Fletushka TSC #1

Page 1

TIMES SQUARE CHURCH “A GREAT MULTITUDE OF ALL NATIONS AND KINDREDS AND PEOPLE AND LANGUAGE.” REVELATIONS 7:9

MË FAL ZOT, QË TË BËRA TË LOTOSH

ISSUE 1 / VOL 1 / JUL 05

Nga David Wilkerson

Lluka 19 na jep një përshkrim të fuqishëm të Jezusit duke hyrë për herë të fundit në Jerusalem. Është imazhi i Krishtit duke iu afruar qytetit mbi një gomar drejt thirrjeve të lavdërimit nga turma të mëdha. Ai filloi në Malin e Ullinjve, dhe sa më shumë i ofrohej portës së qytetit, aq më shumë rritej turma. Së shpejti njerëzit filluan të hidhnin rrobat e tyre para tij, duke valëvitur degë palmash dhe duke bërtitur, “Ai erdhi! Erdhi ora e arritjes së mbretit të Izraelit. Erdhi paqja në Jerusalem. Më në fund mbretëria erdhi!” Pse kishte kaq gëzim, kaq brohoritje “hosana”? “Sepse ata mendonin që mbretëria e Perëndisë duhej të shfaqej menjëherë” (Lluka 19:11). Sipas mendimit të njerëzve, Jezusi lajmëronte arritjen e “mbretërisë në tokë” të premtuar nga Perëndia. Mirëpo, kjo nuk do të thoshte se ata i besonin si Mesia i tyre. Mendimi i tyre i vetëm ishte se mbretërimi i Perëndisë kishte filluar: “Lamtumirë, sundim romak! Nuk do të ketë më luftëra, sepse mbreti ynë do të ngrihet me shpatë dhe do të presë çdo armik. Do të shohim paqe në Jerusalem dhe në Izrael, nuk do të ketë më skllavëri, nuk do të ketë më mungesë ushqimi. Zoti më në fund dërgoi mbretin e pritur”. Askush në vendngjarje atë ditë nuk mendonte se çfarë do të ndodhte pastaj. Kur Jezusi po zbriste nga mali dhe turma po brohoriste lavde për të, ai i hodhi një shikim Jerusalemit dhe filloi të qante. “Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të” (Lluka 19:41). Vet Zoti në mish, po qante! NJË ZOT QË QAN ËSHTË I PAPËRFYTYRUESHËM PËR NJË BOTË PA BESIM Nocioni i Zotit që qan është përbuzës për mendjet e njerëzve të lig: “Zoti duke qarë? Pse do të donte ndokush të

kishte një Perëndi që tregon dobësi?” Sidoqoftë të qarit është pikërisht ajo çfarë Jezusi bëri këtu. Arsyeja e lotëve të tij? Ishte mosbesimi i madh i popullit. Ju mund të mendoni, “Por këto turma po i këndonin lavde atij, duke brohoritur “hosana”. Kjo nuk më duket mosbesim.” Mirëpo Shkrimi i Shenjtë na tregon se Jezusi e dinte se ç’kishte në zemrat e njerëzve. Dhe e vërteta është se, po këto turma do të ngurtësoheshin me mosbesim vrasës ndaj tij pas një kohe të shkurtër. Ndodhi në këtë çast të jashtëzakonshëm në historinë e Izraelit që Jezusi qau me dhimbje për ngurtësimin e njerëzve: “Jerusalem, Jerusalem që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar, sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! (Mateu 23:27). Mbani mend, ishin po këto turma të cilat e kishin parë Jezusin duke bërë vepra të jashtëzakonshme në mesin e tyre. Sytë e të verbërve ishin hapur, veshët e shurdhër dëgjonin, të gjymtët ecin, të vdekurit u ngjallën – dhe turmat kishin qenë dëshmitarë të të gjithave. Sidoqoftë, pavarësisht nga dëshmitë e tilla të gjalla të çdo profecie në Dhiatën e Vjetër rreth Mesisë – pavarësisht nga fjalët profetike këto turma me sa duket i shenjtëruan – ata mund t’i ngurtësonin zemrat e tyre në mosbesim. Jezusi, në esencë, po u thoshte këtyre njerëzve, “Ju dhashë mrekulli, shenja, çudira. Ju përmbusha nevojat, ua shërova sëmundjet tuaja dhe iu ushqeva mrekullisht. Ju dhashë çdo shembull të dashurisë që Ati përfaqëson. Por ju e refuzuat atë dashuri.” Derisa Jezusi po shikonte qytetin, ai parashikoi çmimin e jashtëzakonshëm të këtij ngurtësimi të zemrave.

Megjithatë ai nuk dëshironte që edhe një person i vetëm midis këtyre turmave të vdiste. Ai akoma i donte ata, dhe ne e dëgjojmë atë dashuri në fjalët e tij të përlotura: “Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë” (Mateu 23:38). Në fakt, Jezusi e pa se po vinte dita e pagesës së mosbesimit. Dhe ai i profetizoi asaj turme, “Ditët do të vijnë mbi ty, armiqtë e tu do të qarkullojnë me ledh rreth teje, dhe do të rrethojnë ty, dhe do të zënë ty nga të gjitha anët, dhe do të rrëzojnë përtokë ty dhe bijtë e tu në ty; dhe nuk do të lënë mbi ty gur mbi gur; sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar” (Lluka 19:43-44, në shkronja italike). Krishti e dinte se pas rreth 70 vitesh, gjenerali romak Titi do të pushtonte Jerusalemin dhe do ta rrafshonte për tokë. Muret e tij të fuqishme do të përmbysen dhe tempulli do të shkatërrohet, duke tmerruar kombin. Çfarë dite e tmerrshme pagese Izraeli do të shihte për refuzimin e dashurisë së Perëndisë. Mirëpo çështja e njëjtë e mosbesimit mbetet edhe sot: Si ndihet Jezusi për tërë vështirësitë dhe vrerin e drejtuar drejt tij në këto kohe? Ekziston një qëndrim rebelues dhe blasfemik mbarë botëror që thotë, “Nuk do t’i nënshtrohemi asnjë ligji të Zotit.” Unë personalisht e di se çfarë ndjej rreth këtij qëndrimi: dhembje të thellë të përzier me zemërim. Unë vazhdimisht e pyes Zotin, “Si po ia del bota duke u tallur me ty në mënyrë kaq të tmerrshme për një kohë kaq të gjatë?” Kjo më shtyn të pyes veten: kur Jezusi qau mbi Jerusalem, a po ndjente plagë nga bota e ngurtësuar që po vinte? A parashikoi ai se shumica e popullsisë së tokës do të tallej me emrin e tij dymijë vjet më vonë? A ndjeu plagë edhe nga besimtarët e ardhshëm, të cilët do ta


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.