s’dashke sup e qofte moj bij? Ajo me shiqim rrugën t’a përpijë Ngulitur syt me mall në një pikë Një plakë fill n’rrugë të botës Duarngritur lyp bukën e gojës Kalimtarët djek me sy si mace Macja kërkon vendin e sajë Plaka lëngëzon për një supëgjeli Vetëmevete thon pse kjo gjurulldi Macja në konak plaka në sokak
60
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Mëngjesi pranveror Drita terrin nis të mbulojë Zërat qetësinë nisin t’a pushtojnë Nisin zogjët vijojnë dyert kanapetë Jetëgjallërija e ditës nis të derigjojë Pasi thot nismën e ditës fashitet Në pritë njerzit mirëmëngjesojnë Me ngut të marrin jetën në duar Kush të vijë e kush të shkojë Fjalë dhe punë kënda kalendari Për çdo ditë me të fundën nis e para
61
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
62
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Njeriu, prej dheu Kthehet në dhe Planeti s’rëndohet Peshoja s’lëviz
63
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
64
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Para takimit Un nuk jam i dërguari Sulejman (p.m ) 6 Por a’s t’i s’je Belkizja mbretreshë Qërim hesapesh nënshtrimi jo Kujdes, syri shpejt botëra zapton T’vish si drita pa nënshtruar veten Hijerëndësin sime shfaqja atë nurë Un bëhem toka dhe uji i bimës tënde Mos përvjel këmbët për fronin tim Të pres vetëm ashtu s’i ke lindur Lindje hënore d’o të jet ky takim Dëshirat d’o t’paltohen fletë trandofili Hataja s’bëhet pse fronet bëhen tok Vetëm fëmijët buzqeshin para fronit
6. Paqa dhe mëshira e Zotit për të dërguarin Sulejman
65
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
O Zot O Zot, un s’a një botë Kur t’a robrova qenësin time Bota mbar m’u nënshtrua Pse thash? Dhe pash e pashë! Male, fusha, ujra, bimë, qenje, yje Zogun që fluturoi lirshëm në qiell Rrezen që shkëlqeu nga ai diell Syt i’a çuan zemrës porosinë Lëkura i‘a përcolli trupit rehatin Sytë e lëkura lexuan caktimin Un për ty bëra Botë Un dhe bota jemi një Buzëqesh sundimi Un s’mundem pa botën Ajo s’mund pa mua Sa më thot më do Aq i them të dua O Zot, un sa një botë
66
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Vetëm aty Trupin nxeh Rrezja e diellit Shpirtin ndritë Rrezja e hënës Ditëve ushqimin Netëve rritën Lindjes s’i ndahet S’e cfilitet përplitet Kët thot vetja Kur sheh robin Nëse s’kupton Kërko porosi T’ët drejtojë Mbajtësi Ngritësi Nuk mohojë Letër të hapur Kam porosinë Aty jam unë Aty je ti Të tret s’ka Djathtas Majtas Nga të fillohet Aty dalim Mos druaj djallin Humbëtirat sosen Vetëm në Lindje 67
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Guri i çmueshëm Ajo që soset nuk është kënaqësi Fjala , puna, nderi, gjaku, gurthë N’themelin që ruan Medinasit Shih farën e mbjellë mrekulli Dellëzuar pas qindra vitesh Gurëçmueshmja qet krye Perëndimi perëndon Nisuni, atomi s’mafton Gjërat kur sosen rikrijimi fillon Mos vononi koha mat ç’dogjënë Shtëpia do ndërtohet edhe pa ju Por, vendshpëtimi do të mbyllet
68
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Miraxhi Fluturimi dritë Nisur me hënz Mëshirës krahapur Fjalë e Madhe Paqa mëshira Ofrojnë pavdekësinë Pavdekësia trashigim Trashigimi urë amshimi Nga të parët udhëzues Për të ardhëmit drejtues. Njeri, merr Lajmin! Hiq robat e robëris Mvesh robrim-dashurin Krijuesi , Zbuluesi t’pret Nisu ta njohësh shohësh Qiellën që këmba se shkeli Rrugën t’a vraposh fluturosh Me drite ec, me dritë ndalo Me burak fluturues kalo A dilet ky pambarim? Ndalim në ngritje! Stacioni pritës Ndal o yll Yllëzo sytë Për Fytyrndriturin Yjet n’vallzim buzëqeshin Kuvendojnë përgjigjen Shtiren sikur përgjigjen 69
