Kejdis Bakalli: Dëshmi Personale

Page 1

Zanafilla | Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Kejdis Bakalli Tiranë, 2007

www.zanafilla.com | office@zanafilla.com


Zanafilla | Dëshmi Personale

Sikur të më jepej mundësia të tregoja vetëm një histori... kjo do të ishte historia “Ne jemi vendi më i lumtur në botë, sepse nuk besojmë në Zot, si ato vendet mbrapa malit” – na tha mësuesja në klasën e 7-të duke drejtuar gishtin e saj nga dritarja drejt maleve në kufi me Malin e Zi. Unë ktheva kokën nga malet dhe isha mirënjohës qe kisha lindur në një vend si Shqipëria. Kjo ishte hera e parë që dëgjova për Zotin dhe e kyça mendjen që nuk kishte Zot.Megjithëse prindërit e mi kishin një prapavijë fetare, asnjëherë nuk folën për Të në shtëpinë tonë për shkak të rregjimit komunist, sepse si familje ishim në shënjester. 10 vite më vonë kur komunizmi kishte rënë, fillova të dëgjoj më shumë për ekzistencvn e një bote shpirtërore. Për herë të parë në jetën time dëgjova që ekzistonte një Zot inteligjent që kishte krijuar gjithçka në mënyrë të harmonishme. Kjo ishte diçka krejt ndryshe nga ajo që kisha mësuar në Fakultetin e Biologjisë. Një ditë pashë që në Universitet kishin ardhur disa studentë amerikanë të krishterë dhe nga dëshira për të praktikuar anglisht gjeta mënyren për t’u takuar me to. Biseda u fokusua menjëherë në gjëra shpirtërore dhe nga kurioziteti që kisha për të zbuluar më shumë këtë botë, vendosa të takohesha me ata çdo javë. Ajo që zbulova ishte e mahnitshme. Jo vetëm që ekzistonte një Zot inteligjent, por Ai mund të njihej në mënyrë personale.


Zanafilla | Dëshmi Personale Një prej këtyre studenteve amerikane më dha një Bibël dhe për herë të parë kuptova që mesazhi i saj, i pasur me qindra profeci të përmbushura, ishte të pajtonte njeriun me Perëndinë. Jezusi ishte mesazhi i Biblës dhe që Perëndia dhe dashuria e Tij ndaj nesh mund të njihej në menyrë personale përmes Tij. Gjithçka ishte e re dhe kisha nevojë te reflektoja mirë. Pas një studimi të gjatë të fakteve mbi ekzistencën, jeten dhe thëniet e Jezusit, u binda që ai ishte më shume se një njeri. Zoti na paska vizituar në formën e njeriut. Po pse kjo gjë nuk i bënte pershtypje njerëzve ashtu siç më bënte mua? Ndoshta sepse kishin zgjedhur të rrinin indiferentë. Ose thjesht kishin turp se çfarë do të mendonte fisi. E vërteta për mua ishte e mjaftueshme që t’i besoja Jezusit si Zot dhe Shpëtimtar. Edhe sot jam i mahnitur që Zoti nuk është thjesht një figurë fetare, por një Person që mund t’ia njohësh mendimet, dëshirat dhe vullnetin. Kjo e ka transformuar jetën time. Sot e di që ka ende njerëz, të cilët nuk e dinë që Zoti ekziston dhe mund të njihet nv një mënyrë personale. Nuk e dinë që Ai i do. Prandaj ia kam kushtuar jetën time kësaj gjëje.“Gjëja më e rrallë në botë është të jetosh. Shumica e njerëzve vetëm ekzistojnë.” – Oscar Wilde

Kejdis Bakalli

Tiranë, 2007 www.unejetoj.org


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.