Zanafilla | Dëshmi Personale
Zanafilla | Dëshmi Personale
Jeton Sokoli Gjakovë, 2009
www.zanafilla.com | office@zanafilla.com
Zanafilla | Dëshmi Personale
I Çliruar nga Urrejtja Sapo kishte kaluar ora gjashtë e mëngjesit, kur unë mora udhëzimet nga babai im që të shkoj e të hap deren e të gjitha kafshëve dhe t’i tregoj familjes që të bëhen gati te ikin nga shtëpia sepse forcat paramilitare Serbe sapo kishin hyrë në fshat. Por ishte shume vonë. Dyert e oborrit të shtëpisë u rrëzuan përtoke nga një tank i madh i kaltër. Një ushtar i gjatë e i maskuar më kapi për krahu dhe më pyeti se ku ishte babai im. Por unë nuk u përgjigja. Ai vendosi tytën e kallashnikovit në veshin tim. Pastaj pyeti mamanë time për para dhe ajo ia dha 80 marka. Ushtari u zemrua shume saqë mendova se do te më vrasë menjëherë, por unë nuk kisha frikë. Mbeta pa ndjenja. Babai më kishte mësuar kurrë të mos dërezohem, madje edhe nëse kjo dhemb. Babai im u vra atë ditë, dy minuta pasi që na detyruan t’ia kthenim shpinën. Degjuam të shtënat dhe shtëpia nisi të digjet. Babai im ishte antarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një burrë i cili luftoi per ideal dhe u mundua të çlirojë vendin e tij nga regjimi pushtues i cili sundonte mizorisht mbi vendin dhe jetët tona. Shumë muaj , para se të hynin forcat në fshatin tim, unë kisha filluar të bëja roje për babain tim ndërsa ai flinte. Të njëjtën ditë kur u vra babai im, ne ecëm gjithë ditën dhe natën, në mënyrë që ta kalonim kufirin për të shkuar në Shqipëri dhe të gjenim një strehë për famijen tonë. Nga Fshati Mejë i Gjakovës, kemi ecur për në Prizren një ditë e një natë per të arritur në kufi në mesditen tjeter. Pasi qëndruam
Zanafilla | Dëshmi Personale në Shqipëri për tre muaj, u kthyem në Kosovë, pasi që trupat e NATO-s kishin hyrë në vend. Kur ne u kthyem, asgje nuk ishte më e njejtë. Ishte sikur ferri të kishte shpërthyer nga zemra e tokes. Aq shumë dhimbje kishte mbushur zemrën time. Kam qarë shume ato ditë. Nderkaq isha duke u afruar dyerve të thyera dhe qëndroja para shtëpisë së djegur dhe mbetjeve mortore të njerzve që ishin masakruar ne oborrin e shtëpisë sime. Babai im, tre axhët dhe dy djemtë e axhës ishin masakruar po atë ditë së bashku me 500 burra e gra në Mejë të Gjakovës. Gjatë kësaj kohe, kisha mbledhur shume urrejtje nga jeohna e të shtënave të dëgjuara në mëngjesin e 27 Prillit, të cilat me lanë të rritem pa dashurinë atërore. Për shume vite përgatitesha për gjakmarrje. Të gjitha këto kishin mbjellë në zemrën time shumë dëshirë për hakmarrje për ata mizorët… Dhe ti mund të thuash se pse po shkruaj aq shumë për luftën? *** Një ditë një djalë i ri, së bashku me një grup tjetër vizituan shtëpinë time të rrënuar dhe interesoheshin të mesonin historinë e ngjarjes sonë. Ata do të vendosnin më pas që ta rindërtonin shtëpinë tonë të djegur. Ky djalë i ri, në dorë kishte një liber që më tha se quhej Bibla. Unë e pyeta se pse e mbante në dorë Biblën kur në fakt ai vet ishte mysliman. Ai m’u përgjigj se në të vërtetë si origjinë kishte qenë mysliman, por ai vet kishte vendosur të besonte në Jezus Krishtin.
