Zanafilla | Dëshmi Personale
Zanafilla | Dëshmi Personale
Dardan Grapci Pejë, 2014
www.zanafilla.com | office@zanafilla.com
Zanafilla | Dëshmi Personale
Zoti është çlirimtari im! Përshëndetje unë jam Dardan Grapci nga Peja dhe jam 29 vjeçar, me 12 Qershor 2005 e kam pranuar Jezusin si shpëtimtarin tim. Por para se të flas për besimin tim në Jezusin dua kthehem pak mbrapa në kohë, unë më përpara kam qenë MUSLIMAN, por krejt pak kam pasur njohuri rreth islamit për shkak se asnjë anëtar nga familja nuk ka qenë "Besimtarë të devotshëm" ne nuk praktikonin besimin e tyre dhe nuk shkonim gjithmonë në Xhami. Unë si fëmijë kisha shume ide të ndryshme dhe si çdo fëmijë që bën gabime, gjithashtu kam bërë edhe unë. Pika ime e dobët gjithmonë ka qenë – paraja. Në shtëpinë ku unë jetoja e ku jetojë edhe sot familja ime mbante pëllumba (dhe ne ende i kemi edhe sot) sidoqoftë unë merrja pëllumbat në mënyrë të fshehur dhe shkoja në pazar për t’i shitur 2 pëllumba në vlerë 40 marka (20 euro tani). Bëja këso gjërash vetëm për paratë. Pastaj në moshën 12 vjeçare fillova hapat e parë të përdorimit të duhanit, në fillim unë vetëm merrja duhan nga shoqëria ime, pastaj në vitin 2000 fillova vet të bleja duhan me pako e në ditë konsumoja deri në 2 pako e gjysmë.
Zanafilla | Dëshmi Personale
Në vitin 2005 në muajin Qershor data 5, kam qenë në qendër të qytetit duke ndenjur dhe duke pirë duhan, ndërkohë unë shihja një grup të të rinjëve duke ardhur dhe njëri nga ata m’u afrua dhe më dha një ftesë për të shkuar në një takim të rinjëve. Dhe une vendosa të shkojë e të shihja si ishte. Kur shkova pashë që në anën e jashtme të asaj ndërtese shkruante ‘‘Bashkësia e Jezusit’’, kur kam hyrë aty jam njoftuar me Pastoren e bashkësisë e cila quhej Bukurije Nikqi, si dhe u njoftova me shumë besimtar të tjerë të krishterë. Pas një jave do thotë me datën 12 Qershor unë së bashku me djalin e hallës shkuam në bashkësi për shërbesën e të Dieles dhe pas shërbesës erdhi Bukurija dhe na pyeti se a deshironim ta pranojmë Jezusin në zemrat tona dhe ne pa menduar 2 herë iu përgjigjëm me PO! Në muajin Shtator të po atij viti, data 25, unë u pagëzova me ujë në Kishën Rruga e Paqes (në Pejë). Në vitin 2009 nga Bashkësia e Jezusit të gjithë besimtarët jemi transferuar tek Bashkësia Rruga e Paqes. Nga ajo ditë e deri më sot unë shërbej në po atë bashkësi.
Zanafilla | Dëshmi Personale
Ne vitin 2009 në muajin Shtator Zoti bëri një mrekulli tek unë ku perfundimisht unë arrita ta lë duhanin dhe nga ai vit unë më nuk e konsumoj. Zoti është çlirimtari im! Ju faleminderit dhe Zoti ju bekoftë.
Dardan Grapci Pejë, 2014