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Kërkuesi s’e dijë Stacioni rradhës Ndal hënë Hënëzo skëterrën Nëse nuk ka dritë Nuk mund të arrijë . Prej 12-shit t’muajit Paqë-Mirsi 571-nji Hëna në hirin e sajë Trup verdhë me ngjyrë jeshile Shkruan, Allah Një i Vetëm Shkresa rrëfen jetëdritë Me njësi ditore paqë Me matës pafundësi N’rrugën urë-drite Shpirti vetë qaset Dorzon dlirësi Dashuri engjujsh Ky ligj jetik S’ka matematikë Masat dhe numrat Ngatërrojnë llogaritë Stacioni mikpritës Prin ngjarjen e ndodhur Ibrahimi i paqtë qartësoi Ndal o Diell bëm një dritë
70
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Që as nuk mbin as nuk rritë Jeta e vdekja symësy Rruga urëhapet, njeriu niset Rrugës dritë për Sidretul Munteha7 Shpirti të arrijë t’qenurit e vetë
7-Islam - Qiella që nuk mund të depërtohet nga qenjet, engjujt e xhinët
71
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Xhelal Jakupi
Fjalëshkruesit Njerëz që me ecje nxisin rrugët parajsore Rojtar të dyerve të posaçela të xhehnemit U thanë ç’s’u thanë sojit të tyre havërdar Tekanjozë hulumtaç me mendjen dhallë Të urtë të mir me gojën që u qet mjaltë Mbajtës llafesh, fjalësh, historish,diturish Që me fjalë të vjetra qëndisin gjëra të reja E me të reja thonë gjëra të shkuara qëmoti Ata janë shtrues tregues të rrugëve të jetës Pastrojnë djathtas - majtas shkurre dala kuturu Bëjnë rethoja gjelbëroshe me maja kaltroshe Kopshte lulishtesh që perandorojnë erëmirë Ngandonjëherë bëjne dhe gropa humnerë S’e rrethojën e kopshtin e mësynë syhirbazët Ata ishin janë e do të mbesin përmotshëm Njerëz që ecin e nxisin rrugët parajsore Rojtar të dyerve të posaçela të xhehenemit
72
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Shkretira oazë Fajin për rrugën e humbur kërkon Shkretira gjurmet nuk i tregon Humb aty nga duhet të shkojë Pret malli rrugën t’ia trasoi Vetmia rëndon shpatulla shekuj Ajo vret më keq se vdekja Po t’i t’lumturoi o Ebu Dhehër Pres e kërkoj përgjigjen tënde Shkel t’panjohurën duke t’kërkuar Pyetja thot ku u ndale a je diku Këmbëzbathur lodhur, a je ulë Mërzia mllefi kan msy pafundë. Etja përvëlon t’çarat e shpirtit Shkretira do me vdek para teje Ndalet me ty t’ët përgjasojë Ringjallja çelsi ikjes dhe gjetjes Sytë me dritën zemra me shpirtin Tok nisin-rrisin imazhe kujtimesh Kujtimi shtrejtohet me mungesën S’a më e gjër shkretëtira a’q etja Gjërat që priten duket ekzalltojnë Oazat në shketëtira kur thahen Thonë se shkretirat n’oaza mbinë. Duke shkelur etjet ato burime mbinë Oazat janë pak shkretëtirat janë shumë. Thot shpirti, je gjall Ebu Dhehër, Vetminë je duke e ecur në ditët tona Gjallërin sjell nga udhëtimi pakufi 73
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Faji që vret Bindemi se bota e ,,vogël” mbet për ty Vendbukuritë e tokës mbetën syhapur T’kërkojnë pse humbe për t’u gjetur Kërkesa për ty prore krijon gjetjen tonë Humbëtirave kur sytë hapen e verbohen Mes postit, parave, grave, pijes, kompjuterit Mbyllet radakja për përgjegjësin e dashurisë Thot, kam jetuar duke sajuar mashtrime Vetëvrasja me vetminë afrohen ashiqare Zën peng fatin e shpresës që ruan ushtar Mbushet mllefi për zullumqarë lazdran T’vërtetën shpirti flet edhe kur s’bëzan Ngarkuar me nostalgjinë e ditës ec zhag Turma-turma lëvizin në ato tragje viran Vulosen n’thellësi shpirtërat e zhgënjyer Gjynahet pamëshirshëm vrasin pafajsinë
74
