Zanafilla | Dëshmi Personale
Zanafilla | Dëshmi Personale
Genc Novaku Tiranë, 2014
www.zanafilla.com | office@zanafilla.com
Zanafilla | Dëshmi Personale
Kjo është pse i shërbej Jezusit Jam diplomuar në vitin 2002 për inxhinieri elektronike. Vij nga një familje me traditë myslimane(bektashi), por për ne feja nuk ishte asgjë. Nuk dinim asgjë në lidhje me fenë tonë për shkak të regjimit komunist. Unë isha ateist dhe çdo gjë në lidhje me Zotin nuk kishte kuptim për mua. Nuk besoja në ekzistencën e Zotit. Në shkollë të mesme kisha nja shoqe të krishtere me të cilën kam diskutuar shumë ne lidhje me personin e Jezu Krishtit. Dija vetëm pak gjëra deri në atë kohë. Edhe kur vajta në universitet miqtë e mi vazhdonin të me tregonin për besimin e tyre në Jezusin dhe atë se çfarë kishte bëre Ai në jetët e tyre. Disa herë staf dhe studentë nga IJR erdhën në dhomën time për të ndarë ungjillin me mua. Nga ana tjetër shoku im i dhomës pranoi Jezusin dhe shkonte në takimet javore që organizonte IJR me studentët. Në vitin e dytë isha me i interesuar dhe nisa të lexoja disa pasazhe nga bibla dhe të frekuentoja më shumë takimet e tyre. Në ato takime pashë diçka ndryshe, isha i prekur nga gëzimi që kishin dhe dashuria për njëri-tjetri. Shpesh mendoja se çfarë kanë ato më shumë sesa mua. Diçka po lëvizte në zemrën time. Në Shkurt të 2000 serish dikush trokiti në derën time dhe ndau ungjillin me
Zanafilla | Dëshmi Personale
mua. Po kuptoja që ishte dëshira ime që atë ditë vendosa për t’i besuar Jezusit dhe t’i jepja Atij një mundësi për të ndryshuar zemrën time. Dhe Ai e bëri, i dha një kuptim tjetër jetës sime. Së bashku me dy shok filluam studimet e Biblës dhe u përfshiva më shumë në takimet dhe projektet e verës. Miqësia ime me Jezusin rritej dita ditës po ashtu dhe miqësia me besimtarët e tjerë. Miqtë e mi ishin përkrah meje në vështirësitë që kaloja dhe më inkurajonin në ecjen time me Zotin. Dori personi që më ka dishepullizuar ka pasur shumë ndikim në jetën time duke më mbeshtetur dhe ndihmonte për të jetuar një jetë fitimtare. Në atë kohë dëshira ime ishte t’u tregoja të tjerëve atë çfarë Zoti bëri me jetën time. Po ndieja që Ai po më thirrte për diçka më shumë sesa të ndaja besimin tim. Isha i tmerruar nga ideja për të punuar me kohë të plotë në shërbesë. Por Zoti javët e fundit të universitetit ndryshoi zemrën dhe bindjen time për t’iu pergjigjur thirrjes së Tij. Kjo është arsyeja pse tani i shërbej Zotit me kohë të plotë me IJR-në për t’i dhënë lavdi emrit të Tij.
Genc Novaku Tiranë, 2014