Zanafilla | Dëshmi Personale
Zanafilla | Dëshmi Personale
Florentina Lahu Prishtinë, 2014
www.zanafilla.com | office@zanafilla.com
Zanafilla | Dëshmi Personale
Një fillim i zakonshëm Jam Florentina nga Kosova. Jam rritur në një familje myslimane. Si fëmijë kam shkuar në takimet e fëmijve në Vushtrri, por pasi prindërit e kuptuan se atje mësonim për Jezusin ata ma ndaluan të shkoja. Gjithmonë kam qenë një fëmijë që u është bindur prindërve në çfardo situate. Por ky nuk ishte fundi i kontaktit tim me Zotin që na krijoi. Për shtatë vjet unë vazhdova jetën pa asnjë kontakt me Zotin. Si fëmijë shkoja në shkollën verorë myslimane por asnjëherë nuk u ndjeva atje sikur në shtëpi. Diçka brenda meje kërkonte një lidhje më personale me Zotin. Asnjëherë nuk kuptova pse duhej t’i flisnim Zotit në një gjuhë që nuk e kuptonim. Sidoqoftë unë vendosa se do i flisja Zotit në shqip. Pas disa muajve që lutesha në shqip, fillova një kurs të anglishtes në qendrën rinore Shtëpia e Shpresës. Aty shkoja me Norën shoqen time, dhe ajo në atë kohë kishte marrë vendim të besonte në Jezusin. Po ashtu mësusja e anglishtes Fatbardha ishte një e krishtere. Kur Fatbardha më ftoi të shkoja t’i ndihmoja me diçka në lidhje me takimin e fëmijëve qe mbahej çdo të shtune në të njejten ndërtesë, hezitova pak sepse e dija që prindërit e mi nuk e pëlqenin atë vend, por Nora, që ishte e angazhuar me këto takime më bindi të shkoja. Në këtë kohë isha 14 vjeçare dhe ishin bërë shtatë vjet që kur herën e fundit isha në takimin e fëmijëve. Shkova edhe herë tjera dhe më pëlqente shumë të isha aty. Gjatë
Zanafilla | Dëshmi Personale verës së të njëjtit vit Kisha BPZ kishte një kamp veror, ku për çudinë time munda të marrë lejën e prindërve që të shkoja. Gjatë atij kampi unë pata mundësinë të dëgjoja muzikë adhurimi dhe të shihja si njerëzit adhuronin Zotin. Veçanërisht më ngeli në mendje një grua që ndau një dëshmi, sepse ajo kishte mendime të njëjta si unë. Gjatë këtij kampi unë vendosa të besoj në Jezusin si Zot. Shumë gjëra ndodhen gjatë katër viteve të ardhshme por mirësia e Zotit Jezus më ktheu prapë tek Ai dhe në verën e vitit 2011 u pagëzova. Ishte një ditë e mbushur me gëzim e lumturi. Prej asaj dite nuk kam shikuar më mbrapa por kam vazhduar ta përcjell Jezusin kudo që më ka udhëhequr të shkoj. Tani jetoj në Finland që prej vjeshtës së vitit 2011. Ka qenë një kohë me shumë sfida por Zoti ka qëndruar besnik gjatë gjithë kësaj kohe dhe kurrë nuk më ka munguar asgjë. I falenderohem Zotit për të gjitha bekimet që ka derdhur në jetën time. Zoti ju bekoftë gjithë juve që po lexoni këtë dëshmi.
Florentina Lahu Prishtinë, 2014