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Kur ndalet nis hapi Urës së Siratit për në parajsë N`parakalim humnera e triumfi Mbreti i kobit shoshit pafajsinë Dymbedhjetë burimet e Musait Mbesin dituri e pamabaruar e Isait Njëzetekatër pashallarët shqiptarë Ndjetën mbi derte shumë vonë Të nesërmen s’ngritën shoqishojnë Koha u iku u mbeti vetëm vetmia Vetmia i kërkon llogarin kohës Koha djerrin merr toka e koka Nëntëmbëdhjet rojet n’prag presin T’i themi 99-të Emrat e Shpirtit Zogjët shpëtimtar vijnë me patjetër T’lëshojnë sqepave gurët e zjartë Të mbysin djajt e t’lirojnë njërëzit Amshimi zhdergjet n’pikë takimi
75
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Një ditë në çdo ditë Fëmijët thonë mëngjeset e kristalta Pleqët tregojnë mbrëmjet e kuqërremta Ne masim ditët e tyre kaluar fluturimthi Bashk ecnim token, bashk n’a ec koha Pambarimi i njëdite në ç’do ditë
76
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Dy duart ngritur E njohëm apo jo E gjetëm apo jo Bota jashtë bota brenda Botë që sheh botë që s’duket Botë e gjallë botë e vdekur Njëra dorë mban një botë T’jetra mban botën tjetër Dy duar dy botë
77
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Shpella Brendia shtynë Jashtësia tërhjek Pallateve kullave Rrugës pambarim Shpejtësi e kohës T vetmuarin prinë Me gjet rehatin Duan t’a mbysin huat Duan t’a vrasin gratë Rrobat rëndojnë trupin Sikleti shpirtin mundon O Zot kah t’ia mbaj vetja Ku t’shporret ku t’fshehet Njerzia bërtasin egërsisht E s’mejnë kurrrën e kurrës E kaluara njëhson t’ardhmen Mendja po zemra ende jo N’tekja beh ku s’ka qen Është largë-afër ai vend Ajo shpell ku gjethi mbulon Ku toka ngroh e guri mbron Aty vetja veten rehatonë
78
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
O Baba O Ibrahim(p.m) përulësija t’përkuli gjithçka Zëri i panjohësis njoftonte Gjithnjohësin Rrugës i përkulur prek të paprekurën Kur të erdhi rradha se i renditur je se dije Nemrudi se pa veten tha Zoti jam unë Po ky njeri më hjek për hunde Më thot ta mbys, por me çka soset kjo farë Me ç’ka t’mbytet njeriu që trumhos gjithçka Toka edhe dielli duken se janë me të Djegëja do ti bëj mir i tha vetes komunikimin e qiellit do t’ja ndalë Po drita nuk digjet edhe pse djeg
79
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Në ëndërr Sheh Edebali më erdhi Më foli për bijt e tijë Nga Osmani te Hamidi S’janë shum është nji Ata morrën një frymë Hëngrën një ushqim Ujitën një dëshirë Rritën një bimë Patën një armë Me të vranë një-në Për të lindur ne-në Ne ishte vetja e tyre Dhe s’a qe ne-ja Kopshti gjelbroi Pesqindë vite Pastaj qortoi Pse veten ne s’e quani Prandaj thaheni Ende pa mbirë Buzqeshi n’shkuarje Bota jemi ne Bota s’jam unë
80
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Lutësi e madhe Ngulur në tok syt kah qiella i kishte Hënës dhe yjeve deshte t’u ngjiste Po këmbët në tok si thupra i dridheshin Kotësi e sajë rërë e gjall po i’a përpinte Pse t’linte tokën e t’kapte qiellin pa kufi Pakufishmëria ç’i premtonte robit fanar N’pasosuri qëndron heshtur bukuria Yte O Zot lutësia e madhe behu rishtas O Zot i përvuajturi ngrihet në dorë t’gëzimit
81
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
82
Xhelal Jakupi
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Prof. d-r Mustafa IBRAHIMI UEJL – Tetovë
POEZI METAFORIKE DHE FILOZOFIKE QË REFLEKTOJNË BOTËN SHQIPTARE! Shënime rreth librit lirik “ Vaji dhe kënga bëjnë dasmë” nga Xhelal Jakupi
