Alda Rrustemi: Dëshmi Personale

Page 1

Zanafilla | DĂŤshmi Personale

Zanafilla | DĂŤshmi Personale

Esmeralda Rrustemi Elbasan, 2014

www.zanafilla.com | office@zanafilla.com


Zanafilla | Dëshmi Personale

Ati im është Zoti! Përshendetje, quhem Esmeralda Rrustemi dhe jam nga Shkodra. Kam mbaruar shkollëb për gjuhë shqipe në Kosovë dhe tani është viti i parë që po punoj me Jetë studentore (një Organizatë e Krishter studentore) në Elbasan. Doja te ndaja shkurtimisht me ju një pjesë të jetës time. Jo gjithmonë është e lehtë të ndash gjërat personale me të tjerët aq më tepër kur gjërat janë jo sipërfaqësore, por dua t’i ndaj me ju. Jeta ime ka kaluar në shumë stuhi dhe furtuna të ndryshme, batica dhe zbatica të ndryshme por pavarësisht këtyre, Zoti më ka ruajtur. Kur isha 2 vjeçe nëna më braktisi. Shkoi në Itali me pretekstin për të punuar, për të fituar para dhe sapo të kishte ca të holla do të kthehej. Ne ishim 3 fëmije. Një djalë dhe dy vajza. Dy vajzat qëndruam me babain kurse vëllain e dergoi tek njerëzit e saj. Mbas një viti erdhi të mblidhte fëmijet. Erdhi mori vëllain pastaj erdhi të më merrte mua por unë nuk doja sepse e doja babain shumë. Ai për mua ishte çdo gjë. Kishte qenë baba ,nënë ,vëlla, motër, pasuri, çdo gjë ishte, gjithçka që unë kisha, ishte pasuria ime të cilën nuk doja ta humbisja kurrë. Prandaj vendosa të qëndroj me të. Mbas kësaj kohe mami nuk u bë më e gjallë për 13 vite radhazi. Ishte shumë e vështirë aq sa nuk kam fjalë për ta shpjeguar. Kjo nuk ishte asgjë në krahasim me atë që më ndodhi kur unë isha 8 vjeçe.


Zanafilla | Dëshmi Personale Bota ime u shua plotësisht. Babai më vdiq. Dhe aty u përballa me luftën e vërtetë të jetës,u ndesha me realitetin e kësaj jete. Unë kisha fituar një siguri aq të madhe tek ai sa nuk e vrisja mendjen për asgjë. Mendoja që babai im do ishte gjithmonë pranë meje, do ishte gjithmonë kur unë kisha nevoj për të,do siguronte për mua , do më përqafonte, do më jepte çdo gjë që unë doja. Isha e vogël por mendoja shumë për jetën. Jeta më kishte rritur para kohe. Mendova që nuk ka Zot dhe në zemrën time e vulosa. Thash po të kishte Perëndi unë nuk do të përfundoja kështu siç jam,po të kishte Perëndi nuk do ma merte babanë në momentin kur unë kisha më së shumti nevoj. Nuk do të mbetesha jetime. Gjatë kësaj kohe në fakt kisha filluar të shkoj në një vend që quhej bashkësi. Aty mblidheshim çdo të shtune dhe ata flisnin për Zotin. Kur shkova për herë të parë te kjo bashkësia, tek dera qëndronte një grua që të gjithë e thërrisnin nana Roza. Ajo qëndronte aty dhe me duar hapur dhe një dashuri nëne dhe të papërshkruar qëndronte te dera duka na mirëpritur të gjithëve me radhë. Unë si fëmije i ndrojtur që isha u mundova t’i shmagesha përqafimit të saj por nuk shpëtova dot ajo erdhi pranë meje dhe më tha eja tek nana dhe më perqafoi fortë. Oh nana sa ëmbël tingëlloi tek unë. Nuk e di a besoni në dashuri në shikim të parë por une u dashurova me këte grua pa e ditur. Më bënte përshtytpje dashuria e saj pa kushte dhe isha kurioze te dija se nga buronte e gjitha kjo. Nuk kaloi shumë kohë dhe e


Zanafilla | Dëshmi Personale kuptova ku buronte e gjithë kjo. Së shpejti ajo dhe familja e saj shprehën dëshirën të më adoptonin dhe më adoptuan. Avash avash zbulova që kishte një Perëndi që me donte dhe që ofronte një plan të mrekullueshëm për jetën time. Ai që quhet Jezus kishte dhënë jetën për mua, kishte vdekur dhe ditën e tretë ishte ringjallur. Më e rëndësishmja ishte që ai dëshironte të kishte një marrëdhënie personale me mua dhe jo vetëm me mua por me çdo njeri në këtë botë. Uaa cfarë lajmi i mrekullueshëm. Por nuk mjaftonte vetëm kaq,nuk mjaftonte vetëm ta dija. Une isha për ballë një vendimi. Tek Zbulesa në Bibël Jezusi thotë, ‘‘Unë qëndroj tek dera dhe trokasë…’’ ishte në dorën time nëse do ta hapja derën apo jo. Dhe unë vendosa ta hap.E pranova Jezusin në zemrën time me anë të një lutjeje të thjeshtë që buronte nga zemra dhe bëra një marrëveshje me Jezusin. Ai më premtoi mua që kurrë nuk do të më linte kurrë dhe kurrë nuk do të më braktiste dhe unë i premtova Atij se do ta ndiqja. Tashmë unë ndihesha e sigurt në krahët e Perendisë. Kisha një familje. Kisha paqe. Kisha gëzim në zemrën time. Shume gjëra ndryshuan tek unë prandaj unë i bëra Jezusit këtë premtim. Lexova Romakëve 8:38,39 dhe që atë ditë kam filluar t’i besojë dhe të ecë me të çdo ditë të re. Ai nuk më ka premtuar që nuk do të kem probleme por kur problemet të vijnë Ai do të më ndhmojë që t’i kapërcej ato.

Esmeralda Rrustemi Elbasan, 2014-01-18


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.