Zanafilla | Dëshmi Personale Sigurisht kjo ishte diçka e re për familjen tonë. Ata me prezantuan me Jezus Krishtin e gjallë, me Atë që sot jeton e jo me atë që unë kisha parasysh duke e parë të gozhduar në një kryq. Për herë të parë perjetova prekjen e Jezus Krishtit të gjallë në jetën time. Ishte mbushja e çdo boshllëku qe lufta me kishte krijuar. Ishte plotësimi i çdo ëndërre që deri atëherë kisha patur. Ishte përmbushje e plotë, që më parë nuk besoja se do ta takoja ndonjëherë. Megjithatë duke pasur frikë dhe presion të vazhdueshem nga familja si dhe nga rrethi i gjerë i fisit, e duke qenë thjeshtë një adoleshent, mendoja se me së miri do te ishte të largohesha nga kontakti me këta njerëz, qe familja dhe rrethi ku jetoja i ashtuquante si “të pa fe” Një natë isha i vetëm në dhomë dhe ndjeva çuditërisht prezencen e dikujt edhe pse nuk shihja asgjë. Kjo prezencë mu bë kaq e fortë sa që fillova të kem frikë dhe e mbulova kokën me batanije. Në atë çast ndjeva një zë i cili më siguroi. Që prej asaj nate nuk e rezistova më Zotin dhe nisa përsëri të kisha kontakt me të krishterët e vërtetë ndryshe nga të krishterët e tjerë që unë njihja deri atëherë ose që isha edhe vet. Mora ftesën të bëhesha pjesë e një seminari i cili mbahej për herë të parë pas lufte. Vendosa të jem i rregullt edhe më shumë kur kuptova se ai që është i rregullt deri në fund të seminarit do të marr një shpërblim. Kështu ditë pas dite, një njeri, të cilin e therrisnin bari, bëri një thirrje shumë qesharake për mua, megjithese vendosa që unë i pari t’i
Zanafilla | Dëshmi Personale përgjigjem. Ai tha: ‘‘Kush dëshiron të pranojë Jezusin si shpëtimtarin e tij personal”? I Çliruar nga Urrejtja. I pari që ngita dorën isha unë edhe pse unë besoja në Jezus Krishtin, isha një katolik i devotshëm, e madje pretendoja që një ditë të behesha prift, por vendosa ta pranoja këtë Jezus. Bariu, erdhi dhe vendosi duart mbi mua dhe unë me lot pranova Jezus Krishtin në jetën time. Atë ditë unë jam ndjerë sikur e kam takuar Jezus Krishtin, fizikisht. Përkunder persekutimeve të ndryshme nga të katër anët, unë vendosa besimin tim mbi Shkëmb. Përderisa koha kalonte, fillova të ndjeja paqe dhe dashuri në vetveten time, diçka që nuk e kisha përjetuar për një kohë të gjatë, por akoma, atje thellë brenda meje, kishte ende shume vetmi dhe urrejtje. *** Një ditë dikush më bëri një pyetje: “Cfarë do të bëje , nëse do të takoheshe me një serb fytyrë për fytyrë”? U zëmërova shumë nga kjo pyetje dhe i thashë atij personi që kurrë të mos m’a bëjë këtë pyetje përsëri. Por ai insistoi duke me thenë se unë duhej t’i kërkoja Zotit të më çlironte dhe të më jepte forcë të falja njerëzit të cilët ma kishin vrarë babanë tim… Atë natë, Zoti e sfidoi shumë zemrën time. Ai më pyeti nese unë e dua atë më shumë se sa zëmërimin dhe urrejtjen që kisha për popullin serb? Në rrugen që është afer shtëpisë, rashë në gjunjë përpara Tij, duke qarë sa mundesha, me lot e me zemër të shqyer copë-copë dhe vendosa t’i fal ata paramilitaret si dhe popullin serb.
Zanafilla | Dëshmi Personale Ajo ishte nata ku Jezus Krishti pas shpëtimit, shëroi gjithashtu edhe zemrën time. Pranova paqen e Tij dhe më nuk u ndjeva i vetmuar. Isha me ne fund i lirë. Ati im qiellor u bë babai im, i cili më ofroi dhe me dha dashurinë e vërtetë atërore që kaq shumë më pat munguar. Pas disa vitesh në një mengjes, ndërsa isha duke folur në Kishë për faljen, ndava këtë dëshmi me vëllezërit dhe motrat atje duke u treguar se në zemrën time është një dëshirë e madhe e cila mezi pres të realizohet. Të shkoj e ta predikoj mesazhin e Dashurisë, Faljes dhe Pajtimit me Perëndinë, pikerisht tek populli Serb. Zoti ka vendosur një dashuri të veçantë në zemrën time për atë komb megjithëse unë e di, se ende mund të kem persekutime dhe kundërshtime nga njerëzit që nuk arrijnë ta kuptojnë transformimin e jetës time. Por unë mund t’ju siguroj se kur Biri të bën të lirë je me të vertetë i LIRË. Nëse Jezus Krishti ka falur mëkatet e mia, dhe m’i fali ato ndërsa ishte në Kryq, edhe ne duhet të duam që me fuqinë e Frymes së Shenjtë, të falim të tjerët. Sot jam 26 vjeçar dhe jam bari në “Kishën Rilindja e Kosovës”
Jeton Sokoli Gjakovë, 2009 www.kisharilindja.com