Nuk është as e rastit dhe as e papritur që poeti dhe romansieri Xhelal Jakupi të na dhurojë librin e tij të radhës, të dytë me poezi. Një libër delikat si vetë shpirti i poetit po dhe si vetë folklori ynë. Një libër që e lexon me ëndjen e zbulimit e të dëshirës së autorit për ta shijuar të bukurën në poezi, e njëkohësisht për të na dhënë një imazh për historinë dhe të ardhmen nëpërmjet kulturës së trashëguar me shekuj. Dhe titulli i tij "Vaji dhe kënga bëjnë dasmë" e intrigon lexuesin duke e ftuar të shfletojë... I ndarë në tre kapituj ky libër rrek të kapë jo vetëm subjekte të zakonshme të poezisë, por edhe peisazhet shqiptare, sidomos ato folklorike të trevave shqiptare në Maqedoni, e bashkë me to të na përcjellë motive hyjnore të këngës dhe valles popullore shqiptare. 83
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Në përmbledhjen e tij "Vaji dhe kënga bëjnë dasmë" do të gjejmë momente të shkurtra, të bukura, që shpre¬hin mendimin shpejt, veçse një mendim të kthjellët si: Margaritari, ku Xh.Jakupi di ta kap të bukurën, magjinë, por edhe padrejtësinë dhe dhembjen e jetës. Autori Xhelal Jakupi ka një kulturë të gjërë në artin e poezisë. Një dominim i përgjithshëm në poezitë e tij është edhe folklori, ku autori si punëtor i palodhur në mbledhjen e trashëgimisë kulturore nga goja e popullit na dhuron xhevahire të fjalës dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Këto së bashku me talentin e veçantë poetik e bëjnë atë të guximshëm sepse arrin të na japë botën shqiptare. Me një majë mali S`më kurdiset zjarri Era frynte shiu binte Zjarrin nuk ma linte Hajt Lali i dadës Ti mos u mërzit Nën një trandofil kadife Do rritemi të dytë (Këngë që bartë era) Veçori e poetit Xhelal Jakupit është edhe Intersektimi i fenomeneve të jetës shqiptare. Në poezitë e tij gjejmë vargje të marra drejtpërdrejt nga këngët popullore, sidomos nga treva e tij të lindjes. Motivet e tilla mund ti gjejmë edhe në gjithë trevat ku jetojnë shqiptarë: Dy fe lule kishin dalë Këputa njërën vura në ball M’u hudh cuca me ma marë Nuk ta japi ty 84
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm Ja jap çelepis Çelepin e kishin vra Bëri pushka bam Dollapi u çel Dy nuse me tel dhe një bur me qel (Këngë malli)
Poeti ka ditur të kombinojë shkëlqi¬min e këtyre këngëve edhe me fragmente nga këngët e motmotit, siç janë vargjet kushtuar këngëve të bereqetit: Li li dada li, ço’e zotin t’ bie shi t’ë na i lage arat t’n’a i mbushe hambaret (Shi bie në sytë e mi) Ç’ pafshin sytë e këqinjë lansha Ç`më pafshin sytë e zi marrsha (Margaritari) Mjaft me interes janë lojërat popullore, të cilat autori në një mënyrë magjike, me një stil grotesk di ti përdor kundër atyre që bënë të vuajnë shqiptarët, por kurë të përkulen, që në një mënyre madhëron trashëgiminë kulturore të trashëguar brez pas brezi që këtu na del si mbrojtëse e identitetit dhe mbijetesës: Kadriç-çiçiriç mend hiç Këte vene këtë hiç (Urdhëri i djallit) Abraka po Dabraka jo 85
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Shif një kalë N’gotën me ujë Hipur mendjes,! Po, jo, jo, po? Ose Flutroj-flutrojë zogu Shqiptarët do ta hanë Serbët do ta vjellin Fili-fili zogu Serbët do ta hanë Shqiptarët do ta vjellin (Abraka po-dabraka jo) Autori ka ditur ti kombinoje aq bukur në poezitë e tij edhe fjalët e urta shqiptare, sa që ata na shkëlqejnë me një petk të ri: Pleqt mbajnë muret me shpin mos rrëzohen Burrat ka sytë këmbët u mbathin kotësive (Shi bie në sytë e mi) Kush s’pati ç’ka të bëj Preu bythën n’shem të derës (Përgënjeshtrimi i Naimit) Mortja u martë që se patë veten Sharraxhinjë, piktur në mur (Piktur në mur) Ç’ kish mbjellur nata, ç’pjellte mëngjesi Padurimi valvitej, kërshërija venitej Do më binte mua, qenka pjekur djali 86
