Ajtene Sefedini: Dëshmi Personale

Page 1

Zanafilla | Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Ajtene Sefedini Prishtinë, 2014

www.zanafilla.com | office@zanafilla.com


Zanafilla | Dëshmi Personale

Ai bëri shumë për mua, dhe dua që të gjithë ta njohin këtë dashuri! Unë jam Ajtene Sefedini, jam e lindur në Prishtinë. U linda në një familje me traditë myslimane. I festonim festat, prindërit agjëronin dhe kur u rrita pak agjëroja edhe unë. Kaq ishte! Për Perëndinë babai më fliste shpesh dhe halla e tij gjithashtu, më rrëfenin histori nga Kurani, unë kisha shumë dëshirë t’i dëgjoja dhe e doja Zotin shumë. Por ne kishim mësuar se duhej shumë t’i frikësoheshim Zotit, ‘‘mos bëj këtë’’, ‘‘mos bëj atë’’, ‘‘nëse e bënë, Zoti do të të dënoj’’. Por qysh nga fëmijëria, kisha një prirje, bindjet e mia i krijoja vetëm me fakte dhe këto përceptime për Zotin më pengonin shumë. Prindërit e mi punonin dhe unë me vëllain shpesh qëndronim vetë në shtëpi. Vëllai kishte ndonjëherë frikë kur binte shi apo murmuronte, unë i thoja, ‘‘mos ki frikë, Zoti është babai ynë dhe Ai do të kujdeset për ne’’. U rrita kështu por për Jezusin nuk kisha dëgjuar asnjëherë dhe në lagjen ku jetoja kishte shumë të krishter dhe unë i simpatizoja ata. Ishin të dashur dhe shumë të kulturuar. Dhe kryqi për mua ishte fuqi qysh atëherë. Kur loznim me fëmijët e lagjes dhe binte shi duke na ndërprerë lojën, unë u thosha, ‘‘Eja ta vizatojmë kryqin, t’i lutemi Zotit, sepse kryqi ka fuqi dhe do ta ndalojë shiun’’. Dhe kështu kaluan vite, Zoti për mua ishte lart, unë poshtë dhe aq.


Zanafilla | Dëshmi Personale Pastaj, si shumë shqiptarë të Kosovës, u detyruam të dalim jashtë vendit dhe jeta na përplasi në Gjermani në vitet e 90-ta. Posa arritëm në Gjermani, u lajmëruam dhe menjëherë na vendosën në një konvikt. Në ditët e para kontaktet që ishin nga ana gjermane ishin me njerëz që shërbenin në Kishë. Ata filluan të na ftonin në shërbesat e tyre. Edhe pse për nëntë vite sa qëndruam në Gjermani, asnjëherë nuk u sfiduam të mësojmë se kush ishte Jezusi por sjelljet e tyre dhe dashuria e tyre plot hir më bënë kurreshtare, të pyesja vetën se pse ishin këta njerëz kështu?! Gjatë këtyre nëntë viteve, tre herë e pashë ëndërr Jezusin, i cili më thirrte ta ndiqja. Por unë nuk kuptoja se çfarë po ndodhte. Kur përfundoi lufta në Kosovë, ne u kthyem por unë nuk kisha qetësi shpirtërore dhe kisha nevojë që të bëhesha pjesë e një Kishe lokale. Nuk e dija se kishte Kishë Ungjillore në Prishtinë dhe vazhdimisht kërkoja dhe në vitin 2003 e gjeta Kishën ku unë vijojë edhe sot, e kjo gjë më gëzoi pamasë. Kur shkova në shërbesën e kësaj Kishe për herë të parë, në sallën ku mbanin shërbesën e pashë një pikturë të një njeriu të veshur ashtu sikur e kisha parë në ëndrrën time dhe kjo gjë më la përshtypje. E pyeta një grua, ‘‘kush është ky person në pikturë?’’, ajo buzëqeshi dhe u përgjigj, ‘‘Jezusi, Zoti ynë!’’. Kështu unë fillova të bëhem kurreshtare dhe kjo më shtyu të lexoja e ta njihja më shumë këtë person të quajtur Jezus dhe ta kuptoja se pse ishte kaq i rëndësishëm për të krishterët.


Zanafilla | Dëshmi Personale Shoqet e mia nga Gjermania më kishin dhënë shumë libra para se familja jonë të nisej në Kosovë. Ato donin që unë t’i lexoja. Në njërën nga fletushkat që më kishin dhënë, e gjeta dëshminë e një studenti i cili kishte ardhur tek Jezusi, historia e tij më la përshtypje dhe thashë me vehte, ‘‘Edhe unë do ta thërras Jezusin në jetën time!’’. Kështu e lexova lutjen e pendimit që ishte e shkruar në fund të fletushkës, dhe ajo lutje u bë edhe lutja ime. Në atë moment, ndjeva një gëzim në zemrën time dhe një çlirim të madh. Aq më shumë që e njihja Jezusin, e doja edhe më shumë. E falenderoj Perëndinë që më pranoi në familjen e Tij dhe më çliroi nga mëkati. Unë tash jetoj një jetë të lirë në Krishtin, dhe çdo ditë mundohem ta njoh atë më shumë dhe t’i shërbej Atij me jetën time. Ai bëri shumë për mua dhe unë dua që të gjithë ta njohin këtë dashuri. Ai nuk e bëri këtë vetëm për mua po për të gjithë ata që do ta vendosnin besimin e tyre në emrin e Jezusit. Jezusi vdiq për mëkatet tona, ai pagoi për to, dhe tash është i gjallë dhe jeton me ne. Ai tha: ‘‘Unë jam me ju deri në mbarim të botës, Amen!’’ (Mateu 28:20)

Ajtene Sefedini Prishtinë, 2014


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.