Dora Dako: Dëshmi Personale

Page 1

Zanafilla | DĂŤshmi Personale

Zanafilla | DĂŤshmi Personale

Dora Dako Pogradec

www.zanafilla.com | office@zanafilla.com


Zanafilla | Dëshmi Personale

Ai na do kështu siç jemi! Përshëndetje të gjithëve! Më quajnë Dora dhe jam nga Pogradeci. Vij nga një familje me tradita fetare ortodokse dhe mund të them se jam rritur në një ambjent ku fjala “kishë” edhe “Zot” përdorej shpesh herë. Familja ime, ose më mirë i gjithë farefisi im i respektonte në mënyrë të përpiktë të gjitha ritet dhe zakonet ortodokse. Shkuarja në kishë të dielave në mëngjes dhe ndezja e qirinjve ishte bërë tashmë një zakon dhe madje mbaj mend se të qepje atë ditë konsiderohej si mëkat. Kisha për mua ishte një vend “i shenjtë” dhe paksa i frikshëm që më fuste në një gjendje të veçantë shpirtërore. Pothuajse të gjithë njerëzit e mi kishin nga një emër të dytë, ky ishte emri i pagëzimit dhe në një ditë të caktuar festohej ky emër edhe në kishë çohej një kulaç i “veçantë” të cilit prifti i këndonte. Kjo gjë sillte bekim për atë familje. Besoj se ata që vijnë nga një familje ortodokse e kuptojnë se për çfarë e kam fjalën. Janë kaq shumë gjëra që familja ime i bënte (dhe farefisi im vazhdon ti bëjë) për të marrë bekimet e Zotit, për të fituar favorin e tij ose edhe pa ndonjë arsye të veçantë. Por jashtë këtyre ditëve të veçanta Zoti qëndronte gjithmonë larg edhe pothuajse as që përmendej fare, përveç atyre momenteve të vështira ku fjala “Zot” është më e shqiptuara kuptohet. Ky ishte krishterimi që unë


Zanafilla | Dëshmi Personale

njihja atëherë edhe në mendjen time Zoti ishte një plak babaxhan shumë i moshuar dhe i thinjur i cili mbante një shkop në dorë dhe i godiste të gjithë ata që dilnin nga udha e Tij. Por andej nga viti 1992 disa gjëra filluan të ndryshonin në familjen time. Motra ime e madhe filloi të shoqërohej me disa të huaj që këndonin “Aleluja” me kitarë. Por si për çudi që kur motra ime (e cila në atë kohë ishte gjimnaziste) filloi të shoqërohej me ata të huajt, ajo nuk ishte më i njëjti përson. Kjo gjë na bëri përshtypje të gjithëve, por sidomos mua sepse më përpara shpesh herë duke qenë se isha më e vogël dhe natyrisht më e pambrojtur bëhesha “objekt dhune” për të . As vetë nuk e kuptova se si sjellja e saj ndryshoi aq shpejt. Ajo filloi të më mbante më afër, fliste me mua për gjëra të ndryshme edhe shpesh luanim bashkë. E gjithë atmosfera në familjen time filloi të ndryshonte. Kishte më shumë gëzim edhe harmoni. Unë isha 10 vjeç gjatë asaj kohe edhe isha kaq kurioze t’i takoja njëherë këta të huaj që e transformuan kaq shumë motrën time dhe në një farë mënyre edhe jetën e familjes sime. Kur i kërkova motrës sime këtë gjë ajo filloi të më fliste për shkakun e vërtetë të ndryshimit në jetën e saj. Ky ishte Jezusi, që për mua ishte ai burri me flokë të gjata që më trembte sa herë që e shikoja të varur tek porta e kishës. Më tregoi se ai më donte shumë, se kishte vdekur në kryq për mua, ishte


Zanafilla | Dëshmi Personale

ringjallur dhe se donte të ishte miku im edhe të jetonte në zemrën time. Si fëmijë që isha, në fillim nuk e kuptova këtë gjë edhe të them të drejtën u frikësova pak por u bëra akoma edhe më kurioze të mësoja për këtë njeri që dha jetën për mua. Kështu me një lutje të thjeshtë e pranova atë në zemrën time si Zot, Shpëtimtar edhe si Shok. Nuk e kuptoja tamam se çfarë po thosha ndërsa përsërisja me vështirësi lutjen që thoshte motra ime por ajo që më bëri përshtypje ishte dashuria edhe gëzimi në sytë e saj edhe thellë e kuptoja se kjo nuk ishte një lojë por diçka që ndryshoi jetën time edhe më vonë prindërit e mi. Pas meje ishte mami ajo që e pranoi Jezusin si Shpëtimtar në jetën e saj, më vonë edhe babi. Zoti filloi të bëhej pjesë e jetës sonë edhe shpejt e kuptuam se Zoti ishte edhe një at i dashur dhe se nuk mund të bënim asgjë për të fituar dashurinë e Tij. Ai na do kështu si jemi edhe jo sepse ne e meritojmë dashurinë e tij por për shkak të gjakut të Jezusit që na ka pastruar nga çdo mëkat njëherë e përgjithmonë. Ai meriton gjithë jetën tonë. Kanë kaluar rreth 11 vjet që nga dita që kam pranuar Jezusin në jetën time edhe nuk mund të them se gjatë kësaj kohe gjërat kanë shkuar vaj. Të ndjekësh Jezusin nuk do të thotë të shpëtosh nga problemet e jetës, madje kjo gjë mund edhe të të hapë probleme. Mua personalisht, ajo që më ka bërë të vazhdoj të ndjek


Zanafilla | Dëshmi Personale

Jezusin është thjesht fakti se nuk mund të jetoj pa të. Nuk e di por nëse me të vërtetë ia jep zemrën dikujt ti i përket atij personi, ka diçka që të mban të lidhur me të. Pavarësisht nga pengesat dhe vështirësitë që mund të dalin gjatë rrugës kjo gjë nuk ka për të ndryshuar nëse ti ke me të vërtet besim tek Ai. Dashuria që Jezusi ofron është kaq e përsosur, nuk mund të gjendet në asnjë vend tjetër. Shpresoj dhe lutem që edhe ju të mund ta përjetoni këtë dashuri edhe këtë ndryshim që përjetova unë bashkë me familjen time.

Dora Dako Pogradec Burimi: www. albkristian.com


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.