World Challenge Pupit Series
TIMES SQUARE
CHURCH
“NJË TURMË E MADHE PREJ TË GJITHA KOMBEVE, FISEVE, POPUJVE DHE GJUHËVE” ZB. 7:9
www.tscnyc.org NR. 2 / QERSHOR 2007
OBJEKTIV I LAKMISË SË SATANIT In English also please next time dont forget Nga David Wilkerson Nëse je një i krishterë që e kërkon Zotin me gjithë zemër, ti je në objektiv. Ky mesazh është për besimtarët që po përjetojnë një kohë sprove të rëndë. Po flas për ata të cilët po pësojnë sprova të shumta dhe janë lodhur mentalisht, fizikisht dhe shpirtërisht. Ne jetojmë në një kohë të stresit të madh, kur sprovat mund të vijnë mbi ne papritur dhe të na lënë të dërrmuar, të lodhur dhe të hutuar. E falënderoj Zotin për çdo të krishterë i cili tani po gëzon një kohë të mirë. Jeta jote nuk është nën stresin e madh, dhe ti nuk ke sprova të lodhshme ose dhembje të madhe për të përballuar. I jam mirënjohës Zotit për sigurimin e kohëve të tilla në jetët e fëmijëve të tij. Sidoqoftë ne e dimë nga Shkrimet e Shenjta se stuhitë dhe sprovat e mëdha vijnë tek të gjithë ata të cilët i kanë dhënë me të vërtetë gjithçka Krishtit: "Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë" (Psalmi 34:19). Gjithashtu, nëse ke etje për Zotin – nëse je i vendosur ta kërkosh Zotin me gjithë zemër, vendos në mendjen dhe shpirtin tënd t'i bindesh fjalës së tij – ti vazhdimisht do të jesh objektiv i lakmisë së djallit. Me shekuj, të krishterët e mëdhenj kanë provuar të shqyrtojnë shkaktarët dhe arsyet pse besimtari vuan. Biblioteka ime personale është e mbushur me libra të tillë. Sidoqoftë përgjigjet duken të pakapshme. Kurdo që jam në mes të një sprove të rëndë, e kam të vështirë të përdor në zemrën time të vuajtur ndonjë të vërtetë që kam mësuar. Në vend të kësaj, e gjej veten duke u lutur, "Zot, duhet të tërhiqem nga fjala jote për nevojën që kam tani." Për ata që përballen me sprova të gjata, pyetjet ziejnë përbrenda: "Zot, a të kam fyer në ndonjë drejtim? A ka ndonjë gjë në jetën time që të pengon nga dëgjimi i vajtimit tim? Kam qenë besnik me fjalën tënde. Pra, pse kjo sprovë e pafund? Bibla thotë që ti nuk do të më lejosh të vuaj më shumë sa jam në gjendje të duroj. Pse jam në këtë çast
thyerje?" Jam i bindur që lodhja më e madhe e të gjitha betejave shpirtërore zë vend në mendjen e besimtarit. Shumë të krishterë përballen me vuajtje të tmerrshme mendore, duke luftuar mendime që janë shtypëse, jo të ngjashme me Krishtin, të frikshme. Ata nuk mund të lehtësojnë kujtimet dëshpëruese të dështimeve të kaluara. Dhe ata përfundojnë duke u ndier jo të denjë për miqësi ose për bekimet e Zotit. Nuk kam përgjigje për të gjitha arsyet që ne besimtarët vuajmë kaq shumë, por e di që një gjë është e sigurt. SAPO TË VENDOSËSH NË ZEMRËN TËNDE TA KËRKOSH ZOTIN, DUKE U PËRCAKTUAR TË MBËRTHESH MIRË PREMTIMET E TIJ, TI BËHESH OBJEKTIV I LAKMISË SË SATANIT. Vjen një kohë në jetën e çdo besimtari kur ai përballet me një zgjedhje: ai mund të mbetet pasiv në besimin e tij, ose mund të kapërcejë një vijë dhe të ndjekë Jezusin me gjithë zemrën e tij. Kurdo që zgjedhim që të mbërthehemi mirë pas Krishtit, ne nxisim thellësinë e ferrit. Dhe Satani dërgon turmën e tij djallëzore për të lëshuar zemërimin e ferrit në jetët tona. Një studim i Barnas nxjerr në shesh se 70% e njerëzve të cilët pohojnë se janë rilindur nuk e konsiderojnë ecjen e tyre me Zotin si gjënë më të rëndësishme në jetën e tyre. Kjo është një tragjedi e vërtetë. Sidoqoftë kjo na tregon pse Satani është shumë i nxitur nga një pakicë e vogël të cilët vendosin veten e tyre mënjanë për t'i shërbyer Jezusit. Djalli njeh diçka në secilin të krishterë të devotshëm – diçka që është absolutisht shkatërruese për mbretërinë e tij. Kjo ndodh kur një fëmijë i Perëndisë vendos t'i besojë Zotit në gjithçka, duke u ofruar tek ai pavarësisht nga të gjitha dhimbjet dhe vështirësitë. Satani e di se një krishterë i tillë do të fitojë të tjerët për Jezusin, bashkë duke u lutur dhe duke i
qëndruar vuajtjeve të mëdha me besimin e tij të padëmtuar. Kur Satani sheh këtë lloj besimi, ai e din se themelet e ferrit po dridhen. Kështu që ai urdhëron krerët e tij që të braktisin postet e tyre të zakonshme afër të ftohtit, moskokëçarëse, besimtarë të pëlqyer shumë. Dhe ai i ridrejton ata për të kërkuar çdo të krishterë zemër-zjarrtë, veprat e të cilit tregojnë se ai hyn në plotësinë e Krishtit. Mendoje apostullin Pal. Kur ky përndjekës i zellshëm i kishës pranoi një zbulesë nga Krishti, ai vendosi në zemrën e tij të agjëronte dhe të lutej – dhe ai menjëherë u bë objektivi kryesor i tërbimit të Satanit. Djalli nuk ishte vetëm i tmerruar nga ajo se çka do të thoshte konvertimi i Palit për punën e tij në tokë. Ai ishte egërsisht xheloz me zbulimin e parajsës nga Pali. E sheh, Shkrimi i Shenjtë na tregon se Luciferi ishte larguar nga qielli, jashtë prezencës së lavdisë së Zotit. Dhe që nga atëherë, djalli nuk mund të durojë mendimin se dikush "më i vogël" se ai mund të shijonte diçka në parajsë. Ai është plotësisht ziliqar me dikë që është i bekuar të vërejë çka ai ka humbur në përjetësi. Pali shkruan, "Që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave, mu dha një gjemb në mish, një i dërguar i Satanit, për të më goditur" (2 Korintasve 12:7). Tani, Zoti kurrë nuk do të lëshonte ndonjë fuqi djallëzore mbi ndonjë nga shërbëtorët e tij. Megjithëse Jobi ishte i goditur nga Satani, Zoti vendosi kufij në fuqinë e armikut për ta hidhëruar atë. Satani mund të na ngacmojë, por nuk mund të shkatërrojë një jetë të tërë. Sipas Palit, ky langua djallëzor ishte lejuar nga Zoti që në jetën e tij të mbante krenarinë jashtë zemrës. Djalli e caktoi këtë lajmëtar ta ngacmonte mishin e Palit, duke i shkaktuar atij dhimbje fizike dhe mendore. Dhe