Zanafilla | Dëshmi Personale
Zanafilla | Dëshmi Personale Dorela Shani Tiranë
www.zanafilla.com | office@zanafilla.com
Zanafilla | Dëshmi Personale
Diçka nga Dorela! Quhem Dorela Shani, jam 22 vjeç dhe sapo jam diplomuar për Financë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. E tani i jam futur shkollës së jetës si thonë shumë prej më të rriturve, pra domethënë jam duke punuar si shumë të tjerë. Në momente të caktuara më qëllon të mendoj se si do të ishte Dorela pa Zotin, pa bekimet e Tij, pa Fjalën e Tij, si do ta organizonte kohën, shoqërinë apo jetën. Ata që më njohin mirë, nuk do të hezitonin të më kthenin një përgjigje shumë të shpejtë. Gjithsesi besoj se këto mendime i shoqërojnë të gjithë nganjëherë. Por ndërsa hamendësoj gjendje të ndryshme përsëri nuk arrij të jap një përcaktim të qartë përveç mendimit thelbësor se tashmë pavarësisht nga çdo gjë jam e shpëtuar. Dhe falenderoj dhe vetëm falenderoj Perëndinë tone të madh për hirin dhe mëshirën e Tij në çdo ditë timen që më mban larg çdo gjëje të keqe, edhe prej atyre që unë as nuk i kam parë as ndjerë. Kam mësuar sesi t’ia dorëzoj gjithçka Zotit dhe për këtë jam mëse e sigurt se jeta ime ka më shumë kuptim sepse boshllëku në mua u mbush prej Tij. Kjo është dhe veçantia e jetës sime. Që në moshën 12 -13 vjeçare kam filluar të shkoj nëpër disa takime fëmijësh që unë i pëlqeja shumë dhe aty flitej për histori dhe ngjarje të ndryshme që as në histori e as nëpër librat që kishim ato nuk ishin thënë, por kur
Zanafilla | Dëshmi Personale
unë merrja pjesë në to, gjithçka që dëgjoja e besoja ( porsi një fëmijë). Më pas u mora me shumë aktivitete në kishën e vogël të sapo hapur në qytetin e Gramshit, dhe kam ndjerë dorën e Zotit, Frymën e Tij dhe mirësitë e Tij. Më pas erdhëm familjarisht në Tiranë dhe vazhdoja pjesëmarrjen time në kishën Asambleja Ndërkombëtare Protestante ku jam edhe anëtare, mësuese në shkollën e së dielës së fëmijëve, si dhe një nga drejtueset e grupit të Rinisë. Ai që e bën ndryshimin në jetën time është vetëm Jezusi, emrin e të cilit kam mësuar ta thërras në çdo vështirësi dhe gëzim dhe jo vajtja ime në kishë. Dëshira ime është të kënaq Perëndinë me gjithçka timen dhe të vazhdoj të luftoj për ndërtimin e Mbretërisë së Perëndisë. Unë garën time nuk e kam përfunduar dhe kam akoma për të vrapuar se Kryqi është bosh, Ai ka ikur, Ai është duke pritur për mua! Ne mbajmë emrin “Të Krishterë” dhe ne nuk identifikohemi me të, por e mbajmë atë me dëshirë dhe duke sakrifikuar për lavdinë e Perëndisë. Le të shfrytëzojmë së bashku kohën e duhur!
Dorela Shani Tiranë Burimi: www. Albkristian.com