Zanafilla | Dëshmi Personale
Zanafilla | Dëshmi Personale
Driton Zogaj Prishtinë
www.zanafilla.com | office@zanafilla.com
Zanafilla | Dëshmi Personale
Ai m’i mbushi zbrazësitë e jetës sime! Quhem Driton Zogaj. Vij nga Drenica. Në familjen time kurrë njëherë nuk është fol për Zotin. Asnjëherë nuk kam dëgjuar nga prindërit apo nga të afërmit e mi se ky është Zoti. Asnjëherë askush nga familja ime nuk me ka treguar diçka për Zotin. Familja ime tradicionalisht i takon besim islam, por në familjen time të ngushtë dhe të gjerë gjithmonë ka qenë e pranishme fryma atdhetare. Prindërit më shumë më kanë edukuar për historinë e popullit shqiptar dhe se si duhet të jemi vigjilent ndaj pushtuesve. Si i ri jam rrit në këtë frymë dhe s’kam menduar ndonjëherë se kam nevojë për Zot. Gjatë rinisë time gjithmonë i kam bërë gjërat që më kanë pëlqyer dhe që më kanë dhënë kënaqësi, por prapëseprapë diçka më mungonte në jetën time. Kisha një boshllëk që unë nuk munda ta mbushja kurrë dhe nuk dija se me çka ta mbushja këtë zbrazësitë. Ishte viti 1998 kur në Kosovë filloi lufta dhe na u desh të largohemi nga shtëpia jonë në një shtëpi tjetër në Komoran. Një ditë për vizitë erdhi vajza e xhaxhait tim nga Prishtina dhe pa pritmas ajo filloi që të fliste për diçka që unë kurrë më parë nuk e kisha dëgjuar për këtë emër. Ajo filloi të më tregojë për Jezusin. Ajo më tha se ne kishim nevojë më së shumti për Zotin. Më tregonte për mrekullitë e Jezusit dhe se ne kemi nevojë për Të; dhe si Ai është Shpëtimtari; e se ai na i falë mëkatet tona; se ai është Zoti i cili erdhi në tokë që ta merr dënimin që ne kishim për ta marrë; se ai pagoi për mëkatet tona; se ai falë; se ai na bashkon me Atin Perëndi. Dhe ajo më pyeti nëse e pranojë këtë Zot dhe Shpëtimtar. Dhe mua këto gjëra më mahniten; me pëlqyen shumë; mu
Zanafilla | Dëshmi Personale duken të mira sepse ishte hera e parë që po dëgjoja diçka të tillë. Ajo pastaj më dha një Bibël që fliste për jetën dhe veprën e Jezusit. Unë fillova ta lexoj. Katër ungjijtë mu duken shumë interesant dhe u mrekullova nga gjithë veprat e Tij; nga gjithë ajo që Ai bëri, por nuk e kuptoja ende mirë pse iu desh e gjithë kjo; pse iu desh të dënohej me vdekje kur ai nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe në atë moment më erdhi keq për Jezusin dhe thash me veten time: si është e mundur të kryqëzohej një person që s’kishte bërë asnjë të ligë, por në fund e pashë se ai u ringjall, dhe kjo më bëri të ndihem mirë. E gjithë kjo për mua ishte një triler i vërtetë sepse ende s’i kuptoja gjërat mirë; ende nuk munda të kuptoja se a është e gjithë kjo e vërtetë. Ky Jezus ma kishte prekur zemrën time dhe më kishte prekur historia e tij. Pastaj vazhdova me të vjetrën dhe në një farë mënyrë e harrova Zotin. Gjithë kjo sepse qëllimi im ishte diçka tjetër, që të bëhem ushtar i UÇKsë, të shkoj në luftë, të luftoj për lirinë e vendit tim. Vendosa të shkoj në luftë. I mora disa gjëra të mia dhe i vendosa në një çantë dhe e mora edhe Biblën. Nuk kisha kohë ta lexoja ngaqë qëllimi im ishte realizuar: u bëra ushtar kjo atëherë më dukej hapi më i rëndësishëm në jetën time. Por tani në momentet më të vështira gjatë luftës kur pothuajse të gjitha shpresat ishin shuar më ishte kujtuar Jezusi dhe thash nëse ky është Zot dhe Shpëtimtar lë të na shpëtojë. Iu luta me një zë të lartë dhe i thash nëse ti Jezus je Zot Shpëtimtar na shpëto nga kjo lufte dhe ndërhyjë. Dhe me të vërtetë Ai iu përgjigj lutjeve të mija sepse pas pak kohësh lufta mbaroi.
Zanafilla | Dëshmi Personale Pas luftës fillova ta lexoj Biblën dhe fillova t’i kuptoj gjërat më mirë, kështu një ditë erdhi përsëri për vizitë ai personi që më kishte folur për Zotin dhe më tha: “A ke dëshirë që ta pranosh Jezusin në jetën tënde”. Unë i thash po. Pastaj ajo me ftoi në një shërbesë për Zotin që mbahej në Prishtinë. Në fund të asaj shërbese drejtuesi i takimit bëri thirrje se a ka dëshirë dikush që ta pranojë Jezusin në jetën e tij, dhe unë u ngrita në këmbë, si një ushtar, dhe dola përpara njerëzve dhe e pranova Jezusin në jetën time. Tash u bën tetë vjet që besoj e Jezusin dhe gjatë këtyre viteve Ai ka qenë për mua çelësi i jetës sime sepse tek Ai gjej zgjidhje, tek ai kam gjetur hirin e vërtetë, dashurinë, paqen, faljen, drejtësinë, gëzimin dhe lumturinë, me të vërtetë qe tetë vjet Zoti ka qenë qëllimi i jetës sime dhe do të jetë për jetë të jetëve. Ai e mbushi atë zbrazëtirë që e kisha në jetën time dhe për mua ky është hapi më i rëndësishëm në jetën time sepse të jetosh me Zotin është gjëja më bukur në këtë jetë. Ata që e kanë pranuar e dinë se si është të jetosh me Zotin Jezus, por ata që nuk e kanë pranuar mund ta bëjnë tani dhe le te ecin me Zotin. Ai na do të gjithëve pa marrë parasysh se kush jemi dhe nga jemi sepse para tij jemi të barabartë.
Driton Zogaj Prishtinë www.kishaprotestante-bum. com