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm Do i binte nuses n’a ka hangër djalli (Pas dasme)
Poeti prek edhe disa tema historike, duke na përkujtuar disa imazhe dhe skena të tmerrshme për mizoritë dhe të bëmat hileqare të Serbisë në kurriz të popullit shqiptarë dhe popujve tjerë të Ballkanit. Ai na i përkujton disa kriminelë, që ai i quan si heronj të turpit, si: Millosheviqin, oficerin serb Z. Martinoviq, duke i krahasuar dhe satirizuar me ëndrrat e çmendura serbe, si në vargun: Gomari fishkëllon Në Gazinmestan Veten dashuron Koha zgërdhihet Viçi pallë pallë Turpi pihet vodkë (Përgënjeshtrimi i Naimit) Autori në mënyrë satirike godet edhe të zgjedhurit e popullit, të cilët në emrin e tyre nuk e dinë si janë të zgjedhur dhe pse: Ne çajtore marr mandatin Bota d’o m’mbajë tatin D’u me i pas dy a tre gra Per lezet bëhem dhe shka (Taralinga) Poeti e sheh veten e tij midis figurave që lënë gjurmë në historinë shqiptare, e në veçanti në atë kosovare. I këndon Femi Aganit me vargjet: 87
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm Engjull përjetësie i thonë Përjetësia ngjet lartësitë Prishtin – Shkup Nis kënga e vajit I dashtuni Femi Agani (Rrugë pa ndalë)
Më pastaj edhe Azem Galicës, duke i përkushtuar dhe poezinë "Varri i Azem Galicës". E nuk vonon po i fut nëpër vargje edhe shumë figura të cilët siç thotë autori frymuan për lirinë, si: Gafur e Driton Loku, . Nuk harron as këngëtaret e mëdha shqiptare: Ilir Shaqiri, Shyrete Belulin, Shkurte Fejzën, si dhe artistëve Bekim Femiut, Adi Krasta, Vera Grabocka Poeti Xhelal Jakupi guxon dhe e realizon këtë përmbledhje duke i gër¬she¬tuar edhe tema dhe figura fetare, duke paraqitur ngjarje me origjinë islame, më tepër se shumë poetë tjerë, të cilët këtë tematikë nuk e shijojnë apo nuk e njohin, e më tej nuk e përfillin. Xhelali e ndjen dhe e krijon këtë dhe poezitë me figura fetare i përfytyron në mënyrë filozofike, si: Në një tokë t’Ballkanit Ëndrrat çelën zhgjëndrra Zhgjëndrrat frytëzuan Popullin e Ademit Në një poezi, poeti i këndon të dërguarit Isa me poezinë “Tryeza e Isaut”, duke e lartësuar paqen dhe mëshirën që ai i la amanet njerëzimit: 88
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm Një million sofra shtruar Një million zemra hapur Një million gëzime çelur Nëna mbledh bijtë e sajë Zemrat ushqejnë dëshirat Tryeza Isaut mbetet shtruar Mirësija e t’Madhit mbetet paprekur (Tryeza e Isaut)
Në mënyrë mjaft figurative i drejtohet edhe zotit, duke e paraqitur si krijuesin e botës, pa të cilin nuk do kishte jetë, duke ngërthyer në vete edhe paqen, lirinë, mëshirën e mirëbërsinë: Un dhe bota jemi një Buzëqesh sundimi Un s’mundem pa botën Ajo s’mund pa mua Sa më thot më do Aq i them të dua O Zot, un sa një botë (o Zot) Me një gjuhë filozofike islame, shumë të pastër ky poet jep vlera të çmuara për krijuesin e kësaj bote dhe të dërguarit e tij, duke lartësuar paqen dhe mëshirën: Fluturimi dritë Nisur me hënz Mëshirës krahapur Fjalë e Madhe Paqa mëshira (Miraxhi) 89
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Xhelal Jakupi
