Kreshnik Çeka: Dëshmi Personale

Page 1

Zanafilla | Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Kreshnik Çeka Prishtinë

www.zanafilla.com | office@zanafilla.com


Zanafilla | Dëshmi Personale

Vendimin e Morra – e Fitova Krishtin! Jam Kreshnik Çeka, student në Universitetin e Prishtinës. Me origjinë jam nga Bajram Curri, por kam dhjetë vjet që jetoj në Kosovë. Unë rrjedh nga një familje me besime të përziera. Familjen nga ana e babait i kam myslimane, ndërsa nga ana e nënës katolike. Jam rrit në një familje me një harmoni të mirë fetare dhe kjo situatë mua personalisht më ka futur të mendoj shumë thellë në lidhje me fetë dhe besimet. Si çdo prind që e ushqen fëmijën e tij me ide dhe mendime të mira dhe mundohet që ta rrisë fëmijën e tij në një nivel sa më të lartë njohurive dhe të kulturës këto bën që fokusi i këtillë nga fetë të largohej. Por gjithmonë në familjen time besohej se ka Zot, një Zot i Plotfuqishëm dhe shumë i madh i cili na ruan nga rreziku dhe i cili është shumë larg nga ne. Por në verën e vitit 1999 ky mendim ndryshoi në mendjen time për herë të parë dëgjova se Zoti na donë e se ai është shumë personal dhe është shumë afere nesh edhe e dëgjon zërin tim. Dhe kjo ndodhi kur unë verën e këtij viti shkova për pushime verore tek të afërmit e mi në qytetin e Lezhës. Atje një ditë shkova në një takim te një kishë ungjillore. Për mua dhe karakterin tim ishte abstrakte dhe tejet e papranueshme se si këta njerëz që i takova në këtë vend e kishin këtë marrëdhënie dhe një përjetim të pranisë së Zotit.


Zanafilla | Dëshmi Personale Duke parë mrekullitë dhe duke dëgjuar se si Zoti kishte ndryshuar jetët e tyre, më bëri që në mendjen time të lindnin shumë pyetje në lidhje me Perëndinë por prapë vetja ime më shtynte që të largohesha nga këto gjëra. Thjesht mendoja që janë gjëra emocionale edhe të çastit po prapë nevoja dhe dëshira për ta pasur një përjetim dhe për të njohur misterin e Perëndisë dhe dashurinë që kishte treguar për ne nëpërmjet Jezus Krishtit më shtynte që të jem pjesë në këto takime për gjithë pushimet e mia. Edhe pushimeve po u vinte fundi po edhe pyetjeve të mia për këto gjëra po u vinte fundi po ashtu sepse mora një vendim që ta ftoj Jezusin në jetën time si Zot, Shpëtimtar dhe shpenguesin e mëkateve të mija. U ktheva në shtëpi dhe u bëra pjesë e bashkësisë. Kur shoqëria ime mori vesh për hapin që kisha bërë ata thjeshtë nuk donin më që të jem pjesë e shoqërisë së tyre. Ndodhi që nga kjo situatë të lidhem më ngushtë me Zotim dhe të rritem çdo ditë e më shumë në fjalën e tij. Në fund të viti 2000 unë dhe familja ime erdhëm për të jetuar në Kosovë ne këtë kohe unë kisha diku afër një vit e gjysmë. Hyra në shkollë të mesme dhe u bëra pjesë e Bashkësisë “Rruga e Shpëtimit” në Deçan. Katër vjet shërbeva me takim e fëmijëve. Përfundova shkollën e mesme dhe erdhi koha të mendoja se çka të bëja me jetën time. I kërkova Zotit që të regjistrohem në Universitetin e Prishtinës, dhe kjo ndodhi. Dhe sot vazhdoj të jem student dhe jam pjesë e një kishe ungjillore në


Zanafilla | Dëshmi Personale Prishtinë ku jam shumë duke u bekuar dhe duke parë dorën e Zotit duke me përdorë për lavdinë e tij. Për gjithë këto vite që besoj dhe kur i dorëzova jetën time Jezus Krishtit kam parë mrekulli në jetën time dhe kam parë me sytë e mi se si Zoti siguron për mua, dhe se si Zoti ka qenë me mua në kohë sfidash dhe gëzimesh.

Kreshnik Çeka Prishtinë www. kishaprotestante-bum.com


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.