Dhe për ti mbyllur këto shënime miqësore, dua të nënvizojë: Autori Xhelal Jakupi po bën hapa të ngadalta por të sigurta të nje liriku, publicisti, dhe antologjist te shkëlqyer te trojeve tona etnike në Maqedoni. Zhvillimi global shoqëror kerkon standarte te tjera, me te larta, më koncize, më prioritare. Këto lëvizje koherente ardhmërore të pazakonta do të shkojnë pa tjetër drejt një stadi të ri gjuhësor dhe letrar. Për mendimin tim, poezitë e Xhelalit janë poezi metaforike dhe filozofike, duke u mbështetur në konceptin patriotik, folklorik, fetar dhe historik, koncepte që do të triumfojnë si kërkesë imperative dhe misionare për brezat e rinj. Kjo poezi sjell akses për intelektin dhe formimin e një personaliteti të gjithanshëm intelektual dhe civilizues. Poezitë në këtë përmbledhje sjellin fjalë të reja me shpjegimet përkatëse nga folklori dhe feja, duke u bazuar në kuptime morale, patriotike dhe dashuri ndaj trashëgimisë. Kjo poezi krijon tek lexuesi etikën, estetikën, normat e moralit, gjykimit, bazën e logjikës, duke i përcaktuar së ardhmes së tyre, dëshirat për një formë apo një tjetër art. Poetit i urojmë edhe shumë vëllime të tjera poetike, jetë dhe avenir të lumtur në krijimtarinë e mëtutjeshme … Shkup maj, 2013
90
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Përmbajtje I. Në një tokë t’Ballkanit Ëndrrat çelën zhgjëndrra Zhgjëndrrat frytëzuan Popullin e Ademit
7
Margaritari Hov dëshirash Shi bie në sytë e mi Përgënjeshtrimi i Naimit Agoni Taralinga Dalldisje Ëndrallë Kosovari Lajm kohe Piktur në mur Vaji ishte këngë Pritja para zgjimit Fëshfërimë Dëshmorit pa emër Flet shpirti Flet ajo degë 1999 Pranverat Amaneti Rrugë pa ndalë Kur takohet kujtimi
9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 29
91
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm Abraka po-dabraka jo Ikja Bllacë Tryeza e Isaut (p.m) Varri i Azem Galicës Ardhje e pritur Vret kujtimi i dashurisë
30 31 32 33 35 36 37
II.
92
Jeta është këngë Kënga është jetë
39
Këngë Takim skajesh Pas dasme Fëmija i parë Fëmija i dytë Fëmija i tretë Flladi Këngë që bartë era Të thash Udhë gjimnazi Çiftelia Nënë Këngë malli Mëngjes me shi Para gjetjes Lux restarauranti
41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 52 53 54 55 56 57
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Sytë e derës Leh ai qen Macja dhe plaka Mëngjesi pranveror
58 59 60 61
III. Njeriu, prej dheu Kthehet në dhe Planeti s’rëndohet Peshoja s’lëviz
63
Para takimit O Zot Vetëm aty Guri i çmueshëm Miraxhi Fjalëshkruesit Shkretira oazë Faji që vret Kur ndalet nis hapi Një ditë në çdo ditë Dy duart ngritur Shpella O Baba Në ëndërr Lutësi e madhe
65 66 67 68 69 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81
Recension
83 93
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
Xhelal Jakupi
Falenderiojmë për përkrahjen që dhan për daljen në dritë të këtij libri: Komunën e Sarajit, Kompanin e përpunimit të mishit Tiamo Gllumovë, NT-Selis – Shkup dhe Osoj Prom-Shkup
Libri finansohet nga Ministria e kulturës e Republikës së Maqedonisë
Xhelal Jakupi ,,Vaji dhe kënga bëjn dasëm” (poezi) Recenzent: Prof.Dr. Mustafa Ibrahimi, Redaktor teknik dhe artistik: Vllatko Haxhipulevski, Kopertina: Imer Dervishi, Tirazhi: 1000 copë, Shtypshkrinja-Alma-Shkup (pecatnicaalma@gmail.com)
94
Xhelal Jakupi
Vaji dhe kënga bëjnë dasëm
95
Nuk është as e rastit dhe as e papritur që poeti dhe romansieri Xhelal Jakupi të na dhurojë librin e tij të radhës, të dytë me poezi. Një libër delikat si vetë shpirti i poetit po dhe si vetë folklori ynë. Një libër që e lexon me ëndjen e zbulimit e të dëshirës së autorit për ta shijuar të bukurën në poezi, e njëkohësisht për të na dhënë një imazh për historinë dhe të ardhmen nëpërmjet kulturës së trashëguar me shekuj. Dhe titulli i tij "Vaji dhe kënga bëjnë dasmë" e intrigon lexuesin duke e ftuar të shfletojë... Prof. d-r Mustafa IBRAHIMI